Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 55
  1. #21
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    mirdita!!!,

    dhe pershendetje te gjitheve

    Mos ta leme kete teme te hupet ne thellesite e forumit!!!

    Ja disa copëza te kengeve popullore nga trojet shqiptare te ish- jugosllavise.


    ah more treno, o tren i fundit
    o qe kalove ata binarë
    o sa shqiptar o, i solle t'vdekur
    e sa shqiptar o, i solle t'gjallë

    ah more treno, o tren i fundit
    o që tu k'putshin ata binarë
    o nëpër rrugë, o të prishtinës
    o a e le o, ndonjë shqiptarë

    ah more treno, o tren i fundit
    o në kët rrugë o, për jet e vdekje
    o a ka mbetur, dikush n'kosovë
    o a të gjith o, i ke me vete

    ah ne at stacion o, te lare me lote
    o kur u nise, o prej prishtine
    ah more treno, o tren i vjeter
    o a mos ishte, dhe nana ime?

    kur po i afrohesh o ti kufinit
    o a po t'thono ata binare
    o ta kalosh o, t'zyun kufij
    se 'dhe përtej o, ka ende shqiptarë

    o a po t'thono, binart e ndryshkur
    o ta kalosh o, t'zyun kufi
    se nga prishtina e deri n'shkupë
    o perëndia i thot shqipni

    ndëgjoni këtu http://muzika.albasoul.com/artist.php?id=96

    flm
    albanish by nature

  2. #22
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Ne vijim nje kenge nga kengetari kosovare Shaqir Cervadiku

    Atje Larg


    Atje, atje larg
    diku në arbri
    mendimet më çojn kur isha fëmi
    atje, atje larg
    tek njerëzit që i dua
    atje ku lulet
    çelin veç për mua

    Kosovën mos ma kujtoni
    se nuk mundem të duroj
    po kam frigë se m'pushon zemra
    para se atje të shkoj

    Atje, atje larg
    kam lan bab e nanë
    atje, atje larg
    nji vash e kam lan
    kam me i lan të gjithë
    dhe mos m'pyetni pse
    dua të jetoj
    në t'bukrin mëmdhe

    Kosovën mos ma kujtoni
    se nuk mundem të duroj
    po kam frigë se m'pushon zemra
    para se atje të shkoj


    ketu mund ta ndegjoni http://muzika.albasoul.com/artist.php?id=91

    flm
    albanish by nature

  3. #23
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Shyhrete Behluli : Kurbetqari

    Sa herë vjen kjo dritë e hanës,
    Më kujtohen fjalët e nanës
    Për kurbet unë kur jam nis
    Më përcolli n'qoshe të shpisë

    - Pse o bir në dritë të qita?
    Me shumë mund per kë të rrita
    Pse u gëzova une në jetë?
    Nanën sot po e lë vet

    Kurbetqar ju ka jini
    Shumë të pasur ndoshta jini
    Gjithçka blehet në kët dynja,
    por veç nanë nuk ka,

    Kurbetqar ju ka jini
    Shumë të pasur ndoshta jini
    Gjithçka blehet në kët dynja,
    por veç nanë,
    por veç nanë askund nuk ka

    Këto ishin fjalët e nanës,
    Kur mi tha në dritë të hanës
    Ikin dit e ikin net
    Larg u treta në kurbet

    S'u largova nga dëshira,
    por nga dhuna e nga skamja
    Na mallkoi i madhi Zot,
    me u tretur nëpër bot

    Kurbetqar ju ka jini
    Shumë të pasur ndoshta jini
    Gjithçka blehet në kët dynja,
    por veç nanë nuk ka,

    Kurbetqar ju ka jini
    Shumë të pasur ndoshta jini
    Gjithçka blehet në kët dynja,
    por veç nanë,
    por veç nanë askund nuk ka

    Sa herë kthehem në shtepi
    Lot më mbushen këta dy sy
    Nuk më pret më si dikur
    Ka mbyll syt, se shoh më kurrë

    Ah moj nanë, e shkreta nanë
    Vec me ty borxhlli jam kanë
    Po kalon kjo timja jetë
    Prapë me ty borxhlli kam mbet

    Kurbetqar ju ka jini
    Shumë të pasur ndoshta jini
    Gjithçka blehet në kët dynja,
    por veç nanë nuk ka,

    Kurbetqar ju ka jini
    Shumë të pasur ndoshta jini
    Gjithçka blehet në kët dynja,
    por veç nanë,
    por veç nanë askund nuk ka

    Albumi "Ti fanar i pashuar"
    http://muzika.albasoul.com/artist.php?id=96&
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 29-05-2004 më 13:25
    Edi

  4. #24
    Plagët e kurbetit

    Ç’u nis burri në kurbet
    kaloi tok’ e kaloi det
    mbeti me djalin në djep
    zemërvaja pret e pret.
    Pret një mot, njizet vjet
    qe e re, u zbardh krejt
    Pyet djali për babanë
    si t’i thot’, e shkreta nanë
    shamizeza , si t’ë thotë?!
    S’din ku e ka varrin në botë!
    Lajmin me gajtan të zi
    po e mban si plag’ në gji
    me lot’ i iku nusëria
    ju nxi jeta dhe shamia
    thahen lisa, plasin gurë
    se s’u kthye burri kurrë

    Mat
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #25
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Kur kujtoj ditët e Korrikut

    Kur kujtoj ditët e Korrikut,
    lotët më pikojnë,
    më djeg malli oh më djeg zjarri,
    prindërit kur kujtoj.

    Më qan zemra më qajnë sytë,
    më digjet shtati o në vetmi,
    ku i lashë unë nënë e babë,
    ku i kam shokët e mi.

    Kurbetin e kam mallkuar,
    fjalën refugjat,
    e trishtuar qenka jeta,
    nga shtëpia larg.

    Më qan zemra më qajnë sytë,
    më digjet shtati o në vetmi,
    ku i lashë unë nënë e babë,
    ku i kam shokët e mi.

    I vetmuar larg atdheut,
    me mall numëroj,
    edhe gurët e sokakut,
    qaj edhe këndoj.

    Më qan zemra më qajnë sytë,
    më digjet shtati o në vetmi,
    ku i lashë unë nënë e babë,
    ku i kam shokët e mi.
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924
    Atje larg ke dera e shtepise (Merita Halili)


    Tashti mbeç me t'mire moj nane,
    t'ma besh mu hallall.
    I ka mbushur vitet nena,
    ndoshta s'me gjen gjalle.

    Tashti mbeç me t'mire moj nane,
    t'ma besh mu hallall.
    I ka mbushur vitet nena,
    ndoshta s'me gjen gjalle.

    Amaaaan amaaaan
    Atje larg tek dera e shtepise,
    kam lene nanen tuj merzite
    atje larg moj shpia bardhe
    kam lene nanen tash tuj qaaa

    Amaaaan amaaaan
    Atje larg tek dera e shtepise,
    kam lene nanen tuj merzite
    atje larg moj shpia bardhe
    kam lene nanen tash tuj qaaa

  7. #27
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Kenget e Kurbetit

    NISJA PER NE KURBET

    VUAJTJET DHE BRENGAT E KURBETLIJVE DHE E FAMILJEVE TE TYRE


    KTHIMI NGA KURBETI
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #28
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    DO IKI MOJ NENE

    Do iki moj nene,
    do vete kurbet,
    do t'i mbledh u' shoket
    do le amanet,
    kushedi kur kthehem,
    mbetem per ibret.
    Kaftova, kaftova,
    femilen leshova.


    Gumenice, Cameri, 1955

    ZEMRA PO ME DIGJET

    Vish e xhvish kemishen,
    byrynxhyk te holle,
    zemra po me digjet,
    kur kujtoj Stambolle.
    Thuaji, moj nene,
    djalit te mos shkoje,
    s'di ne jam me barre,
    apo jam beronje!
    S'i dhashe dy molle,
    s'i thash' udh' e mbare,
    tri dite e tri nete
    me lote kam qare.


    Vranisht, Korce, 1980

    CELI MANUSHAQJA

    Celi manushaqja, s'bera me shendet,
    te mora te vogel, dymbedhjete vjec,
    s'te mora per pune, po per muhabet,
    sa e vogla ishe, po kishe lezet,
    po pa mbushur viti, do te le, medet.
    Nxora pashaporten, te shkoj ne kurbet,
    tere c'i mentova, per ty m'ardhi keq,
    s'ishe napolon, te te fut ne xhep.
    Lotet mos m'i derth, se do kthehem shpejt!


    Korce, 1964
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #29
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Klithme e nenes vjen nga dheu
    O bir-o ku je?
    sec qenkeshe plakur shume
    pertej deteve
    pika-pika rrodhi malli
    pikoi ne dhe
    prap t'u kthye djaleria
    erdhe ne atdhe,
    kurre me s'do marresh
    udhet e kurbeteve....
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  10. #30

    Arrow Kenge popullore per kurbetin!

    Nene ime plaka

    Nene ime, nene plaka,
    ketij kurbeti i dalte flaka,
    ne vendlindje si eshte moti,
    jetoj larg, jetoj larg, jetoj larg kot se koti
    ne vendlindje si eshte moti,
    jetoj larg, jetoj larg, jetoj larg kot se koti

    Si ne enderr shoh shtepine,
    e shoh nenen dhe shoqerine,
    A ka cel moj nene qershia,
    a ka Pranvere tash te shtepia,
    A ka cel moj nene behari,
    ta ktheu shpinen djal ma i pari

    Atje rruga eshte plot balte,
    por me e embel se c'do mjalte,
    atje e lashe une femijerine,
    ne kurbet, ne kurbet, ne kurbet gjeta vec merzine
    atje e lashe une femijerine,
    ne kurbet, ne kurbet, ne kurbet gjeta vec merzine

    Si ne enderr shoh shtepine,
    e shoh nenen dhe shoqerine,
    A ka cel moj nene qershia,
    a ka Pranvere tash te shtepia,
    A ka cel moj nene behari,
    ta ktheu shpinen djal ma i pari


    Kenduar nag Elizabeta Qarri- Kosove

    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  11. #31
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anëtarësuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Larg Ne Dhe Te Huaj nga Sabri Fejzullahu. Ja disa vargje qe me kujtohen....

    Larg ne dhe te huaj, dhe te huaj
    Kosoven enderrova, endrrova
    Nen e babe m'u duk se i perqafova, se i perqafova

    Ehhh, c'mu lig zemra, c'mu lig zemra
    Kur nga gjumi u zgjova, u zgjova
    Ndjeva te tjere emra, te tjere emra
    Sa u permallova
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  12. #32
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anëtarësuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Shko, Vetem Shko nga Adelina Ismaili.

    Shko, jeto pa dashurine
    Lotet e vajzerise
    Te tjeret le t'mi fshijne
    Shko udheve pa mu
    Si krejt shoket e tu, rrugve te gjermanise
    Mos thuaj se ketu s'ka jete
    Ketu i fort ti mbet??

    Ty s'te vjen keq per mua
    Do t'jem vec nje me shum
    Qe me net pa gjume
    Lusin t'ktheheni

    Shko, vetem shko
    Mos me kujto me lot ne sy
    Kurre mos e harro
    Te kam dashte vetem ty.

    Shko, vetem shko
    Per mua rri net pa gjume
    Kurre mos e harro
    Se nji vajz te deshti shume.
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  13. #33
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    C'paska zemra ime hallet e dynjase
    - Ogren, Permet, 1966

    C'paska zemra ime hallet e dynjase,
    mjera une e mjera, si t'i anavas,
    si duron e s'ben, bamb qe te pelcase,
    mjera une e mjera, si t'i anavas,
    se bandillit tim s'ka se kush t'i flase,
    mjera une e mjera, si t'i anavas.
    Ai do te shkoje ne kurbet te zi,
    mjera une e mjera, si t'i anavas,
    mos me le me pleq mua ne shtepi,
    mjera une e mjera, si t'i anavas.


    Me iku bandilli me iku moj natene
    - Hocisht, Korce, 1964

    Me iku bandilli, me iku, moj, natene,
    s'e ariva dot, t'i shkruanja karten;
    t'i shkruanja karten, t'i vinja, moj, doren,
    hajde, ku me la, moj, mua te gjoren.


    Nje molle e kuqe na mbushi oborre
    - Sinice, Korce, 1961

    Nje molle e kuqe na mbushi oborre,
    thuaji tet biri nene, se kerkon te shkonje.
    Po ay do shkonje, ty ku do te lere,
    tyne moj syzeze, moj vetullgjilpere.
    Me jiku beqari udhes per Bilisht,
    e kur e percolla, m'u keput ky shpirt.
    Jiku Bejcja, jiku, udhes e Stambollit,
    me ke do ta mbleth mollen e oborrit.
    Jiku Bejcia lark, s'dihet kur do vinje,
    sec me lojti mendjen, me prishi terezine,
    me ke do te mblidhem, s'kam edhe femije,
    c'me shkretovi keq, me prishi fiqire.


    Kisha dy pellumba
    - Qatros, Korce 1980

    Kisha dy pellumba, qe te dy m'u ndane,
    m'u ndane, moj nene, m'u ndane.
    Njeri zu Janinen, tjetri Arapistane(*),
    m'u ndane, moj nene, m'u ndane,
    sec me iken, nene, iken e me lane,
    m'u ndane, moj nene, m'u ndane.
    S'ka me keq, moj nene, kur ndake evlane,
    m'u ndane, moj nene, m'u ndane.
    Ne pyll do te vete, ujku te me haje,
    m'u ndane, moj nene, m'u ndane,
    ne lume do vete, lumi te me marre,
    m'u ndane, moj nene, m'u ndane.


    E percolla trimne, s'i thashe udh'e mbare
    - Hocisht, Korce, 1962

    E percolla trimne, s'i thash' udh' e mbare,
    dolla ne penxhere, sec pashe nje djale,
    sa i bukur ishte, timit i kish ngjare,
    ne jaken e palltos kishte nje gjilpere,
    te me vije Becja, c'i kam per te bere
    gushen edhe faqen, s'ja kam per te lene.


    Aman Androniqi
    - Vuno, Vlore, 1958

    Aman Androniqi,
    kur shkon udhes ti!
    Cporru mor ti cporru!
    Mos, buza kuti!
    - Ku te vate burri?
    - Vate ne Itali.
    - Ne dac, u marto,
    ne dac rri e ve,
    ne qish, ne dac shko,
    benu kallogre.
    - Une as martonem,
    as e ve nuk rri,
    po do preste burrin,
    te vij' ne shtepi.
    - Une e tija jeshe,
    une e tija jam,
    c'llafe thone bota,
    m'u befshin kurban!


    Sorke te keqen e syrit
    - Karjan, Gjirokaster, 1928

    Sorke te keqen e syrit,
    kur del te vij' e mullirit,
    si heneza prane yllit,
    moj si t'i behet bandillit,
    se neser ndahet nga nena,
    moj unaza rremba rremba,
    papor me qelqe t'ergjenda!
    O more papor' i shkrete,
    vete poshte e vjen perpjete,
    vjen ne Sarande e merr djemte.
    O ju paporet e detit,
    beni selam vilajetit,
    nga keta djelmte e kurbetit,
    se s'i vijne dot te shkretit.


    Nent' muaj me barre dyzet dit' lehone
    - Bual, Permet 1956

    Nent' muaj me barre,
    dyzet dit' lehone,
    foli, nene, djalit,
    se kerkon te shkonje!

    Vajti hyqymet,
    nxori pashaporte,
    foli, nene, djalit,
    se kerkon te shkonje!

    Vajti ne Sarande,
    me zuri vapore,
    foli, nene, djalit,
    se kerkon te shkonje!

    C'i hipi te shkretit,
    dolli ne Stamboll,
    foli, nene, djalit,
    se kerkon te shkonje!

    Ti ore Stamboll i shkrete,
    mbai pleqte e lesho djemte,
    te shkojne te rate jete.


    Zune mergimtaret plackat po ngarkojne
    - Qyteze, Korce 1933

    Zune mergimtaret, plackat po ngarkojne,
    dil i thuaj tet biri, nene, te mos shkoje!
    Nente muaj me barre, dyzet dit' lehone,
    nene, u nis vete dhe vete ngarkoi,
    as mua, as ty, nene s'na degjoi.
    Gjer te porta jashte, dolla e percolla,
    nga inati i botes pike lot s'leshova;
    dolla e percolla dhe i dhash' nje molle,
    i dhashe unazen e vuri ne dore,
    ia thashe dy fjale, nene, mos m'harroje.


    C'u nis burri per ne kurbet
    - Jug 1937

    C'u nis burri per ne kurbet,
    o ime vjehrre si nuk te vjen keq?
    C'i mblodhi rrobat, i vu ne hejbet,
    o ime vjehrre si nuk te vjen keq?
    Tre muaj me burre, tre muaj beronje,
    foli ime vjehrre, se kerkon te shkoje.
    I hipi kaikes dhe shkoi neper det,
    o ime vjehrre si nuk te vjen keq?
    S'beri pak a shume, po plot shtate vjet,
    o ime vjehrre si nuk te vjen keq?
    Shkruaji karte, te ve une doren,
    me mori me qafe o mua te gjorene,
    shkruaji karte, te ve une gishtin,
    me mori me qafe e me keputi shpirtin.


    Sa me more dhe do shkosh
    - Gjirokaster 1960

    Sa me more dhe do shkosh,
    o imzot!
    Me pampor ku do qendrosh,
    o imzot!
    Te zezen do me kujtosh,
    o imzot!
    Do ikesh ne kseniti,
    o imzot!
    Imzot a te vij me ti?
    O imzot!
    Mos, moj, se prape do vi,
    o imzot!
    Sa te mbeledh ca flori,
    o imzot!
    T'i thom:- Cporru varferi! -
    O imzot!
    Po atje nuk ka flori,
    o imzot!
    Po ka vuajtje dhe uri,
    o imzot!
    Si ne France e Ameriqi,
    o imzot!


    Te me ngresh moj nene
    - Petran, Permet 1978

    Te me ngresh, moj nene,
    me yll te sabahut,
    se me presin shoket
    tek varri i cobanit.
    Nuk ikim nga qejfi,
    por ikim nga halli,
    o kurbet i shkrete,
    o te marrte djalli!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 18-09-2006 më 18:06
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  14. #34
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Permet


    C'me martoi neneja
    larg ne Amerike

    jasaman aman jasaman oi

    sec ma dogji zemren
    c'ma keputi shpirt'n
    ------

    digjem pervelohem
    tretem si qiri
    ------

    sec i fshiva lotet
    me qosh te shamis
    ------

    malli c'me ka marre
    per pragun e shpis
    ------

    ta cova nje leter , nje fotografi
    shifi neno lotet, lotet porsi shi
    jasaman aman, jasaman oi.


    p.s. shigjeta, faleminderit per ato tekste te mrekullueshme qe na ke sjelle.
    What goes around---comes around

  15. #35
    e embel
    Anëtarësuar
    12-10-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    173
    Ate dite se harroi kurre
    kur mbeta grua pa burre
    ai iku ne kurbet
    une mbeta vetem nje jete.


    ate dite e me su pame
    me mall e me lot u ndame
    as me foli as e pyeta
    ne krahet e tija mbeta
    2 femijet qe me ke lene
    nje si yll e nje si hene.

    mbas nje kohe sh. te gjate
    mora vesh se je i gjalle
    mora vesh do vije prape
    por tani vetullabardhe.

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e al_boy7
    Anëtarësuar
    17-06-2007
    Postime
    35
    po korrigjoj vargjet qe ka sjell kumbulla...


    Ate dite se harroi kurre
    kur mbeta grua pa burre
    ai iku ne kurbet
    une mbeta vetem nje jete.

    Ate dite e me su pame
    me mall e me lot u ndame
    as me foli as e pyeta
    ne krahet e tija mbeta.

    Iku si trungu mbi vale
    nuk e di se ku ka dale
    nuk e di se ku ka mbetur
    eshte i gjalle apo ka vdekur.

    Dy femijet qe me ke lene
    nje si yll e nje si hene.
    jane gezim e shprese per mua
    ilac per plaget e tua.

    Mbas nje kohe kaq te gjate
    mora vesh se je i gjalle
    mora vesh do vije prape
    por tani lesherabardhe.

  17. #37
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099
    Citim Postuar më parë nga heret a vone Lexo Postimin
    Vene me kembe e vine pa koke

    Kam nje kenge per te kenduar
    Kam nje dert per te vajtuar
    Nje semundje e pasheruar
    E qysh nga shekujt e kaluaroooo

    Qaj moj zemer e plagosur
    Vajto ti moj nena plake
    Mergimi djemte ti ka sosur
    Ikin e s'te vijne prape

    Qan nena me ligje plote
    Na iken djemte neper ote
    O ç'eshte keshtu o i madhi Zot
    Ven me kembe e vijne pa koke

    Kenge nga jugu kenduar nga Aurela Gaçe

    I luv this song.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    ehhhh kur jom kon ni vakt i ri
    kam majt pushk e kam majt alltiiiiii
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,882
    VAJTIMI I NËNËS

    Mbi një shkëmb të zbardhëllyer
    kishte dalë plak’ e shkretë.
    Me duart të kryqëzuara,
    tret shikimin thell në detë..!

    Ah moj zemër si duronë..!
    Si duronë moj e shkretë..?
    Më mirë plaçë për gjithmonë,
    se sa heq ato që heq.

    Ç’qe kështu kjo jeta jonë?
    Kush e priste këtë ditë?
    U hap përsëri kurbeti,
    na mori bijat dhe bijtë.

    Mbeti toka si e djegur!
    I ka rën flak e pa parë!
    Mbenë njerzit qyqyndrakë!
    Është bërë.. pëllëmb e varr!

    Kush e pruri këtë gjëmë?
    Qoft mallkuar për së gjalli.
    E kthyen vëndin në lëmë,
    të shij dreqi edhe djalli!

    Dhjetë pata, e s’u mërzita!
    Bijë e bija si u rrita!
    Nga të dhjet, asnjë s’kam pranë!
    Bijë.. qysh më lat mënjanë ?

    Nga ta zë e drithëruar!
    Nuk do rrojë sa kam rruar.
    Të mos shihja çfar kam parë.
    Ca të vdekur, ca të gjallë!

    Djal e nuse ç’mi ke bërë?
    Det i thellë edhe i gjërë.
    Ç'omi, mos m'i mbaj në gji!
    Det i madh...det i zi.

    Thanë se shkan, e ran në detë!
    Thanë se i përpive vetë!
    Thanë, e çfar nukë thanë!
    Po lot' e nënave ku vanë?

    Nga ti hedh sytë më parë?
    Keq në detë.., e keq në malë!
    Dhe në malet e Greqisë
    mbenë bijt e Shqipërisë.

    U përmbyçi more male.
    More male të rënduar.
    Sa kanë mbetur? Sa kanë ikur?
    Vallë, i kini numuruar?

    Dhe ata që kan arritur
    për atë bukë të shkretuar!
    Si t'i gjejnë nënat e shkreta?
    Kur dhe emrat kanë ndërruar!

    Pse u bëtë të liqt e vetes?
    U bëtë të mirët e botës.
    Djem, o bij.., mendohi mirë.
    Vërjani gishtin kokës.

    Si ta lëm vëndin të shkretë?
    Të humbasim mall e gjënë?
    Të mohojmë gjuhën tonë?
    Të mohojmë se kemi qënë?

    Nuk ngjirohet dhe kurbeti...
    Tërë jetën i përkulur...
    Nuk ke pikë autoriteti...
    Qeseja sa kokër hurdhër...

    Mir or bij e kishim zënë...
    Rronim qetë në vëndin tënë...
    Ishim shok, ishim miq...
    Po nuk ishim kaq të liq !

    E në kishte gjë që s’shkonte !
    S’kish pse bota ta mësonte !
    S’kish pse bota ta diktonte !
    Gjoja ...sikur na ndihmonte !

    Se në botë ka pak miqë.
    Ka të mirë, e ka të liqë!
    Ka disa që duartrokasin
    kur ne njëri-tjetrin vrasim.

    Ka dhe ca që na nderojnë.
    Kërkojnë të na ndihmojnë.
    Po.., sa do të mbaj i huaj?
    Po s’punuat në vëndin tuaj?

    Pra dhe mikun mbaje mik.
    Dhe mos e bëj për të lik!
    Por të ligut... tregoj vëndë,
    mos i beso vëndin tëndë!

    K’të që them, e them nga derti !
    Syt e nënës mbenë nga deti !
    Zëmër e nënës mir e di,
    se do kthehi në shtëpi.

    Bij, të keqen nëna juaj !
    S’sheh hair në vënd të huaj.
    Por punoni, e fitoni.
    Vëndin tuaj të ndërtoni.

    Kush beson se dielli ynë,
    nuk do ndrij një ditë?
    Kush mundohet ta pengojë,
    diellin që të ndrijë?

    Danel Cana tetor 2001

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Shqiptare te ndershem!



    Ilir Shaqiri

    "Udhet e mia"

    Nga do qe te shkoj
    eci dite e nate
    m'pyesin zogj't e malit
    nuk me lene rehat
    M'pyesin ata m'pyesin
    sikur nuk e dinë
    ku shkojn kosovaret
    pse n'kosove nuk rine?

    Flm
    ehhhhhh
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  3. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  4. kostumet popullore
    Nga olimpiadisti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 19:27
  5. Zgjedhjet lokale 2005
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •