Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anëtarësuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210

    Intervistë me njërin prej udhëheqësve të shoqatës së homoseksualëve

    Gazeta "JAVA" me datë 13 mars 2003 botoi intervistën me kryetarin e shoqatës së homoseksualëve të Kosovës. Ketu po e japim transkripcionin në origjinal siq është botuar në gazetë
    __________________________________________________ __



    Intervistë me njërin prej udhëheqësve të shoqatës së homoseksualëve


    D-YLBERAT E KOSOVËS

    ELIRA HOXHA

    Shoqata "Elysium & Sappho" asht shoqata e vetme n'Kosovë që e ka krijue nji faqe n’internet, në të cilën trajton problemin e homoseksualitetit. Gjithmonë dukuni ekzistuese, por edhe nji temë e ndalueme. Për homoseksualitetin edhe sot nuk flitet ose flitet shumë pak në shoqninë tonë. Tue u mundue me e lirue veten e tyne nga gjithë ato pengesa që u kanë vu përpara religjioni e tradita, këta djem e vajza mundohen në shoqninë kosovare me e informue dhe me i dhanë fakte mbi të qenit homoseksual. Natyrisht, i gjithë ky mundim vlen për ta mbas nji trajtimi të njajtë dhe mundësinë e shprehjes së lirë të vetes së tyne këtu n’Kosovë.
    Martin Berisha asht njani prej anëtarëve kryesorë të kësaj shoqate që e ka da menën me folë. Por, tash për tash jo tue e shplue identitetin e tij. Emni Martin Berisha asht pseudonim. Megjithate, ai e pranon se asht biseksual. Ai thotë se e ka kuptue shumë heret natyrën e tij, në kohën e pubertetit.
    “Thjesht, jam edukue n’atë mënyrë që me pranue veten ashtu qysh jam”
    Tash e mbas edhe në Kosovë kanë me u ba të njoftuna për opinionin ngjyrat e Ylberit, me të cilat identifikohet gay-shoqnia në tanë botën.

    Urbania: Shoqata quhet “Elysium dhe Sappho”. Çka asht Elysium e çka Sappho?

    Berisha: Faktikisht asht bashkëveprim i dy shoqatave. Elysium – shoqata e gay’ve, dhe Sappho – shoqata e lezbikeve, shoqata që ka egzistue edhe ma herët si LP (Lesbian of Prishtina). Elysium ka kuptimin e nji vendi ku shkojnë shpirtrat e mirë, nji lloj parajse. Ndërsa, Sappho ka qenë nji poete lezbike greke.

    Urbania: Kur u themelua shoqata?

    Berisha: S’kemi ndonji datë të saktë. S’kemi mbajt kongres për me thanë se prej këtij momenti jemi shoqatë. Inicijativa asht nisë në Maj të vitit të kaluem. Në fillim kemi qenë tre veta, e më vonë numri i anëtarëve asht rritë.

    Urbania: Sa anëtarë ka kjo shoqatë? A ka anëtarë të kombësive të tjera?

    Berisha: S’kemi ndonjë numër a lista t’anëtarëve si krejt shoqatat e zakonshme. Nuk përdorim lista për shkak të diskrecionit. Jemi një numër jo shumë i madh, deri 200 (vërejtja jonë, numri është shtypur gabim, nuk është 200 por 20) veta, që punojmë e që jemi t’angazhuem në këtë shoqatë. Por, na konsiderojmë se çdokush që i takon këtij orientimi seksual asht edhe mundet me qenë anëtar i kësaj shoqate. Tre ose katër anëtarë t’huej që s’janë t’angazhuem drejtpërsëdrejti në punën tonë, po ma shumë na përkrahin, japin ide, na ndihmojnë.

    Urbania: Shoqata juej i pranon vetëm homoseksualët…?

    Berisha: Jo, anëtarë të kësaj shoqate munden me qenë edhe heteroseksualët dhe mjafton me na përkrahë.

    Urbania: Cili asht synimi i shoqatës?

    Berisha: Synimi i shoqatës asht përfaqësimi dhe mbrojtja e të drejtave të komunitetit homoseksual n’Kosovë. Njerëzit duhet me kuptue se na s’jemi njerëz të degjeneruem. Identiteti i secilit njeri nuk asht seksualiteti. Çdokush ka pamjen, karakterin, inteligjencën. Dikush asht i keq, dikush i mirë. Po me qenë homoseksual s’do me thanë që je i keq. Edhe homoseksualët munden me i kontribue shoqnisë në të njajtën mënyrë si heteroseksualët. Ata s’dallojnë në aspektin social.

    Urbania: Qysh e arsyeton shkenca homoseksualitetin?

    Berisha: Po shkenca thotë se ekzistojnë tre lloj faktorësh që ndikojnë në krijimin e homoseksualëve: faktorët gjenetikë, hormonalë dhe ambientalë.

    Urbania: A ka statistika për numrin e homoseksualëve në Kosovë?

    Berisha: Deri tash kurrkush nuk ka ba hulumtime për numrin e homoseksualëve në Kosovë. Ky hulumtim asht shumë zor me u ba, sepse homoseksualët nuk deklarohen. Ndoshta në t’ardhmen na kemi me e hulumtue këtë çashtje, nëse natyrisht kemi me pasë fonde. Ndërsa, në bazë të disa statistikave që ekzistojnë, rreth 10% e popullsisë së përgjithshme në botë janë homoseksualë.

    Urbania: Sa bashkëpunoni me shoqatat e tjera në Kosovë?

    Berisha: Po, zakonisht bashkëpunojmë me shoqatat që na përkrahin si PSI. Me këtë shoqatë kemi bisedue disa herë. Çfarë mundemi me ba shohim ma vonë, se personat me të cilët na kemi punë momentalisht s’janë këtu.

    Urbania: E me shoqatat në botë?

    Berisha: Me tri ose katër që nuk i di përmendsh. Asht nji shoqatë në Holandë, COC, me të cilën kemi bashkëpunim, dhe e cila na ka ndihmue me e gjetë donatorin. Donator dhe bashkëpunëtor tjetër e kemi shoqatën për të drejtat e njeriut HIVOS në Holandë, e cila na ka ndihmue për me krijue website’n.

    Urbania: Sa ju përkrahin institucionet tona?

    Berisha: Nuk kemi kushedi çfarë kontaktesh me institucionet. Kemi bisedue disa here me KMLDNJ, organizatë që ende nuk ka qëndrim të caktuem për këtë problem. Për mu, kjo asht shumë e çuditshme, sepse ky asht institucioni kryesor për mbrojtjen e të drejtave të tanë njerëzve pa dallim n’Kosovë. Unë jam i bindur se në t’ardhmen kur të kapërcejnë krejt këto tollovi, s’kanë tjetër veçse m’u marrë me probleme si ky. Kemi informacione, megjithëse jo të drejtpërdrejta, se ka institucione që na përkrahin ose fundi i fundit edhe nëse nuk na përkrahin, nuk janë kundër. E di që Bashkësia Islame asht shumë kundër, po kjo ndodhë në krejt botën. Religjioni në çdo vend ndalon homoseksualizmin.

    Urbania: Sa interesohen mediat për këtë temë?

    Berisha: Prej momentit që e kemi krijue faqen n’Internet, mediat janë interesue ma së shumti. Jo të gjitha, po shumica. Dhe, zakonisht, mediat kanë qëndrim pozitiv ndaj këtij problemi, tue e përjashtue revistën “Kosovarja”, e cila simbas disa artikujve mendoj që asht shumë jasht temës. Nuk e kupton homoseksualizmin, s’kanë informacione, s’dijnë për këtë punë. Bile, asht mungesa e informacioneve, jo veç te “Kosovarja”, po te krejt njerëzit që janë homofob, ajo që ban me pasë paragjykime, m’u tut prej homoseksualëve.

    Urbania: A ka ligje që mbrojnë homoseksualët në Kosovë?

    Berisha: Ka shumë vende që mbrojnë të drejtat e homoseksualëve më ligj. Ka ndodhë që shtete të caktueme kanë mbyllë lokale, sepse nuk i kanë pranue homoseksualët. Ndërkohë, që ka shtete të tjera ku homoseksualët dënohen me burgim. N’Afganistan, në kohën e sundimit të talebanëve, ata dënoheshin me vdekje.
    Te na të drejtat e homoseksualëve mbrohen në dy rregullore të UNMIK’ut. E para asht rregullorja e punës, e cila s’lejon diskriminimin e homoseksualëve në vendet e punës dhe e dyta, ajo për shoqërinë civile, ku gjithashtu mbrohen të drejtat e tyre.

    Urbania: Çfarë të drejtash kërkojnë homoseksualët?

    Berisha: As ma shumë e as ma pak se krejt të drejtat që i kanë të tjerët.

    Urbania: A hyn këtu edhe martesa?

    Berisha: Po, natyrisht

    Urbania: A asht shoqnia kosovare e gatshme m’i pranu homoseksualët?

    Berisha: Na jetojmë në nji sistem patriarkal. Edhe në një vend ku mbizotëron ky lloj sistemi asht vështirë m’u pranu lehtë homoseksualët, se nuk i kuptojnë. Megjithëse Kosova asht shumë ma liberale se vendet e tjera të Ballkanit, prapëseprapë asht herët për homoseksualët me dalë publikisht. Njerëzit largohen prej tyne, nëse e kuptojnë se janë homoseksual. Shembull, rasti i Lorikut, i cili mbas daljes publike si homoseksual në televizion, ka pasë probleme të mëdha, jo veç me familjen, po edhe me shoqninë edhe me krejt. Njerëzit filluen me e kqyr si jashtëtokësor.

    Urbania: A je ti homoseksual?

    Berisha: Jo, unë jam biseksual.

    Urbania: A e keni pasë ju zor me e pranue veten tuej si biseksual?

    Berisha: Jo. Une e kam kuptue shumë herët natyrën teme në kohën e pubertetit, atëhere kur njeri e kupton seksualitetin e vet. Kam pasë fat që kam pasë literaturë për edukatën seksuale serbisht e anglisht. Thjesht, jam edukue n’ate mënyrë që me pranue veten ashtu qysh jam.

    Urbania: A e di familja seksualitetin tuej?

    Berisha: Nuk e dijnë. Mendoj me ju kallxu, po në momentin e duhun. Puna asht se deri tash problemi jem ka qenë i parandësishëm, se ka pasë probleme shumë ma të mëdha, probleme egzistenciale.

    Urbania: A asht kjo arsyeja pse ju s’po pranoni me dalë në foto dhe po flisni me pseudonim?

    Berisha: Po, nji ndër arsyet. E thash edhe ma herët, nuk asht veç për shkak të familjes, po nuk asht momenti me dal publikisht. Në të vërtetë, ky asht qëllimi ynë, po për me dal publikisht duhet me e përgaditë terrenin. E na veç jemi nisë n’këtë rrugë.

    Urbania: A e keni formue këtë shoqatë për me fitue pare apo m’i mbrojtë të drejtat e homoseksualëve?

    Berisha: Kjo shoqatë i promovon të drejtat e biseksualëve dhe homoseksualëve. Jo që s’përfitojmë, po krejt puna jonë asht vullnetare. Krejt çka donatorët kanë ba janë pagesat për hosting e sende tjera n’Internet, por s’ka mundësi përfitimi. Bile edhe nji i huej, që sasht gej e ka ba dizajnin e faqes me bashkëpunue pa pare.

    Urbania: Tash krejt çka ju keni asht website. Po cilat janë planet e jueja që kanë me ndikue në kalimin e këtij terreni?

    Berisha: Krijimi i website’t asht projekt i parë, me të cilin donatorët, pos tjerash, kanë dasht me e pa seriozitetin e punës tonë. Ky projekt vazhdon deri kah fundi i Majit, e masnej projektet e tjera kanë me qenë ma intensive, ma interesante. Si ide e projektit të ardhshëm asht ndërtimi i komunitetit tonë. Faktikisht ne mendojmë me e ngritë vetëdijen e homoseksualëve për natyrën e tyre, me pranue dhe me respektue veten. Shumica tuten m’i thonë vetes homoseksual, le ma tjetërkujt. Krejt këte po mendojmë me e organizue në formë mbledhish te vogla, ku marrin pjesë katër-pesë veta, për trajnimin e të cilëve kemi planifikue me sjellë ekspertë nga jashtë. Këta ekspertë me metoda psikologjike kanë me ba edukimin e këtyre njerëzve. Këta njerëz, masnej kanë me shërbye si mbështetje për homoseksualët e tjerë, si dikush ku ata munden me gjetë ndihmën e duhun. Pastaj kemi m’i organizue disa aktivitete sociale, kemi në plan me botue edhe nji libër me këtë temë etj.

    Jepni komentin tuaj
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anëtarësuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210
    oki
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anëtarësuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210
    Jepni komentin tuaj !
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  4. #4
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    beko djali, si intereson kujt!!!


    , pastaj e njejta teme ekziston vec ne nje rubrik tjeter. Per kete lus moderatorin kete teme SKAJORE dhe me pak rrendesi ta cvendos nga kjo rrubrike apo ta fshije.

    flm
    albanish by nature

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anëtarësuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210
    Postuar më parë nga Nuh Musa
    beko djali, si intereson kujt!!!


    , pastaj e njejta teme ekziston vec ne nje rubrik tjeter. Per kete lus moderatorin kete teme SKAJORE dhe me pak rrendesi ta cvendos nga kjo rrubrike apo ta fshije.

    flm
    qesharake dhe marezi nga ju....!

    ponese nuk do te te kish interesuar ty ateher nuk do te lexoje kete teme,bile kete e vertetopn me ate qe thua se ekziston edhe diku tjeter.pra ponese nuk te intereson nuk ka nevoj te lexosh kete,ose perndryshe mos e ia ndero kuptimin temes.ok ???

    me mirekuptim !
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  6. #6
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    cfare mirkuptimi don bre?, hajt shko ne ka.... me xhith temen, je leshi çuditet niher!

    ponese nuk do te te kish interesuar ty ateher nuk do te lexoje kete teme -- leleeeeeee, po ene llogjik na paske taj be!, respekt!!!, atehere llogjiko PSE nderhina ne kete menyre!


    Flm
    albanish by nature

Tema të Ngjashme

  1. Gjendja e fëmijëve jetimë shqiptarë
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  2. Bedri Blloshmi: Bode, kryetar i shoqatës “Enveri”
    Nga Maars në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 03:11
  3. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  4. Intervistë me ministrin e përfolur të Kosovës, Astrit Haraqia
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 18:39
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-10-2004, 18:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •