Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21

Tema: Elinda Marku

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Elinda Marku

    Mace e di qe keto nuk jane poezite e fundit, shtoi edhe juve ndonje te kohes te fundit.
    A te ta shkual pak veshin?



    KUR NUK VIJ

    mos numero nje ore,
    dy gishta,pese kalimtare,
    shtate vargje,dhjete pritje!
    Nderkaq kam ardhe,
    per vonesen
    mos me bej asnje pyetje!...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Estella : 11-06-2002 mė 13:37

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    KODI MORAL


    prandjenje e erret,
    shqetesim i thelle,
    sinqeritet i terbuar,
    perse qenkeni
    dhe qenkemi bere?!...
    jam zemeruar...
    me inatin,
    plus dhmbjen
    minus engjejt keq'beres
    shumezuar gjykimin,
    perkryer perditshmerine,
    pjesetuar fatin,
    kerkuar rastin,
    thjeshtuar eren,
    dashur faljen,
    falur lutjen,
    vrare ngritjen e piedestalit
    te ndeshkimit,
    shto shtojcat ...
    pa perfundimin.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    DICKA DHE DICKA

    Dicka e tmerrshme po ndodh ne jeten
    time!
    Ne syte,duart,shpirtin tim,
    bej gjithka jashte vullnetit,
    verbohem qe mos te te shoh,
    gjymtohem qe mos te te prek!
    ...Qe mos te te dua,
    gati-gati te vdes!...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    ABSURDITET
    Dicka me mungon perhere,
    dickaeshte perhere e tepert.
    Gjithmone te ndjej se te kam
    dhe...,
    po aq me mungon,
    Me e cuditshmia eshte
    se kjo cudi
    me pelqen
    dhe...
    nuk dua aspak te prishet
    koj magji.
    Po ti mos u tremb,
    edhe sikur te jete
    Dashuri...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    THIRRJA E FUNDIT
    Dashuria po vdes,
    po 'ep shpirt.
    Ti nuk e beson vdekjen e saj,
    ose...,aq te ben!
    Kthehu!
    Mos rri 8dite pa ardhur!
    Mos u bej i keq!
    Eja, edhe ne mos ardhsh!
    Mos u vono!
    Ajo po vdes!
    Per hir te dikujt,
    per hir te shume kujt
    Duhet te vish!
    Te pakten, ende pa vdekur,
    te pakten, ende pa e vorrosur
    te pakten, ende pa i bere 40 dite!
    Se...,
    edhe ne te lejofsha ta zhvarrosesh
    pas 40 ditesh, s'do te mund ta njohesh!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    PA TY
    Lumturia ime,
    ecen neper udhen e paudhe,
    te udhe'humburave enderra!
    Dallget e gjakut, sajojne re malli
    Ne syte e mij,
    ashtit te trupit,
    ngjitet, ngjitet
    trishtimi!
    Me krahet e shprese
    qafoj diellin.
    Jam akull ne vetmine e akullt
    Pa ty!.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    KOSTANDINOJADE
    Rrasen e varrit e zhvendosa
    fare pak dhe dola,
    si ne legjende.
    Shalova zemren,
    troku i saj eshte i lehte,
    nuk te tremb.
    Fantazma ime dhe perqafja,
    kundermojne ere dheu,
    ere malli
    si ne legjende!
    C'kerkon ashtu me duar,
    me gishta
    mbi dhe midis
    supeve te mia?!
    Koken?!!
    Ajo me mungon.
    Rrasen e varrit e zhvendosa,
    fare pak dhe dola.
    Fantazmes time te persosur,
    i mungon vec koka.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    PA CAK DASHURINE
    Mjaft u shtira te tregohem e embel
    E embel, nuk mund te jem keto kohe.
    Mjaft u shtira te tregohem naive,
    Naive, nuk mundem te jem,
    Vetem naive, jo!
    Nese ne te gjitha, jam shtirur nga pak
    Dashurine, ate e kam dhuruar pa cak,

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    ja pak me shume rreth saj

    Elinda Marku u lind mė 20 shkurt 1969 nė fshatin Fierzė tė Rubikut. Ajo ka studiuar pėr Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe nė Universitetin Luigj Gurakuqi tė Shkodrės. Prej vitit 1999 jeton nė Michigan, ku ėshtė kryeredaktore e revistės sė pėrmuajshme shqiptare Kuvendi, qė publikohet nė Amerikė. Marku ėshtė ndėrkohė edhe autore e librave poetikė: Dy herė e virgjėr – Lezhė 1994 dhe Struktura e ferrit – Lezhė 1996.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    E MEGJITHATĖ UNĖ SHKRUAJ POEZI

    Diku, midis ndjenjės dhe arsyes

    emri yt

    mbeti pezull!



    Diku, midis ikjes dhe pritjes

    malli im

    mbeti pezull!



    Diku, midis ndarjes dhe humbjes

    gėzimi u hidhėrua,

    ėndrra mbeti ėndėrr!

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    GĖZIM I HELMUAR

    U mbytėm nė rrethimin

    e krahėve

    lidhur

    me prangat e shpirtit...

    Shijuam helmin e gėzimit tė ėmbėl,

    dhe s'dimė si tė ikim,

    dhe s'dimė ku tė ikim.

    U ndamė...

    Po ndarja s'qenkėrka liri!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    -!-

    Njeriu preku poshtersine
    pangopshmerine
    me krimin...
    Per mua te gjithe e dine:
    jam e cmendur
    Nuk i ngop cmenduria ime!

    per mua te gjiteh e dine
    e varfer jam,
    nuk i ngop varferia ime!

    te gjithe e dine:
    jam e shemtuar.
    Nuk i kenaq shemtimi im!

    Te gjithe e dine:
    me fjalen luaj.
    Poezine s'ma lexuan!

    me shohin pergjakur
    thika te tjera me ngulin
    me shpojne damaret,
    zemren...
    si nuk i ze gjaku im
    xhamen!...

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    U derdha,
    Brenda derdhjes.
    brenda derdhjes,
    se derdhjes!...
    Dhe, gjithe
    kete derdhje,
    e derdh
    vetem brenda vetes.
    Oh, C'torture!
    C'torture kjo derdhje,
    qe s'di
    se s'dua (!)
    qe s'dua,
    se s'mundem...!
    se s'mundem...
    Eh...
    edhe s'dua
    ta derdh jashte vetes
    O c'tmerr...
    ky tmerr!
    O c'tmerr,
    ky tmerri i derdhjes,
    Qe s'derdhet,
    Qe s'tertet...
    Qe!...
    !........
    !........

  14. #14
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kafshimi i errėsirės
    (Marre nga Struktura e Ferrit)

    Rrethuar me vdekje
    edhe atehere,
    kur ime me 'tha:
    E...linda!
    A linda thua?
    Ende nuk e di!
    Une jetoj vdekjen!
    Une sfidoj vdekjen!
    Kam 1000 vdekje.
    ...Vdekja e pare
    qe emri qe kam
    E dyta vdekje,
    kjo qe prap.
    Vdekja e trete
    qe kjo serish.
    Vdekja...
    Vdekja e katert
    kur nena me braktisi
    Vdekja e peste
    qe edhe e gjashte
    kur u ndjeva e manget
    e sbrasur,
    e pambrojtur,
    e mohuar.
    Keshtu qe edhe e shtata
    e teta,
    e nenta gjithashtu.
    Vdekja e dhjete...
    qe vdekje e dhjete
    Kam zore ta them.
    Dasma e tim eti
    njeqindifish vdekje
    ...me rodhi ne deje
    aq sa...
    jetet paten frike prej meje!
    Vdekja e njeqindeshtate
    qe renia e mbrekullise se shtate
    te botes,
    dhe...
    Bota u mbush me shemtine e saj.
    Ne vdekjen e njemijeshtate
    vetmia ime mbeti e ngrate
    ...Floket tejet m'u rriten
    dhe thonjte, dhe qerpiket,
    dhe heshtja, dhe fjala...
    dhe vdekja...
    tejet u zgjat.

    Nje zog cukit mbi varrin tim
    nje djale hapin ndalon
    Dhe...
    Me veshtron...
    qe
    lllaaaaaarrrggg!

  15. #15
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Lajmerim

    Nje vajze ka ikur prej cmendines
    calon majtas nga vetkafshimi
    syte i kullojne lot te jeshilte
    Ka ze te trishte.
    Ndersa rrobat
    rrobat nuk i ka te vetat!
    Ju lutemi,kush ta shoh
    te lajmeroji ne adresen
    Preng Marku, Fierze Rubik.

    (marre nga:"macia_blu@POEZI.com")

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    KALE
    Eshte trashur kaloresi
    dhe kali trishtohet nen shale
    e midis shaleve te tij

    Ne mbremje kali eshte princ i bardhe
    e kaloresi dicka me pak se kale plak i murme

    C me paska marre malli per lendinen e kuajve
    atje..ne fshatin pa kuaj e shalues kuajsh

    Diten me te pare qe te shihem me nje mik
    do ta lavderoj duke i thene "kali im"

    * * *

    E di?
    S'e di?
    E do , te duan, te do
    per ty per ato
    i atyre i asaj
    i askujt, i te gjitheve
    pa gjithesi
    Kotesi vogelmadhe
    pa fjale, pa identitet
    Emri yt genjen
    je nje grime nga grimca ime e humbur
    Jam grimca jote e fituar
    Greqi pa Olimp
    Kryeqytet pa banore
    Je mal, mal pa bore
    a je mal?
    Eh, u cmen cmenduria jote
    Imja gjithashtu
    Kam rene ne
    nuk e di se ku
    .............
    Ehuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu!


    SHKEMB-KRUA
    je shkembi qe ne brendi ruan
    nje krua te fshehur
    Mua
    Ul buzet ne te, per te besuar prani
    Nga buzeqeshja jote, une thellesi deti fal
    Mosprekja me t'kurr
    ......shkrumbohem
    Nje krua rreze shkembit
    Nuk eshte si nje krua brenda tij
    muzg i heshtur

  17. #17
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Mund

    Nė tė ardhmen e vjetruar, mund tė ndodhė
    tė tė pėlqejė se si do tė mė rrisė
    e qeshura jote e habitur.

    Mund tė ndodhė
    tė tė pėlqejė fakti qė unė
    mund ta pėlqejė trupin e heshtjes tėnde.
    Mund tė ndodhė
    tė tė pėlqejė kurrizi im ikanjak!

    Gjithēka ndodhtė...
    diēka me siguri mund tė ndodhė
    tė tė pėlqejė!

  18. #18
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    JETOJ ME DY VARRE NE BALLE

    Ti je njė javė dritė

    Nėn shiun e hirtė

    Tė kohės time

    Ti je njė copėz qiell

    Blu i saktė

    Pėrpara shpėrthimit tė

    Stuhisė.

    Nesėr do tė zbresim

    Nė qiellin e kujtimeve,

    Ndaj e tanishmja e shqetėsuar

    Turbullon gjithcka!

  19. #19
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    REBELIMI I ZJARRIT

    E njoh rebelimin e zjarrit,
    Tek shuhet
    Dhe atė tė akullit,
    Kur shkrihet,
    Shembjen e qėnies time e di,
    Ndėrsa gėrmadhat qė po mė zėnė,
    I ndjej!
    S'di tė bėrtas,
    As tė kėrkoj ndihmė!

  20. #20
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    KU JANE PUSHTUESIT

    Blejmė kėpucė tė grisura.
    Lotėt tanė tė mbaruar
    I huazojmė reve barkthara
    Qiellin rrobėshqyer e ulim rrėzė kokės
    Kėto ditė tė tmerrshme ndjellim fatkeqėsi,
    Osetėrmet qė s'mund t'i shpėtosh.
    Qyteteve,rrugėve qarkojnė paqeruajtėsit
    Tė heshtur,indiferentė,tė cuditur
    Pėr ardhjen e tyre.
    Kėmbė tė huaja ketu s'kanė shkelur
    Vecse ne veshim kėpucėt e tė tjerėve
    E na rrijnė tamam.
    Armėt e tyre heshtin,
    tonat qėllojnė vetveten,
    duke shpresuar tek mėkatet

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mirësejugjeta!
    Nga beko nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 13-02-2006, 21:28
  2. Kur dites sime supet i rregjohen
    Nga dikeafajtore nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 04-10-2004, 03:04
  3. Brohoritja e korbit.
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-05-2002, 15:15
  4. Dissolving Into Mist
    Nga deti_bajri nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-05-2002, 05:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •