Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Pergjaket Dashuria E Dy Te Rinjve

    Vladimir Karaj

    Tirane - Nje baba qelloi mbi vajzen e tij dhe te dashurin e saj, duke i lene te plagosur rende, dje ne mengjes rreth ores 5.30, pasi i kapi ne flagrance. Pa u mbushur muaji nga ngjarja e Berxulles kur babai qelloi dhe vrau te bijen, dje nje tjeter prind ka qelluar mbi femijen e tij. Ngjarja ndodhi ne periferi te kryeqytetit ne rrugen Myslym Keta. Kristofor Zeka dhe Fatmira Eminaj, 24 dhe 17 vjec, u qelluan me cifte nga Skender Eminaj, babi i Fatmires. Burime nga policia thone se menjehere pas ngjarjes babai eshte zhdukur dhe nuk eshte mundur te kapet.

    Ngjarja...

    Nje njolle e madhe gjaku ne nje depozite uji ne taracen e shtepise se fqinjit te familjes Eminaj, tregon per kobin dhe tmerrin. "Ai eshte plagosur ne te dy duart, te cilat i kishte vene para fytyres per tu mbrojtur nga plumbat e ciftes, ndersa ate predhat e sacmeve e ka zene ne gjoks, prane zemres", keshtu tregojne fqinjet qe i kane pare te dy pas ngjarjes. Gjithcka ka filluar rreth dy muaj me pare me historine e dashurise, mes dy te rinjve. Kristofor Zeka ushtar i sapoardhur ne Tirane nga Karavastaja fshat i Lushnjes, prane repartit 1023 te Xhenios, njihet me Fatmiren 17-vjece qe banonte prane shtepise se oficerit te Kristoforit. Ky i fundit kishte vajtur disa here ne shtepine e eprorit per ta ndihmuar ne pune. Aty dhe eshte njohur me vajzen. Dje ne mengjes, aty rreth ores 3.00, Kristofori ka shkuar t'i bej nje vizite te dashures se tij. Me sa duket ata kishin lene takim dhe vajza ka dale ne oren e lene. Te dy jane ngjitur ne taracen e shtepise fqinje (qe ishte dhe shtepia e oficerit te Kristoforit), ku kane qendruar deri ne te zbardhur. I ati i vajzes Emini eshte zgjuar ndoshta per te shkuar ne pune, por ne shtepi ka pare qe vajza nuk ishte ne shtrat. Kur ka dale jashte e ka pare me Kristoforin ne shtepine e fqinjit. "Te ngrihen leshrat e kokes perpjete, po ta shohesh vajzen tende ne ate fare feje", tregon nje fqinj i Eminajve, si per ta justifikuar veprimin e 46-vjecarit. "Cnderim" kete fjale ka menduar Skender Eminaj ashtu si dhe Ruzhdi Qinami pak kohe me pare, kur qelloi pa iu dridhur dora mbi vajzen e tij. Te rinjte nuk e kane pare, as e kane degjuar. Ndersa ai eshte kthyer menjehere ne shtepi, "Vetem gjaku e lan turpin", kete nen te kanunit 46-vjecari e ka vene menjehere ne jete. Ai ka rrembyer ciften e mbyllur diku ne dollapet e shtepise dhe ka dale serish. Mesa duket ai i eshte afruar dy viktimave, pasi muret e pengonin te qellonte nga larg. Dy te rinjte e kane kuptuar ate qe u kanosej, kur ai ka qene fare prane dhe nuk ka patur me asnje shanc per te ikur. Kristofori eshte qelluar i pari. Me sa duket kur ka pare gryken e armes qe kerkonte koken e tij, ai ka ngritur duart, per tu mbrojtur, kjo ka bere qe plumbat e ciftes ta zene ne parakrah. Me pas, pa iu dridhur dora, Eminaj ka drejtuar gryken earmes mbi femijen e tij. Plumbi i nisur nga duart e babait e ka zene ne gjoks duke e lene te plagosur rende. Menjehere pas kesaj, duke kujtuar se i kishte vrare, babai eshte larguar nga vendi i ngjarjes, pa e kthyer koken pas. Fqinjet kane dale jashte te alarmuar nga krismat. Kane pare trupat e gjakosur te dy te rinjve dhe menjehere kane bere transportimin e tyre per ne Spitalin Ushatarak. Ndersa dikush ka lajmeruar policine.

    Policia ne kerkim te prindit vrases

    Menjehere pas mberritjes ne vendngjarje, policia ka filluar hetimet per te gjetur autorin. Pas marrjes ne pyetje te deshmitareve dhe provave te gjetura, eshte arritur ne perfundimin se autori i ngjarjes ishte babi i Fatmires 17 vjece i cili ishte larguar. Burime nga policia bejne te ditur se jane vene menjehere ne ndjekje te tij, por deri ne oret e vona te pasdites se djeshme ai nuk ishte gjetur. Policia thote se akoma nuk ka informacione te sakta per vendndodhjen e 46-vjecarit.

    Spitali, te rinjte ne gjendje te rende

    Burime nga Spitali Ushtarak ku jane shtruar dy te rinjte bejne te ditur se dy viktimat e plumbave jane ne gjendje shume te rende. Te dy si vajza ashtu edhe djali kane humbur shume gjak. Djalit i eshte dhene te pakten tre here gjak ndersa burimet thone se ai kishte akoma nevoje. Mjeket thane se vajza ishte ne gjendje me te rende se djali, pasi plumbi e kishte marre ne kraharor, duke iu afruar shume zemres. Akoma ata nuk jane te sigurte per jeten e saj dhe nuk e thone me siguri nese vajza do te shpetoje. Djali nderkohe i ka shpetuar vdekjes, por perseri mbetet ne reanimacion per shkak te gjakut qe ka humbur dhe plages. Sipas mjekeve atij i jane demtuar rende duart.



    Familjaret e vajzes do te marrim "hak"

    Tre bura qe vijne verdalle ne Spitalin Ushtarak, teksa pijne cigare thone neper dhembe se do te marrin "hak". " Kjo gje nuk perfundon ketu", thone ata. Nderkohe qe tek dera e salles se reanimacionit qendron gjate gjithe kohes nje polic ushtarak qe ruan 24-vjecarin. Eshte e pamundur te komunikohet me te afermit e vajzes, pasi ata nuk pranojne te flasin. Por edhe kur i pyet per ngjarjen shmangen duke thene vetem se dikush e ka qelluar dhe nuk tregojne per rrethanat.

    Krimi ne familje me i ashpri, me i tmerrshmi

    20 maj- Clirim Bicaku djeg rende me benzine gruan dhe foshnjen, ndersa kjo ishte duke i dhene gji. Ngjarja ndodhi ne Babrru, ne periferi te Tiranes.

    23 qershor-Lumnie Lumaj ka qelluar mbi burrin e saj Shaqir Lumaj, pasi ky e keqtrajtonte, ngjarja ka ndodhur ne Shkoder.

    04 korrik-Ruzhdi Qinami, ka qelluar mbi vajzen e tij, 16 vjece, pasi ajo nuk ka dashur te fejohej me njeriun qe ai i kishte zgjedhur.

    14 korrik- Rrexhep Shala, oficer ne repartin ushtarak te Mjekesit ka qelluar me pistolete gruan e tij 41-vjecare Dallendyshe Shala dhe me pas ka qelluar veten.

    26 korrik- Babai qellon mbi vajzen dhe te dashurin e saj,pasi i gjeti te dy bashke.


    Car jane keto njerez te pashpirt, nuk i kuptoj keta kriminela qe marrin jeten e te afermeve te tyre.Valle thua te jene djaj???
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Anetar i ri Maska e askush
    Anëtarësuar
    15-07-2003
    Postime
    45
    alba i ke thene babit qe ti ben çat ne forum, s'besoj, bej kujdes mund ta zemerosh keq. e pastaj do te thone sipas nenit xxx te kanunit babi albes u be xhind i vertet ndaj se bijes etj, etj, hehe.

    keto reaksione "te çmendura" e te pergjakshme per te ruajtur NDERIN une i quaj normal po te llogarisim numrin e pamat te femrave shqiptare qe kane mbush rruget e botes. jane "ekuiliber natyror", kanuni s'hyn fare ketu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Orku : 29-07-2003 më 19:15

  3. #3
    Miss. Congeniality
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    Dali or ti!!!
    Ku te con mushka, me ekulibrat natyrore!
    Sipas teje vrasjet per te mrojtur nderin jane te justifikueshem????
    JETA =HAKMARRJE=NDER????
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  4. #4
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127
    Nuk eshte ekuiliber natyror te vrasesh vajzen sepse dashuron. Madje kjo duhet pergezuar dhe mbeshtetur, kuptohet duke u mbajtur pjeserisht nen kujdesin e familjes gjithashtu, dashuria eshte nje nder gjerat me te bukura. Eshte cmenduri, dhe çekuiliber natyror te qellosh mbi femijen per kete, dhe eshte krim ne heshtje per njerezit qe heshtin ose i justifikojne keto veprime.
    KJO ESHTE ALARMANTE, TE RINJTE DUHET TE NGRIHEN DHE REBELOHEN KUNDER KETYRE VEPRIMEVE TE PRINDERVE INJORANTE DHE VRASES. KA ARDHUR KOHA TE NGRIHEN PER TE DREJTAT E TYRE, JO VETEM TE RINJTE, POR GJITHE AJO PJESE E ZGJUAR E SHOQERISE QE ESHTE NE KONTAKT ME NDJENJAT, LLOGJIKEN DHE RESPEKTIN PER VETE DHE TE TJERET. KY ESHTE KULMI DHE DUHET LUFTUAR ME CDO KUSHT KJO PJELLE E ZEZE E NJEREZVE INJORANTE.
    Winners Don't Quit

  5. #5
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Çifti i plagosur; sot pihen kafet e fejesës në spital

    Lajmi i ores 9:35 AM

    TIRANE (8 Gusht) - Kafet e fejesës do të pihen në spitalin Ushtarak. Sot familja Jeminaj dhe Zoto pritet të finalizojnë fejesën e Kristoforit dhe Fatimes. Frika e një hakmarrjeje është shuar dhe po nis një miqësi e re. Janë dashur disa ditë bisedime që të arrihet në këtë krushqi. Dashuria e fshehtë që u zbulua nga plumbat e babait, është pranuar nga Fatimja dhe Kristofori. Dy të rinjtë tashmë janë përmirësuar ndieshëm nga shëndeti, pas palgosjes. Madje, siç thonë dhe të afërmit e vajzës, Kristofori, vjen shpesh për të parë Fatimen. Të shtruarit në spital nuk janë në të njëjtin kat, por djali është ai që bën vizitat. Lushnjari ushtar, pas plagosjes duket se do ta zyrtarizojë dashurinë me vajzën nga Kukësi. "Do ta bëjmë të madhe ashtu si u bë e madhe kur ndodhi ditën që qëlloi Skënderi", pohon njëri nga të afërmit e vajzës Jeminaj. Tashmë të afërmit e të rinjve kanë lejuar takimet e vajzës dhe djalit, në pritje të vënies së unazave të fejesës, që do të ndodhë ditën e sotme. Problemet, telashet, janë zgjidhur, ndonëse, arma ishte ajo që hyri mes dy të rinjve. Ndërsa çifti do kurorëzohet ende i plagosur në spital, babai është ende në kërkim nga policia. Babai Skënder Jeminaj më 26 korrik ka qëlluar mbi të bijën dhe të dashurin, pasi i ka zënë në flagrancë në orët e para të mëngjesit. Ushtari komshi që rrinte te një oficer, kishte rënë në dashuri me Fatimen. Fshehurazi ata takoheshin. Familja e vajzës ka mësuar për lidhjen e të rinjve. Kur e reja ka dalë rreth orës 5 të mëngjesit për të takuar mikun e saj, babai i ka ndjekur. Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin Ushtarak ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Pasi ka kryer krimin, Skënderi është larguar në drejtim të paditur. Vajza në spital me gjithë tronditjen e pësuar pasi është qëlluar, ka pohuar se Skënderi mbetet përsëri babai i saj, duke harruar incidentin që gati i mori jetën. Gjithashtu ajo ka pohuar se kishte disa ditë që takohej me Kristoferin dhe i kishin shprehur njëri-tjetrit dashurinë, por kishin frikë t'u thonin prindërve. Përgatitjet e fejesës kanë filluar mes dy familjeve, që kanë ndarë mendjen t'i japin fund pa dalë nga spitali ushtarak. Atentati që ndodhi javën e fundit të korrikut Kristofori kishte afro një muaj që kishte ardhur në shtëpinë e oficerit. Shtëpia e ushtarakut po ndërtohej dhe djali po e ndihmonte mikun e tij për disa punë. Aty ai është njohur me fqinjën e tij, Fatimen, me të cilën ka rënë në dashuri. Prindërit kanë vënë re shenjat që shkëmbenin djali dhe vajza, por të rinjtë nuk u tregonin asgjë. Derisa Skënderi ka qëlluar me armë një ditë kur i ka kapur të dashuruarit në flagrancë. Çiftja ka plagosur vajzën dhe djalin, që janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak për ndërhyrje mjekësore. Më shumë plagë ka pasur vajza e Skënderit, Fatimja, të cilën saçmet e kanë goditur në pjesën e kraharorit. anjo/anjo (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Tema të Ngjashme

  1. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  2. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  3. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  4. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  5. Brezi i te pambaruarve apo qeverite e te rinjve
    Nga Redi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-05-2002, 15:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •