Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 55
  1. #1
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit

    Shqiptare te ndershem!

    Pasiqe nje pjese bukur e madhe e pjesemaresve ketu jetojn jasht atdheut, desha te ju ftoj te tubojm ketu tekste kengesh kushtuar atdheut.
    Dihet se shqiperia gjate kohe ish e izoluar nga bota e jashtme, keshtu qe per bashkatdhetaret ne kufijt e shtetit nuk ish aq prezente dukuria e gurbetit, dhe me kete mua perzonalisht do te me behej qejfi te dija se a ekziston edhe ne shqiperi nje kulture e tille, e cila per shembull ne trojet shqiptare te jugosllavise, sidomos ne kosove, pothuajse ka qene me e kultivuara ne lemine e muzikes.

    Ju deshiroj caste sentimentale dhe shpresoj qe vargjet te ju impresionojn duke i lexuar, dhe patjeter ti ndegjoni kenget nese ju jepet mundesia!

    Per ne fillim:

    Ilir Shaqiri

    "Udhet e mia"

    Nga do qe te shkoj
    eci dite e nate
    m'pyesin zogj't e malit
    nuk me lene rehat
    M'pyesin ata m'pyesin
    sikur nuk e dinë
    ku shkojn kosovaret
    pse n'kosove nuk rine?

    Deti't po te shkoj,
    dita m'behet nate
    m'pyesin val't e detit
    nuk me lene rehat
    m'pyesin ata m'pyesin
    sikur nuk e dine
    ku shkojn ulqinaket,
    pse n'ulqin nuk rrine?

    Sharrit po ti ngjitem
    eci dit e nate
    m'pyesin zogjt e malit
    nuk me len rehat
    m'pyesin ata m'pyesin
    sikur nuk e dine
    ku shkojn tetovaret
    pse n'tetove nuk rrine?
    m'pyesin ata m'pyesin
    sikur nuk e dine
    ku shkojn preshevaret
    pse n'presheve nuk rrine?

    Nga do qe te shkoj
    njeri i pa fat
    enderra per atdhene
    nuk me len rrehat
    m'zgjojne ata m'zgjojne
    e sikur e dine
    zemra ime m'thot
    do't kthehem n'prishtine
    do't kthehem n'prishtine
    do't kthehem n'prishtine

    Flm
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nuh Musa : 25-07-2003 më 14:51
    albanish by nature

  2. #2
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Mahmut Ferati

    Jeho kënga ime

    Lot't e mi kurre nuk u thane
    M'ka marre malli me t'pa moj nane
    Se n'dhe t'huje kam mbet i shkrete
    Oh malli yte nuk po m'len me vdek

    Jeho kenga ime
    jeho dridhe malin
    le ta dije nane lokja
    se gjalle e ka djalin

    M'vjen nje kenge me permallim
    atje larg m'thret dheu im
    atje larg qane nene e mjere
    oh kthehu bire t'shoh edhe njehere

    Jeho kenga ime
    jeho dridhe malin
    le ta dije nane lokja
    se gjalle e ka djalin

    Zemra m'digjet nate e dite
    oh po m'thret vendi ku jam rrite
    qane nane lokja n'drite te hanes
    oh ku mu trete sokoli i nanes

    Jeho kenga ime
    jeho dridhe malin
    le ta dije nane lokja
    se gjalle e ka djalin

    flm
    albanish by nature

  3. #3
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Per mua perzonalisht nje nder kenget me te qelluara te folklorit kosovare sa i perket ne pergjthesi qendrimit larg atdheut. Me nje tekst prekes dhe nje melodi te paharuar.

    Teksti qe vijon perpunon mjerimin e nje azilanti larg atdheut (fatkeqsisht nuk kam njohuri a qendron nje rast real pas kesaj, qe e impresionoj autorin ti shkruaj keto vargje)


    Shaqir Cërvadiku


    Një grusht dhe

    Jam merzit mbush me halle
    nuk kam lot ma as te qaje
    dhune e ndjekje s'mund durova
    ne dhe t'huje azil kerkova

    Oh kthehu prap
    o vella i motres
    oh se po t'pret
    vendi n'voter (kendohet nga nje soliste)

    A kam shprese
    nje dit me ardhe
    ne toke time
    per me u ç'malle
    nga vendlindja
    miq kush te vini
    nje grusht dhe
    n'mergim ma bini

    M'ka marre malli per fusha t'blerta
    kam harru qysh vjen pranvera
    ne varfni m'rriti nane e shkreta
    per pleqni prane nuk ju gjeta

    A kam shprese
    nje dit me ardhe
    ne toke time
    per me u ç'malle
    nga vendlindja
    miq kush te vini
    nje grusht dhe
    n'mergim ma bini

    Mallkoj vehten se lash vendlindjen
    qysh ta kthyme moj kosove shpinen
    fjalet e fmijve m'djegin shpirte
    kurre o babe do't ktheh'mi n'shpije

    Oh kthehu prap
    o vella i motres
    oh se po t'pret
    vendi n'voter (kendohet nga nje soliste)

    A kam shprese
    nje dit me ardhe
    ne toke time
    per me u ç'malle
    nga vendlindja
    miq kush te vini
    nje grusht dhe
    n'mergim ma bini

    Flm
    albanish by nature

  4. #4
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Nje nder kenget klassike te kesaj lemie, kenduar nga gruppi kosovare BESNIKET (pjesetare nder te tjere ish solisti tash mjaft i famshem dhe i suksesshem Sinan Vllasaliu)

    Niset trimi per n'gurbet

    Niset trimi per n'gurbet
    pershendet shokt e vet
    perqafon o babe e nane
    e mer malli per vatan

    Zemra i djeg kur i len fmijte
    qe kane malle per dy prind't
    lotet rrjedhin si burim
    m'kalon jeta ne permallim

    amanet po ua la
    kurre n'gurbet mos me rra
    buke e krype ne vater tone
    je çelik pergjithmone

    flm
    albanish by nature

  5. #5
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Haxhi Maqellara


    Të fala nga Kërçova


    Biri nanes, o luan
    le kercoven, vatanin tand
    mu largove, ne ate gurbet te zi
    e le nanen, me duar ne gji (pjese e recituar)

    Biri nanes o luan
    le kercoven vatanin tand
    mu largove bir shume i ri
    e le nanen me duar ne gji

    si t'ja bej e mjera nane pa ty

    Ti shof librat bire ne ode
    ti shof shoket neper kercove
    midis tyre t'kerkoj dhe ty
    se konaku m'ka mbet pa fmi

    si t'ja bej e mjera une pa ty

    Mos haro vatanin tand
    shokt e tue
    babe e nane
    me fal bire se une harova
    t'fala ke nga e gjithe kercova

    si t'ja bej e mjera une pa ty.




    flm
    albanish by nature

  6. #6
    jeto i lire ose vdis Maska e shahisti
    Anëtarësuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    122
    nje kenge mergimi eshte edhe kjo :
    NJE DITE TE BUKUR U NISEM NE
    ME SHUM SHOKE SHTEGETIM
    SHOKU SHOKUN VELLA E BEME
    VENDI BUKUR ITALI
    O NEN O NEN TI MOS VAJTO
    DHE GJITHMONE TE ME KUJTOSH
    SE PREJTEJE LARGE UN JAM
    ZEMRA IME PER TY PO QANE
    NE MOS ME MARTE AI VARRI ZI
    TEK TY UNE DO TE VIJE PERSERI
    TE ME KENDOSHE MOJ NENE
    SI ATEHERE NE FEMIRI
    KJO KENGE ESHTE KENDUAR NGA REFUGJATET E ITALISE NE FORMEN E NJE SERENATE
    Nuk ka me qorre nga ai qe nuk do te shohi me syte e tija[/FONT][/COLOR]

  7. #7
    Jug

    Vasha lante, vasha qante
    "C'ke vashe, qe lan e qan?"
    "Lanj fustanthin e tim zoti
    Sot me erth, neser me iken
    Prandaj po lanj e po qanj"

    ***

    "Ku je nisur e do t'vesh
    O pellumb, more pellumb?"
    "Jam nisur per kurbet
    Moj, thelleza, gur mbi gur!"
    "Do te vinj dhe u' me ty
    O pellumb, more pellumb!"
    "Eshte lark dhe bie shi
    Moj , thelleza, gur mbi gur!"
    "Behem molle e m'hidh ne gji
    O pellumb, more pellumb."
    "Mos harronj dhe te kafshonj
    Moj, thelleza, gur mbi gur!"
    "Sos jam helm e te helmonj
    O pellumb, more pellumb!
    Po jam mjalt' e t'embelsonj
    O pellumb, more pellumb!"


    Permet

    Mblidhi, shoke beni bene
    Mos kapetojme Permene
    Gjirokaster e Tepelene
    Ne Permet te ngreme furre
    Ne Seres te mos vemi kurre
    C'ka bari qe s'bin ne qafe?
    Nga lotet qe derdhin grate
    Mos me qa, mo gushebardhe
    Ika e te lashe me barre
    Kur te vij, te gjej nje djale
    T'i var nje flori ne balle

    *Serezi - qytet ne Maqedoni, afer Kavalles
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  8. #8
    Fol, moj mike, nje fjale

    Fol, moj mike, nje fjale
    Se jam gati per te dale
    Ku vete, mos vafsh i gjalle
    Se mua s'ma nxorre malle!
    Kur dolla nga dera jashte
    M'u muarre mend e rashe
    Kur dolla ne mes t'avllise
    M'u keput gjysm'e fuqise
    Kur dolla nga porta jashte
    E besova qe u ndashe
    Pampor (vapor), o dhoga, e thate
    Na ndave neve nga grate
    Pampor nji dhog' e zeze
    Ku na shpje i pabese?
    Na ndave nga kishim shprese


    Zune yjet e radhetojne

    Zune yjet e rradhetojne, (rrallohen)
    Ksenetaret (kurbetçinjte) zun' e shkojne
    Gjith ven' e ti po s'tunde
    Lumi s'sjell per dite kercunje
    O Stamboll, more i shkrete
    Rrente zjarri e te djekte
    Po te djekte anembane
    Se na mban burrate tane
    Karafil, e manxhurane
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #9
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Un'coku do vete

    Un'coku do vete
    lule moj lule*)
    Larg e ne kurbete.
    Dic do te te bie.
    Nje dege lajthie.
    ta mbjellsh ne kutie.
    Kur te kujtosh mua
    Lotet e tu krua.

    *) Perseritet si refren pas cdo vargu.


    Vajta nje dit' ne mulli

    Vajta nje dit' ne mulli
    shoqeni,motrani
    shoqeni, motrat e mia*)
    N'udhe poqa kurbetlli.
    Pashe se mos qe ai.
    Burre vulehumburi.
    Dhjet'vjet ne Ameriqi.
    s'beri kurre prokopi.
    Ka dhjet'vjet qe kur mergoi
    as karte, as haber s'dergoi.
    Shoqe si ma beni mua
    se xhani mu pervelua.
    M'u dogj zemera dhe xhani,
    shoqe hallin(e) ma qani.
    Do ta pres dhe mote-mot
    pastaj nuk e pres(e) dot.
    Po s'erdhi dhe kete here
    gershetat kam per t'i prere.


    *) Perseritet si refren pas cdo vargu.

  10. #10
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332

    Iken te gjithe

    Iken te gjithe


    Iku vajza e iku djali
    mbeti nena edhe babai

    O pse s'ka zjarr moj qe t'me ngrohe moj ne k'to ane.
    O iken djemte e iken vajzat e na lane.

    Rruge e gjate e halle shume.
    Kalojne netet e lotet lume.

    O se dhe dielli ketu kur del moj eshte me dhembe.
    O ku ta gjej nje grusht brenge moj e ta shemb.

    Bijte e nenes, e zemra heq.
    Ne dhe te huaj, o edhe pleq.

    O hajdeni mor bijte e nenes, sa larg jam.
    O se s'ka det moj, qe t'ma laje moj, kete mall.
    O se me ngriu buzeqeshja, o ne goje.
    O mor' evlat me mall te shpirtit po t'vajtoj.
    O eja moj bije e babait se jam gjalle.
    O hajde hajde djale i nenes se kam mall.


    Cdo strofe perseritet nga dy here

    Irma Libohova
    (Albumi: Mollaxhiu)

    Kam dy dite qe po e degjoj. Pervec vargjeve edhe muzika eshte shume prekese, nuk po me hiqet nga koka.

  11. #11
    Mbeçë, more shokë, mbeçë

    Mbeçë, more shokë, mbeçë
    Përtej urën' e Qabesë
    Të m'i faleni nënesë
    Të dy qetë të m'i shesë
    T'i japë *nigja së resë
    Ndë pjetë nëna për mua
    T'i thoni që u martua:
    Ndë thëntë, se c'nuse muar
    Tre plumba ndë kraharuar
    Gjashtë ndë këmb' e ndë duar;
    Ndë thëntë se ç'krushq i vanë
    Sorrat' e korbat' e hanë

    *nigja - taks nga ana e burrit qe i detyrohej gruas kur ajo kthehej ne shtepi te te jatit

    Kjo kenge i kushtohet kohes se pushtimit turk, kur burrat shkonin ne mergim ne vise te largeta te perandorise turke.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Vene me kembe e vine pa koke

    Kam nje kenge per te kenduar
    Kam nje dert per te vajtuar
    Nje semundje e pasheruar
    E qysh nga shekujt e kaluaroooo

    Qaj moj zemer e plagosur
    Vajto ti moj nena plake
    Mergimi djemte ti ka sosur
    Ikin e s'te vijne prape

    Qan nena me ligje plote
    Na iken djemte neper ote
    O ç'eshte keshtu o i madhi Zot
    Ven me kembe e vijne pa koke

    Kenge nga jugu kenduar nga Aurela Gaçe

  13. #13
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Po e plotesoj pak kete kengen qe eshte postuar me lart. Versioni origjinal eshte kenduar nga grupi i Sarandes (solist Petrit Metushi) dhe i kushtohet nipit te kengetarit. Titulli i vertete eshte "Qaj moj zemer e plagosur". Po e shkruaj te gjithen:

    QAJ MOJ ZEMER E PLAGOSUR

    Kam nje kenge per te kenduar
    Kam nje dert per te vajtuar
    Nje semundje e pasheruar
    Qysh nga shekujt e kaluar

    Qaj moj zemer e plagosur
    Vajto ti moj nena plake
    Mergimi djemte t'i ka sosur
    Ikin e s'te vijne prape

    Qan nena me ligje plote
    Na iken djemte neper ote
    O ç'eshte keshtu o i madhi Zot
    vene me kembe e vijne pa koke.

    Shqiponja u hidherua
    per djemte e saja azgane
    sa dhe burri qan si grua
    O djem mos lini vatane
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  14. #14
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    IKA NËPËR NATË

    Ç’më dhëmbi zemra, ç’më dhëmbi,
    kur u nisa atë ditë.
    Ç’mu bë lëmsh e s’më zë gjumi,
    dhe një lot s’mu nda nga sytë.

    Putha gurët e avllisë,
    në të dalë putha dhe portën.
    O muret ku piva sisë,
    s’ju ndërroj me gjithë botë.

    U nisa udhë e pa udhë,
    aty ngrehu, aty bjer(ë).
    Mos u hëngsh moj bukë kurrë,
    kur me këmbë të shtyjnë të tjerë.

    Ëndërroja natë e ditë,
    këmbeja dy fjalë me hënën,
    më kujtoheshin fëmijtë,
    më pikte malli për nënën.

    Mezi u ktheva i gjallë
    me një trastë hedhur në shkop.
    T’u bëfsha moj buka thatë
    shkuar mjaltit nëpër botë.

    Grupi "Ali Pashai"
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  15. #15
    Jug

    Se çu nisçë e do të vete
    Ngremu lule sado fjete
    Do të vete ndë seferë
    Më muar vaji, o e mjerë!
    Shtrona, moj, syzezë, shtrona
    Ndë na zëntë gjumi, sqona!
    Shtro shiltenë me borzilok
    Kur ta kujnonj, të qanj me lot!
    Shtro shiltenë me samure
    Të nxjerr mallë tënd, moj lule
    Nqasu, moj lule, ah, të puthemi!
    Se kush e di se kur piqemi!
    As qasemi dot, as puthemi dot
    Sa na mbushen sytë plot me lot!
    Mora dyfekthin e dola
    Dot me gojë më s'të fola
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Ç'ka ka zogu

    Ç'ka ka zogu qe po kjan
    Ka lan shtepi ka lan vatan
    Ka lan motra e vllazni
    E ka ardhur kurbetli.

    Ç'ka ke zog qe s'te ze gjumi
    A thu nata ku te zuni
    A ke buke a ke uje
    A po t'plak ky dhe i huj?

    Del ne dere nane e mjere
    E kqyr rrugen dimen vere
    E kqyr rrugen nane e ngrate
    Dite e nate deren e hapë.

    E len hapur po te pret
    Po i run mollat vjet per vjet
    Kthehu bir n'vatanin tand
    Se kurbeti asht' i rande.

  17. #17
    Maleshove - Permet

    Bije, kur veje tek nena
    Stoliseshe allafrenga
    Qe te koka gjer te kemba
    Si trendafili me flete
    Manxuran' e penxherese
    Manxuranes s'ke c'i thua
    Moj dega vasilikua
    Pse s'vjen ne kurbet me mua?


    Kurvelesh

    C'ke qe qan, moj yll, o drite?
    Mos qaj se te prishen syte
    "Le te prishen se s'i dua
    Nje mik qe pac m'u largua
    Me vate ne vend te huaj"
    "Hesht, o vajze, hesht, o bije
    Se i dergojme te vije
    Te vije sindekur vate
    Pa leshra pa mustaqe"
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  18. #18
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Ju lumt per k'te teme se na kenaqi !

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Ledina
    Anëtarësuar
    09-10-2003
    Postime
    65
    O Shigjeta ku i ke gjetur kenget qe ke postuar, me ke kenaqur

  20. #20
    Pershendetje Veshtruesja dhe Ledina. Po vertet, folklori ka kenge shume te bukura. Kenget i kam marr nga libra te ndryshem folklori.

    Kete kenge e gjejme ne disa versione

    C'po kendon nji zog i zi
    Permbi vorr te nji djalit te ri
    Kah po shkoni, or shoket e mi?
    Kah po shkoni e si po shkoni!
    Armet e mia bare m'i coni
    N'oborr te kulles te m'i leshoni
    Nanes e babes mos m'i kallxoni
    Se jane te vjeter e i verboni
    Ne pevetet nana per mue
    thoni: djali t'asht martue!
    Ne pevetet se çe nuse muer
    Muer dy plumba ne krahanuer
    Ne pevetet se çe darsmore pat:
    Pat tre korba tuj ndeje ngiat
    Ne pevetet si shkon zahuri
    Token shtrat e jastek guri
    Ne pevetet se çe zoja e kjajshin:
    Shpezt e sorrat po e hajshin
    Qindro, thoni, oj nane e shkrete
    Se ty djali ne lufte te ka mbete!

    zahuri - nje pjese e kohes; ketu me kuptimin - si e kalon kohen
    pevetet - pyet



    Shkoder

    Ti, moj Shkodra, Shkodra jeme
    Shum djelm t'ri ke qit n'gyrbet
    Vend per vend, moj, te levdonje
    Per djem te ri ka qene kysmet
    Djelt e ri, moj jane habite
    Nuk po dijme se kah me shkue
    "A do t'dalim noj here ne drite
    Ne dhe tone per me shkue"
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  3. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  4. kostumet popullore
    Nga olimpiadisti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 19:27
  5. Zgjedhjet lokale 2005
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •