Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 18 prej 18
  1. #1
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Menyra kontraceptive per t'u mbrojtur nga shtatzania dhe semundjet veneriale

    Po ve ne kjo teme disa menyra kontraceptive qe te mbrojne nga shtatzania e paplanifikuar qe mund te ndodhe gjate maredhenieve seksuale midis partneresh.

    Do te vendos menyra kontraceptive si per femra ashtu dhe per meshkuj, dhe po e filloj pak me femrat pasi ato jane pak me te komplikuara per nga sistemi riproduktiv. Do te keshilloja te gjithe qe nese vendosin te kene maredhenie seksuale per here te pare, te vizitojne nje gjinekolog, ose te pakten te pyesin farmacistin se cila metode kontraceptive do te ishte me e pershtatshmja per situaten e tyre. Eshte detyra etike e nje punonjesi shendetesor te ruaje konfidencialitetin e pacienteve, keshtu qe nuk duhet te kihet turp per t'i pyetur ata per gjera te tilla...

    Megjithate une po e filloj me disa metoda kontraceptive te rradhitura rastesisht.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #2
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Moskryerja e marrdhėnieve nė periudha tė caktuara

    Moskryerja e marrdhėnieve nė periudha tė caktuara:

    Si veprohet: ēifti kryen marrdhėnie seksuale nė kohėn qė gruaja ka mė pak gjasa tė mbetet shtatzanė, domethėnė nė ditėt pėrpara dhe pas menstruacioneve.

    Avantazhet: nuk ka efekte fizike anėsore.

    Disavantazhet: ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohen menstruacionet dhe ovulacioni, vecanėrisht nė moshė tė re, nuk sigurohet mbrojtje nga infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale dhe nga virusi HIV.

    Cikli i ovulacionit te femres kalon neper keto faza:

    I. Faza folikulare
    ditet 1-12 (nga dita e pare e menstruacioneve deri ne diten e pare te ovulimit)

    Oocitet fryhen. Leshohen hormone si progesteron dhe testosteron nga theca interna, nje membrane qe rrethon folikulen. Qelizat granulosa leshojne estrogjene, dhe estrogjeni kryesor ne humanet eshte estradiol.

    Vetem njera nga folikulat ne zhvillim shkeputett nga vezoret.

    (vazhdon)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 07-08-2003 mė 01:16
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #3
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    II. Faza e ovulimit (ditet 12-14)

    Niveli i hormonit lutenizues ngrihet ne diten e 12-te dhe arrin kulmin ne diten e 13-te. Estrogjeni gjithashtu arrin kulmin ne diten e 13-te. Ovulimi behet ne diten e 14-te, gjithmone mbas dites se pare te menstruacioneve.

    III. Faza luteale (ditet 15-22)

    Formohet korpus luteum i cili sekreton estrogjen dhe progesteron, te cilat inhibitojne efektet e hormoneve FSH dhe LH qe te mos leshohet ndonje veze tjeter para kohe.

    (ditet 23-28)

    Korpus luteumi degjenerohet nese fertilizimi nuk ndodh. Ulen nivelet e estradiolit dhe progesteronit. Ulja e niveleve te ketyre dy hormoneve te fundit rrjedhshmerisht do te sjelle menstruacionet vijuese dhe prishjen e endometriumit te mitres.



    Cikli Endometrial (Menstrual)

    Cfare ndodh ne te njejten kohe gjate ciklit ne anatomine e mitres?

    Ne fazen menstruale (ditet 1-4) kemi ngushtim te arterieve dhe bllokohet disi sjellja e gjakut ne miter. Endometriumi (shtresa muskulore e brendshme e siperfaqshme e mitres) fillon te prishet dhe te bjere ne diten nr. 1 te ciklit.

    Ne fazen proliferative (ditet 5-14) kemi ri-ndertim (ri-epithelizim) te endometriumit. Kapilaret e gjakut qe e ushqejne ate rriten ne numer. Gjendrat endometriale zhvillohen.

    Ne fazen e sekrecioneve (ditet 15-28) progesteroni stimulon qendrat ku jane grumbulluar lipidet dhe glikogjeni. Gjendrat e mitres sekretojne pra nje leng te pasur ne nutriente. Sekrecionet e estrogjenit dhe progesteronit fillojne te ulen rreth dites se 22-te. Keshtu pra degjenerohet korpus luteum nese nuk ndodh fertilizimi, dhe mbas dites se 28-te prishet endometriumi i mitres per te filluar keshtu nje periudhe te re menstruacionesh.

    KONKLUZION

    Pra e rendesishme eshte qe te kihen maredhenie seksuale ne ate periudhe te muajit kur nuk ka nje veze te pranishme per t'u fertilizuar. Sic e shihni (duke mare gjithashtu parasysh qe spermat mund te jetojne deri ne 2 dite pas ejakulacionit duke shfrytezuar rezervat e veta ushqimore) mund te themi se nuk do te ishte me rrezik shtatzanie pasja e maredhenieve ne ditet 1-10 te ciklit dhe gjithashtu ne ditet 23-28.

    Ndersa ne ditet 11-22 ka gjasa me te medha per fertilizim. Kete informacion mund ta perdorin nga ana tjeter ata qe duan te bejne femije.

    Megjithate duhet theksuar fakti qe trupi i njeriut nuk eshte ore zvicerane, dhe mund t'ju dalin te papritura nese mbeshteteni komplet ne kete metode kontraceptive. Per mendimin tim eshte me e keshillueshme per ciftet e martuara.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 07-08-2003 mė 18:20
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e KunotaForevres
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    9
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    to make a long story short:

    -oral contraceptive pill - (kjo t'semur keq, po eshte me efektivja)
    -Intrauterine Device - futet brenda ne uterus, me nje fjale, ra tani ra pastaj.
    -female condom - kto bejne zhurme si me pas ngrene fasule per nje jave te tere.
    - implants - ato 5 vjecaret jane te mira nqse nuk te kalben brenda ne krah.
    -withdrawal - Ta terheq moj neno/ta terheq mos ta terheq/
    -rythm method - ec e keep track of your cycle per muaj te tere, gje qe s'behet.

    e ca te tjera qe s'jane hic efektive.

    Une per vete e kam cu tim shoq me bo vasectomine, kena ra rehat per at'zot.

  5. #5
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Bllokimi i spermes

    (Faleminderit per permbledhjen KunotaForevres )

    Nqs. sperma nuk arrin mitren, atehere fertilizimi nuk ndodh.Nje menyre per te parandaluar kalimin e spermes eshte mbeshtjellja e penisit ne nje shtrese te holle, ose kondom. Shume meshkuj nuk e favorizojne perdorimin e kondomeve, te cilat kane tendence te ulin kenaqesine sensuale gjate penetrimit. Ne princip kjo metode eshte e lehte per t'u aplikuar dhe efikase, por ne praktike ka nje perqindje deshtimi nga 3 deri 15 % . Megjithate eshte menyra kontraceptive me e perdorshme ne USA. Kondomet perdoren gjeresisht ne parandalimin e AIDS dhe semundjeve te tjera veneriale. Mbi nje bilion kondome jane shitur ne USA ne 1998.

    http://www.condomzone.com/groups/154.jpg

    ----------------------------------------------------------------------------------

    Nje menyre e dyte per te parandaluar hyrjen e spermes ne miter eshte vendosja e nje mbulese mbi cerviks. Mbulesa mund te jete nje kapuc cervikal qe perputhet me konturet e cerviksit, qe mbahet per dite me rradhe. Ose mund te jete cka quhet nje diafragme prej gome qe futet menjehere para penetrimit. Por meqe permasat e cervikeve individuale ndryshojne, nje kapuc cervikal ose diafragme duhet te insertohet nga nje doktor. Perqindja e deshtimit per diafragmat eshte nje mesatyare prej 4 deri 25%, ndoshta nga tendenca per t'i insertuar ato jo saktesisht kur je duke nxituar. Deshtimi per kapucet cervikale eshte disi me i ulet.

    Diafragme

    Kapuc i bute prej gome qe mbulon hyrjen e mitres, parandalon spermen te arrije vezen dhe mban kremin spermicid.

    Avantazhe: S'ka efekte anesote te rrezikshme, e besueshme nese perdoret sic duhet, jep pak mbrojtje kunder semundjeve veneriale dhe kancerit te mitres.

    Dizavantazhe: Duhet implantuar me kujdes, disa jorehatshmeri me vendosjen dhe heqjen, mund te zhvendoset gjate penetrimit

    http://www.nib.unicamp.br/svol/imagens/diafragm.jpg
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 09-08-2003 mė 03:56
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #6
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kapuc Cervikal

    Si nje diafragme ne miniature qe mbulon cerviksin te gjithin dhe fort, parandalon spermen te arrije vezen dhe mban kremin spermicid.

    Perqindja e deshtimit: Ndoshta e ngjashme me ate te diafragmes, 4-25%

    Avantazhe: S'ka efekte anesore te demshme, disi efektive, qendron ne vend me gjate se diafragma.

    Dizavantazhe: Probleme me futjen/insertimin. Vjen ne nje numer te kufizuar permasash.

    http://www.nlm.nih.gov/medlineplus/e...size/17033.jpg
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    969
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Gjithe ky informacion i vlefshem...do e bej nje liste e do e vej te dera e dhomes gjumit nen titullin "Things to do before you enter"

    Kunote...rehat fare je
    Summertime baby!

  8. #8
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,734
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sa rron mesoka i shkreti njeri.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    per ihint dhe kolombin:

    me mire vone se kurre!
    Liebe! liebe, lass mich los!

  10. #10
    xhivola
    i/e ftuar
    Abstinenca!
    Gjithashtu disa fise te Afrikes, perdorin seksin anal si kontraceptiv

    Keni harruarr the sponge, se ajo po ben comeback, pasi menyrat e reja te prodhimit kane garantuar mungesen e bakterieve ne sfungjer.

  11. #11
    Perjashtuar Maska e KunotaForevres
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    9
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Postuar mė parė nga forever
    me mire vone se kurre!
    o pra o...ku ishin keto listat at'here kur na duheshin aq keq

  12. #12
    100%...Shqiptare Maska e Monica
    Anėtarėsuar
    24-05-2003
    Vendndodhja
    New York, USA
    Postime
    39
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Persa i perket kesaj teme nuk jam per kontraceptive, pervec IUD
    qe nuk ka pasoja me zarar pervec ndryshimit pak te ciklit dhe marrje mendsh ne fillim, sidomos rekomandohet nga gjinekologu mbas lindjeve
    Cdo kontraceptive tjeter, si oral si ato qe ngjiten, apo gjilperat me faza, kane effekte te demshme, sidomos per kancer, dhe per piresit e duhanit.
    Gjinekologu eshte mire te shihet shpesh per kontrolle edhe te thjeshta por per kontraceptive ( une ) nuk jam pro....
    Edhe gjinekologu rekomandon te njejten gje dhe e vetmja keshille eshte ruajtja ose perdorimi i prezervativit.
    The best and most beautiful things in the world cant be seen or even touched, They must be felt with the heart!

  13. #13
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    SHKATERRIMI I SPERMES

    Nje menyre tjeter planifikimi familjar eshte eliminimi kimik i spermes mbas ejakulacionit.

    Ne princip kjo arrihet duke e lare vaginen menjehere mbas kopulimit, para se sperma te kete nje shans per t'u futur ne miter. Nje procedure e tille quhet "douche" (shqiptohet dush). Metoda douche eshte e veshtire per t'u aplikuar mire, pasi qe kerkon nje ngritje te shpejte per ne tualet menjehere mbas ejakulacionit dhe nje shpelarje teper te thelle. Perqindja e deshtimit te kesaj metode eshte nganjehere disi e larte, deri 40%.

    Shkumerat, kremerat, xhelet dhe supostet vaginale

    Nga ana tjeter sperma qe cohet ne vagine mund te eliminohet me xhel ose shkume spermicidiale. Keto trajtime zakonisht kerkojne trajtim menjehere para kopulimit.

    Keto jane spermicide kimike qe futen pra ne vagine dhe parandalojne spermen per t'u futur ne miter.

    Perqindja e deshtimit: 10-25%

    Avantazhe: Mund te perdoret nga cdo njeri qe s'eshte alergjik ndaj ketyre produkteve; mbrojne vetem nga disa prej semundjeve veneriale; nuk njihen efekte anesore.

    Disavantazhe: Disi jo te besueshme; nganjehere te bejne rremuje; duhet te perdoren 10-15 minuta para cdo akti penetrimi.

    Shkume spermicidiale
    http://www.mjbovo.com/Contracept/Sperma-Foam.gif
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 21-08-2003 mė 02:08
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  14. #14
    ~@~ROZ@F@~@~ Maska e DhArMa
    Anėtarėsuar
    01-06-2003
    Vendndodhja
    22031
    Mosha
    34
    Postime
    98
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    shume mire jeni tu ba, qe po e edukoni popullin me idete e planifikimit familjar, bravo ju qofte, se ka nevoje per keshilla te ketilla

    Keep it up girls!
    Whoever said money can't buy happiness simply didn't know where to go shopping!

  15. #15
    ~@~ROZ@F@~@~ Maska e DhArMa
    Anėtarėsuar
    01-06-2003
    Vendndodhja
    22031
    Mosha
    34
    Postime
    98
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Postuar mė parė nga kolombi
    Sa rron mesoka i shkreti njeri.
    Keni ba sevap me Kolombin

  16. #16
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    PARANDALIMI I OVULIMIT

    Qe ne 1960-at, nje menyre perhapur per planifikim familjar ne Shtetet e Bashkuara ka qene marrja ditore e tabletave kontraceptive orale nga grate. Keto tableta permbajne analoget e progesteronit, nganjehere ne kombinim me estrogjenet. Sic eshte shpjeguar ne disa poste me pare, progesteroni dhe estradioli inhibitojne sekrecionin e FSH dhe LH gjate fazes luteale te ciklit menstrual dhe keshtu parandalojne zhvillimin dhe ovulimin e nje folikule. Gjithashtu shkaktojne nje rindertim te endometriumit. Hormonet e pilulave te planifikimit familjar kane efekte te njejta. Ato bllokojne ovulimin keshtu qe nuk ka ndonje veze te pranishme per fertilizim. Femra duhet te mare keto pilula per tre jave ; gjate javes se katert ajo merr pilula pa hormone, dmth. placebo. duke lejuar nivelet e hormoneve ne gjakun e saj te bien per te shkaktuar menstruacionin. Kontraceptivet orale japin nje menyre parandalimi te shtatzanise shume efikase, me nje perqindje deshtimi prej vetem 1% deri 5%. Ne nje variacion nga kontraceptivi oral, kapsula qe permbajne hormone implantohen poshte lekures. Keto implante kane perqindje deshtimi me pak se 1%.

    Nje numer i vogel grash qe perdorin pilulat kontraceptive ose implantet provojne efekte anesore te padeshirueshme, si mpiksje e gjakut dhe te vjella. Keto efgekte anesore jane reduktuar ne gjenerata me te reja te pilulave kontraceptive, qe permbajne me pak estrogjen dhe analoge te ndryshme te progesteronit. Per me teper, keto pilula te reja japin nje numer benefitesh, duke perfshire rrezik te reduktuar te kancerit ovarian dhe te mitres, semundjeve kardiovaskulare dhe osteoporozes (kjo e fundit per grate me te vjetra). Sidoqofte mund te rritet rreziku per te kontaktuar kancer gjiri dhe kancer cervikal. Konsensusi i tanishem eshte qe benefitet e shendetit te kontraceptiveve orale i tejkalojne rreziqet per shume gra, edhe pse mjeku i pergjithshem ose gjinekologu duhet te ndihmoje cdo grua te vendose rreziqet dhe benefitet relative personale. Pra duhen dhene gjithmone te kontrolluara me recete mjekesore.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-02-2007
    Postime
    2
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    desha te ju pyes diq ne lidhje me shtatzani;si ka mundesi qe njehere mbetesh shtatzan por shtatzani ka deshtu d.m.th ka qene abort spontan kurse tash e nje vite nuk ka shtatzani ku qendron problemi ju lutem .........

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-02-2007
    Postime
    2
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    [leta
    ]desha te ju pyes diq ne lidhje me shtatzani;si ka mundesi qe njehere mbetesh shtatzan por shtatzani ka deshtu d.m.th ka qene abort spontan kurse tash e nje vite nuk ka shtatzani ku qendron problemi ju lutem .........[/QUOTE]

Tema tė Ngjashme

  1. Sėmundjet e seksit, studentėt nė krye tė listės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 10:21

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •