Rikrijimi
Harrimi sulet mbi ditet tona te bardha
....................................te dashurise,
duke thyer kujtimet
ashtu si gotet kur pushtuan Durresin e lashte
thyen statujat e tempujt e tij me shpate
Keshtu shfaqet harrimi me fytyren e Atilas,
po dihet fare mire si perfundoi ai,
une mbledh copat e statujave te thyera,
prej tyre te gjalle si te te rikrijoj prap ty?
Ka nje mrekulli te vdekjes
Ka nje mrekulli te vdekjes te sakte si ligjet
kur trupat tone do te shperbehen ne elemente
.................................................. ....te natyres,
ndoshta do te takohemi si ujera nentokesore,
si humus e kripera te rrenjet e nje bime,
qe ajo te lulezoje e te hapi petale
e te mahnite gjithcka me bukurine anonime.
Do te na lulezoje eshterat....
........................Ajme! Po shpirtrat valle?
Si krijesa ajri do te enden neper re,
perhere te dy ndare dhe asnjehere nje!
Krijoni Kontakt