Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Gjuha shqipe dhe Informatika

    Koha Ditore: Mė 15 korrik “programi kompjuterik pėr drejtshkrim” i dorėzohet Qeverisė sė Kosovės


    Prej datės 15 korrik, nė organizatėn joqeveritare QEP, premtojnė se tė gjitha shkresat zyrtare dhe nė pėrgjithėsi fjala shqipe e shkruar nė kompjuterėt e administratės shtetėrore do tė shkruhet lehtė.

    Koha Ditore


    Mentor Haliti

    Prishtinė, 12 MAJ
    - Pas katėr vjet tė punės tė Qendrės pėr Edukim dhe Pėrparim, projekti mbarėkombėtar “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”, pėrkatėsisht Programi kompjuterik pėr drejtshkrim, mė 15 korrik do t’i dorėzohet Ministrisė sė Shėrbimeve Publike, u bė e ditur nė njė konferencė pėr media tė organizuar nga QEP-i, tė hėnėn nė hotelin “Grand” tė Prishtinės.
    Prej datės 15 korrik, nė kėtė organizatė joqeveritare, premtojnė se tė gjitha shkresat zyrtare dhe nė pėrgjithėsi fjala shqipe e shkruar nė kompjuterėt e administratės shtetėrore do tė shkruhet drejt.
    Njė program tė kėtillė drejtshkrimor tė instaluar nė kompjuter, pėrfshirė tiparet gramatikore qė e veēojnė gjuhėn, e kanė mė shumė se 50 shtete tė botės, por nga mesi i muajit tė ardhshėm, nė listėn e kėtyre gjuhėve do tė hyjė edhe shqipja.
    “Ishim tė shtyrė qė tė punojmė nė hartimin e njė fjalori tė ri drejtshkrimor tė pasuruar me pothuajse tė gjitha trajtat e foljeve qė i mungojnė fjalorėve tė mėparshėm si dhe me lakimin e tė gjitha emrave, mbiemrave dhe pėremrave”, deklaroi Lulėzim Shishani, drejtor i QEP-it.
    Nė programin kompjuterik deri tani janė pėrfshirė, siē u tha nė takim, gati tė gjithė emrat, mbiemrat dhe pėremrat e lakuar si dhe foljet e zgjedhura, por rreth pjesėve tė tjera tė ligjėratės mbetet tė punohet ndėrkohė.
    Nė kėtė projekt janė konsultuar edhe fjalorėt e fushave tė ndryshme, editime tė ndryshme nga Tirana dhe Prishtina, prej vitit 1980 e deri tek i fundit, fjalorin qė e ka botuar SHB “Toena”, me drejtorin e tė cilit ėshtė nė kontakt, z. Shishani.
    Kėsisoj, programi do t’i ketė mė se 2 milionė trajta, do tė jetė nė pajtim me programin operativ “Microsoft Windows” dhe “Microsoft Office XP Professional”, do tė ketė tė integruar korrektimin automatik dhe mundėsinė e shtimit tė korrektimit automatik nga pėrdoruesi.
    Ky projekt, sipas Shishanit, do tė ndihmojė nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė gjuhės kudo qė ajo pėrdoret, pėrfshirė administratėn e qeverisė lokale dhe tė pėrgjithshme, institucionet arsimore, tė shėndetit, tė mbrojtjes dhe policisė e kudo tjetėr ku pėrdoret kompjuteri dhe shqipja.
    Po ashtu anėtarėt e QEP-it, paraqitėn edhe njė program tjetėr softverik, i cili paraqet njė formė tė re tė mėsimit pėr tė gjithė ata qė e pėrdorin kompjuterin.
    Nė kėtė drejtim, QEP-i ka bashkėpunuar edhe me Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė, pėrkatėsisht me Institutin e Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė nė Tiranė, tha ndėr tė tjera Lulėzim Shishani, drejtor i qendrės, i shoqėruar nga gjuhėtarėt Adem Pllana, Adelina Ēerpja e Ilirian Martiri.
    Pėr tė verifikuar saktėsinė gjuhėsore tė fondit tė fjalėve qė janė mbledhur e qė do tė mblidhen nė Programin kompjuterik drejtshkrimor, nė fund tė kėtij muaji do tė formohet edhe njė ekip i gjuhėtarėve nga Prishtina dhe Tirana, me pėrbėrje: Enver Hysa, Isa Bajēinca, Emil Lafe, Fadil Raka, Shefkie Islamaj dhe njė person tjetėr nga Shqipėria pėr tė cilin ndėrkohė do tė vendoset.

    (Ky shkrim ėshtė botuar nė tė pėrditshmėn "Koha Ditore" me datėn 12.05.2003)

  2. #2
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Koha Ditore: Dy orė kohė pėr 500 faqe korrekturė



    Nė verifikimin e kėtij fondi gjuhėsor janė kėshilluar ekspertė tė gjuhės shqipe nga AShAK-u dhe profesorė tė katedrės sė gjuhės dhe tė letėrsisė shqipe . “Nėse ēdo i gjashti person nė Kosovė, e shkruan njė copė shkrese apo letėr dashurie nė ditė, atėherė pėrmes kėtij programi, pėr ēdo ditė mund tė evitohen 1 milion gabime drejtshkrimore”, tha Lulėzim Shishani



    Prishtinė, 10 mars- Mė nė fund ėshtė punuar edhe programi kompjuterik pėr korrektim nė gjuhėn shqipe, bėri tė ditur kreatori i kėtij programi Lulėzim Shishani, jurist i diplomuar dhe kryetar i OJQ-sė “Qendra pėr Edukim dhe Pėrparim” (QEP) nga Prishtina, qendėr e cila pėrveē kėtij programi kompjuterik ka realizuar edhe disa projekte tė tjera me interes nė fushėn e drejtshkrimit dhe drejtkuptimit sa mė tė saktė tė gjuhės shqipe, qoftė si realizim kompjuterik, apo si botim nė libėr.

    Nga vet programi drejtshkrimor, automatikisht ka lindur edhe ideja pėr pėrpilimin e Fjalorit drejtshkrimor tė gjuhės shqipe pikėrisht pėr shkak tė fondit tė madh tė fjalėve tė grumbulluara qė kanė kaluar shifrėn prej 150 000 mijė trajtave.

    Njė pėrplotėsim tė kėtillė dhe njė grumbullim tė fjalėve tė reja tė pasurimit tė fjalorit e mundėson vet programi kompjuterik, sepse, siē theksoi kreatori i kėtij programi z. Shishani, nė ēdo pėrmirėsim tė ndonjė libri, nėse haset nė ndonjė fjalė ende tė panjohur pėr programin, automatikisht futet nė kuadėr tė fondit tė fjalorit korrektues kompjuterik.

    Fjalori drejtshkrimor kompjuterik ėshtė mė i pasur se fjalori drejtshkrimor i “Rilindjes”, botim i vitit 1981 (ribotim 1984) pėr hiē mė pak se 50 mijė hyrje (trajta fjalėsh).

    “Elementi i gjuhės ėshtė nė krizė, tė gjithė kėtė e dimė mirė, pėr shembull, ju ka rėnė rasti tė kėrkoni njė fjalė nė fjalor dhe tė mos e gjeni”, deklaroi Lulėzim Shishani.

    Njė pėrparėsi tjetėr e kėtij programi ėshtė se nėpėrmjet kėtij procesi kompjuterik, gjithnjė duke pėrdorur mundėsinė qė ofron programi nė fjalė mund tė bėhet korrektimi, madje lektorimi i librave tė pėrgatitura mė parė pėr shtyp nga ekspertė tė kėtyre lėmive.

    “Nė njė libėr 200 faqesh qė ėshtė pėrgatitur nga ekspertė tė njohur tė shkencave juridike janė detektuar 850 gabime”, tha juristi Shishani qė e pranon se nuk ėshtė njohės i mirė i rregullave gramatikore por ėshtė njohės i mirė i jurisprudencės dhe i kompjuterit.

    Nė verifikimin e kėtij fondi linguistik ai mė tutje theksoi se janė kėshilluar ekspertė tė gjuhės shqipe nga Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės me profesorė tė Fakultetit tė Filologjisė, dega e Gjuhės dhe e letėrsisė shqipe.

    “Nėse ēdo i gjashti person nė Kosovė, e shkruan njė copė shkrese apo letėr dashurie nė ditė, atėher pėrmes kėtij programi pėr ēdo ditė mund tė evitohen 1 milion gabime drejtshkrimore”, tha mė tej Lulėzim Shishani duke nxjerrė njė mesatare nė proporcion me editimet e pėrditshme tė gazetave, librave dhe shkrimeve tė tjera nė Kosovė, analiza kėto qė i kishte bėrė nė kuadėr tė “QEP-it”.

    Programi si i kėtillė ėshtė realizuar, por Lulėzim Shishani, dėshiron qė ky program tė institucionalizohet dhe tė futet nė pėrdorim tė gjerė duke qenė sa mė afėr tė gjithė shqipshkruesve, njėkohėsisht larg synimeve pirateske. Si duket, duhet tė kalojė njė kohė e gjatė derisa tė kuptojnė njerėzit e qeverisė dhe tė institucioneve tė gjuhėsisė se aplikimi i njė programi tė kėtillė ėshtė nė modė, efikas dhe bashkėkohor duke patur parasysh se njerėzimi ėshtė duke e jetuar epokėn e kompjuterizimit. Nga zyrtarizmi i kėtij programi benificionet mė tė mėdha do t’i ketė vetė Kosova, shqipshkruesit kosovarė (pa pėrjashtuar personalitetet) tė cilėt ende kanė probleme me pėrvetėsimin e rregullave drejtshkrimore tė shqipes. Pėr pėrmirėsimin e dokumentit tė shkruar nė kompjuter, duke pėrdorur programin e Lulėzim Shishanit, mjafton vetėm prekja e njė suste, ndėrsa pėr zyrtarizimin e tij dhe shpėrndarjen nė ndonjė web-site zyrtar apo licencimin e tij nė mėnyrė ligjore mjafton njė prekje e sustės nga ndonjė funksionar qė ndoshta edhe vetė ka nevojė pėr praktikė drejtshkrimore dhe kompjuterike.

    Nė kėtė program gjatė tre viteve kanė punuar njė numėr i madh i inxhinierėve, gjuhėtarėve, kompjuteristėve dhe ekspertėve tė tjerė nė bazė grupore dhe individuale.

    Qendra pėr Edukim dhe Pėrparim, bazuar nė deklaratėn e z. Shishani ėshtė e interesuar tė vazhdojė projektin dhe perfeksionimin e mėtejshėm tė programit duke e pajisur atė me hyrje tė tjera, por u mungojnė mjetet. Prandaj, ai kėrkon ndėrhyrjen e donatorėve, si dhe u ofron bashkėpunim institucioneve kompetente duke pasur parasysh se bėhet fjalė pėr njė program tė ndėrlikuar, i cili gjithnjė zhvillohet sikur qė zhvillohet vetė gjuha dhe kompjuterika.


    Mentor Haliti


    (Ky shkrim u botua nė "Koha Ditore" me datėn 11 mars 2002)

  3. #3
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Gjuha Shqipe dhe kompjuteri >> Drejtshkrimori AS 2.0


    Programi drejtshkrimor AS 2.0



    Programi drejtshkrimor pėr gjuhėn shqipe i pėrgatitur nga Qendra pėr Edukim dhe Pėrparim - QEP ka:
    - rreth 1.000.000 trajta;
    - ėshtė konform me sistemin operativ Microsoft Windows;
    - Ėshtė kompatibėl me tė gjitha versionet e programit “Microsoft Office”;
    - Ka mundėsinė e shtimit tė fjalėve nga shfrytėzuesi;
    - Ka mundėsinė e korrektimit automatik si dhe mundėsinė e zgjerimit tė korrektimit automatik nga shfrytėzuesi.

    Programi ka tė gjitha tiparet e programeve tė ngjashme tė gjuhėve tė tjera botėrore dhe ėshtė pra kompatibėl me programet Word, Excel, Power Point, etj. Ky program bėn korrektimin automatik tė mė se 2.000.000 gabimeve, ndėrsa pėr ēdo fjalė tjetėr tė shkruar gabimisht, pėrkatėsisht ndryshe nga fjalėt qė ka “fjalori i programit” e bėn nėnvizimin e kuq dhe jep sugjerimin pėrkatės. Ka mundėsinė e shtimit tė fjalėve nga pėrdoruesi si dhe mundėsinė e shtimit tė korrektimit automatik nga pėrdoruesi. “Fjalori i programit” pėrmban njė fond tė fjalėve tė shqipes sė sotme tė bazuar nė normėn e gjuhės shqipe dhe tash pėr tash fondi i kėtij fjalori ėshtė 1.000.000 fjalė, duke pėrfshirė lakime, trajta, zgjedhime.

    Nga testimet qė i kemi bėrė programit nė fjalė dhe njėherėsh hulumtimit tė problemit tė drejtshkrimit tė gjuhės shqipe nėpėr gazeta, shkresa zyrtare apo libra shkencorė, kemi qenė plotėsisht tė befasuar me rezultatet pozitive qė ofron ky program. Sa pėr informim, nė mė shumė se dhjetė libra shkencorė qė kanė qenė tė lekturuar dhe tė korrektuar nė mėnyrė klasike nga ndonjė profesionist, pėrmes aplikimit tė kėtij programi kemi detektuar dhe korrektuar tė paktėn NJĖ MIJĖ GABIME e ka pasur raste edhe deri nė 3000 gabime tė korrektuara, varėsisht nga sasia e tekstit. Ndėrsa, disa dokumente me mė shumė se 250 faqe kanė pasur mesatarisht deri nė 5.000 gabime, e madje edhe deri nė 10.000 gabime drejtshkrimore.


    [marrė nga Qendra pėr Edukim dhe Pėrparim QEP]

  4. #4
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Fillon etapė e re e pėrdorimit tė shqipes standarde


    Dr.Shefkije Islamaj

    Nė prag tė paraqitjes publike tė programit komjuterik tė drejtshkrimit

    Fillon etapė e re e pėrdorimit tė shqipes standarde


    U realizua pjesa e parė e projekti Shqipja dhe kompjuteri dhe kėto ditė ai po testohet pėrfundimisht nga ekspertė gjuhėsorė, inxhinierė, kompjuteristė dhe ekspertė tė tjerė profesionistė.

    Projekti shumė ambicioz i nisur para katėr vjetėve nga njė grup i vogėl tė rinjsh entuziastė, tė cilėt e kishin kuptuar seriozisht provokimin e kohės kompjuterike edhe nė rrafshin gjuhėsor, kėto ditė po testohet pėrfundimisht pėr t’u vėnė nė pėrdorim menjėherė. Se ē’do tė thotė kjo pėr shqipen dhe pėrdoruesit e saj, sot, nė kohėn e zhvillimeve tė pėrshpejtuara nė tė gjitha rrafshet e jetės sonė shoqėrore e ekonomike, nė kohėn kur nė rajone tė gjera botėrore po shkelen hapėsira tė reja shkencore, sidomos nė fushėn e kompjuteristikės, tė paimagjinueshme deri dje e provokim serioz sot, ėshtė e tepėrt tė thuhet diēka.
    Tė paktė ishin ata qė e kishin marrė seriozisht asokohe punėn e filluar tė kėtyre tė rinjve, nė krye me juristin premtues, jo vetėm nė fushėn e parapėlqimit tė tij profesional, Lulėzim Shishani. Arsyet ishin tė shumta: e para, njė ndėrmarrje e tillė nuk mund tė mendohej se mund tė kryhej jashtė ndonjė institucioni pėrkatės prestigjioz; e dyta, realizueshmėria, nė tė vėrtetė pajtimi teorik e praktik i normėsisė pėr lėndėn gjuhėsore qė do tė pėrfshihej nė projekt, nuk dukej punė e lehtė; e treta, pėrballimi i anės materiale paraqiste realisht problem tė pazgjidhur, sepse ishte e pamundur tė konceptohej realizimi i njė projekti tė tillė pa sponzorė seriozė; e katėrta, bashkėpunimi i ndėrsjellė i kuadrit profesional teknik dhe atij profesional gjuhėsor jo gjithmonė funksionon si duhet nė hapėsirėn tonė pėr shumė arsye, po sidomos pėr mungesė pėrvoje pėr punė ekipore (nė kėsi rastesh ndihmesat verbale ofrohen me shumicė, ndėrsa ndihmesat praktike janė tė vogla ose kurrfare fatkeqėsisht); e pesta, vėnia nė pėrdorim praktik e programit tė realizuar nė kushtet tona pa rregullsi ligjore nė fushėn e mbrojtjes autoriale ngre mė vete edhe rrezikun pėr keqpėrdorim. Ka edhe arsye tė tjera qė e vinin nė dyshim jo vetėm realizimin e kėtij projekti, po edhe cilėsinė ose vlefshmėrinė e njė projekti tė tillė pėr shqipen.
    Kėmbėngulėsia e ekipit punues – grup tė rinjsh qė dinė ē’donė, entuziazmi dhe pragmatizmi i zhvilluar i tyre, brezi i tė cilėve ngrihet nė tavolinėn e punės me kompjuter, pėrgatitja profesionale kompjuteristike e tyre, gatishmėria pėr bashkėpunim me profesionistė gjuhėsorė dhe ndihma e pakursyer e kėtyre tė dytėve, bėnė qė ajo qė dje shihej me skeptizėm, sot tė bėhet njėmendėsi, bėnė qė shqipja tė radhitet nė grupin e pesėdhjetė gjuhėve botėrore me program tė tillė pėr gjuhėn nė kompjuter. Ē’ėshtė e vėrteta shumica nga kėto gjuhė kėtė program dhe programe tė tjera shumė tė avancuara e tė dobishme i kanė shumė kohė mė herėt, ndėrsa pėr shqipen ky projekt i rėndėsishėm po hap rrugėn pėr projekte tė tjera qė do vazhdojnė fill pas vėnies nė pėrdorim tė tij.

    Cila ėshtė rėndėsia e kėtij projekti dhe pse ka rėndėsi tė shumėfishtė sidomos pėr shqipen ky projekt?
    Ana e parė.- Mund tė thuhet se pėrfundimi i fazės sė parė tė punės – realizimi i programit tė drejtshkrimit dhe vėnia nė pėrdorim e tij nė institucionet tona shtetėrore-administrative, nė institucionet tona arsimore e shkencore, nė shtėpitė tona informative, nė ndėrmarrjet ekonomike e nė pėrdorimin individual - do tė ndikojė nė pėrmirėsimin cilėsor tė pamjes tonė gjuhėsore, pamje kjo, fatkeqėsisht, shumė dėshpėruese nė tė gjitha rrafshet e pėrdorimit tė gjuhės. Ėshtė e vėrtetė e hidhur se jo vetėm gjuha e administratės shtetėrore, gjuha e politikės dhe e politikanėve, gjuha nė rrethet shkollore e universitare, gjuha e teksteve shkollore, profesionale e atyre shkencore, gjuha e mjeteve tė informimit, gjuha nė pėrdorim individual e publik, shpreh shkallė tė ulėt tė njohjes e tė zbatimit tė normėsisė e tė rregullsisė sė saj. Problemet janė tė shumta qė lidhen me kulturėn e gjuhės dhe projekti i drejtshkrimit nė kompjuter nuk do tė mund t’i zgjidhė tė gjitha, por do tė mund tė pėrmirėsojė dukshėm pamjen tona shkrimore. Kjo ėshtė njėra anė.
    Ana e dytė e vlefshmėrisė sė kėtij programi ėshtė ekonomizimi, jo vetėm i kohės, pėr korrigjim elektronik (autokorrekt), nė kohė optimale. Ata qė kanė punuar dhe punojnė si redaktorė a lektorė gjuhėsorė e dinė mė sė miri rėndėsinė e tij. Shmangiet e shkeljet gjuhėsore nė tė gjitha llojet e shkrimeve tona nuk janė vetėm tė natyrės drejtshkrimore, po edhe tė rrafshit logjik, tė fonetikės, tė morfologjisė, tė leksikut, tė sintaksės e tė stilit, ndonėse edhe shkeljet drejtshkrimore janė, vėrtet, tė shumta dhe mėnjanimi i tyre automatik paraqet hap tė madh drejt zbatimit tė drejtė tė normės drejtshkrimore nė njė segment tė rėndėsishėm tė normėsisė sė saj gjuhėsore.
    Ana e tretė, qė pėr kah rėndėsia nuk mbetet prapa dy tė parave, ėshtė funksioni i nxėnies sė rregullave gjuhėsore pėrmes kėtij korrigjimi tė quajtur autokorrekt. Pėrvetėsimi spontan i rregullsisė drejtshkrimore pėrmes kėtij korrigjimi ėshtė dėshmuar shumė i frytshėm edhe nė gjuhė tė tjera qė tashmė e kanė tė instaluar kėtė program, prandaj edhe pėr shqipen s’ka si mund tė jetė ndryshe, prandaj vlen mendimi i shprehur nė krye tė shkrimit se pėr shqipen letrare vėrtet po fillon njė etapė e re e pėrdorimit dhe zhvillimit tė saj.

    Cilin ėshtė projekti i realizuar dhe ēka pėrmban ai?

    Programi kompjuterik i shqipes ėshtė realizuar nga Qendra pėr Edukim dhe Pėrparim (QEP). Programi ėshtė i ngjashėm me programet pėr gjuhė tė tjera nė kuadėr tė Microsoft-it dhe nė pajtim me programin operativ tė Microsoft Windows, Microsoft Office dhe Micrososft XP Profesional. Ėshtė kryer pjesa e parė e programit qė pėrfshin fjalorin (thesauri) dhe korrigjimin automatik drejtshkrimor (autoCorrect List).
    Nė program ėshtė pėrfshirė korpus shumė i gjerė leksikor. Grupi realizues (punonjės tė QEP-it dhe gjuhėtarė nga Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė sė Tiranės) dhe grupi mbikėqyrės (gjuhėtarė nga Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė sė Tiranės, tė Katedrės sė Gjuhės dhe Letėrsisė sė UP, dhe Institutit Albanologjik tė Prishtinės) ka pėrcaktuar parime e kritere shumė tė qarta gjuhėsore e teknike lidhur me pėrbėrjen e kėtij fjalori dhe me realizimin teknik - kompjuterik. Trajtimit kompjuterik i janė nėnshtruar shumė burime gjuhėsore, duke filluar nga i gjithė fjalėsi i FGjSSh (botimet e mėparshme dhe ky i fundit botim i “Toenės”), Fjalori drejtshkrimor, Fjalor i fjalėve dhe i shprehjeve tė huaja, Fjalori i sinonimeve, Fjalori i termave tė gjuhėsisė, Fjalori i termave letrarė, Fjalori politik, Fjalori i psikologjisė, Fjalori i pedagogjisė, Fjalori politeknik, Fjalori i bujqėsisė, Fjalori i Mekanikės, Fjalori i gjinekologjisė e obstetrikės, si dhe njė numėr tjetėr fjalorėsh terminologjikė. Nė fjalorė janė pėrfshirė edhe njė numėr i konsiderueshėm fjalėsh qė nuk gjendet nė fjalorėt tanė tė botuar, po qė kanė njė pėrdorim shumė tė gjerė nė ligjėrimin tonė tė sotėm nga fusha tė ndryshme dhe njė fond prej 2000 fjalėsh, pėrgatitur nga Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė pėr fjalorin e mbarė shqipes, projekt, nėn pėrkujdesjen e prof. Emil Lafes. Rėndėsia e projektit shihet sidomos nė zgjidhjet e ofruara drejtshkrimore pėr kėtė fond fjalėsh, duke e ditur se ato nuk pėrfshihen nė asnjė fjalor normativ tė shqipes. Shumė nga ato janė fjalė tė reja qė janė nė rrugė tė mirė pėr marrjen e qytetarisė sė shqipes.

    Me kėtė program nė kompjuter korrigjohen mbi 1 milion fjalė e trajta fjalėsh, shifėr kjo qė ka tejkaluar dyfish shifrėn e paraparė nė fillim tė projektit, edhe nga ekspertė tanė tė njohur tė gjuhės (vetėm emra, si kategori gramatikore, janė pėrfshirė mbi 30 mijė, pa trajtat e lakuara, ndėrsa vetėm pėr 6 mijė foljet e pėrfshira janė trajtuar mbi 50 mijė trajta tė zgjedhuara nė mėnyrat e kohėt pėrkatėse tė sistemit foljor tė shqipes).

    Me drejtshkrimin nė kompjuter, pos fjalėsit tė shqipes, janė pėrfshirė edhe mbi 3 mijė emra tė njerėzve dhe emrat gjeografikė tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės.
    Fjalėt e shkruara gabimisht me kėtė program korrigjohen automatikisht dhe ēdo fjalė mund t’i nėnshtrohet mbi pesė korrigjimeve – formave tė gabuara. Nė rastet kur fjala ėshtė shkruar gabimisht dhe ėshtė larguar shumė nga fjala bazė, fjala nėnvizohet me ngjyrė tė kuqe, me ēka sinjalizohet dhe i sugjerohet shqipshkruesit se kompjuteri nuk njeh formė tė tillė, as tė pėrafėrme, tė shqipes, prandaj mbetet tė korrigjohet nga autori, pėrndryshe tė gjitha gabimet e tjera drejtshkrimore i korrigjon vetė kompjuteri. Njė tekst ose libėr me 500 faqe mund tė korrigjohet automatikisht pėr vetėm dy orė. Programi do tė zėvendėsojė punėn shumė tė mundimshme tė redaktorėve a lektorėve gjuhėsorė, si dhe tė korrektorėve teknikė, ndonėse do tė mbetėn edhe mjaft punė pėr ta nė rrafshet e tjera gjuhėsore.

    Ana tjetėr e vlefshme e kėtij programi ėshtė mundėsia qė vetė pėrdoruesi tė shtojė nė mėnyrė automatike fjalėsin e programit, kur njė fjalė nuk ėshtė pėrfshirė nė tė. Po kėshtu, ekziston edhe mundėsia e korrektimit automatik tė ndonjė fjale tė shkruar gabimisht nga pėrdoruesi, ndonėse nga puna e bėrė me gjuhėtarė tė shquar saktėsia drejtshkrimore ėshtė nė shkallė tė lartė.

    Programi i realizuar, pas testimit tri ditėsh nga ekipi mbikėqyrės (22-24 korrik) ėshtė i gatshėm t’i dorėzohet Qeverisė sė Kosovės, mė saktėsisht Ministrisė sė Shėrbimeve Publike, ashtu siē ėshtė paraparė mė herėt, ndėrsa pritet qė pėr njė kohė tė shkurtėr ai tė instalohet, fillimisht nė institucionet shtetėrore tė Kosovės e mė pas nė institucionet arsimore e tė tjera, ndėrsa tashmė janė paraparė bisedime edhe me Qeverinė e Shqipėrisė dhe Qeverinė e Maqedonisė. Projekti ka rėndėsi mbarėkombėtare dhe si i tillė do t’i shėrbejė tė gjithė shqipshkruesve nė kompjuter.

    Cilat janė projektet e reja tė QEP-it?

    Me kėtė program nuk mbaron puna. Ajo nė tė vėrtetė vetėm sa ka filluar. Realizimi i programit kompjuterik tė drejtshkrimit, si njė pjesė hyrėse e makroprojektit Gjuha shqipe dhe kompjuteri, i ēel rrugė programeve tė tjera, tė cilat tashmė kanė kaluar nėpėr fazėn e pėrgatitjes. Planet e QEP-it nė rrafshin gjuhėsor pėrfshijnė edhe kėto projekte tė vlefshme pėr shqipen standarde: programin qė pėrfshin aspektin gramatikor tė gjuhės (njė punė e madhe ėshtė kryer nga ky projekt dhe tashmė njė gramatikė e shqipes ėshtė funksionalizuar nė program), sinonimet dhe antonimet si dhe fjalori shpjegues, si program afatgjatė. Por, nuk janė vetėm kėto pikėsynim i ekipit punues. Planet janė shumė tė gjera dhe me interes, shumė nga ato tashmė janė vėnė nė rrugė tė mirė pėr t’u realizuar.
    Realizimi i kėtyre programeve dhe i tė tjerėve qė do tė pasojnė, me vlerė tė madhe praktike dhe njohėse pėr shqipen, janė garanci se shqipja po hyn mė nė fund nė fazėn e komunikimit modern.


    Prishtinė, 21 korrik 2003

  5. #5
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    ETAPĖ E RE E PĖRDORIMIT TĖ SHQIPES STANDARDE

    Projekti shumė ambicioz i nisur para katėr vjetėve nga njė grup i vogėl tė rinjsh entuziastė, tė cilėt e kishin kuptuar seriozisht provokimin e kohės kompjuterike edhe nė rrafshin gjuhėsor, kėto ditė po testohet pėrfundimisht pėr t’u vėnė nė pėrdorim menjėherė. Se ē’do tė thotė kjo pėr shqipen dhe pėrdoruesit e saj, sot, nė kohėn e zhvillimeve tė pėrshpejtuara nė tė gjitha rrafshet e jetės sonė shoqėrore e ekonomike, nė kohėn kur nė rajone tė gjera botėrore po shkelen hapėsira tė reja shkencore, sidomos nė fushėn e kompjuteristikės, tė paimagjinueshme deri dje e provokim serioz sot, ėshtė e tepėrt tė thuhet diēka. Tė paktė ishin ata qė e kishin marrė seriozisht asokohe punėn e filluar tė kėtyre tė rinjve, nė krye me juristin premtues, jo vetėm nė fushėn e parapėlqimit tė tij profesional, Lulzim Shishani. Arsyet ishin tė shumta: e para, njė ndėrmarrje e tillė nuk mund tė mendohej se mund tė kryhej jashtė ndonjė institucioni pėrkatės prestigjioz; e dyta, realizueshmėria, nė tė vėrtetė pajtimi teorik e praktik i normėsisė pėr lėndėn gjuhėsore qė do tė pėrfshihej nė projekt, nuk dukej punė e lehtė; e treta, pėrballimi i anės materiale paraqiste realisht problem tė pazgjidhur, sepse ishte e pamundur tė konceptohej realizimi i njė projekti tė tillė pa sponzorė seriozė; e katėrta, bashkėpunimi i ndėrsjellė i kuadrit profesional teknik dhe atij profesional gjuhėsor jo gjithmonė funksionon si duhet nė hapėsirėn tonė pėr shumė arsye, po sidomos pėr mungesė pėrvoje pėr punė ekipore (nė kėsi rastesh ndihmesat verbale ofrohen me shumicė, ndėrsa ndihmesat praktike janė tė vogla ose kurrfare fatkeqėsisht); e pesta, vėnia nė pėrdorim praktik e programit tė realizuar nė kushtet tona pa rregullsi ligjore nė fushėn e mbrojtjes autoriale ngre mė vete edhe rrezikun pėr keqpėrdorim. Ka edhe arsye tė tjera qė e vinin nė dyshim jo vetėm realizimin e kėtij projekti, po edhe cilėsinė ose vlefshmėrinė e njė projekti tė tillė pėr shqipen. Kėmbėngulėsia e ekipit punues - grup tė rinjsh qė dinė ē’donė, entuziazmi dhe pragmatizmi i zhvilluar i tyre, brezi i tė cilėve ngrihet nė tavolinėn e punės me kompjuter, pėrgatitja profesionale kompjuteristike e tyre, gatishmėria pėr bashkėpunim me profesionistė gjuhėsorė dhe ndihma e pakursyer e kėtyre tė dytėve, bėnė qė ajo qė dje shihej me skeptizėm, sot tė bėhet njėmendėsi, bėnė qė shqipja tė radhitet nė grupin e pesėdhjetė gjuhėve botėrore me program tė tillė pėr gjuhėn nė kompjuter. Ē’ėshtė e vėrteta shumica nga kėto gjuhė kėtė program dhe programe tė tjera shumė tė avancuara e tė dobishme i kanė shumė kohė mė herėt, ndėrsa pėr shqipen ky projekt i rėndėsishėm po hap rrugėn pėr projekte tė tjera qė do vazhdojnė fill pas vėnies nė pėrdorim tė tij.


    Rėndėsia e projektit

    Cila ėshtė rėndėsia e kėtij projekti dhe pse ka rėndėsi tė shumėfishtė sidomos pėr shqipen ky projekt? Ana e parė: Mund tė thuhet se pėrfundimi i fazės sė parė tė punės - realizimi i programit tė drejtshkrimit dhe vėnia nė pėrdorim e tij nė institucionet tona shtetėroreadministrative, nė instucionet tona arsimore e shkencore, nė shtėpitė tona informative, nė ndėrmarrjet ekonomike e nė pėrdorimin individual - do tė ndikojė nė pėrmirėsimin cilėsor tė pamjes tonė gjuhėsore, pamje kjo, fatkeqėsisht, shumė dėshpėruese nė tė gjitha rrafshet e pėrdorimit tė gjuhės. Eshtė e vėrtetė e hidhur se jo vetėm gjuha e administratės shtetėrore, gjuha e politikės dhe e politikanėve, gjuha nė rrethet shkollore e universitare, gjuha e teksteve shkollore, profesionale e atyre shkencore, gjuha e mjeteve tė informimit, gjuha nė pėrdorim individual e publik, shpreh shkallė tė ulėt tė njohjes e tė zbatimit tė normėsisė e tė rregullsisė sė saj. Problemet janė tė shumta qė lidhen me kulturėn e gjuhės dhe projekti i drejtshkrimit nė kompjuter nuk do tė mund t’i zgjidhė tė gjitha, por do tė mund tė pėrmirėsojė dukshėm pamjen tona shkrimore. Kjo ėshtė njėra anė. Ana e dytė e vlefshmėrisė sė kėtij programi ėshtė ekonomizimi, jo vetėm i kohės, pėr korrigjim elektronik (autokorrekt), nė kohė optimale. Ata qė kanė punuar dhe punojnė si redaktorė a lektorė gjuhėsorė e dinė mė sė miri rėndėsinė e tij. Shmangiet e shkeljet gjuhėsore nė tė gjitha llojet e shkrimeve tona nuk janė vetėm tė natyrės drejtshkrimore, po edhe tė rrafshit logjik, tė fonetikės, tė morfologjisė, tė leksikut, tė sintaksės e tė stilit, ndonėse edhe shkeljet drejtshkrimore janė, vėrtet, tė shumta dhe mėnjanimi i tyre automatik paraqet hap tė madh drejt zbatimit tė drejtė tė normės drejtshkrimore nė njė segment tė rėndėsishėm tė normėsisė sė saj gjuhėsore. Ana e tretė, qė pėr kah rėndėsia nuk mbetet prapa dy tė parave, ėshtė funksioni i nxėnies sė rregullave gjuhėsore pėrmes kėtij korrigjimi tė quajtur autokorrekt. Pėrvetėsimi spontan i rregullsisė drejtshkrimore pėrmes kėtij korrigjimi ėshtė dėshmuar shumė i frytshėm edhe nė gjuhė tė tjera qė tashmė e kanė tė instaluar kėtė program, prandaj edhe pėr shqipen s’ka si mund tė jetė ndryshe, prandaj vlen mendimi i shprehur nė krye tė shkrimit se pėr shqipen letrare vėrtet po fillon njė etapė e re e pėrdorimit dhe zhvillimit tė saj.


    Ēka pėrmban projekti?

    Cilin ėshtė projekti i realizuar dhe ēka pėrmban ai? Programi kompjuterik i shqipes ėshtė realizuar nga Qendra pėr Edukim dhe Pėrparim (QEP). Programi ėshtė i ngjashėm me programet pėr gjuhė tė tjera nė kuadėr tė Microsoft-it dhe nė pajtim me programin operativ tė Microsoft Windows, Microsoft Office dhe Micrososft XP Profesional. Eshtė kryer pjesa e parė e programit qė pėrfshin fjalorin (thesauri) dhe korrigjimin automatik drejtshkrimor (autoCorrect List). Nė program ėshtė pėrfshirė korpus shumė i gjerė leksikor. Grupi realizues (punonjės tė QEP-it dhe gjuhėtarė nga Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė sė Tiranės) dhe grupi mbikėqyrės (gjuhėtarė nga Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė sė Tiranės, tė Katedrės sė Gjuhės dhe Letėrsisė sė UP, dhe Institutit Albanologjik tė Prishtinės) ka pėrcaktuar parime e kritere shumė tė qarta gjuhėsore e teknike lidhur me pėrbėrjen e kėtij fjalori dhe me realizimin teknik - kompjuterik.Trajtimit kompjuterik i janė nėnshtruar shumė burime gjuhėsore, duke filluar nga i gjithė fjalėsi i FGJSSH (botimet e mėparshme dhe ky i fundit botim i “Toenės”), “Fjalori drejtshkrimor”, “Fjalor i fjalėve dhe i shprehjeve tė huaja”, “Fjalori i sinonimeve”, “Fjalori i termave tė gjuhėsisė”, “Fjalori i termave letrarė”, “Fjalori politik”, “Fjalori i psikologjisė”, “Fjalori i pedagogjisė”, “Fjalori politeknik”, “Fjalori i bujqėsisė”, “Fjalori i mekanikės”, “Fjalori i gjinekologjisė e obstetrikės”, si dhe njė numėr tjetėr fjalorėsh terminologjikė. Nė fjalorė janė pėrfshirė edhe njė numėr i konsiderueshėm fjalėsh qė nuk gjendet nė fjalorėt tanė tė botuar, po qė kanė njė pėrdorim shumė tė gjerė nė ligjėrimin tonė tė sotėm nga fusha tė ndryshme dhe njė fond prej 2000 fjalėsh, pėrgatitur nga Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė pėr fjalorin e mbarė shqipes, projekt nėn pėrkujdesjen e prof. Emil Lafes. Rėndėsia e projektit shihet sidomos nė zgjidhjet e ofruara drejtshkrimore pėr kėtė fond fjalėsh, duke e ditur se ato nuk pėrfshihen nė asnjė fjalor normativ tė shqipes. Shumė nga ato janė fjalė tė reja qė janė nė rrugė tė mirė pėr marrjen e qytetarisė sė shqipes. Me kėtė program nė kompjuter korrigjohen mbi 1 milion fjalė e trajta fjalėsh, shifėr kjo qė ka tejkaluar dyfish shifrėn e paraparė nė fillim tė projektit, edhe nga ekspertė tanė tė njohur tė gjuhės (vetėm emra, si kategori gramatikore, janė pėrfshirė mbi 30 mijė, pa trajtat e lakuara, ndėrsa vetėm pėr 6 mijė foljet e pėrfshira janė trajtuar mbi 50 mijė trajta tė zgjedhuara nė mėnyrėt e kohėt pėrkatėse tė sistemit foljor tė shqipes). Me drejtshkrimin nė kompjuter, pos fjalėsit tė shqipes, janė pėrfshirė edhe mbi 3 mijė emra tė njerėzve dhe emrat gjeografikė tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės.


    Mėnyra e pėrdorimit

    Fjalėt e shkruara gabimisht me kėtė program korrigjohen automatikisht dhe ēdo fjalė mund t’i nėnshtrohet mbi pesė korrigjimeve - formave tė gabuara. Nė rastet kur fjala ėshtė shkruar gabimisht dhe ėshtė larguar shumė nga fjala bazė, fjala nėnvizohet me ngjyrė tė kuqe, me ēka sinjalizohet dhe i sugjerohet shqipshkruesit se kompjuteri nuk njeh formė tė tillė, as tė pėrafėrme, tė shqipes, prandaj mbetet tė korrigjohet nga autori, pėrndryshe tė gjitha gabimet e tjera drejtshkrimore i korrigjon vetė kompjuteri. Njė tekst ose libėr me 500 faqe mund tė korrigjohet automatikisht pėr vetėm dy orė. Programi do tė zėvendėsojė punėn shumė tė mundimshme tė redaktorėve a lektorėve gjuhėsorė, si dhe tė korrektorėve teknikė, ndonėse do tė mbetėn edhe mjaft punė pėr ta nė rrafshet e tjera gjuhėsore. Ana tjetėr e vlefshme e kėtij programi ėshtė mundėsia qė vetė pėrdoruesi tė shtojė nė mėnyrė automatike fjalėsin e programit, kur njė fjalė nuk ėshtė pėrfshirė nė tė. Po kėshtu, ekziston edhe mundėsia e korrektimit automatik tė ndonjė fjale tė shkruar gabimisht nga pėrdoruesi, ndonėse nga puna e bėrė me gjuhėtarė tė shquar saktėsia drejtshkrimore ėshtė nė shkallė tė lartė. Programi i realizuar, pas testimit tri ditėsh nga ekipi mbikėqyrės (22-24 korrik) ėshtė i gatshėm t’i dorėzohet Qeverisė sė Kosovės, mė saktėsisht Ministrisė sė Shėrbimeve Publike, ashtu siē ėshtė paraparė mė herėt, ndėrsa pritet qė pėr njė kohė tė shkurėr ai tė instalohet, fillimisht nė institucionet shtetėrore tė Kosovės e mė pas nė institucionet arsimore e tė tjera, ndėrsa tashmė janė paraparė bisedime edhe me Qeverinė e Shqipėrisė dhe Qeverinė e Maqedonisė. Projekti ka rėndėsi mbarėkombėtare dhe si i tillė do t’i shėrbejė tė gjithė shqipshkruesve nė kompjuter. Cilat janė projektet e reja tė QEP-it? Me kėtė program nuk mbaron puna. Ajo nė tė vėrtetė vetėm sa ka filluar. Realizimi i programit kompjuterik tė drejtshkrimit, si njė pjesė hyrėse e makroprojektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”, i ēel rrugė programeve tė tjera, tė cilat tashmė kanė kaluar nėpėr fazėn e pėrgatitjes. Planet e QEPit nė rrafshin gjuhėsor pėrfshijnė edhe kėto projekte tė vlefshme pėr shqipen standarde: programin qė pėrfshin aspektin gramatikor tė gjuhės (njė punė e madhe ėshtė kryer nga ky projekt dhe tashmė njė gramatikė e shqipes ėshtė funksionalizuar nė program), sinonimet dhe antonimet si dhe fjalori shpjegues, si program afatgjatė. Por, nuk janė vetėm kėto pikėsynim i ekipit punues. Planet janė shumė tė gjera dhe me interes, shumė nga ato tashmė janė vėnė nė rrugė tė mirė pėr t’u realizuar. Realizimi i kėtyre programeve dhe i tė tjerėve qė do tė pasojnė, me vlerė tė madhe praktike dhe njohėse pėr shqipen, janė garanci se shqipja po hyn mė nė fund nė fazėn e komunikimit modern.

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •