Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Greqia dhe Lojrat Olimpike te 2004.

    Reportazh nė pjesėn e vjetėr tė qytetit tė Athinės, nė lagjen “Plaka”. Si po priten nė kryeqytetin helen Lojėrat e 2004-ės

    Greqi, dyshime dhe pritje nė pėrgatitet pėr Lojėrat Olimpike

    E shtunė nė mbrėmje, nė pjesėn e vjetėr tė qytetit tė Athinės, nė lagjen “Plaka”. Nėn muzikėn live dhe me njė pamje tė mrekullueshme me morinė e shtėpive, vizitorėt shijojnė gjellėt e njė restoranti. Me qetėsinė mė tė madhe - ende! Ende, pasi nė gusht 2004 edhe nė sokakėt e kėtushėm do tė festohet festa mė e madhe sportive e botės. Olimpiada. Dhe Dimos gėzohet qė tani: "Natyrisht, unė kam rezervuar tashmė bileta pėr garat e vozitjes. Ku zhvillohen? Atje do tė shkoj." Edhe Petros kėrkon tė largohet tė paktėn pėr nja dy orė nga dyqani i tij i llotarisė, pėr tė ndjekur nga afėr njė garė. Ai ka vetėm merak qė ndėrtimet tė pėrfundojnė nė kohė: "Tė gjithė kėtu kanė dyshime. Por nuk besoj se do tė na bėjnė gazi i botės dhe i Evropės! Ma do mendja se do t'i mbarojmė edhe ato rrugė e ato pesė stadiume." Petros vret mendjen, nėse ndėrtimet do t'i plotėsojnė kėrkesat pėr Lojėrat Olimpike. "Po sikur tė kemi ndėrprerje tė rrymės elektrike?”,- pyet me shqetėsim njė pronare dyqani nė lagjen “Plaka”. Tė tjera halle kanė njerėzit larg kryeqytetit. Kostas, nga qyteti verior Evros, beson se lojėrat nė Athinėn qendrore e rėndojnė provincėn: "Autostrada jonė do tė ishte gati, nėse nuk do tė kishin qenė lojėrat. Edhe rrugė tė tjera province, pėr vite me radhė, planifikohet e pastaj mungojnė tė hollat. I shkurtojnė kėtu dhe i shpenzojnė nė Athinė." Megjithė kritikėn nga provinca dhe gėzimin nė Athinė, frika pėr turpėrimin ėshtė e madhe te shumė grekė. Kjo pasi besimi tek aftėsitė ndėrtuese dhe organizuese tė bashkėatdhetarėve ėshtė i kufizuar. Christos ka dyshime: "Duam tė bėjmė figurė tė mirė, sepse vitet e fundit nuk kemi lėnė pėrshtypje tė mirė tek evropianėt. Uroj qė imazhi ynė tė pėrmirėsohet nėpėrmjet lojėrave." Nga ana tjetėr, shoku i tij, Dimos, mendon se grekėt kanė komplekse tė tepruara. Nė fund tė fundit, kudo ndodhin gabime, thotė, edhe nė vende tė tjera evropiane: "Kush jemi ne? Mos jemi gjė qentė e rrugės tė Evropės dhe gjithė tė tjerėt janė qenė race? Tė paktėn kjo: 90.000 grekė kanė ofruar deri tani ndihmė vullnetarisht pėr Lojėrat. Mbi 600.000 bileta janė shitur vetėm nė Greqi. Entusiazmi pėr Olimpiadėn 2004 po shtohet. Dhe, kur tė vijė ēasti, atėherė do tė jetė njė festė e paharruar. Kėtu pajtohen athinas dhe grekė tė veriut: "Do tė ketė mangėsi, por kjo plotėsohet nga atmosfera greke. Tė paktėn athinasit do t'i presin me gėzim vizitorėt". "Greqia dhe mbarė bota do tė festojnė. Kėto do tė jenė Lojėrat mė tė mira Olimpike, pėr kėtė do tė bėjmė gjithēka."
    *Marrė nga Dojēe Welle
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Greket kane nje fjale te urte , e cila ne kete rast vlen per veten e tyre: "Opou akous gia polla kerasia, krata mikro kalathi"..( Ku degjon se ka shume qershi..mba shporte te vogel".....
    Te bejne ca lutje ke Krishti e ke Shen Meria mos bjeri shi ne gusht te 2004, se e shof una, gara e kanotazhit do behet ne Glyfada ke stadiumi i bejsbollit ( aty ku me 15 minuta shi behet nje rruga me detin), jo ke pista e kanotazhit ne Sqinia ( Marathone).....
    Metroja mire mo? Jane shembur shtepi te tjera rruges per ne Mesogjion?
    Nuk na thone sa do shkoje kanocja e Coca-Coles ne 2004? 4, 5 apo 6 Euro?
    Hotele bene ata qe te fusin te pakten disa nga ata 90 "vullnetaret" nga Australia ....... Po gazetaret ku do ti vene te flene? Ke sheshi i Omonias poshte me drogaxhinjte apo siper me klandestinet?
    Ndoni shqiptar eshte ofruar per vullnetar ne Lojerat Olimpike apo do i sjellin nga Shqiperia duke i premtuar "prasini karta" ne korrik te 2004......Eh te kene kohe nje muaj te mesojne "Edho" , "Eqi", "Efkaristo", "Poli Kalla Palikari".......
    "Who is John Galt?"

  3. #3
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Une Toro do shtoja dhe nje tjeter fjale te urte,
    (Opu lalun pola kokorja argji na ksimerosi)
    Ku Kendojne shume kaposha,vonon te vij mengjesi
    Mendoj se shume veshtire do jene gati.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    56
    Greqia nė listėn e zezė:
    SHBA pėrfshin nė listėn e organizatave terroriste tre grupe kriminale greke



    Greqia do t'u kėrkojė Shteteve tė Bashkuara tė korrigjojnė listėn e organizatave terroriste ndėrkombėtare, tė publikuar prej tyre tė enjten e kaluar, me qėllim qė tė merret parasysh shkatėrrimi i grupit terrorist grek "17 Nėntori", njoftoi njė zėdhėnės i Ministrisė sė Jashtme greke.
    Shefi i diplomacisė greke, Georges Papandreu, urdhėroi ambasadorin e Greqisė nė Uashington tė kėrkojė korrigjimin e kėsaj liste, nė mėnyrė qė ajo tė pėrputhet me realitetin", tha zėdhėnėsi i tij, Panos Beglitis, gjatė njė takimi me shtypin. Njė ndėrmarrje e ngjashme duhet tė bėhet edhe pranė ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara nė Athinė, saktėsoi ai.

    Nė listen e 25 organizatave terroriste ndėrkombėtare, tė bėrė publike tė enjten nė njė version tė rishikuar, pėrmendet edhe grupi "17 Nėntori". "Greqia dėshiron qė ky raport, qė nuk pasqyron zhvillimet e fundit, tė plotėsohet, duke marrė parasysh vlerėsimet e saj", shpjegoi Beglitis, duke pėrsėritur se, pėr Athinėn, ky grup ishte shkatėrruar. Media greke kishte reaguar ashpėr ndaj faktit tė pėrfshirjes sė kėtij grupi nė listėn amerikane. Kjo e fundit citon edhe njė grup tjetėr grek, "Celulat Revolucionare", qė, sipas policisė greke, janė formuar nga organizata e dytė "historike" nė vend, ELA (Lufta Popullore Revolucionare). Grupi "Celulat revolucionare" kishte marrė pėrsipėr njė atentat me bombė kundėr njė hoteli interkontinental nė Athinė nė vitin 1999, si pasojė e tė cilit kishte gjetur vdekjen njė punonjės.

    Pak ditė mė parė njė varg shpėrthimesh ndodhėn nė qendėr tė Athinės nė zyrat e partisė qeveritare PASOK dhe tė opozitės, Demokracia e Re. Bombat shpėrthyen nė zyrat e PASOK-ut, nė lagjen e Athinės, Kato Patisia dhe nė Antupoli. Nga shpėrthimi u thyen tė gjitha dritaret e ndėrtesės, ndėrsa zjarri shkaktoi dėme nė brendinė e ndėrtesės. Shpėrthime pati edhe nė zyrėn e Partisė Demokracia e Re, nė lagjen e Athinės, Moshato, qė ka shkaktuar dėme tė vogla materiale. Ndėrsa nė lagjen Kolonaki, shpėrtheu edhe automjeti i deputetit tė opozitės konservatore, Jorgos Vulgarakis. Policia deklaroi se sulmuesit kishin vendosur disa bomba nė tri makina dhe nė njė motoēikletė tė deputetit, i cili nė atė moment nuk ka qenė nė shtėpi. Si rezultat i shpėrthimeve, janė shkatėrruar edhe disa automjete tė tjera. Asnjė organizatė nuk e ka marrė pėrgjegjėsinė pėr sulmet. Kjo ėshtė goditja mė e madhe qė merr siguria e Greqisė nė prag tė Lojėrave Olimpike 2004, nė njė kohė qė nga SHBA ka
    patur vėrejtje pikėrisht pėr nivelin e sigurisė. Tė shqetėsuar nga rrezikimi i Lojėrave Olimpike, autoritetet zyrtare deklaruan javėn e kaluar se "pėrtej ēdo skenari fantastik dhe hiperbolizimi ka vetėm njė realitet: Greqia po pėrgatitet me pėrpjekje tė madhe pėr tė organizuar Lojėra Olimpike krejtėsisht tė sigurta nė 2004".


    7 Tetor 2003
    Gazeta PANORAMA

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    56
    ATHINE (9 Tetor 2003)

    Sipas raportit secret tė policisė greke, tė cilin e nxjerr nė dritė gazeta proqeveritare "To Vima", krimi i organizuar gjatė dy viteve tė fundit ka marrė pėrmasa shqetėsuese dhe aferat pėrkatėse kanė shėnuar gjatė periudhės nė fjalė njė rritje prej 100 pėrqind. Raporti ka shqyrtuar vetėm rastet qė i pėrkasin zonės sė gjerė tė kryqytetit dhe rrethinave tė tij, pėr tė kumtuar pėrfundimin se nė kėtė zonė krimi i organizuar kontrollohet nga 6 grupe tė mėdha, me mė shumė se 100 pjesėtarė. Nė trafikun e drogės ėshtė konstatuar rritja e bashkėpunimit ndėrmjet trafikantėve grekė dhe karteleve kolumbiane tė drogės, por edhe grupeve tė organizuara nė Holandė dhe Spanjė.

    Po ashtu raporti konfirmon lidhjet e ngushta ndėrmjet trafikantėve grekė dhe atyre shqiptarė, kryesisht nė trafikun e kanabisit dhe tė heroinės. Njė tjetėr biznes tepėr fitimprurės ėshtė ai i kontrabandės sė cigareve. Shumė nga rrjetet e prostitucionit preferojnė t'i investojnė fitimet e tyre nė bursėn e Athinės, vėrehet nė raport.

    www.BBC.com

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Lojrat Olimpike nga nje sy tjeter
    Nga rolua nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2004, 10:23
  3. Lojrat olimpike - Athine 2004
    Nga kolombi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 211
    Postimi i Fundit: 06-09-2004, 14:24
  4. Masa sigurie per lojrat olimpike edhe ne Shqiperi
    Nga StormAngel nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 19:37
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •