Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Strategjia e opozites ne zgjedhjet lokale

    Opozita shqiptare eshte perpara zhvillimeve historike ne vend. Temperatura e elektoratit te djathte eshte ngritur ndjeshem dhe shkak per kete eshte kriza qe ka mberthyer partine socialiste. Shenjat politike ne vend dhe jashte jane te tilla qe e lehtesojne deri ne nje fare shkalle riardhjen e opozites ne pushtet, por kjo nuk e shpeton opoziten shqiptare nga pergjegjesite e veta historike. Ka ardhur koha qe opozita shqiptare te institucionalizoje qendrimin e saj dhe te shkoje drejt zgjedhjeve lokale e bashkuar dhe me nje alternative te perbashket. Vetem nje strategji e tille i garanton asaj fitoren ne zgjedhjet lokale dhe ardhjen ne pushtet ne zgjedhjet e pergjithshme.

    Syte e shqiptareve nga opozita

    Gati te gjithe shqiptaret i kane kthyer syte e tyre nga opozita, qofshin keta elektorati besnik i djathte, aleatet e vegjel tradicionale te se djathtes e deri tek elektorati i fragmentizuar i majte i zhgenjyer nga qeverisja e deshtuar socialiste. Elektorati besnik i djathte kerkon te shohi ngritjen e zerit te opozites per te rrezuar qeverine e kryesuar nga Nano dhe per te ardhur sa me pare ne pushtet. Aleatet e vegjel presin te perfitojne sa me shume kapital politik ne zgjedhjet lokale, sic fituan ne zgjedhjet famekeqe te qershor 2001. Elektorati i zhgenjyer i majte tashme ka humbur besimin tek lidershipi socialist qe jo vetem qe e ka cuar partine socialiste ne krize, por nuk ka as vullnetin politik per ti dhene zgjidhje sa me pare kesaj krize. Ky elektorat i majte ose do te tregohet indiferent ne zgjedhjet e ardhshme ose do te jete emocionalisht i prirur te votoje per opoziten, fale zhgenjimit total te ketyre 6 vjeteve qeverisje socialiste.
    Partia demokratike eshte partia me e madhe opozitare ne vend dhe si e tille eshte detyra e saj ti adresoje shqetesimet e te gjitha paleve ne menyre qe ne zgjedhjet e tetorit ajo te arrije te marri maksimumin e mundshem te votave. Politika opozitare institucionale qe opozita ka ndjekur keto 3 vjetet e fundit, eshte arsyeja perse shqiptaret i kane kthyer syte nga ajo, perse partia socialiste eshte ne krize dhe perse qeveria socialiste e kryesuar nga Nano eshte me e izoluar se kurre nga komuniteti nderkombetar. Kjo politike e opozites ka rikthyer deri ne nje fare shkalle besimin e humbur te elektoratit ne alternativen opozitare. Tashme opozita shqiptare ka arritur qe te jete ne nje hap me elektoratin shqiptar, jo nje hap para tij sic ishte ne vitet 1997-2000, ku opozita denonconte pushtetin socialist ne rruge. Nese ne 1997-2000 opozita duhej ta kerkonte mbeshtetjen e elektoratit shqiptar ne menyre te deshperuar ne mitingje qe ishin rutine, sot jane shqiptaret ata qe kerkojne ndihmen e opozites.

    Objektivat e opozites ne zgjedhje

    Objektivi kryesor i opozites shqiptare ne zgjedhje eshte fitorja e tyre. Fitorja ne zgjedhjet lokale e thellon me shume krizen socialiste dhe e con vendin te sigurt drejt zgjedhjeve te parakohshme te pergjithshme pasi raportet politike ne vend kane ndryshuar. Objektivi i dyte i opozites eshte institucionalizimi i qendrimeve te veta brenda koalicionit "Bashkimi per Fitore". Kjo eshte teper e rendesishme per partite e medha dhe te vogla opozitare pasi nese opozita hyn e bashkuar dhe me nje alternative ne zgjedhje, me te njejtet kandidate ne te gjithe Shqiperine, ajo krijon nje precedent pozitiv qe do te ndiqet edhe ne zgjedhjet e pergjitshme. Partite e vogla opozitare kane nje mundesi qe jo vetem te fitojne nje shans per te qeverisur ne pushtetin lokal, por do te kene mundesi qe te jene pjesmarrese edhe ne qeverine e ardhshme, kur pushteti qendror te ndroje duar. Objektivi i trete i opozites ne keto zgjedhje lokale eshte konsolidimi i nje elektorati te djathte te fragmentizuar.

    Pergjegjesite historike te partive opozitare

    Pergjegjesia me e madhe politike ne keto zgjedhje bie mbi partine me te madhe opozitare shqiptare, partine demokratike. Eshte detyra e PD dhe liderit te saj Dr. Berisha, qe te realizoje perfshirjen e partive te djathta politike ne koalicionin "Bashkimi per Fitore". PD nuk e ka fshehur deshiren e saj per ta mundesuar nje gjitheperfshirje te tille, por hapat konkrete qe ajo ka marre ne kete drejtim nuk kane qene te mjaftueshme. Gabimi kryesor i PD ne kete drejtim eshte anashkalimi i koalicionit "Bashkimi per Fitore". PD po negocion ne menyre individuale me te gjitha partite e vogla te djathta ne vend qe te therrasi ne tavolinen e koalicionit te gjitha partite anetare te ketij koalicioni, ose parti te tjera qe kane shprehur interes per te qene anetare te ketij koalicioni. Negociatat individuale jo vetem humbin kohe ne kete prag zgjedhjesh, por jane edhe shkak per dyshime nga partite e vogla mbi motivet e PD ne kete bashkepunim te mundshem.
    Partite e vogla opozitare nuk kane shprehur vullnetin e duhur politik per te lehtesuar bashkepunimin e opozites ne keto zgjedhje. Arsyet per kete jane te shumta por ajo me kryesorja eshte mungesa e pergjegjesise dhe largpamesise politike tek disa lider te partive te vogla opozitare. Pronocimi i kandidaturave ne zgjedhjet lokale para kohe dhe deshira per ti imponuar PD kandidaturat e veta, tregojne nje papergjegjshmeri politike nga ana e partive te vogla opozitare. Si mund nje parti e vogel opozitare qe nuk perfaqeson as 5% te elektoratit shqiptar te kerkoje te udheheqi bashkine e Tiranes apo Durresit ku mendohet te jetojne rreth 1/3 e gjithe elektoratit shqiptar?! Deshira per te perfituar sa me shume kapital politik ne zgjedhjet lokale nga partite e vogla, i ka bere ato qe te mos shikojne tablone e gjere te zhvillimeve politike ne vend. Kokefortesia e partive te vogla opozitare ka si shkak mungesen e nje komunikimi direkt me PD dhe fakti qe ato nuk kane se cfare humbin ne zgjedhjet lokale. Edhe nese opozita i humb ato zgjedhje, keto parti nuk do te mendohen dy here per tia faturuar fajin PD qe eshte partia me e madhe opozitare ne vend. Shanset qe opozita te humbi keto zgjedhje jane afer zero.

    Strategjia e opozites ne zgjedhjet lokale

    Pasi zume ne goje ate qe elektorati shqiptar pret nga opozita, pasi formuluam objektivat e opozites ne keto zgjedhje, pasi ndame pergjegjesite brenda kampit opozitar, nuk ngelet gje tjeter vecse formulimi i nje strategjie per te fituar zgjedhjet lokale dhe per te kthyer opoziten ne pushtet. Inisiativa per vene ne jete kete startegji duhet marre nga PD dhe lideri i saj Berisha. Bashkepunimi institucional i opozites duhet te jete risia e ketyre zgjedhjeve lokale dhe celesi i suksesit te metejshem te opozites.

    1. "Bashkimi per Fitore", institucioni i opozites

    PD duhet ti japi fund cdo dyshimi se ajo do te hyje e vetme ne zgjedhjet lokale. Kete mund ta beje vetem duke investuar ne koalicionin "Bashkimi per Fitore". Ky investim duhet te perfshije thirrjen e gjithe partive opozitare ne nje tavoline te rrumbullaket dhe prezantimin e objektivave te perbashketa te opozites ne keto zgjedhje. Keto objektiva duhet te jene te thjeshta, te pergjitshme dhe te reflektojne vullnetin politik te shqiptareve ne pergjithesi dhe elektoratit te djathte ne vecanti. Duhet te hiqet dore nga PD nga negociatat individuale me partite e vogla. Keto negociata mund te ndiqen ne menyre individuale vetem pasi te gjitha partite opozitare te kene nenshkruar nje dokument qe perfaqeson objektivat e perbashketa te opozites ne zgjedhjet e ardhshme. Ky duhet te jete hapi i pare i vullnetit te mire qe do ta beje shume here me te lehte procesin e negociatave me partite opozitare. Mesazhi politik qe nje mirekuptim i tille do ti jepte elektoratit te djathte, do te ishte teper pozitiv.
    Diskutimi i problemeve shqetesuese brenda koalicionit, do te krijonte nje mjet komunikimi direkt per partite opozitare. Keto parti nuk do ti komunikojne me shqetesimet e tyre njera-tjetres nepermjet mediave, sic e kane bere deri me sot. Kjo luan ne favor te partise ne pushtet, qe ka arritur te vendosi kontrollin e vet mbi nje pjese te mire te mediave te shkruara dhe vizive. Opozita duhet te krijoje nje tradite ne kete drejtim, ku partite e koalicionit duhet te mblidhen ne menyre periodike per te vleresuar ecurine e strategjise se tyre te perbashket dhe per te adresuar problemet qe do te hasen. Kjo do te beje qe opozita te dali me nje ze dhe me nje alternative ne keto zgjedhje.

    2. Sigla e opozites ne zgjedhje, ajo e "Bashkimi per Fitore"

    Sigla e opozites ne zgjedhjet lokale duhet te jete ajo e "Bashkimit per fitore", qe do te thote qe ne cdo komune apo bashki te vendit, opozita duhet te kete nje kandidat te perbashket qe duhet te mbeshtetet nga te gjitha partite pjesmarrese ne koalicionin opozitar. Nje vendim i tille nga PD do te mirepritej nga partite e vogla dhe do ti jepej fund opozites brenda opozites. PD me qendrimet e veta ende nuk e ka bere te qarte planin e saj nese do te hyje e vetme ne zgjedhje apo do te bashkepunoje ngushtesisht me partite e koalicionit. Kjo ka ngritur shqetesime legjitime ne rradhet e partive te vogla qe i tremben nje shfrytezimi politik nga PD ne zgjedhjet lokale. PD eshte e vonuar ne marrjen e nje vendimi te tille dhe kjo ka demtuar ndjeshem besimin midis partive te vogla tek lidershipi i PD.
    Pasja e nje sigle te perbashket ne zgjedhjet lokale, nuk duhet te jete vetem nje truk politik qe behet per pune imazhi politik. Perkundrazi, kjo duhet te jete substanca e strategjise politike te opozites ne zgjedhje. Opozita ka nevoje per vazhdimin konsenguent te nismes se "Fillimit te Ri" qe coi edhe ne krijimin e koalicionit opozitar ne zgjedhjet e qershor 2001. Kjo nisme duhet te vazhdohet dhe zgjerohet edhe me afrimin e partive te qendres qe jane larguar nga koalicioni i majte i "Aleances per Shtetin". Ne nje kohe qe "Aleanca per Shtetin" ka marre fund, "Bashkimi per Fitore" duhet te jete me i forte se kurre.

    3. Kandidate te perbashket ne gjithe Shqiperine

    Nje nga objektivat e opozites dhe politikes institucionale te saj eshte konsolidimi i elektoratit te fragmentizuar te djathte. Rruga e vetme qe e mundeson kete konsolidim ne zgjedhjet e ardhshme eshte pikerisht dalja me nje kandidat te perbashket te opozites ne te gjitha bashkite e komunat e Shqiperise. Kjo ne vetvete perben edhe nje prej pengesave kryesore qe partite opozitare hasin ne negociatat me PD. Nuk egziston nje kriter mirekuptimi midis partive opozitare se ne c'baze duhet te behen leshimet e PD per partite e vogla. Kriteri qe une do te rekomandoja eshte perqindja qe cdo parti opozitare perfaqeson ne elektoratin shqiptar. Ambicia e partive te vogla per te dale me kandidatet e vet ne qytetet me te medha ne vend nuk eshte aspak realiste duke marre parasysh perqindjen e elektoratit qe ato perfaqesojne. Partite e vogla duhet te heqin dore nga dalja me kandidatet e vet ne keto qytete kryesore dhe duhet te pranojne ne shkembim bashki dhe komuna ku eshte perqendruar edhe elektorati i tyre kryesor. Kjo eshte nje pike kyce pasi dalja me kandidate te vecante ne bashkite kryesore te Shqiperise nga opozita, e fragmentizon elektoratin e djathte dhe u jep mundesi kundershtareve qe te fitojne keto bashki. Nje tjeter rekomandim per opoziten do te ishte perfshirja e gjithe emrave te kandidateve opozitare ne nje bilete elektorale. Premtimi i marrjes pjese se ketyre kandidateve ne keshillet drejtuese te bashkise pas fitores se opozites, u jep atyre nje mundesi qe te influencojne punen e bashkise. Kjo strategji eshte esenciale ne lidhje me bashkite e medha te Shqiperise.

    4. Fushate elektorale te perbashket

    Vetem nje opozite e bashkuar siguron nje fitore te thelle ne zgjedhjet lokale. Fushata elektorale duhet te jete nje ansambel politik liderash te partive opozitare qe dalin ne nje tribune ne krah te njeri-tjetrit. Berisha, Mediu, Roqi, Spahia, Pollo, Laco etj. nuk duhet te identifikojne fushaten e tyre elektorale me nje fushate partiake por me nje fushate te koalicionit te djathte. Ky perben edhe kulmin e suksesit te strategjise se opozites, pasi kjo eshte pikerisht edhe ajo qe elektorati shqiptar ka nevoje te shohi. Nje fushate e perbashket me nje alternative te perbashket eshte garancia me e mire e fitores se opozites ne zgjedhjet lokale dhe ato te pergjithshme qe do te pasojne ato lokale. Nje bashkepunim i tille i ngushte ben te mundur edhe garantimin e mbajtjes se zgjedhjeve te lira e demokratike ne vend pasi koalicioni opozitar do te kete nje ze edhe nje alternative perballe perpjekjeve te atyre qe jane ne pushtet per te manipuluar zgjedhjet sic bene edhe ne qershor 2001. Precedentet per kete nuk mungojne dhe pavaresisht se jane marre masa ne keto 2 vjet per te korrigjuar kodin ligjor elektoral dhe infrastrukturen zgjedhore, ne pushtet ne Shqiperi jane po ata njerez qe inskenuan vjedhjen me skandaloze te mandateve ne historine shqiptare.

    Barometri i suksesit apo deshtimit te opozites

    Gjendja qe perjeton Shqiperia e dikton fitoren e opozites ne zgjedhjet lokale. Kriza e thelle qe ka mberthyer partine socialiste dikton ardhjen ne pushtet te opozites. Riardhjen e opozites shqiptare ne pushtet e diktojne edhe interesat kombetare shqiptare ne Ballkan. Procesi i riaktivizimit te faktorit shqiptar ne Ballkan, nuk eshte me nje shqetesim vetem i shqiptareve por edhe partnereve tane tradicionale nderkombetare. Kontributi i tyre ne zgjidhjen e krizes shqiptare ka qene indirekt deri me sot, por kjo ka per te ndryshuar me fushaten elektorale lokale. Opozites ne keto zgjedhje nuk ka per ti munguar as mbeshtetja e hapur nderkombetare dhe kjo eshte nje arsye me shume per instucionalizimin e qendrimeve te opozites shqiptare. Kjo eshte ajo ajo qe elektorati i djathte shqiptar ka deshire te shohi, kjo eshte ajo qe edhe faktori nderkombetar pret te shohi dhe kjo ne te njejten kohe perben pergjegjesine historike te opozites qe une zura ne goje. Zgjedhjet lokale te tetorit do te testojne mbi te gjitha pergjegjshmerine politike te gjithe spektrit politik opozitar.

    Ilirjan Papa - SHBA
    4 Gusht 2003
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Një artikull shumë i mirë Ilir, të lumtë!

    postuar më parë nga Albo
    Nuk egziston nje kriter mirekuptimi midis partive opozitare se ne c'baze duhet te behen leshimet e PD per partite e vogla. Kriteri qe une do te rekomandoja eshte perqindja qe cdo parti opozitare perfaqeson ne elektoratin shqiptar.
    Mendoj se kjo ka qënë dhe ky është akoma problemi kryesor pse sot opozita gjëndet akoma në "opozitë." Tashmë ata lider të djathtë duhet ta kuptojnë se është koha për një bashkpunim të gjithanshëm mes tyre, dhe ky bashkpunim të shkoj dhe të jetoj prej rrymave të institucionalizimit të djathtë. Gjeri tani këto parti të vogla të djathta kan punuar të udhëhequra nga politikat e tyre individuale, dhe në të shumtën të kontrolluara nga liderët e tyre. Këto politika duhet të shkrihen gjatë bisedimeve në tryezën e rrumbullakët (siç thuhet edhe në artikullin e mësipërm) , dhe besoj se është mëse e kuptueshme tashmë që këto "politika individuale" e kanë lënë të painstitucionalizuar opozotën e sotme, dhe të djathtën Shqiptare në vënd.

    Institucionalizimi i të djathtës Shqiptare, jo vetëm që do të ndihmonte Shqipërinë, por edhe të majtën e saj. Ribalancimi i dy poleve PD-PS është edhe ilaçi më i mirë në Shqipëri. Fuqizimi i të djathtës do të godiste rëndë "të inkriminuarit" e së majtës, pasi këta të fundit s'do të kishin më aq hapsirë politike sa kanë sot. Rrjedhimisht, në një rrethanë të tillë ku të dyja polet janë të institucionalizuar, drejtësia e vërtetë do të ishte shumë e afërt në Shqipëri, pasi do ishin vetë e majta dhe e djathta që do ta kërkonin një gjë të tillë. Vetë nga kompozimi institucional i tyre lë shumë pak shteg për abuzime politike dhe qeverisëse, dhe si rrjedhoj edhe drejtësia institucionale del shumë herë më shumë në pah.

    Kjo drejtësi e do ta ndihmonte Shqipërinë në të gjitha aspektet e saj jetike. Ekonomia do të fuqizohej e para. Turizmi, Kultura, mirëqënia do të fuqizoheshin, dhe si rrjedhoj edhe dashuria për atdheun. Dhe së fundi problemi i Kosovës dhe i troejve të tjera Shqiptare do të ishte shumë herë më i përballueshëm nga vetë Shqipëria nëse kjo drejtësi do të vinte në vënd. Por tani për tani hapi i parë drejt kësaj harritjeje është institucionalizimi i së djathtës Shqiptare.

    Shpresoj që këto zëra të dëgjohen nga liderët e së djathtës, dhe që ata tashmë të mësojnë dhe të kuptojnë se ky lloj bashkpunimi institucional është shumë urgjent. Duhet bërë sa më shpejt pa asnjë dyzim mes veti.

    Drini Nosi.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Opozita, sot nënshkrimi i marrëveshjes

    Koalicioni i ri i zgjedhjeve të tetorit

    PR, PBK, PBL, AD firmosin zyrtarisht sot me PD


    Sot në datën 5 gusht partitë opozitare të koalicionit të qendrës së djathtë nënshkruajnë marrëveshjet përfundimtare të bashkëpunimit parazgjedhor. PBK, PR, PBL, AD do të venë sot firmat për të vulosur edhe zyrtarisht bashkëpunimin opozitar me PD. Mbledhja e sotme e kryesisë së PD-së së bashku me përcaktimin edhe të pjesës dërrmuese të kryetarëve të minibashkive, do të jetë përcaktuese dhe finalizuese e bashkëpunimit opozitar. Paralel me mbledhjet e vazhdueshmne të kryesisë së PD-së dje janë zhvilluar edhe takime të përfaqësuesve të partive opozitare me kreun e PD-së Sali Berisha. Kështu pas takimit të sekretarit të përgjithshëm të PR-së Garulli me kreun demokrat, përfaqësuesi republikan është shprehur optimist për bashkëpunimin duke sqaruar se tashmë PR ka kërkuar bashkëpunim për bashki të nivelit të dytë dhe të tretë. Sekretari i përgjithshëm i PR-së dhe kreu i PD-së Berisha kanë diskutuar dje paradite gjerësisht për bashkëpunimin ku nuk është mohuar edhe një përgatitje përfundimtare bashkëpunimi edhe në rang këshilltarësh të parlamenteve të Tiranës, pra në nivel lokal. Nga ana tjetër, pas përfundimit të zgjedhjeve të kryetarëve të minibashkive do të vazhdojë procedura e përzgjedhjes së anëtarëve për këshillin e madh të Tiranës (qëndrorin). Sipas informacioneve të rezervuara, edhe pse shpejt në kohë për të zbuluar diçka nga emrat përbërës të parlamentit kryesor të Tiranës, diskutohet se emra nga më të njohur të fushës intelektuale, por edhe nga bota e biznesit që janë propouar nga shoqata ndërtuesish dhe biznesmenësh do të jenë në sitën e kryesisë së PD-së e cila shumë shpejt do të përcaktojë edhe listën përkatëse. Në fazën aktuale po verifikohen propozimet e ardhura nga baza. Për sa i përket emrit të njohur të Ylli Pangos nuk jepen hollësi, por nuk mohohet se është ende në krye të listës së të preferuarve për këshillin bashkiak.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    PD-ja do të bashkëpunojë pjesërisht me partitë e të gjithë spektrit opozitar, përveç PDR-së

    Negociatat, PD u jep 5 bashki aleatëve

    Berisha: “Do të paraqitemi npë zgjedhje me një koalicion më të gjerë së tre vite më parë”

    Nevila Perndoj
    TIRANE - Partia Demokratike do të bashkëpunojë pjesërisht në zgjedhjet e ardhshme lokale me partitë e spektrit opozitar, përveç reformatorëve. Kryesia e PD-së do t’u japë fund ofertave për partitë e vogla vetëm sot, në mbledhjen maratonë të kryesisë. Nga bisedimet e deritanishme, duket se Partia Republikane do të përfitojë më shumë zona nga selia blu. Është rënë dakord që PD-ja t’i japë PR-së bashki të niveleve të dyta dhe disa komuna. Deri tani PD-ja ka vendosur që Bashkinë e Sukthit t’ua lërë republikanëve, duke refuzuar bashkine e tjetër të kërkuar nga republikanët, Divjakën. Në listën e zonave të lira përmenden edhe disa komuna për Partinë e Ballit Kombëtar, ku më i rëndësishmi duket ai i Orikumit. Edhe demokristianët do të përfitojnë nga selia blu një komunë të Tropojës. Nuk mbetet prapa edhe Legaliteti. Pavarësisht se PLL-ja ka deklaruar se do të dalë vetëm në zgjedhjet e ardhshme lokale, kryetari i kësaj partie, Eqerem Spahia, është shprehur për bashkëpunim të pjesshëm me PD-së. Në negociata janë edhe përfaqësuesit e Partisë të të Drejtave të Njeriut. Deri tani diskutohet për dy bashki: ajo e Selenicës dhe e Himarës, por vetëm sot do të vendoset përfundimisht nga kryesia e PD-së.

    Takimi
    Sekretari i përgjithshëm i PR-së, Aleksandër Garuli, zhvilloi dje një takim me liderin e opozitës, Sali Berisha, pikërisht për zgjedhjet e ardhshme lokale. Garuli ka diskutuar gjatë me kryetarin e demokratëve për bashkitë dhe komunat që ata kanë kërkuar. Por vetëm sot republikanët do të marrin një përgjigje përfundimtare, pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, që ka filluar që mbrëmë dhe përfundimet do të dalin sot. “Ne kemi kërkuar Bashkinë e Divjakës, Bashkinë e Sukthit dhe të Klosit, pra nuk kemi hyrë në bashki të mëdha, por në bashki të nivelit të dytë dhe të nivelit të tretë. Gjithçka do të vendoset nesër në negociatat përfundimtare”,- tha dje pas takimit Garuli. Sekretari i përgjithshëm republikan konfirmoi gjithashtu se PR-ja do të dale e vetme në ato zona ku ajo nuk do të bjerë dakord me PD-në. “Nëse nuk do të ketë marrëveshje në këto që ne kemi kërkuar, atëherë ndoshta do të mbetet që PR-ja në disa komuna dhe në disa zona të dalë me kandidatët e saj. Ne do të përpiqemi që këto zona të jenë sa më pak, për të mos pakësuar mundësinë e fitores së të djathtës, sepse një ndarje e votave ndërmjet së djathtës sigurisht që do të ishte në favor të palës përballë”,- tha ai.

    Berisha
    Kryetari i demokratëve, Berisha, u shpreh dje se PD-ja do të dalë si koalicion në zgjedhjet e ardhshme lokale. Nisur nga negociatat e deritanishme me drejtuesit e partive të vogla, Berisha tha në një intervistë për VOA-n se demokratët këtë vit do të përfaqësohen me një koalicion më të gjerë se vitet e tjera. “Mund të them se me të gjitha partitë, përveç reformatorëve, po organizohet një koalicion jo i parëndësishëm, por i rëndësishëm në bazë, komuna dhe bashki periferike të vendit. Kështu ne paraqitemi me një koalicion më të gjerë se tre vjet më parë. Jam i bindur se koalicioni që del nga këto zgjedhje do të jetë më i gjerë se të gjitha zgjedhjet e mëparshme”,- tha Berisha.

    Cilat komuna do t’u jepen aleatëve
    Klosi PR+PLL
    Fierzë PR
    Thumanë PR (Krujë)
    Qafëmali PR (Pukë)
    Tërbufi PR
    Orikumi PBK
    Lekbibaj PDK (Tropojë)
    Qendër PR (Librazhd)
    Kurvelesh PR (Tepelenë)
    Shtigjini PR (Kukës)
    Fajza PR (Has)
    Bulqizë PLL (në pikëpyetje)
    Sllova PR (Dibër)
    Kashnjeti PR (në pikëpyetje)
    Derian PLL (Mati)
    Lis PLL (Mati)
    Qafë Mali PR (Pukë)

    Cilat bashki do t’u jepen aleatëve
    Sukthi PR
    Klosi PR (në pikëpyetje)
    Divjakë PR (refuzohet nga PD)
    Selenicë PBDNJ (në negociim)
    Himarë PBDNJ (në negociim)

    PD i ofroi Elbasanin PDR-së

    TIRANE - Deri dy ditë më parë, PD-ja kishte planifikuar t’u linte Elbasanin reformatorëve. Por planet duket se kanë ndryshuar pas qëndrimit të djeshem të kryetarit të PDr-së, Genc Pollo. Në konferencën e djeshme për shtyp, Pollo u shpreh se PDr-ja ka kërkuar nga PD-ja një nga 6 bashkitë e mëdha, por kërkesa e tyre ishte refuzuar nga demokratët. Menjëherë pas deklaratës publike të kryetarit të reformatorëve, burime nga selia blu bënë të ditur që qëndrimi në fjalë ishte jo korrekt, për vetë faktin se Elbasani, si një nga qytetet e pamiratuara ende nga kryesia qendrore, ishte planifikuar t’u lihej reformatorëve. Në fakt, lista e para dy ditëve, e shpallur nga anëtarët e kryesisë së PD-së të qytetit të Elbasanit, figuronte ende pa një kandidat. Asnjë prej anëtarëve të kryesisë nuk jepte shpjegim se cili prej kandidatëve do të miratohej në kryesi, duke vendosur dje paradite që në këtë qytet të kandidonte një përfaqësues i PDr-së. Por gjasat tashmë duket se janë shuar, pas qëndrimit të kryetarit të PDr-së, për të cilën demokratët u shprehën se nuk kishte pranuar zgjidhjet e ofruara.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Sipas thenieve te Albo-s ne tema te ndryshme media shqiptare eshte e barabarte me tabloide e smund te quhet ndryshe. Ketu po shoh vetem artikuj gazetash e propogande! Ne faqen e hapjes te albasoul postohet nga Albo po ashtu strategjia e opozites shqiptare...me duket pak e çuditeshme per nje forum te pavarur qe merr krahun e nje partie dhe mbron ate duke i dhene hapesire me te madhe ne propoganden qe ajo ben!
    Per tju kthyer temes kjo qe quhet strategji e opozites çdo gje mund te jete vetem strategji nuk mund te quhet pasi nuk flet ne asnje pike se çfare do te beje per te permiresuar jeten e perditeshme te qytetareve shqiptare!
    Just God Can Judge Me

  6. #6
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Re: Strategjia e opozites ne zgjedhjet lokale

    Postuar më parë nga Albo
    Elektorati i zhgenjyer i majte tashme ka humbur besimin tek lidershipi socialist qe jo vetem qe e ka cuar partine socialiste ne krize, por nuk ka as vullnetin politik per ti dhene zgjidhje sa me pare kesaj krize. Ky elektorat i majte ose do te tregohet indiferent ne zgjedhjet e ardhshme ose do te jete emocionalisht i prirur te votoje per opoziten, fale zhgenjimit total te ketyre 6 vjeteve qeverisje socialiste.
    Sa do doja te ishte keshtu sic shprehesh ti Albo.
    Por realiteti do te jete komplet ndryshe, medoj une.

    Nje shembull sa banal aq e domethenes.
    Dy kusherinj te mij ne Tirane, qe i di qe jane komuniste te flakte ende sot e kesaj dite, me shprehen pakenaqesine e tyre ndaj Nanos, duke ma barazuar me Berishen.
    Une atehere marr shkas e i pyes, poper ke do te votini ne zgjedhjet lokale?
    Pa u menduar fare, ma kthyen: Per Ramen!

    S'ka nevoje besoj, t'i veme titullin diçitures!

    Opozita shqiptare s'duhet te mbaje shpresat per fitore tek te pakenaqurit e se majtes, por tek ata te se djathtes, per te gjetur menyrat per t'i rikthyer shpresat & besimin shume te djathteve qe akoma s'e gjejne veten gjekundi nder forcat politike se te djathtes ne Shqiperi.

    Cilat jane alternativat e duhura per te fituar keto zgjedhje nga PD & opozita?
    Dihet qe objektivi i pare eshte fitorja, por si arrihet ajo?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Toronto
    Anëtarësuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Toronto-Canada
    Postime
    12
    O Albo,si politikan i madh qe je i dispores,do te jap nje Porosi qe te pakten e Djathta nga goja jote ta degjoje me vemedje dhe Ti te fitosh pike e te mos shkruash Perralle me Sadam per te Djathten te pakten ..pra.."MOS Te BASHKEPUNOJE e DJATHTA me KRIMINELIN e Pronave dhe te Nacionalizmit Shqiptar,qe quhet Shpellari... SALI RAM BERISHA ",se ai eshte Komunist e Derr Komunisti dhe Fatkeqesia me e madhe e atij Vendi, pastaj vjen drogisti i afirmuar Fatos Nano !

    Bashkepunimi me Partine e Horrave Demokratike,do sjell si ka sjell vetem Mjerim dhe Shkaterrim per Prona & Persekutuarit dhe per Nacionalizmin Shqiptar .
    Toronto-CANADA

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Dy prej partive ne opozite qe mendohet te dalin te vetme ne zgjedhje, jane Partia e Legalitetit dhe Partia Demokrate e Re e kryesuar nga Genc Pollo.

    Partia e Legalitetit me sa duket mendon se duke dale e vetme ne zgjedhjet lokale do te pergatisi elektoratin shqiptar per "alternativen e monarkise". Leka Zogu do te jete pjese e kesaj fushate besoj dhe do te mundohet te percjelli plaftformen e tij dhe te afroje sa me shume shqiptare rreth vetes. Eshte e rendesishme per kete parti qe te vecoje veten nga partite e djathta nese kerkon qe te avancoje interesat partiake qe synim final kane rrikthimin e familjes mbreterore ne krye te shtetit shqiptar. Asnje parti tjeter e djathte apo e qendres nuk e mbeshtet kete plaftorme dhe ky eshte shkaku i ndarjes.

    PDr nga ana tjeter po luan me zjarrin duke mos u renditur ne krah te PD ne keto zgjedhje. Me sa kemi lexuar ne shtyp nga kreret e PDr dhe PD mosmareveshjet kane lindur fale emrave te pervecem, qe do te thote, fale interesave te ngushta personale te Genc Pollos dhe Ferdinand Xhaferrit. Te dy keta i kane kerkuar PD mbeshtetjen e kandidatit te saj ne Durres ose ne Tirane, dy prej bashkive me te medha te Shqiperi ku mendohet te jene grupuar 1/3 e gjithe elektoratit shqiptar. Kjo kerkese u hodh menjehere poshte nga PD dhe ne shkembim PDr iu ofrua bashkia e Elbasanit dhe 13% e bashkive dhe komunave ne rang republike. Oferte kjo me bujare se sa duhet kur merr per baze kriterin e 5% te elektoratit qe kjo parti perfaqeson.

    Cili eshte rreziku qe i kanoset PDr ne keto zgjedhje?

    Sindromi socialist ka prekur edhe partine e Pollos, vecse ndryshe nga socialistet qe i ndan pushteti ne qeveri dhe ai ne parti, ne PDr mosmareveshjet lindin tek qendrimi i mbajtur nga PD. Rikthimi i Demit ne PD pas 2 vjetesh ne SHBA, dhe afrimi i Xhaferit me lidershipin e PD pas kthimit ne Shqiperi nga SHBA, vene ne pikepyetje jetegjatesine e kesaj partie qe ndryshe nga zgjedhjet e 2001, nuk do te kete simpatine e partise ne pushtet pasi ajo ka mjaft probleme vete.

    Dalja me kandidatet e saj ne gjithe Shqiperine nga PDr demton kandidatet e opozites pasi vota do te ndahet midis partive te djathta kurse elektorati i majte do te qendroje konstant. Pra me kete politike, PDr i ben nje sherbim PS ne zgjedhjet lokale dhe u jep nje shans per te fituar.

    Nese koha qe ka mbetur nuk sjell asnje kompromis final midis PD dhe PDr per zgjedhjet, atehere shansi i vetem i vazhdimesise per partine e Pollos eshte shpresa qe opozita te humbi zgjidhjet e tetorit. Ne kete menyre ata do te vazhdojne politiken e tyre te vetme, opoziten ndaj opozites.

    Por Pollo dhe Xhaferri nuk kane bere llogarite e tyre sic duhet ne rast fitore te opozites ne keto zgjedhje, shanset per kete jane te medha po te bazohesh ne krizen e partise ne pushtet dhe keq-qeverisjen e vendit. Nese PD dhe aleatet e saj del fitimtare nga keto zgjedhje, asgje nuk e ndal opoziten te shpalli fitore dhe te marshoje e sigurt drejt pushtetit qendror duke kerkuar zgjedhje te parakohshme.

    Ne nje skenar te tille, PDr do te fitoje statusin e partise opozitare te perjetshme dhe une parashikoj shkrirjen e kesaj partie brenda nje kohe 6 mujore, ose kthimin e saj ne nje individ-parti. Teksa PD dhe aleatet e vet do te ndajne fitoren dhe pushtetin e ardhshem, njerezit e PDr do te tregojne me gisht njeri-tjetrin per ta fajesuar per politiken e gabuar te ndjekur ndaj PD.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Tema të Ngjashme

  1. PS pergatit skenarin e bojkotimit te zgjedhjeve te vitit 2009!
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 09:37
  2. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  3. Kahet e strategjisë Serbe në negociatat për statusin e Kosovës:
    Nga EveryWare në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 12:51
  4. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •