Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 167
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-09-2003
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    9
    hallall ta bofte zoti sirene
    THINGS WHICH ARE BEAUTIFUL
    ...WANT TO BE LOVED
    &YOU ARE BEAUTIFUL
    ...BECAUSE YOU LOVE

  2. #42
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Dita e parë e shkollës

    Eshtë e bukur dita e parë
    Me qejf e pres gjithmonë!
    Ja shkolla, ja dhe shokët;
    -Nxito t'i takojmë!

    Klasa e lyer gjithë drite
    Hyj dhe zgjoj kujtime!
    Bankat rresht, tabela e zezë
    Pergjigjet në mësime...

    Gëzim ndjej dhe buzëqesh;
    Gjithçka e shoh me mall
    -Dëgjoni! Ja po tingëllon
    Sërish zilja e parë...
    Cuteness !

  3. #43
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Dimri

    Dimri plak po afron.
    Shiu bie pa pushim.
    U tha bari i njomë
    Era frun me tërbim.
    vetëm borë s'ka rënë,
    shiu radhën s'ia ka lënë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Cuteness !

  4. #44
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Fëmijëria

    E bukur, e bukur
    si vetë dashuria
    E ëmbël, e ëmbël
    si vetë fëmijëria.

    Ne lozim, ne qeshim
    ne vrapojmë me gaz,
    kur mbledhim ne lule
    këndojmë buzagaz.

    I duam ne lulet
    dhe fluturat, dhe bletët
    ne jemi të brishtë
    si vete lulja e gjelbër.

    Ne jemi plot ëndërra
    ne jemi fëmijë
    ne jemi të vegjël
    dhe plot lumturi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Cuteness !

  5. #45
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Ankimi i grenzës

    Një ditë grenza po ankohej,
    Pse si bleta nuk trajtohej?
    Pse i bëjne bletës shtëpi?
    Sh atë s'e do njeri?
    Thoshte grenza duke qarë:
    -Unë si bleta thith nektarë,
    unë si bleta të pickoj,
    pse s'jam bletë s'e kuptoj.
    Kam dhe vija, kam dhe fletë,
    trupin e kam krejt si bletë.
    Përse bletën e pëlqejnë,
    kurse mua me urrejnë?
    Ti si bleta je vërtetë,
    po në punë bletës s'i ngjet.
    Ti i mbush hojet me baltë,
    kurse bleta plot me mjaltë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Cuteness !

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262

    Re: Poezitë e preferuara për fëmije ...

    Postuar më parë nga Sirena_E_Vogel
    Duart Tona

    Pa shikoni duart tona,
    sa të vogla, sa të njoma !

    Duart tona punëtore,
    vizatojnë në fletore.

    Presin bukur me gërshërë,
    qepin kopsa me gjilpërë.

    Mbajnë tulla mbajnë gurë,
    durat tona s'lodhen kurrë.
    ohhh me kujtove kur isha ne klasen e pare qe e lexova kte
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    shume poezi te bukura, flm qe i postove sirena
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  8. #48
    Hu
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    fole
    Postime
    86
    Postuar më parë nga Sirena_E_Vogel
    Kisha ca libra te klases se pare ne shtepi, kur po i lexoja nje dite
    thash, pse mos ti ve disa vjersha tek "Vogelushet Shqiptar".
    Disa prej tyre jane nga Leximi 1, dhe disa te tjera nga libri "Festa e Abetares" LOL
    Kete leximin nje ne ca klase e fillonim ne se me ka dale fare nga mendja?
    Marre nga legjenda me 5 vellime "Qerosi, vellezerit dhe Kucedra".

  9. #49
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Postuar më parë nga Neandertal
    Kete leximin nje ne ca klase e fillonim ne se me ka dale fare nga mendja?
    Kur mbaronim librin e Abetares, benim
    Festen e Abetares, pastaj fillonim leximin 1

    dhe kam harruar te vendos vjershen me te rendesishme
    ne ate liber

    Gjuha Jone (nga i madhi, Naim Frasheri)

    Gjuha jonë sa e mirë!
    Sa e ëmbël, sa e gjerë!
    Sa e lehtë, sa e lirë!
    Sa e bukur, sa e vlerë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sirena_E_Vogel : 07-10-2003 më 14:40
    Cuteness !

  10. #50
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Disa fabula humoristike nga Dionis Bubani

    Arusha futbolliste

    Luante arusha
    me një top dëbore
    kur zbardhonte fusha,
    ditë dimërore...

    Por erdhi pranvera!
    Arusha në fushë
    doli si përhera,
    por, ah, ç'e kishte gjetur:
    nga rrezet e diellit
    topi ishte tretur...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Cuteness !

  11. #51
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Njolla ne fletore

    Njolla në fletore tha:
    - Me vjen keq fletoren ndota,
    nuk më falet kjo hata,
    po më tall e tërë bota...

    Dhe më vjen keq, se për dreq,
    (askënd nuk mbaj me hatër)
    por më shtyne, rashë keq
    dhe mbulova aty... një katër!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Cuteness !

  12. #52
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Iriqi i sëmurë

    U sëmur iriqi i shkretë,
    termometri mbi dyzetë,
    Farefisi, pas zakonit,
    iu drejtua injeksonit...

    - Po zbuloja ti një çikë,
    nuk të dhëmb, hiç mos ki frikë!
    ... Por u hodh përpjetë doktori,
    se u shpua vetë i gjori.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Cuteness !

  13. #53
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Mjekra e cjapit

    Cjapi shiste mend me okë.
    - S'ka si unë përmbi tokë,
    prandaj fort i lumtur jam,
    mjekra ime po lë nam!

    Kur vë zyze në oborr
    dukem goxha profesor!
    - Ke, o cjap, mjekër të lashtë,
    por, ç'e do se je tru-kashtë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Cuteness !

  14. #54
    Hu
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    fole
    Postime
    86
    Postuar më parë nga Sirena_E_Vogel
    Kur mbaronim librin e Abetares, benim
    Festen e Abetares, pastaj fillonim leximin 1


    [/B]
    Ajo qe nuk kam te qarte eshte nese keto i benim te dyja ne klase te pare apo abetaren ne klase te pare dhe leximin ne te dyten?

    Vjershat shume te bukura yrraaaaa.
    Marre nga legjenda me 5 vellime "Qerosi, vellezerit dhe Kucedra".

  15. #55
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Postuar më parë nga Neandertal
    Ajo qe nuk kam te qarte eshte nese keto i benim te dyja ne klase te pare apo abetaren ne klase te pare dhe leximin ne te dyten? Vjershat shume te bukura yrraaaaa.
    Po ne klase te pare ore cun, prandaj ka edhe nje 1 nga
    mbrapa leximi, dhe kur je ne klase te dyte ne vend te 1 eshte 2
    Cuteness !

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-09-2003
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    5
    shumë poezi te mira moj ke shkruar te lumshin duart
    respekt

  17. #57
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Faleminderit Hajrie...
    Mundohemi t'i bejme qejfin vogelusheve shqipetare, po ne
    te njejten kohe, i lexojme vete dhe na kujtojne femijerine
    Cuteness !

  18. #58
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Po e ve nje vjershe se dje mu kujtua

    Lepurushi im

    Kam një lepurush
    të bardh si bora
    loz me të pëditë
    më lëpin tek dora.
    Kur i jap të hajë,
    lakra dhe karrota
    vesh i gjatë i tundet
    sa i tundet koka.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Cuteness !

  19. #59
    Catch me if u can c me!!! Maska e invisible girl
    Anëtarësuar
    10-09-2003
    Vendndodhja
    A very invisible place!!
    Postime
    405
    Po shkruaj edhe une pak ne kete teme qe me pelqeu SHUM!
    kete Poezi(vjersh! Whatever) e kam ba per motren time.
    Kur ishte motra e vogel(Ohhhhhhhh nuk po ju tregoj se nuk lexoni poemen)

    KUSH TA KISHTE FAJN

    Ti bebe ishe
    E si kishim me te tregu
    Se ka gjuh te ndryshme
    E se si me i mesue

    E gjuhe e huaj
    e mesoje krejt pa kuptue
    por ne kete bote
    ska vetem dy gjuhe
    ka sa te duash
    sa smundesh me i numerue
    PO PO ka edhe english
    jo vetem shqip edhe Gjermanish

    Tre vjeqe ishe ti
    kur ne nderruam vend e shtepi
    porseri gjuh tjeter me mesu
    A thua Gjermanisht
    kishe me harru

    edhe ..........
    Nje dit telefoni cingeron
    e shoqja jote nga gjermani telefonon
    e nis ti me te bisedon
    Por per pese minuta
    telefonin ne toke leshon

    O mami O mami
    Qan e bertet
    hajde nje her e shif
    mua çfar me ka gjet

    Se goja shum me asht smue
    E me Katin snundem me bisedu
    Dua te Doktori
    Shpejt e shpejt me mé que
    E ilaqe te mira me marr per mu

    O moter e dashur
    ti ishe e vogel e si ta kuptoje
    se gjermanishten kishe fillu te harroje
    e gojen tane fajsoje e fajsoje
    e kujtoje se me ilaqe e sheroje

    Per ne fund te fundit
    sa mire qe qajshe e bertitshe
    e inatin nga vetja
    me te qame e nxirrshe

    NOTEe falni se nuk e di mir shqipen
    If u r successful,u will win some false friends and some true enemies; Succeed anyway.

  20. #60
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Shume e lezetshme kjo Invisible Girl
    Temen nuk po e kuptoj, a duhet te veme vjersha
    qe i kemi krijuar vete,apo ato qe na kane ngelur
    ne mendje... Nejse, nje dite po degjoja kushuririn
    e vogel qe po thoshte kete vjershe, dhe mu kujtua

    Rosat po lahen brenda ne liqen
    koken ulin poshte, bishtin lart e ngrene,
    lahen pastrohen o per bukuri,
    pastaj ga-ga-ga shkojne per ne shtepi
    Cuteness !

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. Poezite e preferuara te Nimf
    Nga nimf në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 10:03
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •