Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    useid
    i/e ftuar

    Ceshte Feja Dhe Kombi

    Per mua pak rendesi ka ne ju pelqen ose jo dua qe ju kur te flisni te dini njehere se cfare eshte kombi dhe cfare eshte feja.Kombi eshte nje grup i cakatuar njerezish qe flasin nje gjuhe dhe kane tradita dhe zakone te perbashketa.Kurse feja eshte udhezimi dhe drejtim hyjnor se si njerzit te jetojne ne kete toke si ato ti kene marredheniet me Zotin me prinderit me fisin me shoqerine dhe kombet ose kafshet etj.Pra feja eshte universale per te gjithe njerzit ne kete bote kurse kombi eshte i kufizuar .Feja te meson se ti duhet ti respektosh kombet e tjere kurse kombesia ose nacionalizmi nuk e thote kete.Pra me vjen keq qe disa njerez ne forum quajne fe shqiperine kur ajo eshte nacionalitet dhe kombesi. ti kisha nxenes ne histori ose ne sociologji i kisha mbetur ne klase sepse jane te rritur edhe akoma nuk dine se ceshte feja dhe kombi.Injorance bashkohore do ja vija emrin.Imagjino pak kur dikush te thote qe njezit duhet te ndahen sipas lidhjeve te gjakut ose farefisit do behej 1000000 luftra me shume se cjan ber per hire te tokes ose kombit.Imagjinoni pak grekerit feja jone eshte greqia serbet feja jone eshte Serbia italianet feja jone eshte Italia amerikanet do te thonin feja jone eshte amerika.Zoti i krijoi me njerzit me kombe dhe ngjyra te ndryshme, qe te kete harmoni ne krijimin e tij por jo qe kombi dhe nacionaliteti te jete fe per to.Si do te ishte po te ishin te gjithe njerzit nje komb ose nje ngjyre ose nje fytyre.Pra prej Urtesise se Zotit eshte qe ai me diturine e tij dhe fuqine e tij i krijoi njerzit te ndryshem si ne gjuhe, ngjyre dhe bukuri.Tani nacionalizmi qe ti e do me shume se fene eshte dhe kjo nje "fe" e cila predikon ndarjen e njerzve ne kombe dhe secili prej tyre duhet te krenohet me kombin e tij ti shikoj njerzit e tjere me perbuzje sepse nuk i perkasin ketyre keshtu jane greket dhe serbet dhe izraelitet.Kurse feja predikon bashkim universal ne lidhje me adhurimin e Zotin dhe mbajtjen e gjuhes te cdo kombi sepse kjo eshte natyrshmeria qe Zoti i krijoi njerzit.Pra kombi gjuha ngjyra rraca bukuria etj nuk jane ne doren e njeriut per te vendosur ai se ke te marri apo jo por njeriu i pranon keto padeshirene tij sepse jane jashte zgjedhjes se tij te vullnetshme qekur ai lind kurse besimi ne Zotin dhe fene Zoti e ka bere njeriun qe ai te shikoje dhe te Zgjedhi me vullnet te lire midis besimeve politeiste dhe besimit te vetem monoteist(Islamit) dhe sipas kesaj zgjedhje do te ket denim ose shperblim.Kurse kombin do apo nuk do ti je ne nje komb dhe nuk e nderron dot ate.pra ti beson tek kombi dhe Zoti.pra sipas teje feje nacionaliste duhet te jete ne cdo shtet edhe sipas llogjikes tende njerzore kane te drejte izraelitet kur thojne se ato jane populli me i mire ne kete bote edhe te tjeret jane sherbetoret e tyre po keshtu ti i jep te drejte edhe serbeve dhe grekeve qe jane shume raciste m ne shqiptaret vetem sepse ne jemi komb tjeter.pra ketu bie poshte dhe teoria jotre per llogjiken njerzore e cila gabon sikur ti ke gabuar kur thua qe duhet ti pranojme te gjitha fete pastaj shkruan poshte nickut poshte korrupsioni . jo secili ka te drejten e tij te zgjedhi po ashtu edhe hajduti po ashtu vrasesi.por jo ne i japim te drejte dhe mbeshtesim fene e drejte ligjine drejte sjelljen e drejte dhe kundershtojme fene e shpikur prej njerzve fene politeiste ateizmin kundershtojme dhe nuk pranojme cdo fe qe se ka origjinen e saj nga Zoti ashtu sic nuk pranojme si fenomenin vjedhjen vrasjen korrupsionin etj. Feja islame mbron te drejten e cdo kombi dhe Zakonet e tij nese keto zakone nuk kane origjine idhujtareske por qe sherbjne per te miren e njeriut.Edhe nje faktoret qe ne shqipataret nuk jemi asimiluar si komb dhe si popull eshte te qenurit MUsliman .Per kete deshmon historia dhe njerzit.Shume prej kosovarve qe ishin ortodokse moren neshtetesi serbe dhe tani jetojne ne serbi etj fakte qe skam kohe se dola shume nga tema.Pra pa FE nuk ka atdhe.Sepse feja e mbron konceptin e te qenurit komb dhe popull po keshtu dhe gjuhen dhe nuk lejon asimilimin e nje kombi sepse ajo eshte urdher prej Zotit dhe ka qene deshira e Zotit qe njerzit te jene te ndare ne kombe dhe fise e popuj etj..

  2. #2
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    kjo qeka per henri albo dhe ndonje tjeter qe se di akoma se ceshte kombi dhe feja.

  3. #3
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Re: Ceshte Feja Dhe Kombi

    Postuar më parë nga useid
    . Feja islame mbron te drejten e cdo kombi dhe Zakonet e tij nese keto zakone nuk kane origjine idhujtareske por qe sherbjne per te miren e njeriut.Edhe nje faktoret qe ne shqipataret nuk jemi asimiluar si komb dhe si popull eshte te qenurit MUsliman ...
    Shpesh po e degjoj kete vije mendimi, qe per mendimin tim eshte e *#$#$#$&#*$&l. Po katoliket e malsise? Cke per te na thene per ato? Apo katolicizmi s'kishte te bente me te qenurit e tyre Shqiptar? Leni o burr rrenat e Arabeve se s'na shkojne. Jena 100 here me te mire e me te bukur se sa ata qe shkojne me motrat[ose kusherirat] e tyne. Too much inbreeding u ka demtuar aftesite mendore...

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Cili eshte ai popull arab qe eshte komb klevis2000 apo useid?

    Une kujtoja se te gjithe arabet e konsiderojne veten "vellezer" dhe te gjithe popujt muslimane si "populli qe profeti Muhamedi e con tek Allahu"?!

    Po te kishte komb ne boten arabe do te kishte edhe shtet demokratik, edhe prosperitet, edhe bashkejetese ne paqe me mbare botene qyteteruar.

    Problemi eshte pikerisht se ne boten arabe nuk ka kombe, ka popuj qe ende jetojne sipas ligjeve mesjetare dhe ende nuk kane krijuar proceset e tyre politike kombeformuese ne vend. Kombet i formojne dhe konsolidojne proceset politike dhe ne nje shoqeri ku nuk ka nje sistem politik te mirefillte, nuk ka se si te kete komb. Prandaj ne ate pjese te botes nuk ka patur dhe nuk do te kete ndonjehere paqe e stabilitet.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    o Albo me thuaj pak perkufizmin e fjales komb qe te jap pergjijgje pastaj.Sepse ka lidhje perkufizmi me pergjigjen.ok

  6. #6
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432

    BASHKIMI BEN FUQINE

    Postuar më parë nga klevis2000

    kjo qeka per henri albo dhe ndonje tjeter qe se di akoma se ceshte kombi dhe feja.
    O lal po po nuk pate komb ne rradhe te pare te rrofte feja o njesh ,kurse sa i perkete fese myslimane . te krishtere apo ndonje feje tjeter i kam thene njehere mendimet e mia por ja po u a them prape ;


    ja nje rast 1--KU KE PARE TI NE CILIN VEND TE BOTES QE FEMRA PO TE SHKOJE ME NJE BURRE TJETER OSE SHUME HERE ATO I KANE KAPUR EDHE ME ZORR, TE DENOHET ME VDEKJEN ME BARBARE PERPARA POPULLIT;__ TE QELLOHET ME GURE DERI NE VDEKJE PERPARA POPULLIT .kETE GJE E KAM PARE NEPER EMISIONE BILES EDHE NGA .CNN-ni.Cfare ka bere ajo feja ejote e bukur per kete gje .Keto jane te drejtat e njeriut

    Ose fete kristjane ,njesoj jane per te rrjepurr popullinPasurite e vatikanit jane te pa llogaritshme ,kondrabanden e armeve ne bote ajo e bente dhe shume raste te tjera .Ose feje GREKE ortodokse qe kam edhe prinderit une ,e njejta gje njeri me dreq se tjetri .Ketu ne greqi pasurine me te madhe e ka feja se shteti ,3\4 e siperfaqes se tokes eshte prone e kishes ,ja pra ku j gjeten gjithe keto pasuri kishat apo xhamite s, ME LEKET TONA PRA


    PERSE FEJA ESHTE KUNDRA SHKENCES SE NUK I DO NJEREZIT TE ZGJUAR POR TE VERBUAR PER BESIM PER TO


    BASHKIMI BEN FUQINE
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  7. #7
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Feja eshte mjet shtypes, sidomos ne lindje e vecanarisht tek arabet. Nga paaftesia ti mundesojne popullates se vet nje jete normale dhe nga frika, keta njerz si pris fetar, si politikan si... keqperdorin fene, lene njerz te prapambetur, ne mjeri duke ju thene qe pasuria shpirterore eshte pasuri e jo ajo materiale!

    Po ju a shifni shtepite e hoxhallarve ose makinanat e disa prifterinjeve?! A sju jep kjo nje pergjigje se cka eshte feja?
    Per kete mund te flitete me muaj, por kjo mjafton.
    Mos shitni kombin per para, ju qe predikoni pasurine shpirterore. Si nuk ju vjen turp?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 31-08-2003 më 15:46
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #8
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Historia Islame : Çështja e kombit nga vështrimi Islam
    Dërguar nga Anonymous ditën E martë , 28 janar @ 11:06:10 EST

    Për kuptimin e nocionit komb kanë shkruar shumë filozofë dhe për këtë ka shumë përkufizime me ndryshime jo të parëndësishme teorike. Dihet se të gjithë teorikët e kombit, janë nisur nga pozitat ideologjike të klasës dhe të partisë politike që u përkisnin, por edhe nga interesat e vendit që ata përfaqësonin.

    Nocioni komb nga arabishtja “kavm” përmendet edhe në Kur`an, që nënkupton se Islami e njeh çështjen kombëtare dhe i jep rëndësi.

    Po nocioni nacionalizëm, i cili po ashtu nënkupton shprehjen komb, rrjedh nga fjala latine “natio” dhe “nitus” që kanë kuptimin e vendlindjes. Shkencëtarët që merren me këtë çështje dhe që studiojnë politikën e nacionalizmit, e kanë përkufizuar në mënyra të ndryshme. Sipas këtij përcaktimi, organizimi i përbashkët politik dhe uniteti kulturor janë faktorët kryesorë për formimin e kombit.

    Do të prezantojmë mendimet e disa shkencëtarëve për faktorët kryesorë të formimit të kombit: Karlton Hejzi thotë: “Kombi është një grup i pavarur politik me trashëgimi kulturore dhe pikëpamje të përbashkëta ndaj botës”.

    Kurse Hans Kohni thotë: “Faktor për formimin e kombit është koekzistenca e një grupi të posaçëm në një sferë të vetme. Rritja dhe jeta brenda një rrethi të caktuar natyror dhe gjeografik, krijon unitet më të madh të solidaritetit fisnor midis individëve. Komb do të formojë vetëm ai grup i cili mbi këto baza ndien interes dhe dobi të përbashkët”

    Kurse Salo Baroni rreth shprehjes “Komb” mendon për një grup njerëzish që jetojnë në të njëjtin vend, dhe të cilët janë bashkuar për shkak të organizimeve politike të përbashkëta”.

    Sipas shkollës gjermane, elementi themelor i kombit është gjuha, kurse sipas asaj franceze mënyra e jetesës së përbashkët është themeli kryesor i kombit. Sipas shkollës marksiste baza themelore e kombit është jeta e përbashkët ekonomike.

    Për sa i përket realitetit historik të formimit të kombit shqiptar, më shumë i përgjigjet teza e përgjithësuar: “kombi paraqet bashkësinë historike stabile të njerëzve, e formuar mbi bazë të bashkisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të konstituticionit psikik të shprehur në kulturën kombëtare të përshkuar me vetëdijen e përkatësisë së tërësisë të përbashkët”.

    Edhe teoritë arabe lidhur me termin komb kanë ngjashmëri me ato të evropianëve dhe nuk ndryshojnë nga dijetarët perëndimorë.6 Nga se u tha mund të shprehem se kombi është një bashkim i individëve, të cilët janë mbledhur së bashku për shkak të territorit, gjakut, gjuhës, kulturës, historisë, dhe organizimeve të përbashkëta politike. Kurse bazat e nacionalizmit janë besnikëria dhe dashuria ndaj një grupi të brendshëm (të quajtur komb dhe atdhe), që do të thotë se bazë e unitetit të një kombi nuk është religjioni, ideologjia, por është gjuha, territori, raca, traditat dhe kultura. Nacionalizmi sovranitetin e konsideron si mjet për të mbrojtur vendin dhe qytetarët e tij e jo për të përkrahur ndonjë ideologji apo sistem të veçantë. Gjithashtu edhe ekonomia mbështetet në interesat dhe mirëqenien kombëtare, e jo në atë që duhet të jetë e arsyeshme ose jo e arsyeshme.

    Koncepti i nacionalizmit ose ndjenjat e kombit, të cilat çdoherë kanë tërhequr vëmendjen e shoqërisë, do të ishte me rëndësi që së pari t’i bëhej një analizë nga aspekti shkencor në radhë të parë, për të kuptuar se deri në ç’masë burimet themelore të Islamit (Kur`ani dhe Hadithi) i pranon parimet e tilla? A ka ndonjë mospajtueshmëri mes Islamit dhe nacionalizmit? A është e mundur që njeriu të jetë edhe besimtar islam edhe nacionalist?. Përderisa disa tipare të nacionalizmit mund t`i mvishen sistemit fisnor të qyteteve greke para disa mijëvjeçarëve, nacionalizmi si një shkollë politike, sociale, dhe ideologjike, lindi në Perëndim si pasojë e Revolucionit Frëng.

    Zhan Zhak Ruso ishte përkrahësi më i madh i kësaj shkolle duke insistuar që njeriu si synim më të lartë të tijin të ketë shtëpinë dhe vendin ku është rritur. Ai besonte se atdheu është zemra dhe qendra e dashurisë dhe e besnikërisë së njeriut dhe grupit .

    Trajta kryesore e shkollës së nacionalizmit u sendërtua pas Revolucionit Frëng, kur edhe për herë të parë u zbatua në praktikë. Në atë kohë u shtuan emocionet për atdheun, për flamurin, për heronjtë kombëtarë, për racën dhe gjuhën frënge.

    Me zhvillimin dhe progresivitetin e Revolucionit Frëng në Perëndim idetë e nacionalizmit fituan popullaritet të madh duke lënë anash nocionet e lirisë dhe të demokracisë. Ishte Napoleon Bonaparti një përkrahës i patundur i nacionalizmit, përmes së cilës ide ai kishte përgatitur terrenin për politikën e tij agresive dhe ekspansioniste duke mbjellë në popullin francez frymën e dominimit, ku pas kësaj shumë popuj u kontaminuan me ndjenjën e nacionalizmit. Shekulli XIX u quajt “koha e artë” e nacionalizmit.

    Duke pasur parasysh shtirjen dhe përhapjen e tij që nga Amerika, Anglia, Italia, përfshirë këtu gjithë Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Prijësit më të mëdhenj të nacionalizmit gjatë këtij shekulli ishin Xhuzepe Garibaldi në Itali, Viktor Hygo në Francë, dhe Oto Bizmarku në Gjermani. Nacionalizmi gjatë këtij shekulli solli ngjarje të mëdha dhe kështu u pavarësuan shumë popuj të cilët më përpara ishin koloni të huaja, si të Portugalisë e Spanjës në Amerikën Qendrore, të cilat u pavarësuan nën udhëheqjen e Simon Bolivarit e të Hote Martinit. Mirëpo ndjenjat më të forta nacionaliste të ndikuara nga qeveritë perëndimore u paraqitën nëpër kolonitë evropiane të Perandorisë Osmane, gjë që çoi deri tek pavarësimi i shteteve të ndryshme, si Greqia, Bullgaria, Hungaria, Finlanda etj.

    Manifestimi më i qartë i nacionalizmit u shfaq në gjysmën e parë të shekullit 20 në Evropë dhe Japoni, dhe rezultoi me një luftë të paparë deri atëherë. Dijetarët e shumtë janë të mendimit se shkaqet kryesore të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore ishin pikërisht ndjenjat nacionaliste, nxitës të të cilave ishin Musolini në Itali, Hitleri në Gjermani, Peroni në Argjentinë, Frankoja në Spanjë etj. Më vonë, gjatë gjysmës së dytë të këtij shekulli, nacionalizmi filloi të shfaqej edhe në vendet e Botës së Tretë.

    Për sa i përket Botës Islame nacionalizmi ishte një shkollë e importuar nga Perëndimi në fund të shekullit XIX. Pas bisedimeve të ideologut Sejjid Xhemaluddin dhe sulltan Abdulhamidit lidhur me unitetin e muslimanëve të botës, qe uniteti dhe solidariteti i turqve dhe i arabëve brenda Perandorisë Osmane që do të parandalonte depërtimin e vlerave dhe idealeve të Perëndimit në zonat strategjike të Lindjes së Mesme. Kështu fuqitë kolonizuese, duke parandier këtë rrezik, filluan të mbillnin idenë e nacionalizmit dhe zgjimin e ndjenjave kombëtare ndër turqit dhe arabët për të penguar unitetin në baza fetare islame dhe për ta përçarë Perandorinë Osmane, në mënyrë që më pastaj ndikimi i osmanlinjve të zëvendësohej nga kolonizimi perëndimor.

    Andaj nuk ishte e rastësishme që nacionalizmi së pari u ngjall në pjesët e Perandorisë Osmane e jo në tokat muslimane që ishin nën zotërimin e Francës dhe Britanisë.

    Rol të rëndësishëm në përhapjen e ideve nacionaliste në Botën Islame dhe në Perandorinë Osmane luajtën edhe organizata (bashkësi) e individë të ndryshëm hebreikë, qëllimi kryesor i cilëve ishte nxitja e ndjenjave nacionaliste në mesin e turqve, për të futur përçarje midis tyre dhe arabëve, për të hapur më pastaj rrugën për okupimin e Palestinës.

    Rol kryesor në këtë çështje pati organizata jehudite (Masun), e cila ishte themeluar në mbarim të shtetit osman. Kjo organizatë përbëhej prej hebrenjve autoritativë të pasur dhe me famë. Qendra e saj ishte Selaniku. Organizata e masunëve si dhe individë të tjerë hebrenj nën petkun e nacionalizmit, arritën të rrëzonin Abdulhamidin nga pushteti dhe të përgatitin terrenin për ngjalljen e armiqësive në mes të turqve dhe arabëve, dhe gjithë kjo solli krijimin e lëvizjes së xhonturqve në vitin 1908.

    Këto pra ishin zhvillimet e para të nacionalizmit në Botën Islame kur u shfaq nacionalizmi dhe racizmi izrealit dhe epshet e tyre për pushtimin e Jerusalemit (Kudsit).

    Gjithashtu ndikim në paraqitjen e ndjenjave nacionaliste të arabëve pati edhe largimi i turqve dhe lënia anash e ndjenjave islame dhe animi nga çështja e kombit, dukuri që nuk ishte e pranishme në fillim të sundimit të tyre.

    Për sa u përket burimeve themelore të fesë islame, Kur`anit dhe hadithi, ato lejojnë ndjenjat e thjeshta patriotike, siç janë dashuria ndaj babait, djalit, apo familjes a kombit, por deri në atë masë sa këto ndjenja të mos i kundërvehen bindjes më të lartë të njeriut. Islami paraqet një sistem të pavarur shpirtëror, praktik, politik e shoqëror, që në vete përfshin besimin. Prandaj është e natyrshme që ndërmjet tij dhe shkollës së nacionalizmit të ketë kundërthënie pasi nacionalizmi nuk ndalet vetëm në këto gjëra të thjesha.

    Nacionalizmi çmon vetëm traditat historike, kulturën, qytetërimin, idetë dhe figurat historike të popullit të vet, ndërsa vizioni i Islamit nuk mbështetet vetëm në kufij e raca, fise e popuj, por synimi i tij është uniteti universal. Burimet themelore të Islamit kanë flakur bazat e nacionalizmit, duke theksuar se gjuha, ngjyra, raca, nuk janë të vetmet kritere për bashkim dhe privilegj. Në periudhën e shfaqjes së Islamit fiset arabe ishin organizata të vetme sociale dhe politike të tyre. Bazë e unitetit ishin gjaku dhe lidhjet fisnore, pra format më të vrazhda të nacionaizmit dhe racizmit. Mirëpo, me paraqitjen e Shpalljes – Kur`anit, Islami i eliminoi idetë e tilla dhe organizimet fisnore, me parullën e stuhishme “Nuk ka Zot tjetër pos Allahut”. I dërguari i Zotit Muhammed, nën hijen e Islamit themeloi një shoqëri universale dhe pa klasa, me një fjalë i bashkoi popujt e ndryshëm duke mënjanuar dallimet e tyre fisnore dhe duke i flakur ndasitë në baza nacionale. Kështu ai bëri bashkimin në mes Selman Farisiut nga Persia, Suhejbit nga Roma dhe Bilalit nga Etiopia, të cilët kishin pranuar Islamin.

    Islami i drejtohet gjithë njerëzimit si një bashkësi e vetme. Ftesa e tij nuk është vetëm për një komb, për një racë apo për një rajon, por për tërë shoqërinë njerëzore. “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka Krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre të dyve u shtuan shumë burra e gra”.

    Andaj dallimet në racë, fis, komb dhe familje nuk kanë autenticitet legjitim dhe nuk janë vetëm këto bazë e unitetit. Ato janë kuptime të lehtësimit të marrëdhënieve njerëzore. “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj dhe fise që të njiheni ndërmjet veti, e s`ka dyshim se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësishtë i njohur për çdo gjë”.

    Nga këto ajete kuranore shohim se All-llahu i drejtohet mbarë njerëzisë pa dallim race, fisi, kombi e territori. Ndarja në fise, grupe e popuj është bërë me qëllim që njëri me tjetrin të njihen më mirë jo për t’u mburrur, për të shfaqur urrejtje në mes popujve ose për të shkaktuar kundërshtime. Ndarjen e njerëzimit dhe pretendimin për superioritet mbi baza kombëtare e rajonale, Kur`ani e kundërshton ashtu siç e ka kundërshtuar Faraonin: “Me të vërtetë faraoni ka ngritur kryet lart në tokë e popullin e saj (tokës) e ka grupëzuar, dhe një grup prej tyre e shtyp“.

    Nga kjo shihet se Kur`ani si burim themelor i fesë islame mesazhin e vet ia drejton tërë njerëzimit, dhe të gjithë i gjykon objektivisht pa marrë parasysh qëndrimet dhe dallimet mbi baza kombëtare.

    Misioni i tij nuk është i konceptit kombëtar, por ai është universal dhe synon t`i lirojë të gjitha marrëdhëniet në mes qenieve njerëzore. Madje dhe vetë profeti Muhammed, të cilit i ka zbritur Kur`ani, ishte i dërguar i Zotit në tokë, jo vetëm për popuj dhe vende të caktuara, por për mbarë njerëzinë: “Ne nuk të dërguam Ty ndryshe vetëmse për të gjithë njerëzit, myzhdedhënës dhe tërheqës të vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dine.” Dhe citati tjetër: “E ne të dërguam Ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.”

    Se misioni i profetit Muhammed nuk ishte i përkufizuar në popuj dhe kombe të veçantë, e shohim edhe nga mesazhet që ai u dërgonte në vitin e gjashtë të shpërnguljes së tij në Medinë mbretërve - atij romak Heraklis, atij të Iranit Kisra, atij të Etiopisë Nexhashi dhe të Egjiptit Mukavis, duke i ftuar që të pranonin Islamin.

    Profeti Muhammed gjithnjë theksonte unitetin e njerëzve dhe gjykonte ndarjen e tyre në bashkësi të kufizuara racore dhe nacionale: “Nuk ka dallim në mes arabëve dhe popujve joarabë, të gjithë janë djem të Ademit”; dhe “Nuk mund të ketë superioritet të njërit ndaj tjetrit, përveç kur është fjala për nder dhe fenë. Të gjithë njerëzit janë djem të Ademit, ndërsa Ademi është prej dheut”.

    Një hadith tjetër i profetit Muhammed thotë: “Nuk mund të ketë superioritet të arabëve kundrejt joarabëve, të joarabëve ndaj arabëve, për të bardhët ndaj zezakëve dhe për zezakët ndaj të bardhëve, përpos sa i përket dëlirësisë (përulja) dhe sinqeritetit.” Kurani e thekson shumë qartë se bazë e unitetit të një kombi nuk mund të jetë vetëm gjaku, kultura, tradita dhe gjuha, por edhe besimi: “Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë) e All-llahut e mos u përçani! Kujtoni nimetin (të mirën) e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e tij aguat të jeni vëllezër”…

    Sipas burimeve islame marrëdhëniet ndërnjerëzore, madje edhe ato familjare - të babait, burrit, gruas, e djalit, i nënshtrohen besimit, po ata që nuk besojnë janë të huaj qoftë edhe të kenë afërsi familjare. Ja si e përshkruan Kur’ani këte: “O ju që besuat, mos u afroni miqësi (dashuri) prindërve tuaj, as vëllezërve tuaj, nëse ata vlerësojnë mosbesimin kundër besimit. E kush miqësohet me ta prej jush, ata janë mizorë”…

    Këto citate kuranore na e bëjnë të qartë që Islami nuk bazohet dhe nuk kufizohet në kufijtë gjeografikë, racorë a gjuhësorë por në kufirin e besimit në Zotin, dhe ky parim i besimit është i pasqyruar edhe në sistemin juridik të Islamit, sipas të cilit asnjë jo besimtar nuk mund ta trashëgojë pasurinë e besimtarit. Edhe shoqëria që Muhammedi a.s. e themeloi në Medinë, bazohej në besimin dhe ishte një shoqëri e cila në tërësi i kundërvihej parimit të nacionalizmit. P.sh. në betejën e Bedrit në vitin e dytë hixhri dhe në betejat e tjera si ajo e Uhudit, e Hendekut, i dërguari i Zotit luftoi krah për krahu me ensarët e Medinës, të cilët konsideroheshin të huaj për profetin Muhammed. Gjatë këtyre luftërave gjaku dhe territori iu nënshtruan besimit. Hudhejfa e sulmoi të atin, Ebu Bekri e nxori shpatën kundër djalit të vet Abdurrahmanit etj. Në këtë mënyrë shkëputeshin lidhjet e farefisnisë vetëm për shkak të besimit. Gjatë hyrjes në Meke, profeti Muhammed u priu ensarëve (që ishin të huaj) që të sulmonin vendlindjen e tij, kur të huajt vranë shumë kushërinj të tij.
    Nga; Mr. Fahrush Rexhepi
    Recenzura nga Fatbardh Shega 28/01/2003
    MARRE
    WWW.MUSLIMANI.COM

  9. #9
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    PANISLAMIZMI DHE NACIONALIZMI

    Në një nga tezat për rregullimin islam të të sotshmes, kemi theksuar se funksioni natyror i rregullimit islam është synimi për tubimin e të gjithë muslimanëve dhe të giitha bashkësive muslimane në botë. Në rrethanat e sotshme ky synim do të thotë luftën për krijimin e federatës së madhe islame prej Marokos deri në Indonezi, prej Afrikës tropike deri në Azinë Qendrore.
    Neve na është mirë e njohur se si përmendja e këtij vizioni e nevrikos një Iloj të njerëzve në mjedisin tonë, të cilët veten e quajnë ose e konsiderojnë realist, dhe ne aq më qartë dhe zëshëm e theksojmë këtë synim. Ne e injorojmë këtë "realizëm" i cili popuit muslimanë i gjykon në pozitë të vazhdueshme inferiore dhe nuk i lë vend kurrfarë përpjekjeje dhe kurrfarë shprese. Ky realizëm, i cili burimin e ka në dekurajim dhe në respektim ndaj të fuqishmëve në botë, do të thotë se zotërinjt rnbesin zotërinj, kurse mëditësit - mëditës. Mirëpo historia është jo vetëm rrëfim mbi ndërrimin e përhershëm, por edhe mbi sendërtimin e vazhdueshëm të të pamundshmes dhe të papritures. Pothuaj, tërë çka e bënë njërnendësinë e botës bashkëkohore është dukur e pamundshme para pesëdhjetë vitesh.
    Ekzistojnë qartë dy realizma: i yni dhe i dekurajuesve tonë dhe të dobëve. Neve na duket se nuk ka asgjë më të natyrshme, sandejmi as më reale, nga kërkesa që muslimanët t'i sendërtojnë format e ndryshme të unitetit për t'i zgjidhur problemet e përbashkëta dhe që suksesivisht t'i hyjnë krijimit strukturave të caktuara supranacionale - ekonomike, kulturore dhe politike - për arsye të veprimit të koordinuar dhe të përbashkët në disa sfera të rëndësishme. "Realistëve" (lexo: të dobtëve) tonë ky mendim u duket joreal. Ata e sanksionojnë gjendjen ekzistuese, e cila sërish, për të kuptuarit tonë të realizmit, paraqet shembull të diçka shumë jo të natyrshme e madje absurde. Për ne, për shembull, është absolutisht e papranueshme dhe joreale që në epokën e sotshme të koncentrimit dhe bashkimit, një popull- ai arab - të copëtohet në trembëdhjetë bashkësi shtetërore; që në sërën e pyetjeve të rëndësishme botërore vendet muslimane qëndrojnë në anët e kundërta: që Egjiptit muslimanë mos t'i interesojë vuajtja e muslimanëve në Etiopi ose Kashmir; që në kohën e konfrontimeve më të ashpra të vendeve arabe me Izraelin, Persia muslimane mbanë marrëdhënie miqësore me agresorin, etj. etj. Nëse, pra, ekziston diç që nuk është reale, atëherë kjo nuk është unitet i muslimanëve, por mosprania e këtij uniteti, pikërisht gjendja e sotme e mosunitetit dhe e mospajtimit.
    Nuk ekziston synim historik - përveç nëse është në kundërshtim me faktet natyrore apo historike - të cilin njcrëzit me vullnetin e përbashkët dhe punën c përbashkët nuk do të mund ta sendërtonin. Utopia në të cilën besohej dhe për të cilën punohej pushon të jetë utopi. Kurse të dobëtit as që mund të besojnë, as që mund të punojnë, dhe në këtë duhet kërkuar shpjegimin e "realizmit" të tyre të degraduar. Kur ata thonë se uniteti i muslimanëve është ëndërr i cili nuk mund të sendërtohet, ata, në të vërtetë, vetëm e shprchin paaftësinë të cilën vetë e mbjellin. Kjo pamundësi nuk është në botë, por në zemrat e tyre.
    Ideja mbi unitetin e të gjithë muslimanëve nuk është çpikje e askujt, as dëshirë e bukur e këtij apo atij reformatori ose ideologu. Atë e ka themeluar vetë Kur'ani me parollën e njohur "muslimanët janë vëllezër", kurse Islami vazhdimisht e ka mbajtur dhe përtëritur në vetëdîjcn e njerëzve nëpërmjet agjërimit të përbashkët, vizitës së Mckkes, dhe Ka'bes si qendër unike shpirtërore, duke krijuar në këtë mënyrë një ndjenjë të përhershme dhe identike të përkatësisë dhe përbashkësisë përgjatë botës muslimane. Kush kurdoherë pas ndonjë fatkeqësie e cila e ka goditur ndonjë popull të largët muslimanë, ka zbritur ndër njerëzit e rëndomtë, ka mundur të bindet çfarë ngarkese kanë këto ndjenja të dhimsurisë dhe solidaritetit.
    Si po ndodh që ky "panislamizëm popullor", pa mëdyshje i pranishëm në aspekt të ndjenjave të fuqishme të masave të mbetet pa shumë ndikim në jetën reale dhe politikën praktike të vendeve muslimane? Pse ai mbetet velëm në gjendjen e ndjenjave dhe nuk ngritet deri në vetëdijen e duhur mbi latin e përbashkët? Si të shpjegohet fakti se lajmi mbi pësimin e muslimanëve, atyre në Palestinë, ose atyre në Krime, Sinkjang, Kashmir, Etiopi nxisin ndjcnjën e dcpresionit dhe gjykimit njëzëri, e që njëkohësisht aksioni gjithnjë mungon ose ai është në disproporcion të plotë me atë çka ndihet?
    Përgjigjja në këtë pyetje gjendet në faktin që përkundër ndjenjave të popullit të rëndomtë, veprimi i vetëdijshëm i qarqeve udhëheqëse, të shkolluar në Perëndim ose nën ndikimin e perëndimit, kanë qenë jo panislamike, por nacionaliste. Instituti dhe vctëdija e popujve muslimanë kanë qenë të ndarë dhe të kundërshtuar, dhe në këtë gjendje çdo aksion i rëndësishëm ka qenë dhe do të jetë i pamundshëm.
    Panislamizmi bashkëkohor sandejmi është pikë së pari përpjekje që vctëdija të harmonizohet me ndjenjat, që të duam atë që jemi dhe të mos duam atë që nuk jemi.
    Kjo giendje përcakton edhe karakterin edhe fatin e nacionalizmit në botën e sotme muslimane.
    Deri sa çdokund në botë nacionalizmi ka pasur karakteristika të lëvizjes së gjërë popullore, sepse ka paraqitur afirmimin e synimeve popullore (melosit, folklorit e veçanërishtë gjuhës'), në vendet muslimane sipas rregullimit takohet një formë e atrolizuar e nacionalizmit, ose madje një lloj i nacionalizmit jopopullor, anacional.
    Shpjegimin e këtii fakti duhet kërkuar nga një anë në faktin që ndjenjat popullore i ka absorbuar panislamizmi, kurse nga ana tjetër, çka këtu nacionalizmi është menduar si ndërrim për Islamin dhe si i tillë prej rillimit ka paraqitur lëvizje antiislame. Duke u gjetur në konflikt natyror me të kaluarën dhe traditat e popujve - sepse këto tradita janë gjithnjë dhe vetëm islame - lëvizjet nacionaliste ne një sërë vendesh muslimane vijnë në gjendje ta aplikojnë një lloj denacionalizimi, mjaft të ngjashme asaj të pararendësve të tyre kolonialistik. Pozita e gjuhës arabe, për shembull, në disa vende arabe - së paku sa i përket qëndrimit të administrimit - nuk është shumë më i përshtatshëm se sa gjatë kohës së okupacionit anglo-françez. Nëse në këtë aspekt diç edhe bëhet, ajo është pa entuziazëm të vërtetë, apo është vepër e fuqive të cilat nuk janë bastardhuar (krahaso. Hebraitët në Izrael e kanë futur pothuaj gjuhën e harruar hebraite). Shkaku për qëndrimin e këtillë kundruall gjuhës arabe është i thjeshtë: kjo gjuhë si gjuhë e Kur'anit dhe qytetërimit islam, më tepër është instrument i ndjenjave islamike se sa arabe, panarabe, përgjithësisht nacionaliste. Protagonistët e nacionalizmit saktë e vërejnë këtë fakt (ose më shumë instinktivisht e ndiejnë) dhe gjejnë dalje pa présidence: ata dhe administrata e tyre flasin me gjuhën e okupatorëve të hershëm (!). Në botën muslimane pa Islam nuk ka as patriotizëm.
    Këto konkludime në mënyrën e vet i konrirmon edhe fakti se idetë nationaliste në botën muslimane janë islame edhe sipas prejardhjes së tyre. Kjo është më evidente në Lindjen e Mesme, ku pionierët e nacionalizmit janë intelektualët sirianë dhe të krishterët libanez, të shkolluar në Institutin Amerikan (në fillim: kolexhi Sirian protestantist) dhe në Univerzitetin e Shën Gjergjit në Bejrut. Të hulumtuarit e rrënjëve shpirtërore dhe historike të lëvizjes së Kemalit në Turqi, të "pança shillës" së Sukarnos në Indonezi, partisë BAATH në disa vende arabe (veçanërisht disa rrymave të saja) dhe vargut të tërë të grupeve nacionaliste dhe "revolucionare" përgiatë botës muslimane, e konfirmon këtë konstatim. Panislamizmi gjithnjë ka buruar nga vetë zemra e popujve muslimanë, nacinalizmi gjithnjë ka qenë mallë i importuar.
    Popujt muslimanë, pra, nuk kanë "prirje" për nacionalizëm. A duhet të dëshprohen lidhur me këtë fakt?
    Madje edhe sikur për një çast ta mospërfillnin të vër tetën e qartë se parimi i bashkësisë shpirtërore është më superior prej parimit të kombit, do të duhej medoemos, duke e marrë parasysh çastin kur po e shkruajmë këtë mesazh, t'u këshillojmë popujve tonë që edhe mos të orvaten ta ngadhnjejnë këtë "aftësi". Edhe nga popujt të cilët me shekuj jetojnë në bashkësitë nacionale ardhmëria kërkon që shkallërisht t'u përshtaten formave të reja të jetës së përbashkët, të cilat mundësojnë tubimin në bazë të gjerë. Njerëzit largpamës në Francë dhe Gjermaninë e sotshme u këshillojnë bashkëqytetarëve të tyre që më pak të ndihen Francezë ose Gjermanë e më shumë Evropianë. Themelimi i Bashkësisë Ekonomikë Evropiane - ndonëse ky konfirmim në shikim të parë mund te duket i papranueshëm - paraqet ngjarjen më konstruktive të historisë evropiane të shekullit XX. Kurse krijimi i kësaj strukture mbinacionale është fitorja e parë e vërtetë e popujve evropianë mbi nacionalizmin. Nacionalizmi po bëhet luksuz, shumë i shtrenjtë për popujt e vegjël, e madje edhe për popujt e mesëm të mëdhenj.
    Bota bashkëkohore gjendjet para zhvillimit, i cili në njëfarë aspekti është pa krahasim në histori. Me programet e tyre jashtëzakonisht të shtrenjta të arsimimit, hulumtimit, ekonomisë, mbrojtjes e tjera, ky zhvillim kërkon koncentriniin deri tash të pa mbajtur mend dhe të papritur të njerëzve dhe të mjeteve dhe objektivisht u jep rast vetëm popujve të mëdhenj, ose edhe më qartë, lidhjeve të popujve. Në botë momentalisht sundojnë dy unione - amerikane dhe sovjetike kurse e treta në procesin e krijimit - evropiane, gjithnjë e më qartë e paralajmëron daljen e saj në skenë. Bashkësia e cila nuk mund t'i tubojë 200 milionë banorë dhe t'i krijojë 200 miliardë dollarë të ardhura nacionale - kurse këto madhësi kanë tendencë rritjeje - nuk mund ta mbajë hapin në këtë lëvizje dhe patjetër do të duhej të pajtohet me pozitën e varur. Ajo nuk mund të reflektojë jo të sundojë me të tjerët, por as të sundojë me vetëveten. Shkalla e zhvillueshmërisë pushon të jetë faktor vendimtarë. Atë e ndërrojnë madhësitë absolute. Kina sipas zhvillimit të saj qëndron konsiderueshëm pas Frances ose Anglisë, por duke iu falënderuar koncentrimit ië madh të njerëzve dhe mjeteve, ajo në lojën rrjedhëse tregon supremacionin shprehës. Kjo situatë paraqet rastin për botën muslimane, e cila nuk është e zhvilluar, por është e madhe.
    Ekziston edhe një çështje e cila në mënyrë alarmante thërret në tubim dhe në përpjekjet e bashkuara të ve ndeve muslimane.
    Prapambeturinë ekonomike dhe kulturore të vendeve muslimane nga dita në ditë e keqëson fenomeni i rritjes së vrullshme të popullësisë. Dy vendet muslimane - Egjipti dhe Pakistani - momentalisht mbajnë dy vendet e para në shkallën e natalitetit në botë. Sipas disa parashikimeve, çdo vit në botë lindin 20 milionë muslimanë dhe nëse rritja vazhdohet me këtë tempo, bota muslimane në kufinjt ekzikstues do të dyfishohet deri në fund të këtij shekulli. A mund t'i pranojmë, ushqejmë, shkollojmë dhe të hapim vende pune për aq miliona të cilët presin qe të linden? Ky zhvillim dramatik demografik , nëse nuk do të përcillej me zhvillimin gjithashtu të shpejtë ekonomik dhe shoqëror, është përplotë rreziqesh dhe pasigurish potenciale. Për 20 vitet e kaluara ky "inflacion demografik" kryesisht e ka absorbuar tërë rritjen e produktivitetit, ashtu që në shumicën e vendeve muslimane të ardhurat nationale për njëri sot janë më të vogla se sa para dy dekadave. Ashtu rritja e popullësisë, në vend që të jetë faktor i fuqisë në botën e bashkuar muslimane, po bëhet burim i krizave dhe dëshprimeve për vendet e përçara muslimane.
    Është e qartë se vendet muslimane nuk munden individualisht të dalin në krye me këtë problem. Të ballafaqohemi me këtë situatë dhe njëkohësisht të kompezohen dekadat e humbura të prapambetjes dhe stagnimit mundemi vetëm nëpërmjet këtij kualitetit të ri - unitetit. Atë që nuk mund ta zgjidhin vetë Arabët, Turqit, Persianët ose Pakistanezët nund ta zgjidhin muslimanët në një përpjekje e cila do të jetë e përbashkët dhe e koordinuar.
    Çdo vend muslimanë mund ta ndërtojë lirinë dhe mirëqenien e tij vetëm nëse me këtë e ndërton lirinë dhe mirëqenien e të gjithë muslimanëve. Kuvajti dhe Libia e pasur nuk mund të ekzistojnë si ujdhesa të mirëqenies në detin e mjerimit. Nëse nuk e krijojnë solidaritetin islam dhe nuk i ndihmojnë vendet fqinje muslimane, nëse udhëhiqen me egoizëm, a nuk do t'i përudhim këto vende në sjellje te ngjashme? Kurse kjo do të shpiente në gjendjen e urrejtjes dhe kaosit, të cilën e dëshirojnë armiqët. Duke e kryer detyrën e tyre islame, vendet e pasura muslimane do ta kryejnë edhe atë çka kërkon interesi i tyre më i lartë.
    Alternativa para çdo vendi muslimanë është e qartë: ose i bashkuar me vendet tjera muslimane të sigurojë ekzistimin, përparimin dhe fuqinë që të ballafaqohet me çdo sprovë, ose nga dita në ditë giithnjë e më shumë të mbetemi mbrapa dhe të bijmë në varshmëri nga të huajt e pasur. Çasti bashkëkohor historik këtii uniteti i jep dimension të ri: ai nuk është më vetëm dëshirë e mirë e îdealistëve dhe vizionaristëve: uniteti është bërë domosdoshmëri, nevojë e shtrëngueshme, ligj i ckzistimit dhe kusht i denjësisë në botën e sotme. Ata të cilët për çfarë do shkaqesh dhe motivesh e përmbajnë ndasinë e sotme, praktikisht janë në anën e armikut.
    Instinkti panislam i masave muslimane përkryeshmërisht pajtohet me këtë imperativ të situatës historike. Edhe këtu përparimtarët janë ata të cilët me nacionalizmin e tyre nuk shohin asgjë

  10. #10
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432
    SA GJYNAF PER DISA VETA QE JANE VERBUAR NGA FETE E SHUMTA NE KET BOTE



    .

    ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE apo PRIFT , POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI



    .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  11. #11
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    I verbon, ju ben lavazhe, i ben demagoge, i ben te rrezikshem dhe i terbon. Mendojne se jane duke vepruar ne emer te Perendise , sikurse Perendia ska fuqi te beje punen e vet!!!!!!!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  12. #12
    Shërbyesi i buzëqeshjes Maska e Lancelot
    Anëtarësuar
    20-10-2003
    Vendndodhja
    pranë valëve të detit
    Postime
    30
    Zoti i secilit njeri eshte ndergjegjja e tij (Hygo).
    ...buzëqesh se nuk do të harroj...
    Lancelot

  13. #13
    Feja edhe Kombi te dyja jan shum te rendesishme per nje person, por besoj se kombi per mua eshte shum me i rendsishem se sa feja sepse ne fund te fundit nje zot eshte per te gjith por Kombi eshte nje gjake, dhe jo gjith bota flasin nje gjuh perveq se Kombi jote.
    Por problemi eshte ketu sepse njerz siç klevis2000 nuk dine ndryshimin dhe vetem shkruajn kot simbas interesave te tyre.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Kombësia dhe fetaria, begati

    Feja thotë se jemi të krijuar prej Zotit. Madje edhe mendja e shëndosh na vërteton se nuk e kemi krijuar vetveten, por ekziston Një Dikush prej nga varen të gjitha sendet. Unë nuk e di si mund të ketë diçka "më të madhe" se kjo e vërtetë e lartëpërmendur.

    Unë nuk e di përse kombësia të ketë diçka kundër të vërtetes se kemi një Krijues?!
    Unë nuk e di përse feja të ketë diçka kundër që dikush të jetë shqiptar e dikush tjetër amerikan apo gjerman...?!

    Po e pyes veten: përse feja dhe kombi nuk mund të jetojnë së bashku, kur mendja e shëndosh na tregon se lindim të tillë: kemi kombësinë dhe jemi qenie religjioze!

    Nuk mund të ketë fe të vërtetë që do ta kundërshtonte prirjen apo përkatësinë natyrore të njeriut: kombësinë!
    Nuk mund të ketë kombësi të vërtetë që çohet kundër lirisë fetare, kundër Zotit gjoja se ajo qenka më e madhe se vetë Krijuesi. Përse të ketë angagonizëm ndërmjet këtyre dy njëmendësive?!

    E vetmja zgjidhje e këtij "problemi" është në bashkëjetesë!
    Unë besoj se feja dhe kombi mund të jetojnë së bashku dhe duhet të jetojnë së bashku - nuk mund të jetë ndryshe. Të dhënit rëndësi më shumë njërës anë në dëmë të tjetrës do të ishte dëm i te dyjave.
    Kur do ta mësojmë se bashkëjetesa i respekton dallimet dhe se ato janë begati e jo antagonizëm.

    /Megjithatë ideologjitë paskanë lëshuar rrënjë të thella në brendësinë tonë dhe duhet kohë që të vijmë në vete./
    IHS

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e vetem_TI
    Anëtarësuar
    06-06-2003
    Vendndodhja
    ITALI
    Postime
    90
    Postuar më parë nga FJORIN
    SA GJYNAF PER DISA VETA QE JANE VERBUAR NGA FETE E SHUMTA NE KET BOTE



    .

    ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE apo PRIFT , POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI



    .
    na mbushe mendjen ti,nuk e ditke ti qe te behesh hoxhe se pari duhet te jesh njeri,dhe pa qene njeri nuk behesh kurre hoxha e askujt evetvetes edhe behesh,sipas teje kush jane rruget per tu ber njeri se i paske mesuar me duket.
    thuaj,ZOTI eshte nje.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e vetem_TI
    Anëtarësuar
    06-06-2003
    Vendndodhja
    ITALI
    Postime
    90
    Postuar më parë nga iliria e para
    Feja eshte mjet shtypes, sidomos ne lindje e vecanarisht tek arabet. Nga paaftesia ti mundesojne popullates se vet nje jete normale dhe nga frika, keta njerz si pris fetar, si politikan si... keqperdorin fene, lene njerz te prapambetur, ne mjeri duke ju thene qe pasuria shpirterore eshte pasuri e jo ajo materiale!

    Po ju a shifni shtepite e hoxhallarve ose makinanat e disa prifterinjeve?! A sju jep kjo nje pergjigje se cka eshte feja?
    Per kete mund te flitete me muaj, por kjo mjafton.
    Mos shitni kombin per para, ju qe predikoni pasurine shpirterore. Si nuk ju vjen turp?!
    po nuk ve mend ti jo.gjith jeten ate do te mesosh cka te thone te tjeret apo degjon shko mor pi vete direkt nga burimi se u rrite nuk je me per te lozur me pafka,meso ci thote fea atyre arabeve pastaj hajde fol,nuk eshte loj kalamajsh jeta ashtu sic e merr ti iliri vogel eshte dicka me e nderlikuar ashtu jane dhe idete por do te rritesh do te kuptosh qe gjerat sjane njesoj sic i ke degjuar ti apo sic i thone te tjeret eshte me i embel uji ne burim,eshte me e forte e verteta po ta mesosh vete do vullnet ta mbash.
    thuaj,ZOTI eshte nje.

Tema të Ngjashme

  1. Fe Ç'është, Komb Ç'është.'
    Nga Redi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-12-2017, 09:11
  2. "Ka qenë komunist po aq i flaktë sa ç'është sot demokrat"
    Nga Albmaster në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 18-01-2013, 10:12
  3. Ç'eshte Sistemi Operativ, Hardveri, Softveri?
    Nga Aurora00 në forumin Pyetni ekspertët
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 15:33
  4. C'eshte meshira?
    Nga green në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 12:06
  5. C'eshte e Perendise, dhe c'eshte e njeriut.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 00:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •