Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    SHKUP (30 Gusht) - Liderėt e katėr partive mė tė mėdha tė Maqedonisė, PPD, PDK, PDSH, BDI kanė dalė sot me njė deklaratė tė pėrbashkėt nė tė cilėn dėnojnė ashpėr rrėmbimet, vrasjet dhe keqtrajtimet e qytetarėve. Gjithashtu ata kėrkojnė tė ndėrpriten lėvizjet e policisė dhe ushtrisė nė Maqedoninė perėndimore. Po nė deklaratė i bėhet thirrje popullėsisė shqiptare nė kėtė vend qė tė tregohet gjakftohtė dhe kėrkohet komunitetin ndėrkombėtar tė ndėrhyjė pėr tė qetėsuar situatėn sidomos tani pėrpara zgjedhjeve parlamentare qė do tė zhvillohen nė 15 shtator. ed/mr (BalkanWeb)

    Kjo ėshtė deklarata e Partive:

    Liderėt e katėr partive mė tė mėdha politike shqiptare nė Maqedoni, tė brengosur me zhvillimet e fundit nė vend, vendosėn tė dalin me kėtė deklaratė tė pėrbashkėt : - Dėnojmė ashpėr rrėmbimet e qytetarėve tė pafajshėm dhe kėrkojmė lirimin sa mė tė shpejtė tė tyre; - Dėnojmė ashpėr vrasjet dhe keqtrajtimin e qytetarėve qė bėhen me motive dhe prapavija tė errėta; - Dėnojmė ashpėr mosrespektimin e Ligjit pėr amnesti dhe burgosjet e ish-ushtarėve tė UĒK-sė; - Kėrkojmė qė tė ndėrpriten menjėherė lėvizjet dhe pozicionimet e forcave policore- ushtarake nėpėr vendbanime dhe rrugė qė bėhen kryesisht nė Maqedoninė Perėndimore; - Thėrrasim popullatėn shqiptare tė tregojė gjakftohtėsi dhe pėrmbajtje dhe tė bashkėpunojė ngushtė me subjektet politike dhe komunitetin ndėrkombėtar; - Ftojmė komunitetin ndėrkombėtar qė tė ushtrojė autoritetin e vet mbi tė gjitha palėt me qėllim tė tejkalimit tė situatėst sė tensionuar qė rrezikon tė eskalojė nė njė konflikt me pasoja pėr paqėn nė vend dhe rajon; - Obligohemi qė tė krijojmė kushte dhe rrethana tė volitshme pėr rrjedhėn normale tė fushatės parazgjedhore.

    PPD

    Abdurrahman Haliti

    PDK

    Kastriot Haxhirexha

    PDSH

    Arbėn Xhaferi

    BDI

    Ali Ahmeti .
    -----------------------------------


    Ju lutem keto lajmet e komentet per trojet tona ne MAQEDONI ti bejme ketu e mos te shperndahemi..

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Si duket nese nuk do te egzistoj me kjo krijese artificiale Maqedonija , per krytarin e PDSH do te jete shume veshtire sepse si duket atij do i dhimbset shume kjo sepse ndoshta eshte aq idashuruar ne te sa nuk do te mund te qendroj me.Dihet se partia e tijn eshte ajo qe mban ne jete qeverin e Georgivskit me ministrat te cilet bejne pjese ne kete qeveri e cila per cdo dite shkatrron cdo gje qe eshte shqipetare ne Maqedoni e ne mbeshtetje te PDSH.PDSH ishte eddhe ajo parti politike qe perkrahu dhe neshkroj marrveshjen fantome te Ohrit e cila si duket do te jete nje Marrveshje qe serish do ve ne nenshtrim populaten shqipetare ketu.


    Xhaferri paralajmėron rrezikimin e ekzistencės sė Maqedonisė

    Kryetari i Partisė Demokratike Shqiptare tė Maqedonisė, paralajmėroi sot se incidentet e dhunshme tė ditėve tė fundit nė Maqedoni, mund tė sjellin edhe zhvillime mė tė rrezikshme qė mund tė vinin nė rrezik ekzistencėn e kėtij shteti tė brishtė.

    Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, zoti Xhaferri tha se kėto dukuri e dėmtojnė tej mase paqen nė Maqedoni dhe stabilitetin nė kėtė vend. Kreu i Partisė Demokratike Shqiptare tha se nuk mund tė pretendohet se nė Maqedoni ka njė qeverisje normale dhe koalicioni qeveritar ku bėn pjesė edhe partia e tij nuk funksionon normalisht dhe pėr pasojė partia e tij nuk ka asnjė ndikim.

    Ai shtoi se segmente tė ndryshme tė qeverisė synojnė tė krijojnė situatė konfuze, duke pėrmendur kėrcėnimet ndaj partisė Bashkimi Demokratik pėr Integrim dhe kreut tė saj, ish-drejtorit politik tė UĒK-sė, Ali Ahmeti, pėr tė cilat ai tha se e tensionojnė tej mase situatėn parazgjedhore.

    Qeveria maqedonase ka lėshuar njė urdhėr-arresti pėr zotin Ahmeti.

    Zoti Xhaferri paralajmėroi se zhvillimet e dhunshme do t’ja merrnin legjitimitetin demokratik zgjedhjeve tė 15 shtatorit.

    Zoti Xhaferri kritikoi vrasjen e dy policėve maqedonas para disa ditėsh dhe pėr rrėmbimin e djeshėm tė disa personave, dhe tha se akte tė tilla e dėmtojnė imazhin e shqiptarėve.

    Megjithatė ai shtoi se elementė tė tillė ka nė ēdo shoqėri dhe se ata nuk pėrfaqėsojnė shumicėn e shqiptarėve. Zoti Xhaferri theksoi se demokracia e vėrtetė vendoset pėrmes garės sė ndershme.

    Ai i bėri thirrje komunitetit ndėrkombėtar qė tė ketė besim tek faktori shqiptar dhe tha se ēėshtje kyēe nuk ka munguar kurrė bashkėpunimi mes partive kryesore shqiptare nė Maqedoni



    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Maqedoni, flet njė nga pengmarrėsit: Jemi ish-luftėtarė tė UĒK qė duam lirimin e shokėve


    SHKUP, 30 gusht - "Jemi vetėm njė grup miqsh, ish-luftėtarė tė UĒK-sė, qė kėrkojmė lirimin e tre shokėve tanė tė arrestuar padrejtėsisht nga policia maqedonase", ėshtė shprehur sot njė nga rrėmbyesit e pesė civilėve maqedonas tė marrė peng natėn e kaluar nė jug tė Maqedonisė. Rrėmbyesi, i cili u prezantua me emrin "Halili", ėshtė kontaktuar me telefon nga njė gazetar i agjensisė italiane tė lajmeve ANSA. "Pengjet janė nė gjendje tė mirė shėndetėsore", ka deklaruar ish-luftėtari i UĒK-sė. "Halili" , qė ka pohuar se nuk i pėrket ndonjė organizate paraushtarake dhe se nuk vepron pėr llogari tė "ndonjė formazioni politik". "Ne jemi - tha ai ekzaktėsisht- vetėm njė grup miqsh dhe qė prej mėngjesit tė sotėm jemi nė kontakt me Ministrinė e Brendshme dhe me pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė. Tani presim njė zgjidhje nga mbledhja e Qeverisė", ka pėrfunduar rrėmbyesi


    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhyur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Si duket edhe koha dje ishte dic tjeter e ost po duket dic tjeter e le me deklaratat e bujshme nga te cilat ne fund te fundit nuk ka asgje te perbashket me realitetin.Kjo eshte per te ardhur keq.
    E pengjet shqipetar kane ngelur ne burgjet maqedonase, e fjalet e liderit "Halili" si duket i ka bartur era bashk me te Xhaferit e te shume te tjereve.

    MACEDONI: Lirohen pengjet e marre nga sekuestruesit Shqiptare

    SHKUP (31 Gusht) - Pese Maqedonasit e marre peng nga nje grup ekstremistesh Shqiptare dje ne mbremje, jane leshuar sot ne mengjes. Kjo deklarohet nga Ministria e Brėndshme Maqedonase. Pese Maqedonasit jane ne gjendje te mire shendetesore, shton Ministria e Brendshme, dhe rruga nacionale qe lidh Shkupin me jugun eshte liruar. Sekuestrimin e Maqedonasve e pasuan masa nga ministria. ad/mr (ANSA/BalkanWeb
    Jam martuar002

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Keshtu komentohet rrembimi:

    Maqedoni, flet rrėmbyesiemi njė grup i madh


    Shkup (31 Gusht) - "Ne jemi njė grup i madh dhe ndodhemi nė njė fshat malor tė Maqedonisė"., Kėtė ka deklaruar nė njė intervistė pėr ANSA"Halili", njė nga pengmarrėsit i cili ka shpjeguar gjatė intervistės shkaqet e marrjes sė pengjeve, lirimin duke hedhur poshtė se ėshtė pjesė e njė formacioni ushtarak.

    Kur i liruat pengjet dhe pse vendoset t'i lironi?

    HALILI : Pak minuta pas mesnate. I liruam kurse ne u terhoqem per momentin . Pesė civilėt ia dorėzuam Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtare me te cilin kishim takime intensive.

    Si ishte gjendja shėndetėsore e pengjeve nė momentin kur i liruat?

    HALILI: Tė gjithė kanė qenė nė gjendje shėndetėsore tė mirė.

    A u plotėsuan kėrkesat tuaja pėr lirimin e shokėve ose keni marrė ndonjė garanci nga MPB per lirimin e tyre?

    HALILI: Jo, jo, …. Ata ndoshta mund tė vazhdojnė me arrestimet e shokėve tonė - ish pjestare tė UCK-sė

    Po atehere pse vendoset t`i lironi pengjet?

    HALILI: Nje hap i tille ishte i domosdoshem meqe situata mund te pėrshkallėzonte dhe tė merrte pėrmasa tė padėshėrueshme.

    Dhe tani ēfarė do tė bėni ju?

    HALILI: Nėse MPB bėn presion ndaj nesh atehere ne do te vazhdojme punen tone.Ne nuk ngacmojme por nese ata na ngacmojmė atėherė ne do te veprojmė.

    Ju mbremė thatė se jeni vetem nje grup shokesh . Ne fakt kush dhe sa jeni ju ?

    HALILI: Ne jemi nje grup aq i madh sa nuk e di as vete.

    Ju jeni te lire , po ku ndodheni tani?

    HALILI : Ne nje fshat malor ….te Maqedonise. zh/mr (BalkanWeb)

    Kjo eshte intervista ne Europa e Lire


    Maqedoni, rrėmbyesi: l lamė tė lirė pengjet, pa kushte

    Shkup (31 Gusht) - "Lirimi i pese pengjeve u bė pa asnjė kusht dhe kjo bėhet qė mos pėrkeqėsohet situata nė rajon". Kėtė ka deklaruar sot, pėr radion Europa e Lirė, njė nga marrėsit e pengjeve, i njohur me emrin "Halili".Po sot nė mėngjes ,zėdhėnėsi i ministrisė sė Brendshme ka deklaruar se "drama e pengjeve pėrfundoi, ato u liruam sot nė mėngjes". Lirimi i pengjeve u mundėsua me ndėrmjetėsimin e Kryqit tė Kuq dhe ndėrkombėtarėt tė cilėt negociuan me rrėmbyesit. Sipas kryetarit tė komunės sė Tetovės, Myrteza Ismaili, " pas lirimit te 5 qytetareve maqedonas te rrembyer, situata ne Tetovė duket se po normalizohet dhe te gjitha rrugėt edhe pse nuk ka levizje te shumta janė zhbllokuar". zh/mr (BalkanWeb)



    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gaz.shqip
    -------------------
    kriptofaks

    Portret integralisti: Kryeministėr apo prift?


    --------------------------------------------------------------------------------

    DIPLOMATICUS

    "Ky kryq do tė jetė guri i themelit pėr dymijė vjetėt e ardhshme tė maqedonasve dhe tė shtetit maqedonas... kėtė kryq e shikojmė si lutje dhe mėshirė pėr shpėtim... ky kryq ėshtė portreti i Maqedonisė… ky kryq ėshtė fitorja dhe shpėtimi, ashtu si shėn Kostantini kundėr botės pagane…" ... Kėto fjali nuk i pėrkasin as mesjetės dhe as kryqtarėve. Nuk i pėrkasin as kohėrave tė Bizantit dhe as tė Inkuizicionit. Nuk i ka shqiptuar as ndonjė arkipeshkop apo prift i humbur manastiri nė ndonjė shkrep mali ballkanik. Kėto fjali mbajnė datėn 29 gusht 2002 dhe autori ėshtė kryeministri i FYROM-it Lubco Georgievski.

    Ne e bėmė objekt tė analizės sonė, jo thjeshtė pėr faktin intrigues se kryetari i qeverisė sė njė shteti fqinj nuk ėshtė nė gjendje tė ndajė ndjenjėn e tij fetare nga detyra e tij shtetėrore, por pėr atė strategji absurde dhe mesjetare pėr tė instrumentalizuar fenė nė shėrbim tė shpėrthimit tė tensioneve dhe tė konflikteve tė reja nė shtetin, ku qeveris qeveria e drejtuar nga kryeministri i mėsipėrm, dhe tė cilat mund tė kenė pasoja jo vetėm nė atė shtet, por nė tėrė rajonin.

    * * *

    Mė 29 gusht, kryeministri i FYROM-it, inaguroi pėrmendoren e njė kryqi tė madh 67 metra tė lartė nė kodrat qė dominojnė mbi Shkup, kryq, i cili kushtoi 85 milionė denarė nga paratė e shtetit nga mė tė varfrit nė kontinent, dhe Georgievski u lavdėrua se ėshtė mė i madhi nė Ballkan. Brenda gushtit ai mori pjesė me fjalime patetike fetaro-politike pothuaj tė pėrditshme edhe nė Plaoshnik, edhe nė Meckin Kamen edhe nė Ohėr dhe nė disa inagurime tė kishave tė reja, vlera e secilės prej tyre, sipas medias maqedonase kalon 1 milionė eurot dhe tė ndėrtuar me paratė e shtetit.

    Mirėpo cila ėshtė domethėnia politike dhe diplomatike e zellit dhe fanatizmit fetar tė kryeministrit aktual tė FYROM-it?

    Ajo ėshtė njė ethe qė pėrkon ose shoqėron dy ngjarje: Fushatėn elektorale pėr zgjedhjet parlamentare tė 15 shtatorit dhe ringjalljen intensive ditėt e fundit tė konfliktit etnik mes shqiptarėve dhe maqedonasve. Si njerėn, ashtu dhe tjetrėn, Georgievski po i shfrytėzon nė funksion tė strategjisė sė tij tė ruatjes sė pushtetit me ēdo ēmim, ēmim qė po pėrkthehet ndjekje fetare dhe kryqėzate fetare antishqiptare dhe njė ridisenjim fetar i shtetit. Aq e dukshme ėshtė kjo, sa dhe vetė gazeta e Shkupit "Utrinski vesnik" e karakterizonte ceremoninė e inagurimit tė Kryqit nė Vodno "si njė miting zgjedhor tė partisė drejtuese VMRO-DPMNE e kryeministrit Georgievski dhe kritikonte arkipeshkopin Stefan, qė nė kėtė ceremoni fetare hodhi parullat elektorale tė VMRO-DPMNE dhe po ndjek nė ēdo hap partinė e kryeministrit.

    * * *

    E krahasuar me situatėn dhe pasojat, del e papranueshme dhe tepėr e rrezikshme loja fetare, qė po bėn L.Georgievski:

    1- FYROM ėshtė njė shtet multietnik, i shpallur dhe i pranuar tashmė si i tillė edhe nga Bashkimi Evropian, edhe nga Kėshilli i Evropės edhe nga OSBE-ja. Madje dhe vetė presidenti Trajkovski e ka pranuar se shteti i tij ėshtė multietnik. Kjo do tė thotė qė stabiliteti dhe prosperiteti, ashtu dhe e ardhmja e kėtij shteti multietnik, ėshtė rezultante e marrėveshjes mes komuniteteve etnike qė jetojnė atje dhe nė radhė tė parė mes shqiptarėve dhe maqedonasve, si dy komunitetet mė tė mėdha. Konflikti i armatosur i vitit 2001 e tregoi se cili ėshtė ēmimi qė paguhet, duke trajtuar shqiptarėt si qytetarė tė kategorisė sė dytė.

    2- FYROM ėshtė njė shtet multikonfensional, ku afro gjysma e popullsisė janė tė besimit islam. Populli shqiptar nė atė shtet pėrbėn 40 pėr qind tė popullsisė dhe ėshtė krejtėsisht i besimit islam. Atėherė si mundet kryeministri i njė shteti multikonfensional tė deklarojė se tė gjithė shtetasit duhet tė kenė pėr identitet simbolet e njė feje tjetėr? Kushdo qė ka udhėtuar nė Shkup, si tani ashtu edhe para se tė lindte Georgievski, edhe nė kohėn e mbretėrisė, edhe nė kohėn e komunizmit, dėshmon se identiteti fotografik i Shkupit, janė kėmbanoret e kishave bashkė me minaretė e xhamive, qė kanė bashkėjetuar nė kohėra. Tani Georgievski ndėrton njė kryq 67 metra tė lartė mbi kodrat e Shkupit pėr ta deformuar identitetin shekullor dhe multikonfensional tė kryeqytetit. Kryeministri, i cili qeveris njė shtet multikonfensional, nuk ka shkuar asnjėherė t'i urojė Bajramin Meshihatit tė Bashkėsisė Islamike nė Shkup, ndonėse afro gjysma e popullsisė sė FYROM-it ėshtė e fesė islame.

    3- FYROM ėshtė njė shtet i ri dhjetėvjeēar, i cili duhet me realizėm tė ndėrtojė ekzistencėn e tij, duke parė nga e ardhmja dhe jo duke shpikur tė kaluara, qė nuk i takojnė. Vjedhja e historisė ėshtė e padrejtė, kur bėhet nga shkencėtarė, por ėshtė e rrezikshme kur bėhet nga kryetarė qeverish. Sepse si mundet kryeministri i njė shteti tė tillė tė deklarojė se, FYROM ėshtė njė shtet dymijėvjeēarė, kur sllavėt kanė ardhur nė territorin e sotėm tė kėtij shteti rreth shekullit 8-9. Vjedhja e historisė nė FYROM po merr pėrpjestime folklorike dhe tė rrezikshme me sponsorizimin e shtetit.

    Mund tė tingėllojė komike, por qarqet akademike nė Shkup, me financim shtetėror festuan mė 26 korrik pėrvjetorin e Aleksandrit tė Madh, i cili ka lindur nė vitin 356 para erės sonė, pra mbi 1000 vjet para se sllavėt tė vinin tė zaptonin territorin e sotėm tė FYROM-it. Dhe akoma mė tej: nė seminarin e organizuar nga shteti nė Ohėr, mė 12 gusht pėr gjuhėn dhe historinė maqedonase, shkencėtarėt vendas shpallėn zbulimin e madh se, Bibla ka ardhur para tė gjithėve nė Maqedoni dhe se Maqedonia ėshtė shteti i parė kristian. Dhe pėr tė shkuar mė tej qeveria e Georgievskit bėri tė ditur mė 27 gusht se, do tė ndėrtojė njė statujė tė Aleksandrit tė Madh nė qendėr tė Shkupit, pėr tė ligjėruar pretendimin absurd se udhėheqėsi i shquar antik ishte sllav. Dhe fantashkenca shtetėrore e Shkupit vazhdon me pretendimin se nobelistja e famshme shqiptare Nėnė Tereza ėshtė maqedonase.

    * * *

    Elementi bazė i gjithė kėsaj qė po analizojmė ėshtė se ku shpie gjithė kjo histeri shtetėrore nacionalisto-fetare dhe kush ėshtė njė nga burimet kryesore tė tensioneve, qė po ngrihen pėrsėri kėto ditė nė shtetin mė tė vogėl tė Ballkanit. Spekullimi mė banal i kėsaj politike shtetėrore ėshte pėrpjekja pėr ta paraqitur FYROM-in si mbrojtės tė kristianizmit pėrballė botės myslimane dhe sikur shtypja qė shteti maqedonas u bėn shqiptarėve, qenka aspekt i luftės kundėr terrorizmit dhe integralizmit islamik. Kėtė kartė, qė u pėrpoq kaq shumė ta luajė krimineli i luftės S.Milosheviē kunder shqiptarėve tė Kosovės, po kėrkon ta riluajė edhe kryeministri Georgievski kundėr shqiptarėve. Burime tė Ministrisė sė Brendshme tė FYROM-it bėjnė tė ditur se njė nga urdhėrat kryesore qė Boshkovski u dha grupeve paraushtarake dhe forcave speciale tė drejtuara prej tij gjatė operacioneve ndėshkimore kundėr shqiptarėve vitin e kaluar, ishte goditja dhe hedhja nė erė e xhamive. Gjatė fushatės sė ushtrisė dhe policisė maqedonase kundėr zonave tė banuara nga shqiptarėt janė shkatėrruar afro 40 xhami nė Tetovė, Gostivar, Prilep, Kėrēovė, Manastir, etj.

    * * *

    Eshtė shumė sinjifikative se nė fillim tė valės sė tanishme tė ringritjes sė tensionit etnik, mė 16 gusht tė kėtij viti njė grup paraushtarakėsh dhe policėsh sulmuan dhe i vunė zjarrin njė xhamie nė Tetovė. Asnjė njeri nuk u arrestua dhe Ministria e Brendshme nuk ka hapur asnjė hetim. Dhe arkipeshkopi i FYROM-it, Stefan, nė prani tė Georgievskit, deklaron se ata ushtarė maqedonas qė u vranė gjatė konfliktit ndėretnik tė vitit tė kaluar "vdiqėn nė mbrojtje tė fesė sonė".

    Kryeministri Georgievski duket se ka njė strategji tė destabilizimit tė procesit zgjedhor me qėllim qė t'i shkatėrrojė apo shtyjė zgjedhjet, tė cilat ai ka pak shanse t'i fitojė. Nė kėtė verbėri pushteti ai ka marrė pėrsipėr tė rindezė urat e konfliktit, duke keqpėrdorur me postin shtetėror fenė dhe fetarėt. Kėshtu ai ėshtė shndėrruar nga shtetarė nė njė kryqtar modern apo Don Kishot fetar. Ky ėshtė njė portret integralisti, i cili nuk ka stofėn tė jetė kryeministėr, por dyshimi ėshtė po aq i madh se as si prift ai nuk do t'i bėnte shėrbim tė mirė popullit tė tij.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Forcat e ushtrisė maqedonase janė shfaqur edhe nė kufirin Shqipėri-Maqedoni nė zonėn e Kukėsit
    Tension nė kufirin me Maqedoninė

    Urdhri i Ministrisė sė Rendit: Rrini 300 metra larg vijės kufitare me Maqedoninė

    KUKĖS: Forcat e ushtrisė maqedonase janė shfaqur edhe nė kufirin Shqipėri-Maqedoni nė zonėn e Kukėsit. Komandanti i postės kufitare tė Ēajės, Izmir Duraku, thotė se pas mė shumė se njė viti janė vėrejtur pėrforcime tė ushtrisė maqedonase nė pjesėn e saj, tė pėrforcuar edhe me mjete tė blinduara, qė patrullojnė kufirin. Ndėrkohė qė efektivi i postės kufitare tė Ēajės ėshtė vėnė nė gatishmėri pėr tė parandaluar ēdo tė papritur, sidomos nė drejtim tė incedenteve kufitare, kalimeve tė paligjshme e trafikut tė armėve etj.
    Megjithė pėrforcimet e ushtrisė maqedonase, situata nė kėtė pjesė tė kufirit ėshtė e qetė, shpjegon komandanti i postės kufitare tė Ēajės. Ndėrkaq, Duraku ka bėrė tė njohur urdhrin e dalė nga Drejtoria e Kufirit nė Ministrinė e Rendit Publik, i cili ka tė bėjė me shmangien e incidenteve nė kufirin shqiptaro-maqedon. Nė bazė tė kėtij urdhri, tė gjithė banorėve tp zonave kufitare me Maqedoninė u ndalohet lėvizja, kositja e livadheve, prerja e drurėve apo kullotja e bagėtive deri nė 300 metra larg vijės sė kufirit nė brendėsi tė territorit tė Shqipėrisė.
    Ky urdhėr, i cili ėshtė i pėrkohshėm nė vartėsi tė situatės nė Maqedoni, vjen pas incidenteve e provokimeve tė ushtrisė maqedonase nė kufi, tė shoqėruara me plagosje e vrasje tė shtetasve shqiptarė. Mė 22 gusht tė kėtij viti, forcat maqedonase tė kufirit, nė afėrsi tė fshatit Gjoricė tė rrethit tė Peshkopisė, kanė vrarė me armė zjarri 100 metėr nė thellėsi tė territorit tė Maqedonisė , 38 -vjeēarin Baftiar Trasha, baba i tre fėmijėve, banues nė fshatin Gjoricė e Poshtme. Ngjarja ka ndodhur pikėrisht nė kohėn kur ish -ambasadori i OSBE-sė nė Shqipėri, Gert Ahrens, dhe homologu i tij nė Shkup, Kreig Xhenis, po realizonin njė monitorim tė pėrbashkėt tė kufirit Shqipėri-Maqedoni nė zonėn e Dibrės. Pėrforcime tė kufirit nga pala maqedone vėrehen edhe nė kufijtė e saj me Kosovėn. Kėtė fakt e ka bėrė tė ditur dje gjatė njė konference pėr shtyp, zėdhėnėsi i Brigadės Shumėkombėshe tė Jugut nė Prizren. Sipas zėdhėnėsit, trupat gjermane, turke e austriake kanė shtuar praninė e tyre dhe kontrollet pėrgjatė kufirit Kosovė-Maqedoni nė zonėn e Dragashit.
    Pėrqėndrime tė forcave maqedonase janė parė gjatė kėtyre ditėve edhe nė pjesėn tjetėr tė vijės kufitare mes dy vendeve. Raporte tė ngjashme pėr pėrqėndrime forcash dhe mjetesh luftarake kanė ardhur edhe nga pika tė tjera kufitare. Kėto lėvizje janė bėrė pas acarimit tė skajshėm tė situatės nė Maqedoni, nė prag tė zgjedhjeve tė 15 shtatorit qė pritet tė mbahen aty dhe ku partitė shqiptare janė favoritet kryesore pėr shkak tė pėrqindjes sė lartė, tė padeklaruar kurrė tė popullsisė shqiptare. Edhe nga ushtria shqiptare ka patur lėvizje nė drejtim tė kufirit. Megjithėse kėto informacione nuk janė konfirmuar zyrtarisht, banorė tė zonave kufitare dhe familjarė tė ushtarėve nė shėrbim kanė dėshmuar pėr masat e dyanshme. Autoritetet maqedonase e kanė justifikuar pėrforcimin e regjimit kufitar me frikėn e hyrjes nga Shqipėria tė armėve, tė cilat sipas tyre "mund tė fuqizojnė organizatat terroriste qė duan tė shkatėrrojnė procesin zgjedhor tė shtatorit".
    Bashkim Shala

    Fransoa Stam ėshtė kryesuesi i Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar nė Maqedoni, dhe njė nga personat e pėrfshirė nė bisedime me rrėmbyesit, thotė se nuk mund tė tregonte identitetin e tyre: "Ishte e qartė se ata ishin shqipfolės. Por ne nuk mundoheshim qė tė hetojmė ose tė marrim informacione sekrete ushtarake. Ne ishim tė shqetėsuar vetėm pėr situatėn humanitare", -thotė Stam. Ai shton se nuk mund tė thotė nėse personat ishin anėtar tė UĒK-sė ose AKSH-sė, siē ishte njoftuar nė disa media. Nė njė bisedė tė bėrė dje, njė nga rrėmbyesit i tha BBC-sė se grupi ishte pjesėtar i ish -UĒK-sė. Pėrfaqėsues tė BDI-sė, parti e cila doli nga strukturat e UĒK-sė, dje thanė se nuk i njihnin personat.
    Ministra e Punėve tė Brendshme dhe autoritetet lokale, thotė se situata nė zonėn e Zherovjanit, ku ndodhi kriza e pengjeve tani ėshtė e qetė. Kriza me tė rrėmbyerit filloi tė premten, kur grupi i armatosur shqiptar, siē u pėrshkrua nga autoritetet maqedonase, rrėmbeu pengjet maqedonas, dhe pėr lirimin e tyre kėrkoi nxjerrjen nga burgu e disa tė burgosurve shqiptarė. Tė gjithė subjektet e dėnuan kėtė akt, duke pranuar se ka ndikuar negativisht nė situatėn e parazgjedhjeve parlamentare nė Maqedoni, tė cilat janė tė parat pas konfliktit tė vitit qė shkoi.


    Pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė nė Maqedoni dhanė sot njė deklaratė tė pėrbashkėt, ku pėrshėndesin lirimin e pesė maqedonasve tė rrėmbyer. I dėrguari i posaēėm i BE-sė nė Shkup, Alen Lėrua, (Alain Leroy), ambasadori grek Joanis Ekonomu nė emėr tė kryesisė sė BE-sė, ambasadori i SHBA-sė Lorens Batler (Lawrence Butler), ambasadori i NATO-s, Nicolas Bigman dhe shefi i Misionit tė OSBE-sė Kreg Xhenes (Craig Jeness), shprehėn kėnaqėsi pėr epilogun e krizės me tė rrėmbyerit, pa pasoja pėr ta dhe as pėr banorėt lokalė e pėr pjesėtarėt e forca "Qeveria dhe gjithė faktorėt qė ishin tė pėrfshirė nė zgjidhjen e problemit, vepruan nė mėnyrė tė pėrmbajtur. I ēmojmė lart pėrpjekjet e tyre si dhe pėrpjekjet e popullatės lokale shqiptare dhe tė liderėve tė tyre pėr zgjidhjen e qetė tė problemit", thuhet nė deklaratė. Pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė thanė se situata nė rajonin e Tetovės dhe Gostivarit ėshtė kthyer nė gjendje normale dhe bėnė thirrje pėr pėrmbajtje ndaj provokimeve qė mund tė sjellin tensionime dhe dhunė tė re. Ata shfaqėn shpresėn se fushata pėr zgjedhjet parlamentare tė 15 shtatorit do tė vazhdojė nė njė atmosferė tė qetė dhe demokratike.
    Jam martuar002

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Mandat-arresti kundėr Ahmetit shkakton turbullira nė Maqedoni




    Arrestimi i ish-komandantit tė UĒK-sė dhe udhėheqėsit politik shqiptar etnik Ali Ahmeti mund tė krijojė tensione tė reja nė Maqedoni, paralajmėrojnė analistėt. [IMG] http://www.balkantimes.com/images/ph...001_ahmeti.jpg[/IMG]



    Ambasadori i NATO-s Nikolas Biegman ka dėrguar njė letėr duke i kujtuar qeverisė maqedonase angazhimin e saj pėr tė mos arrestuar ish-udhėheqėsin e Ushtrisė Ēlirimtare Kombetare Ali Ahmeti apo figura tė tjera kryesore nė lėvizjen e tij Bashkimi Demokratik pėr Intergrim (DUI) pėrpara apo gjatė zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė ardhshme. Analistėt paralajmėrojnė se arrestimet mund tė krijojnė dhunė tė re entike nė Maqedoni pėrpara zgjedhjeve parlamentare tė 15 shtatorit.

    Tė mėrkurėn, autoritetet njoftuan se mandat-arrestet kundėr udhėheqėsit politik shqiptar etnik dhe dy ish-komandantėve luftėtarė, Gezim Ostreni dhe Fazlli Veliu, ishin nxjerrė nė qershor.

    Njė zėdhėnės i Ministrisė sė Brendshme, Voisllav Zafirovski, pohoi tė enjten se tė tre burrat do tė dalin nė gjyq pėr "krime lufte, krime kundėr robėrve civilė dhe ushtarakė, genocid, terrorizėm, rebelim, diversion dhe rrezikim tė integritetit tokėsor tė vendit." Po tė enjten, Prokurori Publik i Maqedonisė, Stavre Zhikov tha se Ahmeti dhe komandantė tė tjerė tė lartė tė UĒK-sė tashmė tė shpėrndarė nuk i nėnshtroheshin ligjit tė amnistisė, pasi Shkupi i konsideron ata pėrgjegjės pėr konfliktin e pėrgjakshėm etnik tė vitit tė kaluar. Ahmeti dhe komandantėt e tjerė herėt a vonė ėshtė e sigurtė se do tė arrestohen, tha Zhikov.

    Derisa gjykata e OKB-sė pėr krimet e luftės tė vendosė nėse do tė marrė juridiksionin mbi ēėshtjet e paraqitura zyrtarisht nga zyra e tij mė parė gjatė kėtij viti, akuzat pėr genocid dhe krime lufte do tė vazhdojnė tė trajtohen nga gjykatat maqedonase, shtoi ai.

    Zhikov pranoi se OSBE dhe organizatat e tjera Perėndimore kishin paralajmėruar kundėr arrestimit tė Ahmetit, duke thėnė se kjo mund tė ēojė nė luftime tė reja. Ata u bėnė thirrje autoriteteve maqedonase tė vlerėsojnė rrezikun ndaj gjėndjes sė sigurisė nė vend. Zgjedhjet e shtatorit janė njė pikė kryesore nė marrėveshjen e paqes tė ndėrmjetėsuar nga Perėndimi, e cila u dha fund luftimeve tė vitit tė kaluar.

    Zėdhėnėsja e DUI-t Teuta Arifi e denoncoi mandatin, duke thėnė se qeveria ishte duke u pėrpjekur tė dėmtonte reputacionin e Ahmetit pėrpara zgjedhjeve. Ajo i karakterizoi arrestimet e mundshme si njė shkelje tė marrėveshjes sė amnistisė dhe njė pėrpjekje pėr destabilizimin e Maqedonisė.

    Ndėrkohė, policia speciale e armatosur rėndė nė Maqedoni rrethoi njė fshat shqiptar etnik tė premten, pas njoftimeve se pesė maqedonas ishin rrėmbyer nga persona tė armatosur shqiptarė etnikė. Njė deshmitar okular pa njė numėr tė madh policėsh me njė duzinė transportuesish tė blinduar jashtė fshatit tė Zerovjanės, nė gjysmė tė rrugės ndėrmjet Tetovės dhe Gostivarit. Policia thotė se shqiptarėt etnikė kishin ndaluar njė autobus nė autostradėn e Gostivarit dhe kishin rrėmbyer qytetarėt maqedonas. Ata ishin duke kėrcėnuar t’i vrisnin ata, nėse nuk lirohen shqiptarėt e arrestuar pėr vrasjen e dy policėve tė hėnėn. Hyrja e menjėhershme nė rajon nuk ishte e mundur pėr shkak tė post-blloqeve tė policisė nė autostradėn kryesore.

    Nė njė lajm tjetėr, policia nė Shqipėri njoftoi tė enjten se kishte zbuluar 18,000 fishekė municioni dhe 100 granata nė njė shpellė pranė kufirit me Maqedoninė. Municioni ishte nė gjėndje tė mirė dhe dukej tė ishte vendosur nė vendin e fshehtė vetėm kohėt e fundit.

    Shefi i Policisė Gani Malushi citohet tė ketė thėnė se 130,000 fishekė municioni dhe 80 armė ishin zbuluar nė tė njėjtin rajon vetėm nė gusht. Ai mendon se ky material kishte tė ngjarė tė ishte planifikuar pėr Maqedoninė. "Duke patur parasysh zgjedhjet nė Maqedoni, ne kemi pėrforcuar masat tona tė sigurisė, pėr tė parandaluar kontrabandėn e armėve nė rajon," tha Malushi.


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Por sa kujtoj une vitin e kaluar ne kete fshat u zhvilluan beteja te ashpra me forcat sllave e si shkak i kesaj i tere fshati pothuajse ishte shkatrruar e djegur , e si duket serish kenga e moqme,serish patrullat sllave ne te.


    Marre nga "Liria Konmbetare"17.09.2002

    Zbulohet sasi e madhe armatimi nė Tanushė


    Shkup - Njė patrullė kufitare e Ushtrisė maqedonase zbuloi dhe konfiskoi njė sasi tė madhe me armė, municion pranė fshatit Tanushė rreth orės 12:30 tė mesditės sė sotme. Sipas raportit tė Ushtrisė Maqedonase, nė total janė gjetur 14 pushkė gjysmėautomuatikė tė kalibrit 7,62 mm, 21 pushkė automatike, dy automatik dhe 365 xhaketa antiplumb. Tė gjitha kėto armatime janė konfiskuar nga policia dhe kanė nisur hetimet pėr tė zbardhur ngjarjen.



    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhue ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. VMRO-DPMNE dhe PDSH formojne qeverine e re
    Nga Cimo nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 302
    Postimi i Fundit: 05-07-2008, 05:22
  3. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  4. Intervistė: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. MAQEDONI, Halimi i PD, paralajmėron pėr konflikt tė ri tė mundshėm
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-12-2002, 19:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •