Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Klonimi, sfida e re e njerezimit

    Pas klonimit te suksesshem te nje dele per here te pare ne Angli, pas nje klonimi te suksesshem te nje mushke ne SHBA, sot eshte bere e ditur se nje shkencetar italian ka bere te mundur klonimin e suksesshem te nje kali. Shkencetaret ne fushen bio-gjenetike nuk e fshehin entuziazmin e ketyre zhvillimeve te reja fushen kerkimore shkencore mbi klonimin. Mirepo kjo ka ndezuar debate dhe shqetesime ne rradhet e njerezve:

    A mendoni se klonimi eshte dicka pozitive?
    A mendoni se edhe njerezit duhet te klonohen?
    Si po e ndryshon klonimi jeten e gjallesave te gjalla mbi toke?
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Miss. Congeniality
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    Gjenetika dhe clonning kane jane nje nga fushat qe mua me apasioniojne shume!
    Doja te thoja qe me clooning lidhen shume konfliket, morale, ethike, fetare e te tjera.
    do ishte e mire qe njerezit te clononin nje zemer apo veshke apo nervat e shume te tjera qe per njerezimin do kishte dobi te shumta.
    Do vihej ne dyshim vdekja, si nej phenomen natyror, dhe njerezit do jetonin shume gjate, do kishte mbi popullim ne toke dhe do shkaktonin ne vete nje katastofe vetem nga ndotja e ambjentit.
    Do rriteshin shume te ardhurat dhe diskriminimet ne lidhje me tranplantet. kush do kishte lek do ta bente kush nuk d kishte do vuante. Do krijohej mbase nje superrrace qe do dominonte dhe extradonte te tjerat. Mund te jetojme nje periude te errte nqs do behej e mundur klonimi i njerezve, dhe atehere do jetonin Darvinisin e vertet, qe do ishte SURVIVAL OF THE FITTEST, te formave te ndryeshme.
    E shikoj dhe nga pozitive nqs do kishim mundesi te konkuronin resorca natyrore ne univers neper planete te tjera dhe rritja e popullsise te bejej ne perpjestim te drejte me rritjen e resorcave naturore.
    Nuk po i futem diskutimeve fetare( qe quhet ndryesh e dhe palying God).
    E shikoje te arsyeshme disa here
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  3. #3
    Miss. Congeniality
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    Bravo Albo, kjo eshte nej teme shume intriguese dhe shume reale se shpejti. Si do jete e arrdhmja e kesaj bote eshte shume emigmatike.
    Ne Japoni kane bere ekserimente te shumat te klonojen njerez, pasi atje nuk ndalohet me ligj.
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e claudio20
    Anėtarėsuar
    03-10-2002
    Vendndodhja
    frankfurt
    Postime
    8

    Pershendetje

    Jo vetem dele dhe kuaj por pretendohet se priten te lindin njerez pas disa muajsh (kete e ka deklaruar nje sekt raelist).
    Une nuk mendoj se vihet ne dyshim vdekja,edhe sikur jeta e njeriut te zgjatet me shume.Nuk kane thene me kot: "Cdo gje qe dikur merr fund eshte e shkurter".
    A na duhet klonimi?
    Nuk e di!Cili eshte perfitimi dhe demi qe ai sjell me vete?Perfitimi qe shpallet haptazi eshte nevoja e njerezve per transplatime organesh.Ka fantazira filmash qe frytet e klonimit i perfytyrojne si monstra te pergatitura vetem per luftra.
    Po demi?Ka te drejte njeriu te krijoje jeten?A e krijon dot?Delja Dolli qe u krijua nga nje qelize e nje deleje 5-6 vjet me te madhe,edhe pse ishte 4 vjet tregonte ne te gjitha parametrat e moshes 10-vjecare,pra te moshes te se "emes".Do ishte e drejte kjo per nje krijese,e cila qe bebe do te ishte shume me e vjeter?Pastaj edhe nese njerezit sot kane shume nevoje per organe transplatimi,eshte e moralshme qe te klonosh duke i dhene races njerezore atributin e nje oficine per pjese nderrimi?A nuk eshte fraza e pare e cdo kushtetute te botes: "Dinjiteti i cdo njeriu eshte i paprekshem!".Atehere si mund te ndahen qeniet njerezore ne rangje?Ku eshte dinjiteti?Nga ana tjeter eshte shume i larte probabiliteti qe kjo krijese te dale me defekte.Kush paska te drejte te eksperimentoje me njeriun?
    Une nuk i di te gjitha arsyet perse sherben klonimi.Ndoshta ka dhe te tjera,me te rendesishme.Por nuk me mbushet mendja qe ka arsye aq te forte sa per te permbysur te gjithe rendin njerezor.
    Ne fund te fundit njeriu vetem me forcat e tij nuk mund te behet i pavdekshem.
    jeto jeten si ne diten e fundit

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e chiccann
    Anėtarėsuar
    27-07-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    4
    hi
    heret e fundit qe kam shkruajtur albo nuk me ka marre serizishte dhe madje me ka derguar edhe e mail sipas te ciles une kur shkruaj nuk jam serioz gje e cila nuk eshte fare e vertet dhe albo ne nje forum ku secili ka mundesi te shperhi mendimet e tija me ka ndaluar te them c'mendoj une per temat e ndryshme
    albo nuk eshte faji im qe une jam shqiptar i vertete dhe jam ne menyre te ekzagjeruar kundra gay-zimit
    ------------------------------------------------------------------------------------
    nejse keto jane budallalleqe me te cilat nuk duhet marre kote
    sa per klonizimit nuk ka pse te mos jem dakorte
    sikur shkencetaret te arrinin te benin ne menyre shume te sakete nuk do te me vinte fare keq te kisha nje vella identik si mua dhe do te me jepte mundesi te beja shume gjera
    binjaket ekzistojne kjo do te jepte mundesi qe ata te mos ishin vetem ne dore te fatit
    pastaj ne krizat ushqimore qe thone do te kaloje bote do te ishte shume e vlefshme sepse mund te klonoje shume organizma qe jane ne zhdukje

  6. #6
    i/e pa regjistruar Maska e miri
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    My HeArT iS yOuRs...YoUr MinD iS mInE...!
    Postime
    300
    Miredita,
    Une nuk studioj "neuroscience" por megjithate opinioni im eshte ky.

    A mendoni se klonimi eshte dicka pozitive?
    Klonimi varet se ne cfare drejtimi e shikoni ju, eshte dhe pozitiv por eshte dhe negative. Do te kishim me shume njerez intelektual ne bote, inteligjenca artificiale do te pasurohej, dhe industria e vendit do te arrinte kulmin. Po lexoja nje liber "The Undescovered Mind" dhe theksonte qe shume njerez mund te perdorin nje vegel per dicka te krijuar dicka te keqe. Pra do te kishim me shume Diktatore ne bote, me shume terroriste, dhe me shume ane negative. Pra me pak fjale situata do te jete sic eshte tani dhe nese do kishim klinimin te ligjshem.
    "Anet negative dhe anet pozitive do te rriten ne proporcion. Me shume - gjithashtu dhe me shume +."

    A mendoni se edhe njerezit duhet te klonohen?
    Njerezit jane "kafshe". Nese ne nuk do klonohemi ca kafshe te tjera me te mencura se ne do vinin te merrnin nen sundim boten tone "token". Sepse nese do klonojme kafshe nga nje gjenerate ne nje tjeter zhvillimi i tyre do perparoje me shume se ai i njeriut dhe do vije nje kohe qe ata do klonojne veten e tyre. Kjo flitet per nje kohe te gjate shume.


    Si po e ndryshon klonimi jeten e gjallesave te gjalla mbi toke?

    Eshte nje fjale qe perdoret ketu ne Amerike: "Life is not determined by a single failure." Pra une dua te them ty se pse jane klonuar 3-4 kafshe nuk do te thote qe jeta e gjallesave mbi toke po ndryshon. Per te patur efekt dicka duhet te ndodhe te pakten mbi 5% te shumes totale. Pra 0 efekt ndyshim tani per tani tek gjallesat mbi toke. Po te marresh si individual ato 3 gjallesat ku ka ndodhur klonimi ndryshimi i tyre besoj dhe ju e dini si ka qene. Por ne pergjithesi ashtu sic thoni ju nuk ka ndryshim fare.

    Besoj te jem i carte sepse kjo ne fakt eshte nje teme te cilesh duhet te kesh mbrojtur doktorraten qe te japesh nje pergjigje konkrete Pershendetje.
    Goodbye DEBUG, hello reboot...

  7. #7
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Exclamation


    Klonimi i njeriut !?!

    • * Klonimi ėshtė Njė PRODHIM !

      * Klonimi i njeriut : Njė PRODHIM - njė biznes shumė i rrezikshėm !

      * Klonimi ėshtė PRODHIM e nuk ėshtė KRIJIM !


    Sa i pėrket KRIJIMIT :
    - Pėr njerėzimin , SFIDĖ ka qene dhe do tė jetė gjithmonė KRIJIMI i njė MIZE !
    SFIDA e tillė ėshtė bėrė prej KRIJUESIT tė njeriut , dmth prej ZOTIT !


    .....

  8. #8

    Klonimi aaaa

    Temė shumė interesante, mendime tė thukta dhe tė pathukta rreth kėsaj teme dhe ide tė mjafueshme pėr tė dhėnė lidhur me njė shkencė tė re tė KLONIMIT.

    Deri dje shikonim filma tė ndryshme fantastike se si bėhet klonimi, prodhimi i shumė njerėzve dhe mekanizmave siē ne i quajmė tani robotė e super-kompjuter, ēka mendoni a shkojmė ne drejt asaj ere?????

    Unė mendoj se ligji do tė jetė ai i cili nė fillim sjelli rend, rregull, punė, shoqėri, industri, etj., por tani ai lejon nė disa shtete edhe manipulim me kafshė e sidomos edhe pak me njeri. Pra ligji do tė jetė ai i cili do tė mund nė tė ardhmen ta ndryshoj botėn nė tėrėsi dhe ligjin, tė krijoj luftėra dhe mė sė fundi supozoj qė do tė krijoj edhe evolucion tė ri.

    Kjo ėshtė diēka qė vjen, shteti posaqėrisht njerėzit qė kėrkojnė, hulumtojnė nuk iu intereson e ardhmja por interesi dhe ata do bėjnė ēmos qė tė pėrparon ajo organizatė apo shteti i cili i financon hulumtimin shkencor tek klonimi dhe kjo mund tė ngurron qė progresi shkencor tė pėrparoj e gjithmonė tė jetė nė dobi tė shkatėrrimit eventual tė shoqėrisė dhe natyrės nė Tokė.


    Unė interes tė posaēėm i japi hulumtimeve nė gjithėsi sepse gjithėsia ėshtė diēka e panjohur pėr ne dhe do tė dėshiroja qė njerėzit e ēfarėdo shoqėrie tė punojnė shumė nė kėtė drejtim, por fatkeqėsisht ajo nuk do tė ndodh kurrė sepse interesi i lėvėrdisė ekziston kudo dhe ajo ėshtė rezultat i ngecjes sė zhvillimit shkencor nė gjithėsi dhe ndotje e Tokės nga ushqimi i terrorit dhe klaneve tė ndryshme shoqėrore.


    Mitrovicalia
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mitrovicalia_81 : 11-08-2003 mė 05:23

  9. #9
    Miss. Congeniality
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    Fakti eshte qe klonimi eshte dicka konkrete dhe po praktikohet!
    nqs sot ne shikojme0.000001% ndryshime ne ekosistem, neser ose ne te ardhmen anet negative do te rriten ne fuqi eksponeciale.
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  10. #10
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    I bashkohem mendimit se eshte dicka pozitive per aq sa i sherben shendetit te njeriut dhe kurimit te semundjeve por nese kjo do te degjeneronte ne nje industri embrionesh me porosi atehere jam i bindur se do te kishim nje prishje te ekuilibrave natyrore dhe shoqerore.

  11. #11
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    tr e jane faktoret qe mund te qojne ne zhdukjen e jetes ne toke:
    1.natyra
    2.jashte toksoret
    3. njeriu
    une mendoj qe klonimi do jete ni faktore ne duarte e njerezve,
    qe do pershpejtoje zhdukjen e jetes ne toke, sepse do i beje shume me komplekse kontraditat egzistuese

  12. #12
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Pas klonimit te suksesshem te nje dele per here te pare ne Angli
    Delja (Dolly) u klonua ne Skoci kryetar ne 1988, detaj eshte natyrisht

    Thjesht nuk ka argumente te pastra qe eshte duke u ber klonim por reproduktim sperme.
    Nuk e di ku e ke degjuar, por delja dhe shume raste te tjera qe une kam lexuar nuk jane klonuar nga sperma. Ne rastin e deles (Dolly) te dyja qelizat u moren nga dele femra. Njeres qelize i hiqet berthama, dhe tek ajo futet nje berthame e nje qelize tjeter, dhe procesi i ndarjes se qelizave u katalizua me ryme elektrike. Gjithsesi ky eshte klonim i mirfillte (edhe sikur te vinte nga sperma, eshte procesi qe e ben te tille, jo fakti se nga vjen qeliza).

    Njerezit jane "kafshe". Nese ne nuk do klonohemi ca kafshe te tjera me te mencura se ne do vinin te merrnin nen sundim boten tone "token".
    Nuk jam dakort qe njerezit jane kafshe, te pakten jo une Nuk besoj se rrezikohemi te humbim boten nga kafshe me te zgjuara se ne nese nuk klonohemi (kur ishte hera e fundit qe kafshe te tjera u bene me te zgjuara se njerezit??). Keto jane thjesht opinione te miat subjektive.

    Tani mendimi im
    Ne rradhe ta pare duhet te dime qe nje klon nuk eshte aspak me i ngjashem me parardhesin e tij sesa do te ishte me nje binjak identik (binjake te rritur ne te njejten 'qese', dhe nga i njejti material gjenetik). Jeta ka treguar se dhe binjaket identike jane shume me te ndryshem sesa thjesht nje kopje e tjetrit.

    Une ne teresi jam kundra klonimit te njeriut, te pakten kudra klonimit per efekt reproduktimi/krijimi. Une besoj ne shkence por dhe ne Zot, dhe besoj se krijimi i njeirut eshte ekskluzivitet i Zotit.
    Nga ana shkencore, ate qe ne anglisht quhet "gene pool"; pra variacioni gjenetik do te reduktohej ne mase duke sjelle degjenerimin e qenies. Mund te kete dhe shume komplikacione te tjera qe ne nuk i dime. Duhet patur parasysh qe delja Dolly u krijua vetem heren e 277 ( it failed 276 times).
    Nga ana etike gjithashtu nuk mendoj se eshte e drejte te klonohet njeriu.

    Tema eshte shume interesante dhe koha do te na tregoje rrjedhojen e ngjarjeve.

  13. #13
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    mendoj qe njerezit ne pergjithesi pore edhe ne te forumit kemi pake njohuri ne kete shkence gjenetike.
    Albo ne qofte se ka mundesi ose dikushe tjeter,munde te na japin me shume detaje ne qofte se disponojne

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-02-2004
    Vendndodhja
    elabasan
    Postime
    3

    klonimi,human apo jo

    ka aq shume dikutim per ceshtjen e klonimit sa me ben te dyshoj ne bindjet e mia.mendoj se njerezimi eshte gati te perballoje dicka te tille sic ka perballuar cdo gje qe eshte dukur amorale dhe e ka pranuar.per mua ceshtja fetare qe kerkon te mos rrenohet nga kjo justifikohet me problemin se sa e fort do te jete familja. kjo eshte dicka e permledhur cfar mendoj

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Klonimi - rrezik i madh prandaj edhe i pamoralshem

    Jamarber,
    meqenese dicka edhe kam mesuar rreth ketij problemi, po t`i sjell vetem disa pyetje qe na duhet parashtruar teoretikisht qe ta pash te pakten se me cfare "loje" po luhet:

    Nė qoftė se synojmė tė ndryshojmė njeriun, identitetin e tij, duke intervenuar nė bazat e tija biologjike, do tė na duhej patjetėr t'ia parashtrojmė vetvetit disa pyetje vijuese:
    - Nė cilėn shembėlltyrė do tė fabrikohet gjenoma e re e paramenduar, e dėshiruar njerėzore – pra njeriu i ri?
    - Kriteriumi pėr zgjidhjen e tipit tė ri tė njeriut, karakteristikat e tija tė dėshiruara, a do tė jenė ato nga e kaluara, e tashmja apo nga njė e ardhme e paramenduar?
    - A guxojmė brezat e rinj nė mėnyrė tė parevokueshme t'i rėndojmė me vlerat tė cilat ne tani i ēmojmė; me kuptimin tonė tė vlerave?
    - Kush do ta bėjė zgjedhjen e njeriut tė ardhshėm? Hulumtuesit veē e veē apo porositėsit e interesuar veēanėrisht, biznismenėt, magnatėt, agjensitė speciale, qeveritė?
    - Me siguri do tė ketė edhe shembuj tė pasuksesshėm, tė gabueshėm. Cili do tė jetė fati i tyre?
    - Nė qoftė se do tė klonohen individė tė rinj, cilave rreziqe psikologjike do tu nėnshtrohen kėto kopje identike me gjenomat njerėzore, qoftė se janė klonuar nė tė njėjtėn kohė, qoftė se janė klonuar sukcesivisht nė njė kohė tė gjatė periodike?
    - A do tė kenė kėto intervenime ndikim negativ nė trashėgiminė gjenetike njerėzore?
    - Me ekskluzivitetin dhe zgjedhjen e vetėm disa vetive (cilėsive) tė caktuara a do tė shembet, shkatėrrohet ekvilibri natyral (ēka po ndodh tashmė nė botėn e bimėve dhe kafshėve)?
    - «Homo futurus» - siē quhet, mbi-njeriu, a do tė jetė figurė e pėlqyeshme e njeriut me identitet personal apo do tė jetė kjo njė shumėzim i ēfarėdolloj protezave?
    - A do tė jetė «homo futurus» i ngjashėm, nė pėrngjasim me Zotin? Tundimi i parė nė alternimin rrėnjėsor, automanipulimin, ka mbartur me vehte premtimin e Gjarpėrit: «Do tė jeni si Zoti!» Rezultati ėshtė shumė mirė i njohur: pasojat ireverzibile (tė pakthyeshme), ėshtė inauguruar procesi prej tė cilit njerėzimi nuk mund tė kthehet, ndėrsa nuk mundet as tė revidohet (shqyrtohet dhe kontrollohet).
    - Nė qoftė se, po themi, individėt e fabrikuar, tė prodhuar do tė ishin tė pakėnqaur me cilėsinė e tyre, me nivelin e ameliorizimit, nė qoftė se rezultojnė tė parregulluar, a do tė kenė kėta njerėz tė dizajnuar tė drejtėn t'i akuzojnė dizajnerėt e vet dhe cilėt; vetėm shkencėtarėt apo edhe porositėsit; edhe politikanėt, sponzorėt, eticienėt, teologėt...?
    IHS

  16. #16
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    ju keni shprehur si ide shkrimin tim n.12,veqse me te sterholluar e te ndare ne shum detaje.
    kontraditat qe do te lindin me klonimin e njeriut do jen te shumllojshme dhe te pazgjidheshme nga njerezimi kjo do te sjell...
    keto jan gjithmon paragjykimet e mija per klonimin

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Per mua femija eshte zgjatim/pjese e prindit. Si e tille, mua si prind do me vinte mire te gjidhja jo vetem seksin po dhe intelektin dhe aftesite e ketij zgjatimi.

    Jam plotesisht dakort me klonimin sepse mendoj se permireson racen humane. U jep mundesine prinderve qe nuk mund te lindin te kene femije, eleminon femijet me te meta, siguron nje femije te pranushem nga familja dhe shoqeria, perforcon egzistencen e races humane dhe ardhmerine e saj ne toke...etj etj etj.

    Opinioni im eshte se Klonimi eshte e drejte humane. Cdo njeri ka te drejte te kete femijen e tij, sic e deshiron ai. Si e drejte e tille, pavaresisht nga pengesat e shumta, eshte dicka e pandalueshme qe heret a vone do jete pjese e pandashme e realitetit human.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Mjeti pėr t`ia arritur qėllimit

    Qėllimi kurrė nuk mund ta justifikojė mjetin. Po tė mjaftonin vetėm qėllimet e mira atėherė do tė thoshim se edhe Hitleri ka pasur njė qėllim tė mirė.
    Sa herė qė njeriu nuk ka shikuar edhe nė pasoja gjithmonė ėshtė penduar pėr veprimin e filluar. Nė rastin e klonimit jo qė anėt pozitive dhe negative janė tė barabarta por shumė mė shumė ėshtė rreziku i dėshtimit. Aq mė tepėr kur kemi tė bėjmė me jetat e njerėzve.
    Edhe diēka, ndoshta nuk do t`i pėlqen dikujt por do ta them mendimin tim lidhur me qėndrimin se njeriu mund ta "krijojė" njė njerėzim pa tė meta dhe perfekte. Kėta janė duke ėndėrruar. Me fjalė tjera kėto sipas mendimit tim janė illuzione, sepse gjithmonė do tė jemi tė kufizuar dhe do tė kemi nevojat tona.
    Nė tė shumtėn e rasteve te ēėshtjet e klonimit kemi tė bėjmė me njė inxhinjering linguistik tė tė pasurve qė shpesh herė manipulon turmėn qė mendon mė shumė me bark se me mend!
    Nuk jam kundėr pėrparimit tė shkencės pėr tė gjetur ilaqe tė ndryshme pėr shėrimin e sėmundjeve vetėm se me klonimin e njeriut assesi s`mė duket gjė e menēur.
    Po njeriu ka tė drejtė pėr njė jetė tė denjė vetėm se me mjete humane. Hitleri kishte njė qėllim krejt human nė shikim tė parė, pikėrisht mendonte tė ketė njerėzimi njė jetė humane, por...

    Miqėsisht!
    IHS

Tema tė Ngjashme

  1. Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
    Nga rudo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  2. Aktakuza e tribunalit tė Hagės pėr Haradinaj
    Nga I-amėshuar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  3. Haradinaj nuk do tė shkojė nė KS tė OKB-sė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11
  4. Klonimi
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-12-2004, 13:54
  5. Historia e njerėzimit nisi me civilizim apo me primitivizėm
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2004, 15:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •