Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    Ceka: Të internohen familjet e kriminelëve

    Strategjia përfshin “qëndrimin e detyruar”për familjet e trafikantëve dhe sekuestrimin e parave “të pista”

    Aleksandra Bogdani
    TIRANË- Grupet kriminale, të cilat gjatë viteve të fundit kanë treguar aftësi organizative më të mira se vetë strukturat shtetërore si dhe rritja e ndjeshme e krimeve të rënda, ka nxitur një strategji të re, për të siguruar rendin dhe qetësinë në vendin tonë. Ideatori i kësaj strategjie është kryetari i komisionit parlamentar për Rendin dhe SHISH-in, Neritan Ceka. Ka marrë shkas nga vrasësi i komisarit Gani Malushi, i cili njihet si një njeri i lidhur familjarisht me krimin, për të propozuar zbatimin e modelit italian, që legjitimon luftën kundër grupeve mafioze, kryesisht në Siçili. “Kohët e fundit kam shqyrtuar disa modele, kryesisht italiane, në lidhje me një strategji të luftës kundër krimit të organizuar”,-thotë për “Shekullin”, Neritan Ceka. Internimi i familjeve të grupeve kriminale si dhe sekuestrimi i pasurive, të cilat nuk kanë një origjinë të “pastër”, përbën edhe thelbin e strategjisë së Cekës, për të luftuar krimin e organizuar në vendin tonë.
    Internimi
    “Gjatë viteve të fundit është vënë re krijimi i grupeve kriminale mes vëllezërve apo pjesëtarëve të një fisi, kryesisht në Vlorë, Tropojë apo edhe në Tiranë”,-shton për “Shekullin”, kryetari i Komisionit Parlamentar për Rendin dhe SHISH-in, Neritan Ceka. Kjo sipas tij i ngjason organizimit të familjeve mafioze, në jug të Italisë. E ndërsa vendi fqinj e ka zgjidhur luftën kundër këtyre grupeve mafioze, nëpërmjet ligjit “ soggiorno obliggato”, shteti shqiptar mund të përfitojë prej kësaj eksperience. Kështu, në cilësinë e kryetarit të komisionit parlamentar për Rendin dhe SHISH-in, Ceka hedh idenë e internimit të familjeve të atyre personave, të cilët janë dënuar për vepra të rënda kriminale. “Unë mendoj se këto familje duhet të hiqen nga ambienti ku jetojnë për të qëndruar në një vend të kontrolluar nga policia”,-thotë Ceka, duke menduar se në këtë mënyrë mund të paralizohet krimi i këtyre grupeve të organizuara. Por ai shton se këto “internime” duhen bërë vetëm me vendim gjykate.
    Sekuestrimi
    Verifikimi i pasurive të personave që dyshohen për veprimtari kriminale, është një tjetër pikë e rëndësishme e strategjisë antikrim, të propozuar publikisht nga Ceka. Ai shton se duhet të verifikohen të gjitha pasuritë e personave të dënuar apo të akuzuar për trafiqe të ndryshme, pasuri këto që nuk justifikohen veçse me veprimtarinë kriminale të kryer. Kështu, organet e drejtësisë duhet të identifikojnë të gjitha këto grupe të organizuara, të cilat akuzohen si trafikantë të lëndëve narkotike apo “të mishit të bardhë”, e më pas të verifikojnë edhe pasuritë e tyre. Ndërsa pas kësaj faze, nevojitet një vendim gjykate për të sekuestruar pasuritë e ardhura nga veprimtaritë kriminale.
    Strategjia
    Neritan Ceka thotë për “Shekullin” se është një ide e mirë, që qeveria shqiptare të adoptojë ligjin italian “soggiorno obliggato”, për të goditur grupet e organizuara shqiptare. Por ai shton se për realizimin e kësaj ideje nevojitet një ligj i miratuar nga parlamenti shqiptar si dhe një studim i mirëfilltë i kësaj ideje. Ceka nuk mund të japë përgjigje për vendin ku në të ardhmen pritet të vendosen familjet e “padrinove” të drogës apo tutorëve të vajzave shqiptare, pasi kjo gjë duhet studiuar. Por ai mendon se nevojitet një ligj, i cili nuk do të cënojë aspak liritë e të drejtat e njeriut, ligj ky që do të ketë si qëllim vetëm goditjen e grupeve kriminale. Ndërsa ai shton se kjo është një ide e re , e cila nuk është propozuar ende në asnjë institucion shtetëror për t’u miratuar. Megjithatë, kjo është strategjia e parë e propozuar, për të luftuar veprimtarinë, gjithnjë e në rritje të grupeve kriminale si dhe paralizimin e tyre.

    MODELI

    “Qëndrimi i detyruar ” në Itali

    TIRANË- Dispozitat kundër mafias janë miratuar në Itali në 31 maj të vitit 1965. Por ky ligj, i cili ka pasur si qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale të familjeve mafioze, kryesisht në jug të Italisë, është modifikuar përsëri në 8 qershor të vitit 1992. Sipas këtij ligji, personat e akuzuar si pjesëmarrës në veprimtarinë mafioze i nënshtroheshin “Soggiorno Obliggato-s”, sipas së cilës këta persona dhe familjet e tyre qëndronin në një vend, nën mbikëqyrjen e forcave të policisë. Zbatimi i këtij ligji bëhej në Itali vetëm me vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila merrte në shqyrtim si organin e akuzës ashtu edhe palën mbrojtëse. Dispozitat kundër mafias kanë sjellë goditjen e veprimtarive të disa grupeve mafioze, familjet e së cilave janë internuar nga vendbanimet e tyre. Dje është hedhur ideja e zbatimit të këtyre dispozitave edhe në vendin tonë, për të luftuar në këtë mënyrë trafiqet dhe krimin e organizuar.

  2. #2
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Kjo praktike eshte e pamundur te aplikohet sepse shteti nuk ka mundesi financiare te realizoje projekte te tilla pa i privuar familjaret e pafajshem te nje krimineli nga te drejtat e tyre themelore.

  3. #3
    raku
    i/e ftuar

    cfare?

    une se besova kur e lexova nje gje te tille ne gazete para ca ditesh.
    neritan ceka e ka mendjen shume te ceket dhe eshte dhe ka qene gjithmone nje politikan shume i paafte dhe i pamatur.
    si mund ta internosh familjen e nje krimineli ti?
    kjo eshte komplet absurde dhe antikushtetuese dhe te vjen per te qeshur kur vjen nga goja e nje politikani.
    kjo flet shume rreth shkalles politike qe eshte sot ne shqiperi dhe qe eshte absolutisht qesharake.
    c'pune ka familja e shkrete me djalin e saj qe eshte kriminel?
    sipas cekes ne menyre qe te kapen dhe te ndalohen kriminelet ,duhet te internohen familjet e krimberesve dhe kjo do i ndalonte krimet e shpeshta qe ndodhin.
    hahahhahahahhahahahahhahahahahhah

    asnjeri nuk mund ta ndaloj nje kriminel kur ai ben nje krim sepse krimi eshte nje akt i dhunshem dhe i paparashikuar dhe keshtu do ishte e pamundur ta ndaloje krimin duke perdorur nje metode kaq absurde me mentalitet komplet komunist dhe marksist.eshte e pamundur ta ndalosh nje kriminel perpara se ai ose ajo ta kryeje krimin.
    duke internuar ose duke mbajtur peng familjet neritan ceka mendon se krimineli do dorezohet dhe keshtu policia jone e paafte dhe qesharake nuk do munohej dhe nuk do lodhej kaq shume.
    hahhahahahhahahahhahahahahahhahaha

    prandaj kemi ngelur mbrapa ne sepse kemi politikane te tille qe merren me ceshtje sigurie dhe sociale e politike.
    kjo gjithashtu tregon paaftesine e policise shqiptare dhe gjithashtu na thoe neve sepse vetem duke e bere nje gje te tille si internimi i familjeve te krimineleve ,atehere behet e mundur kapja e kriminelave.
    turp i madh dhe fatkeqesi e madhe jane ato cka mendoj tani.

    konkluzion:PER MENDIMIN TIM DHE SHUME TE TJEREVE NE DUHET TE INTERNOJME NGA ARENA POLITIKE SHUMICEN E POLITIKANEVE DHE TE KORRUPTUAREVE TE KALBUR SI PUNA E NERITAN CEKES .
    MENTALITETI I TYRE PO E NDALON RITMIN EKONOMIKO -POLITIK NE VENDIN TONE DHE PO I SJELL SHUME TURP SHQIPERISE NE PERGJITHESI.
    NEVE NA DUHET GJAK I RI ,INTELEKTUAL ME GJALLERI DHE ME MENTALITETE PERENDIMORE I CILI NUK DO BENTE GAFA TE TILLA POLITIKE QE BEHEN PREJ GJAKUT TE SOTEM.

    PERSHENDETJE!!!!!

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Per mendimin tim Italia eshte nje nga shtetet me me probleme ne europe ku shkelen te drejtat e indiviteve ne menyre te hapur dhe qe fatekeqesisht justifikohen nga "LIGJI". Eshte nje shtet qe ka precedente te rrezikshem anarkie dhe diktati, dhe si rrjedhim eshte gabimi me i madh te merret si shembull. Sa per personin qe ka hedhur kete ide , ai eshte nje GOMAR e GJYSEM, qe i eshte futur politikes, dhe qe fatekeqesisht e mbeshtesin NASTRADINET nga mbrapa. Historikisht Ceka eshte nje njeri i pavlere, dhe i pamatur, per te mos thene LOPE SHTERPE qe pellet vend e pavend. Krimi ne shqiperi nuk luftohet nga KRIMINELET, dhe luftohet me LIGJ( te pa-anshem).
    Ai djali perpara e ka thene nje fjale per rrafmet . Duhet ti internojme te tere keto politikane gomere qe po majmen dhe nxjerrin nga goja pellitje dhe asgje tjeter me vlere

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    Tung!
    Ceka eshte nje Vorraxhi. kam lexuar para pak kohe nje liber te botuar prej tij mbi iliret. shume terheqes e me shume fakte historike.po s'e kuptoj se c'ben nje arkiolog ne rangun e keshillit parlamentar kunder krimit???!!!me mire te shkoje e te vazhoje te germoje aty ku e ka lene i jati, sesa te bejne figura muti!te gjallet me te gjallet e te vdekurit me vorraxhijte.mbas nja dymije vjetesh mund te behet specialist ne fushen e krimit te organizuar ne ish republiken e shqiperise.sa per ndalimin e levizjes nuk ka nevoje as te shkoje ne BC e as ne VL,mjafto te ndaloje lirine e levizjes te atyre le frekuentojne parlamentin edhe e ka kryer te gjithe punen. po a ja mban ***** te beje nje gje te tille?!
    JO NEGOCIATA! VETËVENDOSJE! WE SHALL NEVER FORGET!

  6. #6
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    Per sa i perket internimit te familjeve te krimineleve mua me duket dicka absurde dhe e pa realizushme sidomos ne SHqiperi,per vete kushtet tona qe kemi si shtet.Kurse per sa i perket konfiskimit te pasurise nga shteti familjeve te krimineleve,jam plotesish dakort.Perderi sa ai (krimineli,trfikanti....)
    vetetohet se ai e ka vendosur kete pasuri ne rruge te kundrealigjshme,duke grabitur dhe vrare ,dhe nga kjo ka pervituar edhe familja,eshte shume e drejte qe atij ti merret kjo pasuri dhe tu kthehet personave te demtuar ose shtetit.
    Pasuria eshte ajo qe e ben nje kriminel shume me te forte,shume me te rezikeshem,dhe shume me te mbrojtur.

    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  7. #7
    Djal Shkodran Maska e Andisi
    Anëtarësuar
    23-10-2002
    Vendndodhja
    New Jersey
    Postime
    39
    Internimi i familjeve?
    Cfare eshte ky , nje mendim i ri qe shpreh nostalgjine ndaj kohes se Enverit? Faji i vetem qe ka familja e nje krimineli eshte se nuk diti ta edukoje kete njeri apo ti jepte rrugen e ashtuquajtur te drejte nga e gjithe shoqeria dhe opinioni. Pra familja ka faj ndaj shoqerise dhe opinionit , dhe nuk ka asnje faj ndaj ligjit te shkelur nga i biri i tyre , prandaj eshte budallallek qe te vuajne pasojat nga ligji per shkak se femija i tyre e ka shkelur kete te fundit !
    Boys Don't Cry...!

  8. #8
    Hu
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    fole
    Postime
    86
    O Cuna!

    Ma merr mendja se ky llaf eshte thene sa per te terhequr vemendje.Njerez si puna e Nerit duhet te thone idiotlleqe te tilla qe t'u permendet emri e te behet pak zhurme per ta, per ndryshe i mbulon pluhuri.

  9. #9
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    I ka lene mendja keta shtetaret tane.
    Pervecese diktatures keta ne mendjen e tyre nuk jane te zote te aplikojne ndonje program me te efekshem.
    Jemi ekzmeplaret me te cuditshem te botes.
    Aplikojme programe dhe strategji te importuara dhe me pas ja qajme hallet njeri tjetrit se perse jemi kaq te ceket.
    I gjithe populli eshte naiv dhe sipas mendimit te Cekes, atyre u takon te jetójne neper male e perronj te rrethuar me rrjeta teli me xhemba.
    Turp, te shkelesh me te dyja kembet popullin tend, ne vend qe ta edukosh.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-01-2009, 02:19
  2. Sa përkujdesemi për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-09-2007, 21:49
  3. Familjet në nevojë
    Nga Zemrushja në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-05-2007, 12:15
  4. Familjet e mëdha që u kthehen tokat
    Nga PORTI_05 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-11-2005, 00:48
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-09-2004, 20:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •