Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 43
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Postime
    113

    A mund të sherojnë psikologët shpirtin njerzor?

    Duket se sa me shume zhvillohet shoqeria ,aq me shume shtohen te semuret ,si rezultat edhe nevoja per psikologet behet me e madhe.

    Gjate gjithe historise se ekzistences se tij , njeriu eshte perpjekur qe te kuptoje veten , te dije shkaqet pse ben ato qe ben, te dije cfare e shtyn te qaje ose te qeshe, te merzitet ose te bjere ne depresion, te dashuroje apo te urreje .
    Keshtu njerezit e mencur ,gjate shekujve kane shkruar shume libra,qe me kalimin e kohes kane ardhur duke u permiresuar.
    Ne ditet e sotme ndeshemi me nje varietet te jashtezakonshem idesh dhe konkluzionesh,e duket se shume ide te reja do te dalin ne te ardhmen.

    Por ,a mund te besojme me sinqeritet qe idete e zhvilluara te kohes moderne jane vertete aq te sakta ne menyre qe ti ndjekim me siguri te plote dhe pa dyshuar?

    Ne jetojme ne nje bote ku individi po del mbi shoqerine dhe eshte e qarte qe kultura individualiste eshte nje nder shkaqet kryesore per problemet e medha shpirterore qe po perjeton ky fundshekulli.
    A munden dot njerezit qe me aftesine e mendjes se tyre te sherojne vetveten?

    Ne nje liber te vjeter eshte shkruar qe ''nuk i perket njeriut qe ecen as te drejtoje hapat e tij ne jete''.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138
    A mund ta sheroje psikologu 'shpirtin njerezor'????
    Pyetja me duket pak e thjeshte per nje teme te nderlikuar. Eshte fjala per shpirtin apo per semundjet mendore? Psikologu merret me probleme qe krijohen apo kane lidhje me trurin. Nje psikolog nuk ka fuqi apo kualifikim per problemet e shpirtit. "Shpirti" nuk pranohet as si perkufizim ne gjuhen e shkences. "Shpirtin" ka mundesi ta sheroje dikush qe ka fuqi mbi 'shpirtrat' (hoxhe, fallxhore etj).

    Po te jete fjala per probleme qe krijohen nga veprimtaria e trurit (depresion, ndjenja) psikologu ka mundesi t'i kuroje, por nuk eshte e thene qe suksesi eshte i garantuar. Une mendoj se nje rendesi te vecante i duhet dhene individit dhe kembenguljes se tij/saj per te dale nga situata e pakenaqshme. Nje nga psikologet me te medhenj C. Rogers ka thene se psikologu te tregon vetem menyren per tu sheruar, por eshte individi ai qe vendos kur te jete gati per te ndryshuar gjendjen. Per Rogers edhe pacientet ishin kliente, jo paciente.
    Sa per kulturat e ndryshme, psikologjia si shkence nuk mund te zbatohet symbyllurazi neper vende te ndryshme. Fatkeqesisht psikologjia eshte zhvilluar ne lidhje me problemet e perendimit, probleme qe hasen rralle ose qe nuk existojne ne lindje apo ne Shqiperi. Ceshte me keq shoqerite e lindjes (shqiptare gjithashtu) po ndryshojne me ritme te shpejta per tu bere si perendimi. Probleme te reja do te lindin tek individet dhe psikologjia (si shkence) e ketyre vendeve nuk eshte e zhvilluar t'iu pergjigjet atyre problemeve.

    Me respekt Skerdi

  3. #3
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Perkufizim:

    Psikologjia eshte shkenca qe merret me studimin e perjetimeve dhe e sjelljes.


    Psikologjija e psikologet ndihmojne dhe do te ndihmojne qe njeriu te kuptoje vetveten ne kete kuptim ka per te ndihmuar qe te "sheroje" shpirtrat.

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #4
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Me falni

    por desha te them dicka ne lidje lindje-perendim:
    Ate qe ne Shqiperi e qujne guxim ne perendim e qujne semurje nes ashum raste!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #5
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    A mund te shprehesh me qarte?

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Bie dakord me shume gjera qe ka thene Skerdi dhe nuk po i perseris ato.
    Por doja te shtoja se depresionet nervore jane semundje te cilat n.q.s nuk i vihesh mbrapa dhe te kurohesh me ilace te ndryshme qe kane dale tani dhe me sesione konsultimi me psikologet mund te arrish deri aty sa mund te vrasesh veten apo edhe ndonje person tjeter ta dashur.

    Gjithashtu doja te shtoja edhe dicka tjeter.
    Ne shqipetaret, sidomos meshkujt shqipetare medojme se psikologu nuk do te mund te na zgjidhte problemet me te partneret apo edhe te na ndihmonte me probleme te tjera si. lenja e alkolit apo e duhanit apo edhe ndonje gje tjeter qe eshte bere kronike ne jetet tona dhe nuk eshte dicka e pelqyeshme.


    Besoj se femrat e kame mirpritur si teme psikologjine me hapur sepse nga natyra ne flasim dhe komunikojme me shume me njera tjetren, meshkujt jane paksa me te rezervuar (keto jane studime shkencore dhe jo nje opinioni im).

    Meshkujt dhe femrat qe kane lindur qe ne vitin 1970 dhe me vone e kane me te lehte te adoptojne fushen e psikologjise si nje ndihme per te lehtesuar shpirtin dhe mendjen njekohesisht. Ata/ato qe kane lindur ne 1970 dhe me herat e kane dy here ose me shume te veshtire te adoptohen me fushen e psikologjise.

    Do te sjell me shume informacione rreth kesaj ceshtje, nje here tjeter.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Edhe dicka tjeter,
    vete fusha e psikologjise eshte nje fushe teper e re rreth 120-125 vjet.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Postime
    113

    estella

    Shpresoj qe te mos jesh ndikuar nga une kur thua qe meshkujt shqiptare nuk besojne shume tek psikologjia.
    Personalisht ,psikologjine e kam pasion dhe jam dakord me ty ne lidhje me ate qe thoje . Eshte per te ardhur keq qe ne Shqiperi nuk i kushtohet ndonje kujdes i vecante psikologjise,aq me teper qe dihet sa vuajtje shpirterore jane duke perjetuar shqiptaret.

    Megjithate ,qellimi i temes qe hapa kishte te bente me shume me faktin nese ne si njerez me aftesi te kufizuara, mund te jemi apo jo ne gjendje te gjejme nje zgjidhje te perhershme te problemeve tona shpirterore.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Nuk e di se sa nje psikolog do te mund te gjente nje zgjidhje te perhershme. Ne disa raste eshte e mundur dhe ne disa jo varet se sa personi ne fjale ka deshire te ndryshoje gjendjen e tij emocionale dhe shpirterore. eshte ajo qe ka thene Skerdi pak me lart.

    I dashur mesues,
    Nuk jam ndikuar aspak nga ty qe te shtoja se meshkujt shqipetare nuk besojne ne psikologji dhe aq. Kam njohur mjaft meshkuj shqipetare qe e pelqejne psikologjine, biles miku im me i mire eshte nje mashkull shqipetar i cili eshte edhe psikolog ketu ku jetoj. Perkundrazi une bisedoj shpesh me te per kete teme dhe kisha aritur ne kete konkluzion nga bisedat me te dhe jo nga c'fare thoje ti, prandaj edhe flisja ne pergjithesi.

    E ku ta dija une qe edhe juve nuk ishit nje psikolog edhe vete.

  10. #10
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Shume meshkuj shqiptare qe pelqejne psikologjine?

    Si ta kuptojme kete shume 100, 1000?

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138

    Femrat kane me shume tendence te studjojne per psikologji

    Sa per sqarim do t'i thoja Mesuesit dhe Estelles qe jo vetem ne Shqiperi ku psikologjia eshte relativisht shume e re, por edhe ne perendim numri i femrave qe studjojne per psikologji eshte 6-7 here me i madh se numri i meshkujve.

    Arsyeja? Do te thoja dy.
    E para sic ka thene edhe Estella, femrat nga natyra jane me te ndjeshme dhe me prane gjendjes se tyre shpirterore (vetem te japim si shembull qe per femrat periodat shkaktojne gjendje emocionale qe nuk mund te ndjehet ose kuptohet nga meshkujt). Meshkujt jane me natyre me te ashper, me arrogante, dhe shume nga ne e kane te veshtire te pranojne anen emocionale. Psh meshkujt qajne shume here me pak se femrat. Sigurisht nuk mund te themi qe nuk ka meshkuj me bote emocionale te madhe, ashtu sic existojne edhe femra qe nga ana emocionale i afrohen me shume botes se mashkullit.

    E dyta. Shume nga ata qe studjojne psikologji shtyhen ne nje menyre ose tjeter nga nje histori e dhimbshme apo e padeshiruar qe iu ka ndodhur ne te kaluaren. Keta persona merren me psikologji per te sheruar vetveten, per tu cliruar nga ankthi ose jeta e tyre merr thjesht nje drejtim tjeter dhe qellimi i tyre behet per te ndihmuar te tjeret. Fatkeqesisht numri i femrave qe jane vrare nga ana shpirterore eshte me i madh se numri i meshkujve.

    Pershendetje.

  12. #12
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Skerdi e nuk te duken te pa mbeshtetura pohimet e me siperme?

    Pervec atij qe psikologji studiojne ne shume femra sesa mashkuj te tjerat pohime me duken te pa mbeshtetura.


    Femrat jane me te ndjeshme?

    Ne c´kuptim?

    Psikologjija eshte shkence natyrore e nuk ka te beje me ndjeshmerine.

    Vetem nje pjese e vogel e psikologeve jane psikoterapiste.

    Nga e ke nxjerre perfundimin e dyte?

    Ka ndonje studim per kete?

    A ka njeri ne kete bote qe te mos jete semurur ndonje here, por jo te gjithe studiojne mjeksi!
    Cfare kupton me ate "shume" mbi 50% te studenteve te psikologjise?

    Mua me duket se me shume se faktet ti po perfaqeson paragjykimet ndaj psikologjise.

    Pa te keq po ti them keto fjale.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138
    Fakti qe femrat jane me te ndjeshme eshte dicka me se e pranuar ne psikologji. Po te kesh studiuar personalitetin (Psychology of Personality), dicka e tille eshte shume e pranueshme. Nje gje e tille nuk eshte vertetuar, por studime te shumta jane bere ne kete fushe dhe psikologet kane ardhur ne perfundimin e mesiperm.

    Fakti qe ka me shume studente per psikologji ka ardhur nga statistika, nuk e di nese jane bere studime per kete.
    Eshte fjala per studente ne fushen e psikologjise (Ba, Hon. Ba, Ma) dhe jo vetem psikologe me Ph.D.

    Nese shume persona studjojne psikologji si pasoje e pervojave te hidhura qe kane patur ne te kaluaren, ishte thesht nje pohim i imi, personal, rrjedhe e vezhgimeve te mija. Sic u shperha me siper, eshte mendim i imi jo konkluzion i ndonje studimi. Nuk kisha ne mend te jepja ndonje recete. Sic e dime shume sjellje tonat drejtohen ose percaktohen nga ngjarje shume tragjike, qe ngelin ne vetedijen dhe mos-vetedijen tone (consciouness, uncosciouness, subconsciousness etc), Freud. Keshtu nuk perjashtohet mundesia qe edhe karriera qe dikush zgjedh, diktohet nga faktoret e siperm.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138
    Mbi ndjeshmerine e femrave studime te suksesshme jane bere nga Money dhe Tucker ne 1975. Ndonje dhome ne internet mbi keto studime nuk di, por po te jesh i interesuar, jam i sigurte qe do te gjesh.

    Sa per faktin qe shume studjojne psikologji si pasoje e historive tronditese, kjo mund te shpjegohet shume thjeshte nga reaksioni, mekanizem mbrojtjeje (Freud).

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138

    Sa per sqarim

    Postuar më parë nga Anton
    Skerdi e nuk te duken te pa mbeshtetura pohimet e me siperme?

    Pervec atij qe psikologji studiojne ne shume femra sesa mashkuj te tjerat pohime me duken te pa mbeshtetura.


    Femrat jane me te ndjeshme?

    Ne c´kuptim?

    Psikologjija eshte shkence natyrore e nuk ka te beje me ndjeshmerine.

    Vetem nje pjese e vogel e psikologeve jane psikoterapiste.

    Nga e ke nxjerre perfundimin e dyte?

    Ka ndonje studim per kete?

    A ka njeri ne kete bote qe te mos jete semurur ndonje here, por jo te gjithe studiojne mjeksi!
    Cfare kupton me ate "shume" mbi 50% te studenteve te psikologjise?

    Mua me duket se me shume se faktet ti po perfaqeson paragjykimet ndaj psikologjise.

    Pa te keq po ti them keto fjale.
    Vetem nje pjese e vogel e psikologeve jane psikoterapiste??Psikologjia nuk ka te beje me ndjeshmerine?? Mbase specializimi yt ne neurologji , por psikologjia si shkence eshte e vetmja qe merret me studimin e ndjenjave. 15% e numrit te pergjithshem te psikiaterve dhe psikologeve se bashku, jane psikoterapiste, numer jo i vogel. Nqs flasim per psikologe vetem, dhe po te kemi parasysh qe pjesa me e madhe e psikoterapisteve jane psikologe, numri i psikologeve psikoterapiste do te ishte shume me i madh se 15%. Numri me i madh i psikologeve dhe psikiaterve se bashku, ushtrojne profesionin ne psikologji klinike (67.5%), ku mbase edhe ti do te besh karriere. Edhe ketu ndjenjat studjohen sic e thote edhe perkufizimi: "Clinical Psychology is that branch of Psychology that is concerned with the evaluation, diagnosis and treatment of individuals with psychological disorders, as well as treatment of less severe behavioral and EMOTIONAL problems". Keto informacione jane marre nga vezhgimet e APA Directory Survey (American Psychological Association), organizata me rendesishme dhe me e njohur ne fushen e psikologjise (the most reliable too)
    Per me shume informacion mund te interesohesh ne www.apa.org/students/brochure/

    Psikologjia eshte shkence natyrore?? Edhe eshte, edhe s'eshte. Eshte shkence natyrore, por eshte edhe shkence shoqerore. Ne fakt ketu ne Kanada (besoj edhe ne Amerike) Departamenti i Psikologjise eshte me vete (i ndare) dhe nuk varet as nga Departamenti i Shkencave Shoqerore as nga Natyrore. Une psh po studjoj psikologji nen Fakultetin e Shkencave Shoqerore.

    Te pershendes edhe une pa te keq.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138

    Sa per sqarim

    Postuar më parë nga Anton
    Skerdi e nuk te duken te pa mbeshtetura pohimet e me siperme?

    Pervec atij qe psikologji studiojne ne shume femra sesa mashkuj te tjerat pohime me duken te pa mbeshtetura.


    Femrat jane me te ndjeshme?

    Ne c´kuptim?

    Psikologjija eshte shkence natyrore e nuk ka te beje me ndjeshmerine.

    Vetem nje pjese e vogel e psikologeve jane psikoterapiste.

    Nga e ke nxjerre perfundimin e dyte?

    Ka ndonje studim per kete?

    A ka njeri ne kete bote qe te mos jete semurur ndonje here, por jo te gjithe studiojne mjeksi!
    Cfare kupton me ate "shume" mbi 50% te studenteve te psikologjise?

    Mua me duket se me shume se faktet ti po perfaqeson paragjykimet ndaj psikologjise.

    Pa te keq po ti them keto fjale.
    Vetem nje pjese e vogel e psikologeve jane psikoterapiste??Psikologjia nuk ka te beje me ndjeshmerine?? Mbase specializimi yt ne neurologji , por psikologjia si shkence eshte e vetmja qe merret me studimin e ndjenjave. 15% e numrit te pergjithshem te psikiaterve dhe psikologeve se bashku, jane psikoterapiste, numer jo i vogel. Nqs flasim per psikologe vetem, dhe po te kemi parasysh qe pjesa me e madhe e psikoterapisteve jane psikologe, numri i psikologeve psikoterapiste do te ishte shume me i madh se 15%. Numri me i madh i psikologeve dhe psikiaterve se bashku, ushtrojne profesionin ne psikologji klinike (67.5%), ku mbase edhe ti do te besh karriere. Edhe ketu ndjenjat studjohen sic e thote edhe perkufizimi: "Clinical Psychology is that branch of Psychology that is concerned with the evaluation, diagnosis and treatment of individuals with psychological disorders, as well as treatment of less severe behavioral and EMOTIONAL problems". Keto informacione jane marre nga vezhgimet e APA Directory Survey (American Psychological Association), organizata me rendesishme dhe me e njohur ne fushen e psikologjise (the most reliable too)
    Per me shume informacion mund te interesohesh ne www.apa.org/students/brochure/

    Psikologjia eshte shkence natyrore?? Edhe eshte, edhe s'eshte. Eshte shkence natyrore, por eshte edhe shkence shoqerore. Ne fakt ketu ne Kanada (besoj edhe ne Amerike) Departamenti i Psikologjise eshte me vete (i ndare) dhe nuk varet as nga Departamenti i Shkencave Shoqerore as nga Natyrore. Une psh po studjoj psikologji nen Fakultetin e Shkencave Shoqerore.

    Te pershendes edhe une pa te keq.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Psikologjia po shitet

    Perderisa blihet nga njerezit duhet te kente vlere.

    Psikologjia, astrologjia, alkimia, shentologjia e sorollologjia jane thjesht biznes i atyre qe e bejne.

    Lereni biznesin te punoje.

    Kur do vete breshka te shkoje tek nallbani, mire ti behet.

    Se te bejne nje te sheruar keta qe mos te te veje me mendja per t'u semurur (Ti zbrazin xhepat)

  18. #18
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Cudi e madhe,

    paragjykimet e fillimit te shekullit te kaluar po i lexoj prape sot.

    Psikologjia eshte shkence dhe shkence natyrore.
    Eshte e vertete se akoma nuk ehste shkeputur plotesisht nga fakultetet shoqerore, por ne thelb kerkimi shkencor psikologjik eshte natyror.
    Ka dege te vecanta sic eshte psikologjia shoqerore qe kane pika te perbashketa me shkencat shoqerore.

    Si perjetimet dhe sjellja e njeriut jane fenomene objektive dhe ato perbejne objektin e studimit te psikologjise.


    Nje analogji elementare:

    E shifni ajrin ju?

    Jo

    Mjafton qe te levizni doren dhe do ta ndjeni.

    Pra sjellet e njeriut mund ti vezhgojme per ndjenjat duhet te zhvillojme medota paksa te ndryshme studimi.

    Dhe nje pyetje sqaruese:

    Objekt studimi i ciles shkence eshte kujtesa?

    Po vemendja?

    Sa per ate "... nuk ka te beje me ndjeshmerine" te lutem lexo kontekstin.
    Jo psikologjia ne pergjithesi por studimi i psikologjise.

    Nuk e di mire ne vendet e tjera por ketu ne Gjermani per tu bere psikoterapist nuk mjafton te keshe diplomen e psikologut, duhet te besh nje specializim privat me tej.
    E kete e bejne pakica.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Psikologjia eshte dicka midis reales dhe ireales

    Hapa nje teme mbi klasifikimin e psikologjise.

    Qe psikologjia ekziston kjo ska pike dyshimi.

    Por ee dicka te quhet shkence duhet qe ajo ne rradhe te pare te kete nje fushe veprimi dhe mandej aksiomatiken e vet.

    Teori pa aksiomatike skam pare deri me sot.

    Psikologjia mund te jete nje disipline qe perdor metoda shkencore te huazuara nga shkenca dhe disiplina te tjera, por qe te jete shkence me duket pak si e tepruar.

    Qe eshte biznes kjo ska pike dyshimi sepse po shitet me sukses.

    Jo cdo veprimtari eshte shkence

  20. #20
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Mire po bej nje pyetje qe mund te quhet si vertetim indirekt:

    Mendon se ata qindra universitete ku ligjerohet psikologjija tallen me veten?

    Nuk i di njohurite e tua permbi matematiken, por a mund te me thuash aksiomatiken e biologjise?

    Psikologjija eshte nje nga shkencat qe perdor metodat matematikore njesoj si fizika, biologjija.

    Shume teori psikologjije jane te ndertuara aksiomatikisht, por jo te gjitha.

    Ne psikologji perdoret eksperimenti ashtu si ne shkencat e tjera natyrore.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  2. Nese jeni te sinqerte me sqaroni keto vargje Biblike.
    Nga Gostivari_usa në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 10:45
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Mbi priftërinë
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •