Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 167
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    dy vjersha për voglushë....

    LULET E VENDIT TIM

    Përse ka gjëmba veç trendafili?
    Lulet e tjera, të brishta janë.
    Ja manushaqja, ja karajfili
    Dhe lule-delja, gjemba nuk kanë!!

    Unë i kam pyetur njerzit e rritur
    Për më të buk‘rën lule në botë
    Ndonse përgjigje jam duke pritur
    Por asnjeri, mua s‘ma thotë!

    Të gjitha lulet janë me aromë
    Dhe me sy mbyllur unë e kuptoj
    Se cilën tufë ti mban në dorë
    Me to jam rritur, ndaj nuk gaboj!

    Merrni një lule nga Fushë e Korçës
    Do ndjeni brenda gjithë bukuritë
    Në dhomën tuaj veç borziloku
    Shpërndan aromën në gjithë shtëpitë!

    Mali i Korabit ka lule shqerra.
    Mali i Shkëlzenit me lule – borë.
    Mali i Sharrit me lule –gjaku.
    Lule zambaku do gjesh në Vlorë.





    Agim Doçi





    LIBRI I HISTORISË

    Jam në klasë të katër
    Nuk kam ardhë me hatër
    Vetë unë kam mësuar
    Dhe jam e dalluar!

    Librat kam mbështjellur
    Me letër të bardhë!
    Njërin e kam zgjedhur
    Librin më të rrallë.

    Libri i Historisë
    Të Atdheut tim
    Më pëlqen më shumë
    Dhe më jep gëzim!

    Se aty kam gjetur
    Gjëra që s’i dija!
    Histori krenare
    Ka Nënë Shqipërija!

    Kohë e Skënderbeut
    Kohë e mbretërisë
    Dëshmort e Atdheut
    Koha e lavdisë!

    Libri i Historisë
    Unë të dua shumë!
    Histori e kombit
    Shpesh më lë pa gjumë!


    përqafoj të gjithë bebat shqiptare

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Steve
    Anëtarësuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    France
    Postime
    61
    Z. Agim komplimentet e mija ...!
    Shqiponja

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Emanuela
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    Diku ne toke
    Postime
    45
    Bravo lal, me pelqyen te dyja dhe jane te thjeshta dhe ne te njejten kohe terheqese

    Emanuela
    You can fall from the sky.
    You can fall from a tree.
    But the best way to fall.
    Is in love with me.

  4. #4

    Kushtuar tim bri 3 vjecar e gjysëm.

    Tim biri

    Pas qortimit që sot në drekë ende s’kishe fjetur
    Tek ishe në një gjëndje gjysmë –zgjuar, gjysmë- gjumë
    Vure dorën tënde të vogël mbi faqen time
    Mami më the të dua thumë.(shumë)

    Të shikova e lumturuar
    Që ke filluar të më flasesh në shqipen time
    Gjuhë e nënës tënde biri im është
    Fole edhe mos druaj se bën gabime.

    Shprehe atë që ndien në shqip
    Se shqipja shprehjet i ka të mrekullueshme
    Lëre frëngjishten kur je jashtë shtëpisë
    Në shtëpi gjuha , traditat janë të trashëgueshme.

    E shoh që je paksa i cuditur,
    Që zemërim i qortimit nga këto fjalë u shua
    Por ti u shprehe në gjuhën që të ushqej cdo ditë
    Dhe kjo gjë më lumturoi mua.

    Elna Durrësi
    28 tetor 2002

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Bukur Mami ELNA DURRESI!
    Urime dhe vërtetë shumë të frymëzuara
    Agimi

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    06-10-2002
    Vendndodhja
    France
    Postime
    35
    Arta.

    Nji poezi shume e bukur e prekese.
    Te prek kujdesi jot per ti mesuar shqipen Rajanit.
    Te falenderoj me zemer per kete.
    Gezimi.

  7. #7
    Gëzim
    Më vjen mirë që të ka pëlqyer poezia ime.
    Sigurisht që më vjen mirë që im bir flet shqipen. Shanset për ta përdorur i ka shumë të pakta. Megjithese e marr me vete në kopësht duhet ti flas gjuhën e vendit , dhe për shqipen mbeten dy orët e mbrëmjes, weekendi dhe vetëm unë se tjetër s'ka që ti flasë shqip.

    Tani duke i kërkuar falje Poetit të shumënjohur Agim Doçi që po i ndërhyj në temë, po postoj dhe një tjetër poezi , përsëri kushtuar tim biri.

    Ditëlindja tënde.

    Ti biri im ditëlindjen ke sot
    Mami dhuratat ka ambalazhuar
    Gjënden në to lojra plot
    Gjithcka që ti më ke kërkuar

    Urimet vijnë nga të katër anët
    Po këto vetëm nëpërmjet telefonit
    S’janë gjyshi, nana , dajat, tezja
    Te gjithë bashkë do festonim

    Do të merrte gjyshi të të llastonte
    Dhe nana do të thoshte se të ka zog
    Do t’merrin dajat të të shëtisnin
    Me Brikenën e tezes do luaje sot.

    Eh biri im, po kjo është jeta
    Jo gjithnjë kemi te gjitha që duam
    Plotësojmë njërën anë të ekuilibrit
    Pastaj për tjetrën prapë vuajmë.

    Por Ti jo mos u mërzit
    Se pushimet vijë shpjet
    Valixhet në dorë ti dhe unë
    Tek gjyshi do mblidhemi krejt.

    Përshëndetjet e mia për ju Elna Durrësi ( Arta Shaba)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Benyy
    Anëtarësuar
    20-10-2002
    Vendndodhja
    zvicer
    Postime
    7
    Pershendetje Elna !

    Poezite i ke shume te kendeshme shume dhe me plote ndjenje,po edhe fotot poashtu shume te kendeshme :
    Aman na thuaj dhe numerin e shtepise se u nisem qofte edhe si mysafire te paftuar ke ty.
    Po kujdes se mos te bejme edhe ne nje surprize te kendeshme dhe pastaj them se do na kesh borxh edhe nje poezi me te fuqishme.hahaahh!

    me respekt per ty

  9. #9
    ChErRy_LiPs Maska e BlondiE_18
    Anëtarësuar
    05-08-2002
    Vendndodhja
    US
    Postime
    559
    mace mace pis pis pis
    cka dollapi qe leviz
    eshte miu kocomiu
    gjithe pjatat i lepiuuuuuuuuuu
    my favorite one
    Midis endrres dhe realitetit nuk ka asnje ndryshim, sepse ti di te besh realitet gjithcka qe kam enderruar!


    BeRaTsE 83

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    mami ELNA DURRËSIT, RAJANIT dhe të gjithë vogëlushëve të FORUMIT.

    ELNA dhe të gjithë ju të dashur BASHKËFORUMAS.
    dUKE LEXUAR KRIJIMET tepër të bukura për Rajanin - birin e ELNA DURRËSIT, thashë përse të mos propozoj që ELNA të jetë shefja e jonë për poezinë e vogëlushave.
    Megjithse poezia e krijuar prej saj më emocionoj tepër sepse, të gjithë po festojmë ditëlindjet e fëmijëve dhe të miqve që i kemi pranë, larg tepër larg Shqipërisë sonë! O Zot sa më mungon atdheu, njerzit me të cilët kam punuar dhe jam rritur e plakur tok me ta! Sa bukur e thotë premtimin e vet ELNA, kur i bën të birit premtimin më të bukur: " do të mbledhim valixhen dhe do të shkojmë tek tezja, tek gjashi, tek kushurinjtë....
    Të falënderoj ELNA!
    Dhe për mbyllje një vjershë për të qeshur voglushët:

    PULAT E KOTECIT TIM

    Në kotecin tim të bukur
    lyer pastër me gëlqere
    Në telash pulat janë futur
    Kë të zgjedhin brigadiere!

    Mbledhja zgjati deri vonë
    diskutimet keq janë ndezë
    Pikaloshen propozojnë
    sepse Gjeli s'bën as vezë!....

    Në mesditë u ngrit një zogë
    foli për të parën herë:
    "- Për një gjel kemi nevojë!
    T'a lëmë gjelin brigadier!"

    I sqaroj me shumë kujdes
    Të gjithë pulat mbyllën gojën!
    E lanë gjelin brigadier
    se ja kishin shumë nevojën!...

    Nëse gjeli nuk bën vezë
    çdo fëmij vetë e kupton.
    Ama gjeli është sahat
    edhe kohën lajmëron.

    Ki ki ki ki ri ki ki!!!!
    Zgjohen pulat në kotec.
    Kush punon në Shqipëri???...
    I thotë jetës:- mirëmëngjes!!

    I puth fort të gjithë bebat shqipëtare dhe i përqafoj fort të gjitha mamat atdhetare si ELNA e plot e plot të tjera nëna fisnike.
    Agim Doçi

  11. #11
    FBI Maska e Sarah
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Larg Dashurise se Pare
    Postime
    76
    Une me ju thone te verteten nuk me kujtohen shume , edhe ato qe me vijne momentalisht ne mend jane pak me spec...

    Po une tani qe po afron Viti i Ri mami po me meson nje kenge nga Shqiperia....

    Ja na erdhi Viti i Ri
    Sa jam e gezuar
    Por si une cdo femije
    Pret per ta festur

    Bora zbardhi tej per tej
    Fusha edhe male
    Viti Ri do te na gjej
    Me kenge e me valle.

    Edhe nje tjeter....

    Ano pano Violeta
    Shoqet e mia bejne baleta

    Xhisht ta ta leta ta ta
    Xhisht ta ta leta ta ta...


    Oh edhe nje....

    Xhepi im i vogel
    Cfare kerkon nga mua?

    Nje shami te vogel
    Per hundet e tua.


    In the Lord,however,woman is not independent of man, nor is man independent of woman. For as woman came from man, so also man is born of woman. But everything comes from God.

    I Corinthians 11:11 (NIV)

  12. #12
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Kush e hengri akulloren

    Na ish ne pyll nje embeltore
    Bente shurup dhe akullore.
    Me manaferra, me copa bore
    Eh sa te mira. te gjithe qe vinin
    Buzet lepinin.


    Nje dite kur dielli
    Qe lart nga qielli
    Kish lare me rreze
    Fusha bregore
    Na shkon arushi
    Ne embeltore
    E na kerkon
    dy akullore.

    Teta!
    Me jepni ju kesaj rradhe
    Nje kaq te vogel....
    Nje kaaaaq te madhe.
    Po si i do more arush
    ne gote apo ne kaush?
    Te voglen ne kaush sa gishti
    te madhen ne kaush sa qypi.

    Te voglen vete do ta lepij
    Te madhen mamit
    Do t'ia coj mu ne shtepi.
    Te lumte arush
    te lumte i thane
    qe ke kujdes dhe per mamane.

    Njeren akullore
    ky shoku arush
    e perlau me gjithe kaush.
    Akulloren tjeter
    mbushur plot me bore
    e mban fort ne dore..............
    Ah,,,,,,,u lodha.........po shkoj te shoh......"Little Nicky"
    Where does a thought go when it's forgotten?

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-10-2002
    Vendndodhja
    Planeti "TOKE"
    Postime
    71
    Corazon, pse me ke vjedhur vjershen? Ajo eshte vjersha ime me e preferuar. Une e kam recituar tek "Ne boten e perrallave" te shtunen ne TVSH. Nuk me mban mend ti mua me floket kacurrela te verdha qe qaja kur mi krihnin...(by the way...tani i kam geshtenje...)

    E qe thua ti arushin e zuri gjumi ne dritare me kaushin e mamase ne dore. Dhe xhaxhi dielli buzeqeshte qe lart nga qielli me arushin e shkrete qe i kishte shkrire akullorja.

  14. #14
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Postuar më parë nga flerfler
    Corazon, pse me ke vjedhur vjershen? Ajo eshte vjersha ime me e preferuar. Une e kam recituar tek "Ne boten e perrallave" te shtunen ne TVSH. Nuk me mban mend ti mua me floket kacurrela te verdha qe qaja kur mi krihnin...(by the way...tani i kam geshtenje...)

    E qe thua ti arushin e zuri gjumi ne dritare me kaushin e mamase ne dore. Dhe xhaxhi dielli buzeqeshte qe lart nga qielli me arushin e shkrete qe i kishte shkrire akullorja.
    Une te kam lëpire gjalpin?????????????????????????????
    Edhe dicka tjeter....nuk e ke recituar ne TVSH....por RTSH.
    Te kam degjuar tek qaje per 1 Maj dhe Vit te Ri, kur te krihnin floket. Edhe ti si beje.......hë mi ti, se dy dite ne vit ishin.
    Me kujtove geshtenjat.......Ti qe me bere mire mu, te bofte zoti gazep. C'deshe mi ti, me geshtenjat tani......
    Tani by the way gjithashtu.........a na kujton ndonje titull vjershe,,se e vazhdoj une......
    Po "Budallushet "a e di?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  15. #15
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    BUDALLUSHET

    Piktorja Gardaline
    kish dale ne lendine
    Po pikturonte druret
    plepishten nje ujvare
    po pikturonte uren
    dhe zogjte kengetare.
    sa bukur pikturonte
    kushdo qe e shikonte
    te lumte e uronte


    Kaluan aty pari
    kerrici dhe gomari
    gomari si gomar
    capitu e ha bar
    lugines na u var
    nuk pyeti per pikturen
    per zogjte e per uren
    per ngjyrat e pelhuren.

    Kerrici si kerric
    nuk po levizte hic
    u shtrua kembekryq
    shikonte Gardalinen
    qe i kish kthyer shpinen
    si priti shume e shume
    u shtri e ra per gjume..... (vazhdon........)


    Me falni se s'kam vene emrin e autorit........por keto vargje i di permendesh e s'mbaj mend kush i ka shkruar......kete te fundit me duket Odhise Grillo, e "Kush e hengri akulloren", me duket Tasim Gjokutaj. Nuk i di me saktesi........sorry

    Me kujtohen edhe vjersha e poema te tjera per cdo grup moshe,,,,,,,,sidomos njera.....qe sme hiqet kurr nga mendja...eshte per moshat nga 5-80 vjec.......po ju kujtoj nje pjese
    .................................................. .
    Me fletore te zhubrosur ne fundin e torbes
    me fletore te perzier me buken kalemat fisheket
    ecen anetaret e *************************
    ecen ministrat e ardhshem, *****, strateget.
    Eci muza jone poetike.......
    Eci ai qe ti shqiperi nenokja e maleve
    i thua me fjalen prinderore BIR!

    Where does a thought go when it's forgotten?

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e valeri
    Anëtarësuar
    22-10-2002
    Vendndodhja
    ne itali
    Postime
    21
    me futi ne mendime ELNA nga DURRSI!Dhe une kam nje vajze 5 vjece dhe di shume pak shqip.Merzitem kur mendoj se sdo ta mesoje asnjehere ta flase shqipen si une .Dhe ato qe thote i thote me theks italian (te ben te ceshesh)por eshte e veshtire sepse une jam e vetmja qe e flas ,dhe ajo shkon ne kopesht....Keshtu koha eshte e paket dhe kur i flas ajo e merr me te qeshur .SI TJA BEJE ?!

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-10-2002
    Vendndodhja
    Planeti "TOKE"
    Postime
    71
    Kam nje qingj bukurosh
    qe ma quajne polarosh
    hopa hopa plot me gaz
    une e ndjell ai vjen pas
    be be blegerin
    vjen me vrap e me arrin etj etj

    Kunadhja

    Sec na ishte nje kunadhe
    bishtshtellung e mendje madhe
    qe e mbante veten trime
    dhe na bente plot gabime etj, etj etj.

    Me duket sikur dikush tjeter i ka jetuar ato vite dhe jo une. Happy child

  18. #18
    Fragile Maska e Alesia
    Anëtarësuar
    17-07-2002
    Vendndodhja
    Nder njerez
    Postime
    79
    Ne fakt tema eshte per vjersha po sec me erdhi ne mendje tani ajo:
    Macja le te lahet
    prape do te thahet
    gjeli te kendoje
    sa here te doje
    po nuk pati re
    po nuk bubulliu
    s'bie shi mbi dhe
    Gjyshe........
    Ka nja dy dite qe goca ime e ka mesuar dhe se heq nga goja edhe ne gjume e degjova nje nate qe po e kendonte.............
    Te mesosh dicka eshte gje e mrekullueshme, sepse sa here qe meson dicka,SHNDERROHESH NE DICKA TE RE.
    Leo BUSCAGLIA

  19. #19
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565

    Poezitë e preferuara për fëmije ...

    Duart Tona

    Pa shikoni duart tona,
    sa të vogla, sa të njoma !

    Duart tona punëtore,
    vizatojnë në fletore.

    Presin bukur me gërshërë,
    qepin kopsa me gjilpërë.

    Mbajnë tulla mbajnë gurë,
    durat tona s'lodhen kurrë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sirena_E_Vogel : 01-08-2003 më 19:14
    Cuteness !

  20. #20
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Pranvera

    Kaloi dimri, erdh, pranvera
    me lulëzim,
    Erdh’ lejleku, dallëndyshja
    fluturim.

    Rritet bari, vishet pylli
    me blerim,
    Hapet zemra e fëmijve
    plot gëzim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sirena_E_Vogel : 01-08-2003 më 19:14
    Cuteness !

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. Poezite e preferuara te Nimf
    Nga nimf në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 10:03
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •