Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 167
  1. #121

    Poezi Për Fëmijë...

    Pershendetje antar/e, do doja nga ju n.q.s dini poezi per femije apo qofshin ato edhe tekste kengesh, t'i hedhim ketu

    Po ja nis une si nismetar i temes.


    1

    Xhepi im i vogel,
    c'fare kerkon nga mua?
    Nje shami te vogel ,
    per hundet e tua.


    2

    Kam nje kukull ne kuti
    kukull qe se ka njeri.
    I ka floket kacurrela
    dhe kepucet me kordela....


    3

    Teta teta bicikleta,
    Kush te vrau
    te keqen teta?
    Ai burri me mustaqe
    qe me dha 5 para.
    Cfare i bleve karamele?
    Karamele zana vijn
    nga Tirana..
    Nga Tirana Peshkopi,
    Ca numri do ti?
    Une dua treshin,
    macja kapi veshin,
    veshi u kuput,
    macja ra ne lluc,
    treni u nis
    macja u gris
    treni ndaloj
    macja shpetoi...



    Vazhdimi ju ngelet ju....
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga shefqeti11 : 19-03-2007 më 08:08 Arsyeja: .
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  2. #122
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mace ,mace pis pis pis,
    cka dollapi qe leviz,
    eshte miu kacamiu,
    gjithe pjatat i lepiu,
    na semuri camarroku,
    ndaj e hengri sot macoku.


    Dele,dele kucuvele,
    me ka blere babi nje dele,
    ajo eshte dele rude,
    e ka leshin shume te bute,
    mua mami me ka thene,
    edhe fjalen ma ka dhene,
    kur te qethim delen o,
    te ben mami nje triko!


    Xhaxhi Enver,Xhaxhi Enver,
    doren permbi zemer,
    ma vendos ngadale,
    ajo rref si zog,
    do te thote dy fjale,
    me dashurine tende,
    oh oh sa me kenaqe,
    per gjithe Shqiperine,
    me ler te puth ne faqe!


    Ah cna nxore mallin e femijerise,respekte per temen.
    "Carpe Diem"

  3. #123
    Qengji vogel rri mendueshem,
    be-be-ba!
    Pse me shef ashtu trishtueshem,
    be-be-ba!
    Eja hedhim bashke nje valle,
    dring-dring-dring,
    Une mbledh lule,
    ti ha bare,
    dring-dring-dring...


    Faleminderit DI_ANA
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  4. #124
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Marangozat Thuthuqe

    Neve jemi marangotha
    me thekith, e tharr, e zdukth
    prethim drratha, nguthim gothda
    thak e thuk e thak e thuk a thak.
    Ne punojme pa perthim
    ethe lothje th'kane ath pak
    thepthe jemi marangotha
    thak e thuk e thak e thuk e thak.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #125
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nje zog te vogel zuri nje djale,
    ai po dridhej dhe i thoshte ca fjale,
    si ste vjen keq se jam i mitur,
    si ty i vogel dhe nuk jam rritur,
    me pret im eze si ty jot eme,
    po te mos vete valle,
    cbehet mbreme?
    Atehere djali vogel mendoj,
    qau e puthi,pastaj e leshoj.
    "Carpe Diem"

  6. #126
    Po bie debore

    Qete - qete po bie bore
    Mbi qytetin tim,
    Kam dal ta shikoj ne oborr,
    Sec po me sjell gezim

    Me dite e me jave pres,
    Keto fjolla t'i shoh,
    Neser ne mengjes,
    Bardh do te jete kudo....
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  7. #127
    Ciu ciu cenxamiu,
    Vajti DI_ANA te daiu,
    Me se hengri?
    Me se piu?

    Me jani...
    E me fasule..
    Dhe i'u be barku daulle...
    brdhp... brdhp... brdhp....

    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  8. #128
    Bredhi i vogel
    ne dimer na mberdhi

    Ne shkuam e morem
    nga pylli ne shtepi

    Rreth tij u mblodhem
    te gjithe nji nga nji

    Rreth tij u mblodhem,
    festojm vitin e ri....
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  9. #129
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Bie shi lagashi,
    vajti plaka ne mulli,
    beri tre kulace me hi,
    nje u poq nje u dogj,
    nje e hengri me gjithe zogj.


    Bie bora floke floke,
    mbi shtepite e zotit gjoke,
    zoti gjoke me kemishe,
    dogji mjekeren ne pishe.


    Nje qengj pinte uje,
    brenda ne perrua,
    nje ujk e kish pare,
    dhe ju afrua,
    pse turbullon ujet,
    thirri gjakatori,
    sa kur e pa qengji,
    nga frika permori,
    ujet vete poshte,
    ti pi permbi mua,
    thote qengji mjere,
    qysh u turbullua?
    Jane 6 muaj,
    pse me kishe share,
    une skisha lere,
    ku te kisha pare???
    Per zotin tha ujku,
    ati yt me shau,
    dhe u hodh e zuri,
    dhe me dhembe e cau.


    PS......Njerezit e poshter dhe te ligj,mos i beni kurre miq!
    "Carpe Diem"

  10. #130
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA
    Nje zog te vogel zuri nje djale,
    ai po dridhej dhe i thoshte ca fjale,
    si ste vjen keq se jam i mitur,
    si ty i vogel dhe nuk jam rritur,
    me pret im eze si ty jot eme,
    po te mos vete valle,
    cbehet mbreme?
    Atehere djali vogel mendoj,
    qau e puthi,pastaj e leshoj.
    Kjo vjershe ka qene e preferuara ime ne femijeri...te them te drejten e kisha harruar...te faleminderit Di_Ana qe ma kujtove...

    Pa shikoni duart tona
    sa te vogla sa te njoma
    jane duar prej femije
    japin drite pastertie

    Duart tona ju ti doni
    mos i lodhni e shfrytezoni
    kurre me to mos abuzoni
    jane te shenjta,e kuptoni?!

  11. #131
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kam nje mace ne shtepi,
    as nuk ha e as nuk pi,
    po do mish e revani.

    Macja ime ka qe mbreme,
    me macokun eshte zene,
    oh sa mire,oh sa mire,
    ujku eshte egersire,
    oh sa keq,oh sa keq,
    turp per macen qe si flet.


    Shefqeti me kobure,
    vret hardhucka neper mure,
    mos i vrit o budalla,
    se hardhucka nuk te ha....(shaka)
    "Carpe Diem"

  12. #132
    Hahaha DI_ANA ngorç qe me shkrive me kete poezi, mu kujtua gjithmon e thoshim kur ishim te vegjel si per sfid ndaj shokeve tane ehhh kohe qe nuk kthehesh mbrapa....

    Ja dhe disa te tjera....


    Kjo e para per DI_ANA

    1

    O zogu mole...
    Bleket ku i ke
    T'i ka mal lalaska
    T'i ka bal fole...

    2

    Qe nga jugu ne veri
    rruge e gjate gjelberon
    si arusha neper male
    skoda ime fluturon

    Ec te keqen ec tamarrsha
    sepse kromi po na pret
    tytyty binte burija...
    me ngadale... se bagetija
    e kane mbushur rrugen plot.

    Mos u trembni dhent e mia
    se skoda ime ju do fort.

    3


    Lepurushi dhe maçoku

    Lepurushi
    veshllapushi
    me maçokun qimezi
    tek shetisin
    te dy tok
    na i zuri
    goxha shi.

    - O maçok
    i therriti shoku
    prit te marr
    nje çader doku
    Jo shkoj vete si veri
    tha maçoku qimezi
    Dhe rreshqiti tatepjete
    duke therritur
    -Jam atlet!

    Priste shoku
    çader doku
    shiu binte me litar
    koha ecte
    zvarre zvarre
    prit e prit
    na u merzit
    se maçoku qimeziu
    erdh pas shiut ate dite
    I tha shoku
    -Shkoi e vate
    i ra vlera çadres tate.


    4

    Fryjti era qe perjashta
    tundi perdet e mendafshta
    mos kujto se te harrova
    kartolinen ta dergova...


    P.S. Kerkoj ndjes per temen qe e kisha hapur ne vend tjeter por nuk me kishte rastisur te kaloja nga ky nenforum.
    Dhe njekohesisht nismetari i kesaj teme qenka Poeti i Nderuar Zoti Agim Doçi qe e pershendes shume dhe i uroj gjithe te mirat kudo ne jet.

    Pershendetje dhe per te gjithe ju qe keni sjell poezi me te vertet mallengjyese
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  13. #133
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    FLM prej teje

    Sikur boje te mos kisha,
    do ta prisja gishtin tim,
    dhe me gjakun qe pikonte,
    do te shkruaja kete urim!


    Era ulurinte ,
    brigjeve ne terr,
    zalli ushetinte,
    llaktari dhe tmerr.
    Dhe ne te perpjete,
    vrullshem pa u ndal,
    po luftonte çeta,
    hidhej mal me mal.
    Lufte legjendare
    por dikush troket,
    nena ne dritare,
    sheh birin e vet.
    Neno- hape deren,
    hasmi po me ndjek,
    mbrapa kam humneret,
    smbeti asnje shteg.
    Eger fryn stuhia,
    vdekja po m;rrethon,
    vetem dashurija,
    jote po me mbron.
    Luftetar i shkrete___
    ti sje biri im,
    se im bir ne çete,
    po lufton si trim.
    Kokeulur djali,
    çeten e arrin,
    se çpo tundet mali,
    nata oshetin.
    Kujton nenen e ngrate,
    dhe ne tym e zjarr
    hidhet ne shtrengate,
    kthehet fitimtar.
    Pershendet çlirimin,
    nenen me gezim,
    dhe nena puth trimin,
    "ti je biri im".
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 20-03-2007 më 07:06
    "Carpe Diem"

  14. #134
    Kam një qëngj, që ha bar

    Kam një qëngj, që ha bar,
    me një zile në qafë varë,
    kam një qëngj, një larosh,
    që ma quajn bukurosh.

    Giçi - giçi, blot me gaz
    unë e ndjell, ai vjen pas,
    be-be-be blegërin,
    vjen nga prapa e m’arrin.

    E me brirë, tak e tok,
    do të më hedhë m’u përtok,
    po s’më hedh, se më ka shok,
    prandaj lozim të dy tok.
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  15. #135
    Ne klas te pare!

    Nje lote ne faqe o nene kam pare..
    kur ti me solle ne klas te pare

    Te dridhej buza dhe rridhte nje lot
    dhe nuk e dije a mesoj dot..

    Por une mesova numra dhe shkronja
    dhe u bera nje vajz e zonja...







    Iliriana dhe Bleta!


    Iliriana ne mengjes, nenes i'u ankua..
    se mbi lulen me te bukur, bleta kish qendruar

    Eja nene shpejt te lutem,
    eja me ndihmo...
    shih si po e pickon bleta lulen,
    shih si po e prish..

    Jo moj bije, qeshi nena,
    bleta nuk e pickon lulen..
    thith prej luleve nektarin
    mjaltin na dhuron...





    Molla!


    Nje dite, dite e pare shtatori,
    befas nga canta mollen nxorra..

    sa cudi!, ne faqe te molles.. kish nje emer,
    ne faqen tjeter ish vizatuar nje zemer..

    Nese e kafshoja, do fshihej nje emer,
    dhe ne faqen tjeter do fshihej nje zemer..

    Se c'ndodhi me mollen...jo s'ka shume rendesi
    se s'u fshi nje emer..zemra eshte fuqi...




    nga nipi dhe mbesa ime,
    me dashuri per gjithe moshataret e vet
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  16. #136
    Mori leter vizatimi
    edhe lapsa mori plot
    vrapon Miri shpejt tek gjyshja
    dhe dicka ne vesh i thote

    Dua te te vizatoj
    qe ta ruash si kujtim
    dhe te gjitheve ti t'u thuash
    ma ka bere nipi im.

    Ja fytyra gjithe rrudha
    ja dhe syte ngjyre gri
    buzeqesh dhe pak moj gjyshe
    sa serioze rri dhe ti.

    _____________________________

    Tete germa DEBATIK
    sup me sup qendrojne
    qe nga lufta ato vijne
    shih si kuqelojne

    Tete germa si bajrak
    vijne lavdiplote
    flake lufte mbajne ato
    zjarr edhe barot

    Porsi ceta e pionierit
    sup me sup e krah me krah
    tete germa hark ylberi
    te medha

    Vijne ato nga ato vite
    dhe na sjellin shall'n e kuq
    brez pas brezi ato mbajme
    permbi sup

    Bej ti puth e bej t'i prek
    heshtur ato s'jane
    porsi vezme me fisheke
    gjithmone prane e prane

    Tete germa si bajrak
    vijne lavdiplote
    flake lufte mbajne ato
    zjarr edhe barot

    Porsi ceta e pionierit
    sup me sup e krah me krah
    tete germa hark ylberi
    te medha

    Vijne ato nga ato vite
    dhe na sjellin shall'n e kuq
    brez pas brezi ato mbajme
    permbi sup
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  17. #137
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga Leila
    Marangozat Thuthuqe

    Neve jemi marangotha
    me thekith, e tharr, e zdukth
    prethim drratha, nguthim gothda
    thak e thuk e thak e thuk a thak.
    Ne punojme pa perthim
    ethe lothje th'kane ath pak
    thepthe jemi marangotha
    thak e thuk e thak e thuk e thak.
    Uau.. Here e 1 qe e degjoj apo lexoj kete ....Kjo eshte tja mesoj goces time qe eshte thutho (per shkak moshe)..
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  18. #138
    Disa mund ta ken degjuar, disa mund ta ken luajtur, dhe disa te tjer jo...une po e hedh per keta te fundit...

    Une dhe xhikja!

    Une: O Xhikeeeee!
    Xhikja: Lepeeee!
    Une: Cfare ke n'ato xhepeee?
    Xhikja: Fleta qepeee!
    Une: Kujt ja shpieee?
    Xhikja: Sime bijeee!
    Une: A me jep ca muaaa?
    Xhikja: Te jap te jaaap!
    Une: A te vij brendaaa?
    Xhikja: Hajde hajdeee!
    Une: Po se mos me haj qeniii?
    Xhikja: Jo jo se e kam te lidhuuur!
    Une: E mire, po vij...

    momenti kur une vete per tu futur brenda te Xhikja...


    Une: tak...tak..tak

    ketu kemi qenin e Xhikes, por qe e ben xhikja ne loje!

    Xhikja: Hum..hum..hum...

    Une: O le..le..le.leee me hengri qeniiii...
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  19. #139
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Ty ty ty erdhi kamioni
    solli drute te Jetoni
    ty ty ty e pi pi
    a ka njerez ne shtepi

    ngrihet gjyshja cale cale
    nga me iku sot ky djale
    del Artani borizani
    jep kushtrimin luftarak
    gjyshen plake ta ndihmojme
    bukur drute tia stivojme

    ....


    ...


    rrofshi djema i uron
    gjyshja plake ne ballkon .


    kaq mbaj mend .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  20. #140
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Faleminderit per plotesimin e kesaj teme... lloj lloj vjershash na keni sjell...
    Cuteness !

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. Poezite e preferuara te Nimf
    Nga nimf në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 10:03
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •