KAM QEFĖ
Kur mami del me shoqet
unë mbetem në pasqyrë
I lyej buzët e kuqe
E thonjt me manikyrë
Dhe vesh kepucë me taka
Të dukem më e gjatë
Thërras të gjithë shoqet
Dhe qeshim bëjmë gallatë.
Kam qef të shikoj filma
kuptohet natën vonë
Unë dua veç të luaj
e diel të jetë gjithmonë
Kam qef shumë çokollatat
në shkollë të shkoj më rrallë
Ta ndjek modën si mami
dhe dua celularë!
gjerdan dua rreth gushës
unazën me flori
kam qefë të lyej vetllat
me pak rimel të zi.
dhe dua çantë me rripa
sahat dua në dorë
Të gjithë më thonë llasticë
Ti je llastica jonë.
Krijoni Kontakt