Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Filloi në Durrës, takimi rajonal "Ndërtimi i miqësisë ballkanike"

    Pasha Kuranin po edhe politika eshte me dy fytyra si politikajt tan.PO para sa ditesh "heroi dhe patriti Majko" na del se nuk do ulet ne tryeze me shkie e sot aj mban ligjerata para tyre jo me ne shkini por ne vet truallin Arberor.
    Cka do ti thomi kesaj o veellezer.
    Mjaft me me deklarata boshe per te fituar poena politike ne prag te zgjedhjeve.
    Mjaft me me Nano_Majko_Metat se na mori lumi.



    Filloi në Durrës, takimi rajonal "Ndërtimi i miqësisë ballkanike"


    DURRËS (23 gusht) - Sot në Durrës nis takimi treditor me temën "Ndërtimi i miqësisë ballkanike". Kjo është një nismë e grupit prej 20 deputetëve nga Shqipëria, në krye të të cilëve është kreu i komisionit parlamentar të Integrimit, Fatmir Mediu. Bëhet e ditur se në këtë takim, do të marrin pjesë personalitete nga vende të ndryshme të rajonit dhe me gjerë. Qëllim kryesor i takimit do të jetë krijimi i një fryme miqësie ndërmjet vendeve duke kaluar dallimet politike, fetare etj. Në takim do të do të ketë diskutime, biseda rreth çështjeve të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe sferën politike. Përveç shumë evroparlamentarëve dhe kongresmenëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi dhe një grup deputetësh nga Kosova. Ndërkohë bëhet e ditur se nga pala shqiptare do të referojnë personalitete, si presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko etj. anjo/anjo (BalkanWeb)

    --------------
    Ja edhe shenimi i Zerit te Amerikes:


    Në Shqipëri fillon të premten Takimi i parë Ballkanik “Të ndërtojmë miqësinë”
    Ilirian Agolli



    Parlamenti i Shqipërisë organizon Takimin e parë Ballkanik me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë shtetërorë nga Tirana, Shkupi, Prishtina, Beogradi dhe Sarajeva, ku do të diskutohet rreth temës “Të ndërtojmë miqësinë”.

    Kryetari i parlamentit shqiptar, Servet Pëllumbi çel takimin që mbahet në Durrës, ku marrin pjesë Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, Kryeministri i Republikës serbe të Bosnjës, Dragan Mikerevic, Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, si dhe përfaqësues e politikanë të njohur të vendeve të rajonit.

    Në takim marrin pjesë edhe ligjvënësi amerikan, Frank Ëolf, si dhe zyrtarë të tjerë amerikanë, gjermanë, norvegjezë dhe rumunë. Po ashtu pritet të marrin fjalën edhe politikanë të njohur, si kryetari Partisë Demokratike shqiptare të Maqedonisë, Arbën Xhaferri, përfaqësues të Parlamentit të Kosovës, Bosnjës dhe Maqedonisë, ish-Presidenti i Serbisë, Vojsllav Koshtunica, etj.

    Oratortët do të trajtojnë gjatë dy ditëve të takimit tema, si “Miqësia dhe mirëkuptimi - rruga e të ardhmes”, “Përgjegjësitë përballë njerëzve dhe udhëheqja”, “Respekti, falja dhe mirëkuptimi”.

    Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, merr pjesë dhe do të mbajë një fjalim zyrtar në ditën e dytë të Takimit.

    Takimi Ballkanik “Të ndërtojmë miqësinë”, i organizuar nga parlamenti shqiptar po pritet me interesim nga qarqet politike shqiptare dhe ato të rajonit, pasi vjen në vazhdim të përpjekjeve për të rritur bashkëpunimin ballkanik në fusha të ndryshme. Ai ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave që tregojnë majft interesim për ndjekjen e takimit.

    Takimi ka tërhequr vëmendjen edhe prej faktit se pak kohë më parë ministri i mbrojtjes i Shqipërisë, Pandeli Majko, shkaktoi reagime të shumta me deklaratat e tij kundër qëndrimeve që Beogradi zyrtar po mban rreth statusit të Kosovës duke e përfshirë atë në hyrjen e kushtetutës si një krahinë e shtetit Serbi - Mali i Zi.


    ---------------
    mani
    Ndryshuar për herë të fundit nga mani : 23-08-2003 më 06:41

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Pasha Kuranin thonin me nje fjale te urte se "Vakti e ha kashten" e pernjemend koka ashtu,edhe ky Mojsiu serish ne nje tavolin me armiqet tan e para hiq me shume se du ditesh demantonte se do te jete nikoqir i takimit.
    Kuku per popullin cka e gjeti.
    Tani ky thot vet me goje te vet se do te sherohen plaget,anomali se jomahi.



    Moisiu: Takimi i Durrësit do të shërojë plagët e së kaluarës



    DURRES (23 Gusht) - Gjatë takimit rajonal në qytetin e Durrësit, presidenti Moisiu u takua me presidentin maqedon Trajkovski, kongresmenë amerikanë dhe me nënkryetarin e parlamentit gjerman Lammert. Në këto takime presidenti Moisiu theksoi rëndësinë e takimit të sotëm i cili sipas tij, "synon të shërojë plagët e të kaluarës" duke mbledhur në të njëjtën tavolinë përfaques të lartë shqiptarë, serbë, malazezë, maqedon, etj. Presidenti vlerësoi lart ndihmën dhe mbështetjen amerikane duke nënvizuar faktin se SHBA iu ndodh në krah Shqipërisë dhe shqiptarëve në momentet më të vështira. ro/ro (BalkanWeb)

    ------------------------
    mani

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    Tung!
    presidenti( president nje njeri qe ka tentuar dy here te vrase veten???? nje gje e tille mund te ndodhe vetem ne nje vend si i yni) mojsiu ka te drejten personale te shkoje e te shkerdhehet psikisht ku te doje ne ne Serbi ,serpska e ne maqedoni.por te drejten morale ai as e ka e as do ta kete kurre. kete s'duhet ta harroje. te flasesh ne emer te kombit per falje kur hala s'jane gjetur te gjitha varret e perbashketa, e autoret e tyre nuk e kane ndermend te ndihmojne qe te patken qe per se vdekuri te masakruarve tu lejohet te ri-varrosen denjesish,kur armiqte tane( cfare miqsh?)as qe e kane nder mend te na kerkojne falje, eshte tradheti kombetare, e tradhetia lahet vetem me gjak. te ulesh ne nje tavoline me vrasesit e popullit tend , tu shtrengosh duart akoma me gjakun e shqipetareve do te thote se ti jo vetem qe s'meriton te jesh president por as te jetosh ne shqiperi. jashte zagaret!
    JO NEGOCIATA! VETËVENDOSJE! WE SHALL NEVER FORGET!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Pasha Kuranin pa kan patriot ne za si keta qe jane permendur ne keto shenime nuk ke zemrer me shku e me e vizitu nje shka.Sa shiptart u vran e e u plagosen e keta patriota e lidera e ministra e kryeministra e kryetar shteti as qe ndien per shiptart e ngrat.Pra kjo qenka patriotizem he kuku per ne per keta far minmistrash e kryeministrash!!!!



    Plagoset serbi në Klinë, autorët në kërkim


    KLINE (27 Gusht) - Mbrëmë në Biçë të Klinës është plagosur me armë zjarri Zoran Donçiç, kur persona të panjohur kanë shtënë kundër tij me armë zjarri. Zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut, Berri Fleçer i ka deklaruar radios Blue Sky, se persona të panjohur, kanë sulmuar me armë zjarri tre serbë, prej të cilëve njëri është qëlluar. Fleçer ka sqaruar se Donçiç, i cili u plagos në pjesën e stomakut, është operuar në spitalin e KFOR-it spanjoll, në Istog dhe ndodhet jashtë rrezikut. Zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut ka vlerësuar se është ende herët të thuhet, nëse ky rast ka të bëjë me incidentet e mëparshme, të cilat gjatë javëve të shkuara janë shënuar në rajonin e Pejës, që nga sulmet ndaj shqiptarëve në Pejë e deri tek vrasja e të rinjve serbë në Gorazhdec. Njoftohet se Zoran Donçiç e plagosur, sot e ka vizituar kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, ndërkohë që edhe këshilltari i shefit të UNMIK-ut për kthimin e të zhvendosurve, Nenad Radosavljeviç, ka qëndruar në fshatin Biçë. ro/ro (RTK/Balkanweb)

    ...............
    mani

Tema të Ngjashme

  1. Milo: Ju tregoj takimet Nano me Millosheviç dhe Majko-Papandreu
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-03-2017, 15:39
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  4. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •