Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4
  1. #1
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,429
    Faleminderit
    0
    64 falenderime nė 56 postime
    Dialekti si strehė dhe si rezistencė
    nėn shembullin e tironēes

    Nga Ardian Klosi

    Gjuha jeton pėrmes dialekteve, qė janė limfa e jetės sė saj. Kjo e vėrtetė megjithatė shpesh harrohet dhe dialektet shihen si njė shfaqje „historike“ dhe e tepėrt, qė njeriut modern nuk i duhet. Sidomos nė kohėn tonė tė globalizimit dhe masmediave dialektet shumėkund janė nė tkurrrje dhe shuarje tė plotė. Nė rast se, nė globin tonė ēdo dy javė shuhet njė gjuhė, sikundėr e nxirrte njė studim amerikan i para disa muajve, dialektet mund qė ndoshta treten dita-ditės.
    E prapėseprapė askush nuk mund tė thotė se ka rėnė kambana e dialekteve ose tė folmeve tė veēanta dhe se njeriu modern nuk do t’i rikthehet edhe nė kėtė pikė asaj ēka i kanė lėnė trashėgim shekujt. Nė shtjellimet e mėposhtme dukuria do tė vrojtohet nė shembullin konkret tė dialektit tė Tiranės: Si ka jetuar e mbijetuar ai, ē’e ardhme e pret vallė? Nė hartėn dialektore tė Shqipėrisė Tirana me fshatrat e saj bėn pjesė nė tė folmet e gegėrishtes jugperėndimore, dmth. nė njė zonė qė pėrfshin ē’pėrmbledh trekėndėshi Durrės-Elbasan-bregdet. Por edhe brenda kėsaj zone Tirana ka veēantitė e saj gjuhėsore, tė cilat kėtu nuk ėshtė vendi t’i rendisim me hollėsi, por megjithatė ndoshta pėr t’i cekur ato mė kryesoret, ato qė japin tingėllimin e vėrtetė ‚tironas’.
    Ashtu si shumica e dialekteve tė gegėrishtes edhe e folmja e Tiranės ka zanore tė gjata, tė mesme e tė shkurtra, ka zanore hundore, i asimilon tingujt mb, nd, ngj nė m, n, nj (mājta, nava, njita etj.), grupin va e bėn vo (voj, vorr, votėr), pėrdor infinitin e tipit me shku, me punu, formėn e pakryer tė foljeve e ndėrton me sh: merrsha, bojsha etj. Kėtyre do t’i shtonim disa veēori, qė janė tipike ‚tironēe’: Zanorja a e theksuar bėhet ō: dhōnri, fullōnza, kom mor, moca, kurse a-ja e patheksuar shpesh del si o: gamori, damotja, aborri (Kur ishim fėmijė tregonim edhe kėtė anekdotė: Mėsuesi tironas u thotė nxėnėsve: „Sot, tė dashun nxonės, do morim gėrmėn O. Pėrsrisni bashkė me mu: As-mo-ni-„ – fjala ishte pėr Osmanin); diftongjet ue, ye, ie zakonisht janė tkurrur nė u:, y:, i:, duke u zgjatur kėto zanore: gru, ftu, kryt, t’lyn, mill, qill, dill. Zanorja ė kur ėshtė e patheksuar shumė shpesh nuk dėgjohet: kpuc, knet, shnet, gzim, klysh etj. Fjalėt me burim turk theksohen nė rrokjen e parafundit: pįre, kįfe, xhįde, budįllė, bakllįvė, ndėrsa disa fjalė tė tjera e marrin theksin nė fund: kaqķ, aqķ, gadķ etj.
    Ndoshta edhe kėto pak karakteristika mjaftojnė pėr tė krijuar pėrfytyrimin e sė folmes origjinale tironase, ku dallon nė radhė tė parė hundorėsia dhe ndėrrimet zanore qė pėrmendėm. Pėrfytyroni qė njė fjali e gjuhės letrare si: „Ku t’i fshihem babait se mė hėngri macja bakllavanė“ nė tironēe do tė tingėllonte: „Ku me iu mēef babs se m’hōngri moca bakllavėn“ dhe e keni marrė aromėn e veēantė tė kėtij dialekti. Ėshtė interesante tė vihet re, sidomos me kalimin e tingullit hundor ā nė ō, se tironēja afron mė shumė pikėrisht me skajin tjetėr tė tė folmeve gege, me kosovarishten.
    Por flasim gjithmonė pėr hartėn dialektore tė Shqipėrisė dhe njė gjendje qė mbizotėronte nė Tiranėn para 1944-s. Deri nė atė kohė, nė dekadat e para tė shtetit shqiptar, e folmja tironase u zgjerua dhe u bė mbisunduese nė kryeqytetin e ri tė Shqipėrisė; kjo pėr dy arsye: mėnjanė u zgjerua jeta tregtare dhe ajo e zanatēinjve, sidomos me Pazarin e Vjetėr; sė dyti, gjuhė zyrtare e Shqipėrisė ishte vendosur qė nė vitin 1918, me Komisinė Letrare tė Shkodrės gegėrishtja jugore, konkretisht elbasanishtja, qė duke mos qenė larg tironēes ndihmoi qė kjo e folme tė mos humbte asgjė nga karakteri i saj i mirėfilltė.
    Natyrisht qė vendosja e pushtetit komunist mbas 1944-s do tė ndryshonte shumė gjėra nė tė folmet e Tiranės, sikurse ndryshoi nė gjuhėn zyrtare tė saj dhe tė gjithė Shqipėrisė. Dihet se toskėrishtja u bė menjėherė mbisunduese, ngaqė edhe shumica e brigadave partizane dhe e udhėheqėsve komunistė vinin prej Jugut tė Shqipėrisė. Nė vitin 1972 gjuhė standarde e Shqipėrisė u vendos toskėrishtja me disa ndryshime tė vogla njėsuese, duke u ndaluar njėkohėsisht shkrimi dhe pėrdorimi publik i varianteve gege. Nė Tiranė erdhėn e u vendosėn shumė familje nga gjithė Shqipėria, por kryesisht nga qytetet dhe fshatrat e jugut, si tė zonės sė Vlorės, Gjirokastrės, Korēės etj. Nga ana tjetėr armiqėsimi me Jugosllavinė dhe izolimi gjithmonė e mė i madh i Shqipėrisė bėnė qė Tirana tė mos ketė mė asnjė lloj komunikimi me Kosovėn dhe Maqedoninė, ku dhe ishte pėrqėndruar popullata mė e madhe qė fliste dialekte tė ngjashme me ato tė zonės sė Tiranės. Tė gjithė kėta faktorė bėnė qė tė ndryshojnė katėcipėrisht raportet dialektore dhe raporti i sė folmes vendase me gjuhėn zyrtare nė kryeqytet.
    Mirėpo gjuha dhe dialektet e saj janė njėsi tė qėndrueshme dhe njėkohėsisht kryeneēe. Nuk e mbaj mend tani se kush njeri i shquar e ka thėnė: gjuha ėshtė si njė shtėpi, njė strehė e jona. Aty ndihemi mirė, brenda saj lėvizim lirshėm, ndiejmė, pėrēojmė e shijojmė tė gjitha nuancat e jetės. Kjo ėshtė dhe arsyeja qė edhe nė vendet mė tė qytetėruara, megjithė zhvillimin marramendės informatik-masmedial, dialektet vijojnė tė ruhen krahas gjuhėve zyrtare. Merrni edhe vetėm shembullin e Zvicrės, ku ‚Schwitzerdutsch’ ka gati statusin e njė dialekti kombėtar. Kur studjoja nė vitet ’80 univesitetin e Insbrukut nė Austri mė dukej nė fillim gati e pabesueshme qė njė pjesė e studentėve pėrdornin nė seminare tė folurėn tiroleze. Mė ngjante ky dialekt disi i pagdhendur dhe fshatar, me tingujt e tij grykorė, sikur nuk ishte i aftė tė pėrēonte dije shkencore. Por dalėngadalė dėgjova qė e pėrdornin edhe njė pjesė e profesorėve dhe kuptova se ai dialekt ishte jo vetėm shtėpi dhe strehė pėr gjithė ata djem e vajza tė reja, si dhe pėr shkencėtarė tė njė rangu botėror, por edhe njėfarė rezistence ndaj hegjemonisė sė gjuhės sė madhe gjermane, ashtu siē flitet nga stacionet ZDF e ARD ose shkruhet nga „Frankfurter Allgemeine Zeitung“ dhe „Der Spiegel“.
    Nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme, por kėmbėngulėse dhe depėrtuese, gjatė gjithė periudhės sė diktaturės tironēja pėrbėri mėnyrėn kryesore tė mbijetesės sė shpirtit tironas, tė gjithė atyre shtresave artizanėsh, zanatēinjsh, tregtarėsh, kafexhinjsh a kopshtarėsh, qė nuk pranonin tė asfiksoheshin dhe vdisnin nėn peshėn e aparatit, i cili kėrkonte „krijimin e njeriut tė ri“ - ashtu siē u shkatėrrua dhe vdiq Pazari i tyre i Vjetėr ose rruga e Barrikadave. Tironēja vazhdonte tė flitej jo vetėm te Pazari i Ri dhe nė kafenetė tironase, te “Tymi”, te „Derri“ e te “Postiqja”, jo vetėm nė dy stadiumet dhe te Pallati i Sportit, por ajo flitej edhe nėpėr takime, nė bulevard dhe lulishtet e mėdha tė kryeqytetit, ku njerėzit haheshin pėr sport ose vinin baste fshehurazi. Tironēja flitej jo vetėm nga tironasit denbabaden (me pus dhe carac nė oborr), por pėr ēudi edhe nga shumė tė rinj, prindėt e tė cilėve vinin prej qyteteve tė Jugut ose Veriut tė Shqipėrisė. Tironēe flisnin pikėsėpari gati tė gjithė tifozėt e „17 Nėntorit“, qė ishte ekipi mė i mirė i kryeqytetit dhe i Shqipėrisė, edhe pse „lart“ nuk e donin shumė (tė gjithė udhėheqėsit e atėhershėm ishin ose me „Partizanin“ ose me „Dinamon) dhe nuk linin rast pa e dėmtuar, duke i marrė nganjėherė lojtarėt e mirė pėr ekipet e „tyre“ ose duke mos i lėnė tė dalin jashtė shtetit futbollistėt „me biografi tė keqe“. Mirėpo me biografi jo tė mirė ishin shumica e atyre futbollistėve, pėr arsye se vinin nga familjet e zanatēinjve ose tregtarėve jokomunistė tironas: e pra shihet se si rreth klubit „17 Nėntori“ erdh e u mbodh njėfarė rezistence e heshtur, ku tifozllėku kundėr ekipeve tė Ushtrisė Popullore ose Sigurimit tė Shtetit ishte po aq i rėndėsishėm sa edhe kryerja e kėtij tifozllėku nė dialektin mė tė skajshėm tironas. Megjithatė, pėr hir tė sė vėrtetės, duhet thėnė se tiranasit kanė qenė e janė nė pėrgjithėsi njė popull i butė, qė shohin pikėsėpari kopshtin e tyre, rakinė qė duhet ta nxjerrin sa mė tė mirė dhe muhabetin e shtruar. Nuk ishin pra, bie fjala, aq kokėfortė e kryengritės sa shkodranėt, banorėt e njė qyteti me histori shumė mė tė vjetėr e qė ishte goditur kulturalisht nė njė mėnyrė shumė mė tė tmerrshme sesa Tirana.
    Ndėrkohė kishte marrė hov gjuha letrare, nėpėrmjet shtypit, botimeve, radios e mė vonė televizionit. Me shtimin e shkollave tė mesme dhe studentėve universitarė, u rėndua ana tjetėr e peshores gjuhėsore, duke u krijuar, krahas ngjyrimeve lokale qė vinin prej zonash tė tjera, njė gjuhė standarde gjithmonė e me mė neutrale nga ana dialektore, njė proces qė ndodh thuajse nė tė gjitha vendet qė hyjnė nė rrugėn e qytetėrimit. Vetėm se ky mbisundim i „gjuhės sė kulturuar“ bėri qė tironēja ta ndjejė veten gjithmonė e mė tė zmbrapsur e tė diskriminuar, si zhargon i njė rruge „pa nivel“. Nė publik ajo s’pėrdorej asnjėherė, e shumta nė ndonjė skeē estrade dhe te komedia e mrekullueshme „Prefekti“, qė krijonin tė gjitha sė bashku idenė e njė gjuhe tė njerėzve tė pakėnduar. Natyrisht qė kjo gjė u vinte pėr mbarė udhėheqėsve dhe personazheve tė tjerė qė bėnin politikėn gjuhėsore-kulturore nė Shqipėri; ata kishin arritur tė degradonin nė gjuhė estrade edhe variante me njė histori shumė mė tė madhe shkrimi, siē ishte shkodranishtja, e jo mė tė shqetėsoheshin pėr margjinalizimin e tironēes.
    Karakteristikė e gjithė zhvillimeve demografike-kulturore, ku hyjnė edhe zhvillimet gjuhėsore, nė Shqipėrinė e pas vitit 90 ėshtė gjendja e pakontrolluar, shpesh anarqike. Kėto zhvillime pėrfshinė nė radhė tė parė Tiranėn, ku erdhėn e u vendosėn banorė tė shumtė, sidomos nga Verilindja e Shqipėrisė, por edhe nga zonat e Jugut, qė shpėrnguleshin herė-herė si fshatra ose fise tė tėra nė rrethinat e kryeqytetit. Nė pikėpamje gjuhėsore kjo bėri qė dikotomisė tradicionale gjuhė e kulturės-tironēe, kryeqytetit t’i shtoheshin njė numėr dialektesh ose gjysmė-dialektesh; nga ana tjetėr fuqizimi i masmediave ka bėrė qė shqipja standarde, me gjithė gabimet e shumta dhe vėrshimin e fjalėve tė huaja nga italishtja dhe anglishtja, tė depėrtojė pėrherė e mė thellė nė masat e banorėve qė thuajse janė trefishuar nė vetėm dymbėdhjetė vjet. Tingėllimi i veēantė tironas prapėseprapė nuk ka humbur. Ndoshta nė brumin e vet mė origjinal atė mund ta dėgjosh vetėm nga njerėz tė moshuar qė vijnė kryesisht prej fshatrash pėrreth. Por – dhe kjo ėshtė e habitshme – tironēen vazhdojnė ta bėjnė tė vetėn edhe tė rinj qė vijnė prej trevash tė tjera tė Shqipėrisė, sidomos nėpėr kantieret e ndėrtimit, nė dyqanet e kafenetė e shumta qė u hapėn prej 1991-shit e kėndej.
    Me sa duket ėshtė njė tharm i fortė qė s’ka pėr tė vdekur asnjėherė. Aq mė shumė kur njerėzit ta kuptojnė dalėngadalė se pėrdorimi i njė dialekti nuk tregon as prapambetje e as injorancė, por mbart jetė dhe ngrohtėsi njerėzore si shumėpak tjetėr gjė e kėsaj bote.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Postime
    33
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Artikull interesant. Ku ndodhet Ardian Klosi kėto ditė?

    slm.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Do ishte me mire ta titulloje temen ( gjuha Shqipe dhe dialekti Tiranes ) .
    Gj t m .

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-07-2003
    Mosha
    31
    Postime
    85
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Jam i interesuar te di se Si dhe Kur u krijuan dialektet e shqipes?

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    By toni77_toni in forum Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    By Davius in forum Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 19:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    By brooklyn2007 in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 10:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    By Dito in forum Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    By Tastiera in forum Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •