OPINION

"Denoncoj ashpėr kėtė vjedhje tė neveritshme, sepse nuk duhet tė kemi mėshirė pėr dhunuesit e pamėshirshėm tė pronės intelektuale"

Fshati qė duket s'do kallauz, fjalori i Kokonės s'do kallpazan


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloēi

Dikur, kur isha student, kisha njė shok shumė tė varfėr, por qė ishte tejet i dhėnė pas mėsimit tė gjuhėve tė huaja. Ky pasion i tij ishte kaq i papėrmbajtshėm saqė njė ditė meteorologjikisht tė bukur, por moralisht tė shėmtuar, nė pragverėn e vitit 1967, ai shkoi nė njė librari dhe vodhi njė fjalor frėngjisht-shqip, tė parin e kėtij lloji nė Shqipėri. Sigurisht qė bėhej fjalė pėr fjalorin e Vedat Kokonės, kėtij personaliteti tė kulturės shqiptare, tė mbarėnjohur nė Shqipėri e treva tė tjera shqipfolėse si leksikograf, gjuhėtar, pedagog, romancier, dramaturg, fabulist dhe pėrkthyes i gati njėqind librave.

Por, nė kėtė shkrim, unė nuk do tė flas pėr kėtė lloj vjedhjeje, e cila nuk ia bėri muuu, sepse fajtori nuk u kap me presh nė duar. Kėtu unė do tė ulėrij pėr njė vjedhje fjalori tė njė tipi tjetėr, skandaloze, tė paturpshme e tronditėse, si pasojė e sė cilės nuk ėshtė shkaktuar thjesht njė dėm i vogėl material (aq sa kushton njė fjalor dygjuhėsh nė librari), por njė dėm fyes i pallogaritshėm pėr kujtimin dhe shpirtin e tė ndjerit Vedat Kokona, sepse kemi njė pėrvetėsim tė neveritshėm tė pronės sė tij intelektuale. Unė e kuptoj qė njeriu edhe mund tė vjedhė, pėr shembull kur, i papunė, sakat, jetim e i pashpresė, ėshtė duke vdekur pėr bukė, ndonėse personalisht, nė njė rast tė tillė, do tė parapėlqeja tė lypja nė mes tė ditės edhe mu nė zemėr tė sheshit Skėnderbej; por t'i vjedhėsh tjetrit tėrė investimin shpirtėror gati gjashtėdhjetėvjeēar, kjo ėshtė e palejueshme, rreptėsisht e dėnueshme.

Po sqarohem. Kohėt e fundit botimet "Toena" kanė nxjerrė nė qarkullim njė "Fjalor frėngjisht-shqip" me autor tė panjohurin Adem Jakllari. Disa miq tė mi, njohės edhe tė Vedat Kokonės, edhe tė frėngjishtes, edhe tė fjalorėve, mė vunė nė dijeni pėr dyshimet e tyre lidhur me autorėsinė e vėrtetė tė kėtij fjalori. Meqenėse Vedat Kokonėn e kam pasur koleg tė vyer dhe mėsuesin tim shpirtėror nė fushėn e pėrkthimit poetik, meqenėse prej mėse tridhjetė e pesė vjetėsh i pėrdor dendur fjalorėt e tij frėngjisht-shqip dhe shqip-frėngjisht, meqenėse vjedhja intelektuale mė duket mė e ndyra nga tė gjitha, nderi, edukata dhe parimet me tė cilat jam mbrujtur e donin qė unė tė bėja me kėtė rast verifikimet e domosdoshme. Kėsisoj, m'u desh tė merrja fjalorin e tė panjohurit Adem Jakllari e ta krahasoja me fjalorin e tė mirė e mbarėnjohurit Vedat Kokona, botuar nga shtėpia botuese "8 Nėntori" nė vitin 1989 (tė cilin e di gati pėrmendėsh jo vetėm se e hap rregullisht ēdo ditė, por edhe sepse kam qenė recensent i tij), si edhe me botimin e tij tė vitit 2001. Pas njė pune tė vėmendshme me lente e laps nė dorė, arrita nė disa pėrfundime qė mė bindėn se i panjohuri Adem Jakllari ka vepruar si njė pirat i vėrtetė duke i vjedhur Vedat Kokonės edhe udhėzimet, edhe skeletin, edhe mishin e fjalorit tė tij, duke ia dėmtuar kėshtu shpirtin e frymėn kėsaj vepre madhore tė leksikografisė shqiptare.

Qė nė kopertinė tė fjalorziut tė tė panjohurit Adem Jakllari, poshtė titullin shqip "Fjalor frėngjisht-shqip", shkruhet titulli frėngjisht "Vocabulaire franēais-albanais". Pra, fjala "fjalor" ėshtė pėrkthyer me "vocabulaire", ēka ėshtė gabim, sepse nė frėngjishte, kur bėhet fjalė pėr libra tė tillė, thuhet "dictionnaire", kurse termi "vocabulaire" pėrdoret kur flasim pėr fjalorin, d.m.th. bagazhin leksiko-gramatikor e njė njeriu (shkencėtari, rrugaēi etj.) ose tė njė fushe tė veprimtarisė njerėzore (mjekėsi, aviacion etj.). Ndėrsa nė italishte, po, fjalorit i thonė edhe "dizionario", edhe "vocabolario". Me sa duket, duke dashur tė na tregojė qysh nė kopertinė se fjalorziu i tij na qenkesh i ndryshėm nga ai i Vedat Kokonės, i panjohuri Adem Jakllari e zėvendėson fjalėn "dictionnaire" (tė cilėn e gjejmė natyrshėm te kopertina e fjalorit tė Vedat Kokonės) me fjalėn "vocabulaire" duke menduar se "dictionnaire" dhe "vocabulaire" nė frėngjishte janė sinonime absolute si "dizionario" dhe "vocabolario" nė italishte. Ēka dėshmon se nuk e njeh mirė as frėngjishten, as italishten, as leksikologjinė dhe se, duke u nisur me gjasė nga emėrtimi i disa fjalorėve italianė shumė tė njohur nė Shqipėri (si "Vocabolario della lingua italiana" tė P.Colombo-s apo tė Zingarelli-t), vendos tė sajojė njė fjalor "frėngjisht-shqip" dhe ta quajė atė nė frėngjishte "vocabulaire". Pse jo, nė fund tė fundit, edhe, frėngjishtja, edhe italishtja nga latinishtja rrjedhin, pra motra nga nėna janė! Por, nė kėtė mėnyrė, fjalori i Vedat Kokonės na u gdhi me njerk!

Pėr tė hartuar njė fjalor dygjuhėsh, p.sh. frėngjisht-shqip, leksikografi i mirėfilltė profesionist duhet tė plotėsojė disa kushte : a) tė njohė shumė mirė edhe gjuhėn e huaj, edhe gjuhėn amtare ; b) tė njohė shumė mirė parimet, teknikat e metodat e leksikografisė bashkėkohore ; c) tė ketė njė kulturė tė gjerė gjuhėsore etj., etj.

I panjohuri Adem Jakllari pretendon se ėshtė mbėshtetur kryesisht tek fjalorėt "Le Micro-Robert" e "Le Petit Robert" (emrat e tė cilėve ai, gjatė njė interviste nė kanalin Top Channel, i shqiptoi keq duke thėnė "Robert" dhe jo "Rober", siē do tė thoshte edhe mė i dobėti nga studentėt e mi, madje edhe ēdo njeri qė ka njė minimum njohurish elementare nė frėngjishte). Unė, qė, siē e thashė mė lart, kam qenė recensent i fjalorit tė Vedat Kokonės, e di fort mirė qė Mjeshtri ėshtė mbėshtetur tek "Le Petit Robert"-i dhe "Le Petit Larousse"-i, por edhe te disa fjalorė dygjuhėsh (p.sh. frėngjisht-italisht, frėngjisht-anglisht etj., etj.), ēka ėshtė njė praktikė e njohur leksikografike ; kurse i panjohuri Adem Jakllari na paskėsh zgjedhur si bazė pėr fjalorziun e tij pikėrisht po "Le Petit Robert"-in e zgjedhur nga Vedat Kokona, nė njė kohė qė nė Francė ekzistojnė tė paktėn njėqind lloje fjalorėsh frėngjisht-frėngjisht si Littré, Robert, Larousse, Hachette, DFC etj., etj., madje, vetėm fjalorė Larousse apo Robert ka disa llojesh (Grand Larousse, Petit Larousse, Larousse des Débutants, Grand Robert, Petit Robert, Le Micro-Robert etj., etj.). Pa fat, i panjohuri ynė Adem Jakllari, na shkon e na zgjedh "pafajėsisht, dėlirėsisht e padjallėzisht" "Le Petit Robert-in" dhe derivatin e tij pėr fillestarė "Le Micro-Robert"-in ! Rastėsia ėshtė e poshtėr nganjėherė ! Nė fakt, pėr tė mos ia ngrėnė hakun nė kėtė pikė, edhe ai ėshtė mbėshtetur, ē'ėshtė e vėrteta, tek njė fjalor dygjuhėsh, por duke e vjedhur, plaēkitur e grabitur atė : tek fjalori i Vedat Kokonės. Ja, konkretisht, sesi ka vepruar ai :

Sė pari, qė nė hyrje tė fjalorziut tė tij, me titull "Disa rregulla kryesore tė fonetikės sė frėngjishtes", ai riprodhon thuajse fjalė pėr fjalė udhėzimet qė gjenden nė krye tė fjalorit tė Vedat Kokonės me titull "Shėnime rreth fonetikės sė frėngjishtes"; nga ana tjetėr, tek ky i fundit, kuptimet e ndryshme tė njė fjale paraqiten duke shkuar nga kuptimi i mirėfilltė tek ai i figurshėm sipas njė rendi tė caktuar ; pėr secilin kuptim jepen shembuj nė frėngjishte dhe pėrkthimi i tyre ; origjinaliteti i Vedatit Kokonės del nė pah tek pėrzgjedhja e materialit tė vjelur tek fjalorėt frėngjisht-frėngjisht, tek gjetja e barasvlerėsit shqip tė kėtij materiali, tek pėrzgjedhja e shembujve frėngjisht dhe sidomos tek pėrkthimi i tyre ; kurse pirateria e tė panjohurit Adem Jakllari shfaqet haptas tek kopjimi servil i veprės kokoniane. Ja disa shembuj konkretė :

Tek fjalori i Vedat Kokonės (botim i vitit 2001), qė nė fillim fare, te shkronja A, faqe 19, kemi :
ą prép. 1. (tregon mbarimin e njė lėvizjeje, njė gjendje) nė, tė ; je vais ą Shkodra, shkoj nė Shkodėr. 2. (pozicion, drejtim) nė, te ; nga ; Kruja est au nord de Tirana, Kruja ėshtė nė veri tė Tiranės ; 3. (pėrkatėsi) te, ndaj ; avez-vous envoyé une réponse ą cette lettre ? a i keni dėrguar pėrgjigje kėsaj letre ?… etj., etj.

Tė shohim tani se ē'na propozon fjalorziu i tė panjohurit Adem Jakllari. Tek faqja 9, lexojmė, po tek shkronja A :
ą prép. 1. (tregon mbarimin e njė lėvizjeje, njė gjendje) nė, tė ; je vais ą Korēa, shkoj nė Korēė. 2. (pozicion, drejtim) nė, te ; nga ; Dajti est au nord de Tirana, Dajti ėshtė nė veri tė Tiranės ; 3. (pėrkatėsi) te, ndaj ; avez-vous envoyé une réponse ą cette lettre ? a i keni dėrguar pėrgjigje kėsaj letre ?… etj., etj.

Duket qartė qė gjithēka ėshtė identike, pėrjashto dy emra qytetesh : Korēa ka zėvendėsuar Shkodrėn dhe Dajti Krujėn. Duke vepruar kėshtu, i panjohuri ynė ka dashur tė na hedhė hi syve, por ka rėnė brenda sepse nė fjalorziun e tij mali i Dajtit na del nė veri tė Tiranės, ndėrkohė qė ai ėshtė ende nė lindje tė kryeqytetit tonė, sepse nuk ka rėnė ndonjė tėrmet aq i fuqishėm nė Shqipėri sa tė zhvendosė malet ; mendoj qė i panjohuri ynė, qė ėshtė nga Skrapari, do tė kishte bėrė mirė tė fliste pėr Tomorin dhe Ēorovodėn dhe pėr pozicionin gjeografik qė ka njėri karshi tjetrės, sepse ende nuk orientohet mirė nėpėr Tiranė. Pėrveē kėsaj, tek kuptimi 1. i Vedat Kokonės, pas mbylljes sė kllapės, kemi njė gabim kemi shtypi : tė nė vend tė te (tek) dhe, ēuditėrisht, kėtė gabim e gjejmė edhe tek fjalorziu, po nė tė njėjtin vend. A ka provė mė tė pakundėrshtueshme se kemi tė bėjmė thjesht me kopjim ?

Le tė hidhemi tani tek faqja 431 e fjalorit tė Vedat Kokonės, ku, na tėrheq vėmendjen zėri i mėposhtėm :
fléchir v. tr. 1. pėrkul, lakoj. 2. zbut, mallėngjej…
v. tr. pėrkulem, lakohem, epem ; la poutre commence ą fléchir, trau ka filluar tė pėrkulet…
Kurse tek faqja 172 e fjalorziut tė tė panjohurit Adem Jakllari kemi :
fléchir v. tr. 1. pėrkul, lakoj. 2. zbut, mallėngjej…
v. tr. pėrkulem, lakohem, epem ; la poutre commence ą fléchir, trau ka filluar tė pėrkulet…

Sigurisht qė edhe renditja e fjalėve shqipe, edhe shembulli janė identikė, por ajo qė na bėn pėrshtypje ėshtė se njė gabim shtypi tek Vedat Kokona (v. tr. , kur shfaqet pėr herė tė dytė, duhej tė ishte v. intr.), na rishfaqet edhe tek fjalorziu.

Le t'i hedhim njė sy tani faqes 512 tė fjalorit tė Vedat Kokonės (botim i vitit 1989) tek zėri i mėposhtėm :
hébété adj. i trullosur, trallisur, i topitur.

Tek faqja 197 e fjalorziut, tek i njėjti zė, lexojmė :
hébété adj. i trullosur, trallisur, i topitur.

Gjithēka, pra, ėshtė identike, pėrfshirė edhe mungesėn e nyjes sė pėrparme "i" tek fjala "trallisur".

Le tė kalojmė tani tek faqja 574 e fjalorit tė Vedat Kokonės (botimi i vitit 2001), ku, na tėrheq vėmendjen zėri i mėposhtėm :
lancer n.m. Sport. hedhje, flakje ; le lancer du disque, du jevelot etc. hedhje e diskut, shtizės etj.

Ndėrsa tek faqja 227 e fjalorziut tė tė panjohurit Adem Jakllari kemi :
lancer n.m. Sport. hedhje, flakje ; le lancer du disque, du jevelot etc. hedhje e diskut, shtizės etj.

Edhe kėtu, pėrveē ngjashmėrisė sė pėrkryer tė gjithēkaje, tė bėn pėrshtypje fjala "jevelot" qė ka njė gabim shtypi tek Vedat Kokona, sepse nė frėngjishte shkruhet "javelot" ; po kėtė gabim e gjejmė edhe tek fjalorziu.

Nė faqen 754 tė fjalorit tė Vedat Kokonės (botim i vitit 1989) lexojmė :
parricide m. atvrasės, nėnvrasės.

Kėtu vėrejmė dy gabime shtypi, qė janė ndrequr tek botimi i vitit 2001, faqe 733, po i Vedat Kokonės, ku lexojmė :
parricide m. atėvrasės, nėnėvrasės.

Ndėrsa tek fjalorziu i tė panjohurit tonė, tek faqja 287, gjejmė :
parricide m. atvrasės, nėnvrasės.

Pra, janė kopjuar edhe dy gabimet e shtypit.

Nė faqen 1065 tė fjalorit tė Vedat Kokonės (botim i vitit 1989) lexojmė :
tendre v.tr. 1. ndėr, tendos…

Vėrejmė kėtu njė krahinorizėm tė Vedat Kokonės, "ndėr" nė vend tė "ndej" (rrobat etj.), ēka ėshtė ndrequr tek botimi i vitit 2001, faqe 1030, po i Vedat Kokonės, ku lexojmė :
tendre v.tr. 1. ndej, tendos…

Kurse tek fjalorziu i tė panjohurit tonė, tek faqja 402, gjejmė :
tendre v.tr. 1. ndėr, tendos…

Pra, pėrsėri ėshtė kopjuar, kėsaj radhe njė krahinorizėm i Vedat Kokonės, i cili ishte nga Gjirokastra. Mos vallė edhe nė Skrapar ekziston i njėjti krahinorizėm?

Po ta krahasosh me durim Fjalorin e Mjeshtrit me fjalorziun e tė panjohurit, nė shumicėn supertejetdėrrmuese tė zėrave tė kėtij tė fundit, pėrveē kopjimit tė sheshtė e baltosės tė shembujve frėngjisht, tė pėrkthimit tė tyre nė shqipe, i panjohuri ynė ka kopjuar edhe gabimet e shtypit qė i kanė shpėtuar korrektorėve tė fjalorit tė Vedat Kokonės. I vetmi origjinalitet i tij ėshtė heqja e 10 000 fjalėve nga fjalori i Vedat Kokonės dhe asgjė mė tepėr. Nga ana tjetėr, ai ka kopjuar trashė "Le Micro-Robert"-in dhe "Le Petit Robert"-in duke bėrė referime tė cilat mungojnė nė fjalorziun e tij. Vetėm tek shkronja A, kam gjetur, tek zėrat "abdiquer", "abriter", "abrupt", "accent" dhe "accidentel" pėrkatėsisht referimet (e formės "voir" d.m.th. shih) tek fjalėt "céder, héberger, escarpé, inflexion dhe imprévu" tė cilat, ēuditėrisht, nuk figurojnė fare tek fjalorziu. Duket qartė, pra, qė s'kemi tė bėjmė fare me njė leksikograf, jo e jo profesionist, por as edhe amator.

Vedat Kokona, siē dihet, variantin e parė tė fjalorit tė tij frėngjisht-shqip e botoi nė vitin 1966, tė dytin, mė tė vėllimshėm, mė 1989 dhe tė tretin, tė plotėsuar, mė 2001. Gjithsesi, edhe nė kėtė botim tė fundit, kanė mbetur disa gjurmė tė njė kohe tė shkuar kur, pėr arsye nacional-ideologjike, emrat e huaj duheshin zėvendėsuar me emra shqiptarė, ndėrsa fjalėt qė i referoheshin njė realiteti tė huaj, pėr hir tė tė ashtuquajturės vijė tė masave, duheshin shpjeguar gjatė qė t'i kuptonte edhe mė i padituri. Kėto gjurmė i gjejmė ēuditėrisht edhe tek fjalorziu i tė panjohurit Adem Jakllari. Pėr shembull, emrat e qyteteve shqiptare kanė zėvendėsuar thuajse tė gjithė emrat e qyteteve tė Francės, kurse tek fjala "kamikaze" gjejmė shpjegimin "kamikaz (avion vetėvrasės japonez, 1944-1945, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore)", nė njė kohė qė shpjegimi nė kllapa, sot, nė realitetin e kamikazėve palestinezė, ėshtė krejt i panevojshėm. E njėjta gjė ndodh me shprehjen "maītre de conférences", tė cilėn me tė drejtė Vedat Kokona e ka pėrkthyer me fjalėn "docent", meqė nė kohėn e tij ky titull shkencor ekzistonte. Kurse nė fjalorziun e tė panjohurit tonė gjejmė tė njėjtin barasvlerės, d.m.th. "docent" nė njė kohė qė ky titull shkencor nuk ekziston mė prej gjashtė-shtatė vjetėsh nė Shqipėri.

Po kush ėshtė Adem Jakllari ? Brenda caqeve tė mirėsjelljes mė tė akullt, unė e kam konsideruar si "tė panjohur", por fatkeqėsisht me kėtė shkrim unė po e bėj tė njohur. Siē del qartė nga sa mė sipėr, ky kallpazan nuk e njeh mirė frėngjishten (vetė e pranoi botėrisht nė Top Channel se e ka dhėnė dy herė provimin e frėngjishtes - mos vallė ka marrė notė negative herėn e parė? -, pra, se nuk ėshtė diplomuar pėr gjuhė frėnge) nuk i njeh hiē parimet, teknikat e metodat e leksikografisė, nuk ka fare kulturė gjuhėsore as nė shqipe (fjalėn shqipe "shatėr" tė cilėn Vedat Kokona e jep me tė drejtė si barasvlerės tė fjalės frėnge "page", ai e zėvendėson me parafrazėn " fisnik i ri qė qėndronte pas njė zotėrie ose zonje", kurse atė "akraballėk", barsvlerės i goditur i fjalės frėnge "népotisme", e zėvendėson me parafrazėn " favore qė u bėhen njerėzve tė farefisnisė " etj., etj., ndėrkohė qė injoron faktin se mjaft emra tė pėrveēėm ndryshe shkruhen nė shqipe e ndryshe nė gjuhė tė huaj, p.sh. "Aristoteli" nė frėngjishte quhet "Aristote" - pėr kėtė shih nė fjalorzi zėrin "univers".

Para nja dy javėsh, mė telefonoi nga Franca njė mik i Vedat Kokonės; kishte dėgjuar pėr njė fjalor frėngjisht-shqip tė botuar rishtas, por jo nga seria e fjalorėve Kokona; deshte tė pėrgėzonte autorin e ri, "vazhdues tė veprės sė Kokonės", siē u shpreh ai. Unė ia gjeta numrin e celularit tė "autorit tė ri". Tė nesėrmen nė mbrėmje, ai mė telefonoi pėrsėri. Ishte i zhgėnjyer. I kishte telefonuar "autorit tė ri", i cili i ishte pėrgjigjur katėr herė vetėm me fjalėzėn "oui" (po, nė frėngjishte). Por kulmi kishte arritur kur francezi e kishte pyetur nėse e kishte hartuar fjalorin vetėm apo me ndonjė bashkautor; pėrsėri pėrgjigjja i kishte ardhur njėrrokėshe: "Oui". "Si ėshtė e mundur - pėrfundoi miku i Kokonės - tė hartosh njė fjalor frėngjisht-shqip e tė dish aq pak frėngjisht saqė t'i pėrgjigjesh njė francezi me "po" edhe kur pyetja e tij kėrkon logjikisht e detyrimisht tė paktėn njė fjali tė plotė?"

Pėr tė gjitha kėto arsye, do tė dėshiroja qė tė reagonin e tė shpreheshin botėrisht nė mediat e shkruara e tė folura gjithė pedagogėt ish-studentė e ish-kolegė tė tė respektuarit Vedat Kokona, si prof. Drita Hadaj, ish-pėrgjegjėse e Departamentit tė Frėngjishtes, dhe prof. Epaminonda Varfi, pėrgjegjės i kėtij Departamenti, prof. as Zoi Topi, zėvendėsdekan i Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja, prof. as Raul Lilo, redaktor i Fjalorit tė Vedat Kokonės (botim i vitit 2001) etj., etj. Duhet, sė fundi, tė reagojnė gjithė miqtė e Vedat Kokonės, gjithė dashamirėsit e pėrdoruesit e fjalorėve tė tij, gjithė krijuesit e ndershėm.

Nga ana tjetėr, meqenėse kallpazani ynė punon si pedagog nė Departamentin e Letėrsisė tė Fakultetit Histori-Filologji, do tė dėshiroja qė tė reagonte pėrgjegjėsi i kėtij Departamenti, prof. Ymer Ēiraku, dekani kėtij Fakulteti, prof. Ethem Likaj, madje e sidomos prof. Marenglen Spiro, rektor i universitetit tė Tiranės, qė i ka dhėnė Vedat Kokonės pėr sė gjalli titullin "Doktor honoris causa", dhe, pse jo, vetė zoti Luan Memushaj, ministėr i arsimit. Njė heshtje nga ana e kėtyre personaliteteve do tė ishte njė inkurajim i madh pėr kallpazanėt e tė gjitha markave nė fushėn e pėrvetėsimit tė paligjshėm tė pronės intelektuale dhe njė fyerje e rėndė pėr ata intelektualė kokėfortėsisht tė ndershėm qė ende besojnė nė njė ideal humanist.

Vjedhja e fjalorit tė Vedat Kokonės nuk ėshtė e vetmja dukuri e shėmtuar e indinjuese e kėtij lloji. Janė vjedhur tashmė edhe dorėshkrime fjalorėsh dygjuhėsh, tentohet vazhdimisht tė vidhen krijime tė mirėfillta intelektuale edhe nė fusha tė tjera tė dijeve njerėzore. Pėrballė indiferentizmit sistematik tė shtetit ndaj kėtyre shkeljeve tė pėrbindshme tė dinjitetit tė pronės intelektuale, mendoj se ka ardhur koha qė intelektualėt e ndershėm tė ngrihen e tė organizohen pėr t'u vetėmbrojtur. Ashtu si nė fillim tė viteve '60 njė numėr intelektualėsh evropiano-perėndimorė me nė krye britanikun nobelist Russell themeluan tė famshmen "Gjykatė Russell" pėr tė gjykuar krimet e amerikanėve nė Vietnam kundėr popullsisė civile, po ashtu ka ardhur koha qė edhe tek ne tė ngrihet nje gjykatė joqeveritare me personalitete tė fuqishme tė njohura pėr ndershmėrinė e tyre intelektuale, e cila tė demaskojė, damkosė e fundosė moralisht e botėrisht pseudointelektualėt mashtrues e kallpazanė qė pėrvetėsojnė djersėn, emrin e nderin e krijuesve tė mirėfilltė intelektualė.