Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176

    Del nga dheu qyteti 2000-vjeēar i Adrianopolit

    Nė Gjirokastėr janė zbuluar gjurmė tė qytetit antik Adrianopol, themeluar nga perandori i famshėm Adriani, nė shekullin e dytė. Zbulimi ka ndodhur rastėsisht, gjatė restaurimit tė teatrit tė Sofratikės.

    Dalja nė dritė e kėtyre gjurmėve ėshtė komentuar nga arkeologėt, si njė zbulim sensacional. Sipas drejtorit tė Monumenteve tė Kulturės nė Gjirokastėr, arkeologut Vladimir Qiriaqi, gjatė kėsaj periudhe, nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės, pikėrisht nė mjediset e kėtij teatri po realizohen disa punime restauruese. Ndėrsa po punohej te kolektori i ujėrave tė Teatrit, restauruesit ndeshėn nė njė material tė fortė. Pas shumė verifikimeve tė kryera lidhur me kėto gjurmė, u konstatua se kishin tė bėnin me pjesė tė murit rrethues tė qytetit antik tė Adrianopolit. Vetė Qiriaqi pohon se, ”kemi tė bėjmė me gjurmė tė qarta tė qytetit antik tė Adrianopolit”. Gjatė kėtyre gėrmimeve, pėrvē kėtij muri rrethues, janė zbuluar edhe njė sėrė objektesh tė tjera tė rėndėsishme qė i pėrkasin po periudhės kur shkėlqeu ky qytet. Arkeologėt pohojnė se ėshtė zbuluar edhe njė pjesė tempulli, pjesė tė njė banese, mjete tė ndryshme pune, njė monedhė e kohės sė perandorit Adrian, vathė etj.

    Konstatimet e para
    Menjėherė pas zbulimit tė kėtyre gjurmėve, nga ana e restauruesve qė po punonin nė kėtė zonė tė teatrit antik, u ndėrprenė punimet dhe u njoftua Instituti i Arkeologjisė dhe Instituti i Monumenteve tė Kulturės. Sipas specialistėve, materialet e konstatuara, janė zbuluar nė thellėsinė 5 metėr nėn nivelin e Luginės sė Drinos. Ata ishin tė mbuluara nga aluvionet e lumit Drino. Kjo gjetje, sipas arkeologėve, vėrteton katėrcipėrisht ekzistencėn e qytetit romak tė Adrianopolit nė luginėn e Drinos. Deri tani ekzistenca e Teatrit tė Sofratikės dhe Nekropolit nuk vėrtetonin plotėsisht ekzistencėn e kėtij qyteti. Sipas drejtorit tė Institutit tė Monumente tė Kulturės, Gazmend Muka, kjo e rizgjon edhe njėherė tezėn e qytetit antik, tė cilin e ndėrtoi Adriani. Ky qytet, sipas tij, del edhe nė itineraret (rrugėt) e antikitetit tė vonė. Kjo gjė haset edhe nė shėnimet e Prokopit tė Ēezaresė, qė ka qenė historianografi i Justinianit tė Madh. Ai thotė se aty ku ishte qyteti i Adrianopolit, Justiniani vendosi tė vinte njė emėrtim tė ri, pėr nder tė emrit tė tij. Dhe e quajti pikėrisht Justinianopoli. Muka pohon gjithashtu se, “gjurmėt e rrėnojave tė zbuluara nga ky mur rrethues kanė tė njėjtėn teknikė ndėrtimi si nė teatrin antik. Po ashtu edhe objektet e tjera tė zbuluara i pėrkasin periudhės sė Adrianit”. Sipas drejtorit Muka, puna restauruese nė kėtė teatėr do tė vijojė edhe mė tej dhe pėr kėtė restaurim janė lėvruar 40 milionė lekė tė vjetra. Prezenca nė kėtė restaurim edhe e arkeologut italian Fabricio Torezi, si konsulent i Institutit tė Arkeologjisė nė Tiranė, po shton interesin e kėrkimeve tė specializuara nė kėtė zonė.

    Si ishte teatri i Adrianopolit?

    Qyteti antik i Adrianopolit u ndertua nga perandori Adrian, nga periudha e sė cilit kanė mbetur shumė gjurmė ndėrtimesh edhe nė qytete tė tjera antike nė Shqipėri. Shekulli i dytė pas Krishtit pėrbėn njė rizgjim tė madh tė jetės qytetare nė Luginėn e lumit Drino. Nė qendėr tė kėsaj lugine u ndėrtua qyteti i Adrianopolit. Madhėshtia e kėtij qyteti deri mė tani, shfaqej vetėm nė dy objekte, teatri ku argėtoheshin aristokratėt dhe Nekropoli, ku ishin tė destinuar tė shkonin. Teatri i Adrianopolit mbante emrin e perandorit tė madh Adriani, dhe shėrbente si qendra administrative dhe politike e rajonit. Siē pohojnė specialistėt Teatri i kėtij qyteti, i zbuluar plotėsisht ka njė kapacitet prej 4 mijė vendesh. Ai ėshtė i pajisur me 27 shkallė. Ka katėr hyrje dhe njė skenė dykatėshe, sipas njė skeme tė Virtuvit. Diametri i jashtėm i teatrit ėshtė 58 metra, ndėrsa lartėsia e shkallares arrinte deri nė 15 metra.

    Bazilika i dha emrin Sarandės
    Zbulohen mbishkrime te “Dyzet shenjtorėt”

    Gjatė restaurimit tė njė prej korridoreve ovale me dhoma tė nėndheshme nė manastirin e “Dyzet shenjtorėt”, (njė bazilikė e rėndėsishme kjo, qė i dha emrin qytetit tė Sarandės), janė zbuluar mbishkrime, tė cilave ende nuk ju dihet kuptimi. Sipas drejtorit tė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, Gazmend Muka, kėto mbishkrime janė zbuluar gjatė heqjes sė dherave nė anėn veriore, ku ndodhet njė portė qė komunikon me korridorin oval tė kėtij objekti, e ku kanė dalė mbishkrimet qė i pėrkasin antikitetit tė vonė. Mbishkrimet janė realizuar me copa tullash. Siē pohon Muka, “pas pastrimit tė shkrimit kemi filluar tratativat pėr studimin e kėsaj periudhe dhe pėr transkriptimin e shkrimit, ndėrsa po punohet pėr gjithė restaurimin dhe mundėsinė se si mund tė bėhet i vizitueshėm ky objekt.

    Bazilika “Dyzet shenjtorėt”

    Njė prej monumenteve pothuajse tė harruara, janė rrėnojat e njė bazilike tė madhe, dedikuar “Dyzet shenjtorėve”, tė cilėt ndodhen nė kodrėn e qytetit tė Sarandės. Nė lulėzimin e saj bazilika ishte njė vend i shenjtė dhe i rėndėsishėm peligrinazhi, e antikitetit tė vonė. Siē del edhe nga burimet e kohės, qyteti ka gėzuar dinjitetin e peshkopatės. Manastiri i “Dyzet shenjtorėve” ėshtė njė monumet i rėndėsishėm jo vetėm pėr vendin tonė, por edhe nė Gadishullin e Ballkanit. Por rėndėsi paraqet edhe formulimi arkitektonik i tij, qė ėshtė nga tė paktit tė ruajtur nė perandorinė bizantine. Ky manastir bėri qė qyteti tė quhej Aiosa saranda (dyzet shenjtorėt, ku greq. Saranda do tė thotė dyzet), emėr tė cilin e ruan edhe sot. Pėr Sarandėn ky ėshtė monumenti mė i rėndėsishėm, i cili i ka dhėnė emrin qytetit. Sipas drejtorit Gazmend Muka, zhvillimi i impiantit planimetrik tė bazilikės sė Sarandės paraqet njė ngjashmėri tė madhe, ndonėse nė pėrmasa tė vogla, me bazilikėn e Forumit nė Romė. Kjo ngjashmėri konsiston nė konceptimin e ambientit qendror me nga tre ambiente tė tėrhequra nė tė dy anėt, respektivisht nė anėn veriore dhe jugore. Bazilika e Sarandės nga tė dhėnat arkitektonike qė ofron, mund tė jetė njė nga bazilikat kristiane mė tė hershme nė Gadishullin Ballkanik, ndoshta edhe mė gjerė, nė qoftė se do tė marrim nė konsideratė klasifikimin dhe zhvillimet e ndėrtimeve tė kultit tė krishterė nėn mbretėrimin e Kostandinit tė Madh. Kriptoportiku i bazilikės sė Sarandės, mendohet tė ketė pasur nė fazėn e parė tė tij, njė funksion tjetėr dhe nė njė fazė tė dytė i ka shėrbyer komunitetit kristian. Nė pak vite, pas restaurimit dhe vlerėsimit tė vazhdueshėm tė manastirit tė “Dyzet shenjtorėve”, njė monument i jashtėzakonshėm do t’i shtohet numrit qė ėshtė gjithmonė nė rritje i vendeve tė trashėgimisė botėrore nė Jug tė Shqipėrisė. Pėr restaurimin e saj janė lėvruar 4 milionė lekė tė reja.

    Njė hartė arkeologjike pėr Luginėn e Drinos

    Gjatė muajit shtator nė Adrianopol do tė mbėrrijė edhe ekspedita e parė arkeologjike nga Rajoni i Markeve dhe Universitetit tė Marēeratės, pėr tė kryer sondazhe dhe studime mė tė kualifikuara rreth gjetjeve tė fundit. Sipas arkeologut Qiriaqi, pėr zbulimet e fundit do tė bėhen studime mė tė hollėsishme nga specialistėt. “Parashikohen qė tė kryhen edhe studime me rreze infra tė kuqe, tė cilat do tė mundėsojnė realizimin e hartografisė dhe planimetrisė sė kėtij qyteti antik”, thotė Qiriaqi. Sipas tij, realizimi i hartės arkeologjike tė Luginės sė Drinos nga partnerėt italianė, do tė mundėsojė realizimin e njė skedimi mė tė hollėsishėm tė kėsaj zone.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    Si u zbulua Teatri antik i Sofratikės

    Si u zbulua Teatri antik i Sofratikės

    Teatri anktik i Sofratikės ėshtė zbuluar rastėsisht nga njė ushtarak austriak, i quajtuar Prashnik, gjatė viteve tė Luftės sė Parė Botėrore dhe, sipas ekspertėve arkeologė shqiptarė qė kanė kryer disa ekspedita arkeologjike nė kėtė objekt tė lashtėsisė, mendohet se ai daton nė periudhėn e sundimit tė perandorit romak Adrian nė shekullin e dytė para Krishtit. Banorėt vendas kishin konstatuar nė park disa fragmente muresh dhe, duke menduar se aty kishin tė bėnin me njė kėshtjellė tė vjetėr, gabimisht e quanin vendin Palokastėr, ndėrsa ushtaraku austriak Prashnik ishte i pari qė shkroi se rrėnojat i pėrkisnin njė teatri tė lashtė, pėrfundim qė u verifikua plotėsisht nga ekspeditat e kryera nė vitet '70-'80 nga ekspertėt shqiptarė, tė cilėt zbuluan plotėsisht shkallaren, skenėn dhe fasadėn e kondrafortėve mbajtėse tė shkallėve tė teatrit. Nė kohėn e funksionimit tė tij pėr shfaqje dhe aktivitete administrative, Teatri aktik i Sofratikės ka pasur 3500 vende tė vendosura nė 27 shkallare dhe njė skenė nė formė gjysmėrrethi tė kufizuar me disa shtatore mermeri nė pjesėn e fondalit tė saj.

    (marrė nga gazeta Balkanweb)

    Kam njė pyetje pėr ata qė e njohin kėtė Teatėr. A e dini se ku ndodhet ky vėnd nė Shqipėrķ? Pra nėse ėshtė Paleokastra, a mund tė mė thoni vendodhjen?

    Ju Falemnderit,
    Drini

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Sofratika, eshte fshat i rrethit te gjirokastres, ne zonen e Dropullit. 45 minuta rruge makine. Ky amfiteater ka pasur shume abuzime dhe plackitje kohet e fundit dhe dyshoj se eshte me ne ate gjendje qe u zbulua
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Ditet e fundit eshte bere i njohur per shqiptaret se nje grup restauruesish bashke me disa specialiste italiane, zbuluan nje fragment muri qe mendohet se i perket qytetit antik Adrianopol, ne afersi te Gjirokastres. Ata po realizonin nje projekt restaurimi ne teatrin romak te Sofratikes, qe padyshim nuk mund te jete i vetmi monument i nje qyteti!

    Arkeologet dyshonin nese do te mund te zbulonin ndonjehere struktura te Adrianopolit, qe eshte themeluar ne shek. II nga perandori Adrian, i njohur si ndertues qytetesh, filozof edhe poet.

    Tani nuk ka dyshim qe teatri i Sofratikes nuk mund te jete i vetmi objekt i Adrianopolit! Fragmenti i murit te zbuluar eshte nje pjese e murit rrethues te qytetit, qe mund te jete shtrire ne nje siperfaqe prej rreth 30 hektaresh: nje qytet vertet i rendesishem.

    Arkeologu qe e zbuloi ate, Vladimir Qirjaqi, mendon se ne nje thellesi prej 5 metrash nen toke, "fshihen" strukturat e tjera te ketij qyteti, tashme i teti qytet antik vertet i rendesishem ne jug te Shqiperise, krahas Butrintit, Foinikes, Onhezmit, Antigonese, Amantias, Bylisit, por edhe Apolonise!

    Gjurme te ndertimeve gjate periudhes se mbreterimit te Adrianit (shek II), ne Shqiperi ka plot! Ai ka autorizuar ndertimin e amfiteatrit romak te Durresit, me rreth 20.000 vende, ka ndertuar ujesjellesin e Durresit, meqe ne nje mbishkrim qe u vodh nga Hezei ne fillim te shek XX e qe tani ndodhet ne Luver, shkruhet: "Uji i Adrianit". Prof. Neritan Ceka mendon se gjate
    kohes se tij jane ndertuar edhe disa monumente ne Bylis.


    -----------------------------------------------------------------------------------
    Praschniker eshte arkeolog austriak, nder meritat e te cilit ishte dhe konstatimi i mozaikut te Durresit (Bukuroshja e Durresit) e cila me pas doli ne drite fale punes se arkeologut shqiptar Vangjel Toēi.
    Megjithate ne ambjentet shqiptare thuhet se Prashniker ka bere goxha vjedhje ne objekte arkeologjike shqiptare, objekte te cilat nuk dihen se ku ndodhen, pasi eshte teper e veshtire te gjurmosh nje objekt, i cili mundte jete blere nga ndonje koleksionist dhe si i tille rezulton perhere i humbur.

    Me truallin dhe gjetjet shqiptare kam pershtypjen se jane bere goxha abuzime dhe vjedhje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eni : 18-08-2003 mė 04:52

Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  3. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  4. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  5. Burreli, qyteti me mė shumė viktima nė ‘97
    Nga FLORIRI nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 08:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •