Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 138
  1. #61
    Naten ne Helsinki

    Shiu befas pushoi,
    Vrapojne njerezit.
    Streheve,
    Dancingjeve,
    Futen me rradhe.
    Vetem statujat s’i lene piedestalet,
    Sikur tremben mos ua zene vendin.
    Te gjallet.

    Ne rruge vrapojme ne te dy
    Le te shkojne statujat te pushojne pak,
    Ne vendin s’ua zeme kurrsesi,
    O, mbi piedestale eshte merzi,
    Nen shi, jemi te perjetshem
    Sonte bashke.

    1962
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #62
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770

    Kosova

    Sa here kam kaluar mbi qiellin tend, Kosove,
    Midis reve te tua te renda, gjemimeve te tua.
    Ca pika shiu u rrokullisen nga dritarja e avionit, dic thane.

    (As ato s'mund t'i prek dot, jane perjashta),
    Nje vetetime qe kaloi perbri mu duk se ma beri me dore.

    E pra, ky esht shiu yt, rete e tua, bubullimat e tua.
    Ca sinjale te shpejta, xixellima mendimi inkadeshente.
    Kurse kurrizi i gjere i tokes tende vrapon diku poshte,
    Duket e zhduket i zymte midis zgavrave dhe humnerave te reve.
    Largohemi vazhdimisht. Tani ti mbete prapa.
    Tani krahu i avionit ne qindra copa te pret.

    Motive me diell, 1968

  3. #63
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770

    Sfondi

    Ndersa ti po vije,
    Lajmet
    Mbi qytet fluturuan nga telat.
    TElevizoret si nje grumbull kryqtaresh
    Permbi krye ngriten antenat.

    Ne ecim nen to.
    Qiellin
    Te prere prej tyre mbi koke.
    Kur ty te dua, une dua
    Kete qiell, kete kohe, kete sfond.

    Kete qiell te prere gjer e gjate,
    Kryq e terthor nga antenat e hekurta,
    E vesha si kemishe me kuadrate
    Dhe ti koken mbeshtete e qete.

    Tek ecim ne udhet e fothte,
    S'diskutojme per henen e merkur.
    Jemi veshur me ngjarjet e botes
    Si me nje kemishe te hekurt.

    Motive me diell, 1968

  4. #64
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770

    Ali Pashe Tepelena

    Ali Pashe Tepelena ka dy varre. Koka i esht varrosur ne Stamboll, trupi ne Janine. (Kronikat)

    Koka ne Stamboll, trupi ne Janine,
    Te vrane, Ali Pasha, te grine.
    Nje varr i vetem s'e nxinte dot lavdine,
    Lavdine bashke me mizorine.

    Midis dy kontinentesh gjere e gjate i shtrire,
    Si nje mal kur era fryn e ulerin stuhia.
    Zbardh mjeker e rralle si bora ne brinje,
    Si mjergull te koka te rri Vasiliqia.

    Trupi ne Evrope, koka ne Azi.
    Gjymtyret po shqyejne te shekujve jorgane.
    Dalin diku kembet, doren e ftohte qiri.
    Ne te cara vitesh nxjerr tym llulle e gjate.

    Koka ne Stamboll, trupi ne Janine,
    Te shtrrine Ali Pasha, te shtrrine.

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-01-2009
    Postime
    19
    ISMAIL KADARE
    Romani Ura me tre harqe
    KAMARJA E TURPIT

    ...Historia e gjertanishme ka treguar me shumė shembuj se si kanė pėrfunduar ata qė kanė pasur njė mendim tjetėr pėr kėtė, tha veziri i madh, dhe ky fakt qė kemi pėrpara, kishte pėrfunduar ai, duke treguar me dorė sininė e argjendtė me kokėn e Ali Pashė Tepelenės midis, s’ėshtė veēse njė shembuli plotėsues i historisė.
    Gjithė mbasditen turmat nuk e braktisėn pėr asnjė minutė sheshin, me shpresė se, pas shikimit tė saj, sipas protokollit, koka do tė vendosej me nė fund nė kamare. Mirėpo njerėzit pritėn me kot gjer nė mbrėmje. Siē duket, gjithe mbasditen koka iu nėnshtrua njė mbikėqyrjeje tė hollėsishme mjekėsore.
    Gazetarėt, tė cilėt nuk ishin lejuar as nė paraqitjen e kokės nė Kėshillin e Shtetit, as nė Ministrinė e Jashtme, e kishin gdhirė gjithė natėn nė shesh, nė mėnyrė qė tė kishin mundėsinė ta shikonin tė parėt vendosjen e saj. Abdullai i njihte pothuajse me emėr shumicėn e tyre. Me sy tė fryrė nga pagjumėsia, disa prej tyre ktheheshin perseri nź shesh, pėr tė mbledhur, siē duket, material plotėsues pėr reportazhet e hollėsishme tė faqeve tė mesit. Midis turmės vėrtiteshin aty-kėtu punonjės tė ambasadave tė huaja, tė cilėt, nėn maskėn e kureshtjes, mblidhnin, me sa duket, imformata me karakter politik, gjė qė ishte tepėr e lehte nė njė ditė tė tillė Disa here veshėt e Abdullait kishin zėnė copėra bisedash, qė njerėzit e pakujdesshėm i lėshonin andej-kėndej pa kurrfarė pėrgjegjėsie. Thonė se nuk do tė ketė asnjė lėvizje tė funksionarėve shqiptarė nga postet e tyre, i thoshte dikush dikujt. Nuk e besoj, pėrgjigjej tjetri. Pas gjithė kėtyre qė ndodhėn, shqiptarėt, qofshin edhe dinjitarė tė lartė e tė besuar, i kanė vėnė vetes njė pikėpyetje tė mdhe. E megjithatė lėvizje nuk do tė ketė, ngulte kėmbė i pari. Mbase, pėrgjigjej tjetri. Shteti sheh mė larg se ne. Budallenjė,- tha me vete Abdullai, nuk gjeni dot njė vend tjetėr pėr tė bėrė biseda tė tilla? Sytė e tij dalluan midis turmės ndrejtorin e njerės prej bankave kryesore tė kryeqytetit. Abdullait iu kujtua se ēmimi i bronzit kishte zbritur menjėherė qysh dje, porsa ishte marrė vesh mbarimi. i luftės dhe mberritja e kokės nė kryeqytet. Thoshin se nė mesditė pritej njė rėnié e re e aksioneve tė bronzit. Vitet e fundit Abdullai kishte vene re se fatin e lultėrave mund ta ndiqje me saktėsisht nga lėvizja e ēmimeve te bronzit, se— sa nga lajmet e gazetave, tė cilat i tregonin me vėshtirėsi disfatat.
    Ē’do tė bėhet tani me Shqipėrinė?- thoshte dikush mu pėrpara hundės se tij. Vėrtet,- pyeti veten Abdullai, ē’do tė bėhet tani me tė? Kjo pyetje, qė ishte kėto ditė e zakoshme nė gojėn,e tė gjithėve, ishte akoma me e natyrshme nė mendjen e tij, pėrderisa lidhej me vėllanė e tij tė madh, letra e parė e tė cilit kishte mbėrritur me nė I i.md pėrpara dy ditėsh. Ajo ishte njė letėr e gjatė, ku ai pėrshkruante me hollėsi vendin ku do tė kryente kėndej e tutje shėrbimin. Ky ishte njė rrafsh i madh nė pjesėn veriore tė Shqipėrisė, qė quhej Fusha e Kosovės. Kjo ishte fusha ku katėrqind e ca vjet me parė ushtritė perandorake turke kishin thyer ballkanasit e bashkuar. Ata e qajnė edhe sot e kėsaj dite atė disfatė,- shkruante i vėllai. Ajo ėshtė si majaja, me ndihmėn e sė cilės ėshtė mpiksur e do tė mpikset ēdo helm e vajtim i tyre, qė ėshtė njėkohėsisht mjaltė e gėzim pėr ne. Kjo fushė u njom atė here kaq shumė nga gjaku, saqė thonė se pėr vite me radhė ndėrroi bimėsia e saj, njė pjesė u harlismė tepėr, njė pjesė u rrenit e u tha. Gjysmė milion ushtarė u ndeshėn kėtu pėr jetė a pėr vdekje, nga mėngjesi nė mbrėmje. Kėtu u mund, midis tė tjerėve, edhe princi i shqiptarėve, Gjon Kastrioti, babai i tė mallkuarit Skėnderbe, iredentistit tė parė dhe mė tė madh tė perandorisė shekullore. Mirėpo nė mbarim tė betejės sė madhe u vra vetė sulltani, tyrben me varnin e tė cilit ai e ruante tani. Nė tė vėrtetė, nė kėtė varr nuk qe varrosur trupi i perandorit, shkruante i vėllai, por vetėm gjaku dhe zorrėt e tij. Trupi, pa pjesėt e brendshme, i ngarkuar mbi njė deve tė veshur me pllaka bronzi, qe nisur pėr nė kryeqytet, nė thelb tė mbretėrisė. Thoshin se gjatė rrugės, nėpėr mot tė keq, mbi devenė qė ēonte sulltanin e vdekur, binin herė pas here rrufetė, mirėpo ato nuk i bėnin asgjė as devesė, as trupit tė tė vdekurit. Ato rreshqitnin mbi pllakat prej bronzi dhe shkarkoheshin mbi tokė, plot bishta tė zjarrtė, qė u ngjanin bishtave tė njė velenxe tė kuqerreme.
    Sulltani dėshmor gjithashtu kishte dy varre. Abdullai ktheu kokėn nga kamarja. Ashtu si ti, mendoi. Ata tė gjithė kishin shumė varre dhie.. shumė gra. Kurse ai, para njė jave... gruan e parė... dhe me siguri tė fundit... dhe,. ē’ishte me e keqja, as atė.., as atė as...
    Ē’do tė hėhet tani me Shqiperinė, pėrsėriste i njėjti zė pėrbri tij. ‘Tė mjerė, tha me vete Abdullai. Pse nuk thoni ē’do tė bėhet me ne? Njė ēast ai mbeti si i ngrirė brenda pėr brenda tij. Ishte njė nga ato ēaste tė rralla, kur njeriu fiton altėsinė e pėrkohshme tė dyzohet dhe njėra pjesė e tij gjykon tjetrėn. Qė kur kėshtu? pyeti ai vetveten. Qė kur ke filluar tė ngresh krye. Por ēasti i dyzimit ishte i shkurtėr, ashtu si ēasti i revoltės. Ai u njėjėsua pėrsėri, i plogėt dhe i bindur. Abdulla.
    Disa hapa larg Kamares se Turpit piktori i pallatit, Seferi, po shpejtonte tė pikturonte kokėn e prere. Feja islame e ndalonte rrčptėsisht pikturimin e njerėzve, por Abdullai e dinte se Dega e Protokollit tė Oborrit, pas shumė ndėrhyrjesh te Shehulislami, kishte nxjerrė me nė fund lejen pėr pikturimin e kokave tė separatistėve, duke e arsyetuąr kėrkesėn e saj me faktin qė ato, qyshse vihen nė Karnaren e Turpit, s’janė veēse sende, dhe vizatimi i tyre ėshtė njė lloj si vizatimi i mozaikėve.
    Pėr rreth piktorit kishte vazhdimisht njerėz. Ata zgjatnin kokat gjithė kureshtje pėr tė parė pėlhurėn dhe bojėrat, pėshpėritnin me njėri-tjetrin, nganjėhere, padashur, i lėviznin kėmbėt e kavaletit, por piktori nuk bėhej merak. Pikturonte me shpejtėsi, ndėrsa bojėrat dukej sikur do t’i ngrinin nga ēasti nė ēast nga acari.
    Megjithese ora nuk kishte rėnė akoma njėmbėdhjetė, Abdullai here pas here i hidhte sytė ne drejtim tė Rrugės sė Gjysmėheresirės prej nga duhej tė shfaqej mjeku. Ajo ishte dita e parė e kokės sė re dtie, sipas rregullores, mjeku duhej tė njihej me tė, tė shėnonte nė njė raport tė shkurtėr gjendjen e saj, nė mėnyrė qė mė vonė nė rast se dilte ndonjė problem, tė und tė perligjte shkencėrisht ndryshimet e mėvonshme tė saj. Mjeku e kishte gjithashtu pėr detyrė tė pėrcaktonte afatet e mundshme tė tregimit tė kokės nė publik.
    Mjeku u duk nė udhekryq tamam nė kohėn kur ora e kullės se Tempullit tė Shpirtit Osman ra njėmbedhjetė herė. Si gjithmonė, ai dukej i gjallė,ecte duke u lėkundur pak dhe kishte atė buzėqeshjen e zakonshme, qė ishte kaq e pėrhershme nė fytyrėn e tij, saqė Abdullait i bėhej tė besonte se, me tepėr se buzeqeshje, ajo ishte njė dilėsi e lėkurės se tij.
    — Mbledhje — tha mjeku, duke qenė akoma disa hapa larg. — Gjithė mėngjesin nė mbledhje. Ka disa njerėz qė nė asnjė mėnyre nuk u mbushet mendja se shkenca e mjekėsisė, si ēdo shkencė, ecėn pėrpara. Miremėngjes, Abdulla!
    - Miremėngjes, doktor! — tha Abdullai, duke pėrkulur pak kokėn.
    — Njė e dy dhe ata hapin kromikat e vjetra: kėshtu u ballsamos nė vitin 1389 koka e Timurtashit tė Madh, kėshtu iu kullua gjaku trupit tė Stinlislamit nė filan vite tė tjera e tė tjera. Dhe mė e keqja ėshtė se, kur ti pėrpiqesh tė vėrtetosh se mund tė pėrdoren metoda me tė reja pėr ruajtjen mė gjatė tė kokave, ata tė hidhen nė grykė me gjithfarė spekulimesh politike:-- mos vallė koka eAli Pashait meriton njė tjetėr ilaē, ndryshe nga ajo e tradhtarit Demirda, njė shekull mė parė? A nuk ishin tė dy binjake dhe a nuk u dha tė dyve tė njėjtin ndėshkim Padishahu i Madh? Hajde, pėrgjigjju, tė lutem, njė argumenti tė tillė, — shkrofėtiu mjeku. — Ah, ja dhe mysafiri i ri, — thirri ai, pothuajse me gėzim, duke kthyer kokėn nga kamarja. - -
    Ndėrsa Abdullai po afronte shkallėn e drunjtė, sytė e tyre u ndeshėn.
    — E, — ia bėri mjeku, duke u kujtuar pėr diēka, — 0 ti, si i ke punėt?
    Abdullai u skuq dhe uli sytė.
    — Asgjė, — tha.
    Para tri ditėsh, duke mposhtur turpin e madh, ai i kishte treguar mjekut tė fshehtėn e netve tė para tė martesės sė vet. Kjo e fshehtė ishte e pikėllueshme. Abdullai nuk flinte dot me nusen e vet tė re. Mjeku e kishte dėgjuar pa u ēuditur aspak dhe kjo, nė nje fare mėnyre, i kishte dhėnė zemėr Abdullait, sepse tregonte qė kėto ishin gjėra tė zakonshme. Mjeku i kishte bėrė ca pyetje (uh, sa tė vėshtirė e kishte Abdullai t’u pergjigjej atyre pyetjeve, sidomos kur lidheshin me nusen e tij), i kishte dhėnė ca kėshilla dhe nė fund e kishte siguruar se kjo ishte diēka e pėrkohshme, qė shkaktohej kryesisht nga mungesa. e, elementit femėror ne jetėn publike Kjo mungese, kishte thėnė ai, e mbeshtjell femrėn me mistere tė tilla, saqė dėshlrėn pėr tė e ēon gjer nejctlliste e marrėzisė.
    — Hm, — ia beri mjeku, duke u bėrė gati tė hipte mbi shkallaren e parė. Disa sekonda ai uli kokėn, si pėr t’u menduar. — Dėgjo, — tha, duke i ngulur sytė. — Duhet tė provosh diēka tjetėr. E di ēfarė?
    Sytė e Abdullait ishin si tė shuar.
    — Ēfarė? — ia bėri me zė fare tė dobėt.
    — Tė njihesh me ndonjė grua tė pėrdalė.
    Koka e Abdullait bėri nje lėvizje kundėrshtimi.
    — Leri ato, — tha mjeku, duke vėnė kėmbėn mbi shkallare. — Ėshtė njė ilaē pothuajse i sigurtė.
    Sytė e Abdullait ndiqnin thembrat e kėpucėve tė mjekut, tek zhvendoseshin nga njėra shkallare te tjetra. Njė, dy, tre, katėr. Gjithė ato net tė javės qė shkoi, kishin qenė pėr tė njė vargan orėsh torturuese, gunga devesh,sipėr tė cilave ai zvarritej gjithmonė e me larg ne njė rėrė tė pashpresė. Mos u bėj merak, i kishte thėnė mjeku, ėshtė nje ēėshtje thjesht psikike. Abdullai mbante frymėn pėr tė mos i shpėtuar asnje fjalė e tij. Ėshtė njė dėshirė kaq e madhe, saqė ne fillim mbyt vetveten, kishte vazhduar mjeku. Fjalėt e mjekut i vėrtiteshin gjithé ditėn nėpėr mend Abdullait. Nganjėherė ato ishin bindse,por, nė shumicėn e rasteve, tingellonin tė ēuditshme. Pėrse njė dėshirė e madhe duhet tė mbyste vetveten? Dhe pėrse kjo gjė duhej t’i ndodhte pikėrisht atij? Ai nuk besonte nė forcėn e magjive, megjithatė nganjėherė mendonte se mos kjo ishte njė ndėshkim pėr diēka qė ai kishte bėrė nė tė kaluarėn? Mos vallė nuk duhej tė kishte endėrruar pėr gra tė huaja?
    Veēanėrisht torturuese kishte qėnė pėr tė nata e katėrt e marteėes. Gjithė perandonia ishte me festė me rastin e Natės sė Fuqisė. Nė kėtė natė, sipas traditės shekullore, padishahu perandor duhej tė flinte me njė virgjereshė. Kryeqyteti rrezėllinte nga dritat. Nė mbrėmje von nga Kulla e Daulleve, nga kėshtjella e burgut dhe nga tarraca e Mmiraliatit gjėmuan topat, qė lajmėronin fillimin e Natės sė Fuqisė Abdullai ishte shtrirė pėrbri nuses sė vet, nė dhomėn e ngrohur me kujdes. Tė dy ishin tė mbytur nė djersė tė ftohta .Topat lėshonin gjathmonė e mė tepėr njė gjėmim tė llahtarshėm. Grykat e tyre, tymi, baruti, zjarri qė villnin, tė gjitha kėto nuk simbolizonin gjė tjetėr, vefucp. mashkullore te padishahut, te shdėrruar nė hekur e nė oshėtimė. Nėn atė gjėmim qė dridhte botėn, nėpunėsi Abdulla zvarritej si njė kėrmill. Dhe ndėrsa shikonte me bisht tė syrit qafėn e nuses sė vet (ajo qafė e lėshuar plogėt mbi jastėk e mundonte ēuditėrisht), ai, si njė c djegie tė largėt, tė hidhur e tė embėl njėkohėsisht, tė ndiente valėt e zilisė zymtare, qė e lėpinin herė pas here kohėt e fundit. Ishte zilia pėr kokat e kamares sė gurtė. Sytė e tyre tė shuar dukej sikur e qesėndisnin. Burahan Pashai kishte pasur tridhjete e tetė gra nė haremin e tij. Thoshin se veziri i Trapezundit e kishte fytyrėn tė verdhė nga orgjitė e pambaruara. Guvernatori i Tarabulluzit kishte pasur rreth shtatėdhjetź e pesė feira, nga tź cilat gjysma ishin nėn tetėmbėdhjetė vjeē. Gruaja e ligjshme e Ali Pashait, Vasiliqia, ishte njėzet e dy vjeēe, ndėrsa Veziri rebel i kishte kaluar te tetėdhjetat. Te gjithė ata kishin aq shumė, aq shumė gra, kurse ai... Ate po e tradhtonin. Njėra pas tjetrės organet e trupjt te tij po e braktisnin. Rishte vetėm njź lidhje formale midis kokės dhe trupit tė tij. Por, me qofte se ishte kėshtu, nė qofte se kishte ardhur ftohja e pandreqshme, a nuk ishte me mirė qė ai tė ndahej prej gjymtyreve dhe prej gjithė trupit tė tij? Tė shkėputej njėherė e mirė nga duart, kėmbėt dhe barku i pėrbuzshėm. Ashtu siē mbylleshin e rrethuarit pa shpresė nė kullėn e lartė te kėshtjellės sė pushtuar, ashtu tė mblidhej dhe ai nė strofkėn e fundit, nė kokėn e vet. Duke qenė i tillė, vetėm kėshtu nusja e tij e re s’kishte pse tė priste prej tij asgjė tjetėr. Atėherė ndoshta ajo do ta puthte atė nė buzė, me njė tė puthur tė vėrtetė gruaje, ashtu siē e puthi nė buzė Pashanė Bjond e shoqja, kur i ēuan kokėn e tij. .Abdullait iu duk se ndiente lėvizjen e ngadaltė tė gjakut tė tij nėpėr damarė. Tė ishte vetėm kokė. Kokė nė kamaren e gurtė. Dielli tė shuar me njė pėrgjakje, perėndimi rreth e rrotull i vetėm pėrballė tmerrit tė turmave tė pambaruara tė kryeqytetit. Tiran qė terrorizon shpirtin. I pėrpirė nga mijėra sy tė ndezur si nga ethet. Nė qendėr tė vėmendjes dhe tė perandorisė. Hėnė e vdekur.
    Nė murniurimėn e sheshit diēka ndryshoi. Abdullai ngriti kryet dhe pa mlekuTl qė po ngjiriste shkallėn prej druri. Ai shkeli nė kalldrėm, pastaj ktheu sytė nga kamarja dhe vėshtroi njė copė here mendueshėm kokėn e prere. Rreth e rrotull. turma qė gjer atėherė kishte ndjekur me giak tė ngrirė ēdo lėvizje tė tij, filloi pėrsėri te gumėzhinte. Kėshilhi i Ministrave ėshtė pėrsėri nė mbledhje, thoshte dikush. Njė erė e ftohtė frynte tejpėrtej sheshit. Mjeku nuk i hiqte sytė nga kamarja. Leshrat e bardha tė kokės here shpupuriseshin, here qetėsoheshin. Mjalti me siguri ka ngriré, mendoi Abdullai. Mjeku dy-tri here tundi kokėn me vete. Pėrsėri murmuriti pastaj si nė endėrr. Ajo kokė donte ta sfidonte perardorinė, mendoi Abdullai, i lodhur. Atij i merreshin pak mendtė. Krelat e bardha tė kokės ishin si tė mjegulluara. Abdullait i shkoi ndėr mend se dy ditė mė parė pranė atyre qimeve tė buta vėrshėllenin fjalėt e tmerrshme tė vezirit. Ato leshra, pranė gojės sė tij, kishin qenė tė mbushura me st dhe vdekje Kresho&u ifč kis1 dIi1 teré periTani ishin vetem qime. Tė buta si lekurė qengji. Abdullait iu kujtua trupi i nuses sė tij. Ai gjithashtu ishte i statujtė. Seksi i saj ishte i fjetur. Ai nuk kishte ngjallur dot nė tė furtunė.
    — Tėrmet tė tillė, shteti s’ka pėr te ndier prej vitesh,— tha mjeku, duke bėrė me shenjė nga kamarja.
    Abdullai s’dinte ē’tė pergjigjej. Ne tė gjitha deklaratat zyrtare fjala tėrmet ishte shmangur. Ai, ndoshta pėr tė njėmijtėn herė, vėshtroi kokėn. Vallė, nė ē’kėnd tė asaj kafke lindi pėr here parė ideja pėr t’u ngritur kundėr perandorisė shekullore? Abdullait i shkoi nėpėr mend se nė kėtė botė ai s’qe ngritur ndonjėherė kundėr asgjėje. As
    kundėr vetvetes, mendoi.
    — Mirupafshim, Abdulla! — tha mjeku, duke shkėputur me zor shikimin nga kamarja.
    - Abdullai beri njė pėrkulje. Pasi bėri ca hapa, miku ktheu kokėn. Pėr atė problemin, bėj ashtu siē tė thashė, - — thirri ai qė nglarg.
    Abdullai ndjeu se po skuqej
    Ne shesh ndihej prania e aleve Ttź reja njerezore. Nga Rruga e Armėve Islame po dyndeshin rreshtat e nxėnėsve tė shkollave dhe tė idhtarėve tė organizatave fetare. Njė copė herė Abdullai u vuri veshin copėrave tė bisedave njerėzore,pėr tė marre vesh te rejat e ditės. Asnjė gazete e kryeqytetit nuk mund tč ishte kaq e shpejte, są zhurmėrima e kėtij sheshi. Frazat qė dėgjonte, vendoseshin ne ndergjegjen e Abduhlait si tituj lajmesh, tė medhenj, ose te vegjel. Parashikohet qė nė nje pjesė te Ballkanit, veēanėrisht nė krahinat fqinje me Shqipėrinė te vendoset gjendje e jashtėzakonshme. Vazhdojnė kėrkimet e thesarit tė Aliu Tepelenės. Nė katakombet e tmerrshme tė kėshtjellės sė tij priten tė zbulohen mynxyra. Me korrierin me te afėrm perandorak pritet te mberrijė nė kryeqytet vejusha e rebelit, Vasiliqia. Ministri i Jashtėm, Reiz efendiu...Abdullai mendoi se do tė ishte njė budallallėk i pafalshėm nga ana e Drejtonisė se Katėrt, sikur ajo tė mos shperndante njerėzit, e saj nė ketė shesh. Kėtu mund tė dėgjoje hatatė mė tė mėdha. Ja, dy hapa me tej, mu pėr-para hundės sė rojave, pėrsėri po diskutohej se ē’do tė behej me Shqipėrine tani, pas shtypjes sė rebelimit. Qė do tė humbasė pėrjete favoret e saj, kjo as qė vihet nė dyshim, thoshte njėri, por unė jam kureshtar tė di se a do tė kalojė nė gjedjen e terrorit tė sforcuar apo jo. Terror i sforcuar? pyeste tjetri. Ē’ėshtė kjo? Si, nuk e di ti? Kėshtu i thonė tani tokave tė shpallura haram. Ah, po, terror i sforcuar. Ti mendon se mund tė kalojė nė tė? Pse jo? la bėnte i pari. Gjithė nėnshtetasit e mbretėrisė janė tė zemėruar me shqiptarėt. I ke parė gazetat? Kėrkojnč terror. Mjaft u pėrkėdhel kaq vite Shqipėria, shkruajnė, le tė mbytet tani nė gjak. E megjithatė mua s’mė besohet, kundėrshtonte i dyti. Do tė shikosh si do tė gjendet njė rrugė e mesme, qė edhe zemėrimi i pėrgjithshėm tė shuhet, edhe shqiptarėt tė mos acarohen. Ti e the vetė pak me parė: shteti sheh mė larg.
    Oh, janė prapė ata budallenjtė, mendoi Abdullai. Vallė s’kanė punė tjetėr, veēse tė marrin nėpėr gojė shtetin? Ai nuk desh t’i dėgjonte mė, por zėrat e tyre ishin shumė afėr dhe i futeshin me pėrdhunė nė vesh. Si thua ti, kush do tė emėrohet nė vend tė Ali Pashait?-pyeste njčri. Ėshtė vėshtirė te parashikohet, thoshte tjetri. Kjo varet nga dekreti qė do tė nxjerrė Perandori pėr statusin e Shqipėrisė. Ne qoftė se ajo shpallet Vend Haram, pra nėn terror tė sforcuar, siē thuhet me terminologjinė e re, ka mundėsi tė mbetet atje Hurshid Pashai, qė ėshtė i ri dhe energjik. Pėrndryshe... ēfarė pėrndryshe? pyeste zeri i parė. Pėrndryshe, nė qofte se shteti do tė pėrcaktojė njė gjendje me tė butė, ashtu siē e besoj unė, ka mundėsi tė dėrgohet atje Karaxha Pashai plak.
    Ata vazhduan tė flisnin pėr emėrimet dhe Abdullait i shkoi nėpėr mend se nga tė gjitha institucionet e shtetit, ai qė kishte me shumė gjallėri kėto ditė, ishte me siguri Pallati i Vulės dhe i Dekreteve. Midis njė milion nėpunėsve tė perandorisė, fati i njė mijė e katėrqind funksionarėve mė tė lartė tė saj lidhej drejtpėrdrejt me kėtė pallat, kolonadat e rėnda tė te cilit ngjanin si te stėrpikura me njė ndryshkje sėrmi. Kėtu dilnin pėr herė tė parė emėrimet e dinjitarėve me tė lartė, duke pėrfshirė vezirėt, bashkė me vezirin e madh, dy kryekomandantėt e ushtrisė: bejlerbeun e pjesės evropiane dhe bejlerbeun e pjesės aziatike, gjithė guvernatorėt e provincave qė ishin nėn Terror tė sforcuar, ose Tokat e Haramit, sic quheshin nė terminologjinė e vjetėr zyrtare, tė provincave autonome, ose Tokave tė Hallallit, siē quheshin dikur, qeveritarėt e zonave tė shkombėtarizuara sipas .Kra-Kra-sė, te zonave tė shpallura nė gjendje tė veēantė, gjithė gjeneralėt e trupave tokėsore, admiralėt, ose, siē quheshin ndryshe, pashallarėt e detit, ambasadorėt e shkallės sė parė, kryeinspektori i shtetit, katėr drejtorėt e mėdhenj: drejtori i Bankės Perandorake, i Arkivit Qendror, i Pallatit tė Gėrmėrit qindravjeēar dhe I Ta’bir Sarajit, qė, nė pėrkthim, do tė thoshte Pallati i Ėndrrave dhe qė, siē e tregonte emri i tij, ishte institucioni qėndror qė merrej me zbėrthimin e ėndrrave tė shtetasve. Me pėrjashtim tė funksionarėve tė lartė tė fesė, qė emėroheshin drejtpėrdrejt nga Shehulislami, ndarja e posteve tė kastės sė fuqishme tė sundimtareve bėhej kėtu. Kėshtu, ishte pėrcaktuar nė njė mėnyrė mė tė hollėsishme shkalla e hierarkisė sė tyre, privilegjet e secilit, tė numėruara njė pėr njė, rrogat, gradat, vendet ku ulej secili prej tyre nė sallėn e mbledhjeve tė qeverisė, nė sallėn perandorake, nė radhėn e ceremonive festive, nė radhėt e kortezheve tė pėrmortshme, nė darkat qéveritare dhe, me nė fund, vendi nė varrezėn e shtetit. Kėtu dilnin dekretet e dekorimeve, tė ngritjes nė post, tė uljeve nė post, te transferimeve, te rrėzimit nga posti, tė shpalljes •+d zi*, tė fajes me anė tė Hairermanit, ose tė kėrkimit tė kokės, me anė tė Katil-Fermanit etj. etj.
    Tė gjitha kėto, copėra-copėra e ditė pas dite, Abdullai i kishte mėsuar aty, te sheshi, pranė Kamares se Turpit. Ne fillim ato kishin qenė tė shpėrndara midis murmurimės kaotike tė tullave, si gurėt dhe materi alet e tjera tė ndėrtimit midis rrėmujės sė njė kantieri. Mirėpo dalngadalė ato u sistemuan dhe u vendosėn nė vija tė rregullta, duke skicuar kėshtu nė mendjen e Abdullait gjithė stimkturėn e shtetit. Pas kėsaj, turbull—turbull, ai kishte ndjierė se brenda pėr brenda ngrehinės madhėshtore te stėrshtetit kishte njė si grrėnjė tė vazhdueshme. Kjo e kishte pikėlluar nė fillim Abdullanė, por mė vonė e kishte kuptuar se me kėtė grrėnjė shteti qe mėsuar prej shekujsh. As rivaliteti midis pushtetit civil dhe pushtetit fetar, as lufta midis kastave dhe grupeve, jehona e sė cilės mezi arrinte gjer tek ai, as thashethemet, mėritė dhe madje as pėrbetimet e fshehta, qė zbuloheshin herė pas here ńuk arrinin ta kėrcėnonin madhėshtinė e shtetit, pėrderisa mbi gjithēka, mbi tė dy pushtetet dhe mbi te gjitha kastat vigjionte i tmerrshem mėkėmbėsi i allahut mbi tokė, padishahu-perandor. E megjithatė, ndonėse qetėsohej disi nga kjo ide, qėllonte qė Abdullai pyeste me vete, se, valle, cili ėshtė shkaku qė tė kacafyteshin aq egėrsisht me njeri-tjetrin. Por, gjithsahere e bėnte kėtė pyetje, mendja e tij ndalej si pėrpara njė pusi tė errėt. Dukej sikur mundėsitė e saj mbaronin aty. As murmurima e sheshit, ajo encikiopedi e hatashme e gjithēkaje, nuk jepte pėr kėtė ndonjė shpjegim. Nė ato ēaste, nė mendjen e Abdullait mekanizmat e shtetit pėrfytyroheshin si ca rrota tė stėrmėdha, qė, tek rrotulloheshin me njė kėrkėllimė tė mbytur, thellė nė terr, kullonin ujė tė zi themelesh tetėqindvjeēare.
    Nganjehere fjala <bronz>, qė veshi i Abdullait e kapte aty-kėtu midis zhaurimės, i dukej se vetetimthi hidhte njė dritėz mbi enigmėn. Por pėrndritja ishte kaq e zbehtė, saqė mbytej sakaq nga terri. Aty-kėtu Abdullai dėgjonte zėra qė shfaqnin kundėrshtimin e tyre pėr shthurjen e sistemit ekōnomik tė timarit, siē quheshin tokat qė u jepeshin nga shteti ushtarakėve, si shpėrblim per shėrbimet e tyre. Kishte kohė qe midis timareve qė ishin prone e shtetasve, ēdo ditė e me shumė po mbinin si kėrpudha ēifligjet, qė ishin pronė private. Pikėrisht me kėtė shpėrndarje tė tokės perandorake kastat e ushtarakėve shihnin shijat e zvetenimit e tė trazimeve. Madje edhe nė njė promemorje, qė thuhet se :Shehulislami ikishte drejtuar sulltanit (o zot, mendonte Abdullai, tek dėgjonte dy njerėzit qė bėnin kėtė bisedė, mu nėn Kamaren e Turpit, a ishtė e mundur qė ata s’kishmn gjetur vend tjetėr pėr bisedėn e tyre tė mallkuar?), pra edhe me pro-
    memorjen e Shehulislamit pėrmemdej, midis tė tjerash, etHic kjo gjė, si njė nga shkaqet e dobėsimit ushtarak dhe rrjedhimisnt politik tė shtetit... Abdullai dėgjonte si ė topitur. lshte e mundur, vallė, qe fjalė te tilla tė pista e banale, si pėrqindje, fajde, rentė e tokės, qarkullim i monedhės, ekonomi te kishin nje fare lidhjeje me ate mekanizėm madhėshtor qė quhej shtet, si edhe me ngjarjet e shkėlqyeshme apo tė mynxyrta tė tij? S’ėshtė e mundur, thoshte ai me vete. Kurrsesi. s’ishte e mundur. Ata nuk ishin veēse llafazanė te ikur nga ēmendinat. - - Megjithese... -Mendimi i tij mpihej njė grime nėn honin e zi tė enigmės, pastaj, duke psherėtirė i lehtėsuar, ai e hiqte mendjen andej dhe e sillte tek arkitektura e jashtme e shtetit, qė ndoshta e njihte po aq me hollėsi, sa edhe shefi i pėrgjithshėm i Protokollit. Ai nėnqeshte me ironi, kur dėgjonte, per shembull, se kishte njerėz qė nuk e dinin se guvernatoret e pashallėqeve, qoftė edhe tė shkallės sė parė, nuk mund tė zinin kurrė vend, ne ceremonitė zyrtare, pėrpara guvermatoreve tė Tokave te Haramit. Por edhe kėtu shpesh Abdullai kishte gjėra qe s’i kuptonte mirė. Ai nuk e kuptonte, pėr shembull, se pėrse drejtori I Tabir Sarajit, ose Pallatit te Ėndrrave, megjithese funksionar i shkalės sė katėrt, bile pa titullin pasha, por thjesht drejtor, ishte i vetmi qė kishte tė drejtėn tė mos pėrkulej pėrpara Shehulislamit tė fuqishėm, pėrpara tė cilit dridheshin gjithė vezirėt, dhe kush kishte tė drejtėn (o, tmerr!) te redaktonte dekretet e sulltanit.
    Tė gjitha kėto Abdullai i bluante me ditė nė mendjen e tij. Ato e magjepsnin dhe e trembnin njėkohėsisht. Ja, tani kithte vdekur njėri prej ketyre funksionarėve tė lartė, Ali Pashė Tepelena, dhe gjithė kasta e tyre po tundej si me tėrmet. Ne Pallatin e Vulės e tė Dekreteve kishte dritė me siguri gjer me mesnatė. Atje pėrpunohej gjithēka. Lėvizje do tė kishte nė tė gjitha skajet e perandorisė sė pafundme. Do te luftonin qenėrisht me thonjė e me dhėmbė pėr tė zhvatur pashalleqe sa mė tė pasura, do te gėrvishteshin me kthetra pėr postet, do tė shkruanin letra anonime.
    Kurse ai, nėpunėsi i vogėl Abdulla, qė, per fat tė keq, e mėsoi shijen e pushtetit nė skajet e kėtij sheshi, si njeriu qė dehet pa pirė alkool, vetėm nga avujt e kazanit, s’do tė kishte tė bėnte kurrė me atė pallat. E vetmja mundėsi njė dekreti pėr tė ishte njė urdhėr vdekjeje. Kėtu... nė Kamaren e Turpit ėshtė vėnė koka e Kara Abdullait, i cili u rebelua kundėr shtietit.
    Abduliai u shkund dhe drejtoi shpinėn. Zhaurima e sheshit vinte e shtruar. Ajo arrinte nė veshėt e Abdullait prapė ne formė titujsh gazete. Gjithė pjesa perėndimore e Ballkanit ėshtė vėnė nė gjendje alarmi. Duke pėrfituar nga kryengritja e Ali Tepelenės ka lėvizur Greqia. Ne rrethet e larta pėshpėritet se mimistri i Financave V. V. ka ndėrmend t’i propozojė martesėn vejushės sė Aliut tė Zi. Zėra tė tjerė thonė se kėtė gjė ka ndėr mend ta bėjė zyrtari i lartė Halet, gruaja e tė cilit kishte vdekur para dy muajsh nga kanceri i gjirit. Nė qofte se gjendja ne Shqipėri normalizohet, atje mund te dėrgohet Hider Pashai. Thuhet se e veja e Ali Pashait, bukuroshja njėzetedyvjecare, Vasiliqia, ka deklaruar se nuk do ta kėmbente burrin e saj tė vdekur me askėnd. Ne kryeqytet bisedohet veēse per deklaratėn e vezfrit tė madh, lidhur me autoriominė me oak. Parashikohet qė javėn qė vjen kryeqyteti tė presė me madhėshti kthimin triumfal tė fitimtarit Hurshid Pasha, njeriut tė ditės. Ngritja e tij nė karrierė do tė jetė me siguri marramendėse. Disa parashikime arrijnė bile edhe postin e vezirit tė madh. Aksionet e bronzit do tė bien pėrsėri nė mesditė. Tensioni i Abdullait gjithashtu...
    Abdullai buzeqeshi me vete hidhur. Njeriu i ditės, pėrsėriti mekanikisht. Ne kafenetė luksoze tė rinjtė kishin filluar tė mbanin mjekra ala Hurshid,*. Hanėmet e shquara ėndėrronin me siguri pėr tė. Ndoshta edhe ajo... nusja e tij. Njė copė herė sytė e Abdullait mbetėn tė zbrazėt. Pastaj, si nje kunadhe e shpejtė, mes pėr mes tyre kaloi nje ndriēim i pazakonshėm.

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-01-2009
    Postime
    19

    Ismail Kadare Kamarja e turpit Ura me tri harqe Fragmente nga proza

  7. #67
    Citim Postuar mė parė nga sweet Ana Lexo Postimin
    Mall

    Ca pika shiu rane mbi qelq
    Per ty une befas ndjeva mall
    Jetojme te dy ne njejtin qytet
    Dhe sa rralle shihemi sa rralle...

    Dhe mu duk pak e cuditshme
    Si erdhi kjo vjesht ky mengjes
    Qiejt e ngrysyr pa lejleke
    Dhe shirat pa ylber ne mes.

    Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
    Sec mu kujtua sot per dreq
    "Te zgjuarit jane bashke ne kete bote
    Kurse te fjeturit jane vec"

    Ne c'enderr kemi rene kaq keq
    Qe dot s'po zgjohemi valle?...
    Ca pika shiu rane mbi qelq
    Dhe une per ty sec ndjeva mall.

    Te them te drejten eshte nje nga poezite e mia me te preferuara nga letersia shqiptare .
    Eshte i mrekullueshem si poet....Kjo poezi me ben te enderroj gjithmone...Poezi qe si iken kurre koha ...

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ismail Kadare, gjysmė shekulli poezi

    Asnjėherė nuk dihet si lind shkrimtari. Epoka, vendi, familja mund tė thonė diēka mbi tė. Prapėseprapė, ato nuk mund tė na e thonė dhe atė tjetrėn. Si ndodh qė po nga ai mjedis, qoftė dhe nga po e njėjta familje, vijnė nė jetė dhe individė tė tjerė, tė cilėt mund tė jenė gjithkushi, por kurrė nuk do ta kenė fatin e veēantė, fatin qė tė bėhen emra tė shquar nė letėrsi? Megjithatė, qoftė pėr traditėn e deritashme nė paraqitjen e njė libri, qoftė pėr arsyen se ky vėllim i shtatė i veprave sjell pėrmbledhjen mė tė plotė tė tė gjithė krijimtarisė poetike tė Ismail Kadaresė nga fillimet e deri mė sot, janė tė pashmangshme nė kėtė parathėnie disa tė dhėna tė pėrgjithshme mbi jetėn dhe mbi poezinė e autorit. Ismail Kadare, sot shkrimtar i njohur nė radhė tė parė pėr prozėn, prej vitesh ka shkruar e botuar disa pėrmbledhje me vjersha e poema. Madje, deri te botimi i romanit "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", mė 1963, njohjen e tij mė tė madhe nė Shqipėrinė e kohės e ka pasur si poet.

    Nė shėnimet nė fund tė kėtij vėllimi, veē tė tjerash, jepen tė dhėna mbi librat poetikė tė botuar prej tij, mbi historikun e krijimit tė shumė vjershave e poemave dhe pėr ndėrhyrjet e bėra herė pas here nė vite prej autorit nė disa nga tekstet e tyre. Njė befasi e kėndshme pėr lexuesin janė mbi njė gjysmė dyzine poezish tė rinisė, qė pėr herė tė parė nė kėtė vėllim shohin dritėn e botimit.

    Poezia shqiptare e kohės, veē folklorizmit tė realizmit socialist, kishte edhe njė pėrbėrės tė folkut fshataresk, atė tė njė poezie tė quajtur "me frymė popullore". Nė vitet '60, Kadare vjen me njė poezi tė revoltės ndaj kėtij "klorofili" poetik, me njė poezi qytetare, jo aq nė kuptimin social tė fjalės, sesa nė atė tė rebelimit gjuhėsor dhe tematik. Sikurse dihet, nė letėrsi ēlirimi dhe risitė kryesore vijnė prej gjuhės.

    Duke e parė nga sot, vėmė re se nga tė gjithė shkrimtarėt shqiptarė tė brezit tė tij, ai ėshtė i vetmi qė ka lindur nė njė qytet. E themi kėtė, sepse nė tė gjithė krijimtarinė e tij dhe pėr atė qė po shkruajmė, pėr poezinė e tij, qyteti do tė ketė vendin e vet mbizotėrues. Ai mund tė quhet poeti i parė shqiptar i metropolit, i qytetit. Themi i qytetit si qytetėrim, si kulturė, si universalitet. Nė kėtė do tė lozte rol, pa dyshim, vetė fakti qė familja dhe shtėpia e tij ishin ndėr mė tė vjetrat e Gjirokastrės. (Gjatė meremetimeve tė shtėpisė sė Kadarenjve, ku shkrimtari lindi e u rrit, do tė zbulohej e do tė botohej nė shtyp pllaka e gdhendur, ku shėnohej viti i ndėrtimit, 1677, bashkė me emrat e mjeshtėrve. Kjo datė dėshmonte se shtėpia ishte ndėr rezidencat private mė tė vjetra nė Ballkan, qė kishte mbetur nė kėmbė gjer nė ditėt tona.) Tema e qytetit, ardhur me bėrthama gjuhėsore krejtėsisht vetjake, me filozofinė e pėrsėritjes ciklike tė kohėve, tė mitikes dhe tė modernes, me respektimin e mjeteve poetike tė gjithėkohshme, gradualisht e bėri poezinė e tij tė kthjellėt nė strukturat e saj, tė ndjeshme ndaj formave poetike tė tilla, si: ndaj vargut, rimės, kadencės. Kėshtu, respekti ndaj njė tradite poetike shqiptare e botėrore u gėrshetuan me risitė, duke u dhėnė kristalizim tė dyja prirjeve tė tij rinovuese, asaj nė gjuhė dhe asaj nė pėrmbajtje.

    U diplomua pėr letėrsi nė Universitetin e Tiranės dhe, pasi kreu studimet pasuniversitare nė Moskė, u vendos pėrfundimisht nė Tiranė. Kėtu ai ka shkruar veprat e tij nė poezi e nė prozė, vepra qė i dhanė emėr, sidomos romanet qė janė botuar gjerėsisht kudo nė botė.

    Njė poezi vlerėsohet pėr ato qė thotė, por ndonjėherė mė shumė edhe pėr ato qė nuk i thotė drejtpėrsėdrejti. Karakteristikė pėr kėtė lloj tė thėni, midis shumė tė tjerėsh, ėshtė vargu "Pa formė ėshtė qielli si tru idioti", varg i shkėputur nga poezia "Vjeshtė tiranase", botuar mė 1957 nė gazetėn e pėrditshme tė kryeqytetit "Zėri i rinisė". Vargu "Pa formė ėshtė qielli" na ēon nė fillimet e krijimtarisė sė autorit. Tė shkruaje kėshtu atėherė ishte e pazakonshme. Ky varg madhėshtor pėr qiellin e atėhershėm socialist, jo rastėsisht ėshtė vėnė nė krye dhe nė fund tė kėsaj poezie. Mbase ai kėrkonte njė pamje tjetėr tė botės, njė qiell tjetėr, krejtėsisht tė ndryshėm nga ai pa formė dhe si tru idioti.

    Pėr herė tė parė, e pėrkthyer rusisht, kjo vjershė do tė botohej dhe nė njė libėr, nė vėllimin "Lirika", botim i "Hudozhenskaja inostrania literatura", Moskė, 1961. Ky imazh qė qielli i Tiranės, qielli i asaj bote komuniste, qielli rozė dhe i ndezur socialist, na qenka jo i tillė, por "pa formė dhe si tru idioti", bėri qė David Samojllovi tė shkruante nė parathėnien e librit se Ismail Kadare ka ndikime nga modernizmi perėndimor. Kritika, por edhe vetė Kadareja, kanė treguar qė ky botim nė gjuhė tė huaj e vuri atė nė njė nyje dramatike: ose duhet tė pranonte njė kritikė tė tillė, ose libri "Lirika" nuk do t'i botohej. Natyrisht, autori, nė njė moshė fare tė re atėherė, zgjodhi kėtė tė fundit, botimin e librit dhe kritikėn "pėr modernizėm perėndimor", kritikė qė nė ato kohė mund t'i sillte pasoja jo tė vogla.

    Ndryshe nga ē'ndodh rėndom, nga ajo qė shumė shkrimtarė ia nisin duke shkruar vargje, Kadare fillimet e tij nė letėrsi i ka pasur nė prozė. Ai do tė shkruajė njė roman qė kur ishte nė gjimnaz, qė nė adoleshencėn e tij. Mė pas do tė vinin vjershat. Libri i parė "Frymėzimet djaloshare" dhe libri tjetėr "Ėndėrrimet" botohen qė kur ishte nxėnės dhe mė pas student. Mė pas do tė vinin librat "Shekulli im", "Pėrse mendohen kėto male", si dhe pėrmbledhje tė zgjedhura poetike.

    Por pas njėfarė kohe, edhe pse atė atėherė e mbanin tė suksesshėm si poet, gradualisht Kadare do tė tėrhiqet nga poezia. Botimet e vėllimeve poetike prej tij sa shkonte, bėheshin mė tė rralla. Kritika dhe vetė Kadareja e kanė shpjeguar arsyen e njė dukurie tė tillė.

    Poezia ka qenė krenaria e gjithė kampit socialist. Ajo ėshtė propaganduar si arritje e madhe, si avangarda e tė gjitha arteve. Kadareja ka qenė pėr tė kundėrtėn. Poezia, sipas tij, ka qenė mė entuziastja, mė militantja, mė realsocialistja e tė gjithė artit tė botės komuniste. Ka qenė i vetmi zhanėr, ku taksa qė paguanin shkrimtarėt ishte mė e detyrueshmja. Nė ēdo vėllim do tė kishte patjetėr vjersha politike. Kjo gati u zyrtarizua: nė ēdo vėllim do t'i kėndohej partisė, socializmit, kongreseve, gjė qė nuk ndodhte me zhanret e tjera letrare. Mburrja me numrin e lartė tė botimeve nė poezi, me tirazhet e larta qindramijėshe ishte karakteristikė pėr tė gjitha vendet komuniste. Nė fakt, poezia e realizmit socialist ka qenė e kundėrta e artit. Jo vetėm pėr frymėn e saj propagandistike, por edhe se ėshtė anormale pėr njė vend qė tė ketė kaq botime nė poezi dhe nė njė poezi qė ka qenė mė naivja, mė e prapambetura, mė konfuzja. Nė vendet e pėrparuara ėshtė normale qė poezi tė botohen sa mė pak.

    Kėshtu, pas librit "Shekulli im", librat e tjerė, si: "Motive me diell" dhe "Koha", vijnė me ndėrprerje tė gjata nė kohė. Madje, ai atėherė ėshtė qortuar pėr mendjemadhėsi, ngaqė nuk po botonte mė poezi.

    Njė pėrmbledhje e poezive tė tij, botuar nė Francė, mbyllet me poezinė "Krishtlindjet nė New York". Ai deklaroi se kjo do tė jetė poezia e tij e fundit. Pas tetė vjetėsh, ai ka shkruar poemėn "Tirana nė dimėr", mars-prill 2005, njė gjė krejt e re dhe, si gjithmonė, ai thotė se kjo do tė jetė poema e fundit.

    Pakėnaqėsia ndaj letėrsisė shqipe tė kohės, sidomos ndaj poezisė, Ismail Kadarenė e ēuan gjer te njė ndryshim i klimės nė veprat e ti. Siē e ka shpjeguar nė njė nga intervistat e tij, ai i uli nė disa gradė temperaturat e vendit tė vet. Shtoi mjegullat, retė, shirat, acarin, thua se dhe nga ana klimaterike e gjeografike po pėrpiqej qė ta tėrhiqte Shqipėrinė nė thellėsi tė kontinentit europian.

    Ky nuk ishte veēse fillimi. Nė poezinė programatike "Monolog" (1984 ) ftohja dhe zymtia e klimės arrijnė kulmin:

    Nė natėn plot acar njė zjarr doja tė ndez

    Por, nata ish e ftohtė, ah, ē'tmerr i zi qė ish,

    Ndaj qė tė mbahej gjallė ky zjarrth n'atė rrebesh

    Diēka pėrherė kėrkonte, kėrkonte vazhdimisht.

    Ndaj si shtegtari murg, qė shkarpat mbledh nė terr,

    Unė hidhja n'atė zjarr gjymtyrėt papushim.

    Por ishin pak ato, ndaj fill pas tyre rresht

    Mbi tė nisa tė hedh copėra tė shpirtit tim.

    Nė strofat e fundit poezia bėhet krejt tragjike, ndėr mė tragjiket e pesimistet e letėrsisė shqipe:

    I lodhur ndonjėherė kam thėnė: shuhu pra,

    Nė qoftė se nuk tė duan, tė bjerė natė e pafund.

    Tė verbtit sytė tuaj kėshtu do t'jenė

    Nė terrin absolut pa shqetėsim kurrkund.

    Po prapė diēka mė shtynte tė ngrihem si somnambul,

    Si murgu shkretimtar qė shkarpat verbtaz mbledh,

    Dhe sipėr zjarrit prapė tė hedh gjymtyrėt akull,

    Dhe copėrat njė nga njė tė shpirtit tim tė hedh.

    (Monolog, 1984)

    Mbase kjo poezi shpreh dramėn e lashtė tė moskuptimit me vendin e vet tė shumė breza shkrimtarėsh e poetėsh shqiptarė nė shekuj. Ky moskuptim zė fill qė me poetin e parė pėrfaqėsues tė letėrsisė sonė, me peshkopin Pjetėr Budi, me peshkopin tjetėr, Frang Bardhi, leksikografi i parė shqiptar, e gjer te peshkopi F. Noli, i cili mė 1924, kur u largua pa kthim nga atdheu, e anatemoi popullin e tij nėpėrmjet zėrit tė Moisiut biblik: "Skllevėr, bij skllevėrish, s'e meritoni, se liri s'doni".

    Shumė prej poezive tė Ismail Kadaresė kanė qenė bėrthama tė veprave tė tij tė ardhshme nė prozė. Poema "Rrugėve tė Moskės" do tė ēojė te romani "Muzgu i perėndive tė stepės", poezia "Piramida e Keopsit" do tė sillte mė pas romanin "Piramida", poezia "Kali i Trojės" paralajmėron romanin "Pėrbindėshi".

    Por tek ai ka ndodhur dhe procesi i kundėrt. Meqė ky roman nuk u botua, ndalimi i tij pjell vjershėn e gjatė "Laokoonti", njė nga krijimet mė tė rėndėsishme tė tij.

    *

    Shqipėria i ka takuar qytetėrimit bujqėsor. Nė njė qytetėrim tė tillė, sado punėtor dhe i ndershėm tė jesh, rrezikohesh tė vdesėsh pėr bukėn e gojės (Ernest Gellner). "Misėr, misėr", do tė klithė Migjeni mė 1930, "Shėllirė dhe misėr pėrnatė", do tė pohojė Kadareja mė 1970.

    Ky ka qenė realiteti ynė.

    Megjithėse nė kushte tė tilla, shkrimtarėt shqiptarė qė nga Marin Barleti qė shkroi vetėm latinisht, nga Pjetėr Bogdani, De Rada, Naim Frashėri, Fishta, Noli, Poradeci, Migjeni, Kadare etj., me veprat e tyre mė tė mira, i kanė dhėnė kėtij vendi njė letėrsi qė ėshtė nė nivelin e kontinentit tė cilit i pėrkasin. Jeta personale e shumė prej kėtyre shkrimtarėve ka qenė tragjike, por letėrsia e tyre ka mbijetuar.

    Komunizmi e zėvendėsoi realitetin e kėrkesave pėr mė shumė bukė me ofertėn simbolike tė njė shoqėrie tė mrekullisė. Tė uriturit tashmė, nė vend tė "misėr, misėr", ulėrinin: "ne jemi tė lumtur, rroftė komunizmi". Shqipėrisė, pėrveē fatit tė hidhur, i ra nė pjesė njė ironi edhe mė e hidhur: duke qenė njė nga vendet mė tė varfra nė botė, i duhej qė kėtė varfėri ta shiste si lumturinė mė tė madhe.

    Shkrimtarėve, poetėve dhe prozatorėve tė atėhershėm u ishte vėnė si detyrė qė kėtė situatė me kokėposhtė, fantazmagorinė tragjike tė varfėrisė, ta paraqitnin sa mė tė bukur: duhet ta shijonim varfėrinė si realitet tė mrekullisė. Njė detyrė e vėshtirė kjo, nė mos e pamundur. Realiteti qė nuk ekzistonte, duhej shpikur, duhet tė krijohej sipas dėshirės sė zyrtarėve tė sistemit. Njė situatė postmoderne kjo? Jo, ky ishte realizmi socialist.

    Njė shkrimtar si Migjeni mund ta sulmonte hapur fatalitetin mortor nė tė cilin jetonte. Njė shkrimtar si Kadareja, qė zyrtarisht i ofrohej njė realitet simbolik, sureal, parimisht, nė teori, duhet ta quante tė bukur atė, kur, nė fakt, e dinte qė ishte vrasės.

    Tė shkruaje atėherė, ishte njė lojė me rrezik. Lojė nė telin e hollė, fijet e tė cilit i mbante tė tendosura dikush tjetėr.

    Por kėsaj loje, kėsaj joshjeje, i janė nėnshtruar tė gjithė shkrimtarėt nė kohėrat e mungesės sė lirisė. Nė praktikėn krijuese, kėta shkrimtarė hiqeshin sikur me dėshirėn e tyre tė plotė po zbatonin rregullat, kur, nė tė vėrtetė, nė shumicėn e rasteve i shkelnin ato me tė dyja kėmbėt. Naim Frashėri jetoi si nėpunės i lartė i Perandorisė Osmane, por si poet e anatemoi atė si rrallėkush, me tė gjithė fuqinė e artit tė tij. Shkrimtarėt e mėdhenj nė kohėra tė vėshtira kėtė kanė bėrė. Ata kanė jetuar nė dy realitete njėherėsh, nė atė tė pėrkohshmin, ku ishin tė detyruar tė merrnin frymė dhe nė atė tė pėrjetshmin, ku talenti i tyre i kishte pėrcaktuar tė mbeteshin si tė pėrjetshėm. Ky ėshtė paradoksi: tė jetosh palirinė dhe tė jesh i lirė nė pėrjetėsinė e artit.

    Thelbin e kėsaj tė vėrtete e ka shprehur shkėlqyeshėm studjuesi dhe shkrimtari i shquar disident, Arshi Pipa, nė njė portretizim qė i ka bėrė Kadaresė nė fillim tė viteve 80-tė. "Nuk dyshoj se Kadare ėshtė njė shkrimtar heretik...Dallimi midis njė rebeli dhe njė heretiku ėshtė se i pari e shpreh zemėrimin e tij nė mėnyrė spazmotike, i cili mund tė pėrmblidhet pas pak, kurse heretiku ėshtė i qėndrueshėm nė kundėrshtimin e tij... Duke jetuar nė njė shoqėri besimtarėsh, ai duhet tė veprojė jashtė rregullave dhe riteve tė saj. Por ndėrgjegjja e tij i kundėrshton qėllimet e besimit tė saj, duke bėrė sikur u shėrben dijeve nė fjalė. Ndėrsa ėshtė trupėrisht pjesė e asaj shoqėrie, ai jeton shpirtėrisht jashtė saj".

    Nėpėr kėtė rrugė ka kaluar dhe Kadare. Veē tė tjerash, veē talentit, ai ka pasur edhe fat. Mund tė thuash se ka qenė shkrimtari mė me fat i letėrsisė shqipe.

    *

    Nė vitet '30 tė shekullit qė shkoi, oxhakfshirėsi i vetėm i qytetit tė Gjirokastrės kuturisi qė t'i dėrgonte njė letėr Rokfelerit, bankierit mė tė madh tė tė gjithė botės sė atėhershme. Letra, sipas dėshmive tė kohės dhe tė kronikės sė Baftjar Dobit, "Gjirokastra jonė", ishte pak a shumė si mė poshtė:

    Jetoj nė qytetin e Gjirokastrės, nė Shqipėri, e cila ėshtė nė Ballkan dhe Ballkani ėshtė nė Europė. Meqė ky qytet pėr tridhjetė vjet po mė pranon si oxhakfshirėsin e vetėm tė tij, mendoj se jam punėtor i mirė dhe njeri i ndershėm. Prapė jam aq i varfėr, sa nuk i martoj dot dy vajzat e mia. Mė kanė thėnė se ju i ndihmoni njerėzit. Borxh nuk ma kini, por, po mundėt, mė ndihmoni me ca para, me aq sa tė martoj dy vajzat e mia.

    Edhe vetė oxhakfshirėsi e kishte harruar kėtė letėr tė shkruar nėn dėshpėrim, kur, pas dy muajsh, erdhi pėrgjigjja nga Amerika. Lajmi i ardhjes sė letrės nga Rokfeleri ra si bombė nė qytetin e Gjirokastrės, por rezultati qe zhgėnjyes. Bankieri i madh nga Nju-Jorku shkruante:

    I dashur..., qė banon nė Gjirokastėr, qytet nė Shqipėri, nė Ballkan, i cili ėshtė nė Europė. Letra jote mė ka vėnė nė mendime. Me tė vėrtetė mė ka vėnė nė mendime. E kuptoj fort mirė hallin tėnd. Por nga llogaritė e mia mbi shumėn e parave qė kam, ndarė pėr numrin e gjithė tė varfėrve nė botė, mė del se ty tė takojnė pesė dollarė, tė cilat po i vė nė kėtė zarf.

    Me nderime, Rokfeler.

    Nė vitet '50, po nė kėtė qytet, Ismail Kadareja, djali ende adoleshent i njė nėpunėsi tė gjykatės, kishte shkruar njė roman dhe donte tė bėhej shkrimtar. Nuk dihet, por instinkti mbase e mėsoi atė djalė qė nė kohėn e tij pėlqeheshin mė shumė vjershat, sesa romanet. Ndaj vjershat qė shkroi, ua nisi revistave dhe gazetave tė kryeqytetit. Dhe vjershat e tij u pėlqyen.

    Kur ishte nė vitin e tretė tė gjimnazit, Ismail Kadare botoi librin e parė poetik. Kur ishte student i vitit tė dytė botoi poemėn "Princesha Argjiro" dhe njė libėr me poezi. Mė 1961, student nė Moskė, botoi tė parin libėr tė tij nė gjuhė tė huaj.

    Nė tavolinė Kadare vazhdonte tė shkruante prozė, tregime dhe romane, por botonte vetėm poezitė. Mbase, ai instinkti i qytetit tė tij i thoshte se kėsaj bote, botės Lindore, i shkonin pėr shtat mė shumė poezitė, sesa proza. Njė novelė e hershme e tij, "Ditė kafenesh", sa u botua, u kritikua e u ndalua. Mė vonė iu ndalua romani "Pėrbindėshi". Ka pasur romane tė tij qė janė botuar dhjetė e njėzet vjet mė pas nga ē'i kishte shkruar. Ndonjėri ėshtė botuar edhe dyzet vjet mė pas nga koha kur u shkrua ("Qyteti pa reklama").

    Fill pas mbarimit tė studimeve, vjen romani "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur" (1963), i cili, qė me botimin e parė nė Paris, u shpall libėr botėror. Si duket, ajo bota tjetėr, Perėndimi, pėlqente mė shumė prozėn e tij.

    Kjo bota tjetėr dinte dhe t'i peshonte gjėrat nė bankėn ndėrkombėtare tė vlerave. (Rokfeleri nė vitet tridhjetė i kishte shkruar bashkėqytetarit tė tij oxhakfshirės se nė llogaritė dhe nė numrat e tij ai mbante parasysh gjithė botėn.) Mbase, Ismail Kadaresė i eci fati nė kėtė botė ku po botoheshin njėri pas tjetrit gati tė gjitha romanet e tij apo mbase Gjirokastra, nė kėtė rast, nuk po zgjaste dorėn e lypėsit pėr ndihmė, por po hynte me vlerat e saj nė portat e botės sė madhe. Proza, romanet e tij, u vlerėsuan nė ngritje prej saj. Me kohė, ai mori kandidimet pėr "Nobelin", mori disa nga vlerėsimet mė tė shquara tė disa shteteve nė botė, mori deri ēmimin e madh britanik "Man Booker International".

    *

    Poezitė e para tė kėtij libri shėnojnė vitin 1957. Poezia e fundit, mė saktė poema e fundit nė kėtė libėr, "Tirana nė dimėr", i pėrket vitit 2005. Pra, kemi mbi pesėdhjetė vjet poezi, ndryrė nė njė libėr si ky qė kemi nė dorė.

    Nga imazhet e para veēojmė ato nga poezia "Fusha shtrihet e errėt":

    Fusha shtrihet e errėt tutje.

    Drurėt nxijnė tek-tuk si hajdutė.

    Diku larg vetėtin, bie shi....

    Njė situatė fshehtėsie, e ngjethshme, e mbarsur me krim, me natėn dhe me shiun si sfond. Njė sfond i gatshėm pėr cilėndo shfaqje tė sė mbrapshtės, tė krimit, tė fatkeqėsisė, sado rėndė dhe vuvėt qė tė ngjizen ato.

    Prej kėndej vjen kjo poezi, prej tė tilla situatash, situata me njė lehtėsi e mundėsi krimi midis.

    Mbas gati 25 vjetėsh nga poezia "Vjeshtė tiranase" (1975), ku qielli ėshtė pa formė dhe si tru idioti, prapė njė poezi me motivin e vjeshtės. Kėtė herė nxjerrė nga romani "Koncert nė fund tė stinės".

    Nė qiell ja u nis njė tufė rosash t'egra.

    I fundmi ar i vjeshtės u shua e mė s'u ndez.

    Dhe dimri po afron me grinė e tij funebre.

    Me ngricė e me acar dhe me njė plenum nė mes.

    (Ardhja e dimrit, 1981)

    Nė kėtė libėr ka shumė poezi mbi vjeshtėn, pėr dimrin... Njė shqetėsim, njė preokupim i vazhdueshėm pėr grinė funebre, pėr vjeshtėn nė gjithė kampin socialist.

    Por, larg tė gjitha mesazheve, ne mund t'i referohemi poezisė, vetėm poezisė, asaj ēfarė ėshtė dhe mbetet tė jetė edhe sot e gjithė ditėn poezia si e tillė, poezia si vetvete.

    Njė poet, njė poezi matet mbase nga prodhimi me anė tė gjuhės i njė lloj diturie qė ėshtė e tjetėrt nga ajo e prozės (Harold Bloom). Njė dituri kjo qė ėshtė e re, origjinale, por edhe tepėr fluide pėr t'u formuluar nė caqet e arsyetimit logjik. E lexojmė atė, e pėlqejmė dhe kaq i mjafton poetit, poezisė.

    Disa tė tjerė, meqė letėrsia ėshtė gjuhė, vlerėsojnė organizimin gjuhėsor, shprehėsinė e lartė qė fiton gjuha nė penėn e njė poeti.

    Dikush vlerėson imazhet e reja, krejt origjinale e tė pahasura te poetėt e tjerė paraardhės.

    Dikush tjetėr, duke i marrė tė dyja bashkė, organizimin gjuhėsor dhe begatinė e imazheve, vlerėson atė qė quhet stil, njė mėnyrė e re e tė vėshtruarit tė botės, nė mos, krijimin e njė realiteti tė ri, krejt origjinal, krejt vetiak. Kėtė realitet tė ri artistik, sa e ndeshim, themi, po, ky ėshtė i Migjenit, ėshtė i Lasgushit... i Kadaresė.

    Njė nga tiparet mė tė dukshme tė stilit tė Kadaresė, siē u tha mė lart, ėshtė zymtia e klimės. Nė Shqipėrinė e Kadaresė (Shqipėria reale ka mesatarisht 300 ditė tė plota me diell nė vit), pothuaj vazhdimisht bėn mot i keq.

    Nė pėrbėrje tė stilit tė Kadaresė hyn simbolika e malit, e malėsorit tradicional shqiptar, simbolika e qytetit (Tiranė, New York, Paris, Moskė, Amsterdam, Elsinor, Helsinki, Pekin, Romė, Athinė, Jeruzalem, Stamboll, Frankfurt, Gjakovė, Prishtinė, Gjirokastėr etj.), mė tej, ndėrfuten dhe disa nga mitet mė thelbėsore tė njerėzimit (Troja, tragjeditė antike, piramida, Kali i Trojės, Laokoonti, akullnaja, Saharaja, fushata Mongole, Hamleti, Ledi Makbeth, Nata, Ferri, Parajsa...).

    Shkrimtarin e madh njė popull i vogėl si ky yni, nuk e lind pėrditė. Vepra e tij ėshtė pėrgatitur gjatė nga ky popull, shumė kohė mė pėrpara se sa ajo tė shkruhej. Kur popujt e vegjėl ndeshin nė njė shkrimtar tė tillė, ata vėnė nė veprat e tij diēka nga filozofia e tyre e mbijetesės sė mundimshme, por edhe njė filozofi tė mbijetesės sė gjithė njerėzimit nė shekuj.

    Duke folur pėr poezinė e tij, asnjėherė nuk duhet tė harrojmė Kadarenė prozator. Nuk mund t'i ndajmė. Shėnimet nė fund tė kėtij libri (sado qė ato, pėr mendimin tim, nuk mjaftojnė, sepse do tė meritonin njė studim tė gjerė, njė studim mė vete) tregojnė atė qė Kadareja i prozės dhe ai i poezisė janė i njėjti autor.

    Me po tė njėtin merak qė kėrkon ndėrtimi i njė romani, Kadareja ulet i pėrkushtuar dhe nė kompozimin e njė poezie lirike, e cila shpesh nuk i kalon as njėzet vargje, ose po kėshtu pėrthyhet pėrunjėsisht nė thurjen e njė poeme tė shkurtėr, e poemave tė tilla, si: "Lokomotiva", "Antena", "Tirana nė dimėr", "Rrugėve tė Moskės"... duke pėrmendur kėtu vetėm disa nga poemat e tij mė mjeshtėrore, poemat mė tė spikatura artistikisht.

    Kthjelltėsia e derdhur nė njė gjuhė fare tė lirshme, pa asnjė sforcim, vėrehet qė te lirikat e librit "Ėndėrrimet", por edhe te poezitė e viteve tė studimeve nė Moskė, prej tė cilave po pėrmendim "Edhe kur kujtesa", "Kthimi nė Moskė, "Llora" etj. Kjo mjeshtėri e tejdukshmėrisė gjuhėsore vėrehet edhe te pamjet e natyrės nė Tiranė ku "vjeshta si luaneshė krifėverdhė ruan ditėt e fundit nga dimri", te poezia "Mall", qė ėshtė bėrė aq popullore edhe nė ditėt e sotme, mbase pėr atė tjetėrsim tė qelqtė, por prapė tjetėrsim, tė njeriut nga njeriu nė njė mjedis kryeqytetas. Muret janė tė qelqta, por sot njeriu dhe natyra rreth tij, njeriu dhe e natyrshmja si pėrvojė, si komunikim, janė ngjethshėm e rreptėsisht larg njėri-tjetrit, janė tė papėrputhshėm fizikisht e shpirtėrisht:

    Ca pika shiu ranė mbi qelq.

    Pėr ty unė befas ndjeva mall.

    Jetojmė tė dy nė njė qytet,

    Dhe rrallė shihemi, sa rrallė.

    Disa nga kryeveprat e tij tė mėpasme, si poezitė: "Kristal", "Dreri", "Mbas darke", "Monolog", "Akullnaja", "Mundja e ballkanasve...", "Nė studion dimėrore" etj., shėnojnė njė tjetėr nivel mjeshtėrie. Nė kėto poezi merr rėndėsi tonaliteti. Ndeshim nė njė tonalitet tė zymtė, tė ngrysėt, tragjik e prapė shumė intim. Organizimi gjuhėsor dhe ai kompozicional janė tė karakterit klasik, por ndjeshmėria, krejt moderne, ėshtė aq e hollė, pothuaj e brishtė fare. Ėshtė po ai Kadare qė mėton kthjelltėsi e qartėsi gjuhe, por, pėrtej fjalėve, nė kėto poezi diēka ėshtė ngjeshur aq thellė e aq mjeshtėrisht, sa edhe trysnia qė ngjiz kristalet. Ndjesia e dikurshme e hapėsirave pa fund, tashmė ia ka lėnė vendin njė dramaticiteti tė mbyllur me thekse nga tragjikja. Tej rreptėsisė sė formės poetike, nė realitetin e gjithēkasė poetike tė njė kohe, shfaqet njė dhembje e grumbulluar prej kohėrash pa fund, prej kohėrash tė pėrmasave biblike. Organizimi gjuhėsor pėson njė ngjeshje jo tė zakonshme. Ngjeshjen e gjenezave qė ēojnė nė krijimin e botėve tė reja. Njė ndjesi tjetėr tė pushton, njė ndjesi e kozmikes. Vijnė pengje tragjike tė njė mistike, tė cilat sado thekshėm e ngushtėsisht intime tė ngjajnė, aq dhe tė pėrbotshme janė. Dhe, pėrmbi gjithēka tė tillė, lartohet njė imagjinatė e ndezur, njė imagjinatė e sovranes, njė fantazi qė rreket tė na e japė si nė pėllėmbė tė dorės atė qė pėrjetojmė, por qė nuk e rrokim dot kurrė me shqisat tona. Dhe nuk do t'i prekim dot, se jemi tė kufizuar, tė paaftė pėr tė kuptuar realitetet tona intime. Kėshtu jemi. Ndaj na duhet arti, jo dhe aq shumė si art pėr veten e tij, por si njė alternativė pėr atė ēka logjika jonė njerėzore, shpeshherė ėshtė krejt e paaftė, shpeshherė nuk na hyn shumė nė punė pėr tė kuptuar kush jemi dhe ku po vemi.

    Nė vargjet qė po sjellim mė poshtė, shpaloset fataliteti i humbjes, i moskuptimit dhe paradoksalisht e njėkohshėm edhe hapja ndaj tij, rrokja brenda vetes e gjer jetėsimi nga hiri i kėtij moskuptimi tė humbjes. Kėshtu ndodh qė njė nga shfaqjet e jetės sonė tė rėndomtė, kėto relitetet tona tė brishta, fare natyrshėm nė humnerimin e dhembjes shndėrrohen dhe nė tė ndėrlikuara, nė njė ndėrlikueshmėri mistike:

    ...Ti do tė vish kėtu dhe nė mos ardhsh.

    Qoftė si muzikė, si pikėllim apo si kryq

    Unė do tė njoh dhe do tė ēohem vrik.

    Dhe si ai qė guaskės perlėn ia merr,

    Nga muzika, kryqi a vdekja do tė nxjerr.

    (Nė studion dimėrore, 1985)

    Poezia e I. Kadaresė e ripohoi veten, duke dalė nga "shekulli im" nė shekullin e ri, nė shekullin XXI. Te njė nga kryeveprat e tij mė tė fundit, "Tirana nė dimėr", ashtu si dhe te "Krishtlindjet nė New York", ai iu kthye temės sė tij tė ngulėt, temės sė qytetit. Njė qyteti sa si realitet i prekshėm, po aq dhe si realitet mistik... qyteti si arketip i lėvizjes rrethore qė tė kthen pas te evokimi i Dante Aligerit dhe i njėmbėdhjetėrrokėshit tė tij, qyteti si pėrgjegjėsi ndaj sė pėrjetshmes dhe tė pėrkohshmes, ndaj unit universal tė poetit tė madh dhe unit tė veēantė tė kombit tė tij... ndaj njė bote intime tė papėrmbushur kurrė, ku imazhet dhe pėrbėrėsit tanė mė jetikė dhe mė themelorė ndeshen me hijen e plotfuqishme tė vdekjes nė sfond... Dhe njė energji gjuhe, njė imagjinatė e aftė sa tė ndėrkallė gjer nė pėrditshmėritė tona imazhet danteske. Kėshtu, nėn tonalitetin maestoso tė njė universaliteti herė-herė pėrēmues pėr tė sotmen, po pėr njė tė sotme jo kryekėput tė papėrfillur, jo totalisht tė parespektuar, vijnė te kjo poema e tij e fundit, sot pėr sot, te "Tirana nė dimėr", pėrkohėsitė dhe pėrjetėsitė tona tė njė dite, tė njė mbasditeje, tė njė nate nė kryeqytetin me reklamat e bankave, me jetėn e rrugės, tė kafeve, me imazhin e kryetarit tė Bashkisė dhe tė Presidentit aktual tė shtetit, me imazhin e vdekjes sė dy mbretėreshave gjer dje tė mėrguara nga ky vend. Vijnė kėto tė pėrzjera dantealigershėm, ashtu si dimri, ashtu si Tirana jonė nė dimėr, ashtu si harkimi i heshtur i riciklimit historik, shpirtėror dhe biologjik brenda pluhurisė sė rrėmujshme tė ajrit tė pėrditshmėrisė sonė.

    Kadareja ėshtė virtuoz nė pėrdorimin e planit imagjinativ nė poezi. Fantazia e tij ėshtė e pashtershme pėr prodhimin e imazheve. Nė kėtė lojė me imagjinatėn, pronari ėshtė ai. E vė nė punė kur i duhet dhe sa i duhet, pa e tepruar dhe pa e shpėrdoruar atė. Ky "racionalizim", ky ledh ndaj dalldisė sė imagjinatės, ėshtė parim krijues i Kadaresė. Jo vetėm gjuhėn, por edhe fantazinė, siē ėshtė thėnė, ai i pėrdor "si magjistari duart".

    Tė tilla janė imazhet e freskėta tė njė poeme erotike si ajo e "Rrugėve tė Moskės", ku njė vajze mė shumė sesa emrin, duhet t'i dish numrin e saktė tė telefonit. E po ashtu imazhi i tė verbėrve nė Paris, ekranet e lodhura nga krimet qė u pasqyruan mbi ta natėn qė shkoi, vajzat qė i puthim pa i dashur, plazhet e gjera tė pluguara me kujtime si poemat gjashtėmbėdhjetėrrokėshe tė Naim Frashėrit, telefoni qė, kur nuk na vjen e dashura, ngjan si njė i vdekur i rėnė pėrmbys, bubullima e plagosur qė ikėn nga mesi i qiellit gri tė alpeve nė dhjetor, gjer sa tė gjejė njė shpellė pėr tė vdekur. Pasuria imagjinative e kėsaj poezie tė tundon tė pėrmendėsh imazhe pa fund, por, siē e thamė, Kadare ėshtė shkrimtari qė e mban nėn kontroll imagjinatėn e vet. Pra, duhet t'i themi "ndal" vetes nė kėtė arratisje nėpėr imazhet e pafundme tė tij.

    *

    Ēėshtja qė mund tė ngjallė kureshti, ėshtė ajo se si lexoheshin kėto poezi nė kohėn qė u shkruan dhe si lexohen sot.

    Poezia e Kadaresė pėr ne qė e kemi lexuar atė nėn diktaturė, tė sillte shijen e lirisė, tė drejtpeshimit. Le tė marrim poemėn "Rugėve tė Moskės". Kjo poemė sjell energjinė e njė qyteti tė madh, atmosferėn e njė jete tė ēliruar nga ngushtėsirat, rrugicat e Ballkanit, tė Gjirokastrės, sjell marramendjen e lumtur nė njė metropol pa anė e fund dhe tė njė dashurie pa fund e fillim, njė shumėsi dashurish, shlirje e ndėrrim, lėnie pėrgjysmė e rifillim; njė klimė dashurie, rinie dhe qyteti. Dhe, dhe… njė pėrkohėsi e kithėt qė i nėpėrshkon tė gjitha: le tė gėzojmė! Gaudiamus igitur, juventus est (tė gėzojmė, sa jemi tė rinj), siē thoshte latini.

    Kėtu, nė qytetet tona, sa tė shihnin me njė vajzė, opinioni, prindi, sekretari i Partisė tė kapnin pėr zverku dhe tė thoshin: martohu.

    Nė kombinatet dhe nė aksionet, nė kantieret e ndėrtimit tė hidrocentraleve dhe tė hekurudhave tė atėhershme kishte plasur njė "dashni" e njė shpėlarėsi fare pa timon e pa frena, por qė mbulohej e fshihej me shamitė e kuqe dhe me S-tė e kuqe, shenjat e sulmuesve socialistė dhe aksionistė. Ndėrkohė, nė librat e gazetat e ditės ne ende lexonim njė poezi libreske psherėtimash (ah, o sy tė bukur), njė poezi betimesh pėr dashuri tė pėrjetshme. Nė kėtė klimė, Kadareja i pari do tė shkruante:

    Ndarja erdhi,

    Po iki larg prej teje.

    Asgjė e jashtėzakonshme,

    Veē ndonjė natė

    Gishtat e dikujt do pleksen nė flokėt e tu

    Me tė largėtit gishtat e mi, me kilometra tė gjatė.

    Edhe kur kujtesa, 1961

    *

    Ajo qė mbetet pėr t'u thėnė e pėr t'u rithėnė ėshtė habia se si erdhėn nė liri kėto poezi tė kohės sė diktaturės. Pse ato ende janė po aq tė freskėta sa dhe pesėdhjetė vite mė parė, nė kohėt kur u shkruan?

    Kadareja ka njė novelė tė titulluar "Kalorėsi me skifter". Paradigma e kalorėsit tė ftuar nė njė festė ėshtė domethėnėse pėr ata shkrimtarė tė ftuar nga komunizmi pėr tė qenė kalorės tė sofrės sė artit tė tij. Kalorėsi i zymtė hynte nė darkėn e tė ftuarve me njė mėdyshje mespėrmes: ishte kurth apo ishte vlerėsim pėr tė kjo ftesė? Sigurisht qė ishte kurth, kurthi i vdekjes sė tij si autor. Nė kėtė festė, kalorėsin e kishin thirrur vetėm qė ta asgjėsonin.

    Nė poezi, ftesa pėr tė kaluar nėpėr kurthe tė tilla ka qenė mė vdekjeprurėsja.

    Shumė shkrimtarė qė i besuan kokė e kėmbė kėsaj feste, vdiqėn bashkė me komunizmin. Nė rastin mė tė mirė, prej tyre kanė ardhur nė ditėt tona pjesė a pjesėza tė njė krijimtarie pa shpirt.

    Kalorėsit qė nuk iu shmangėn ftesės, vetėm pėr ta respektuar nė dukje atė dhe pėr ta vrarė nė thelbin e saj, mbetėn. Erdhėn nė botėn kėndej, nė kohėn e sotme. Kadareja ishte njė nga ata kalorės tė vdekjes qė doli pėrtej portave tė saj. Akademia franceze, nė ditėn qė e pranoi anėtar tė saj, shkrimtarin qė vinte nga njė diktaturė (dhe ēfarė diktature!), e quajti atė "prokuror i diktaturave".

    Ai e kishte kaluar me shumė finesė festėn e vdekjes. Dhe kėshtu vjen edhe sot me kėto poezi.

    Disa poema dhe pjesė tė tyre mbetėn andej, nuk arritėn te ne, se i pėrkisnin zonės sė vdekjes, taksės pėr festėn e vdekjes, nėpėr tė cilėn ai kaloi.

    Pjesėt qė mbijetuan dhe kėto janė pjesa mė e madhe dhe mė thelbėsore e poezisė sė tij, ja tek i kemi, nė kėtė vėllim qė nė serinė e veprės komplete tė tij, mban numrin fatidik 7. Erdhėn. Me provėn e vdekjes qė u rrėshqet si shiu e nata prej supeve.

    Diskutimi i sotėm, qė shpeshherė ka nxjerrė krye, diskutimi qė ti si kalorės i vdekjes nuk duhet tė vije mė pėr kėndej, nuk duhet tė radhiteshe ndėr tė gjallėt, duket se nuk ka mė vlerė. E kundėrta, po tė provohej dot, ajo se si e kalove luginėn e vdekjes dhe se si na i solle kaq poezi dhe poema, kaq tregime dhe romane me vlerė universale, do tė ishte mė domethėnėse.

    Si i solli kėto poema?

    Mė mirė le t'i lexojmė ato. Po na pėlqyen, misioni i poetit ėshtė kryer.

    Pjesa tjetėr, pyetjet me "si" dhe me "pėrse", le tė na mbeten neve mbi shpinė. Neve qė bėjmė pyetje tė tilla, tė cilat ēojnė te pėrgjigjja qė mbase kėto poezi dhe autorėt e tyre nuk duhet tė kishin ardhur prej diktaturės nė liri. Merret me mend se ē'humbje e madhe do tė kishte qenė kjo. Ky libėr, veē tė tjerash, pohon artin e pavdekshėm, atij qė krijohet sipas tė njėjtave ligje, qoftė nė liri, qoftė nė mungesė tė saj.

    Sadik Bejko

    rd

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Biondina
    Anėtarėsuar
    08-01-2009
    Postime
    79
    po e bej njer pyetje per ata qe e kan lexuar " prillin e thyer" . Pse babai i Gjorgut i thot t'birit ( Gjorgut) duhet te shkosh ne varrim t'vrarit , te gjith po t'mungojn ti sduhet te mungosh edhe pse e ka vrare Gjorgu at njeri . ndoshta po me kuptoni.
    Gjakova Blonde

  10. #70
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Kanuni. Gjakesi duhet patjeter te marre pjese ne ceremonine e varrimit te te vrarit.

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e Biondina
    Anėtarėsuar
    08-01-2009
    Postime
    79
    Flm per pergjigjeje . Kam edhe nje pytje .

    Pse i shfaqet fantazma Gjorgut ?
    Gjakova Blonde

  12. #72
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    E kam lexuar ne moshe teper te re "Prilli i thyer" dhe s`jam fort i sigurte . Por besoj se duhet te kete lidhje me komunikimet me paraardhesit e vdekur. Sipas tradites shqiptare te vdekurit percillnin mesazhe. Dhe ne kete rast duhet te kete te beje me paralajmerimin e pushtimit. Dmth fantazmat paralajmerojne per te keqijat kombetare.

  13. #73
    i/e regjistruar Maska e Biondina
    Anėtarėsuar
    08-01-2009
    Postime
    79
    Citim Postuar mė parė nga Kavir Lexo Postimin
    E kam lexuar ne moshe teper te re "Prilli i thyer" dhe s`jam fort i sigurte . Por besoj se duhet te kete lidhje me komunikimet me paraardhesit e vdekur. Sipas tradites shqiptare te vdekurit percillnin mesazhe. Dhe ne kete rast duhet te kete te beje me paralajmerimin e pushtimit. Dmth fantazmat paralajmerojne per te keqijat kombetare.
    Dini edhe ndonje pjes tjeter te zberthyer sepse kadareja shkruan mes rreshtave.
    Gjakova Blonde

  14. #74
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Kadareja rralle ka shkruar drejtperdrejt. Edhe kur ka shkruar...personalisht nuk me ka terhequr fort. Kurse shumicen e veprave e ka te dy/shume-kuptimte.
    Pra nuk behet fjale per ndonje "pjese" apo ndonje "fragment".
    Kadareja pjesen me te mire dhe me te bukur te vepres se vet e ka pikerisht me nenkuptime dhe "kuptime mes rreshtash".
    -

  15. #75
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Qe te kuptosh Kadarene nuk eshte e veshtire, por duhet te kesh rrojtur ne Shqiperi qe te kuptosh shkrimet e tij dhe do te pakten nje minimum kulture artistike.
    Nuk ka nevoje te flasesh per Kadarene, sepse flet vepra e tij.

  16. #76
    i/e regjistruar Maska e Biondina
    Anėtarėsuar
    08-01-2009
    Postime
    79
    Cili eshte fundi i romanit " Prilli i thyer" shum e ngaterron Kadareja .
    Gjakova Blonde

  17. #77
    i/e regjistruar Maska e Biondina
    Anėtarėsuar
    08-01-2009
    Postime
    79
    Si i vjen vdekja Gjorgut???
    Gjakova Blonde

  18. #78
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pasardhesi i Kadarese

    Pasardhesi i Kadarese

    E Merkure, 08 Korrik 2009

    Nga Simon Caterson*

    "Eshte nje gjeegjeze e mbyllur ne misterin brenda nje enigme". Vleresimi i Winston Churchill-it per Rusine ne vitin 1939 mund t'i adresohet njelloj Shqiperise se vitit 1981. 'Pasardhesi' eshte nje mesazh nga zemra e regjimit totalitar qe eshte ne renien perfundimtare, i izoluar nga pjesa tjeter e botes dhe i cili madje nuk e njeh me as vetveten. Ceshtja e ikjes per kete roman brilant dhe ngaterrues eshte vdekja e pashpjegueshme e Mehmet Shehut, i cili ka qene trashegimtar i dukshem i Enver Hoxhes, diktatorit komunist psikotik, i cili ka udhehequr kombin e vogel te Ballkanit nga viti 1944 deri ne vitin 1985. Ne nomenklaturen kafkiane te romanit, Shehu eshte Pasardhesi i titullit, derisa Hoxha permendet kudo si Udheheqesi. Ne ate kohe, Ismail Kadare, romancieri me i njohur shqiptar, ka pasur mprehtesi te rralle personale mbi veprat e shtetit komunist: gje qe e kishte furnizuar me materiale te pasura per fiksionin e tij, por qe e kishte futur etiken e tij ne pikepyetje.

    Kadare eshte i sinqerte ne fjalite e tij me synime fiktive dhe ne te njejten kohe enigmatik. Ne faqen ku hedhen poshte standardet e botuesit se libri eshte nje veper fiktive dhe personazhet jane imagjinatave, autori ofron nje qasje tjeter: "Ngjarjet e ketij romani terheqin te miren e pakufishme te kujteses njerezore, thesaret e se ciles mund te sillen ne siperfaqe ne cdo periudhe, perfshire periudhen tone. Ne kete kendveshtrim, cdo ngjashmeri ndermjet personazheve dhe rrethanave te ketij tregimi dhe njerezve dhe ngjarjeve te verteta eshte e paevitueshme."

    Disa prej romanciereve te medhenj te totalitarizmit - Kafka, Orwell, Solzhenitsyn - i kane marre viktimat si protagoniste qendrore. Shqetesimi i Kadarese eshte pothuajse vetem me efektet e shtypjes totalitare ne udheheqesit e shtetit dhe familjet e tyre. Romani ne vecanti eshte imponues ne pershkrimin e jetes dashurore te trazuar te vajzes se Pasardhesit, Suzana. Ajo eshte e frustruar te mesoje se, shume larg nga te qenit objekt i epshit, te qenit vajza e nje figure te larte ne regjim e bene ate dukshem joterheqese. "Ne vallezimet shkollore, djemte e klases se saj ishin te nxehte si ferri kur vallezonin me vajzat tjera, por kur e kishin ate si partnere ne dysheme, ata beheshin te ftohte si guri, sikur te ishin te magjepsur." Supozohet se ndonje te dashur qe ka ajo veshtire se do te jetonte me gjate se nje merimange mashkull.

    Udheheqesit dhe njerezit si ata, ne mungese te burimit te besueshem te informacionit, u kthehen miteve dhe besetytnive te se kaluares para-Staliniste. Pas dekadave me genjeshtra, udheheqesit nuk jane me te vetedijshem se masa e gjere rreth asaj se cka ne te vertete po ndodh. Ne mesojme se vete Udheheqesi "nuk ka ditur se cfare ka ndodhur ne te vertete ne rezidencen e Pasardhesit ne ate nate te 13 dhjetorit." Ndoshta, sic raportuan mediat e kontrolluara nga qeveria, ka qene vetevrasje? Udheheqesi as qe e di e as qe i behet vone, perderisa kontrolli i tij ndaj pushtetit nuk vazhdon nepermjet efikasitetit te inteligjences se tij apo nepermjet aftesise se tij per te neutralizuar rivalet e mundshem. "'Sekreti i tij' i vertete, sic veren nje personazh, eshte aftesia e tij 'per t'i mbajtur njerezit ne gjume".

    Familjariteti i dukshem i Kadarese me autoret e krimit te torturave te Shqiperise - 'Pasardhesi' eshte i bazuar pjeserisht ne bisedat qe autori ka pasur me djalin e Shehut - u be ceshtje e debatit. Pas njoftimit se ai ka fituar cmimin inaugurues Man Booker International Prize, Kadare, i cili kishte ikur ne perendim ne vitin 1990, ishte akuzuar se kishte pasur marredhenie te mira me Hoxhen, per t'u konsideruar disident.

    "Kadare nuk eshte Solzhenitsyn," ka pohuar poetja rumune Renata Dumitrascu, duke aluduar ne te qenit e Kadarese si kryetar i Shoqates se Shkrimtareve te Shqiperise dhe vendimin e tij per te ikur nje vit pas rrezimit te Murit te Berlinit. Kryetari i komitetit te Man Booker Prize, John Carey, ishte pergjigjur se 'vendimi unanim per ta shperblyer Ismail Kadarene ishte marre vetem ne baze te vleres letrare,' nje qendrim qe, sic ka verejtur kritiku anglez John Sutherland, mund te inkurajoje ndonje romancier pjellor ende te panjohur me emrin e Sadam Hussein-it.

    Nje prej personazheve ne 'Pasardhesi', Arkitekti, vuan nga dilema qe e konfronton artistin me nje shoqeri totalitare. Jo gjithkush ka kurajen, kembenguljen apo talentin per te qene martir. Artistet jane me te prekshem per te dyshuar dhe per t'i pasur frike se cdokush tjeter: "Ndoshta kam qene nje prej te pakteve qe ia kane shtruar vetes pyetjen fatale: a kam apo nuk kam talent? A ka qene mosha qe m'i ka kthyer duart ne argjile, apo kam qene aq i ngathet saqe kam mundur te vegjetoj pa marre parasysh ne cfare periudhe kam jetuar?" Eshte nje pyetje qe pa dyshim shumica e artisteve qe ia kane shitur shpirtin e tyre qeverise se kohes, madje edhe ne demokracite si tonat, e kane peshuar ne fshehtesi. Edhe nese Kadare ka bashkepunuar ne regjimin e Hoxhes dhe nuk ka asgje ne kete roman te mrekullueshem per te sugjeruar se ai nuk ka qene, eshte mjaft e mundshme se 'Pasardhesi' ndryshe nuk do te shkruhej. Ashtu sic eshte, libri shtron pyetje per te cilat nuk mund te gjenden pergjigje te pershtatshme.

    "The Monthly Magazine"

    koha jone.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  19. #79
    .عภภ๔ (H)` Maska e enndrit
    Anėtarėsuar
    27-09-2009
    Vendndodhja
    Pejaa`
    Postime
    1
    prsh
    jam duke punuar nje studim shkencor mbi vepren e I.K. - Prilli i thyer
    cdo ndihme do e mireprisja, cdo ide do t'me ndihmonte
    flm per mirekuptim

  20. #80
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    E kam thėnė dhe e them, qė krijimtarinė e Kadaresė e prisja nė rininė time, si ai fėmija gjirin e mėmės. Dhe e di, jam i sigurtė, jo vetėm unė si lexues dhe pak belbėzues nė krijimtari, por edhe kolegėt e tij shkrimtarė, qė merrnin kurajo mė shumė. Krijimtaria e atėhershme e Kadaresė, ka qenė ajėr me mė shumė oksigjen, nė hapėsirėn e frymėmarrjes sė artit shqiptar.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:14
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •