Shi shi lagashi
hypi plaka ne cati
poqi tre kulac ne hi
nje e poq
nje e dogj
nje e hengri me gjithe zogj
Shi shi lagashi
hypi plaka ne cati
poqi tre kulac ne hi
nje e poq
nje e dogj
nje e hengri me gjithe zogj
Gjuha Jone Sa E Mire
Sa E Embel, Sa E Dlire
Sa E Lehte, Sa E Gjere
Sa E Bukur, Sa E Vlere!
Ndryshuar për herë të fundit nga Gogla e Kuqe : 09-03-2006 më 01:11
mannnnnnnnnnnn....cme kujtuat gjithe keto...me erdhen ne mendje vitet e femijerise qe na vinin ter keto vjersha ti mesonim permendesh..ah sa vite te lezetshme qe kane qene..
Qente le te lehin, karavani shkon perpara..!
Alo,alo ,telefoni
Jam Altini me degjoni?
Ju degjojme per mrekulli
Por nga flet o kusheri ??
Flas nga fshati ,plot shendet
Ju si jeni ne qytet?
Telefon ne fshat nuk keni!!
Menjehere ia kthen Arbeni
E vertete qe spatem dje
Mirepo sot e sollem ne .
***
Ishin ato kohera kur u gezonin lidhjeve telefonike neper fshatera.Tani rrofshin celularet
Ne liqen moj nene
Nje top paska rene
Merre ma jep mua
E dua, e dua
S'eshte top Ilire
Por shikoje mire
Eshte drite qe bjen
Hena mbi liqen
Muzika shkonte keshtu:
RE MI MI SOL FIS (2X)
RE MI MI FIS LA SOL
SOL FIS FIS MI MI MI...
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Shi Shi Bie U Mbush Shtepia Me Miqesi
Postuar më parë nga Sirena_E_Vogel
me sy te perlotur e lexova ket vjerrshe perzotin,mu kujtua femiria ime dhe ditet kur ne mesonim leximin, ehhhh si kur te ishim edhe nje her femij
ka shum kohe qe po kerkoj nje liber me vjerrsha per vajzen time qe do mbushi 3 vjec pas nje jave.Sirena e vogel shume faleminderit se tani do i printoj te gjitha keto dhe do ja mesoj nje e nga nje.flm naqe
vjersha per gjyshen
Gjyshja mbreme po punonte
thurte triko edhe kendonte,
Macja lemshin sec ja zuri,
Poshte krevatit sec ja vuri.
Macen shpejt e ndoqa une
se gjyshes i prishi pune.
Gjyshja eshte e moshuar
ndaj nuk duhet zemeruar.
Nje tjeter,,,,
Gjyshe ,sonte nuk kam gjume,
bashke me kukullen do te rri,
dua zgjuar te jem une
qe te pres vitin e ri,,,,,
s'me kujtohet vazhdimi
Gjithmone me kane pelqyer vjershat dedikuar gjysheve,
kam pasur nje te preferuar te cilen nuk e mbaj mend te teren,,,,,Po shkruaj disa rrjeshta qe mbaj mend edhe nqs ndonjeri e di ,di i lutesha ta shkruante te plote.Faleminderit.
....
Kur ti me therret,me thua per nje pune,
si uredheron ,te lutem-pergjigjem une.
......
Kur ti me qorton ,une me shume te dua,
se keto qortimet e tua ,jane mesim per mua
,,...
Stinet e vitit.
Jane 4 motra ,
fare nuk ngjasojne
edhe njera-tjetren
kurre s'e ngaterrojne.
Keto 4 motra
jane stinet e viti:
pranvera,vera
vjeshta edhe dimri.
Ujku
Ujku lekuren e deles ngjeshi ne trup
U duk paqesor , u duk i urte
Para kafsheve beri be e rrufe
Se do te ishte tamam si nje dele
S'kaluan shume vetem dy dite
harroi premtimin , nisi prapsite
U mblodhen kafshet edhe thane
"Lekure e deles, per ty
Eshte teper e bardhe
Ti mund te veshesh nje qyrk te ri
Por shpirti te mbetet perseri i zi"
Edhe njerzit kot nuk thone
Ujku qimen e nderon
Por zantain se harron
Bufi
Koka autoritare
I rendon plot mencuri
Po ta shohesh gjate
Thua "s'ka si ai"
Por bufi eshte buf
Kete gjithkush e di
Merimanga
Thuri e thuri deri sa u lodh
E levdoi punen deri sa u ngjir
Por fryu nje ere dhe te gjithe e pane
Se sa vlente pelhura e diteve qe vane..
Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway
Kenge per femije.
Shkon kjo slita shkon,
Me gjithe ate shpejtesi,
Mbi debore kalon ,
Sikur fluturon.
Me gaz e hare,
zemrat sot gezojne,
zilkat lart ne slite,
bukur tringellojne.
Zile tring,Zile tring
Zile tringello,
O sa bukur kur rreshket
sot kjo slita jone.
Le lapin(lepuri)
Mon petit lapin,
s'echapait dans le jardins.
cherches-moi cou- cou cou-cou
Je suis cache sous un chou.
urime per temen Sirena
shume te bukura poezite dhe nje te njejten kohe na sherbejne qe t'u mesojme kalamajve ndonje nga keto vjersha
nuk i di as titullin as vazhdimin
mbaj mend vetem kete strofe qe vijon
yllin me pese cepa
ne zemer e kam
se ate e mbajten
trimat partizane
************
hapa dollapa
syte i hapa
kush eshte mbrapa
i vdekte nana e baba (lol)
***************
Ndryshuar për herë të fundit nga hope31 : 05-07-2006 më 14:09
Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
:^proton
vjersha nga libri i abetares
Bashke me nje zog
Mbi degen e molles
me erdhi nje zog,
-Ciu-ciu-ciu,-
me tha:- Te kam shok.
Abetaren zogu
ne dore ma pa:
-Mesome dhe mua
te lexoj!-me tha.
Edhe ia filluam
qe te dy me ze:
Ai:-ciu-ciu!
Une:- A, b, c!
Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
:^proton
Vjersha e pare qe kam mesuar permendesh kur kam hyre ne klase te pare.Postuar më parë nga hope31
Buqja...
Sa ëmbël qeshet
e vogla Buqe,
i ka blerë baca
sandale të kuqe !
Ia urojnë shoqet
e shokët e vet:
“Sa të bukura Buqe
t’i mbash me shëndet!”
Embël qesh Buqja
si lulja në degë,
me sy e faqe
të kuqe si shegë...
Kjo ka qen poezi ime e pare qe kam mesua , shum e bukur...
Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!
Shpata e Skenderbeut
Nje femije afrohet
dhe ze flet ca fjale
- Xhaxhi Skenderbe
merrme pak mbi kale!
Vete s'mund te ngjitem
vete s'mund ta ngas
po me ty une dua
rrufeve t'u flas
Merrme "hop" mbi kale
ah, me prit paksa
t'i sjell uje kalit
ne se etje ka
Ule nje çast shpaten
dora t'u keput...
- Jo - tha Skenderbeu
se jemi ne lufte
Pa kete, mor djale
s'mund te kete liri
s'do te ish kjo peme
s'do te ishe ti...
Xhevahir Spahiu
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
S'e di neqoftese ju i keni postuar disa nga vjershat qe do shkruaj.
********
Mbi degen e molles
me erdhi nje zog
ciu ciu me tha
te kam shok
Abetaren zogu
ne dore ma pa
me meso dhe mua
te lexoj me that
edhe ja filluam
qe te dy me ze
ai ciu-ciu
dhe une A-B-C
--------------------------------------
Per nje M qe ti s'e ve
fjala mik behet ik
per nje D qe ti s'e ve
fjala dere behet ere
C'ben keshtu more Besnik
A i dhuet mikut ik?
--------------------------------------
Bufi beri dasem
qe te gjithe i ftoi
kukumjacken e harroi
kukumjacka u zemerua
pse s'me ftoi bufi mua
do t'i coja nje peshqesh
nje arush me kater vesh.
--------------------------------------
Mira kishte 8 gazeta
Dhe i ndau ne 8 veta
1-2-3-4-5-6-7-8
Opa dole.
--------------------------------------
Macja le te lahet
prape do te thahet
gjeli te kendoje
sa here te doje
po nuk pati re
po nuk bubulliu
s'bie shi mbi dhe
--------------------------------------
Mace mace budallaqe
pse s'i pret ato mustaqe
nuk i pres se jam semur
me 40 temperatur
--------------------------------------
Shi, shi lagashi
Vajti plaka ne mulli
Poqi dy kulac me hi
Nje e poqi, nje e dogji
Nje e hengri me gith zogj
--------------------------------------
Shqiponja
Hape krahet fluturove
thelle neper kaltersi
udhetove udhetove
cerdhen ku do ta besh ti?
Ty asgje s'ta mbushka syrin
as kjo peme, as ky gur
me ne fund moj trimerore
bere cerdhe ne flamur!
--------------------------------------
Mace mace pis pis pis
c'ka dollapi qe leviz
eshte miu kocomiu
gjithe pjatat i lepiu
i lepiu mire e mire
dhe i fshiu me peshqir
Linda pa deshiren time, do vdes pa deshiren time, me lini te jetoj ashtu sic dua vete
Krijoni Kontakt