Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 124
  1. #81
    Cursum Perficio
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,869
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    "Tre mijė vjet...Akoma zjarret e Trojes
    si floknaje e kuqe mė rrinė nė sy.
    Po mė i tmerrshėm se zjarret, kumet e vomet
    ishte fundi fare,
    kur u bė qetesi.


    Troje e braktisur.
    Gėrmadhė
    Hi i ftohtė
    dhe poshtė ne tė vdekurit shtrirė rresht.

    Dhe papritur, nė muzg sipėr tokės se mardhur
    u ndje diēka qė atė ēante pėrmes.

    Ē'ishte kjo gėrvimė kėshtu, kjo jehonė?
    Vumė veshin. Kuptuam, grekėt e ligj
    pėrmbi qėndrėn e qytetit me parmėndė lėronin
    pėr tė thėnė se Troja pėrjetė vdiq."
    ... ... ...

  2. #82
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,520
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Kadare: "E penguara" nuk i kushtohet Drita Ēomos

    "E penguara, requiem pėr Linda B", romani i ri i Ismail Kadaresė i kushtohet vajzave shqiptare tė internuara. Kėshtu e pėrmblodhi pėrsėri homazhin me pak fjalė shkrimtari gjatė prezantimit tė djeshėm tė veprės sė tij komplete. Nė kėtė mėnyrė ai pėrgėnjeshtroi lajmin e dhėnė nė disa tė pėrditshme se ky roman i kushtohet Drita Ēomos, vajzės sė Liri Belishovės. "Libri flet pėr njė njeri tė penguar. Zakonisht nė traditėn e letėrsisė botėrore pengesėn e krijon fati, kėtu ėshtė pėrshkruar njė pengesė e njė tipi tė ri mė tė vonshėm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet tė gjithė vajzave shqiptare qė kanė pėsuar internimin dhe jo njė emri, apo njė tjetri. Vajzat shqiptare kanė thithur brengėn shqiptare", - pohoi Kadare. Pėrmbledhja me 20 vėllime e krijimtarisė sė Kadaresė ėshtė pėrgatitur dhe botuar nga shtėpia botuese "Onufri". Njė letėrsi e shkruar nė harkun kohor tė gjysmė shekulli.


    Tek tė rejat e "Veprės sė Plotė" janė futur romani "Aksidenti" botuar sė pari nė frėngjisht dhe eksperimenti letrar, siē e quan autori, "Sorkadhet e trembura" njė rrėfim pėr skenar filmi artistik.

    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Shqipėri e sertė
    Borė e shi medet
    Treqind beteja
    Katėrqind vjet...

    ps
    _____
    Kėto vargje tė Kadaresė i kam lexuar, ka mė shumė se 30 vjet, nė njė nga numrat e revistės "Nėntori" Ėshtė me sa mė kujtohet sall njė fragment poezie.

    E, si mund tė thuhet mė shumė nė vetėm katėr vargje?!
    Sidoqoftė, mirmėngjes Jetė!

  4. #84
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,762
    Faleminderit
    62
    63 falenderime nė 51 postime
    Tunelet

    Metro Arbatskaja.
    Njė linjė ikte djathtas,
    Tjetra majtas vinte.
    Lamtumirė, thamė ne.
    Konduktorėt flamurthėt ngritėn
    Dhe si gojė tė zeza tė Harrimit
    Tunelet e zeza na gėlltitėn.

    Moskė, 1958
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #85
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,762
    Faleminderit
    62
    63 falenderime nė 51 postime
    Pėrcjellje vargjeve

    U nisėt,
    Rruga ėshtė e gjatė.
    Nė tė ka dhe diell, dhe ujq, dhe natė.
    Shkėlqejnė vetėtima tė rreme lavdie,
    ēakejtė ulėrijnė nėpėr korije,
    E gjatė udha, shum' e gjatė.

    Do tė keni vallė fat nė tė largėtin shtegtim,
    Apo eshtrat do t'ju mbesin botės tejembanė,
    Nė varre tė panjohur, nėn tufane,
    Shqyer ujqish shkretėtirave,
    Gojėn plot me rėrė
    Do tė jepni shpirt, duke mė mallkuar
    Qė mė te fortė nuk ju bėra?

    Nė secilin prej jush
    Ca gjak dhe copa nervash vura
    Dhe njė dorė balte Shqipėrie,
    Qė mbi dhe,
    Kushdo qė t'ju pjekė vendeve tė huaja,
    Mos guxojė t'ju quajė
    Person pa atdhe.

    Dhe rrugės po t'ju roniten fjalėt si fletėt,
    Ikni mė larg,
    Le t'ju ngjani skeleteve,
    Fjalėgjysmuar
    Gjymtyrėgjymtuar.
    Nė pafshi si vdes rrugės ndonjė strofė e trishtuar,
    Ikni mė tej
    Ajo le tė vdesė,
    Mėkati pėr tė mbi mua le tė mbesė

    1961
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #86
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    14 falenderime nė 10 postime
    Mbarova dje librin 'Aksidenti' te Kadarese. Nga sa kam lexuar prej krijimeve te tij, mund te them se ky liber eshte krejt ndryshe.

    Nuk e di eshte thjesht mendimi im, por i ngjet disi menyres se te shkruarit te Kunderes tek ky liber.

    Disa here me pelqente menyra si i pershkruante gjerat/njerzit por kish dhe raste kur mendova se i kish rene shkurt sikur s'e kish mbaruar mendimin...Me beri pershtypje stili i thjeshte me te cilin pershkruante maredheniet e ciftit, pa qene banal (si shpesh kam lexuar nga autoret e sotem shqiptare), por ne te njejten kohe duke shprehur sensualitetin e mardhenieve, ndoshta dhe duke dale disi nga 'normalja'.

    E sugjeroj librin, lexohet shpejt dhe ka mjaft mendime qe mund t'i marresh me vete pasi ke mbaruar leximin.

    Ndoshta po pata kohe mund te sjell pjese nga libri ne te ardhmen.

  7. #87
    Ēufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anėtarėsuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,492
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kadaren se kam dururar dot s shkrimtar, asnjehere nuk me kane pelyer apo terhequr veprat e tij. Mund ta kem lexuar shume si autor, dhe prap se honeps dot. Mund te jem nga te paktet, ne mos i vetmi, qe skam aspak simpati per te, si individ, ashtu edhe si autor.
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    11,572
    Faleminderit
    18
    148 falenderime nė 125 postime

    "Aksidenti" i Kadaresė, ta lexosh, humbje kohe

    "Aksidenti" i Kadaresė, ta lexosh, humbje kohe

    » Dėrguar mė: 10/08/2010 - 14:12

    "Financial Times"

    Unė ndihem i privilegjuar, qė e di se si ka qenė shekulli i 19-tė. Jo tė kem njė ide tė mirė nėpėrmjet kėrkimit apo imagjinatės, por ta kem kėtė ide sepse e kam parė dhe e kam jetuar. Nė vitin 1987, unė bėra njė udhėtim nė Shqipėri dhe pavarėsisht nga fakti se kryeqyteti, Tirana, ishte i zymtė dhe gri dhe ekspozita e vetme nė Muzeun Kombėtar ishte mjaft e rezervuar, ai ishte ende njė qytet qė kishte fytyrėn e tij. Por, kur shkoje nė zonat rurale, tė dukej se ktheheshe 100 vjet prapa, ndėrsa shihje fshatarėt tek ecnin pa kėpucė. Tė jetoje nė Shqipėri nė atė kohė, ajo ishte domethėnia e vėrtetė e pėrvojės pas Perdes sė Hekurt. Sado keq tė ishte nė Hungari apo Poloni, mund tė ikje gjithsesi. Por, Shqipėria ishte njė bunker, njė bunker i tmerrshėm.
    Ismail Kadare, i lindur nė 1936 ishte nė fakt i vetmi shkrimtar nga Shqipėria qė mori famė ndėrkombėtare. Novela e tij e 17-tė, "Aksidenti" ėshtė njė rrėfim pėr Ballkanin pas rėnies sė Murit tė Berlinit, por pėr ata qė nuk e kanė pėrjetuar ēmendurinė e diktatorit Enver Hoxha ėshtė e vėshtirė tė vlerėsojnė njė paragraf ku protagonistėt pėrshkruajnė pėrshtypjet gjatė njė vizite: "E pabesueshme' tha ajo pas njė pauze... restorantet pėrgjatė rrugės me emrat e Hollivudit ishin tė jashtėzakonshėm, kishte shumė vila me pishina private, komunistėt e dikurshėm ishin kthyer nė oligarkė dhe shtresa e mesme njė zot e di se ē'transformim po pėsonte…"
    Aksidenti nis nė mėnyrė premtuese me vdekjen nė njė aksident nė Austri tė njė ēifti shqiptar, ku njė prej tė cilėve, punonte pėr Kėshillin e Europės. Aksidenti nuk ushqente dyshime, por agjencitė e shėrbimeve sekrete nė Ballkan besonin tė kundėrtėn, dhe njėsoj si tė ishte vdekja e princeshės Diana, gėrmuan gjithfarėlloj teorish konspiracioni pėr kėtė.
    Si njė veteran i Shqipėrisė staliniste, Kadare ka dhuntinė tė pėrshkruajė paranojėn dhe tė pėrdorė suspansin gjithandej, ndėrsa "Aksidenti" ka shumė refleksione tė ēuditshme pėr historinė kaotike tė Ballkanit nė 20 vitet e fundit: "mirėnjohjen e serbėve pėr mbrojtėsit e tyre dhe inatin ndaj shkatėrruesve, qė mendohej se do tė zgjaste pėrgjithnjė por qė ka nisur tė zbehet.
    Zotimi i tyre pėr hakmarrje, inati dhe nostalgjia pėr tė shkuarėn tashmė kujtohet me kuriozitet mė shumė sesa dhimbje".
    Megjithatė, kjo ėshtė njė novelė e mėrzitshme dhe personazhet kanė thellėsinė e njė flete letre.
    "Aksidenti" vjen me njė rekomandim tė shkrimtarėve tė organizatės "Pen International". Por, ata duhet tė ndihen tė turpėruar qė kanė dhėnė njė rekomandim tė tillė, pasi ky libėr mund ti heqė lexuesve interesin pėr letėrsinė njėherė e pėrgjithmonė.
    Ismail Kadare ėshtė kthyer nė njė figurė qėndrore tė qarqeve letrare, mė shumė sepse ai ka qenė brenda totalitarizmit. Duhet tė kujtojmė se shumė kampionė tė demokracisė dhe fjalės sė lirė qė dolėn nga komunizmi, shumė prej shkrimtarėve tė Europės Lindore qė keni dėgjuar, e nisėn karrierėn duke e mbėshtetur sistemin apo duke mos bėrė asgjė pėr ta kundėrshtuar atė, derisa krijuan stilin e tyre. Kadare ėshtė te tė shtatėdhjetat dhe nė vitet e fundit, veprimtaria e tij ka qenė modeste, edhe pse ai fitoi ēmimin e "International Man Booker Prize" nė vitin 2005. Ashtu si Kundera, Kadare ka jetuar nė Paris dhe duket se miklimi i intelektualėve francezė ėshtė i dėmshėm pėr prozėn. "Piramida" e botuar nė vitin 1993, qė flet pėr ndėrtimin e piramidės sė Keopsit, ėshtė njė alegori e Shqipėrisė sė Enver Hoxhės qė ndoshta duket kurioze pėr tė njohur Shqipėrinė, por nuk ėshtė aq e kėndshme pėr ne tė tjerėt.
    Duhet tė kthehesh prapa deri te "Dosja H" qė ėshtė botuar nė vitin 1981 pėr tė gjetur diēka qė i ngjan njė novele tė vėrtetė; historisė interesante tė dy studiuesve qė vizitojnė Shqipėrinė nė vitet '30 pėr tė studiuar poezinė epike shqiptare. Nėse ndiheni tė joshur nga Kadareja dhe nė fakt duhet thėnė se ai ka talent tė konsiderueshėm, duhet tė zgjidhni novelat e hershme tė tij; "Prilli i Thyer" nė 1978 apo i preferuari im, "Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur" nė 1963. Njė histori e dhimbshme e njė gjenerali gjerman, qė vjen nė Shqipėri pėr tė rikthyer nė vendin e tij eshtrat e ushtarėve gjermanė tė Luftės sė Dytė Botėrore, do t'ju bėjė tė kuptoni pse shumė e konsiderojnė Kadarenė si njė novelist. "Aksidenti", pėr fat tė keq ėshtė njė humbje letre dhe kohe pėr kėdo, qė nis ta lexojė atė.

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    11,572
    Faleminderit
    18
    148 falenderime nė 125 postime

    Aksidenti, njė roman ambicioz

    Aksidenti, njė roman ambicioz

    » Dėrguar mė: 10/08/2010 - 14:06

    Jean-Paul Champseix


    Romani i fundit i Ismail Kadaresė, pa dyshim, do t'i befasojė lexuesit e tij tė zakonshėm. Periudha komuniste, edhe pse ėshtė pėrmendur, nuk ėshtė mė nė plan tė parė dhe vetė Shqipėria nuk ėshtė mė shprehimisht qendrore. Flitej me shaka se nė tėrė veprat e kėtij shkrimtari, nuk kishte as hero, as dashuri. Ky pohim bie poshtė me "Aksidentin", i cili ka tė bėjė kryesisht me natyrėn e marrėdhėnieve dashurore. Njė ēift qė jeton njė dashuri tė gjatė, edhe pse shumė tė stuhishme, pėrfundon nė njė humnerė, pas gabimit tė njė shoferi taksie. Kryhet njė hetim, nė pėrpjekje pėr tė rindėrtuar ditėt e fundit tė viktimave.
    Si gjithmonė, te Kadareja ėshtė e pamundur tė vendosėsh fakte. Realja tė shpėton, pėrvidhet, tretet ose merr forma qė sfidojnė logjikėn. Nuk bėhet fjalė pėr subjektivitetin e thjeshtė njerėzor ose tė mosrrjedhshmėrisė sė dėshirės ose tė rindėrtimeve. Realiteti ka tė bėjė me tjetėr gjė. Tė gjallėt nuk janė veēse pėrdorues tė njė universi, qė i shohin veē dukjen.
    Kadareja, atėherė kur jetonte nėn diktaturėn staliniste dhe tė turpshme tė Enver Hoxhės, nuk pati kurė mundėsi tė trajtonte temėn e seksualitetit. Nė kėtė vepėr, ai i kushton njė vend tė paparė mė parė. Megjithatė, erotizmi merr aspektin shqetėsues tė shfaqjes, zotimeve arkaike dhe sekrete.
    Ky roman ambicioz, kundėr rrymės - e pakta qė mund tė themi pėr tė - shkėlqen nė njė arsyetim tė stėrholluar, tepėr tėrheqės, qė bėhet magjepsės me tė gjitha pistat qė hap. Raportet e ēiftit kthehen nė njė antropologji tė thurur me tregime tė panumėrta, tė para si "rrėfimi i tė vdekurve". Kadareja gjykonte dikur se censura staliniste kishte vrarė para kohe nė trurin e tij "qelizat pararojė, vetė ato qė ripėrtėrijnė artin" (Bisedė me Eric Faye, Corti, Paris, 1991). Sidoqoftė, disa prej tyre duhet t'i kenė rezistuar goditjes… Hetuesi, nė fund tė romanit, jep frytin e pėrsiatjes sė tij nė shkėmbim tė pasqyrės qė do tė marrė me vete nė varr. Ai harton njė testament, duke dėshiruar qė varri i tij tė hapet pas njė mijė vjetėsh, sepse ėshtė i bindur se "pasqyrat, te tė cilat gratė zbukuroheshin pėrpara se tė putheshin, ose tė vriteshin, diēka thithnin prej tyre. Mirėpo nė kėtė botė shėrfillėse askujt nuk i kishte rėnė ndėrmend tė merrej me to".

    ("La Quinzaine Litteraire") Nėntor 2008
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2009
    Postime
    38
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime
    Dy komente ku njeri kundershton tjetrin kush ka te drejte valle?!Nuk e kam lexuar akoma kete roman te Kadarese por me ben pershtypje diversiteti i ketyre dy komenteve qe nuk e kam idene se c'rol do te luajne ne ecurine e romanit.Natyrisht gjithkush ka kendveshtrimin e tij personal nga ku e sheh dhe e percepton nje roman ,por kushdo qofte ai askush nuk mundet te garantoje pa anshmerine dhe objektivitetin ne kritiken e tij...Megjithate Kadareja eshte nje dhe i vetem, i madh per nga permasat e krijimtarise se tij sepse eshte i vetmi shkrimtar shqiptar qe me talentin e gjenine e tij arriti me menyre te persosur e koincize te ngreje ne art historine ,mitet,balladat dhe traditat shqiptare.Ai eshte shperhesi me autentik i shpirtit dhe artit shqiptar,i paperseritshem,i pa arritshem dhe i pa vdekshem si nje nga burrat me te shquar qe ka lindur rraca dhe gjeni i lashte i shqipes...

  11. #91
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    575
    Faleminderit
    6
    0 falenderime nė 0 postime

    Dashuria dhe pushteti i Kadaresė

    Mary Fitzgerald

    The Observer



    Romani i ri i Ismail Kadaresė fillon nė njė mėngjes tė njomur me shi, nė autostradė drejt aeroportit tė Vjenės, kur njė taksist pėrplaset nėpėr gardhin e sigurisė, duke vrarė tė dy pasagjerėt e tij dhe duke e lėnė vetėn tė lėnduar rėndė.

    Duket si njė tragjedi e llojit tė pėrditshėm, por, pėr arsye kurrė tė shpjegueshme, raporti i shoferit i asaj ēfarė ka ndodhur menjėherė para se ai tė humbė kontrollin e veturės shkakton konfuzion.

    Ēifti nė ulėsen e prapme, ka thėnė ai, dukej sikur "po tentonin tė putheshin". Pėr arsye qė kurrė nuk janė tėrėsisht tė qarta, ėshtė njė sugjerim se ky akt, siē duket i padėmshėm, mund tė ketė pėrshpejtuar katastrofėn.
    Tė vdekurit ishin tė nacionalitetit shqiptar dhe vdekja e tyre bėhet subjekt i njė hetimi tė gjatė tė kėrkuar nga qeveritė e dy shteteve, Serbisė dhe Shqipėrisė. I vdekuri, i njohur vetėm si Besfort Y, kishte punuar pėr Kėshillin e Europės dhe kishte pasur njė lidhje tė pashpjegueshme me hetimet pėr krime lufte tė ndėrmarra nga Haga.

    Del nė shesh fakti se ai dhe gruaja, Rovena, njė praktikante nė Institutin Arkeologjik, kanė pasur njė aferė tė pasionuar nėpėr hotelet europiane gjatė dymbėdhjetė viteve tė fundit.

    Dhe derisa dėshmitė grumbullohen nga disa njerėz tė afėrm tė tyre, fillon tė duket sikur pėrplasja tė ketė pasur njė shkak mė keqdashės. Sekuenca e errėt, si ėndėrr qė vijon, ėshtė terren i njohur pėr Kadarenė, fitues i shpėrblimit "International Booker", vepra e tė cilit ėshtė pėrkthyer nė mė shumė se tridhjetė gjuhė.

    Romanet e tij tė mėhershme tė njohura, sikurse "Pallati i ėndrrave", kanė dokumentuar dimensionet paranojake, absurde, shpeshherė 'kafkaeske' tė jetės nėn regjimin e diktatorit shqiptar Enver Hoxha, ndoshta autokrati ēuditėrisht mė i frikshėm i shekullit XX.
    "Aksidenti" ėshtė i vendosur nė Shqipėrinė bashkėkohore dhe nė Europėn Qendrore, por hija e shkuar e Hoxhės ende mbetet, sikurse mbetet mjegulla e luftės qė e kishte njollosur tėrė gadishullin ballkanik gjatė viteve 1990-tė dhe nė fillim tė viteve 2000. Ėshtė njė vend ende dendur i pėrhumbur nga "ēdo neveri e mundshme e njohur nė kėtė botė - vrasje, bombardim, vėnie e popullatave tė tėra nė fytin e njėri-tjetrit".

    Ky sfond sensacional luan njė rol pėrbėrės nė kėtė rrėfenjė me formė tė ndryshueshme tė dy njerėzve tė kurthėruar nga njėri-tjetri, dashuria e tyre e destinuar tė vdesė, madje edhe kur ata kėrkojnė njė "tė ēarė nėpėrmjet sė cilės mund tė ikin" - jashtė tregimit tė tyre, jashtė kohės.

    E shėnjuar me motive tė pafundme nga folklori shqiptar, pėrfshirė tradhtinė, incestin, turpin dhe neverinė, sikurse edhe temat tragjike nga Platoni, Virgjili dhe Servantesi, kjo pjesė e narracionit ėshtė njė "ndėrhyrje e menēur", duke shpalosur dyzetė ditėt e tyre tė fundit, tė pėrpiluara nga njė hulumtues, obsesioni i tė cilit me rastin kurrė nuk shpjegohet, por i cili pėrfundimisht ėshtė i habitur nga pyetja pa pėrgjigje: "Ēfarė tė drejtė kemi nė kėtė natė tė zezė tė pyesim rreth gjėrave qė janė pėrtej fuqive tona pėr t'i parė?"

    Nxjerrja nė shesh se misteri kurrė nuk zbėrthehet plotėsisht nuk e shkatėrron tregimin, por nėnvizon atė qė ky libėr nuk ėshtė: roman policor konvencional. Nė vend tė kėsaj, ėshtė njė eksplorim provokues i sė keqes nė marrėdhėniet njerėzore.

    Nė disa vende, karakterizimi ėshtė i rralluar - njė lutėse e bukur me tendenca safike, e cila pėrfundimisht mbetet e bindur ndaj njė njeriu, gjithmonė duke ia ofruar veten atij qė mban erė tė freskėt pas preparateve tė zgjatura nė tualet. Por ky nuk ėshtė, nė fund tė fundit, roman realist.

    "Shqipėria tė ha", njė mik i Besfortit i thotė atij pas largimit pėr nė Belgjikė nė vitin 1990. Ajo tė ēon nė dėshpėrim dhe nėpėr kthesa, por nuk ka ikje prej saj. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr kėtė libėr: ėshtė njė gėrmim i plasaritur, ndonjėherė detyrues dhe demoralizues i dashurisė, pushtetit dhe artit tė papėrkryer tė rrėfimit.

    (Shkrim i botuar nė gazetėn britanike "The Observer")

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    575
    Faleminderit
    6
    0 falenderime nė 0 postime

    Shtypi boteror per Kadarene

    .


    Kadare: Gadishujt europiane te letersise sime.


    Shkrimtari Ismail Kadare nė njė intervistė ekskluzive me gazetarin Luke Sampson,
    tė “Financial Times”, ku rrėfen tė rrėfyerat dhe tė pa rrėfyerat e jetės sė tij.

    Luke Sampson, “Financial Times”



    I lindur nė Gjirokastėr, Shqipėri, mė 1936, Ismail Kadare u bė i njohur si shkrimtar fillimisht pėrmes poezive tė tij, njėra prej tė cilave u botua pėr herė tė parė kur ai ishte vetėm 12 vjeē. Nė vitin 1963 u botua romani i tij i parė “Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur”. Nė vitin 1981, romani i tij “Pallati i Ėndrrave”, njė kritikė e vogėl ndaj regjimit komunist, u ndalua menjėherė pas botimit. Kadare mė vonė kėrkoi azil politik nė Francė (1990), pas deklaratave tė shkrimtarit nė favor tė demokracisė. Librat e tij u pėrkthyen nė mbi 30 gjuhė. Tashmė ai jeton mes Francės dhe Shqipėrisė.

    Cili do tė ishte pėr ju lexuesi i pėrkryer?

    Kadare: Njė lexues qė pėlqen Dante Alighieri-n, por qė kjo nuk e pengon tė shijojė Don Kishotin – sikundėr ai qė e lexon Shakespeare-n dhe kjo se pengon tė lexojė edhe Kafkė-n.

    Ēfarė pėrtypni teksa shkruani?

    Kadare: Unė nis tė shkruaj pas mėngjesit, rreth orės 10. Gjithashtu, nuk punoj mė shumė se dy orė nė ditė, dhe pi vetėm kafe, asgjė tjetėr.

    Cila nga veprat tuaja ju bėn tė ndiheni mė krenar?

    Kadare: “Pallati i ėndrrave”. Ėshtė shkruar nė vitin 1980 dhe botuar njė vit mė pas, i pėrket periudhės mė tė errėt tė tiranisė sė Shqipėrisė. Ishte njė libėr qė kundėrshtonte atė tirani.

    Ēfarė ju frikėson mė shumė?

    Kadare: Kam shkruar vepra letrare ku kanė sunduar sisteme politike diametralisht tė kundėrta: sistemi diktatorial qė zgjati pėr 35 vjet (1955-1990), dhe sistemi demokratik ku kemi 20 vjet liri. Por nė tė dy sistemet, ajo qė ka ndikuar nė shkatėrrimin e letėrsisė ėshtė po e njėjta: autocensura.

    Cilėt janė librat qė mbani mbi komodinėn pranė shtratit?

    Kadare: Libra qė nė tė vėrtet as i kam hapur pėr t’i lexuar, por qė vetė prania e tyre aty mbi komodinė mė rrezaton diēka. Shpesh kjo ndjenjė krejt e ndryshme nga ndjesitė qė mund tė krijohen nėse i lexon ato, gjė tė cilėn do ta bėj nė njė kohė tjetėr. Por pėr momentin kjo ėshtė ndjesia pėr tė cilėn kam nevojė.

    Procesi juaj i tė shkruarit gjatė njė dite cili ėshtė?

    Kadare: Ulem tė shkruaj rreth orės 10 tė mėngjesit ose pasditeve ēdo ditė. Kur jam nė Paris, gjithmonė ulem e shkruaj nė tė njėjtėn kafene. Nė Tiranė, nuk mund ta bėj kėtė gjė (tė ulem nė kafe e tė shkruaj), pasi njerėzit janė shumė kuriozė.

    Libri qė ka ndryshuar jetėn tuaj?

    Kadare: “Macbeth”. E kam lexuar kur isha vetėm 11 vjeē. Edhe pse nuk e kuptoja gjithēka qė shkruhej aty, mė pėlqeu aq shumė sa fillova ta kopjoja gjithė librin me dorė. Tė njėjtėn gjė doja tė bėja edhe me “Hamletin”, vepėr qė ishte pak mė e lehtė pėr t’u kuptuar.

    Ēfarė bėni pėr t’u relaksuar?

    Kadare: Shėtis. Nė Paris, shėtis nė Kopshtet e Luksemburgut, qė ndodhen nė anėn tjetėr tė shtėpisė ku unė banoj. Ndėrsa nė Shqipėri, pushoj gjatė verės, nė bregdet.

    Cilat janė ndikimet tuaja letrare?

    Kadare: Tre gadishujt europianė: Apeninet me Danten, Ballkani me tragjeditė greke dhe baladat shqiptare tė Mesjetės; Gadishulli Iberik me Don Kishotin. Ishujt britanikė me Shekspirin. Letėrsia ruse dhe ajo e Europės Qendrore me Kafkėn.

    A ka patur njė moment nė jetėn tuaj kur e kuptuat se do tė bėheshit shkrimtar?

    Kadare: Kur mbusha 12 vjeē. Deri atėherė ajo qė kam shkruar ishte e pavlerė dhe e kisha tė lehtė ta pėrfytyroja veten si njė shkrimtar tė rėndėsishėm. Mė vonė ishte e kundėrta.


    .

  13. #93
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,455
    Faleminderit
    359
    104 falenderime nė 78 postime
    DIMRI

    Ē'i gjatė ish ky dimėr, ē'i pafund.
    E lodhur pudra mbi fytyrėn tėnde.
    I mpirė ėshtė gėzimi, thua s'ngjallet dot.
    Apo si ai q'u dergj nga njė lėngatė e gjatė.
    S'do mėkėmbet kurrė ashtu siē qe?

    Ē'i gjatė ish ky dimėr, ē'i ftohtė ish.
    Nė pusin e ndėrgjegjjes mezi ndihen
    Tinguj kambanash si rėnkim tė mbyturish.
    Ato gjithashtu vdiqėn, dot s'i ngjall,
    Sa gjėra u vyshkėn, mė e keqe se vetė vdekja
    Ish vyshkja e tyre e ngadaltė, o zot.

    Ē'i gjatė ish ky dimėr, ē'i pashpresė ish.
    Kinezėt qė s'duken mė nė udhėkryqė rrugėsh
    Por vetė ata s'kanė vdekur: qelqe dritaresh
    Tė stilit q'ata sollėn vezullojnė ngriraz
    Duke dėrguar ftohtėsinė e tyre
    Mbi mijėra fytyra si prej maske kalimtarėsh

    Sa kohė vallė do ti duhet
    Genit tė racės atė maskė tė shpėlajė.
    Apo nė luftėn e maskės me lėkurėn
    Maska do tė fitojė mė nė fund?

    Ē'i gjatė ish ky dimėr, ē'i acartė ish,
    Mbi varrin e tiranit monoton
    Shiu po bie.
    Ka gjumė a s'ka nėn dhč?

    Ē'i gjatė ish ky dimėr, ē'i vrerosur ish.
    E lodhur pudra mbi fytyrėn tėnde.
    Nėn pluhur tempujsh,
    i lodhur shpirti im.


    I. KADARE

  14. #94
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,455
    Faleminderit
    359
    104 falenderime nė 78 postime
    KERCENIMI



    Shtat'qind vjet kam pėr t'i djegur kullat,
    Do tė t'i vras qentė shtat'qind vjet.
    Kėshtu Mujo me modesti pat deklaruar,
    Ndėrsa eposi po hynte nė shekullin e tetė.

    Erdh' pas tij i nėnti, i dhjeti rradhazi.
    Sa ngadalė nė epos mllefi del...
    Shtat'qind vjet kam pėr t'i djegur kullat,
    Do tė t'i vras qentė shtat'qind vjet.


    I.KADARE

  15. #95
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    575
    Faleminderit
    6
    0 falenderime nė 0 postime
    Shtypi boteror per Kadarene.

    Ky lexim i mitit nė dritėn tragjike tė Shqipėrisė nėn diktaturė mund tė jetė romani i fundit i shkrimtarit tė madh shqiptar.

    “Mbasi i vuri pikėn pėrfundimtare romanit ‘E penguara’, mbaruar nė vitin 2009, me njė ton tė qetė, qė tė shtinte frikėn, Ismaili mė njoftoi se ai do tė ndalojė sė shkruari romane”, shėnon Helena Kadare, bashkėshortja e tij, nė “Koha e pamjaftueshme”, libri i saj i kujtimeve, qė do tė dalė sė shpejti, mė 13 tetor, nga shtėpia botuese “Fayard”.

    Prandaj, me njė kureshtje tė veēantė ne hapim romanin “E penguara”, qė nėse besojmė autorin e tij, i vė njė pikė pėrfundimtare njė ndėrmarrjeje romaneske tė zėnė fill nė Shqipėri nė fund tė viteve pesėdhjetė, para se tė vazhdohej nė Francė, ku qė nga pėrkthimi i romanit “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” ka ngjallur admirimin edhe tė lexuesve tė mirė si Gilles Lapouge ose Julien Gracq: A ėshtė fjala pra pėr pėrfundimin e njė evolucioni romanesk? Pėr njė libėr testamentar?

    As njėra, as tjetra: “E penguara” ėshtė njė libėr i bukur, me rėndėsi, qė ngjan shumė me romanet mė tė vonshėm tė autorit dhe paraqitet mė pak si njė konkluzion definitiv i veprės sė tij, sesa si njė variacion i ri mbi motivet e njohura. Ne e njohim shijen qė ka pasur qė prej njė kohe tė gjatė shkrimtari shqiptar, pėr romanet e gjatė qė nėn mbulesėn e njė afresku historik ofrojnė shumė pista leximi, gjė qė i lejoi atij nė kohėn e diktaturės t’i bėjė njė kritikė tė maskuar shtetit policor tė Enver Hoxhės. Nė romanet e tij tė mėvonshme, shumė mė tė shkurtėr, Kadare ka hequr dorė nga fiksioni historik dhe kritika e tij ndaj Shqipėrisė bashkėkohėse ėshtė mė direkte, pa rėnė megjithatė nė reportazh.
    Njė Hades qė nuk e thotė emrin e tij.

    I familjarizuar me mitet antike, ai i pėrdor ato pėr tė interpretuar si poet, qė ai ėshtė gjithashtu, realitetin e njė regjimi komunist tė rrėzuar. Njė nga pėrkryerjet e tij tė mėdha, romani “Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”, botuar nė vitin 2002, qė tregon historinė e njė aktori tė ri tė rekrutuar kundėr dėshirės sė tij nė ushtri, dhe i dėrguar nė njė bazė pėr tė mbikėqyrur arratisjen drejt Greqisė tė shqiptarėve tė pakėnaqur me fatin e tyre, ishte njė rishkrim i mitit tė Eneas, tė rėnies sė Trojės dhe tė instalimit nė brigjet e Epirit. Me romanin “E penguara”, ai aktualizon historinė e Orfeut dhe tė Euridices. Linda-Euridice ėshtė njė gjimnaziste, familja e sė cilės ėshtė “internuar” nė njė qytet provincial. Internimi, ky ėshtė njė ekzil i brendshėm, njė paradhomė e vdekjes: duhet qė ēdo javė tė shkosh “tė paraqitesh” nė njė rajon policie, dhe nėse vihesh re nė
    Tiranė, rrezikon burgun, apo edhe dėnimin kapital. Shokėt e saj e trajtojnė Lindėn si ta kishte zėnė murtaja dhe ajo e di qė nuk ka asnjė tė ardhme, qė ajo ėshtė e dėnuar tė vdesė ngadalė, nė njė Hades qė nuk e thotė emrin e tij. Pėr ta shpėtuar, ajo ka nevojė pėr njė Orfe. Ky do tė jetė Rudian Stefa, njė dramaturg nė modė, qė ajo e admiron me shumė pasion. Migena, gjimnaziste si ajo, e cila duke qenė bija e njė “patrioti” ėshtė e lirė tė shkojė nė Tiranė, i shėrben asaj si njė ndėrmjetėse, si njė “ndihmėse”. Pėr Lindėn, ajo arrin tė marrė njė dedikim nga Rudiani, pėr njėrėn prej pjesėve tė tij, pastaj bėhet e dashura e tij. Kur zbulohet trupi pa jetė i Lindės dhe kur gjendet ndėrmjet gjėrave tė saj vėllimi i dedikuar, Rudiani vihet nė dyshim qė tė ketė pasur marrėdhėnie me njė tė “internuar”. Pėrtej shqetėsimit tė tė marrit nė pyetje dhe tė ndalimit tė pjesės
    sė tij, dramaturgut nuk i hiqet nga mendja vajza e re e vdekur: Po sikur ai tė ishte pjesėrisht pėrgjegjės pėr vetėvrasjen e saj?

    Gjatė leximit tė kopertinės sė prapme, ne jemi, siē ndodh shpesh, pakėz mosbesues. Ne frikėsohemi qė romani tė mos jetė tepėr “cerebral”, sa tė mos arrijė tė kapėrcejė parakuptimin e tij intelektual. Por nė mbarim tė disa faqeve ne jemi tė qetėsuar. Kadare ėshtė kaq natyrshėm romancier, saqė rileximi i mitit nė dritėn tragjike tė Shqipėrisė sė diktaturės (dhe e kundėrta) funksionon pėrsosmėrisht, dhe ai arrin tė veshė bukur me poezi dhe me magjinė e legjendės pikturėn e njė realiteti tė zymtė e dėshpėrues.

    ”E penguara” ėshtė njė roman qė nuk harrohet. Ne jemi tė prekur, dhe shpresojmė qė Kadare do ta vazhdojė akoma kėtė vepėr unike, qė ngre lart realizmin mė tė rėndomtė nė nivelin e universales, duke depėrtuar deri nė sekretet e mėdha antike.


    Botuar nė gazetėn franceze, “Figaro”

    Pėrktheu Fatmir Alimani

  16. #96
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    11,572
    Faleminderit
    18
    148 falenderime nė 125 postime

    "Aksidenti" i Kadaresė, njė alegori e regjimit tė Hoxhės

    "Aksidenti" i Kadaresė, njė alegori e regjimit tė Hoxhės

    » Dėrguar mė: 25/11/2010 - 13:50
    Charles McGrath

    Emri i romancierit shqiptar, Ismail Kadare pėrmendet rregullisht nė kohėn e ēmimit "Nobel" dhe ka ende shumė shanse ta fitojė sė shpejti. Ai shkruan nė njė gjuhė, qė nuk ėshtė anglisht. Ai vjen nga njė vend, pėr tė cilin shumica jonė nuk dinė pothuajse asgjė, ku ai u shtyp jo vetėm nga njė totalitar mediokėr, por nga i egri dhe paranojaku Enver Hoxha. Ai ėshtė i zhdėrvjellėt si nė stilin modern, ashtu edhe nė atė post-modern. Dhe diēka e paparashikuar, ai ėshtė, me sa duket, i paaftė pėr tė shkruar njė libėr qė nuk ėshtė interesant.
    "Aksidenti" fillon si njė thriller, apo si njė pėrditėsim i njė romani tė Alan Furst. Njė taksi del nga njė autostradė vjeneze, duke i nxjerrė jashtė dy pasagjerėt e vet nga dyert e prapme. Nė kohėn qė vjen ndihma, ata janė tė dy tė vdekur. Shoferi, dukshėm i tronditur, nuk mund tė tregojė se ēfarė ka ndodhur pėrveē tė thotė se qėlloi qė vėshtroi te pasqyrėza dhe pa udhėtarėt, njė burrė dhe njė grua, "qė po pėrpiqeshin tė putheshin".
    Viktimat del se ishin shqiptarė dhe dashnorė pėr njė kohė tė gjatė: Besfort Y., njė analist qė punonte nė Kėshillin e Europės pėr ēėshtjet e Ballkanit, dhe Rovena St., stazhiere e Institutit Arkeologjik tė Vjenės. Pėr shkak se Besforti mund tė ketė qenė pėrfshirė nė bombardimin e Jugosllavisė gjatė luftės sė Ballkanit, qeveria serbe fillon tė hetojė dhe shumė shpejt edhe shėrbimi i fshehtė shqiptar bėn tė njėjtėn gjė. A mund tė ketė qenė njė aksidenti njė vrasje politike? Njė vetėvrasje e dyfishtė?
    Kur kėto hetime nuk ia dalin mbanė tė gjejnė ndonjė gjė konkrete, njė personash i quajtur hulumtuesi - njė zėvendėsues i romancierit - e rimerr hetimin dhe ngulazi pėrpiqet ta rindėrtojė ngjarjen. Ai i shikon provat me vėmendje, ashtu siē janė - "hamendje tė errėta, qė rrihnin tė zgjonin dyshime, fraza me dy kuptime, dialogė tė pazbėrthyeshėm, tė nxjerrė nga rikujtime bisedash telefonike" - dhe gjithashtu u jep liri imagjinatave tė veta. Rrėfimi i tij pėr marrėdhėnien e ēiftit, qė pėrbėhet mė sė shumti nga takime nė dhoma hoteli me katėr yje, kalon sa para pas nė kohė dhe alternohet ndėrmjet kėndvėshtrimit tė Besfortit dhe atij tė Rovenės.
    E parė vetėm nga njėra anė, historia e tyre duket se ėshtė ajo e njė marrėdhėnieje mjaft tė zakonshme, me ftohjet dhe ngrohjet, e intensifikuar, ndoshta nga politika e Ballkanit dhe nga periudhat e gjata qė kalojnė larg njėri-tjetrit duke menduar. Hidhėsia e zėnkave tė tyre shpesh largohet nga ėmbėlsia e pajtimeve tė tyre; nė tė vėrtetė, edhe pse flasin shumė pėr tė, as qė bėhet fjalė pėr ndarje. Ata mund tė mos kenė rėnė nė dashuri, por nuk janė gati pėr ta lėnė njėri-tjetrin.
    Ka edhe njė anė tjetėr, megjithatė. Hulumtuesi regjistron - ose imagjinon - ēuditshėm mėnyrėn se si gjinjtė e Rovenės gufohen dhe tkurren, nė varėsi tė asaj se si po shkon marrėdhėnia, dhe pėrshkruan me detaje tė pornografisė sė lehtė vizitėn e ēiftit nė njė klub shqiptar kėmbyesish. Apo ndoshta hulumtuesi po ngazėllehet tek e sajon kėtė? Nuk mund ta dimė me siguri. E dimė qė Besforti e nxit Rovenėn tė ketė dashnorė tė tjerė, ose tė paktėn i toleron ata, dhe pastaj brehet nga xhelozia dhe e quan atė call girl. Njė luftė e pashmangshme nė marrėdhėnie merr pėrmasat e njė lufte politike pėr pushtet. Hulumtuesi sugjeron nė disa vende se e gjithė historia mund tė lexohet si njė alegori e regjimit tė Hoxhės, sė pari me Rovenėn e mė pas me Besfortin nė rolin e tiranit.
    "Unė abdikoj, - thotė Besforti, qė askush tė mos mė rrėzojė dot". Rovena pėrgjigjet: "Bjer, ngrihu prapė, bėj ē'tė duash. Unė s't'u shmanga qė s't'u shmanga dot".
    Nė fund, acarimi-pamundėsia pėr tė ditur ndonjė gjė me siguri - e bėn hulumtuesin ta kapėrcejė limitin, gjė qė e transmeton te romani, duke shtjelluar spekulime gjithnjė e mė tė ēmendura pėrpara se tė japė njė zgjidhje. Ndoshta njėri apo udhėtari tjetėr nė ndenjėsen e pasme ishte njė kukull? Ndoshta kukullat janė mė tė vėrteta nga ata qė pėrfaqėsojnė? Ndoshta ēelėsi i asaj qė ndodhi ruhet si njė enigmė e "Pėrmes pasqyrės" (Through the Looking-Glass), brenda vetė pasqyrėzės prapashikuese dhe do tė zbulohet njė mijė vjet mė vonė?
    Ēfarė mbetet pas nė gjithė kėtė hamendėsim metafizik janė Rovena dhe Besforti, tė cilėt, nė vend qė tė zhvillohen dhe tė bėhen mė interesantė ndėrsa libri vazhdon, zvogėlohen. Ata bėhen aq tė panjohur, saqė pothuajse nuk janė mė as personazhe. Ndoshta kjo ėshtė e paramenduar nga Kadare, por kjo do tė thotė se lexuesi duhet tė heqė dorė nga disa prej kėnaqėsive tradicionale tė romanit - iluzioni i njohjes sė njerėzve me mish dhe gjak - pėr tė pėrjetuar ndjesinė trallisėse tė tė shikuarit tė tyre pėrmes njė pasqyre tė shtėpisė sė horroreve. Me aq sa dimė, kjo ėshtė nė tė vėrtetė se si ndiheshe nė Shqipėrinė e Hoxhės, dhe "Aksidenti" mund tė jetė mė shumė se shėmbėlltyrė, njė realizėm kryengulthi. Sido qė tė jetė, ai tė ēon nė njė vend qė romanet nuk e vizitojnė zakonisht nė ditėt e sotme dhe gjithashtu tė bėjnė mirėnjohės qė nuk tė duhet tė jetosh aty.

    New York Times
    23 nėntor 2010

    GSH.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  17. #97
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,625
    Faleminderit
    17
    10 falenderime nė 10 postime
    Citim Postuar mė parė nga Mau_kiko Lexo Postimin
    Kadaren se kam dururar dot s shkrimtar, asnjehere nuk me kane pelyer apo terhequr veprat e tij. Mund ta kem lexuar shume si autor, dhe prap se honeps dot. Mund te jem nga te paktet, ne mos i vetmi, qe skam aspak simpati per te, si individ, ashtu edhe si autor.
    Ti mund te kesh arsyet e tua, por te thuash se nuk e pelqej Kadarene ne asnje aspekt,do te thote se problemi eshte tek ty.Kadare nuk eshte veletm letrar, por historian, analist, politikan,sociolog etj.Ai duhet te analizohet ne te gjitha aspektet.Nje qenie universale.I vetmi intelektual qe noton mbi te verteten, qe na sjell te shkuaren ne menyre artistike, qe analizon te sotmen po me te njetat vegla, qe na orejnton ne te armen me cilesite e nje UFO-je.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anesti_55 : 03-12-2010 mė 11:07
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  18. #98
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,625
    Faleminderit
    17
    10 falenderime nė 10 postime
    'Mosmarrėveshja' - Shqipėria Europiane dhe moskuptimi
    02-12-2010 / Nga Entela Kasi
    Mbi librin mė tė fundit tė shkrimtarit Ismail Kadare

    Nga Entela Kasi
    Presidente e Qendrės PEN tė Shqipėrisė

    Nė vjeshtėn e dytė tė kėtij viti, Ismail Kadare ka arritur si mjeshtėr i shkrimit tė gjuhės shqipe, mjeshtėri nė tė cilėn ėshtė pėrthyer gjithė vetėdija dhe mbrujtja historike, tu japė shqiptarėve dhe krejt planetit, nga lartėsia e pakrahasueshme prej patriarku, jo thjesht atė ēka vetė shkrimtari ka emėrtuar sprovė letrare, “Mosmarrėveshja”, por testamentin e identitetit, madje vetė mbrujtjen e identitetit kombėtar dhe kulturor tė shqiptarėve nė vragimin e tij shumėshekullor. Kjo vetėdije e thellė historike e kombėtare i ka dhėnė kėtij libri kumbimin e zėrit profetik tė njė patriarku qė mbron fisin e vet, gensin e demosin, nė thellėsitė e tij mė tė dukshme dhe mė tė fshehta, thellėsi tė cilat janė tronditėse. “Ajo nyje qė e vė qėnien nė raport dramatik me lirinė ėshtė prodhimi i popujve, shtati trupor por edhe shpirtėrtor i tė cilėve dyshohet se mund tė pėrballojė rrebeshe botėrorė” - shkruan Kadare. Ai ka vendosur tė shkruajė tė vėrtetat qė trondisin, tė cilat nė gojėn e patriarkut pėrcjellin kumte dhe kuptimėsi. Ai e ka kėtė vetėdije dhe kėkron ndihmėn e patriarkėve tė tjerė tė gjuhės shqipe. Ai u drejtohet rilindasve, Asdrenit, Naimit, Fishtės, Konicės, Nolit. Brenga e dikurshme e tyre mbetet brenga e pėrhershme e tij. Njė brengė e thellė qė trondit prej njė shekulli. Nėse ne i shkojmė burimit, aty prej nga ku lumi nis qoftė edhe prej njė pike tė vetme, ai shkon dhe ndalon tek Skėnderbeu.. Pikėrisht kėtu qėndron toni madhor i veprės. Projeksioni nė tė cilin shkruhet libri ėshtė sa i lashtė po aq edhe modern, e kėshtu “Mosmarrėveshja” shndėrrohet nė testament, qė kumton mesazhe dhe kumbon nga ndjesitė profetike nėn mjeshtėrinė e gjenialitetit Kadare.

    Universalizmi dhe Identiteti
    Mosmarrėveshja nė aspektin historik tė kushteve gjeopolitike tė shqiptarėve, shenjon shqiptarėt nė ndeshjen me vetveten, ēka ka sjellė mosmarrjen nė duart e tyre tė fateve tė kombit nė momente vendimtare historike. Filozofi Fukayama shkruan se: “problemet e identitetit janė njė fenomen qė shoqėrojnė vetė procesin e modernizimit tė shoqėrisė”. Nė kėtė proces, Ismail Kadare, tė cilin bota e vlerėson jo vetėm si njė prej shkrimtarėve mė tė mėdhenj por gjithashtu edhe njė prej intelektualėve mė tė shquar tė saj, nė kėto vitet e fundit ka sjellė para nesh njė seri esesh, pėr tė cilat shqiptarėt dhe vetė shoqėria shqiptare duhet tė ndjehen me fat. Ky libėr universal mbi identitetin ėshtė nė vazhdėn e eseve, si : “Mbi identitetin Europian tė Shqiptarėve”, “Tri kėngė zie pėr Kosovėn” apo “Hamleti ky princ i vėshtirė”. Ai nga lartėsia e mendimtarit ka dashur tė zbulojė rrėnjėt Europiane tė Shqipėrisė, dhe pėrkatėsinė Europiane tė saj. Ai i referohet Falmurit, Hymnit, Gjuhės, Skėnderbeut, Nėnė Terezės, racės. Ismail Kadare ka risjellė idenė e madhe qė identiteti riformulohet nė ēdo kohė pasi brezat nė pėrballjen me synimet e tyre duan tė njihen me rrugėt nga kanė ardhur dhe me shtigjet nėpėr tė cilat duhet tė ravgojnė nė tė nesėrme.
    Era post ideologjike e izolimit dhe lirisė
    Nė kohėn e sotme, nė erėn post komuniste dhe post shtetėrore, tė gjithė popujt madje edhe superfuqitė, mbas rėnies tė erės ideologjike (tė konfrontimit tė dy botėve, asaj tė lirė dhe asaj komuniste), u janė kthyer problemeve pėr tė riformuluar rolin e tyre tė brendshėm dhe atė tė jashtėm. Sot aktualisht shtetet po pėrcaktojnė rolet e tyre nė botė ngaqė era ideologjike ėshtė kapėrcyer. Pėr disa popuj, kryesisht popujt e mėdhenj ekzistenca nuk kushtėzohet prej lirisė, shkruan Kadare, Zhdukja e njė kombi pėr shkak tė mungesės sė lirisė ėshtė e pamundur! Kina jo vetėm mė si shtet por si kombi i njė qytetėrimi tė lashtė, gjatė shekullit XX i ka ndėrruar disa herė pozicionet e veta sipas kahut tė fuqisė me qėllim qė tė pėrcaktonte rolin e saj nė raport me botėn dhe superfuqitė e kohės. Pas rėnies sė erės ideologjike ajo i ėshtė kthyer konfucianizmit, identitetit tė saj racor, tė gjakut dhe gjuhės, e nė kėtė mėnyrė synon rolin e saj hegjemon nė zonėn e saj tė pėrkatėsisė si udhėheqėse e vendeve tė Azisė Juglindore me kėtė identitet kulturor. Rusėt e post erės ideologjike janė kthyer tek ortodoksizmi rus, e amerikanėt janė kthyer tek Kredoja amerikane. Ne sot shohim se shumėkulturat e globit nuk mund tė mbėrrijnė nė globalizėm pa tė veēantėn e kulturės tė ēdo kombi, pa identitetin kombėtar dhe kulturor. Shekulli XXI ėshtė shekull i riformulimit tė identiteteve kombėtare. Vitet e kanė lėnė pas erėn ideologjike dhe mė sė shumti ndarjet e botės sipas pikėpamjeve komuniste tė Internacionales III. Ē’duhet tė bėjnė shqiptarėt nė kėtė rast? Tė luftojnė kundėr identitetit kur identiteti kombėtar dhe kulturor ėshtė nė vetvete pasuri pėr njerėzimin, apo tė shndėrrohen nė ndalues tė zhvillimeve tė mėdha e si gjithmonė, tė vonuar nė kėtė moskuptim pėr shkak mosmarrėveshjesh mes vetes, ta shndėrrojnė nė fatalitet fatin historik tė kombit dhe tė ēėshtjes shqiptare nė Ballkan?

    MOHSAT – Moskuptimi, mohimi, historia dhe deformimi i historisė
    Konfigurimet ideologjike tė erės ideologjike u kanė lėnė vendin konfigurimeve tė qytetėrimeve. Idetė ideologjike u pėrthyen nė identitete kulturore. Mendėsia ideologjike e shekullit XX u zėvendėsua nga gjetja e rrėnjėve kulturore nė shekullin XXI. Ndėrsa “Mohsat”, “albanologėt e rinj”, nė tranzicion po pėrpiqen tė risjellin nė shoqėri argumente ideologjike (me thelb komunist, pėrafėrsisht sipas Internacionales III) tė shekullit XX, duke u veshur atyre njė kostum modern. Njė kostum i pėrdorur dhe i hedhur pėr zhvillimet e njė shoqėrie tė shekullit XXI, e cila ėshtė shoqėri post komuniste, post shtetėrore. Ismail Kadareja nė gjithė sprovat e tij e sjell mendimin shqiptar, nė veēanti diskursin mbi identitetin, nga shekulli XX nė shekullin XXI, shekull kur shtetet mund tė humbin diēka nga sovraniteti i tyre, por sado kontradiktore qė tė duket kjo, kėto shtete asnjėherė nuk i zbehin identitetet e tyre kombėtare e kulturore. Sot Gjermanėt, Francezėt, Italianėt, Anglezėt, Kroatėt, etj, ndjehen mė tepėr Gjermanė, Francezė, Italianė, Anglezė, Kroatė se dje.
    Pikėrisht kėtė nuk e kanė kuptuar “ albanologėt e rinj” apo “mohsat”. Kėta tė fundit, (mohsat), pra “mendimtarėt” e anės sonė, tė cilėt po sundojnė duke u shfaqur si mė tė ndritur, tė modernizuar apo tė ditur, janė duke luftuar e duke sulmuar gjuhėn shqipe dhe lashtėsinė e saj, Skėnderbeun dhe historinė e tij, vetė identitetin nė emėr tė ēmitizimit, kinse si mbeturina tė mendimit komunist tė Internacionales III. Nė tė vėrtetė ata po lajkatojnė komunizmin, duke artikuluar atė se na paskėsh qenė Enver Hoxha ai qė e bėri gjuhėn dhe identitetin (siē). Por a nuk ėshtė fakt qė tė parėt njerėz qė u shkuan nė plumb prej komunistėve ishin pikėrisht nacionalistėt, kombėtarėt? A nuk ėshtė fakt qė nė postdikaturė nė shoqėrinė postkomuniste prapė u deformua historia duke fabrikuar disidentė tė rremė e duke rehabilituar persekutorė.
    Pėr tmerret qė ti ke parė atje (nė arkiv), ti s’mund tė heshtėsh!
    Shuarja e kombeve s’ėshtė as e rrallė dhe as e pamundur, shkruan Kadare, por ti e di ē’mund tė ndodhė me njė komb qė ka keqkuptim me vetveten, t’i shuhen befas shenjat, qokat ,pikat e orientimit, ashtu siē shuhen faret nė njė terr tė madh. “Intermexo me dy vrasje nė sfond”, hedh dritė nė tė vėrtetėn e dy prej librave tė post diktaturės, “Disidentėt e rremė” tė S. Bejkos, dhe “Nega Totum”tė V. Barutit, dy libra qė tė tronditin. Kėto dy libra zbulojnė dhe denoncojnė tė vėrtetėn e hidhur tė deformimit tė historisė nėn terrorin komunist, zėvendėsimin e saj me njė surrogat, por edhe thelbin kriminal tė vetė mohuesve dhe tė deformuesve. Nė post komunizėm brezat duhet tė studionin “ Mekamin” si lėndė letrare, ndėrsa nė komunizėm brezit tim e tė tjerėve para meje iu ndalua Fishta dhe Konica! A nuk ėshtė fakt qė era komuniste dhe doktrina e saj, kishin nė thelb tė saj internacionalizmin, qė diktatura shqiptare, stalinizmi shqiptar, Enverizmi kishin nė themel partinė dhe jo kombin, jo shqiptarinė? Kjo Parti e frikshme dhe e fshehtė qė nė fillimet e saj ekzekutoi R. Gjebrenė, qė donte tė pajtonte shqiptarinė me ideologjinė, me doktrinėn komuniste. A nuk ishte kriminal, me duart me gjak, themeluesi i policisė sekrete, autori i “Mekamit”, qė na u servir nė 20 vite si disident? A nuk na kanė servirur njė mashtrim mua dhe brezit tim pėr njė kohė tė gjatė? Pse e vėrteta e madhe, por e frikshme e ndryrė nė arkiva, duhej mbajtur e fshehtė me ēdo kusht?
    Ismail Kadare ka elegancėn tė qėndrojė nė njė nivel tė lartėsuar, gati prej orakulli, pėr tė thėnė tė vėrteta tė mėdha. Nė kėtė libėr ai nuk polemizon, nuk akuzon, ai parashtron dhe sheston rrugėt nga duhet tė kalojmė.
    Ismail Kadare i bėn strehė identitetit, dhe nė gjuhėn shqipe vjen fjala “strehsat”, e pėr “strehsat”, tė thoshe se nėna e Skėnderbeut ishte serbe, e sidomos ta thoshe kėtė nė maj tė vitit 1999, ishte vėrtetimi mė i saktė se punoje pėr serbėt.
    Dua tė ndalem e tė shoh kumtin dhe veprimin qė pėrcjell fjala tjetėr nė kėtė libėr: “mohsat”. Ata kanė marrė pėrsipėr rolin e vjetėr tė rimohuesit nė kohėt e reja. Nė kėtė libėr kėta janė njėherėsh dhe mohuesit e rimohuesit nė vazhdė historike, njė fatkeqėsi dhe njė fataliteti i pėrsėritur nė truallin shqiptar. Ripėrtėritja e mohsave nė historinė tonė kombėtare, ripėrtėritja e atyre qė kanė rrėmbyer mikrofonat e mediave, qė kanė prerė pyje pėr tė nxirė me karbon identitetin, nxin sot ekranet e lodhura tė shoqėrisė shqiptare. Mohsat sot duhet tė pėrballen me rilindasit, me Naimin, me Asdrenin, me Nolin e Fishtėn, me Konicėn, e sė fundmi me Kadarenė!
    Pa rėnė nė nivelin e “mohsave”, tė atyre qė mė sė shumti po shtohen si bari i keq, tė hidhėron vazhda e rimohuesve. Kadare shkon tek mendimi se : bari i keq qė nuk po i ndahet kėtij vendi, ėshtė shndėrruar gati nė njė fatalitet. Ismail Kadare, me brengė tė thellė, duke zbuluar rrėnjėt e fatalizmit, nuk e bėn kėtė si pjellė tė disa kohėrave apo tė njė pėrkohėsie, por tė diēkaje qė buron vetvetiu nga njė deformim nė ndėrgjegjen kombėtare.
    Duke i shkuar nė thelb kėsaj plage, Kadare na bėn tė hapim sytė se “Diēka nuk shkon me ne”. Kjo e vėrtetė qė vjen sė bashku me brengėn mė tė thellė tė gjeniut, ėshtė nė fakt paralajmėrim prej orakulli, urtia e kumti i tė cilit ėshtė: tė paralajmėrojė, tė parashikojė!
    Ky paralajmėrim sikur na kthen tek vargjet e Filip Shirokės: Do thonė kam fe,/Do thonė kam din,/Njani asht turk,/Tjetri Latin
    ... Jeni tė gjithė vllazėn more tė mjerė…..

    Raporti moral dhe subjektiv me identitetin
    Ēėshtja Shqiptare, Shqipėria jonė londineze dhe Shqipėria atlantike, Kosova, siē i quan Ismail Kadare tek “Mosmarrėveshja” kanė sot nė duar njė libėr testament tė identitetit kombėtar dhe kulturor. Identiteti nuk fitohet, ai tė dhurohet qė prej lindjes nga familja e nga mjedisi kulturor ku ke lindur. Nėse objektivisht je nė njė identitet tė dhėnė, por subjektivisht ti zgjedh njė identitet tjetėr, atėherė njėanshmėrisht ke prishur kontratėn e pėrhershme tė individit me kulturėn e tij (Renan). Sa mė shumė individė apo shtresa nė emėr tė “dum babėn” apo kinse tė modernitetit, tė “sė resė”, marrin rolin e mohuesit, aq mė shume tretet e rrallohet si demografi dhe si mendėsi hambari i identitetit kombėtar. Dhe kjo ndodh subjektivisht, me dashje. Pikėrisht kjo arratisje me dashje, ky mohim me dashje a nė moskuptim i identitetit ndėr shqiptarėt, tingėllon qė nė vargun profetik tė himnit: “se kombe zhduken pėrmbi dhč”. Theksimi i kėtij raporti moral e subjektiv nė marrėdhėniet e individit me identitetin e vet rrėnjės, pėrbėn njė nga vlerat mė tė shėnuara tė kėsaj eseje. Brenga dhe paralajmėrimi qė ato mos ndodhin janė lėnda e gjerė dhe e plotė krijuese e esesė “Mosmarrėveshja”. Veē lėndės qė sjell, ky libėr tė mpreh mendimin dhe shijen estetike dhe pėr stilin, kompozicionin, pėr teknikėn e lartė tė tė shkruarit, pėr pajisjen me shėnime, tė cilat ndonjėherė janė ese nė miniaturė pėr problem a personalitete tė historisė dhe tė sė sotmes. Njė libėr qė duhet t’i kthehesh.
    Marrė nga portali “zemrashqiptare.net”


    U perpoqa me kot te theksoja disa fraza por me kot , kjo eshte nje e tere.Nuk e kam lexuar kete liber, por nga kjo analize po shikoj tere veprimtarine tone ne foruminshqiptar.com, ne temat per identitetin kombetare e shpirteror.Vraponi dhe blijeni kete liber, per te pare vetveten ne penelatat e shkrimtarit te madh.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  19. #99
    .
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    1,689
    Faleminderit
    0
    25 falenderime nė 20 postime
    Helena Kadare: Kohė e pamjaftueshme, jeta me Ismailin

    Nga Admirina Peēi

    Kohė e pamjaftueshme...", shkruan Ismail Kadare nė njė poezi tė hershme tė tij. Me tė njėjtin titull, Helena Kadare, bashkėshortja e shkrimtarit, sapo ka botuar nė Francė njė libėr tė pazakontė, kurioz, ngacmues, tė sinqertė, me dėshmi, kujtime, letra dhe rrėfime mbi jetėn e pėrbashkėt me gjeniun e letrave. Njė libėr kujtimesh prej saj, ngjan si ftesė pėr tė hyrė nė njė botė ku gjallojnė qindra histori, kėndvėshtrime e pėrjetime tė panjohura, tė vėrteta tė fshehura, por edhe fakte e dėshmi tė shumėpėrfolura, e njėkohėsisht ende tė pazbuluara deri nė fund… Por ēfarė ėshtė ky libėr, botuar fillimisht nė frėngjisht nga "Fayard" me titullin "Le Temps qui manque" (Kohė e pamjaftueshme)? Nė kėtė rrėfim pėr "Gazeta Shqiptare", shkrimtarja Helena Kadare zbulon shumė linja tė tij...

    Znj. Helena, nuk mjaftojnė pak fjalė pėr tė zbėrthyer njė libėr si ky, ndaj do t'ju pyes fillimisht si lindi kjo vepėr? Kur keni nisur t'i shkruani kujtimet tuaja? Janė bazuar nė ditarė mbajtur vit pas viti, apo nė kujtime tė depozituara nė memorien tuaj qė nga fillesat e njohjes me shkrimtarin Ismail Kadare?
    Mendimi pėr tė shkruar kujtime nuk mė ka ardhur aspak papritur. Nė kohėn e sotme njė tundim i tillė qarkullon nė ajėr, aq mė tepėr kur bashkėjeton me njė njeri tė njohur. Mjafton tė hedhėsh njė sy nėpėr librari dhe sheh se ato janė tė mbushura me kujtime tė tilla. Nuk e fsheh qė shpesh mė ka shkuar mendja, megjithatė ka njė datė kur vendosa tė merrem me gjithė mend me to, seriozisht dhe pa u ndalur: pesėmbėdhjetė vite mė parė. Nga kjo kohė fillova tė punoj rregullisht. Qysh nxėnėse gjimnazi e kam pasur zakon tė mbaja ditarė, tė cilėt i kam vazhduar nėpėr vite, por jo nė mėnyrė sistematike, me periudha. Tė gjithėve, besoj, iu ndodh njė gjė e tillė, por jo tė gjithė kanė durimin apo kujdesin t'i fiksojnė dikund ato. Tek unė ka qenė pėrherė njė llambė e ndezur pėr t'i qėmtuar e pėr t'i mbledhur. E gjitha kjo, mendoj se ka qenė njė ndihmė e ēmuar pėr atė punė tė gjatė qė erdhi mė pas.
    Si ka qenė njohja mes jush? A e imagjinonit atėherė se do tė qėndronit njė jetė tė tėrė pėrkrah atij burri? Ē'ėndrra kishit? Ē'ndjesi?
    E kam pėrshkruar njohjen nė fillim tė librit. Ka qenė disi e pazakonshme: Ai ishte student nė Moskė, unė nxėnėse nė gjimnaz tė Elbasanit, kur mė erdhi fare papritur njė letėr e shkurtėr prej tij, ku mė uronte pėr njė tregim tė botuar nė gazetėn "Zėri i rinisė". Pėr kėtė letėr ai ka thėnė vetė mė vonė se "letra mė e pasinqertė e jetės sime, mė ka sjellė shansin mė tė madh". Nė libėr e kam shpjeguar pėrse letra nuk ishte fort e sinqertė. Thelbi ishte ky: motivimi pėr tė mė dėrguar atė letėr, siē doli mė vonė, nuk ishte vėrtet tregimi im i botuar, por pamja e vajzės qė e kishte shkruar atė. Kėtė ma konfirmoi me gjysmė shaka Dhimitėr Xhuvani, qė ishte bashkė me tė nė Moskė, por edhe ai vetė.
    Edhe pse njė gjeni, autor i njė vepre ndėr mė tė rėndėsishmet tė letėrsisė botėrore tė shekullit XX, Kadare gjithsesi nuk ėshtė njė burrė i pėrsosur. Pėr mė tepėr ėshtė njė karakter i vėshtirė. Nė kėtė drejtim, ju e ngacmoni kureshtjen e lexuesve qė nė fillim tek e pėrshkruani vizitėn e tij tė parė nė familjen tuaj me fjalėt "...si tė kishte mbartur me vete njė erė tė akullt, prania e tij e ngriu atmosferėn..."
    Znj. Helena, si do tė ishte njė portretizim i shkurtėr por shumė pėrshkrues i Ismail Kadaresė pėrtej portretit tė shkrimtarit?
    Episodi i mėsipėrm tregon se unė nuk i kam shkruar kujtimet pėr t'i bėrė lavdėrime, gjė pėr tė cilat, mendoj se I. Kadare s'do tė kishte nevojė, por pėr tė folur pėr tė dhe pėr gjithė jetėn tonė tė pėrbashkėt, pėr jetėn nė pėrgjithėsi, nė mėnyrė reale dhe tė besueshme. Prej tij kam mėsuar, midis tė tjerash, njė gjė tė rėndėsishme nė letėrsi: tė dish, por dhe tė pranosh tė bėsh humor me vetveten, me njerėzit e tu tė afėrm. Kjo gjė nuk ėshtė shumė e njohur nė letėrsinė tonė. Ismaili e ka bėrė shpesh nė veprat e tij dhe, disa herė jam pėrpjekur ta bėj edhe unė nė novelat e mia tė para, gjė qė mė ka shkaktuar edhe probleme me fisin tim.
    Nė kėto kujtime kam dashur tė jap njė portret tė tij tė saktė, me karakter tė vėshtirė vėrtet, siē e thatė edhe ju. Ky karakter, sidomos pakujdesia nė sjellje, i ka krijuar shpeshherė probleme me njerėzit. Vetė profesioni i shkrimtarit, nė kushtet e njohura tek ne, bėhej shkas i natyrės sė mbyllur e tė nervozizmit tė tij. Ėshtė lehtė qė kryeneēėsinė apo mosvėmendjen e njeriut ta marrėsh pėr shpėrfillje, sidomos kur tjetri ėshtė shkrimtar. Nuk dua t'ia justifikoj kėtė anė tė karakterit, qė mė ka qėlluar ta provoj nganjėherė edhe vetė mbi shpinė. Ka qenė nga gjėrat qė bashkė e kemi folur shpesh dhe jam pėrpjekur, aq sa kam mundur, t'ia vė nė dukje pėr t'ia shmangur keqkuptimet.
    Ju jeni dėshmitarja mė e afėrt, qė mund tė rrėfejė sot se si janė shkruar kryeveprat mė nė zė tė shkrimtarit. Cila prej tyre ka reflektuar mė fort nė marrėdhėnien tuaj me Kadarenė?
    Si njeriu mė i afėrt do tė dija gjėra qė s'mund t'i dinte askush, qoftė pėr zanafillėn e veprave, qoftė pėr ndėrlikimet e krijuara mė pas. Kėshtu pėr shembull, janė pėrshkruar kushtet si u krijua njė nga veprat e para problematike tė tij "Pėrbindėshi", rastėsia e botimit tė saj, ndalimi dhe interpretimet shpeshherė tė habitshme. Po ashtu ka dėshmi kurioze pėr vepra tė tjera, sidomos ato, dorėshkrimet e tė cilave ai arriti t'i nxirrte jashtė shtetit nėpėrmjet botuesit tė tij francez, Claude Durand, i cili bėri dy udhėtime nė Shqipėri enkas pėr kėtė gjė. Shumica e veprave kanė nga njė histori tė tyren tė veēantė, shpesh tė pangjashme nga njėra-tjetra.
    Jeta e tensionuar e shkrimtarit nė diktaturė pas plenumeve, kritikave, autokritikave, besojmė ėshtė njė prej kapitujve qė ka lėnė shenja tė thella nė jetėn tuaj familjare. Ē'dėshmi mund tė sillni mbi kėto raste? Mbledhjet, plenumet, diskutimet e veprave, disa herė dėnimet e tyre, kanė qenė pjesė e jetės sė shkrimtarėve dhe artistėve shqiptarė. Pa kėtė tension tė vazhdueshėm as qė mund tė pėrfytyrohet ndonjė stinė e kėsaj jete. Jam pėrpjekur ta jap kėtė atmosferė, duke mos u kufizuar vetėm me atė ēka na ndodhte ne, por ēfarė iu ndodhte tė gjithėve. Nė kėtė libėr janė kujtuar dhjetėra e dhjetėra ngjarje e shumė personazhe tė njohur e mė pak tė njohur. Disa nga shkrimtarėt dhe artistėt e dėnuar kanė qenė miqtė tanė tė afėrt.
    A kishte miq besnikė e tė sinqertė nė familjen tuaj nė atė kohė? Paralelisht me kėtė, a kishte dilema, dyshime, zhgėnjime, pabesi? Kaq vite mė vonė, sa prej tyre mbetėn miq tė vėrtetė?
    Njė nga gjėrat mė tė ēmuara nė jetėn tonė kanė qenė pa dyshim, miqtė dhe besnikėria e tyre. Miqėsia ishte njė gjė kaq e ēmuar, sa pa tė jeta do tė dukej si njė vazo e zbrazėt. Ishte pikėrisht ajo qė krijonte njė drejtpeshim tė fuqishėm, nė njė jetė qė, nė pamje tė parė, dukej aq e pasigurt, aq e kėrcėnuar. Shumica e miqve tanė kanė qenė miq me tė vėrtetė besnikė dhe ky ka qenė njė gėzim i rrallė dhe i vazhdueshėm, i domosdoshėm pėr tė qėndruar nė kėmbė, do tė thosha. Ne iu kemi qenė gjithmonė mirėnjohės, deri nė fund kėtyre miqve dhe besnikėrinė e tyre e kemi ēmuar mbi gjithēka tjetėr. Tė gjithė ata qė kanė qenė pranė nesh, por edhe ata qė kanė qenė disi mė larg, e dinė fort mirė se sa e pėrkushtuar dhe e devotshme kam qenė ndaj tyre. Por, natyrisht, ka pasur edhe zhgėnjime. Pavarėsisht nga natyra disi e tėrhequr e shpėrfillėse e Ismailit, shtėpia jonė ka qenė e hapur. Shumė njerėz hynin e dilnin atje, shtroheshin nė biseda me mirėbesim tė plotė, shumė prej tyre ftoheshin bujarisht nėpėr drekat e darkat, aq tė zakonshme tek ne. Njė numėr i vogėl, fare i vogėl mes tyre, ka qėlluar qė nuk kanė qenė tė sinqertė. Si zonjė shtėpie nuk kam pėrtuar kurrė t'i pres me ngrohtėsi dhe pa m'u rėndur aspak. Ndaj dhe zhgėnjimin, besoj se mė shumė se Ismaili, e kam ndier unė. Ai, si moskokėēarės qė ishte, mė duket se e ka kaluar mė lehtė.
    Ē'kuptim i jepet sot censurės dhe autocensurės? Nėse kthehemi pas nė kohė, ē'ndodhte nė tryezėn e shkrimtarit sa herė ulej tė shkruante? I imagjinojmė kėto dy koncepte, tek shtriheshin gjithkund nė hapėsirat e krijimit nė ato kohė... Si i kapėrcente ato Kadare pėr tė na dhuruar mė tej kryeveprat e tij?
    Ashtu siē e ka shpjeguar edhe Ismaili vetė, problemi kryesor nė njė vend tė vėshtirė nuk ėshtė censura, por autocensura. Me censurėn edhe mund tė luftosh, tė arrish ta shpėtosh njė pjesė tė veprės, kurse po tė vuri poshtė autocensura, nga ajo nuk shpėton dot. Duke qenė se punoja si redaktore nė njė shtėpi botuese, e kam ndier se sa e lehtė ishte tė bije pré e kėsaj tė keqeje. Kur ka qėlluar t'i bėj Ismailit ndonjė vėrejtje tė kėsaj natyre, pra si "redaktore", nga vetė reagimi i tij jam bėrė e ndėrgjegjshme se sa rrezik real mund tė kishte qenė infektimi prej saj. Kjo mė ka ndihmuar tė kuptoj shumė gjėra dhe ta shihja artin nėn dritėn e shenjtė qė kėrkonte ai.
    Vetė Ismaili ka ngulur kėmbė qė nuk e ka njohur autocensurėn dhe kjo ishte e vėrtetė. Gjithė ai qė quhet sot "mister", nė rastin e tij, qėndron te kjo mosnjohje. Sipas tij, autocensura nuk tė lejon tė shkruash qoftė edhe disa faqe letėrsi tė vėrtetė, pa le pastaj njė vepėr tė tėrė. Siē e ka thėnė vetė, ai pėrpiqej tė shkruante letėrsi sikur shteti tė mos ekzistonte. I kam para syve ato mėngjese tė largėta kur unė nisesha nė punė dhe e lija atė vetėm para oxhakut tė ndezur, me fletėt e bardha mbėshtetur mbi gjunjė. Mund tė them se ishin ēastet mė tė bukura, kur, i shkėputur nga bota qė na rrethonte, ai fillonte atė punė tė shenjtė, i patrazuar nga asgjė, i bindur se po bėnte atė qė duhej.
    Nė kėto kujtime pra, jam munduar tė pėrshkruaj procesin e tij tė krijimit, atė qė shihja unė, natyrisht: ditėn e punės, oraret, gjendjen shpirtėrore. Kjo e fundit pėr shembull, nė kundėrshtim me natyrėn e tij, gjatė procesit tė krijimit ishte e qetė dhe e ekuilibruar.
    Ēfarė ka ndodhur nė atė vizitėn e shumėpėrfolur nė shtėpinė e diktatorit Hoxha? Sa i vėshtirė ka qenė raporti mes tij dhe shkrimtarit? Si reflektonte tek ju? Si perceptohej?
    Ajo vizitė ėshtė pėrshkruar nė njė shkrim tė vitit 1984, njė vit pėrpara vdekjes sė E. Hoxhės. Ka qenė i vetmi takim mes tyre (pa pėrmendur takimet nė grumbull, dhėnien e dorės nė plenume apo aktivitete). Tė gjithė atyre qė iu kishte ndodhur njė gjė e tillė, iu kėrkua ta pėrshkruanin. Pra, merrej me mend qė E. Hoxha mund t'i lexonte vetė shkrimet e tyre. Pėrshkrimi qė i ka bėrė Ismaili kėsaj vizite ėshtė i saktė, mund ta lexojė gjithkush. Nė njė emision televiziv me gazetaren E. Vasili pas rėnies sė komunizmit, ai e ka shpjeguar ashtu siē ka qenė atė takim. Nė po atė emision ka folur pėr temėn shumė delikate, atė qė quhet raport i njė sunduesi me njė shkrimtar tė njohur.
    Pėrtej caqeve tė kėsaj jete me tension, a mund tė rrėfeni ēaste tė lumtura, kujtime tė bukura nga ajo kohė?
    Duke qenė e tensionuar, jeta jonė nuk ka qenė aspak e ngrysur dhe pa gėzime. Pa llogaritur gėzimet familjare, qė asnjė epokė, sado e ashpėr tė jetė, nuk mund t'i shuajė dot, takimet me miqtė, darkat e pasdarkat me ta, bisedat e paharrueshme, nga mė tė ēuditshmet e mė interesantet qė mund tė bėhen, ne kishim edhe njė tjetėr gėzim tė madh e tė pakrahasueshėm me asgjė: botimin e librave. Duke qenė i ndėrgjegjshėm pėr vėshtirėsitė, ēdo botim tė tij Ismaili e quante njė triumf tė vėrtetė. Ai mbetej i tillė edhe kur botimi krijonte probleme mė pas. Ata qė kanė marrė pjesė nė plenumin ku u dėnua "Pallati i ėndrrave", e mbajnė mend gjakftohtėsinė e tij. Ishte nė tribunė, pranė Ramiz Alisė, kur ky i fundit i drejtoi haptas kėrcėnimin: "Partia tė ngriti nė Olimp, partia tė rrėzon nė humnerė". Fytyra e tij qėndroi e palėvizshme dhe unė qė e ndiqja nga salla, e dija fort mirė arsyen. Nėse romani nuk do tė ishte botuar, me siguri shqetėsimi i tij do tė ishte shumė mė i madh. Por romani "Pallati i ėndrrave" ishte botuar dhe shitur komplet nė 20.000 kopje. Dhe kjo krijonte njė tjetėr gjendje, njė qetėsi tė veēantė.
    A ndiheni e sakrifikuar sa i takon botės suaj tė shkrimeve? Njė jetė pranė njė shkrimtari tė madh kėrkon sakrifica...Ka qenė e vėshtirė tė jeni njėkohėsisht shkrimtare, bashkėshorte e njė shkrimtari tė pėrmasave tė Kadaresė, nėnė, grua, intelektuale...?
    Jo, nuk mund tė them se ndihem e sakrifikuar. Nė radhė tė parė sepse herė pas here kam shkruar dhe kam botuar letėrsi. Pėr t'i thėnė gjėrat siē janė, natyrisht, po tė mos isha gruaja e tij, ndoshta do tė shkruaja pak mė tepėr, por sinqerisht nuk mė vjen keq pėr kėtė. Nuk do ta ndėrroja kėnaqėsinė e tė shkruarit me atė kėnaqėsi qė krijohej prej vetė faktit qė isha e pranishme, mė afėr se gjithkush tjetėr, nė krijimin e njė vepre tė rėndėsishme, qė niste e merrte jetė, aty, fare pranė meje.
    Sa pėr tė tjerat, nė preokupimet e mia si nėnė, si zonjė shtėpie e tė tjera, nuk mund tė them qė ai mė ndihmonte, por kishte njė gjė tė mirė qė nuk mė ndėrhynte nė kėto gjėra. Pėrgjithėsisht bėja atė qė mendoja dhe qė kujtoja se ishte mirė ta bėja.
    Ka qenė njė periudhė dramatike arratisja juaj drejt Francės. Askush nė Shqipėri asokohe nuk e dinte ku ndodheshit... A zė vend nė librin tuaj kjo periudhė? Ē'ishte pėr ju Shqipėria atė kohė?
    Kjo periudhė zė njė vend tė dukshėm te Kujtimet. Krahasuar me tmerrin e arratisjeve, s'kishte ndonjė gjė vėrtet dramatike. Megjithatė ka qenė periudhė jo e lehtė. Unė kisha lėnė nė Shqipėri vėllain, me tė cilin isha e lidhur shumė dhe, natyrisht qė mė hante meraku pėr tė dhe familjen e tij. Kurse Ismaili e kishte mė tė vėshtirė. Lajmi mė i hidhur qė na erdhi pas disa ditėsh, ishte bastisja natėn e apartamentit nė Tiranė, ku banonin motra dhe nėna e tij, gjysmė e verbėr. Pėrfytyroni qė dy gra tė vetmuara shikonin se si po kthehej shtėpia pėrmbys, pėr tė sekuestruar gjithė dorėshkrimet e tij. Pėr fat tė mirė, dorėshkrimet nuk u dėmtuan dhe na u kthyen tė plota mė pas.
    Ju mė pyesni se ē'ishte pėr mua Shqipėria nė atė kohė? Do tė mė duhej tė flisja gjatė pėr kėtė...Kjo gjithashtu zė njė vend tė gjerė te Kujtimet.
    Pas asaj arratie, si ishte kthimi nė Shqipėri? Dhe mė tej, si vijojnė tė jenė kthimet nė atdhe vit pas viti, stinė pas stine...? Sikurse dhe kishte deklaruar Ismaili, ne u kthyem fill pas rrėzimit tė komunizmit. Emocionet e atij kthimi edhe sot i kam tė freskėta... Tani ne e ndajmė jetėn gjysmė pėr gjysmė, nė Francė dhe nė Shqipėri. Njė gjė mbetet e pandryshueshme: edhe pse vijmė aq shpesh, emocionet e ardhjes nuk arrijnė tė zbehen, ato janė pėrherė bashkė me mua. Kur vij, ndihem e lumtur dhe ditėn e fluturimit drejt Tiranės e pres me padurim... Ismaili gjithashtu, por ai ka shumė mė tepėr punė nė Paris.
    Polemika e debate tė shumta janė hapur e mbyllur, duke e lakuar shpesh emrin e shkrimtarit Ismail Kadare. Si janė pėrjetuar nė familjen tuaj sulmet ndaj shkrimtarit, kritikat e hapura, apo edhe akuzat, sidomos nė dhjetėvjeēarin e fundit? Ku gjendet burimi i tyre sipas jush?
    Kjo ėshtė e vėrtetė, por ne jemi pėrpjekur tė mėsohemi me to. Nė njė farė mėnyre ėshtė njė gjė e njohur dhe e kuptueshme, ėshtė taksa qė duhet tė paguajė njeriu i njohur. Ē'ėshtė e vėrteta, nė Shqipėri kjo taksė ėshtė tepėr e lartė. Fakti qė nė shumicėn e rasteve akuzat e kapėrcejnė ēdo logjikė, nė vend qė tė na acarojė, disa here bėn tė kundėrtėn. Njė mbrėmje, pėr shembull, rasti e solli tė shohim nė lajmet televizive se si nė njė sallė mbledhjesh promovohej njė libėr, titulli i tė cilit ishte pėrafėrsisht: I. Kadare kundėr UCK-sė dhe Kosovės. Besoj, nuk ka nevojė tė shpjegoj ose tė bėj ndonjė koment. Nuk po zgjatem me shpifjet fare vulgare, si ajo qė gjoja ka thėnė pėr refugjatėt, e fabrikuar nga shteti, pėr ta armiqėsuar shkrimtarin me popullin e vet, sidomos pas ikjes sonė.
    Tė gjitha kėto njihen, siē e thashė nė rastin e shkrimtarit, por, ka diēka qė unė personalisht, si nėnė, meqenėse po mė pyesni, nuk mund ta harroj dhe nuk mund ta fal kurrė edhe sikur tė kisha pėr tė jetuar dy jetė bashkė: Ėshtė fjala pėr njė emision televiziv, vite mė parė, kur ndodhi njė gjė ēnjerėzore, qė rrallė ndodh nė botė, tė godasėsh fėmijėn e shkrimtarit, pėr tė dėmtuar tė atin. Unė nuk e njoh ndjenjėn e urrejtjes, as tė hakmarrjes, por, nė kėtė rast, mė duhet tė pranoj, nuk e kapėrceva dot.
    Si e pėrjetoni muajin tetor tė ēdo viti, kur nė Stokholm gėlojnė diskutimet pėr ēmimin 'Nobel', kur emri i Kadaresė lakohet vazhdimisht si pretendent pėr ēmim, e qė gjithsesi nuk shpallet fitues...
    Shpresova se nuk do ma bėnit kėtė pyetje...Janė tepėr tė rralla ku nė intervistat qė jep Ismaili, nė ēdo vend e nė ēdo kohė, tė mungojė kjo pyetje. Kam vėnė re se ai nuk bezdiset prej saj. Nė fund tė fundit njė gjė tė tillė e quan nder. Kur kėtė vit ēmimin e mori Vargas Llosa, qė ne kemi pasur rastin ta njohim dhe e ēmojmė shumė, Ismaili, qė ndodhej nė Londėr, mė tregoi nė telefon pėr habitjen qė kishte treguar Llosa kur mori vesh lajmin. Ngaqė kishte ca kohė qė nuk ia kishin bėrė pyetjen e famshme, tregoi me sinqeritet se e kishte mbledhur mendjen, ngaqė kujtonte se e kishin harruar.
    Kthehemi sėrish tek libri, qė besoj gjithēka thamė mė lart, nė njė formė a nė njė tjetėr ka gjetur strehė nė faqet e tij. Pse e botuat fillimisht nė Francė? Si e priti botuesi juaj atje, shtypi francez, opinioni publik?
    U botua fillimisht nė Francė, sepse kėshtu ka qenė kontrata me botuesin francez, qė ka tė drejtėn botėrore pėr librin.
    Libri ėshtė ndėrkaq nė tė gjitha libraritė franceze dhe shtypi ka nisur tė shkruajė pėr tė pozitivisht. Nga letrat e shumta qė vijnė shoh se ai po lexohet me interes. Tė njėjtėn pritje e kam parė edhe nė takimet me lexuesit. Promovimi i kėtij libri fillimisht u bė nė Strasburg, nė librarinė e madhe "Kleber". Ndėrkaq, ditėt e ardhshme do tė ketė promovime tė tjera nė Monte Carlo, nė Nice e nė Bruksel.
    Cili ka qenė gjykimi i parė i Kadaresė mbi kėtė libėr? Ju ka pėrkrahur, kritikuar, vlerėsuar...?
    Pikėrisht pėr kėtė kam folur nė Hyrje tė librit. Nuk ka qenė kundėr dhe kjo ma ka lehtėsuar shumė punėn. Ky ėshtė libri i jetės dhe i kujtimeve tona tė pėrbashkėta dhe, merret me mend se pa miratimin e tij s'do ta nisja punėn. Nė libėr ka shumė letra tė tij, sinopse veprash, qė u shkruan ose nuk do tė shkruhen asnjėherė, si edhe shėnime tė tij nga tre udhėtime tė ndryshme.
    Ndėrkaq gjatė viteve qė merresha me tė kemi folur bashkė pėr episode tė veēanta, por librin, ashtu tė tėrė, tė pėrfunduar, ai e lexoi veē nė fund fare, madje, pėr tė qenė sa mė i distancuar nė gjykim, e lexoi pasi u krye pėrkthimi nė frėngjisht. Mė propozoi tė shkurtoj rreth 100 faqe, pėr tė cilat u mendova gjatė para se t'i hiqja. Pėr tė cilat ende nuk jam krejtėsisht e bindur...
    Dhe sė fundi, kur do tė jetė ky libėr edhe nė duart e lexuesit shqiptar?
    Nė Shqipėri, libri do tė botohet vitin qė vjen. Natyrisht, prej botuesit tashmė tė mirėnjohur "Onufri".

    Ballkan Web

  20. #100
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,631
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    po me hajn gishtat me shkrujt per ket helenen por kom fryk se me qujn thashe njashtu xhi hahahahahahahahaha
    no glove no love

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 13:14
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 11:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 11:15

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •