Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anėtarėsuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565

    *~* Mimoza Llastica *~*

    Mimoza Llastica

    Ah, Ēfarė llastice ka qėnė ajo Mimoza! Ju nuk e keni njohur atėherė, por po ta njihnit, do ta merrnit inat.
    Sa herė qė zbriste shkallėt e pallatit dhe na gjente duke luajtur nė oborr, kėrkonte tė hynte patjetėr nė lojė.
    - Moj Moza, ik mos na e prish lojėn! - i bėrtiste Sava.
    Po ku pyeste Moza! Ne luanim me litar, ajo hidhej pa rradhė. Ne luanim luftash, ajo e merrte topin dhe vinte pėrqark pallatit. Ne luanim kukamēeftas, ajo kallėzonte se ku ishim fshehur.
    Kishim rėnė ne hall tė madh.
    -Rri moj Moza sa tė mbarojė loja dhe pastaj luaj edhe ti!
    Moza zbardhte dhėmbet dhe ikte me vrap.
    -Shiko, - i thoshte Sava, qė zemėrohej kollaj, - po tė zura, e zeza ti!
    -Posi! - ia kthente Moza duke qėndruar larg. - Pa provoje njėherė!
    Sava kafshonte buzėn e poshtme dhe turrej ta kapte. Moza ikte me vrap, ngjiste shkallėt e jashtme tė pallatit dhe thėrriste si me tė qarė :
    - Mami, olele, mami!
    Dhe sapo Sava bėhej gati t'i hiqte ndonjė tė mirė apo ta tėrhiqte pėr flokėsh, dilte nė dritare koka e mamit tė Mozės:
    -U, ē'bėn ashtu, moj Sava? Me Mozėn merresh ti? Po ajo ėshtė e vogėl!
    Po mė shpesh nė dritare dilte koka e gjyshes, qė i mbante flokėt lidhur prapa.
    -T'i kėput veshėt, dėgjove? S'ke turp! ... Ik tutje ...
    Sava ishte aq e nxehur, sa lotėt e pengonin tė fliste. Atėherė flisnim ne:
    -Nuk e ka fajin Sava, fajin e ka Moza... Moza na prish lojėn.
    -Hė, se nuk u bė qameti! E vogel ėshtė Moza, -ua kthente gjyshja dhe e merrte Mozėn pėrdore dhe e fuste brėnda. Ajo nuk rrinte fėre tė na dėgjonte qė t'i tregonim fajin e Mozės.
    Po Moza nuk ishte e vogėl. Ajo ishte sa ne, biles nga shtati ua kalonte disave prej nesh, por ajo ishte llasticė e madhe. Veē ta shikoje!
    Dhe vėrtetė, ta shikoje, ishte e bukur, e pastėr, si ato kukullat e mėdha qe i vėnė nė vitrinat e dyqaneve. Rrinte e veshur shumė mirė, gjithnjė me rroba tė reja.
    E pse tė mos mbahej ashtu? Ajo ishte vajze e vetme! Pėr Mozėn kujdeseshin tė gjithė njerėzit e shtėpisė: babi, mami, gjyshja, dhe gjyshi. Nė shtėpinė e Mozės degjohet vetėm emri i saj.
    Ju nuk i keni parė ndonjėherė lodrat e Mozės; tė gjitha lodrat e pazarit ia kanė blerė dhe ia kane prurė nė shtėpi: kukulla lloj-lloj, topa tė vegjėl e tė mėdhenj, kuti me qėndisma, enė guzhine... Moza ka edhe njė biēikletė, ka edhe makinė tė vogėl, me tė cilėn i bie rreth e pėrqark pallatit.
    Ne, tė tjerat, jo se nuk kemi lodra, kemi, po nuk kemi aq shume dhe s'janė aq tė bukura si na duken ato tė Mozės.
    Dhe, tė themi tė drejtėn, lodrat e Mozės na prishin gjithmonė mėndjen, sepse nė tė vėrtetė nuk na pėlqente Moza llasticė, por lodrat dhe sendet e saj na tėhiqnin.
    Gjithmonė ndodhte kėshtu: Mozėn e merrte mami ose gjyshja dhe e fuste brėnda nė shtėpi, ne ktheheshim tė mėrzitura dhe vazhdonim lojėn. Na vinte inat qė gjyshja dhe mami i saj nuk na jepnin kurrė tė drejtė. Vetėm Sava thoshte e zemėruar:
    -Do ta shohė ajo, do ta shohė! Llastica!
    Po nuk kalonte shumė dhe Moza zbriste prapė ne oborr me ndonjė kukull tė madhe nė duar ose me makinėn qė ia mbante gjyshja. Ah, sa tė bukura na dukeshin ato! Nė fillim ne bėnim sikur nuk e shikonim, po dalėngadalė na ikte inati, dhe duke parė lodrat e Mozės, harronim lojėn. E para e linte lojėn Eva. Ajo thoshte :
    -Unė nuk loz mė, se u lodha.
    Dilte nga loja dhe pas pak i afrohej Mozės. Moza ia jepte menjėherė kukullėn ose ēdo gjė tjetėr qė kishte nė dorė dhe, si pėr inat, shikonte nga ne. Ne tė tjerat, tani nuk kishim mė mėndjen tek loja dhe njė nga nje largoheshim, deri sa loja prishej fare. Ikte Klara, ikte Tina, ikte Edita ... dhe mbeteshim vetėm unė dhe Sava. Ne tė dyjave, jo se nuk na pelqenin lodrat e Mozės, na pelqenin shumė, po se si na vinte, ashtu. Na kapte inati. Ishte Moza fajtore dhe, nė vend qė tė vinte ajo tek ne, venim ne tek ajo. A ishte e drejtė kjo? Nuk ishte hiē e drejtė, po hajde t'ua mbushje mendjėn Evės, Klarės, Editės, Tinės. Ato zemėroheshin kur Moza na prishte lojėn, po kur dilte nė oborr me lodrat e saj, e harronin shpejt zemėrimin dhe i afroheshin e loznin sikur nuk kishte ndodhur asnjė.
    Ah, sikur ta dini sa nxehesha unė e Sava, sidomos Sava. Ta shikonit Savėn si behej. Donte tė shkonte t'u prishte lojėn, t'i shante, biles nganjėherė i hipte ne kokė t'i rrihte. Po une s'e lija.
    -Hajde ikim, - i thosha, - Punė e madhe!
    Ah, ēfare dinake ishte ajo Moza! I nxirrte lodrat sa tė na prishte lojėn, e t'u merrte mėndjen atyre "budallaqeve" dhe pastaj e dinte vetė ajo. Sepse gjithnjė ndodhte kėshtu: Ua linte pak lodrėn nė dorė dhe ua merrte. U thoshte : "Mjaft tani, se mė flet mami!"
    I mbante sa i mbante, pastaj i dėbonte. Po i dėbonte!
    U thoshte :"Ikni, tani se nuk loz mė!, Ikni se do loz vetė!, Ikni se u mėrzita!"
    Kėshtu na kishte dėbuar njėherė edhe mua me Savėn dhe ne qė atė ditė nuk shkelnim mė nė shtėpinė e saj. Pse, ē'ishim ne, shėrbėtoret e Mozės?!
    Po hajde t'ua mbushje mendjen tė gjitha shoqeve tė pallatit, qė i venin Mozės. Ato kujtonin se ne e kishim inat kot Mozėn, sikur ia kishim zili lodrat.
    Po ne nuk na bėhej vonė.
    Kaloi kėshtu njė javė, njė muaj, dy, kur njė ditė Klara na u zemėrua aq keq me Mozėn, se s'duronte ta shihte me sy. I kishte mbajtur bukėn e lyer me gjalp, kurse, Moza kishte bredhur me biēikletė dhe pastaj i kishte thėnė:
    "Pse ma ke lėpire gjalpin?"
    Njė ditė tjeter iku dhe Tina nga Moza. Ikėn me rradhė dhe tė tjerat. E fundit iku Eva. Tė gjitha nuk i flitnin mė Mozės. Ajo ishte llasticė, qe s'i gjėndej shoqja!
    Kėshtu, Moza mbeti vetėm, pa shoqe. Ta shikoje kur zbriste shkallėt e dilte nė oborr; ngarkohej me gjithė ato lodrat, merrte edhe biēikletėn dhe makinėn e vogėl, por asnjė nuk i afrohej. Ne as e shihnim, as i flitnim, por vazhdonim lojėn. Asaj i vinte plasje.
    Nė fillim priste t'i shkonte ndonje nga ne. Por, kur pa qė asnje nuk i vajti, zuri tė na thėrriste me emėr:
    -Eva do tė lozėsh? Na.
    Zbriste nga biēikleta dhe priste t'i shkonte Eva por ajo nuk luante nga vėndi, biles edhe kur i prishej mendja, Sava e shikonte me inat dhe Eva nuk guxonte.
    Erdhi njė ditė qė Moza mbeti pa shoqe fare. Lozte me Blertėn, qė ju s'e njihni, me njė vajze tė vogėl, qė s'ka mėsuar akoma tė flasė. Ne kjo na gėzonte.
    Por Moza u mėrzit shumė dhe si duket u tha mami dhe babit. Zbriti mami i saj dhe na tha:
    -Vajza, pse s'lozni me Mozėn?
    Ne nuk folėm njėherė, por Sava, qė ėshtė brisk nga goja, i tha:
    -Moza ėshtė llasticė!
    -I marrsh tė keqen Mozės, - u degjua zėri i gjyshes nga dritarja, - llasticė je vetė!
    Mami i Mozės u zemėrua, por jo me ne, me gjyshen. Ajo nuk foli mė. Mori Mozėn dhe iku. Nga kjo ne kuptuam se edhe mami i saj nuk donte qė Moza tė ishte llasticė.
    Tani Moza rri fare vetėm. Nuk i zbret mė lodrat. Na shikon ne qė lozim dhe as na flet, as na nget.
    Herėn e fundit ndodhi kėshtu: Ne po loznim prapa pallatit me litar. Kur papritmas u fut nė mes Moza dhe deshi tė hidhej. Sava, qė rretullonte njė anė tė litarit, sapo e pa, ndaloi lojėn. Anėn tjetėr tė litarit e mbante Eva.
    -Tunde Eva! - tha me gjysėm zeri Moza.
    Por edhe Eva e lėshoi litarin.
    -Ti je llasticė! - tha njė nga ne.
    Padashur ne u grumbulluam dhe e vumė Mozen nė mes. Ajo mbante kokėn ngritur, po sytė i kishte ulur poshtė.
    -Ti nuk je shoqja jonė, - tha Sava. - ti ke shoqe vetėm veten.
    Ajo uli menjėherė kokėn.
    -Llasticė! - thirri Eva
    -Llasticė! - thirrėm edhe ne tė tjerat.
    Moza mbuloi me duar fytyrėn dhe menjėherė ia plasi tė qarit. Ne nuk folėm fare, as unė, as Sava, asnjė. Ajo qante pa zė, por i gjithė trupi i dridhej. Ne kishim bėrė njė rreth pėrqark saj.
    -Hajde vajza vazhdojmė lojėn! - thirri Sava dhe kapi litarin. Ne u shpėrndamė dhe, kur filluam tė lėviznim litarin, ajo iku me vrap pėr nė shtėpi.
    Qysh atė ditė, Moza e kuptoi gabimin, e kuptoi se ishte bėrė llasticė dhe llasticat nuk kanė shoqe.
    Ajo vėrtetė kishte shumė lodra, kishte mamin, babin, gjyshen dhe gjyshin, por ato nuk ishin shoqe. Nuk ishin ato shoqet me tė cilat rri dhe loz gjithė ditėn. Ajo nuk ishte e gėzuar si vajzat e tjera tė pallatit tonė.
    Nje ditė ajo po zbriste shkallėt e pallatit. Dalėngadalė ajo u afrua aty ku po loznim ne dhe na pyeti :
    -A tė loz edhe unė?
    Ne po shikonim nga Sava, asaj i erdhi keq, edhe ne na erdhi keq kur pamė sytė me lotė tė Mozės.
    -Mirė, - tha Sava.
    Ajo e gėzuar u fut nė lojė, dhe prej asaj kohe, Moza e kuptoi gabimin e saj dhe ne nuk e thėrrisnim mė llasticė.
    Cuteness !

  2. #2
    .:.ClaSSy.:. Maska e GoDDeSS
    Anėtarėsuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    Detroit, MI
    Postime
    690
    lmao sa kam qesh...e kam pas shume qejf kete filem por kam shume kohe qe se kam pare...me hoqe mallin zemra!!
    And all I can taste is this moment
    And all I can breathe is your life

  3. #3
    Licking da lolly pop Maska e Korcare_lozonjare
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    ***EastSide***
    Postime
    341
    Kur kam qene e voge vdiqja pete filimin e kam pasur shum qejf po prap kam vite pa epar..
    100%SHQIPTARE
    I wrote ur name in the sky
    But the wind blew it away
    I wrote ur name in the sand
    But the waves washed it away
    I wrote ur name in my heart
    And 4ever it will stay

  4. #4
    pa emer Maska e Shkoder_Gurl
    Anėtarėsuar
    29-01-2003
    Vendndodhja
    ne boten time
    Postime
    398
    ooo sa m'ka pelqy ky filmi
    yhyyy sa kam pa e pare
    sa mire bane qe e hape kte tem sis...se me kujtova ca gjera qe kisha harruar
    muaahz te pershendes
    ne qefin tim

  5. #5
    °»¤«°mģ§§ÆŠee°»¤«° Maska e ^BabY__GirL^
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    babys heart :)
    Postime
    325
    sa na ka marre malli te lumte dora moj sirena e vogel qe na e vure ktu...muahzz zemla
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    The Heart Has Reasons That Reason Cannot Know

  6. #6
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    16-10-2003
    Vendndodhja
    italy
    Postime
    94
    me ka pas pelqyr shume filmi
    sa vite kam pa e pare...

    flm sirena

    baci

  7. #7
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anėtarėsuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Mua me kishte marr malli vete, dhe e vetmja menyre per ta
    sjelle prap kujtimin e ketij filmi ishte tregimi i Mimoza Llastices.
    Kush e di kur do na jepet prap rasti ta shohim kete film...
    Cuteness !

  8. #8
    kur kam qene e vogel vdisja per ket filmin
    kam gjithe ato kohe pa e pare
    Baby_girl

  9. #9
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    o lal un kam qejf ate tjetrin ''Beni ecen me kembet e komshies''(jo komshien e forumit jo looooool)
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  10. #10
    heheheh e kam kete filmin ne kaste
    is cute
    i like it
    kush do vije ta shofi ke shpia ime e te urdheroje loool
    --------------------------

  11. #11
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    Citim Postuar mė parė nga BarBie_GirL
    heheheh e kam kete filmin ne kaste
    is cute
    i like it
    kush do vije ta shofi ke shpia ime e te urdheroje loool
    o barbie vija une po kam frike se mos me ben ndonje gje ti...

    se anej nga usa te hedhin ne gjygj edhe per nje shikim...

Tema tė Ngjashme

  1. Filmi: Mimoza Llastica
    Nga Albo nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-04-2017, 10:54
  2. Mimoza Ahmeti
    Nga Dita nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-05-2004, 08:13
  3. Mimoza Ahmeti (Hametaj) Kallfa
    Nga Fiori nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-07-2003, 11:14
  4. Mimoza..
    Nga erzeni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-12-2002, 07:44
  5. Mimoza "llastica" rikthehet nė botėn e filmit .
    Nga elda nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-10-2002, 00:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •