Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Shuhet Prof. Doc. Dhimiter Shyteriqi

    Plaku i letrave" shqipe nuk ka mundur te kaloje vitin 2003. Dje, Prof. Shuteriqi eshte ndare nga jeta, pas nje gjendje te rende, qe i ka vazhduar prej ditesh. Pak dite me pare, ai ka kaluar nje parainfarkt, i cili ka qene i katerti ne rradhe, e nuk e ka lejuar studiuesin e Letersise shqipe, qe te vazhdonte me tej...

    "Plaku i letrave shqipe", Dhimiter Shuteriqi, eshte ndare nga jeta, ne kufirin e 88 viteve. Por, me punen e tij, qe eshte shtrire gati ne te dy shekujt, mund te jete i kenaqur sepse kishte kohe, qe i kishte kaluar keto kufij kohore. Dje, ai nuk ka mundur qe te kaloje sforcimin e shendetit, pas infarktit te katert, duke mbyllur syte pergjithnje.

    Per kryeqytetasit, ne qytetin ku ka jetuar me se shumti, ai do te mbahet mend, perpos kontributit te tij te madh, per bereten dhe pranine e perhershme ne aktivitetet kulturore. I shoqeruar nga te afermit dhe me shume nga adhurimi i te gjitheve, edhe se fundi, ate e gjeje kudo, ku do te mbante pak era kulture.

    Studiuesi i hershem i letersise shqiptatre ka lindur ne Elbasan ne vitin 1915. Ishte aq i angazhuar me kohen, sa pervec krijimtarise, ka arritur qe te marre pjese edhe ne Rezistencen Anti-fashiste ne Luften e Dyte. Ne piramiden e krijimit shqiptar ai u be i njohur, qe me krijimet e para. Para lufte, arriti qe te botoje "Kenget e Rinise se pare" ne vitin 1935 dhe "Kenge" ne vitin 1936. Gjate periudhes se Luftes arriti qe te perfundonte ne vitin 1944 edhe "O Ptoleme". Fale erudicionit te thelle, por edhe krijimtarise se spikatur, ai beri shpejt diference me bashkekohesit. Ishte kjo arsyeja, qe ka qendruar ne krye te Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve qe nga viti 1950 dhe deri ne vitin 1974. Fushen e krijimtarise e vazhdoi me "Clirimtaret", qe u botua ne dy pjese mes viteve 1952-55 dhe vazhdoi me "Pese tregime" ne vitin 1953 dhe "Fyelli i Marsiasit" ne vitin 1965. Vijojne me pas,"Kenga dhe pushka" ne vitin 1972, "Nje mal me kenge" ne vitin 1975, "Maratonomaku yne" ne vitin 1977, "60 tregime ne nje" ne vitin 1981, "Kur rendte hena neper re" ne 1982. Ne fushen e studimeve te letersise eshte i njohur per monografine "Naim Frasheri" pervec shume krijimeve te tij, qe e lidhin me historine e larget shqiptare. Ku, ai ka vlera te vecanta per botimin teper autoritar "Shkrimet shqipe ne vitet 1332-1850". Pervec kesaj, autori ka shkruar edhe shume artikuj ne fushen historike, si edhe ne fusha te tjera.

    Shuteriqi eshte vleresuar per miresine dhe sensin e tij pozitiv, ne lidhje me kulturen e vendit te tij, qe i ka dhene pa fund. Edhe nderrimi i sistemeve, e ka lene mjeshtrin e madh te studimit, nje njeri po aq te nderuar. Per me teper, shume te adhuruar nga brezat pasardhes.

    Dhimiter Shuteriqi do te mbahet mend gjate, per kontributin e madh shkencor, qe ka dhene, per botimet e hershme shqiptare. Ai ka qene njeriu qe ka hedhur tezen se librat e hershem shqiptare i takojne periudhes para vitit 1555, kufirit qe i perket "Mesharit" te Gjon Buzukut. Eshte kjo arsyeja, qe dhimbja per vdekjen e tij, na kujton, sesa shume na fali gjate 88 viteve pune te panderprere "Plaku i Letrave shqipe".
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Ngushellime te afermve dhe miqve.

Tema tė Ngjashme

  1. Mitrush Kuteli - Dhimitėr Pasko
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 30-11-2022, 10:57
  2. Dhimitėr Anagnosti sot dhe dje
    Nga Humdinger nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-01-2022, 10:48
  3. Wisner: Si do te shuhet nacionalizmi i Ballkanit
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 01-05-2009, 12:34
  4. Dhimitėr Shyteriqi
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 27-07-2005, 08:42
  5. Shėlbuemi, si po shuhet tempulli i moēėm i Rubikut
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 18:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •