SINFONIA E TAKAVE
Ai ishte njė regjistrues i marrė,
Skishte zemėr nė gjoks,kishte disqe!
Jetonte brenda nė njė kitarė,
Atje e desh dhe varrin kur tė vdiste!
Ia dha vetė ate forme sobalkes se tij,
Se atje do flinte me Bethovenin e madh!
Se atje do ish dhe zoti Paganin,
Edhe zoti Shubert,edhe zoti Moxart!
Kush tha se keta ishin te vdekur!?
Ai fliste me ta,qeshte,peshperiste!
Brenda kitares se tij vetem e shoqja,
E urdheruar ishte te mos fliste!
Ai behej xhind kur ajo lante pjatat,
Kur kercitja e tyre i futej neper disqe!
Ai i ulerinte kur ia degjonte takat,
Pale kur padashur,ndonjehere ,teshtinte!
Por erdhi nje dite dhe ajo iku ne qiell,
Kitara krisi,muret e saj u cane.
Telat e saj rane mbi Bethovenin,
Mbi Moxart e Shubert,mbi te gjithe rane.
Tani ai ve veshin ,jo per te degjuar tinguj,
Po per tu cmallur me zhurmen e pjatave!
Bethoveni?E ceshte Bethoveni,
Para simfonise se embel te takave!?
EKLIPSIN PRES
Unė me ty,si toka me diellin,
Tė vij rrotull vazhdimisht,vazhdimisht!
Por asnjėherė stė jam afruar sadopak,
As jam larguar sadopak,natyrisht!
Astronomia ka ligjin e vet,
Qė unė e pėrfill me aq sa mund!
Tė tė afrohem mė shumė
Kam frikė se mė djeg,
Tė tė largohem-kam frikė se mė humb!
E ja,kėshtu,vetėm rrotull tė vij,
Po sjam i marrė qė rri e pres mė kot!
E di qė njė ditė ,ti do tė kesh eklips,
E atėhere,nuk do mė djegėsh dot!
Unė me ty,si toka me diellin,
Tė vij rrotull vazhdimisht,vazhdimisht!
Por asnjėherė stė jam afruar sadopak,
As jam larguar sadopak,natyrisht!
Astronomia ka ligjin e vet,
Qė unė e pėrfill me aq sa mund!
Tė tė afrohem mė shumė
Kam frikė se mė djeg,
Tė tė largohem-kam frikė se mė humb!
E ja,kėshtu,vetėm rrotull tė vij,
Po sjam i marrė qė rri e pres mė kot!
E di qė njė ditė ,ti do tė kesh eklips,
E atėhere,nuk do mė djegėsh dot!
ATA DY PLEQ
Njė plak.Njė plakė.Dhe njė park.
Edhe njė stol.Dhe bėhen katėr!
Dhe njė neon qė ndizej,shuhej,
Sikur ta shkelte syrin natėn!
Po pas njė viti mbetėn tre.
Njė plak.Njė stol.Njė park i gjelbėr.
Dhe njė neon qė mė nuk ndizej,
Qė mbeti si njė sy i verbėr!
Nė vjeshtė,ah,mbetėn veē dy.
Njė park.Njė stol krejt i vetmuar.
Qė pret mos kthehen prap aty,
Ata dy pleq tė dashuruar!
SE TI GJITHMONE SEC BEN CA GJERA
Tė lashė nė Korēė
E tė kėrkoj nė Kajro!
(Ku dihet,mbase dhe ke ardhur!)
Se ti gjithmonė seē bėn ca gjėra,
Qė ēmėndurira ti kam quajtur!
Tė lashė nė tokė
E tė kėrkoj nė qiell!
(Ku dihet nė ēyll mė ke pritur!)
Se ti gjithmonė seē bėn ca gjėra,
Sa tė kam quajtur tė lajthitur!
Kap njė bionde nga flokėt mbrapa,
Ia kthej fytyrėn pėr ta puthur!
Se ti gjithmonė seē bėn ca gjėra,
Vjen dhe atje ku sėshtė e mundur!
Se ti gjithmonė seē bėn ca gjėra,
Qė tė tregojnė dhe mė tė bukur!
Ndaj ca i marrė dhe unė mundet,
Sot gjithė Kajros ti jem dukur!
TEPER VONE
Ti ke njė moshė me time bijė,
Me babin tėnd, unė, moshatar.
Kush tė dha urdhėr tė mė duash
Me hirin tim tė ndezėsh zjarr?!
Ata thėngjij qė ishin shuar
Ti si guxon me dorė i prek?!
Kush tė dha urdhėr tė mė ndezėsh
Pa patur frikė se unė tė djeg?!
Ke ardhur vonė. Tepėr vonė.
Kur dimri krejt mė ka pushtuar,
Kur vdekja firmėn mė kėrkon
Ndoshta nė ferr pėr tė mė ēuar!
Ti gjysma-hėnė je kur zhvishesh
Dhe gjysma tjetėr-perėndi!
Me ēdo tė puthur mi ul vitet,
Mė kthen nė moshėn qė ke ti!
Me kėto gjysma, unė poeti,
Mund tė ndėrtoj tjetėr planet.
Nė djall pastaj tė shkojnė vitet,
Dhe moshat le tė shkojnė nė dreq!
Po prapėseprapė njė frikė ndjej,
Po mora zjarr, si mund ta fik?
Prandaj dhe po vonoj tė zgjohem,
Them ndoshta ik.
Them ndoshta ik...
VAJZA PREJ QELQI
Vajzė e vogėl,
Me sy prej qelqi,
Sa herė hyj brenda tyre,
Unė eci zbathur,
Mos thyej ndonjė gjė,
Qė,dot,se ndreq!
Qelq,
I ke sytė,
Qelq!
Vajzė kryeneēe,
Me buzėt prej qelqi,
Sa herė ndeshem me to,
Ti mua mė kap rob,
Dhe robėrit i trajtoke keq!
Qelq,
I ke buzėt,
Qelq!
Vajzė e brishtė,
Me trup prej qelqi,
Duart i kam skelet,
Dridhem kur tė prek,
Kam frikė mos mė thyesh vėrtet!
Qelq,
Je e tėra,
Qelq!
30 qershor 2002
C'TRISHTIM
Ētrishtim,tė jetosh nė njė qytet-brengė,
Ku shumė gjėra ecin pėr mbrapsht!
Vajzat e bukura rrinė fshehur nga djemtė,
Tė shėmtuarat shėtisin nė bulevard(!)
Ētrishim nė kėtė qytet qė mė deh,
Me erėn e qelbur tė vodkės!
Ku vetja herė-herė mė duket,
Si Esenini rrugėve tė Moskės!
Ētrishtim,nė kėtė qytet tė ēmendur,
Qė mė ngjan me njė spital tė madh!
Njerėzve ju mungojnė veē bizhamat me vija,
Dhe numurat nė shpinė apo nė krah!
Ētrishtim nė kėtė qytet qė flet pėrēart,
Qė as nė gjumė nuk e heq paruken!
Dua tia marr nga koka e tia flak,
Por edhe ai smė le,edhe unė nuk mundem!
Ētrishtim,nė kėtė qytet tė pushtuar nga vdekja,
Qė po mė vdes edhe mua pak nga pak!
Mė vjen tė rrėmbej shpirtin e tė zhdukem,
Sa mė larg prej tij,sa mė larg!
SE SI...
Se si po mė ikėn jeta!Se si!
Pa mė pyetur fare,
Sikur tė mos jetė imja!
Kam ēaste kur edhe vetė nuk e di,
Nėse duhej ose jo,tė lindja!
Se si po mė ikin ditėt!Se si!
Rrokullisen,rrokullisen,si toptha tė vegjėl!
Unė vrapoj pas tyre,kėrkoj ti arrij,
Ti ndaloj,ti pyes,ēdo tė bėhem nesėr!?
Se si po mė ikin ėndrrat!Se si!
Edhe nė gjumė mė kanė hyrė,
Edhe mi kanė vrarė!
Ato qė kanė shpėtuar kanė marrė arratinė,
Duke mė lėnė mua njė tė vdekur-tė gjallė!
Se si po mė ikin dashuritė!Se si!
Njė sot.Njė nesėr.Njė tjetėr pas njė jave!
Marr kokėn mes grushtash,
I bie me zemėrim,
Sikur tė ketė bėrė mijra faje!
Se si po mė ikin dėshirat!Se si!
Si ata zogjtė shtegėtarė qė dimrit i tremben!
Po ēthem edhe unė,
Do tė ishte njė mrekulli,
Tė ishin zogj shtegėtarė qė ikin e kthehen!
PA DASHJE
Pa dashje kam plagosur njė grua!
(Se dija qė mė desh aq marrėzisht!)
Ajo ishte njė yll,nga qielli larguar,
E zbritur nė tokė rastėsisht!
Pa dashje,kam fyer njė grua!
E putha nė faqe nė njė natė pa drita!
Pastaj dhe nė ballė njė puthje tė dytė,
Ia shtypa pak hundėn me gisht,edhe ika!
Pa dashje , kam vrarė njė grua!
(Eh,gratė u vrakėrkan kaq shpejt!)
Ajo iku nė qiell,prej nga ish larguar,
Tė vuante zhgėnjimin e vet!
MBI KOKE ME RRI EDHE ME NDRIT
Gjithnjė po bėhesh mė e krrusur,
Sikur po i afrohesh tokės!
Unė jam atje,nė sytė e rrudhur,
Ku ėshtė fillimi i gjithė botės!
Gjithnjė po bėhesh mė e vockėl,
Ku e ke futur gjithė atė shpirt!?
Si hėnėz e ngrėnė brenda dhomės,
Mbi kokė mė rri edhe mė ndrit!
Gjithnjė po bėhesh mė e lehtė,
Mos ke ndėrmend qė tė largohesh!?
Mė bėj njė shenjė e ngjitem vetė,
Qiellit ti them qė do vonohesh!
Krijoni Kontakt