Popullsia e botės pritet tė arrijė pikun e saj diku poshtė 10 miliardshit, pastaj njė rėnie e ngadalshme

Bota e sė ardhmes

Si do tė duket bota pas tri shekujsh? Njė demograf parashikon koeficente lindjeje mė tė ulėta, njė vartėsi me e madhe nė energjinė diellore dhe diferenca mė tė pakta fetare



Ėshtė e vėshtirė tė parashikosh se ēfarė do tė ndodhe nesėr, le pastaj se ēfarė na rezervon bota tri shekuj nga tani, por disa prej demografėve mė tė mėdhenj tė boės po pėrpiqen tė parashikojnė pikėrisht kėtė. Nė fillim tė javės sė kaluar mė shumė se 20 prej kėtyre ekspertėve, larg sa nga Kina dhe India, u takuan nė Nju Jork me Jozef Sheimin, Drejtor i Sektorit tė Popullsisė sė Kombeve tė Bashkuara, pėr tė shikuar mbi tendencat e kaluara dhe aktuale tė popullsisė, emigracionit, pjellshmėrisė, vdekshmėrisė dhe pėrpjekur tė krijojnė njė skenar pėr botėn nė 2300. ata do tė nxjerrin njė raport nė vjeshtė, parashikimin e parė afatgjatė demografik vend pėr vend tė kėtij lloji.



A ka ndonjė pikė nė pėrcaktimin deri mė tani tė sė ardhmes?



Nė tė vėrtetė ne nuk mund tė themi se ēfarė do tė ndodhė pėrtej 25 vjetėve, pėr shkak se shumė mund tė ndryshojė, por projeksionet pėr 300 vjet janė tė dobishme sepse shpėtojnė nga pėrballja me krizaafatshkurtėra si AIDS-i, SARS-i apo luftimet nė Liberi apo Somali dhe ju filloni tė shikoni nė marrdhėniet. Pėr shembull, ēfarė do tė ndodhė me statusin e grave dhe rolin e tyre nė shoqėri? Kur shikoni nė kėto tendenca afatshkurtėra, ato tregojnė lloje tė caktuara funksionimi demografik: pjellshmėri relativisht e ulėt dhe gra pjesėmarrėse nė forcėn punėtore, kėshtu qė shumė prej tyre duke e shtyrė pasjen e fėmijėve ose duke mos pasur fare. Nė mėnyrė tė ngjashme, pėrmirėsimet nė teknologji dhe shpėrndarja e metodat e transportit e kanė rritur ndjeshėm aftėsinė pėr tė jetuar mė gjatė dhe me nivele jetese mė tė shėndetėshme. Tani, nė po shikojmė shqetėsime rreth mbikonsumit nė vendet e zhvilluara: mbipeshė, diabet, tension tė lartė, por shumė prej tyre janė tė pėrkohshme dhe do tė zgjidhen prej ndryshimeve nė stilin e jetesės, mjekėsisė, teknologjisė dhe arėsimit tė pėrmirėsuar.



Nė ēfarė studimesh janė tė bazuara parashikimet tuaja?



Kėto janė skenare, jo dhe aq shumė parashikime. Ne po pėrpiqemi tė themi: "Cili ėshtė skenari mė i mirė? Ēfarė ka mundėsi tė ndodhė?". Kėshtu qė shumica e diskutimeve mbėshteten nė tri ndryshore: pjellshmėri, vdekshmėri dhe emigracion. Nėqoftėse ju shikoni gjatė 300 viteve tė kaluara, do tė vėreni ndryshime tė jashtėzakonshme nė madhėsitė e familjes, nė modelet e familjes. Ne shikojmė gjithashtu nė tendencat aktuale, si urbanizimi nė rritje – njerėzit do tė largohen ngafermat dhe lėvizin drejt qyteteve. Jetė qyteti nėnkupton familje mė tė vogla.



Nė ēfarė skenaresh bien dakord shumica e demografėve?



Ekziston njė marrėveshje e pėrgjithshme se gjatė 300 viteve tė ardhshme popullsia e botės do tė arrijė pikun dhe mė pas do tė bjerė shumė ngadalė, pėr shkak tė jellshmėrisė sė ulėt qė do tė shfaqet dhe ne mund ta shikojmė moshėn mesatare tek 100 vjeēėt.



Sigurisht jo kudo?



Nė nivel botėror, ju mund tė keni njė pikturė mė optimiste sesa keni nė disa prej vendeve mė tė marxhinuara. Pėr shembull, Nigeri, Somalia, Haiti, Jemeni dhe tė tjerė mund tė shikojnė lėkundje ekstreme pėrpara sė tė pėrmirėsohen ndjeshėm. Ne po e shikojmė kėtė tani. Nė Japoni dhe Sudei, mosha mesatare ėshtė shumė e lartė, por ne shikojmė moshė mesatare shumė tė ulėt nė Botsvana, Zimbabve, Somali dhe Haiti. Do tė kemi disa ekstreme, por mesataret – vende si India, Kina, Shtetet e Bashkuara, Rusia, pjesa mė e madhe e Evropės – do tė jenė shumė pėrpara dhe pa u shfaqur shumė mirė kėto tendenca. Gjithashtu, ekziston njė konsensus i pėrgjithshėm se popullsia e botės do tė arrijė pikun diku poshte 10 miliardėshit dhe mė pas do tė lėkundet, por mesatarisht do tė jetė nė njė rėnie tė ngadaltė. Nė tė ardhmen do tė ketė pjellshmėri tė ulėt, jo tė lartė. Ne nuk po kthehemi prapa me pesė apo gjashtė fėmijė pėr ēift.



Si do t'i prekė emigracioni vendet?



Kjo ndoshta ėshtė njė prej mė tė vėshtirave pėr t'u parashikuar. Ėshtė njė problem shumė i paqėndrueshėm dhe jashtėzakonisht i ndjeshėm politikisht pėr shkak se sme rritjen shumė tė vogėl tė popullsisė natyrore ne po shikojmė rritje tė ardhshme tė konsiderueshme pėr shkak tė emigracionit. Ne e nxjerrim popullsinė e Shteteve tė Bashkuara me 400 milion banorė nė vitin 2050. Pa emigracion, do tė ishte afėr 315 milionėshit. Tetėdhjetė pėrqind e rritjes sė parashikuar tė popullsisė sė Shteteve tė Bashkuara gjatė 50 viteve tė ardhshme i detyrohet emigracionit, emigrantėve dhe pasardhėsve tė tyre. Nė vende tė tilla si Gjermania, vdekjet i kanė tejkaluar lindjet prej dekadash. Pėr pasojė, impakti i emigracionit ėshtė i jashtėzakonshėm.



Do tė ndeshen dhe vendet aziatike me tė njėjtat probleme?



Sigurisht, shumė prej kėtyre vendeve do tė ndeshen, si Malajzia, Japonia dhe Koreja, por ka njė njė goxha ngurrim nga ana e disa prej kėtyre vendeve pėr tė lejuar tė hyjnė emigrantėt.



Edhe popullsitė aziatike po bien?



Nuk kemi parė ndonjė rėnie domethėnėse popullsie, por ėshtė parashikuar. Evropa si e tėrė po bie. Arriti pikun nė vitin 1998 dhe ne parashikojmė se ajo do tė vazhdojė tė bjerė ndjeshėm.



Unė kuptoj se ju jeni optimist nė betejėn kundėr AIDS-it.



Disa nga njerėzit qė kanė AIDS do tė zhduken. Ato qė do tė mbeten do ta ndryshojnė sjelljen e tyre. Ėshtė njė lloj darvinizmi: ata qė e kanė atė dhe nuk e ndryshojnė sjelljen e tyre do tė zhduken dhe ata qė ndryshojnė sjelljen e tyre do tė vazhdojnė. Gjatė kėtij shekulli, AIDS-i do tė zhduket, do tė zgjidhet. Ka shumė sėmundje qė duhen pėrballuar teknologjikisht. Nga pėrvoja historike – veēanėrisht, poliomieliti, tetanozi dhe difteria – pėrse tė mos jeshė optimist bazuar nė kėtė?



Do tė jenė problem resurset natyrore? Ēdo njeri ėshtė i frikėsuar pėr naftėn kėto ditė, por disa parashikojnė se luftėrat e ardhshme do tė bėhen pėr ujin.



Padyshim, do tė ketė probleme afatshkurtėra me ujin dhe naftėn, por ndėrsa ēmimet bėhen mė tė larta, do tė ketė pėrpjekje tė pandėrprera pėr t’i ruajtur dhe zėvendėsuar. Energjia diellore do tė bėhet gjithnjė e mė shumė e leverdisshme ndėrsa nafta do tė bėhet mė e shtrenjtė dhe njerėzit po bėhen mė tė preokupuar lidhur e mjedisin dhe mendoj se ky edukim do tė rritet.



Si do tė ndryshojė roli i fesė?



Do tė shikojmė kontakte mė tė ngushta midis kėtyre grupeve. Kjo do tė thotė se do tė keni muslimanė nė Athinė, ashtu si dhe grekė ortodoksė nė qytetet e Azisė. Kryesisht, feja nė sjelljen demografike po bėhet gjithnjė e mė pak kritike. Historikisht, tri fetė e mėdha u rekomandonin aderentėve tė tyre qė tė vazhdonin dhe shtoheshin. Nėqoftėse nuk shtohen, do tė zhdukeshin. Tani ne kemi njė botė shumė tė ndryshme – njerėz nuk po zhduken... Pėr pjesėn mė tė madhe tė njerėzve tani, pjellshmėria e tyre nuk pėrcaktohet me dekret fetar. Ajo pėrcaktohet nė dhomėn e gjumit – as nė xhami, as nė kishė. Ndėrsa njerėzit lėvizin drejt zonave urban, stilet e tyre tė jetesės ndryshojnė dhe traditat bėhen mė pak njė ndryshore kritike nė pėrcaktimin e pjellshmėrisė, do tė shikoni konvergimin e masės dhe qėndrimit tė familjes. Nė tė njėjtėn mėnyrė, ju vėreni se nėqoftėse nuk i shtrėngoni njerėzit tė veshin ndonjė gjė specifike, ata pėrgjithėsisht veshin bluza, xhinse dhe atlete. Kėshtu qė do tė keni njė konvergim global.




COPYRIGHT RILINDJA DEMOKRATIKE