Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 167
  1. #81
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    More, po kengen e qengjit te vogel pse nuk e paska thene kush ?

    Mbaj mend, ne fshat tek gjyshja, zgjoheshim heret atehere, vere dimer ne oren 5 te mengjesit ishim ne kembe, ngaqe binim heret pra ne gjume, ku kishim televizor atehere aman dhe ju...

    Dhe sapo ngriheshim, une futesha aty ku ndizej zjarri ne vater, shkarpat kercisnin e ne femijet uleshim perreth dhe radio Tirana ia merrte ne oren pese fiks : Ju flet Radio Tirana dhe pastaj vinte kengen qe akoma sot e kam ne vesh

    Qengji i vogel rri mendueshem
    beee beee beeee
    pse me sheh ashtu trishtueshem
    beee beee beeee
    .....

    e pastaj nuk e mbaj mend por permendej nje here fjala kooperative... Ku ta gjej edhe nje here ate kenge, isha i vockel fare, ama si zog kam qene qysh atehere

  2. #82
    . Maska e delisa
    Anëtarësuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    Ncuk Ketu !
    Postime
    248
    hahah ca kujtimesh... Bravo per temen

    na futi ne nostalgji, na kujtoi femijerine. Vjershat qe i mesonim permendesh dhe qe na detyronin prinderit ti recitonim kur vinte njeri ne shpi :P

  3. #83
    neper drite Maska e mbreta
    Anëtarësuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Qengji vogel blegeron
    beee, beee, beee,
    e me brina mua me m'shon,
    beee, beee, beee,
    nuk me m'shon se me ka shok
    beee, beee, beee,
    do te lozim te dy tok'
    beee, beee, beee.
    What goes around, comes around

  4. #84
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    More, po kengen e qengjit te vogel pse nuk e paska thene kush ?


    Qengji i vogel rri mendueshem
    beee beee beeee
    pse me sheh ashtu trishtueshem
    beee beee beeee
    .....

    Qengji i vogel pse mendueshem
    bee beee bene
    pse me sheh ashtu trieshtueshem
    beee beee beee

    Eja eja bash ne are
    ting tring tring
    Une mbledh lule , ti ha bar
    ting tring trin

    Babi sot me ka premtuar
    qengji im
    ne koperative me te qua
    qengji im

    Do te jem bari i fshatit
    tring tring tring
    Do te kullos ne brigje te shpatit
    tring tring tring


    me tutje sme kujtohet !!!

  5. #85
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Citim Postuar më parë nga Foleja_

    Eja eja bash ne are
    ting tring tring
    Une mbledh lule , ti ha bar
    ting tring trin



    me tutje sme kujtohet !!!



    Eja eja bashke ne are
    ...
    ....
    tring tring tring


    permiresim gabimi

  6. #86
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Qingji i vogel , eshte kenge per femije , nuk hyn te vjershat qe kena mesuar ne fillore . lol

    Ka qene nje " Artani Borizani " ... o zot sa qef e kisha kur e recitoja .

    Se mbaj mend mire , por po sjell disa vargje qe me kujtohen , kush e di te plote le ta shkruaje .

    Ty ty ty ty ty
    dhe Pi pi pi ,
    a ka njerez ne shtepi

    ngrihet gjyshja cale - cale
    nga me iku valle ky djale ?

    Del Artani Borizani
    jep kushtrimin luftarak
    mblidhet ceta 20 veta
    vrap me hapin ushtarak
    gjyshen plake e ndihmuan
    bukur drute ja stivuan

    Rrofshi djema i uron
    gjyshja plake ne ballkon
    etc etc . ( kaq mbaj mend )
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #87
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga Foleja_
    me tutje sme kujtohet !!!
    Shume faleminderit Foleja

    E kam akoma ne vesh muziken dhe ate zerin e atij qe e kendonte. Nuk e di ç'behet tani ai çuni, por ama ka qene nje kenge qe ma merr mendja zgjon mall tek shume e shume vete.

    Vjersha, me duket se i kam harruar, kane qene ca vjersha te atij Fatos Arapit, me gjermane e partizane por mbaj mend qe nuk kam recituar kurre, deri nga gjimnazi ku aty me duhej mesatarja Papapapa sa turp qe kisha ! Ama edhe mesueset nuk me ngacmonin, e dinin qe se hapja gojen per qamet...

  8. #88
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    oiseau en vol !
    Cme kujtove nje poezi me partizanet ,haha


    Partizan i vogel jame
    as pushke nuk kame
    luftoj per liri
    gjersa te kem fuqi
    s'trembem kurre njehere
    se jam trim Pionier.

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Unë do të postoj edhe kësaj radhe një poezi timen të posa shkruajtur për fëmijë:

    IK DIMËR TË VIJ PRANVERA

    1.
    Dëbora që ka rënë sivjet
    Nuk e ka si dikur bardhësinë,
    Është e ftohët, akull fare
    Nuk sjell si më parë lumturinë

    2.
    Gëzimin që fëmijët kishin
    Kur dikur binte dëborë,
    Më se kanë, se s’dalin të luajn
    Rrijnë mbyllur me kompjuter në dorë!

    3.
    Faqet nuk iu skuqen sikur molla
    Kur gjuheshin me topa me dëborë
    Kur vraponin dhe rreshqitnin
    Varg të kapur dorë për dorë!

    4.
    Tani dimri i zemruar
    Nuk do të rrijë sikur përherë,
    Shpresoj të ik sa më parë
    Që të vijë e bukura pranverë!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    me lejoni ne ket mes, per nipen time me mall...nje vjersh!
    pikerisht per kete vitin e ri 2006-
    ne ni (enderr)!

    GEZUAR VITETE E FEMIRIS*
    **********************
    Gezuar gezuar moj Princesh*
    Ta kushton, gjyshja kete vjersh...!
    O sa bukur qenke vesh,
    Ti more princesh*
    Gezuar Vitin e Ri.
    Viti i vjeter po na shkon, kaperceu male me bor...)
    Tani erdhi Viti i ri... plot me gaz e lumturi!
    Sa i gezuaeshem per Femije....*
    E per ty ne veqanti!
    Gjyshja ne (enderr) po te shef,
    Si vertyte, plot me gjethe.....
    Dor per dore... me Femijet ne qerdhe,
    Moj e gjyshes pellumbesh
    Sa qenke rritur moj Fortese*!
    ************************
    Rreze diellit mbi mua leshove*
    Hape krahet me (perqafove)
    Te me thuash diqka? sa shum u mundove!
    Gjyshe e dashur ste,kam harruar,
    Foton tende e mbaj ne duar)
    Nani dhe Babi me kan kshilluar,
    Te mbaj, ne mend per mos t'harruar!
    Gjyshe e dashur kam per t'then
    Shum gjera te bukura mi ke len,
    Sa shum gjera ti, mi ke mesuar....
    Ne veren qe shkoi kur m'ke vizituar,
    Vjershen me te bukur*
    Nga ti kam mesuar,
    Gjitha do i ruaj, ty per ti recituar....
    Gjenerates time kete ua kam treguar!
    ********************************
    Sa me vemendje,isha duke e ndegjuar
    Sikur nje, e rritur fjalet radhitur....
    Vjershen filloi ngadale recituar!
    Ne perqafim e mbaja duke ledhatuar*
    Ma thoshte vjershen si e kisha mesuar,
    Gezimi dhe vaji, me kishin (kapluar)!
    ******************************
    Nga zeri i saj duke belbezuar,
    Si nje zoge e vogel, kengen filluar.....
    Mbrenda asaj (enderre) dukesha e gezuar!*
    Kengen qe ia mesova se kishte harruar...
    Ta la la ,ta la la, kush nje Qik(goce) a e ka pa?
    Eshte me e bukura ne kete dynja!
    Goje sheqere qokollade
    Ma e bukura e kesaj Bote*
    E ka emrin Fortes*
    Shum e don gjyshja e vet!
    Te kam diell* e te kam yll**
    Si zog ne zemer, te kam (mbyll)!
    **************************


    ``````````````````````````````````````````
    oh,kjo enderr lart ne qiell me paska ngritur!!!
    me paska bere si te mahnitur,
    vall,qesht kjo rer?
    shi mbi mua!
    Perrreth meje (shushuritur)"
    ne skaj te botes e larguar,
    ...ne mes te reve e (hutuar)!

    nga hajla,Rugovase!
    anetar te nderuar, besoj se nuk ua kam bezdisur rreth kesaj vjershe,ne ni (enderr)
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  11. #91
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Ja me rastin e viti të ri edhe një poezi e vogël për fëmijë:

    BABADIMRI ME DHURATA

    1.
    Ja po vjen ky vit i ri
    Bashk me borën që po bie,
    Babadimrin me mjekërr të bardhë
    Po e presim që të vie!

    2.
    Me karrocë ndërtu prej arit
    Që vjen shpejt sikur shtëngata,
    Thesin e madh të mbushur
    Përplotë me dhurata!

    3.
    Çdo fëmijë që ka qenë i mirë
    Me gëzim të madh e pret,
    Ngase n’thesin e stërmbushur
    Një dhuratë për te do të ketë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Poeti : 31-12-2005 më 05:25
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e ilirida
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Postime
    12
    Pershendetje juve

    Ju sjelli edhe une disa poezi per femije


    MARGARITARET E GJUHES

    Tridhjete e gjashte
    margaritare,
    jane dhurate
    per klase te pare.

    Dikur s'dija
    te lexoj fare,
    asnje fjale
    ne abetare.

    I mbusha fletoret
    me margaritare,
    une voglushi
    i klases se pare.

    Nje pjese te nates
    e bera dite,
    A, E, U,
    Duke pershperite.

  13. #93
    i/e regjistruar Maska e ilirida
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Postime
    12
    Atdheu

    I mora A-ne atit,
    ne te ishte dhe nena,
    i mora T-ne tokes,
    ne te ishte edhe zemra,
    i mora D-ne detit,
    ne te ishte dhe qielli,
    i mora H-ne henes,
    ne te ishte dhe dielli,
    i mora E-ne eres,
    ne te ishte dhe shiu,
    i mora U-ne ujit,
    ne te ish dhe njeriu,
    i lidha gjithe bashke...



    Odhise Grillo

  14. #94
    i/e regjistruar Maska e ilirida
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Postime
    12
    TIRE, TIRE


    Tire, tire, tire
    Moj gjyshja Nadire!
    tire lesh prej dele
    Te me besh fanelle!
    Mire te me rrije,
    Dimrit t'mos me ngrije.
    Tire mire e holle
    Qe te shkoj ne shkolle!
    Te me ket dhe hije
    Se jam cun malsie

  15. #95
    i/e regjistruar Maska e ilirida
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Postime
    12
    C'DO TE BEHEM

    Ne u befsha traktorist,
    murator, elektricist,
    gjeolog, a infermier,
    kudo do te punoj me nder.

    Po te behem aviator,
    marinar a minator,
    do te punoj une me gezim,
    per lavdine e vendit tim.

    C'do te behem nuk e di
    Pse ende jam femije;
    por sot duhet te mesoj,
    qe te di si te punoj.

  16. #96
    i/e regjistruar Maska e ilirida
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Postime
    12
    Blerta na harroi gërshetat


    Nena dhe babai
    na e pyesin :
    - Blerte,
    Cfare vizatove
    permbi ate flete?

    - Vizatova veten,
    a nuk e shikoni?
    Ju jeni te rritur
    si nuk e kuptoni?

    -Po c'ke ngaterruar
    blete edhe qershi
    flutur e kalem
    molle dhe kuti?

    Jo asgje, asgje
    nuk kam ngaterruar,
    ne fletore veten
    une kam vizatuar!

    Po habitet nena
    babai ben cudi...
    - Ti nuk je kalem,
    ti nuk je kuti!

    Molle edhe qershi
    ti nuk je, moj Blerte,
    pastaj ketu c'duan
    nje flutur,
    nje blete?

    - Jua thote gjyshja
    pritni kur te vije...
    - Kur s'e dime ne
    gjyshja s'mund ta dije!

    - Jo e di, e di!
    Gjyshe moj, vrapo,
    se c'kam vizatuar,
    eja na trego.

    Ja ku erdhi gjyshja,
    vizatimin pa...
    - Kjo ketu eshte Blerta! -
    prinderve u tha.

    Se, kur afron mbremja
    edhe do te flere,
    i kendoj nje kenge,
    qe gjumi ta zere.

    Gjumi mbi qepalla
    vete edhe vjen
    une, nje kenge, mbeses
    nis edhe i them :

    " I ke faqet molle,
    syte si qershi
    hunden si kalem,
    gojen si kuti".
    Pa, i them : "Je blete"
    Pa i them : "Je flutur",
    se eshte punetore,
    sepse eshte e bukur.

    Pra ne vizatim
    eshte vete Blerta
    vecse ka harruar
    te beje...gershetat!


    Odhise Grillo

  17. #97
    i/e regjistruar Maska e ilirida
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Postime
    12
    Balada e burrave


    Kam pasur një gjyshe
    mbi të gjitha gjyshet,
    kur ajo tregonte,
    heshtnin dallëndyshet.


    Kur fliste ajo,
    mbanim vesh dhe gurët,
    thaheshin mocalet,
    lulëzonin drurët...


    Po ku je, moj gjyshe,
    se më dogji malli,
    je prapa një ylli,
    a prapa një mali?


    Kur të kujtoj ty,
    këngët e përrallat,
    gjumi edhe sot
    vjen m'i mbyll qepallat...


    Moj e mira gjyshe,
    kur të sjell në mend,
    më kujton një re,
    më kujton një shkëmb.


    Po c'shkëmb më kujton,
    cfarë reje vallë
    aty ku rreh deti
    dhe si mal ngre valë?


    Më kujton shkëmbinjtë
    në Vuno, përposh,
    pa më kujton retë
    përmbi Mjegullosh.


    Kur isha i vogël,
    shpesh të kam pyetur:
    - Këta shkëmbinj c'janë,
    pse rrinë të heshtur?


    Dhe ti më tregoje,
    gjyshe gojëmjaltë:
    E di pse qëndron
    ky fshat e kjo baltë?


    Se në krahë i mbajnë
    shkëmbinjtë me thinja
    nën qiellin me diell
    dhe me vetëtima.


    Po shkëmbinjtë c'janë,
    mund të më tregosh,
    që me valë i rreh
    deti kaltërosh?


    Burrat që s'e lanë
    vetëm këtë vend,
    që mbetën në fshat
    dhe u bënë skëmb...


    Ata përmbi supe
    mbajnë këtë dhe,
    ku ka mbirë ulliri,
    ku jetojmë ne.


    Po retë në qiell
    cfarë janë vallë?
    Përse vijnë e ikin
    dhe përse qajnë?


    Janë kurbetllinjtë
    që ikin më natë,
    që i lanë pas
    fshatin edhe gratë.


    Edhe shkuan larg,
    të huaj, të shkretë,
    me ditë e me javë,
    me muaj, me vjetë.


    I hëngri kurbeti
    dhe në vend të largët
    hapën varr për vete,
    për ne hapën plagët...


    Tani i merr malli
    edhe bëhen re,
    vrapojnë në qiell
    dhe vijnë te ne.


    Me lotë të nxehtë
    mallin zënë e derdhin,
    pastaj nisin kthehen
    prapë andej nga erdhën.


    Na u dhemb në zemër
    edhe plagë e kanë,
    që morën kurbetin
    dhe fshatin e lanë.


    Shkëmbinjtë e Vunoit
    dhe retë që qajnë,
    janë fshati ynë,
    janë burrat tanë!


    Kam pasur një gjyshe,
    mbi të gjitha gjyshet
    kur ajo tregonte,
    heshtnin dallëndyshet!



    Odhise Grillo

  18. #98
    i/e regjistruar Maska e adibela
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    larg dhe afer
    Postime
    46
    Mace mace pis pis pis
    c'ka dollapi qe leviz?
    Eshte miu kocmiu
    gjithe pjatat i lepiu.

    **************

    Kam nje kukull ne shtepi,
    kukull qe s e ka njeri.
    I ka floket rrela rrela
    dhe kepucet me kordela.



    keto i kam ne maje te gjuhes se beba jone 1vjec e gjysem i thote sipas menyres se vete dhe na shkrin gazit.

    u mu kujtua dhe nje tjeter e leximit te klases se pare.

    Per nje d
    qe ti s'e ve
    fjala dere
    behet ere.
    dhe shtepia
    mbet pa dere

    Per nje M
    qe ti s'e ve
    fjala mik
    behet ik

    c'ben keshtu more Besnik
    a i thuhet mikut ik?
    koha eshte armiku i vetem qe kam

  19. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    Citim Postuar më parë nga s0ni
    YLLI I VOGËL

    Ylli i vogël lart në qiell

    Duket porsi zjarr në pyell

    Sipër dheut lart qëndron

    Xixa-xixa, xixëllon

    kjo me kujtohet pasi tregonte qiellin dhe nje femi duke pare yjet...ngaqe me pelqente piktura kaq shume, kjo poezia ishte me e preferuara

    Adibela nice ones
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  20. #100
    ** ParT oF mY LiFe ** Maska e LoveLyBruneTT
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    *** Same plaCe I was Last niGht ***
    Postime
    805
    Miu miu koco miu
    gjithe pjatat i lepiu
    (pastaj sme vjen ndermend) help? dam
    ****************************************

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. Poezite e preferuara te Nimf
    Nga nimf në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 10:03
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •