Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 12 prej 12
  1. #1
    Gli§tenin' $ųphi§ticatiųn Maska e Griselda Sula
    Anėtarėsuar
    28-07-2003
    Vendndodhja
    Er... My guess: Trapped between a dream & a nightmare...A place called LoNdOn
    Postime
    17
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Poeti Naim Berisha

    Me ka rene, rastesisht, ne dore, libri i peste poetik i Naim Berishes dhe me ka pelqyer shume.

    Disa poezi nga libri i tij "Zog I Qiellit"


    Ku eshte vendi i bukurise

    Ku eshte vendi i bukurise, as vete s'e di.
    Te udhetoj drejt tij apo t'i shkruaj karte.
    Vetem nje gje e them me siguri,
    Vendi i bukurise eshte larg, shume larg.

    Por, do ta gjej ate vend dhe une, patjeter.
    Duke pyetur thone gjendet cdo gje,
    Mjafton te mos rri si nje uje i ndejtur,
    Mjafton te ec, te lodhem, te mos fle.

    Sa vende te bukura une vete kam pare,
    Aq te mira te ndershme, te gjitheve na rafshin.
    Mos kujtoni se jam i pashetitur, i papare,
    Nen qiellin blu, ne detin e hapur.

    Ato vende te bukura me kane rrembyer ne duar
    Me kane shpetuar nga smogu dhe cdo rrezik tjeter,
    Me kane ngritur lart me mirenjohje, mua,
    Mbi rrenoja kalash, nden lotet e vjeter.

    Me hiret e nje panje gercele
    Ikur nga shiu dhe rene nden bresher.



    E Bukura

    Gjithmone e bukura me ka shastisur
    Me ka terhequr si nje magnet,
    E ke, ne fakt, nuk ka mahnitur,
    Cilin nga ne, ne te vertete...?

    Sa shpesh, ajo me eshte fshehur
    Ne lug e gerxh, rudine a zall...
    Keshtu me teper me ka magjepsur,
    Keshtu me teper me zgjonte mall.

    Ngahere ate e kam spikatur
    Mengjes e mbremje, gjithe e kam ndjekur,
    Me duart skuqur, drizat kam flakur
    Sa shume per te, une jam perpjekur.

    Porsi nje kale une kam vrapuar,
    Si kale i kuq krifeshatervan...
    Te bukuren gjeta, e kam zbuluar
    Ne linjen: Londer-Prishtine-Tirane.


    Pas puthjes se pare

    Tani, rrallehere, per mua mendon.
    Tani qe kane kaluar kaq vite...
    Kur, papritur, emrin ma lexon
    Ne kopertinen e ndonje libri a reviste.

    Dhe, natyrisht, ke heshtur ca caste,
    Dhe brenda tyre ke ndjere pendim,
    Se zemra jote nuk mundi ta maste
    Dashurine qe ziente ne kraharorin tim.

    Dashuria ime...s'ish nje fllad i lehte,
    Qe pyllit te kalonte si nje feshferime.
    Dashurine time te thelle sa nje det
    Asgje nuk e nxe, vecse gjoksi im...

    Dashuria per ty, e tille me ka mbetur
    Edhe pse vite kaluan goxha...
    Prandaj, s'do mend, jam ligur e tretur
    Si nje dite dimri jam ngrysur, hata.

    Ne dy gisht fytyre krejt te dritheruar
    Si dy gurra mali, syte me lotojne mall
    A thua se s'qenkam djali i pikelluar
    Mbetur i magjepsur pas puthjes se pare.
    *||*Before i speak, I have something important to say.*||*
    *>~<*Thinking is one thing no one has ever been able to tax.*>~<*
    ^*>The way i see it, if you want the rainbow you gotta put up with the rain<*^

    [

  2. #2
    Gli§tenin' $ųphi§ticatiųn Maska e Griselda Sula
    Anėtarėsuar
    28-07-2003
    Vendndodhja
    Er... My guess: Trapped between a dream & a nightmare...A place called LoNdOn
    Postime
    17
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    :) Disa tø tjera

    Nuk øshtø trill xxx
    (nenes)

    Nje flutur llampes rrotull i shkon
    Tempullit te vet i rri ne skaj...
    Nje trill me thote “eshte nena jone”,
    Eshte shpirt’ i saj... !

    Dhe une trillin shpesh e besoj
    Sillet, nderkaq, flutura n’hapesire:
    Jam nena jote, me thote ajo,
    Lerme te te puth, s’me njeh im bir?!

    C’te me puthesh, i them, ti...
    Bore e bardhe mbeshtjelle me heshtje
    Konvertuar ne vese a shi
    Ne trajte dhimbjesh inkandeshente.

    Kujtesa jote, moj e bekuar,
    Rend e plagosur drites se erret
    Prek me gishterinjte e dritheruar
    Dheun e zi, balten e njelmet...

    Ah, fryma jote! Fryme perendie!
    Fllad i shartuar tani ne blir...
    Duart e tua si duar femije,
    Syte e tu, diej dritethyer.

    O shpirt i trembur, ne bujtinen e fundit,
    Me nyjet e ngaterruara te kujteses!
    C’t’i them babait, leshuar mbi bastunin,
    Sic leshon fjalet si per pasneser...?
    . . .
    Pa fluturoi neneflutura ime,
    Dhe nuk u pa dy here me sy...!
    C’u bere nene, dashuri-dhimbje?
    Si gjethe ne ere, endem pa ty.




    Dialog me dashurinexxxu

    Me thuaj tani, nga s’e shtrime ecjen
    Sinjale drite shkrepem neper nate.
    Ne ishim perkrah si nje trup i vetem
    Erresira na mbante inat.

    Ajo mund te sillte shiun dhe eren
    Rrebeshin s’kursente, as cikmen e ftohte
    Ne dimer kur te donte e kthente pranveren
    Dhe dasmen ne mort.

    Njerezit e saj te merrnin me te mire,
    Me vaj e uthull regjur gjithe kujdes
    Te ftonin per kafe me plot deshire,
    Te te fusnin ne thes.

    Njerezit e saj ishin demode
    Ngado grinin dogma, shfrynin urrejtje
    Pak t’u prishej qejfi, leshonin rrufe,
    Nenshkruanin vdekje.

    Po ne i ruheshim erresires se ngrate
    Ia njihnim krismen, duhmen dhe vrapin
    Sa shume qe rrekej te te zinte mat,
    Te te priste gjuhen, hapin.


    Nje zexxx

    Kurre mos mendo te behesh mbret
    As president te mos behesh kurre!
    Atje erozioni ben punen e vet
    Tufani te shtri mes rruges si kurve.

    Te jesh kryeminister, je shpesh satana,
    Te jesh deputet, s’je vecse nje skrib
    Humbet arsyetimin ne etjen per para,
    I verber do rendesh nga krimi ne flirt.

    Eshte nje farisej, dishepull i ndyre
    Ai qe perthyhet ne selite e tyre.
    Demonin e ka ne gjak e fytyre
    Dhe ul pantallonat per hater te zoterinjve.

    Gjithmone ne jete maleve jam ngjitur
    Gjunjet kam vrare ne shkrepa e gure
    Ne ajrin e ftohte te maleve jam rritur...
    Ndaj, vetem per malet, mund te behem ure.
    *||*Before i speak, I have something important to say.*||*
    *>~<*Thinking is one thing no one has ever been able to tax.*>~<*
    ^*>The way i see it, if you want the rainbow you gotta put up with the rain<*^

    [

  3. #3
    Gli§tenin' $ųphi§ticatiųn Maska e Griselda Sula
    Anėtarėsuar
    28-07-2003
    Vendndodhja
    Er... My guess: Trapped between a dream & a nightmare...A place called LoNdOn
    Postime
    17
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    A ka te gjalle ne ato varreza

    Nje pyll i dendur, kallamishte
    E djegur me cigar...
    Ne ishull s'ka inerci
    Vetem nje grusht uje te piste
    Toke te djegur dhe pakez ajer.

    Gjerat nje nga nje i ka debuar
    Forca e rendeses a e perendise...?
    Nje ere e keqe perplaset ne shqisat tona
    Si neper shtigje vrima-vrima minjsh.

    Kohet ne herbarium kunder njera-tjetres.
    Qelite zbojne jonjerezit...
    Rrekete e gjakut permbysin kuajt e eres.
    Varret ia thone kenges.

    A ka te gjalle ne ato varreza
    A shndrit e lire aty bukuria
    A vec te gjallet i mbulon e zeza
    A vec meitet harlis dashuria.


    ------------------------------------------------------------


    Rekuiem per vajtojcen e cmendur


    Te thoja se dicka e prish
    Metabolizmin e njeriut
    Kur ne forme vaji...
    Gruaja me xhublete dhe mitan jeshil
    Kuvendon me te vdekurit e saj

    Kesi vajtojcash, me thoje
    Si engjej te blerte
    Ka pasur dhe do kete perhere
    Ato shfaqen si fantazma ne cdo vend
    Dimer e vere.

    Te thoja se ne keso rastesh
    Parandjenja te keqija
    Me trembin pa mase...
    Mos ki frike, me thoshe, i dashur
    Asgje nuk ndodh dhe shqyheshe ne gaz.

    Te thosha pastaj,
    Vdekjen e kemi hak...
    Prej saj aspak nuk kam frike,
    Vecse vajtojca qe klith ne sokak
    S'di pse per mua perben rrezik.

    Ajo u thoshte te vdekurve te shkrete
    Se robtohej, nate e dite, ne pune
    Dhe, pothuaj, s'merrte fare shperblim
    Une zbehesha e digjesha si ne ferr
    E ti me thoshe: mbahu miku im!

    Kalonin ditet e ti prape me thoshe
    Te kujtohet e cmendura...?
    Dhe qeshje me te madhe si gjithmone.
    Une kisha frike se na degjonin dhe muret
    Dhe behesha dylle i verdhe, kufome.


    --------------------------------------------------------------------


    Kujtesa e Kosovarit

    Rrjedhes se gjakut, gurgullime e eger
    Keputem e hy ne nje bun te mjegullt
    Me krahet si pendet e zogut Feniks
    Pegasi me behet shkemb si ne legjende
    E une c'te beja me pegasin tim.

    Perfytem me dallget gjithkund neper nate
    Fitoj dhe nje varre, me zitohet pamja
    Brinjen e thyer bej pishtar te flakte
    Fatin tim te ri, debora e zbardhi...

    Plaga me mekon kenge te patravaje
    Tek dal, perhumbur, diku nga nje meshe
    Nese neser vdes, do te thone, pastaj
    ...Aq fat ka pasur! Fati... pune resh!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Griselda Sula : 05-08-2003 mė 18:46
    *||*Before i speak, I have something important to say.*||*
    *>~<*Thinking is one thing no one has ever been able to tax.*>~<*
    ^*>The way i see it, if you want the rainbow you gotta put up with the rain<*^

    [

  4. #4
    Gli§tenin' $ųphi§ticatiųn Maska e Griselda Sula
    Anėtarėsuar
    28-07-2003
    Vendndodhja
    Er... My guess: Trapped between a dream & a nightmare...A place called LoNdOn
    Postime
    17
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Thumbs up

    Babai eshte balli i gjere i njerezise


    Tani qe babai me lengon ne shtrat,
    Une ndjej per te, me shume dhembshuri,
    Ne dhé te huaj...,mjeroj aq larg,
    Sa shume me bren mungese e tij.

    Ne jete kam pasur enderr gjithmone
    Te jem per babane nje djale i mire,
    I tille te mbetem si heret dhe vone,
    Dhe ne varr te vete me nje fytyre.

    Po, nganjehere, njeriu s'qenkesh ne vete
    Padashur harron zemren e tij;
    Te harrosh babane, do te ish e tmerrshme,
    Te harrosh babane, do t'ish marrezi.

    Pse une qe kam shkruar me qindra vjersha
    Per atin tim s'kam bere nje varg
    Babai eshte atdheu, babai eshte jeta,
    Te mos shkruash per te, a s'eshte mekat.

    Pse une qe kam shkruar aq shume tregime
    Mjeroj tani, bej vajmedet...!
    Si nuk kam shkruar per atesine time
    Te mos shkruash per te, a eshte e drejte?

    Babai eshte balli i gjere i njerezise
    Shkallarja qe ngjisim cdo dite e me shume
    Fara trendafilblerte e krenise,
    Udha ku ecim, dhe ti, dhe une.

    Ne hapesire te atdheut, t'mos ish babai
    Do te shihte syri shkreteti, rrenoja
    Ja, pse therres, tani e pastaj...
    Ai eshte shkaku...! Ne, pasoja.
    *||*Before i speak, I have something important to say.*||*
    *>~<*Thinking is one thing no one has ever been able to tax.*>~<*
    ^*>The way i see it, if you want the rainbow you gotta put up with the rain<*^

    [

  5. #5
    Gli§tenin' $ųphi§ticatiųn Maska e Griselda Sula
    Anėtarėsuar
    28-07-2003
    Vendndodhja
    Er... My guess: Trapped between a dream & a nightmare...A place called LoNdOn
    Postime
    17
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Smile

    A thua se s'qenkam, thjesht, nje gur i lehte

    Nga xhepi nxjerr celsin e portes
    Dhe fletet e saj hap qete e qete
    A thua se s'qenkam i udheve te botes
    A thua se s'qenkam, thjesht, nje gur i lehte.

    Se guret e rende ne atdhe qendrojne
    Atje bejne kalane cdo dite e me shume
    Per guret e vegjel, me mall mendojne
    Per guret e ikur, nuk vene sy ne gjume.

    Guret e shtepise me kujtojne humbaq
    Ndoshta edhe druret, mund te me bejne me faj
    Iku, thone, humbi, u zhduk dhe aq...!
    Ndersa une, per ta, jam gati te qaj.

    Une qe kam kenduar per zogjte dhe lulet
    Dhe falle kam shtije me vijat e pellembes
    Ylbere kam shkrepur per dhenderit e nuset
    Kam ngritur poema per hiret e nenes.

    Per blune valevitese te qiellit t'atdheut
    Sa shume kam mall, brenge e dashuri!
    Per guret e rende dhe balten e dheut
    Per gjithe cfare ecen ne Shqiperi...

    Mire te gjeca vendlindje, zemerembel!
    Jam une, i rrezuari ne dashurine tende.
    C'ke qene, c'je dhe c'do te jesh eshte ender
    Eshte menyra kryelarte e jetes prej endrre.

    Nga xhepi nxjerr celsin e portes
    Kanatat e saj, mbyll qete e qete
    Une, humbaqi, i udheve te botes
    A thua se s'qenkam, thjesht, nje gur i lehte.

    -----------------------------------------------------------------------


    Vajzat e botes

    Vajzat e botes per flirt te ftojne
    A thua se s'paska si ato vajza...
    Rreken se fjala te dashurojne
    Me dashurine ne thonjeza.

    Te grishin per kafe, dreke a darke
    Te marrin me vete, tutje, ne makine
    Vecse s'paguajne asnje qindarke
    "Anything" thone, per dashurine.

    Me tufa lulesh te vijne verdalle
    Te sjellshme, te brishta, te bukura
    Perkulen dhe qeshin, te puthin me mall
    Te ndritshme, vecse, kurva...

    Kur bredh me to, a thua se harron
    Botes t'ia shkelesh, t'ia shajsh gjithe cepat!
    Shetitja me e shkurter, mjafton
    Te te pastrojne xhepat.

    Vajzat e botes per flirt te ftojne
    A thua se s'ka si ato vajza
    Rreken se gjoja te dashurojne,
    Me dashurine, ne thonjeza.
    *||*Before i speak, I have something important to say.*||*
    *>~<*Thinking is one thing no one has ever been able to tax.*>~<*
    ^*>The way i see it, if you want the rainbow you gotta put up with the rain<*^

    [

  6. #6
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,691
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    ...lexova disa nga keto poezi dhe mbeta me goj hapur...
    Me pelqyen jasht mase...

    Thjesht per kuriozitet Griselda nga eshte ky Poet?
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  7. #7
    Gli§tenin' $ųphi§ticatiųn Maska e Griselda Sula
    Anėtarėsuar
    28-07-2003
    Vendndodhja
    Er... My guess: Trapped between a dream & a nightmare...A place called LoNdOn
    Postime
    17
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ne librin e fundit te tij, te cilin une e kam ne dore, thuhet se ky autor ka botuar keto libra me poezi ne Tirane:

    1- Ngado syte e vajzes, 1993
    2- Lejleket e lumit tim,1995
    3- Hiq dore,1996
    4- Grindja e skeleteve1998
    5- Zog i qiellit, 2002

    Per me tej, ne parathenien e librit te fundit qe eshte shkruar nga shkrimtari i shquar, Teodor Laco, nuk thuhet se nga eshte ky poet, vecse permenden disa rrethe te veriut qe kane nxjerre poete te mire, si Lezha, Tropoja dhe Dibra. Mendoj se duhet te jete nga njeri prej rretheve te siperpermendur.
    Autori, me sa kuptohet nga disa poezi, banon ne Londer prej me se pese vjetesh.

    Pershendetje te sinqerta per ty, Code-craker dhe per te gjithe te tjeret qe bashkohen me mendimin tone!

    Gjithe te mirat!
    Griselda
    *||*Before i speak, I have something important to say.*||*
    *>~<*Thinking is one thing no one has ever been able to tax.*>~<*
    ^*>The way i see it, if you want the rainbow you gotta put up with the rain<*^

    [

  8. #8
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,691
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    ...Shume bukur ather....domethen e paskemi komshi...ehehehe...
    ...I uroj Poetit te kete sa me shume vellime ne ardhem...

    Pershendetje edhe nga mua Griselda!

    ~{Sinqerisht Driloni}~
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Aphrodite
    Anėtarėsuar
    28-10-2003
    Vendndodhja
    *-*In my glorious temple*-*
    Postime
    4
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Talking E lezetshme >>>

    BARI I RINGJALLJES


    Na ish njehere nje mbret cudirralle
    Na kish nje mik, mekembesin Enkiduj.
    Ndoshta cfare po them, ju vjen si perralle
    Po kjo histori edhe sot ben buje…

    Mbreti sec mbante emrin Gilgamesh
    Dhe na ish i famshem si nje Perendi
    Ai para kamrave promovonte shpesh
    Pavdekesine e vet dhe mikut te tij.

    Thoshte se njerezit jane te gjithe te vdekshem
    Me perjashtim te tij dhe mekembesit te vet
    Une, trashte zerin, mbetem i perjetshem
    Me kot nuk bej ligjin, me kot nuk jam mbret

    Por nje dite te bukur ashtu krejt papritur
    I vdes mik i shtrenjte, mekembesi Enkidu
    Pa ia nisi mbreti duke buleritur
    Pike e zeze, c’me gjeti! O bo bo, bu bu!

    Pse valle aq shume na ish deshperuar
    Pse shpirti iu mbush gjithe blasfemi
    Kuptohet, njitash, sec na qe kujtuar
    Se pas Enkidujt, vinte radhe e tij.

    Vrau mendjen shume dhe ne vjeshte te vone
    Mbreti sec ia merr kenges edhe valles
    Tani para kamrave hodhi tjeter bombe
    Tha se kishte shpikur barin e ringjalljes.

    * * *

    Ndaj ti qe pandeh se coc je ne bote
    Mos e dridh me, se ta presin bishtin
    Nga balta ke mbire dhe mos u mburr kot
    Bari i ringjalljes eshte per Jezu Krishtin.


    Naim Berisha
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Aphrodite : 29-10-2003 mė 17:18
    **Vdekja me vjen prej syve te tille**
    ~Perseri ne kembe~

    :^engjelloIn the name of Love:^engjell1

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ocean_wonder
    Anėtarėsuar
    19-08-2003
    Postime
    7
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Keto poezi jane nga libri "Ngado Syte e Vajzes"

    VAJZE MANEKINE

    mjegull ngjyre plumbi
    pluhur boje gjaku
    ketrushe pa zemer
    prej qelqi dhe bari
    barbari e dhembshur
    prej uji dhe ajri
    begati e fjetur
    prej ere dhe bore
    ne ritme rreziku
    ke humbur fare

    Vajze manekine qe vdes ne dritare.


    JESHIL ESHTE BARI

    ...
    njerezit e dashur qe me kane vdekur
    i kam te gjalle ne trishtimin e syve
    shihmeni drejt kur qepallat
    vrik e vrik me hapen e mbyllen,
    nga te gjitha ngjyrat qe do te vini re
    do te shquani, nderkaq, jeshilen...

    Jeshil eshte bari i varrit te tyre.

    KUR BIE SHI

    kur bie shi me shtohen psheretimat
    fjala me shkon me muret
    i bie fyllit ne nje vrime
    ne vesh te shurdher
    neper vrimat e tjera
    me rreziten dhimbjet.

    vazhda e djerses se djeshme
    neper rrudhat e ballit me behet fir
    buzeqeshje te dashurish kujtoj, reflekse
    konture ditesh me diell.

    ETJA E TOKES

    veshet na kruhen.
    i kruajme.
    ditet tona kane et
    kjo, me se shumti, do te thote
    se shi se shpejti do te kete.

    dhe une po nisem ne kerkim te shiut
    se u tha toka per nje lot uje
    shiun dhe diellin duhet t'i gjejme vete
    se nuk t'i sjell i huaji.

    po nisem,
    por do te kthehem me shiun
    perpara se te bjere nata

    brigjeve te etura oshetijne zerat
    shfryn balada.


    KA QENE DASHURIA

    Lind
    dashuria
    ne vrunduj te eres
    Ne shkulme
    te gjakut
    lindin njerez...
    Po jeta..?
    Leviz ne rrugen
    e saj...
    honeve te shpirtit
    permbi dashuri te vale.

    Dashuria paska qene me pare!

    NE START LAMTUMIRASH

    Mbi nje vese agu
    ngrihet e kelthet
    nje peng i nendheshem
    S'e lodh tundimi...
    As heshtja bojehiri.

    Azmatik udhetues
    drejt stacionit te sterlashte
    te bashkimit.

    Duart...
    dege frasheri
    shtrire te vrara
    ne start lamtumirash.


    TI S'JE DASHURIA

    ... Lerme!

    Fushat me bime
    Kodrat me peme
    Malet me bore
    Hapesirat me njerez
    S'me lene te te kthehem

    S'me lene dritaret e botes se burrit
    Nga shohin vetveten te gjithe njerezit.
    *|*Its time 2 start living the life we have imagined*|*

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-09-2008
    Postime
    13
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Le te vijne vajzat

    Kjo poezi eshte marre nga libri me poezi "LE TE VIJNE VAJZAT"

    Le te vijne vajzat

    Do te shtrihem barkas perdhe
    Te thith eren e tokes,afshin e ugarit,
    Te vijne zogjte e qiellit me kenge dhe hare,
    Te me mbulojne me flatrat e tyre dhe fijet e barit.

    Ashtu i shtrire,
    Do te doja te flija gjate,
    Si dikur ne plevice,mbeshtjelle me pendet,
    barin the kashten.

    Ne muzg,
    Ne mengjes ,ne mbremje a mesnate.
    Le te vijne vajzat e fshatit dhe te me vene flaken...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  12. #12
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime
    Shkrimtari promovon “Bjeshkėt e dashurisė” dhe “Ē’mi ra vragu gjethit t’verės”

    Nė njė takim mes miqsh, shkrimtari Naim Berisha ka promovuar dje nė Teatrin e Metropolit dy vepra: romanin “Bjeshkėt e dashurisė” dhe vėllimin poetik “Ē’mi ra vragu gjethit t’verės”, botuar nga “Toena”. I lindur nė Peshkopi, Berisha jeton e krijon nė Londėr. Nė fjalėn e saj, drejtoresha e shtėpisė botuese “Toena”, Irena Toēi, e ka konsideruar si poet dhe prozator me mesazhe tė qarta filozofike qė flet pėr dashurinė, intrigėn, shpėrfilljen. Duke e quajtur njė sprovė letrare prozėn e Berishės, studiuesi Behar Gjoka shprehet se ky libėr konfirmon qė poezia e tij mbetet e lidhur me vendlindjen dhe fatin e shqiptarėve. “Nė romanin e ri del nė pah aty kėtu se me sa mundet njeriu duhet tė rreket qė ta pėrmirėsojė skemėn e dhėnė tė fatit. Ky fat i njeriut tė pėrzgjedhur nga Naimi vjen me filozofinė e tij tė plotė e tė qartė qė e vendos kėtė roman nė majat e krijimtarisė sė letėrsisė shqiptare. Autori realisht synon dhe kjo s’pėrbėn ndonjė sekret qė prozės, ashtu dhe poezisė sė tij, t’i japė energji dhe potencė prej burimeve qė nuk bien lehtė nė sy”, shkruan nė parathėnie Fatmir Terziu. Naim Berisha ėshtė autor i mė se dhjetė librave me poezi dhe prozė. Ai ka shkruar poezi, poema, tregime, romane pėr tė rritur, si dhe vjersha, poema e fabula pėr fėmijė. Ka lindur nė Peshkopi. Ka mbaruar shkollėn e mesme tė kulturės nė Tiranė. Ėshtė i diplomuar oficer gjithanėsh. Ka kryer me rezultate tė mira Fakultetin e Gjuhė-Letėrsisė nė Universitetin e Tiranės. Ka punuar nė fillim si mėsues muzike dhe gjuhė-letėrsie nė disa fshatra tė Dibrės, si drejtues kulture nė terren dhe nė ushtri nė qytetin e Peshkopisė. “Bjeshkėt e dashurisė” dhe vėllimi poetik “Ē’mi ra vragu gjethit t’verės”, janė dy botimet e fundit.

    Shqip
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •