Reportazh nė pjesėn e vjetėr tė qytetit tė Athinės, nė lagjen Plaka. Si po priten nė kryeqytetin helen Lojėrat e 2004-ės
Greqi, dyshime dhe pritje nė pėrgatitet pėr Lojėrat Olimpike
E shtunė nė mbrėmje, nė pjesėn e vjetėr tė qytetit tė Athinės, nė lagjen Plaka. Nėn muzikėn live dhe me njė pamje tė mrekullueshme me morinė e shtėpive, vizitorėt shijojnė gjellėt e njė restoranti. Me qetėsinė mė tė madhe - ende! Ende, pasi nė gusht 2004 edhe nė sokakėt e kėtushėm do tė festohet festa mė e madhe sportive e botės. Olimpiada. Dhe Dimos gėzohet qė tani: "Natyrisht, unė kam rezervuar tashmė bileta pėr garat e vozitjes. Ku zhvillohen? Atje do tė shkoj." Edhe Petros kėrkon tė largohet tė paktėn pėr nja dy orė nga dyqani i tij i llotarisė, pėr tė ndjekur nga afėr njė garė. Ai ka vetėm merak qė ndėrtimet tė pėrfundojnė nė kohė: "Tė gjithė kėtu kanė dyshime. Por nuk besoj se do tė na bėjnė gazi i botės dhe i Evropės! Ma do mendja se do t'i mbarojmė edhe ato rrugė e ato pesė stadiume." Petros vret mendjen, nėse ndėrtimet do t'i plotėsojnė kėrkesat pėr Lojėrat Olimpike. "Po sikur tė kemi ndėrprerje tė rrymės elektrike?,- pyet me shqetėsim njė pronare dyqani nė lagjen Plaka. Tė tjera halle kanė njerėzit larg kryeqytetit. Kostas, nga qyteti verior Evros, beson se lojėrat nė Athinėn qendrore e rėndojnė provincėn: "Autostrada jonė do tė ishte gati, nėse nuk do tė kishin qenė lojėrat. Edhe rrugė tė tjera province, pėr vite me radhė, planifikohet e pastaj mungojnė tė hollat. I shkurtojnė kėtu dhe i shpenzojnė nė Athinė." Megjithė kritikėn nga provinca dhe gėzimin nė Athinė, frika pėr turpėrimin ėshtė e madhe te shumė grekė. Kjo pasi besimi tek aftėsitė ndėrtuese dhe organizuese tė bashkėatdhetarėve ėshtė i kufizuar. Christos ka dyshime: "Duam tė bėjmė figurė tė mirė, sepse vitet e fundit nuk kemi lėnė pėrshtypje tė mirė tek evropianėt. Uroj qė imazhi ynė tė pėrmirėsohet nėpėrmjet lojėrave." Nga ana tjetėr, shoku i tij, Dimos, mendon se grekėt kanė komplekse tė tepruara. Nė fund tė fundit, kudo ndodhin gabime, thotė, edhe nė vende tė tjera evropiane: "Kush jemi ne? Mos jemi gjė qentė e rrugės tė Evropės dhe gjithė tė tjerėt janė qenė race? Tė paktėn kjo: 90.000 grekė kanė ofruar deri tani ndihmė vullnetarisht pėr Lojėrat. Mbi 600.000 bileta janė shitur vetėm nė Greqi. Entusiazmi pėr Olimpiadėn 2004 po shtohet. Dhe, kur tė vijė ēasti, atėherė do tė jetė njė festė e paharruar. Kėtu pajtohen athinas dhe grekė tė veriut: "Do tė ketė mangėsi, por kjo plotėsohet nga atmosfera greke. Tė paktėn athinasit do t'i presin me gėzim vizitorėt". "Greqia dhe mbarė bota do tė festojnė. Kėto do tė jenė Lojėrat mė tė mira Olimpike, pėr kėtė do tė bėjmė gjithēka."
*Marrė nga Dojēe Welle
Krijoni Kontakt