Koha Ditore: Mė 15 korrik programi kompjuterik pėr drejtshkrim i dorėzohet Qeverisė sė Kosovės
Prej datės 15 korrik, nė organizatėn joqeveritare QEP, premtojnė se tė gjitha shkresat zyrtare dhe nė pėrgjithėsi fjala shqipe e shkruar nė kompjuterėt e administratės shtetėrore do tė shkruhet lehtė.
Koha Ditore
Mentor Haliti
Prishtinė, 12 MAJ- Pas katėr vjet tė punės tė Qendrės pėr Edukim dhe Pėrparim, projekti mbarėkombėtar Gjuha shqipe dhe kompjuteri, pėrkatėsisht Programi kompjuterik pėr drejtshkrim, mė 15 korrik do ti dorėzohet Ministrisė sė Shėrbimeve Publike, u bė e ditur nė njė konferencė pėr media tė organizuar nga QEP-i, tė hėnėn nė hotelin Grand tė Prishtinės.
Prej datės 15 korrik, nė kėtė organizatė joqeveritare, premtojnė se tė gjitha shkresat zyrtare dhe nė pėrgjithėsi fjala shqipe e shkruar nė kompjuterėt e administratės shtetėrore do tė shkruhet drejt.
Njė program tė kėtillė drejtshkrimor tė instaluar nė kompjuter, pėrfshirė tiparet gramatikore qė e veēojnė gjuhėn, e kanė mė shumė se 50 shtete tė botės, por nga mesi i muajit tė ardhshėm, nė listėn e kėtyre gjuhėve do tė hyjė edhe shqipja.
Ishim tė shtyrė qė tė punojmė nė hartimin e njė fjalori tė ri drejtshkrimor tė pasuruar me pothuajse tė gjitha trajtat e foljeve qė i mungojnė fjalorėve tė mėparshėm si dhe me lakimin e tė gjitha emrave, mbiemrave dhe pėremrave, deklaroi Lulėzim Shishani, drejtor i QEP-it.
Nė programin kompjuterik deri tani janė pėrfshirė, siē u tha nė takim, gati tė gjithė emrat, mbiemrat dhe pėremrat e lakuar si dhe foljet e zgjedhura, por rreth pjesėve tė tjera tė ligjėratės mbetet tė punohet ndėrkohė.
Nė kėtė projekt janė konsultuar edhe fjalorėt e fushave tė ndryshme, editime tė ndryshme nga Tirana dhe Prishtina, prej vitit 1980 e deri tek i fundit, fjalorin qė e ka botuar SHB Toena, me drejtorin e tė cilit ėshtė nė kontakt, z. Shishani.
Kėsisoj, programi do ti ketė mė se 2 milionė trajta, do tė jetė nė pajtim me programin operativ Microsoft Windows dhe Microsoft Office XP Professional, do tė ketė tė integruar korrektimin automatik dhe mundėsinė e shtimit tė korrektimit automatik nga pėrdoruesi.
Ky projekt, sipas Shishanit, do tė ndihmojė nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė gjuhės kudo qė ajo pėrdoret, pėrfshirė administratėn e qeverisė lokale dhe tė pėrgjithshme, institucionet arsimore, tė shėndetit, tė mbrojtjes dhe policisė e kudo tjetėr ku pėrdoret kompjuteri dhe shqipja.
Po ashtu anėtarėt e QEP-it, paraqitėn edhe njė program tjetėr softverik, i cili paraqet njė formė tė re tė mėsimit pėr tė gjithė ata qė e pėrdorin kompjuterin.
Nė kėtė drejtim, QEP-i ka bashkėpunuar edhe me Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė, pėrkatėsisht me Institutin e Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė nė Tiranė, tha ndėr tė tjera Lulėzim Shishani, drejtor i qendrės, i shoqėruar nga gjuhėtarėt Adem Pllana, Adelina Ēerpja e Ilirian Martiri.
Pėr tė verifikuar saktėsinė gjuhėsore tė fondit tė fjalėve qė janė mbledhur e qė do tė mblidhen nė Programin kompjuterik drejtshkrimor, nė fund tė kėtij muaji do tė formohet edhe njė ekip i gjuhėtarėve nga Prishtina dhe Tirana, me pėrbėrje: Enver Hysa, Isa Bajēinca, Emil Lafe, Fadil Raka, Shefkie Islamaj dhe njė person tjetėr nga Shqipėria pėr tė cilin ndėrkohė do tė vendoset.
(Ky shkrim ėshtė botuar nė tė pėrditshmėn "Koha Ditore" me datėn 12.05.2003)
Krijoni Kontakt