Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)

    MISIONI AMERIKAN NË SHQIPËRI (1946)


    --------------------------------------------------------------------------------

    Tiranë, 7 gusht 2003 / Çerçiz LOLOÇI

    Më ranë në dorë disa dokumenta tepër interesante. Është fjala për korespondencën sekrete ndërmjet misionit jozyrtar të SHBA në Tiranë dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, gjatë vitit 1946.

    Materiali që i referohet Shqipërisë titullohet :

    “Përpjekja për të arritur një bazë të kënaqshme për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Tërheqja e misionit jozyrtar të SHBA “.

    Përfshihen në të 26 nota sekrete të këtij misioni drejtuar Sekretarit të Shtetit, apo anasjelltas, të cilat përfshijnë periudhën nga 29 janari deri më 19 nentor 1946.

    Siç dihet më 8 maj 1945, një delegacion apo mision jozyrtar i SHBA, ishte dërguar në Shqipëri për të parë gjëndjen në vend dhe për të njohur karakterin e Qeverisë Shqiptare, të krijuar pas mbarimit te Luftës së Dytë Botërore, praktikisht te qeverisë komuniste Shqiptare të Enver Hoxhës.

    Qëllimi i këtij misioni ishte përcaktimi në se duhej njohur apo jo kjo qeveri si dhe, në se do rivendoseshin marrëdhëniet dilomatike midis SHBA dhe Shqipërisë.

    Dhe misionit, për të arritur deri në njohjen e Qeverisë Shqiptare nga Qeveria Amerikane, i duhej të studionte realisht gjëndjen në vend. Ai i paraqiti Qeverisë Shqiptare disa kushte ku kryesoret ishin :

    1. Zhvillimi i zgjedhjeve të lira në Shqipëri ;
    2. Njohja e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtarë, ku Shqipëria kish qenë pjesëtare, si dhe ato dypalëshe midis Shqipërisë dhe SHBA, të vendosura para 7 prillit 1939.

    Kryetari i këtij misioni fillimisht ishte Xhejkobs dhe në të material përfshihet kryesisht korespondenca e tij me Sekretarin e Shtetit të SHBA ( më pas Xhejkobs u zëvendësua nga Henderson ).

    Ndërkaq, që të dali më e qartë e vërteta e punës së këtij misioni, mu desh të lexoja dhe të ballafaqoja, thëniet e misionit amerikan me ato të Kryetarit të Shtetit Shqiptar të asaj kohe , Gjen.Kol. Enver Hoxhës, të shkruara prej tij në librin me titull : “ Rreziku Anglo-Amerikan për Shqipërinë (kujtime), botim i Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë KQ të PPSH, nga Shëpia Botuese “ 8 Nentori”, Tiranë , 1982.

    Dhe po e nis pikërisht me këto “kujtime”. Enver Hoxha në këto kujtime shkruan “Amerikanët nga anae tyre.. pak më vonë, dërguan një mision civil të kryesuar nga Xhejkobs me ndihmës agjentin e vjetër amerikan në Shqipëri, Herry Fulcin” ( faqe 344-345 ).

    Lidhur me misionin dhe me kushtet që paraqiti misioni në emër të Qeverisë Amerikane ,Enver Hoxha i paska thënë Xhejkobs-it ( s’dihet kur dhe si ? ) :

    “ Spjegimet që më bëtë rreth misionit tuaj dhe shtytjes së njohjes së Qeverisë tonë, Z. Xhejkobs më duken jo bindëse. Formula juaj se “njohja duhet të vijë mbas sqarimit të gjëndjes në Shqipëri”, është absurde ( faqe 354 ).

    Disa faqe më poshtë sh. Enver kujton : “ Fulci nga ana e tij , shpresonte se të gjithë ish nxënësit e Shkollës Teknike Tiranë, do ishin me të ( faqe 362 )… “ Ai priste edhe nga një burim tjetër. Gjatë kohës së luftës Fulci kishte përgatitur edhe “ djemtë”, në kursin special që kishte ngritur SBS-ja në Itali ( Secret Balcan Service ) ( faqe 363 ).

    Duke i ballafaquar, madje pothuajse pa asnjë koment, këto nota të këtij misioni me “kujtimet” e Enver Hoxhës, gjithkush , natyrisht po të dëshirojë, do të arrijë të kuptojë të vërtetën…


    I. GJËNDJA E SHQIPËRISË - MARRËDHËNIET SHQIPËRI - SH B A.

    Që në mesazhin e parë të këtij materiali ( telegrami 711.75/ 1-2046 të datës 29 janar 1946) , Xhejkobs i shkruan Sekretarit të Shtetit ( në vazhdim me sa kuptohet edhe të mesazheve të mëparshme ) se : “…. Une paraqes ndjenjën jo shoqërore në rritje të regjimit këtu, kundrejt SHBA”..

    Ai ve në dukje se : “ Për prestigjin tonë ndaj sovjetikëve, në Shqipëri po zhvillohen aktivitete të ndryshme”. Në të theksohet se “ Legata Sovjetike është e plotë, pothuajse të gjithë pjesëtarët janë këtu së bashku me gratë e tyre, se ata jetojnë në pesë shtëpi”…. “ Këta nëpunës, kryesisht ushtarakë, shikohen shpesh në vende publike me zyrtarë shqiptarë… “ se : “ Në qytet ka edhe shumë sovjetikë, që thuhet se janë teknikë ( … janë disa qindëra )…. Dhe priten të vinë tjerë…...”

    “…. Brenda vetë qëverisë po del në pah një grup pro jugosllavëve dhe sovjetikëve….

    Për të orientuar Kushtetutën e re sipas vijës sovjetike. Kjo ka ngjallur një frymë opozite midis radikalëve moderues… Grindja shkaktoi arrestimin e anëtarëve të të ashtuquajturës opozitë, si Kokoshin, Asllanin dhe Larry Post * ( alias Llazi Papapostoli)…

    Lidhur me këtë Enver Hoxha shkruan : “ Ende pa u çliruar Shqipqria, kishte ardhur nga Amerika një farë Llazar Papapostoli, me emrin e amerikanizuar Llary Post. Ky do shërbente si Këshilltar politik pranë misionit amerikan dhe në të njëjtën kohë do të lidhej me agjëntët e vjetër për të hedhur bazat e para të grupeve të spiunazhit e të sabotatorëve. Por këto grupe morrën formën e organizuar, sidomos me ardhjen në mars 1945 të Mr. Fulcit, i cili e mori vetë drejtimin e tyre ( faqe 390)…. “Këto synime i pohuan vetë këta armiq para qjyqit, vetë ata pohuan botërisht, se selitë e misionit anglo-amerikane ishin shnderruar në ofiçina ku kurdiseshin komplote, atentate e sabotime, ku hartoheshin plane për sulme të armatosura e për zbarkimin nga jashtë ( faqe 390)…

    … Me rëndësi qe edhe zbulimi i sabotatorëve të tharrjes së kënetës së Maliqit. Disa ish “nxënës” te tij ( Fulcit …. S.H: ), që kishin bërë sabotime për tharrjen e kenetës së Maliqit, u zbuluan. Kjo ishte humbje e madhe për misionin amerikan, sidomos për Fulcin. E ndien thellë frikën dhe para se të fillonte gjyqi, Xhejkobs dhe Fulc, ikën nga Shqipëria. Një pjesë e misionit amerikan qëndroi për të ndjekur ngjarjet …” ( faqe 391 ).

    Ndërkaq në lidhje me vëmendjen për krijimin e opozitës në Shqipëri, siç e kërkonin aleatët, Enver Hoxha “kujton” : “ Opozitën e hoqi qafe lufta, revolucioni popullor, sepse ajo ra në prehrin e pushtuesve dhe u kompromentua…. Nuk është e thënë se po s’pati opozitë, nuk ka demokraci “ ( faqe 367 ).

    Natyrisht në dritën e sotme, këto thënie janë jo vetëm të pakuptueshme, por edhe qesharake, për një vend që pretendon të jetë demokratik…. Por le të kalojme më tej, me zhvillimin e ngjarjeve në Shqièpëri.

    Telegrami i Xhejkobs, vazhdon : “Efektivisht pozita jonë është ftohur shume. Kjo duket edhe në mospranimin ……. edhe të gruas së kujdestarit Marinscak….” “ Ndërkohë nuk jepen leje kalimi për udhëtime jashtë Tiranës…. Injorohet çdo lloj kërkese që ka lidhje me qytetarë amerikanë dhe tregohet një qetësi e plotë për çështjen e traktateve, me gjithë që kopjet e këtyre traktateve iu dorëzuan Hoxhës, qysh më datën 16 janar…

    … Pika kulminante arriti mbasditën e datës 28 janar, ku të gjithë nëpunësit e huaj me punë në mision dhe personat e shërbimit, përdorur nga shtabi ynë…. u paralajmëruan për t’u larguar nga Shqipëria, brënda datës 15 shkurt. Këtu përfshihet edhe Rudolf Marinscak, i cili shërben dhe paguhet për shumë vjet nga qeveria jonë dhe që kreu edhe shërbim në mbroktjen e pasurisë sonë, gjatë viteve të pushtimit”. ( Kjo sipas Xhejkobs ishte në kundërshtim me marrëveshjen që ruhet në shkëmbim të notave të marsit 1945 ).

    Që në këtë telegram bien në sy disa probleme që e shqetësonin misionin jozyrtar të SHBA në Shqipëri si :

    1. Afrimi i dukshëm i Qeverisë Shqiptare me sovjetikët dhe jugosllavët dhe kufizimet e shumta dhe pengesat që i nxirreshin misionit amerikan në Tiranë ;

    2. Cështja delikate dhe e rëndësishme, që përbente edhe një nga kushtet bazë për njohjen e Qeverisë Shqiptare nga ana e Qeverisë së SHBA, ajo e njohjes së traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, dy apo shumëpalëshe, të firmolsura nga Shqipëria para 7 prillit 1939, për të cilat , me gjithë që i janë dorëzuar kryeministrit shqiptar Enver Hoxha, tregohet një qetësi apo heshtje e plotë. ( Ky problem më poshtë do të shtjellohet më hollësisht).

    Në telegram theksohet edhe : “ Në shtyp dhe në radio vazhdon fushata kundër SHBA… u vu në lojë Stettinus, përfaqësuesi amerikan ne UNO ( OKB-… S.H.) …. Nje tjetër komentator ka vënë në lojë UNRAN (“ ajo solli në Shqipëri “ Frogs” = xhipsa për të vrarë qentë”), gazeta “Bashkimi”, me një ton therrës, shprehu keqardhjen për aleatët amerikanë e ata anglezë, të cilët janë duke i dhënë strehim në Italine neofashiste krimineleve të tillë të luftës, si Kadri Cakrani dhe Xhelal Staravecka ( apo edhe Xhafer Devas )…”

    Në telegramin 711.75/2-546 , më 5 shkurt 1946, Xhejkobs i shkruan Sekretarit të Shtetit se : “ Qysh nga mezi i dhjetorit, kur u mbajt Konferenca e Moskës, këtu është rritur shumë influenca sovjetike… që gjithçka që bën Qeveria Shqiptare, e bën e drejtuar nga një grup komunist, pro sovjetik, me pëlqimin e autoriteteve sovjetike e ndoshta nën drejtimin e ryre “.

    Në telegramin 711.75/2-846 të datës 10 shkurt 1946, Xhejkobs i shkruan Sekretarit të Shtetit : “… Në qoftë se nuk protestojmë fort kundër autoriteteve sovjetike, të cilët vetëm pak javë pas njohjes së një shteti ballkanik, kanë bërë që ideologjia e tyre të penetrojë thellë në radhët kesaj qeverie, të inaguruar dhe njohur nëpërmjet veglave të tyre, duke zbatuar një program frike dhe raprezaljesh kundër gjithë opozitës.…, atëherë ne duhet të mendojmë që autoritetet sovjetike do ndjekin të njëjtën rrugë si ajo e Rumanisë, Bullgarisë e Koresë, menjëherë sa të akordohet njohja…

    …Unë jam i sigurtë se ajo çka ka ndodhur këtu…. u është imponuar autoriteteve shqiptare nga një grup i vogël komunistësh shqiptarë, të cilët bashkëpunojnë ngushtë me Moskën…

    … Në rast se këtu duhet ndërmarrë ndonjë veprim, kjo duhet bërë drejt Moskës, në bazë të angazhimeve të Jalltës. Ne duhet të shprehim habinë tonë në drejtim të transformimit të shpejtë të ndodhur, ku këtu po vinë një numër i konsiderueshëm sovjetikësh dhe një sasi e madhe furnizimi me armë”.

    Në telegramin e datës 28 shkurt 1946 ( Nr. 711.75/2-2846), Xhejkobs i raporton Sekretarit të Shtetit se : “ Duket qartë se Shqipëria është kthyer në shtet satelit të BS dhe Jugosllavisë…. Këto dy shtete shpresojnë që Shqipëria të pranohet anëtare e UNO-s, duke i shtruar kështu një tjetër votë bllokut sovjetik. Në rast se në sesionin tjetër të UNO-s, Shqipëria nuk pranohet, atëhere Shqipëria do kthehet në një njësi të Federatës Jugosllave. Une jam i sigurtë se shumica e shqiptarëvë kundërshtojnë infiltrimin e dominimit sovjetik si dhe bashkimin me Federatën Jugosllave.

    Sipas prononcimeve zyrtare dhe neneve të propozuara për Kushtetutën e re, duket qartë se regjimi i tanishëm dhe keshilltarët sovjetikë, po ngrejnë një sistem ekonomik shqiptar të kontrolluar nga Shteti, sipas modelit sovjetik…

    ….gjithashtu, si pjesë e procesit te sovjetizimit, të gjithë të huajt…( Hoxha indirekt, bën fjalë për shumë vetë ), përfshi edhe amerikanët, do të dëbohen nga Shqipëria. Për shqiptarët nuk lejohet emigrimi dhe udhëtimi jashtë shtetit, përveçse në shtetet satelite te BS.

    Po si pjesë e procesit të sovjetizimit, çdo lloj opozite do të shtypet me ndihmën sovjetike e atë jugosllave, në rast se do të jetë e nevojshme. Fëmijët e shkollave nxiten dhe u jepen lëvdata, kur ata spiunojne për mësuesit dhe prindërit. Rast më tipik merret arrestimi i grupit Kokoshi-Asllani, i cili desh të krijonte një parti të dytë në zgjedhjet e dhjetorit, vitin e kaluar..

    Grupi komunist këtu është i vendosur dhe flet në të mirë të fakltit, se është më mirë që këtu të ndjehet prezenca e Rusisë, e jo si regjimi i kaluar…

    … Duke folur për historinë e Shqipërisë…. Unë po arrij afër pikëpamjes se populli shqiptar mund të mos jetë i përgatitur për pavarësi. Nga ana tjetër, shqiptarët përbëjnë një minoritet të gjërë e të fortë, për të penguar inkludimin ose ndarjen midis Jugosllavisë e Greqisë, duke krijuar probleme serioze minoriteti në këto shtete, për rrjedhojë do të kalohet në ashpërsim të situatës në Ballkan. Pra fillimi flet për një zgjidhje nën kujdestarinë e UNO-s….”

    Në telegramin 768.75/4-1246 të datës 12 prill 1946, Xhejkobs i raporton Sekretarit të Shtetit se : “ Siç është thënë në telegrame të ndryshme, vala e terrorit ka përfshirë Shqipërinë qysh në muajin janar, kur grupi komunist inaguroi procesin e sovjetizimit. Njerëzit spiunohen, hiqen nga shtepitë e tyre ( si në Tiranë për të lëshuar shtëpi për sovjetikët ), futen ne burgje ose kampe përqëndrimi dhe lirohen nga postet qeveritare, pa marrë parasysh racën dhe besimin.”

    Ndërsa në telegramin 875.00/4-2046 të datës 20 prill 1946, Xhejkobs i rekomandon Sekretarit të Shtetit se . “ Para dhënies së njohjes, departamenti duhet të jetë i interesuar : së pari, duke qënë se regjimi i tanishëm me një sistem të vetëm një partie, i cili shtyp pa mëshirë çdo lloj opozite, në këtë rast kërkohen garanci të forta, që grupet jo parti të qeverisë, të gëzojnë lirinë e fjalës dhe të përdorin organëet e shtypit, njësoj si ato të qeverisë. Se dyti, si rezultat i një shpërndarjeje të gjërë të literaturës sovjetike dhe kufizimit të asaj tonës, ne duhet të kemi të drejta të barabarta… Se treti, duke qenë se kundër anëtarëve të misionit tonë ushtrohet vëzhgim, përfshi edha ata persona që na bëjnë ne vizita, kerkohen garanci që misioni dhe shtabi i tij, të lejohen të krijojë marrëdhënie miqësore me shqipëtarë, por që këta të mos jenë subjekt vëzhgimi nga ana e policisë.

    Se fundi,…. Kur në bashkëpunuam me Britaninë e Madhe dhe BS për çështjen e Shqipërisë nuk menduam që autoritetet sovjetike të avanconin kaq shumë dhe të kontrollonin gjithë vendin… Në rast se bëhet fjalë për një vend të pushtuar, ku sipas deklaratës së Krimesë, tre fuqitë e mëdha duhet të bashkëpunojnë në mënyrë të barabartë, ky shtet është Shqipëria.

    Me gjithate, pa asnjë justifikim, sovjetikët kanë avancuar shumë, dhe nëpërmjet grupit komunist kanë manipuluar plotësisht makinën e qeverisë, për të patur kontroll të plotë me ekskludimin e SHBA dhe Britanisë ose ndonjë fuqie tjetër”.

    Në telgramin 740.00-119 datë 26 prill 1946, që Xhejkobs i dërgon Delegacionit të SHBA në Këshillin e Ministrave të Jashtëm në Paris, ai shtron problemin e kufirit shqiptaro-grek.

    Ai thotë : “ Pas studimit të këtij problemi mendoj se kërkesa greke nuk është e justifikueshme. Aprovimi i kësaj kërkese do bëjë që Shqipëria të mos jetë në gjëndje të ekzistojë si shtet i pavarur, thjesht nga ana ekonomike.

    Po këtë problem, Xhejkobs, në telegramin Nr. 234, datë 23 prill 194, theksonte se Këshilli i Ministrave të Jashtëm duhet të gjejë ndonjë farë mënyre për të zgjidhur problemin e kufirit shqiptaro-grek, duke bërë dhe këtë vlerësim : “ Vazhdimi i kërkesës së vjetër të palës greke, prek seriozisht paqen në Ballkan, i jep rast Shqipërisë të mbajë të mobilizuar ushtrinë, ndërsa sovjetikëve të hiqen si mbrojtës të Shqipërisë së vogël, duke i dërguar asaj furnizime me armë dhe këshilltarë sovjetikë.”

    Në telegramin 711.75/4-1546 të datës 8 maj 1946, që Sekretari i Shtetit Acheson i dërgon Xhejkobs-it, vihet në dukje se . “ Qeveria e SHBA i referohet njoftimit te 12 prillit, ku Hoxha deklaron dëshirën e regjimit të tij për eliminimin e keqkuptimeve, që mund të dëmtojnë marrëdhëniet midis SHBA dhe Shqipërisë dhe kërkon qartësimin e raporteve të Radio Londrës, Rojterit dhe shtypit amerikan lidhur me rezolutën e paraqitur në Komitetin e Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, për “ Epirin e Veriut”( Shqipëria Jugore ).

    Qeveria e SHBA … i kujton gjeneral Hoxhës faktet e mëposhtëme :

    1.Më 19 shkurt 1945, senatori Pepper paraqiti rezolutën e mëposhtëme, e cila iu referua Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. “ Sipas Senatit, me kuptimin Epiri i Veriut ( përfshi edhe Korçën ) dhe 12 ishujt e detit Egje, të njohur si ishujt Dodekanezia, ku predominon një popullësi plotësisht greke, duhet t’i kalojnë Greqisë, në bazë të një Konference Paqeje dhe të përfshihen në territorin e Greqisë;

    2.Kjo rezolutë doli pa amendament nga Komiteti më 27 mars 1946. Senati nuk ka marrë asnjë veprim për këtë rezolutë.

    Megjithatë, veprimi i Senatit …. Nuk duhet marrë si diçka që ka të bëjë me qëndrimin e ekzekutivit të Qeverisë Amerikane, lidhur me vlerën ose të qënit pro ose kundër çështjes së propozimit në fjalë.

    Në telegramin 711.75/10-1646 të 16 tetorit 1946, kur Hoxha vazhdon se SHBA kanë treguar shënja jo miqësore kundrejt Shqipërisë, duke përkrahur kërkesat greke në Konferencën e Parisit për çështje territori kundrejt Shqipërisë, Unë ( Henderson – tanimë zëvendës i Xhejkobs në misionin amerikan në Tiranë ) kalova në mos renie dakort me Hoxhën, duke shënuar se, SHBA, në asnjë kohë nuk ka përkrahur kerkesat greke për Epirin e Veriut. Por ai kundërshtoi…. mandej, Hoxha tha se mund të ishte keqinformuar. Ai tha se SHBA kishin votuar në favor të vendosjes së kërkesës greke në rendin e ditës së Konferencës, gjë që është njësoj sikur të votosh kundër Shqipërisë.

    Kaluan 45 minuta të kota për ta bindur Hoxhën … se ne ishim duke ndjekur politikën tonë për ruajtjen e pavarësisë së Shëipërisë dhe dhenies së një vlerësimi për çdo kërkese për ratifikime kufitare.

    Unë i thashë se në SHBA, koncepti i drejtësisë nënkupton të drejtën e kujtdo për të paraqitur akuza kundër kujtdoje dhe detyra e gjyqtarëve për dëgjimin e akuzave…. Në qoftë se akuzat janë pa baza, gjyqi do i zbulojë…. Dhe do marrë vendim pezullimi…..

    Gjeneral, cili do ishte reagimi juaj në qoftë se Shqipëria do kërkonte futjen në rendin e ditës të Konferencës së Paqes…. për hir të argumentit të rajonit të Kosovës dhe në rast se delegacioni i SHBA do votonte kundër dhënies së Shqipërisë të së drejtës për futjen e kësaj kërkese në Konferencë ?

    I vetmi koment i Hoxhës ishte ky : “ Ky nuk përbën një rast analog, sepse ne nuk jemi duke shtruar problemin e kërkesës për rajonin e Kosovës nga aleatja jonë Jugosllavia…”

    Po për këtë pikë, Xhejkobs theksoi se : “ Sepse SHBA kishin theksuar vazhdimisht të qënit e Shqipërisë një shtet i pavarur dhe po qe se gjysma e Shqièpërisë Jugore i kalonte Greqisë, Shqipëria nuk mund të qëndronte si shtet i pavarur.”

    Në letrën e Hoxhës , në përgjigje të letrës së Henderson-it, të datës 5 nentor 1946, theksohet edhe : “ Nga ana jonë është punuar gjithmonë për të gjetur rrugëzgjidhje për këtë çështje ( atë të traktateve… S.H.), e cila ka penguar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midid dy popujve tanë, të cilët janë lidhur me një miqësi të ngushtë në të kaluarën dhe në luftën e përbashkët të fundit. Populli shqiptar ka ushqyer dhe ka një simpati të madhe për popullin mik amerikan dhe i vjen keq që..”

    X
    Sa të vërteta janë njoftimet që misioni amerikan në Shqipëri i dërgonte Sekretarit të Shtetit mbi gjëndjen në Shqipëri, shqiptarët i dinë fare mirë.

    Shqipëria, nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, u bë fillimisht vasale e Jugosllavisë së Titos ( 1941-1948), së cilës i fali edhe Kosovën.

    Pas prishjes me Titon, ajo u bë “bishti” i BS , i gjakatarit Stalin, nga i cili mësoi se si duhet të shpëtohet nga “ armiqtë” e socializmit ( sipas parimit komunist : armik që nuk të bën dëm është ai që nuk jeton më, që vritet.

    Dhe “ armik” ishte kushdo që i dukej i tillë , në ndonjë ëndërr të keqe Enver Hoxhës… S.H. ). Por edhe miqësia e pathyeshme, e pavdekshme midis Shqipërisë Socialiste dhe Bashkimit të Madh Sovjetik, zgjati pak më shumë se një dekadë.

    Por shqiptarët tashmë i dinë fare mirë të gjitha këto dhe e quaj krejtësisht të panevojshme që une t’i përmend më gjatë…

    Miqësia e madhe e popullit shqiptar me popullin amerikan, siç thotë Enver Hoxha në letrat e tij, të shkruara më 1946, shpejt u kthye në një armiqësi të llahtarshme të RPSSH ndaj imperializmit me në krye Imperializmin amerikan, xhandarin e popujve të të gjithë botës…

    C’është e vërtetë historia vonon, por nuk harron. Tanimë për ne shqiptarët , SHBA është kthyer në kampionin e paqes, kampionen e demokracisë…


    II TRAJTIMI I MISIONIT AMERIKAN NË SHQIPËRI

    Enver Hoxha “kujton” : “ Këto misione ( anglezi dhe amerikani ) ishin gjoja paqësore, misione aleatësh “që do informonin qeveritë e tyrë” për zhvillimin e gjëndjes së Shqipërisë, karakterin e vet… që të përgatitnin njohjen e saj nga qeveria angleze dhe amerikane ( faqe 360 )…

    …. Por këto dy shtete të mëdha nuk mund të duronin ekzistencën e një shteti komunist, siç ishte Shqipëria, ku në pushtet ishte populli i udhëhequr nga Partia Komuniste..” ( faqe 362 ).

    Lidhur me këtë çështje Kenuan, i ngarkuari i SHBA në BS, në telegramin e tij 711.75/2-146 të datës 1 shkurt 1946 , nga Moska , dërguar Sekretarit të Shtetit, provon dhe kërkon që SHBA, pra dhe misioni i saj në Shqipëri, të veprojë efektivisht, sepse ajo që thotë Xhejkobs qëndron kaq afër pikëpamjes së Moskës. Në të kundërt misioni duhet të tërhiqet nga Shqipëria”

    Ja ku ndeshemi shpejt me idenë e tërheqjes së këtij misioni, pra që më 1 shkurt 1946…”…në se ai diskriminohet dhe nuk trajtohet njësoj me atë të misioneve ruse apo jugosllave”.

    Në këtë telegram Kenuan thekson se : “ … Nuk ka kërkund njerëz më aktivë e të ndjeshëm në çështjet që kanë të bëjnë me “ veprime dredharake “, siç mund të thuhet për ata rusë, të cilët punojnë në prapaskenë në Shqipëri"”

    Më datën 4 shkurt 1946 ( me telegramin 717.75/2-446), Xhejkobs i njofton Sekretarit të Shtetit edhe për çështjen e personelit të huaj në misionin amerikan në Shqipëri… “Edhe pse për emrin e Marinscak-ut nuk flitet asgjë, unë mendoj se Hoxha dhe autoritetet shqiptare s’kanë ndërmend të thonë asgjë tjetër. Rasti i Marinscak-ut, është i veçantë”. Dhe Xhejkobs njofton : “…. Misionet e SHBA, Britanisë së Madhe dhe UNRA, kanë qënë gjithmonë nën vëzhgim, por tani ky vëzhgim është bërë më i rreptë. Shumë pak shqiptarë afrohen pranë tyre, të paralajmëruar që të qëndrojnë larg…”

    Dhe ai raporton se : “ Anëtarët e shtabit tim, anglezëve dhe personelit të UNRA-s, u imponohen kufizime të ndryshme. Në muajin dhjetor ( 1945… S.H.), u pezulluan edhe dhëniet e lejeve për të shkuar me makinë në Durrës ( në mbasditën e ditës së shtunë, duke shëtitur në kodrat përreth Tiranës, atasheu i shtypit anglez Robinson, u arrestua nga ushtarakët… ). Edhe në rast se jepet leje kalimi, je i detyruar të shoqërohesh nga një partizan…”

    “Përsa i përket çështjes së misionit tonë, situata paraqitet delikate. Të flasim prerë, ai s’ka pse të qëndrojë. Ai u dërgua këtu për të studjuar situatën dhe për të dhënë një raport, që tashmë është dorëzuar…Unë jam i sigurtë se autoritet e , veçanërisht ato jo shoqërore me ne, janë në dijeni të statusit tonë të pashpresë, prandaj edhe e kontrollojnë aktivitetin tonë dhe tregojnë një sjellje jo miqësore, gjithmonë në rritje… edhe nga nxitja që bëhet nga agjentët rusë. Kjo ndjenjë qëndron shumë afër asaj ruse, gjë që nuk ka asgjë të përbashkët me mikpritjen shqiptare…

    …Në rast se ne vendosim mbylljen e misionit. Ekzistojnë dy alternativa :

    Së pari, mbylljen plotësisht të misionit , duke lënë pasurinë nën kujdesin e anglezëve, ose,
    Së dyti, të tërheqim të gjithë personelin me përjashtim të Fulcit, Steven-it dhe Nikolas, të cilët do të lihen si kujdestarë ( megjithate, asnjë prej personave të mësipërm nuk dëshiron të qëndrojë, po qe se situata vështirësohet)…

    Dhe Xhejkobs vazhdon : “ Ky mund të jetë rasti i fundit në ndihmë të këtij populli të vogël, punëtor dhe të ndershëm, i cili ka vuajtur për 300 vjet nën shtypjen turke, intrigave jugosllave e italiane, pushtimit italian e atij gjerman, rrënimit dhe, tani i ndodhur përballë frikës e terrorit të mendjemëdhenjëve imperialistë sovjetikë…”

    Në këto kushte, Sekretari i Shtetit, me telegramin 711.75/2-846 të datës 12 shkurt 1946, i njofton Xhejkobs-it mbi dërgimin e një memorandumi të Qeverisë Amerikane për Shqipërinë, nënshkruar nga Byrness.

    Në të thuhet se : “ Ju jeni udhëzuar të komunikoni me gjeneral Hoxhën, lidhur me paraqitjen e këtij memorandumi e t’i bëni atij të qartë se Departamenti i Shtetit, i kushton kësaj çështjeje, rëndësi të madhe.

    Në këtë memorandum ndër të tjera theksohet se : “ … Qeveria e SHBA ka vënë re një qëndrim jo favorizues nga ana e autoriteteve shqiptare, si në drejtim të SHBA ashtu edhe të misionit amerikan në Shqipëri. Pjesërisht kjo është vënë re në qëndrimin e organeve të shtrypit dhe transmisioneve ne radio…

    …. Në veçanti Qeveria Amerikane shikon një qëndrim aspak miqësor të autoriteteve shqiptare, të cilat më 28 janar urdhëruan largimin e një sërë nëpunësih të misionit amerikan në Tiranë, brënda 15 shkurtit… Kjo proçedurë s’ka asgjë të përbashkët me frymën dhe letrat e mirëkuptimit, vendosur me anë të shkëmbimit të memorandumeve të mars-prillit 1945, midis zyrës së Këshilltarit politik të SHBA në Kazerta dhe autoriteteve shqiptare…

    … Kjo qeveri shënon, ndërkohë, se këto javët e fundit, aktiviteti i misionit tonë është penguar mjaft…. Duket se autoritetet shqiptare nuk kanë besim te anëtarët e misionit…

    …..Më 10 dhjetor 1942, kjo qeveri afirmoi përkrahjen e saj për krijimin e një Shqipërie të pavarur. Gjatë luftës, SHBA inkurajuan dhe përkrahën rezistencën e popullit shqiptar kundër pushtuesve të boshtit… Ajo ka kontribuar shumë edhe për UNRA-n… që për disa muaj është duke i dhënë Shqipërisë një ndihmë të madhe…

    …. Për të hequr çdo mendim keqkuptimi, çka duket në mendje të autoriteteve shqiptare, për pranimin e Shqipërisë në UNO, kjo qeveri pohon se është plotësisht dakort që Shqipëria të fitojë anëtarësinë në Kombet e Bashkuara… Megjithatë, duhet theksuar se qëndrimi përfundimtar që duhet marrë nga SHBA në këtë drejtim, nuk mund as logjikisht as parimisht të veprojë, pa iu referuar dëshirës së qeverisë shqiptare, për të plotësuar detyrimet ndërkombëtare…

    … Qeveria Amerikane e ka shumë të vështirë, nisur nga trajtimi aspak shoqëror bërë zotit Xhejkobs e Shtabit të tij, të kuptojë ose të falë qëndrimin jo korrekt, përdorur deri tani nga autoritetet shqiptare…-.

    Dhe memorandumi përfundon : “ Ndërkohë qeveria amerikane s’ka dëshirë të lerë ndonjë dyshim në mendjet e autoriteteve shqiptare, se në rast se vazhdon trajtimi jo miqësor i misionit amerikan… atëherë kjo qeveri ndjehet e detyruar, dhe pa marrë aspak parasysh ndjenjat e vërteta të miqësisë për popullin shqiptar, të rishikojë qendrimin e saj të kundërt me autoritetet e sotme shqiptare”.

    Në telegramin 711.75/2-1946 të datës 19 shkurt 1946, Xhejkobs i shkruan Sekretarit të Shtetit : “ Dje i dorëzova gjeneral Hoxhës memorandumin dhe theksova se kësaj çështjeje, departamenti i kushton shumë rëndësi. Hoxha ra dakort se misioni duhet respektuar më shumë… dhe tha se edhe çështja e personelit të shërbimit nuk ishte aspak e drejtë. Ai u përpoq që fajin t’ua hedhë “vartësve”dhe shprehu keqardhjen për lindjen e frymës së mosdashamirësisë. Vërejtjet e tij tregojnë se ai ka kuptim të qartë rreth dashamirësisë dhe vlerësimit, që qeveria e tij duhet t’i kushtojë misionit tonë…

    …. Kur erdhi çështja tek paragrafi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ai u shpreh me argumente të zjarrta rreth së drejtës së pranimit të Shqipërisë dhe, nuk çau kokën rreth përpjekjeve të bëra nga unë, në spjegimin e kësaj çështjeje…

    … Përsa i përket sulmeve të shtypit dhe të radios, ai tha se nuk interesohej për gjëra të tilla….”

    Në telegramin 711.75/2-2846 të datës 28 shkurt 1946, Xhejkobs i raporton Sekretarit të Shtetit se : “ Për çështjen e trajtimit të misionit ngeli shumë pak kohë, por Hoxha u mundua, në mënyrë jo bindëse, të spjegonte çështjen e largimit ( ndjekjes) të personelit të shërbimit tonë…. Duke dhënë aprovim për qëndrimin e Marinscak, Hoxha tha se do ta shikonte përsëri këtë çështje. Ai të linte përshtypjen sikur do lejonte qëndrimin e tij të mëtejshëm. Kur unë i përmenda ardhjen e gruas së Marinscak-ut, ai vuri dorën në kokë dhe tha se i vinte keq, por ajo s’mund të bëhej…

    … Unë i përmenda Hoxhës gjithashtu se tre nga stenografet e zyrës sime, u paraqitën për leje shkuarje në Shkodër dhe nuk u ishte dhënë asnjë përgjigje, në një kohë, ndodhi ndryshe me majorët anglezë, të cilëve të paktën iu dha përgjigje, qoftë edhe negative. Kjo u duk se e revoltoi Hoxhën, i cili mbajti shënim dhe tha se këtë çështje do ta sqaronte menjëherë. Me qenë se zyra e vizave ndodhet nën kontrollin direkt të Koci Xoxex, i cili punon me një komisar rus në zyrën e tij, duket më e dyshimtë që Hoxha të mos dijë gjë për çka ndodh atje…

    …. Edhe në se kalohet në një farë përmirësimi të trajtimit të misionit tonë, ky përmirësim mund të bëhet vetëm në disa drejtime ( të paktën deri sa Shqipëria të paraqesë kërkesën tjetër për të qenë anëtarë e UNO-s )….

    ….. Une jam i sigurte se, për deri sa të ashtuquajturit Këshilltarë civilë e ushtarakë jugosllavë dhe personat nga qeveria, qarkullojnë gjithandej rreth vendit, për deri sa të ekzistojë ndonjë gjurmë nga opozita, anëtarët e misionit do kufizohen të qëndrojnë në Tiranë dhe, kur të lejohen jashtë Tiranës, ata do të shoqërohen me roje partizane…

    …. Ne kërkojmë mendimin e departamentit dhe shprehemi : “ Misioni duhet të tërhiqet plotësisht për në SHBA. A.”

    Ndërkaq , në lidhje me trajtimin e misionit amerikan në Tiranë, Enver Hoxha në kujtimet e tij shkruan : “ Ne silleshim ndaj misioneve amerikane dhe angleze në mënyrë korrekte, kurse ata tregoheshin hipokritë, gjithmone mundoheshin të na i kalonin ujin nën rrogoz…

    …. Mister Xhejkobs dhe mister Fulci si dhe anëtarë të tjerë të këtyre misioneve, lëviznin lirisht kudo në Shqipëri dhe merrnin kontakt me të gjithë ata që dëshironin “. ( faqe 387 ).

    Dhe telegramin 875.00/4-2046, të datës 20 prill 1946, Xhejkobs e mbyll me thënien : “ Meqenë se këtu veprimet tona pengohen mjaft, une s’mund të bëj më tepër. Në mungesën time do zëvndësohem nga Fultz. Avioni tjetër nga Tirana niset më datën 26 prill.”

    Në telegramin 740.00-119/7-2746, Zv.Drejtori i zyrës për çështjet europiane (Hickerson) ,që i drejton drejtorit të zyrës për çështjet europiane ( Matheus) në Paris, më 27 korrik 1946, duket qartë se : “ Për disa kohë jam shumë i pakënaqur rreth situatës së misionit të Xhejkobs në Shqipëri… Mua më duket se qëndrimi i Xhejkobs në Shqipëri është jo vetëm i kotë, por edhe jo dinjitoz dhe nuk besoj që ai justifikon vetveten, me ato pak informata që na jep….

    A mund ta tërheqim të gjithë misionin, në rast se largohet Xhejkobs, apo të tërheqim vetëm Xhejkobs-in duke lënë Fulcin në vend të tij, po qe se ai dëshiron të qëndrojë. Po qe se Fulci nuk dëshiron të qëndrojë… atëhere mund të përdorim Hendersonin… Dëshira ime është për tërheqjen e gjithë misionit…”
    Në telegramin 711.75/8-1546 të datës 15 gusht 1946, Xhejkobs i raporton Sekretarit të Shtetit që :

    “Përveç çështjes së traktateve duhet thënë diçka edhe për trajtimin që duhet t’i bëhet misionit, legatës dhe përfaqësuesve tanë diplomatikë në të ardhmen. Të dyja këto probleme janë imperative, duke marrë parasysh injorancën e regjimit të kukullave të tanishme kundrejt kortezisë ndërkombëtare, që ai duhet të tregojë dhe tendencës sadiste që po keqësohet qëllimisht. Po qe se kjo pikë nuk qartësohet drejt, atëhere do jetë vështirë, për të mos thënë e pamundur, që misioni ynë të qëndrojë këtu më gjatë…

    …. Ai kërkon që të bëhet : “ Aprovimi përfundimtar për inxh. Marinscak, që të qendrojë këtu në ndërtesën e misionit, për aq kohë sa ne kemi nevojë dhe t’i jepet menjëherë leje hyrjeje gruas së tij… qëndrimi i autoriteteve kundrejt gruas së tij është i pafalshëm….

    Ne ruajmë dyshime, në se ata duan ose jo që ne të largohemi, por po qe se po, atëhere ne mbyllim gjithçka…”

    Në telegramin e datës 9 shtator 1946 të Zv.Sekretarit të Shtetit Klejton, misionit amerikan në Tiranë (740.00.119/9-946), ai e mbyll njoftimin me fjalët : “ SHBA shpreson që Shtabit të legatës t’i jepen privilegjet dhe kortezitë, sipas praktikave ndërkombëtare.”

    Para se të largohej nga misioni amerikan në Shqipëri , Xhejkobs ( telegrami 711.75/10-1946 i datës 16 tetor 1946 ), dërguar nga zëvendësi i tij Henderson Sekretarit të Shtetit, mbi bisedën prej 2 orësh me Enver Hoxhën, theksohet se ai dëshironte të zgjidhëte problemin e gruas të kujdestarit të misionit Martinscak dhe atë të burgosjes së përkthyesit të misionit. Ai përmendi përpjekjet e bëra për tërheqjen e gruas së Martinscak nga Italia, për t’u bashkuar me të shoqin dhe përsëriti kërkesën e aprovimit të hyrjes së saj. Ndërkohë u theksua edhe vështirësia e lidhur me çështjen e përkthyesit, i cili qe arrestuar disa javë të shkuara dhe për të nuk ishte dëgjuar asgjë. Hoxha falënderoi Xhejkobs-in për fjalët e tij të sjellshme, me rastin e mbarimit të afatit të tij. Më pas ai shtoi : “ Sa për përkthyesin, Hoxha tha se nuk dinte shumë hollësira , porse arrestimi i tij nuk kishte lidhje se ai ishte përkthyes i misionit amerikan… se ai do të zëvendësohej sa më shpejt. ..

    … Lidhur me gruan e Martinscak ai tha se vështirësia bie në atë që nuk është qytetare amerikane… Në çdo rast, tha ai, duhet gjykuar e mandej të shikojmë në qoftë se mund të rregullohen së afërmi…”

    Në telegramin 711.75/10-1946 të datës 19 tetor 1946, Henderson i raporton Sekretarit të Shtetit se : “ Hoxha në fjalimin e tij të datës 16 tetor tha se nuk kuptonte çfarë lloj pune bën ky mision këtu dhe theksoi se, me qenë se puna e tij ka përfunduar, ai s’ka arsye të qëndrojë…

    …. Regjimi po përpiqet të fitojë njohjen nga SHBA…. Prandaj gjuha emocionale e Hoxhës, përbën një shfaqje të ashpër pakënaqësie kundrejt UNRA-s, Konferencës së Parisit dhe asaj të Kombeve të Bashkuara… Për dy ditë rresht Hoxha shtyti inagurimin e Kongresit të Rinisë…. Siç dyshohet, po qe se ai konsultohet me rusët dhe jugosllavët… atyre do t’u pëlqejë që ne të mos kemi përfaqësim këtu, ose të shumtën, të kemi një përfaqësim thjesht formal…”

    Me telegramin 711.75/10-1946 të datës 2 nentor 1946, Sekretari i Shtetit i shkruan Hendersonit :

    “ …. Departamenti ka vendosur të tërheqë menjëherë misionin amerikan nga Shqipëria. Ju udhëzoj t’i adresoni Kryeministri Hoxha një letër jo zyrtare si kjo më poshtë :” “ Qysh nga 8 maj 1945, SHBA ka kërkuar rrugën e një kuptimi të dyanshëm dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Qeverisë Shqiptare dhe asaj të SHBA. Pavarësisht nga përpjekjet amerikane…. dhe mungesës së një përgjigjjeje të kënaqshme nga ana e Qeverisë Shqiptare lidhur me njohjen, e cila është formuar nga Qeveria Amerikane në nentor 1945, misioni nuk ka mundur të arrijë qëllimet për çka u suall fillimisht në Shqipëri…

    Departamenti do japë njoftom në shtyp për tërheqjen e misionit sapo të merret telegrami juaj urgjent”. Acheson.

    Me telegramin 711.75/11-746 të datës 7 nentor 1946, Henderson i dërgon Sekretarit të Shtetit përgjigjen e letrës së Hoxhës…. Në përgjigje të letrës time të datës 5 nentor. Në ketë letër thuhej : “ Kam nderin t’ju them se e kam marrë letrën tuaj të datës 5 nentor 1946… Për më tepër se 18 muaj… Qeveria e SHBA i kërkoi Qeverisë Shqiptare leje për të dërguar një mision zyrtar amerikan në Shqipëri, kryesuar nga Z. Xhejkobs, i cili do t’i raportonte Qeverisë Amerikane rreth situatës në Shqipëri, për çështjen e njohjes së Qeverisë Shqiptare nga Qeveria e SHB.

    Ky mision amerikan u prit mirë nga ne dhe ju dhanë të gjitha mundësitë dhe lehtësitë për të plotësuar qëllimin e tij. Për 18 muaj rresht misioni juaj shkoi lirshëm në të katër qoshet e Shqipërisë, në fshatra dhe qytete, pa pasur asnjëherë ndonjë pengesë në punën e tij…Komisioneri Xhejkobs, shumë herë ka shprehur entuziazmin e tij për … demokracinë tonë stabël. Vetë shefi i misionit amerikan më ka thënë shumë herë …. Dhe se për vetë atë ishte e çuditshme përse Qeveria Amerikane vinte kushte njohjeje për qeverinë tonë… Zoti Xhejkobs e shikonte këtë si një “ çështje që kërkon vetëm një minutë kohë”… se ky kusht…s’ishte gjë tjetër por thjesht çështje që ne të pranonim disa traktate… kushti që na u vu ne, nuk ishte thjesht një çështje teknike…. Ai ishte një çështje plotësisht parimore dhe se Qeveria Amerikane e ngriti dhe e përdori si një pengesë serioze për vendosjen e marrëdhënieve dilomatike midid dy vendeve tona… Me keqardhje… kjo çështje edhe për ne përbën një çështje parimore…”

    Ndërkaq më 8 nentor 1946, departamenti i shtetit nxorri në shtyp një shënim ku bëhej fjalë për tërheqjen e misionit amerikan nga Shqipëria ( Shih Buletinin e Departamentit të Shtetit të datës 17 nentor 1946, faqe 913 ).

    X X

    Dallohet menjëherë e vërteta e trajtimit të misionit amerikan në Shqipëri .Duket qartë se deklaratat e Enver Hoxhës në “kujtimet” e tij, bien ndesh me njoftimet që vetë misioni amerikan, në atë kohë, i dërgonte Sekretarit të Shtetit.

    Ndërsa Enver Hoxha shkruan në “kujtimet” e tij nja 30 vjet më pas, se këtij misioni i kishte krijuar të gjitha kushtet për një punë normale, Xhejkobs nga ana e tij, pikërisht më 1946, kur zhvilloheshin këto ngjarje, njoftonte, duke u ankuar, se kudo që do duhej të shkonte, cilido anëtar i misionit të tij , ishte i detyruar të shoqërohej me një partizan…

    Tanimë shqiptarët e mësuan se cilido shqiptar që i afrohej misionit amerikan , e sidomod ish nxënësit e Shkollës Teknike të Tiranës, që shoku Enver i quan “djemte” , përfundoi në burg, ku shumë prej tyre edhe u pushkatuan si spiune të amerikës apo të Fulcit.

    Por të mos harrojmë se mbas përmbysjes së diktaturës së tmerrshme hoxhiste dhe e pasardhësve të tij, tani në Tiranë ekziston Shkolla Harry T.Fulc”, në kujtim të atij drejtori të talentuar amerikan, që drejtoi atë shkolle nga 1922 deri më 1933, duke nxerrë një armatë të paharruar teknikësh të mrekullueshëm, të cilëve Enver Hoxha, duke u vënë damkën e spiunit, i ekzekutoi apo u dha dënime të rënda, për të gjithë jetën, si atyre edhe familiarëve të tyre.

    Një ndër ta ishta edhe babai im , Beqir Haçi, ish nxënës dhe mësues i asj shkolle, i burgosur dhe i dënuar si “ spiun” nga regjimi i Enver Hoxhës, ndersa në vitet e demokracisë u nderua edhe me tituillin e lartë “ Mesues i Popullit”.


    III LIDHUR ME CËSHTJEN E TRAKTATEVE !

    Lidhur me çështjen e traktateve dhe marrëveshjeve politike midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera, apo të Shqipërisë me Amerikën, para 7 prillit 1939, Enver Hoxha në kujtimet e tij shkruan :
    “ Në fund Xhejkobs me pyeti : Xh.:Në dokumentat që keni publikuar thuhet se do të rishikoni të gjitha marrëveshjet politike, ekonomike dhe ushtarake, që ka pasur mbreti Zog me Shtetet e tjera dhe do t’i prishni të gjitha. A nënkuptoni me këtë edhe ato të qeverisë amerikane ?

    E.H. : Po. Këto marrëveshje janë si gozhda e Nastradinit Z. Xhejkobs ( nuk e di, a e njihte Nastadinin Z. Xhejkobs !?… S.H. ), por këtë gozhdë populli ynë e shkuli që në Kongresin e Përmetit… Por ju “ harruat” pjesën e fundit të fjalisë se : “…. Ato që janë në dëm të popullit dhe të shtetit Shqiptar. Kjo do të thotë që ndonjë, sidomos ato bileteralet, mund edhe të rishikohen me qeverinë amerikane, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike..” ( faq 358. 359, 360 ).

    Që në telegramin 711.75/2-546 të datës 5 shkurt 1946, Xhejkobs i raportonte Sekretarit të Shtetit se : “ Ruaj dyshim për përgjigjen që mund të na japin autoritetet këtu për çështjen e traktateve, deri sa për të njëjtën temë, të merret ndonjë hap me Beogradin,,,”

    Ndërkaq në telegramin 711.75/2-846 të datës 10 shkurt 1946 ai thotë : “ për çështjen e njohjes, ne presim përgjigje nga autoritetet për të diskutuar problemin e traktateve. Autoritetet shqiptare, që nga data 16 janar, disponojnë të gjitha kopjet e traktateve. Siç i kam bërë të ditur departamentit, unë jam i sigurtë se ne nuk do marrim përgjigje deri sa Jugosllavia të jetë gati për të dhënë përgjigje, si këtu, si në Beograd”.

    Në takimin e datës 18 shkurt 1946 ( telegrami 711.75/2-1946 ), për diskutimin e memorandumit të departamentit të shtetit, dërguar qeverisë shqiptare, Xhejkobs i raporton Sekretarit të Shtetit se :

    “….Mandej unë përmenda çështjen e traktateve, por nga që kishim diskutuar për më tepër se një orë…. Hoxha tha se do të jepte vlerësim për të gjitha çështjet e memorandumit, në një takim tjetër. Unë nuk ruaj aspak dyshim rreth fundit të këtij problemi. Kjo do varet nga dëshirat e paraqitura prej Këshilltarëve Sovjetikë”.

    Në telegramin 711.75/2-2846 të datës 28 shkurt 1946, Xhejkobs i shkruan Sekretarit të Shtetit se :

    “U njoftova se Enver Hoxha dëshironte të më takonte më 27 shkurt, mbasdite. Në këtë takim : “Cështja e traktateve dhe marrëveshjeve na hëngri rreth një orë kohë. Hoxha edhe pse përsëriti rreth pranueshmërisë së disa traktateve ndërkombëtare, qeveria e tij nuk mund të binte dakort me vazhdimësinë e vlefshmërisë së ndonjë traktati të dyanshëm ose shumëpalësh… Tha se duhet të kishim besim dhe se … marrëveshja e Kombit më të favorizuar dhe e traktatit të naturalizimit, për ne ishin

    më të rëndësishëm se kurrë. Kur unë kërkova që, le të mendojmë për një moment se SHBA pranojne siguritë e qeverisë shqiptar, me kusht rishikimin pas njohjes, në se qeveria e tij do të dëshironte shkëmbim notash për sigurimin e zyrtarëvë amerikanë dhe ekzaminimin e traktateve dhe marrëveshjeve, ai dha përgjigje negative.”

    Në telegramin 711.75/8-1546 të datës 15 gusht 1946, Xhejkobs i raporton Sekretarit të Shtetit se :

    “Mbasditën e 13 gushtit u takova me Hoxhën, i cili nisi me vështrësitë për traktatet duke kritikuar SHBA, që nuk kishin dalë me kundërpropozime. Unë protestova dhe i kujtova atij takimin e fundit, për këtë temë, kur ai më pat thënë se qëndrimi i qeverisë së tij ishte i njëjtë me atë çka thuhej ne dy notat e nentorit të kaluar. Unë i thashë se qeveria ime shpresonte më shumë nga çka pritej në këto nota…. Mandej ai vazhdoi se …. Qeveria e tij ishte e përgatitur të pranonte vlefshmërinë e 11 traktateve shumëpalësh…. Lidhur me katër traktatet dypalëshe ai tha se qeveria e tij ishte e gatshme, menjëherë pas njohjes dhe mbrijtjes së ministrit amerikan…. Këto traktate do merren në konsideratë me qëllim të bërjes së “korrigjimeve” të veçanta dhe ato të zbatohen në bazë të marrëdhënieve të reja ndërkombëtare, krijuar nga lufta antifashiste. Ai dha si shëmbull ligjin tonë të dorëzimit të kriminelëve të luftës… pra kriminelët e luftës që kërkojnë strehim në SHBA nuk duhet të na jepen në dorëzim.

    Përsa i përket traktatit të naturalizmit, ai tha se qeveria e tij nuk kishte kundërshtime për raste të kaluara, por në të ardhmen duhen bërë korrigjigje të nevojshme.

    Edhe për marrëveshjen e pagesave doganore, ai nuk shprehu kundërshtim. Mandej ai më dorëzoi një letër, më tha ta studioja… po të doja të njoftoja qeverinë time… Letra përsërit thelbin e çështjeve që Hoxha shtroi me mua… por asgjë rreth bërjes së korrigjimeve të dëshirueshme, marrëveshjes së pagesave doganore, konventës së sistemit monetar dhe ajo çka është më e rëndëishme, duke filluar prej vitit 1942 deri në vitin 1945, Hoxha nuk foli aspak.

    Me qënë se regjimi shqiptar pranon vetëm traktatet e marrëveshjet shumëpalëshe, besoj se kjo bëhet vetëm për kërkesën e paraqitur nga Shqipëria, për të qenë anëtare e Kombeve të Bashkuara, tani në shqyrtim në Njujork.

    Qëndrimi i Shqipërisë ndaj traktateve dhe marrëveshjeve tona dypalëshe mbetet i dyshimtë, përjashto vetëm atë të vërejtjeve gojore të Hoxhës, që flasin për përsëritjen e tyre…
    Një rrugë veprimi është që të presim dhe të përgjigjemi kur të shikojmë që Shqiperia pranon çështjen e traktateve shumëpalëshe, ndërsa për traktatet dhe marrëveshjet e tjera duhet të na jepet siguria që kemi kërkuar…”

    Në telegramin 711.75/8-1846 të datës 18 gusht1946, Xhejkobs i dërgon Sekretarit të Shtetit, të përkthyer, letrën e Enver Hoxhës të datës 13 gusht , për traktatet.

    Ja një shkurtim i saj : “ Duke patur gjithmonë në mendje dëshirën për të forcuar marrëdhëniet midis SHBA dhe RPSH, në përgjigje të dëshirave dhe aspiratave të popullit shqiptar dhe të frymës së re ndërkombëtare…. RPSH ka marrë në konsideratë dhe ka studjuar traktatet, të cilat ekzistonin midis SHBA dhe Shqipërisë para datës 7 prill 1939.

    Shumë prej këtyre traktateve…. u firmosën nga qeveritë antipopullore të krijuara e të sjella në pushtet…. kundër vullnetit të popullit shqiptar. Traktate të tilla janë në mënyrë direkte ose jo direkte, në kundërshtim të interesave dhe sovranitetit të vendit tonë. Fryma dhe zbatimi i shumë prej këtyre traktateve nuk pasqyrojnë interesat dhe aspiratat e popullit tonë, por e trajtojnë atë si popull kolonial ose gjysëmkolonial. Ne nuk themi se traktatet midis SHBA dhe Shqipërisë u ngritën në frymën e përmendur më lart… por veçanërisht ata të një karakteri të dyanshëm midis dy vendeve tona….. për këtë duhen bërë korrigjime.

    Qeveria e RPSH, duke patur gjithmonë në mendje miqësinë e bazuar në respektin e dyanshëm…. pranon vlefshmërinë e traktateve të karakterit ndërkombëtar midis vendit tone….

    Lidhur me traktatet e tjera të një karaktri të dyanshëm si, traktatet e arbitrimit, pajtimit, natyralizmit dhe dorëzimit, qeveria shqiptare është ë gatshme t’i marrë ato në konsidratë menjëherë, me ministrin amerikan, i cili do mbrijë në Tiranë pasi të jetë njohur qeveria jonë.

    Kur të jenë bërë korrigjimet e nevojshme nga të dyja palët, këto traktate do hyjnë në fuqi…

    …. Duke shpresuar, se midis dy vendeve tona do rivendosen marrëdhënie diplomatike sa më shpejt që të jetë e mundur, si faktor për forcimin akoma më shumë të miqësisë midis popullit amerikan e atij shqiptar, lutemi pranoni vlerësimin tim më të lartë.”

    Kryeministër për çështjet e jashtme të qeverisë së RPSH, Gjen.Kol. Enver Hoxha.


    Në telegramin 740.00119/9-946 të datës 9 shtator 1946, Zv.Sekretari i Shtetit Hickerson, që kryeson delegacionin amerikan në Konferncën e Paqes në Paris, njofton se : “ Ministri paportofol, Tuk Jakova që vizitoi departamentin tonë, me inisiativën e tij, kaloi në diskutim të problemit të traktateve . Jakova shpreh besimin personal se tani, qeveria shqiptare po përgatitej të njihte në parim çështjen e vlefshmërisë së traktateve dhe marrëveshjeve midis SHBA dhe Shqipërisë. Ai ra dakort me propozimin e Hickerson për të përdorur një gjuhë të tillë për çështjen e traktateve, që me aprovimin e mare nga Sekretari i Shtetit dhe gjeneral Hoxha, ajo të shërbente si bazë për diskutimin zyrtar midis autoriteteve shqiptare me përfaqësuesin amerikan në Tiranë:

    Teksti i pohimit… në esencë është si më poshtë : “ Qeveria Shqiptare pranon në parim të gjitha traktatet dhe marrëveshjet midis Shqipërisë e SHBA te 7 prillit 1939… Qeveria Shqiptare rezervon të drejtën të propozojë ndryshime ose përfundimin e traktateve e të marrëveshjeve të lartpërmëndura, mbi baza të një interesi të dyanshëm…. Diskutim për këto traktate dhe marrëveshje…. do të fillojë pas njohjes së qeverisë shqiptare nga qeveria amerikane dhe pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA.

    Jakova tha se do bisedonte me Hoxhën dhe mandej do të informonte departamentin për reagimin e kryeministrit. Jakovës iu bë e qartë se departamenti do ta kuptonte çështjen e mësipërme, si diçka që ndryshonte vetëm në gjuhë, por jo në përmbajtje të asaj sigurie origjinale, kërkuar prej nesh. Hickerson thekson…. Karakterin jozyrtar të kesaj bisede…. Ai bëri të qartë që gjeneral Hoxha, këtë çështje duhej ta trajtonte zyrtarisht me përfaqësuesin tonë në Tiranë.

    Që atëherë, departamenti nuk ka dëgjuar asnjë fjalë tjetër prej Jakovës për këtë çështje.

    Departamenti nuk dëshiron t’i japë përgjigje letrës së Hoxhës të datës 13 gusht, sepse Hoxha duket që, nën dritën e këtyre fakteve, ta tërheqë atë ose ta zëvendësojë , duke shtuar edhe sigurinë që ne kërkojmë. Po qe se çështja e traktateve vendoset sipas dëshirës së SHBA, ne nuk e quajmë të këshillueshme të përmendim kushte të reja njohjeje.

    Por në telegramin 740.00.119/9-2046, Sekretari i Shtetit i shkruan Zv.Sekretarit të Shtetit, Kleiton se . “ Unë dëshiroj të mos merren hapa konkrete për çështjen e njohjes në këtë kohë të regjimit në Shqipëri. Pavarësisht se çfarë mund të bëjë Shqipëria në drejtim të pranimit të vlefhmërisë së traktateve, një njohje që mund të jepet në këtë kohë, do interpretohet shumë.” Byrness.

    Lidhur me incidentin e Sarandës, Xhejkobs me telegramin e datës 10 tetor 1946, Nr. 775.00/10-1046, i shkruan Sekretarit të Shtetit se . “ Më datën 8 tetor, në fjalimin e tij para Konferencës së Frontit, Hoxha : “ Akuzoi Britaninë e Madhe për incidentin e Sarandës, i cili e përshkroi si pretekst, nga ana e saj , për mosvendosje marrëdhëniesh diplomatike. Për SHBA ai pohoi, çka departamenti është në dijeni, se Shqipëria është dakort për traktatet shumëpalëshe dhe se është gati të shikojë, në frymë shoqërore, çështjen e traktateve dypalëshe, por pas dhënies së njohjes”.

    Me largimin nga misioni të Xhejkobs, vendin e tij, siç e kemi treguar më parë, e zuri Henderson, i cili në telegramin 711.75/10-1646 të datës 16 tetor 1946, i raporton Sekretarit të Shtetit lidhur me të : “ Xhejkobs theksoi se unë do isha përgjegjës për misionin, në mungesë të tij. Në Vashington ai shpresonte të prekte problemin e rëndësishëm midis SHBA dhe Shqipërisë, atë të traktateve të dyanshme….

    Enver Hoxha tha : “… Se ai priste që SHBA ta akordojë njohjen. Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe mbrijtjes së ministrit të SHBA, mund të kalohet në diskutimin e çështjes së traktateve dypalëshe. Dhe Xhejkobs tërhoqi vërejtjen për faktin se SHBA presin përgjigje nga Qeveria Shqiptare, po të merren parasysh bisedat e zhvilluara rishtaz midis Tuk Jakovës dhe zyrtarëve të Departamentit të Shtetit….. Hoxha u përgjigj se vizita e bërë nga Tuk Jakova …. ishte thjesht një vizitë kortezie. Edhe pse janë diskutuar probleme të rëndësishme për traktatet, kjo s’duhet marrë për bazë, sepse Tuk Jakova nuk ka qenë i autorizuar të fliste zyrtarisht…

    … Xhejkobs theksoi se SHBA shpresojnë se Shqipëria do të njohë vlefshmërinë e traktateve dypalëshe para dhënies së njohjes…. Se ai kishte shpresuar që marrëdhëniet diplomatike duhej të ishin përfundar qysh në fund të vitit 1945 dhe çuditej si çështja e traktateve solli një kthesë të paparashikuar në qëndrimin e qeverisë shqiptare kundrejt SHBA. …

    …. Mandej Hoxha kaloi shpejt e lehtë në çështjen e traktateve duke thënë se çdo ndryshim në qëndrimin e qeverisë kundrejt SHBA, nuk është i vërtetë dhe se është provokuar nga elemente jo miqësor, sepse qysh prej fillimit e deri tash, qeveria shqiptare nuk e ka humbur ndjenjën e miqësisë për SHBA…

    … Por…. SHBA kanë treguar shënja jo miqësore kundrejt Shqipërisë duke përkrahur kërkesat greke në Konferencën e Parisit, për çështje territori kundrejt Shqipërisë..”

    Në telegramin 711.75/10-1946, theksohet se : “ Hoxha në fjalën e hapjes së Konferencës të Frontit Demokratik…. Duke folur për rreth dhjetë minuta për çështjen e traktateve me SHBA…. Arësyetimi i tij ishte krejt i ndryshëm nga rastet e mëparshme…

    … Ndërkohë duhet theksuar se deri në këtë verë, qeveria shqiptare ka refuzuar bile, që as të mos diskurojë për çështje traktatesh dhe ka kaluar në një paraqitje të njëanshme publike të rastit të saj dhe jo të diskutonte me Xhejkobs-in ose me mua…”

    Në telegramin 711.75/11-746 të datës 7 nëntor 1946, në letrën e përgjigjes që Hoxha i dërgoi Hendersonit, në përgjigje të letrës së tij të datës 5 nëntor, ndër të tjera thekson edhe : “ Prova më bindëse që Qeveria Shqiptare ka qenë gjithmonë e gatshme në zgjidhjen e çështjeve të traktateve dhe njohjen e qeverisë tonë, është nota jonë e datës 13 gusht, ku ne ramë dakort të njihnim të gjitha traktatet e një karakteri të brendshëm…. Dhe se për dy ose tre traktate dypalëshe, u vendos që ato të shikoheshin, sapo të vinte ambasadori amerikan në Tiranë…

    …. Populli i madh demokratik amerikan do të jetë i pari që do të aprovojë pikëpamjet tonë të drejtë… ne dëshirojme të mos besojme që departamenti i shtetit amerikan nuk do të marrë me seriozitetin e duhur çështjen e marrdhënieve diplomatike me Shqipërinë dhe vazhdimin e forcimit të miqësisë midis dy popujve tanë. Populli Shqiptar dhe qeveria e tij kanë besim se populli amerikan, do ta ruaj miqësinë e do kërkojë të gjejë një frymë miqësore për ta forcuar mbi baza të shëndosha e të drejta këtë miqësi,

    Me shumë përshëndetje Enver Hoxha”



    X X

    Kuptohet menjëherë ndryshimi i atyre që ndodhën gjatë vitit 1946 me misionin amerikan në Shqipëri dhe atyre që kujton dhe shkruan Enver Hoxha në kujtimet e tij

    A e vini re demagogjinë proverbiale komuniste të Enver Hoxhës lidhur me “miqësinë” e madhe të qeverisë së tij dhe të popullit shqiptarë, për qeverinë Amerikane dhe për popullin amerikan? Këtë miqësi e “vërtetoi” gjyqi i montuar i “sabotatorëve” të kënetës së Maliqit, të cilët kishin pas qenë “spiune” të amerikës…. Ndërsa amerikanët vunë si kusht që Qeveria Shqiptare të njihte traktatet dhe marrëveshjet e lidhura midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të botës apo apo amerikaneve, para 7 prillit 1939, Enveri, duke e përdredhur muhabetin ,lidhur me këto traktate, kërkonte që më parë Qeveria Amerikane të njihte Qeverinë Shqiptare dhe pastaj të shikoheshin traktatet.



    IV PERIPECITË E LARGIMIT TË MISIONIT AMERIKAN

    Në fakt si rrodhën ngjarjet pas kësaj?

    Në telegramin 124.756/11-1746 të datës 17 nëntor 1946, Henderson i njofton Sekretarit të Shtetit :
    “ Në retrospektivë, një numër aluzionesh të fshehta të Hoxhës në drejtim të misionit dhe anëtarëve të veçantë të tij…. Tanimë marrin një rëndësi të veçantë :

    a) Në fjalimin para Frontit Demokratik të datës 7 tetor , Hoxha u mundua të përcaktojë detyrat e veçanta të misionit të dërguar në Shqipëri ;
    b) Në fjalimin mbajtur në Kongresin e Rinisë më 16 tetor , ai ndoqi të njëjtën linjë duke kërkuar prerë : çka bënte misioni në Tiranë, kur funksionet e tij të ligjshme kishin mbaruar disa muaj të shkuar ;
    c) Në përgjigjen e tij për letrën që lajmëronte tërheqjen e misionit, ai bëri një serë referimesh për një sjellje jo miqësore të anëtarëve të veçantë të misionit….
    Këto qëndrime të Hoxhës janë të paspjegueshme, përballë fakteve të vërteta dhe veprimeve normale e ligjore të misionit.

    Prandaj mendohet që Hoxha…. Krijoi edhe çështjen e gjyqit të sabotatorëve ( me timen Nr. 531, unë raportova se qysh më 23 tetor kanë filluar përgatitjet sekrete për gjyqin, përfshirë këtu edhe veprimet torturuese kundër 5 shqiptarëve).

    Objektivat e fundit të gjyqit mund të përmblidhen :

    a) Të diskretitohet roli i SHBA dhe i Britanisë së Madhe, nëpërmjet UNRA-s, duke bërë akuza fantastike, si ajo e sabotimit të kënetës së Maliqit ;
    b) Për të justifikuar te shqiptarët largimin e misionit amerikan ;
    c) Për të diskretituar Fulcin dhe shumë shokë të tij në Shqipëri ( dhe shumë zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare) ;
    d) Për të spjeguar “ dështimin “ e Qeverisë Shqiptare në përfundimin e një projekti të madh, për tharjen e kënetës së Maliqit, brënda datës 28 nentor.

    Duket se vendimi i SHBA për tërheqjen e misionit e gjeti Hoxhën gjysëm të përgatitur. Ai filloi procesin gjyqësor dy ditë pasi mori vendimin e SHBA , e ndaj bëri të ditur versionin e njëanshëm të largimit të misionit, pra pasi gjyqi kaloi me goditjen e Fulcit dhe të misionit.

    Faktet e mëpohtëme flasin për këtë konkluzion :

    Lajmi i largimit të misionit u mbajt sekret për katër ditë në Shqipëri, derisa departamenti nxorri në shtyp shënimin e tij më 8 nentor.

    Referenca e parë… doli në gazetën “ Bashkimi “ më 10 nëntor, ndërsa teksti i plotë i përgjigjes së Hoxhës, në adresë të letrës time, nuk u botua për disa ditë ( teksti i letrës time të datës 5 nentor, nuk u botua fare ).

    …. Takimi i rastit i Fulcit me Sharrën ( Abdyl Sharrën… S.H. ) dhe Beqirin ( Kujtim Beqirin S.H.), ndodhi muaj të shkuara, para se të fllonte projekti i kënetës dhe prej asaj kohe, nuk pati lidhje me ta. Fulci nuk e dinte që Sharra ishte drejtor i projektit , veç kur ai doli në gjyq.

    Qysh një vit më parë, Qeveria Shqiptare filloi të diskurajonte shoqërimin e qytetarëve shqiptarë me misionin…. Kjo politikë ka kaluar deri në veprime terrori…. Misioni mund të pohojë për mënyrat e mëposhtëme të torturës, përdorur nga regjimi i Hoxhës, për përfitim pohimi të rremë : ( hapje të çarrash të thella në kofshë e mbushja me kripë ; lëshimi i energjisë elektike në dhëmbët e prishur apo në rrëzë rë veshit ; futja në ujë të ftohtë deri në grykë për një kohë të gjatë ; rrahjet ; futja e sendeve metalike të mprehta në gishtrinjtë e këmbëvë etj.).

    Përsa i përket gjyqit :

    1. Metodat e mësipërme…. Kanë bërë që të burgiosurit mund të kenë bërë pohime fallco ;
    2. Fotografia e Sharrës tregon tipare të rëna e të dobëta, prove kjo që flet për presion e torturë.

    Duhet të shënohet edhe se kur Kujtim Beqiri, në bankën e të akuzuarve, mohoi se pat marrë flori prej Fulcit …. Ose ndonjë udhëzim për vonimin e punës së projektit ( që u dëgjua jo vetëm në sallën e gjyqit, por edhe në publik, organi zyrtar qeveritar “Bashkimi”, botoi pohimin e rremë se ai , në një rast pat marrë 250 shufra floriri dhe në një tjetër 200 të tilla”.

    Në telegramin 124.75/11-1846 të datës 19 nëntor, Henderson njofton Sekretarin e Shtetit se më daten 9 nentor : Dhënie notash, njëkohësisht Ministrisë së Jashtme , ora 10 para dite , për çështjen e vizave të daljes së gjithë shtabit, për pengimin e anijeve të marinës, për të hyrë në ujërat shqiptare dhe për përdorimin e mjeteve të lehta të ngarkimit, për çuarjen e ngarkesave, prej portit në anije.

    Ora 2 pas dite. Morrëm notë verbale. Ministria e Jashtme njofton se Z. Fulc konsiderohet i padëshirueshëm dhe misionit i kërkohet të marrë masa, që ai të largohet sa më shpejt nga Shqipëria.

    Ora 2 e 30 mbas dite. I dërgojmë notë verbale ku shënojmë se Z. Fulc do largohet më datë 14 nentor, sipas kërkesës për vizë-dalje për gjithë shtabin.

    Shkëmbime notash : refuzohej kërkesa për largimin e anijeve ; refuzim gojor për moslejim largimi të Marinscak-ut. Gojarisht insistova se unë nuk do largohem pa të.

    Më 11 nëntor. Në notën e dytë verbale refuzohej rishikimi i largimit të anijeve dhe më pas bërjen gati të pasaportave për vizë-dalje, për të gjithë personelin.

    Më 12 nëntor. Në orën 12 u takova me Konomin ( Sekretar i Ministrisë së Jashtme ), i cili ra dakort gojarisht për mjetet e ngarkimit dhe transportimin e personelit prej portit në anije , në një distancë 3 milje.

    I shpreh atij shqetësimin për personelin e huaj. Ai u përgjigj se ata s’ka pse të kenë frikë, duke menduar se ata përkrahin “demokracinë e re” shqiptare, por në rast se ata kanë dalë në opozitë apo kanë kritikuar qeverinë, ata sigurisht që do të futen në burg.

    ( Zhurmime valësh sa që radisti jonë nuk lidhej dot me Kazertën )

    Më 13 nëntor. Para dite morrëm notë verbale ku thuhej se piloti shqiptar do tregonte vendin e ankorimit të anijeve, 10 km larg bregut.
    ( I protestoj Konomit për zhurmën e radios dhe…ato u zhdukën).

    Ora 4 mbasdite. Ministri francez ( Guy Menaut ) udhëzohet nga Parisi të marrë në ruajtje ndërtesën e SHBA.

    ….. Mbasdite Konomi më telefonon për të më thënë se Durrësit i janë dhënë udhëzimet dhe më kërkoi orën e largimit tim nga Tirana, sepse do shoqërohesha nga shefi i protokollit të Ministrisë së Jashtme….

    Më 14 nëntor : Anijet që do na merrnin u dukën larg ujrave shqiptare, por nuk u pa anija pilot, për të ndihmuar në ankorim. Ato u ankoruan 10 km larg Durrësit.

    I dërgova notë Ministrisë së Jashtme mbi kujdestarinë e ndërtesave tona nga përfaqësia franceze si dhe listën e qytetarëvë të SHBA, po qe se ata persona do të autorizohen me viza daljeje. U dërgova nota edhe ambasadave të tjera, ku i vija në dijeni për largimin e misionit.

    Mbasdite pas… u nisëm për Durrës, aty u vonuam një orë për pasaportat dhe kontrollin e vizave ( kërkohej historia e familjes për çdo person ).

    …. Në orën 19 drejt anijeve u dukën dy rimorkiatorë. Rimorkiatori i dytë ngarkoi gjithçka të mbetur dhe mori rrugën për në anije.

    Kur ishim larguar nga porti për një kohë prej 15 minutash, unë i kërkova kapitenit të rimorkiatorit, pse nuk po vinte rimorkiatori tjetër, ai më tha e rimorkiatori dhe sanella do lëviznin sapo të qetësohej deti. Kjo do na vononte shumë dhe gratë do prisnin gjatë në bregdet.

    Për në anije na u desh të lundronim dy orë në një det të ashpër. Shumicën e burrave dhe gratë i zuri deti ( gruaja ime ishte shtatëzanë në muajin e shtatë). Me vështirësi hypëm në anije.

    …. Ne u nisëm menjëherë, duke lënë gjithçka në Durrës, përfshi edhe valixhet e dorës dhe për këtë nuk vumë në dijeni as Epshtejn…

    Më 16 nëntor . Mbërritëm në Napoli në orën 14.00.

    Njoftohemi për diçka ironike : Në durrës Epshtejn më thotë se Qeveria Shqiptare kërkon afërsisht 1000 dollarë për “ ngarkesën “ e rimorkiatorëve dhe sanalles së mallrave, të cilat poseidoheshin nga UNRA”..
    Henderson

    X X

    Ja kjo ishte edhe odisea e largimit të personelit të misionit amerikan në Shqipëri, që shprehte qartë : “ dashurinë e madhe të Qeverisë Shqiptare për Qeverinë e SHBA dhe veçanërisht për popullin demokrat amerikan.

    Enver Hoxha në kujtimet e tij shkruan : “ Misioni u largua nga mesi i nëntorit, pasi u transportua prej anijeve tona deri në dy anijet amerikane, që prisnin jashtë ujrave tona territoriale.

    Kështu e mbylli kapitullin e vet ky mision gjoja paqësor, në fakt subversiv, që erdhi në Shqipëri më shumë për të prishur punë se sa për të ndrequr” ( faqe 391 ).

    Ky ishe, në mënyrë shumë të përmledhur i gjithë materiali, që unë , duke patur në dorë të gjitha telegramet sekrete të misionit amerikan në Shqipëri, të vitit 1946, desha t’ua paraqitnja. Komentet e bëra janë fare të vogla. Jam i mendimit se leximi i këtij materiali me vëmendjen e duhur do të mjaftonte për të kuptuar të vërtetën , larg trillimeve e baltës së hedhur jo vetëm mbi misionin amerikan të asaj periudhe, por para së gjithash edhe për vuajtjet dhe dënimet, deri në pushkatim të shumë ish nxënësve të Shkollës Teknike të Tiranës dhe të familjeve të tyre, gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist.

    E shoh të panevojshme të zgjatem më tepër për këtë tëmë, tanimë të njohur botërisht nga të gjithë shqiptarët.
    Dr. SOPOT BEQIR HACI


    ----------------------------------------------------

    Marë nga Trepca.net

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar DriniM për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Dr. SOPOT BEQIR HACI është thjeshtë naiv....

    Faktet i përplasen turirit dhe prapë logjikon përsprapthi.

    Kur do vijë ajo kohë që ta kuptojnë shqipot se Amerika bën sipas interesit të vet afatshkurtër dhe se ajo nuk do as veten e vet???

    Kaq e vështirë është xhanëm???

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027
    Citim Postuar më parë nga Dasius Lexo Postimin

    Kaq e vështirë është xhanëm???

    xhanëm eshte fjale turke ... kaq e veshtire eshte te perdoresh fjalen shqiptare e/i dashur ? ( keshtu me duket se e ka dmthenjen kjo fjale , meqe nuk di turqisht nuk jam i sigurt )

  5. #4
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Citim Postuar më parë nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    xhanëm eshte fjale turke ... kaq e veshtire eshte te perdoresh fjalen shqiptare e/i dashur ? ( keshtu me duket se e ka dmthenjen kjo fjale , meqe nuk di turqisht nuk jam i sigurt )
    Fjala "xhanëm" vërtetë e ka prejardhjen nga fjala "i/e dashur" në turqisht, por ti duhet të dish se kur këto fjalë të huaja përdoren për një kohë të gjatë nga një popull dhe me kalimin e kohës marrin kuptim paksa të ndryshëm nga kuptimi origjinal, ato bëhen pjesë e fondit gjuhësor të atij populli me të drejta të plota njësoj si fjalët e tjera origjinale, madje me këto fjalë mund edhe të krijohen fjal të tjera që nuk ekzistojnë në gjuhën nga e cila janë huazuar.

    Ky është zhvillimi normal i të gjitha jguhëve në botë.

    Dialektika e natyrës
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Dasius për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-05-2007
    Postime
    45
    Interesant.
    Ndryshuar për herë të fundit nga lklk : 29-07-2010 më 20:52

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e LuLiKraS
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    180
    Unë se besoj.
    Nëse bëhet fjalë për Ameriken e Viteve 1940-1950 për mendimin tim ata mundë të ishin Emigrant Shqiptar qe kan pas dëshire te Vizitojnë Mëmëdhen e tyre por as një her Shërbim Sekret Amerikan.
    Amerika dhe shërbimet Sekrte kan filluar të ken sukses pas rrezimit të murit të berlinit dhe të përhapen më gjër duke u shtire her pas her më gjat.
    Pas viteve të 30-ta Amerika ishte në në rrëzike të mëdha dhe ishte Politikish në shum probleme të cilat nuk kishe mundësi ti zgjidhjte të gjitha këto probleme ishin probleme të brendeshme si pershembull :
    Sa që Europian vuanin nga Politika e Sovjetikve pas luftes se dyt botore

    http://history1900s.about.com/od/tim...30timeline.htm


    Përmendimin tim i nderuar mund të ket përardhje Shqiptaer apo mund të ket ngatrruar rrugën për në Shqipëri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga LuLiKraS : 29-07-2010 më 21:05
    Sjam kunder askujt., ne raste se ke pergjegjesi Kombetare dhe je i pa afte per to...

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar LuLiKraS për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #7
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Citim Postuar më parë nga LuLiKraS Lexo Postimin
    Unë se besoj.
    Nëse bëhet fjalë për Ameriken e Viteve 1940-1950 për mendimin tim ata mundë të ishin Emigrant Shqiptar qe kan pas dëshire te Vizitojnë Mëmëdhen e tyre por as një her Shërbim Sekret Amerikan.
    Amerika dhe shërbimet Sekrte kan filluar të ken sukses pas rrezimit të murit të berlinit.
    Pas viteve të 30-ta i jan shfaqur probleme të mdha në politiken e brendeshme dhe as e pa pregaditur ka politikish ndaj Supërfuqis Botore "RUSIS", sa që Europian vuanin nga Shtetet Sovjetike Amerika nuk ishte në gjendje të ju ofronte as dhe ndihmë elementare në sferen e politikës.



    Përmendimin tim i nderuar mund të ket përardhje Shqiptaer apo mund të ket ngatrruar rrugën për në Shqipëri.
    Lexo ti a derbardhë, mos ia fut rromlla përtomlla.

    Misioni Amerikan në Shqipëri nga Peter Lucas, e ke në librari
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Dasius për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #8
    i/e regjistruar Maska e LuLiKraS
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    180
    Citim Postuar më parë nga Dasius Lexo Postimin
    Lexo ti a derbardhë, mos ia fut rromlla përtomlla.

    Misioni Amerikan në Shqipëri nga Peter Lucas, e ke në librari
    O QEN ZI UNE KAM LEXUAR KET MATERIAL SE PAKU 4 HER DHE TANI SHOF SE ESHTE ME DISA NDRYSHIME POR LERI KETO PRAPAGANDA SE KETO GJERA JAN GJERA ENDRRASH.
    Telegramet kan egzistuar dhe me Rusin pse ato nuk i beni pak publicitet. SI DUKET AMERIKA JU KA HY NE KOKE.
    Sjam kunder askujt., ne raste se ke pergjegjesi Kombetare dhe je i pa afte per to...

  13. #9
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Citim Postuar më parë nga LuLiKraS Lexo Postimin
    O QEN ZI UNE KAM LEXUAR KET MATERIAL SE PAKU 4 HER DHE TANI SHOF SE ESHTE ME DISA NDRYSHIME POR LERI KETO PRAPAGANDA SE KETO GJERA JAN GJERA ENDRRASH.
    Telegramet kan egzistuar dhe me Rusin pse ato nuk i beni pak publicitet. SI DUKET AMERIKA JU KA HY NE KOKE.
    O Zenun! Për çfarë prooagandash e ke llafin, oreeeeeeee? Për çfarë ëndrrash? Çlidhje ka Rusi në gjithë këtë muhabet? Pse na paska hyrë Amerika në kokë neve? E ke gjë nonë e babë ti Amerikën e po të shajmë me rob shpie?

    Kur të jepen dokumente për Rusin, do flasim për Rusin, kur të jepen për Amerikën, do flasim për Amerikën. E si të shkon në mendje që mund të kemi inat Amerikën???

    Boooooooooooohhhh
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Dasius për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Leter e hapur. Beni dicka per dinjitetin e Shqiperise
    Nga vlora në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-12-2004, 09:34
  5. Historia e minoritetit grek ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2002, 13:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •