Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Tokė e askujt (fushat e gjelbra te Frances).

    Mir’se tė gjeta Uilli Mek Brajd
    Po ulem pak kėtu pranė varrit tėnd
    Tė pushoj ca nėn kėtė diell tė ngrohtė
    Kam ecur gjith’ ditėn, sė shpejti bėhet natė.
    19 pranverat e tua tė shoh nė gur tė varrit
    Sa i ri paske qenė kur tė mori Lufta e Parė
    Shpresoj tė kesh pasur njė vdekjė tė shpejtė e tė pastėr
    Apo Uilli mos vallė ish’ e tmerrshmė dhe e ngadaltė?

    Refreni
    A ranė ngadalė daullet, po gajdet psherėtinė mbyturaz?
    Pushkėt a shtinė rreth teje ndėrsa tė ulnin nė varr?
    Po banda muzikore nė kor e luajti Postulatin e Fundit?
    Gajdet vallė a luajtėn “Lulet e Pyllit”?



    Po pas ēfarė le, njė grua a njė vashė?
    Nė ē’zemėr besnike vallė je skalitur?
    Dhe pse ke vdekur mė 1915
    Nė ē’zemėr besnike je vallė ende 19?
    Apo mos vallė je njė i panjohur, pa emėr
    Ngujuar pėrgjithmonė ndėn rrasė e pas murit tė qelqtė
    Nė njė foto tė vjetėr, tė grisur, tė rrjepur,
    zbehur e zverdhur nė njė kornizė tė kafenjtė?

    Refreni
    A ranė ngadalė daullet, po gajdet psherėtinė mbyturaz?
    Pushkėt a shtinė rreth teje ndėrsa tė ulnin nė varr?
    Po banda muzikore nė kor e luajti Postulatin e Fundit?
    Gajdet vallė a luajtėn “Lulet e Pyllit”?



    Dielli po zbret mbi kėto fushat e gjelbra tė Francės
    Era fryn butė e lulkuqet vallzojnė
    Transhetė kanė humbur thellė nėn gjurmėt e plugut
    Pushkėt mė nuk shtien, gasi e telat me gjėmba janė zhdukur.
    Por ende kėto varreza janė tokė e askujt
    Dėshmitarė tė heshtur qėndrojnė kryqet e bardhė pafund
    Pėr injorancėn njerzore ndaj njerėzve tė tjerė
    Pėr njė brez tė mallkuar, tė humbur qė i tėri u therr.

    Refreni
    A ranė ngadalė daullet, po gajdet psherėtinė mbyturaz?
    Pushkėt a shtinė rreth teje ndėrsa tė ulnin nė varr?
    Po banda muzikore nė kor e luajti Postulatin e Fundit?
    Gajdet vallė a luajtėn “Lulet e Pyllit”?


    Tani s’kam ē’bėj tjetėr veē tė vras mendjen o Uilli Mek Brajd
    Nė gjithė ata qė prehen kėtu e dinė pse vdiqėn vallė?
    Kur tė thanė “Cėshtjen” vėrtet vallė u besove?
    Shpresoje vėrtet se kjo luftė luftrat do t’mbaronte?
    Por vuajtjet, dėshpėrimi, lavdia e turpi
    Vrasjet, vdekjet tė gjitha shkuan kot
    Se Uilli Mek Brajd ato janė pėrsėritur
    Ato janė pėrsėritur, ato janė pėrsėritur…

    Refreni
    A ranė ngadalė daullet, po gajdet psherėtinė mbyturaz?
    Pushkėt a shtinė rreth teje ndėrsa tė ulnin nė varr?
    Po banda muzikore nė kor e luajti Postulatin e Fundit?
    Gajdet vallė a luajtėn “Lulet e Pyllit”?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 16-08-2003 mė 14:41
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  2. #2
    E perktheva kete kenge se me ka prekur jashte mase.
    I kushtohet nje te riu irlandez qe luftoi ne radhet e ushtrise Angleze dhe u vra ne France gjate Luftes se Pare Boterore.
    Rekomandoj per degjim versionin e kenduar nga Tommy Makem.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 16-08-2003 mė 14:44
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 10:34
  2. Londėr, shqiptarėt bashkė nė fushat e futbollit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 05:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •