Familjarėt i janė drejtuar pėr ndihmė gjithė institucioneve shqiptare dhe kanė denoncuar nė policinė greke

Dy emigrantė tė zhdukur qė prej 8 vjetėsh

Enigma, Petrit Loshi dhe vėllai i gruas sė tij janė nisur nga Selaniku me njė taksi greke

Nė muajin shkurt tė vitit 1994 Vera Loshi (Legisi) ishte vetėm 21 vjeēe kur u martua me Petrit Loshin nga Konaj i Fanit. Kishte plot ėndrra tė thurrura pėr jetėn e saj. Por ky gėzim do t’i zgjaste vetėm njė vit, deri kur burri i saj, i shtrėnguar nga kushtet ekonomike, detyrohet tė marrė rrugėt e kurbetit. Ishte koha kur djelmėria e tėrė fshatrave po zbrasej drejt deteve e kufijve, rrugė e pa rrugė. Burri i saj Petriti dhe Paulin Legisi, i vėllai, me njė torbė me plaēka dhe pak bukė e dhallė, qė u kishin pėrgatitur nėnat, morėn rrugėn nė kėmbė me ditė tė tėra pėr nė Greqi, pa e ditur se kishin marrė me vete dhe pėrqafimin e fundit tė tyre.

Rrėfimi
Dila Loshi, e motra e Petritit, ka shėnuar me saktėsi gjithēka nė memorjen e saj, por qė tė rrėfejė historinė e zhdukjes sė vėllait tė saj i duhet tė mbushet me frymė dhe tė mbajė veten nga lotėt qė, dashje pa dashje, i shkojnė ēurk. “Ishim nė hall tė madh nė Konaj, pėr shkak tė kushteve tė vėshtira ekonomike”,- nis e thotė ajo. Dy vėllezėrit e mi, mė i madhi Petriti dhe Sandri, vendosėn tė emigronin nė Greqi. Lekė pėr viza nuk kishim, kėshtu qė ata u nisėn maleve dhe me vete morėn dhe vėllanė e nuses, Paulinin 18- vjeēar. Sė bashku shkuan nė Selanik. Vėllai i madh Petriti, atėherė 24 vjeē, filloi punėn si blegtor, nė fermėn e njė pronari grek qė quhej Nikolla Kokoni. Ndėrsa Sandri dhe Paulini, i vėllai i nuses, nė njė vend tjetėr tė quajtur Vangjelizma. “Gjatė gjithė kėsaj kohe kemi kontaktuar nė telefon me ta. Atėhere nuk kishte celularė si sot dhe babait, invalid i grupit tė parė, i duhej tė merrte orė tė tėra nė kėmbė pėr tė shkuar tek posta. Aty nga fundi i dhjetorit tė vitit ‘95 ata na telefonuan se do tė vinin pėr festat e fundvitit.

Zhdukja enigmė

Telefonata e fundit me Petritin ishte nė datėn 22 dhjetor 1995. Petriti i kishte lajmėruar se sė bashku me Paulinin do tė vinin nė Shqipėri pėr tė festuar festat e fundvitit. “Tėrė kohės na mbeti koka tek dera, kujton Vera, gruaja e Petritit. Ata nuk erdhėn… Ishte Sandri ai qė erdhi mė pas nė Shqipėri dhe tregoi momentet e fundit tė takimit me Petritin dhe Paulinin. Sipas Sandrit, ata kishin prenotuar njė taksi greke pėr t’u nisur deri nė doganė. Kanė ngarkuar plaēkat nė taksinė tip Toyota, me shofer Jani Baldaj, por ky u ka thėnė se do tė shkonin nė shtėpinė e tij (taksistit), pasi makina kishte njė defekt. “Kanė qėndruar dy ditė atje”, ka treguar Sandri i cili ka folur nė telefon me vėllanė e tij dhe Paulinin. Pastaj, nė mes tė natės, taksisti u ka thėnė se do tė nisemi shpejt, qė t’i kalojmė policisė. Kėtė e ka konfirmuar dhe Pashk Pulaj, njė emigrant nga Lėkunda e Mirditės, qė punonte tek taksisti grek. Madje Pashku u ka dhėnė dhe 50 mijė dhrahmi pėr t’ia dėrguar familjes sė tij nė vendlindje. Po ashtu kanė qenė dhe disa bashkėfshatarė tė tjerė, qė u kanė dhėnė para pėr familjet e tyre, me rastin e festave. Kėtė fakt, thotė Pashku e dinte mirė dhe Jani, taksisti. Kėshtu, nė mes tė natės janė ēuar dhe janė nisur pėr rrugė. Nė makinė Paulini, i cili nė Greqi njihej me emrin Paulo, ka ngarkuar disa motorsharra, biēikleta, njė gjenerator etj, ndėrsa Petriti, i cili njihej me emrin Petro, pėrpos disa rrobave, ka patur dhe njė ēifte tė blerė nė magazinė me faturė tė rregullt. Mė tej, Vera thotė se pas dy ditėsh na ka telefonuar Sandri; “A ka ardhur Petriti?!” -Jo!,- i thamė. Kėshtu 10 ditė me telefonata.

Rrėfimi i taksistit grek

Pas 10 ditėsh Sandri, ka shkuar tek taksisti grek Jani Baldaj dhe e ka pyetur “Ku ma ke lėnė vėllanė?”. Ai i ka spjeguar itinerarin e lėvizjeve tė asaj nate. Gjatė rrugės natėn, ka thėnė taksisti grek, kemi parė policinė greke tė Follorinės, qė ishte para nesh. “Pėr tė shpėtuar veten i kam zbritur tė dy, Petritin dhe Paulinin me tė gjithė materialet qė kishin ngarkuar. Jam larguar me tė shpejtė dhe kam vėnė re nga pasqyra se ata i ka kapur policia greke, sepse ishin klandestinė dhe nuk kishin asnjė mundėsi lėvizjeje”,- citon Sandri fjalėt e taksistit grek. Ndėrsa kam ecur disa metra mė pėrpara, mė ka kapur policia rrugore, e cila mė ka gjobitur pėr dokumente. “Mė tregoi dhe fletėgjobėn”, ka thėnė Sandri. “Hak e hile nuk u kam, zoti paftė pėr tė dyja palėt!…”, ka thėnė ai.

Denoncimi nė policinė greke

Pasi e ka parė qė nuk po gjendeshin gjėkundi, Sandri ka shkuar nė policinė greke tė Selanikut. Ai ka qenė sė bashku me pronarin e tij grek dhe Marjan Legisin, tė vėllain tjetėr tė Verės. Policia Kriminale e kėtij qyteti u kanė thėnė se do tė merremi ne me kėtė ēėshtje. Tė nesėrmen policia ka ndaluar shoferin taksist Jani Baldaj, por ėshtė liruar pas tre ditėsh nė gjykim tė lirė. Mė pas Sandri dhe Marjani kanė shkuar ēdo ditė nė policinė greke pėr tė pyetur pėr fatin e vėllezėrve. Kanė kėrkuar njė avokat, por ai, jo vetėm qė u ka kėrkuar 5 milionė dhrahmi, por nuk u ka dhėnė shpresė se mund ta zbardhte ēėshtjen. Me dhjetėra letra ata kanė dėrguar mė pas nė polici dhe nė Ministrinė greke tė Drejtėsisė, por asnjė pėrgjigje nuk kanė marrė., ndėrsa nuk kanė lėnė morg pa hyrė.

Kėrkimi nė institucionet shqiptare

Qė nga 22 dhjetori i vitit 1995 nė familjen tonė nuk ka patur as dhe njė minutė qetėsi, rrėfen e motra e Petritit, Dila, ndėrsa babai ėshtė plakur sa pėr 30 vite. Ku nuk kemi qenė dhe ku nuk kemi shkruar. Nuk kemi lėnė mjet informimi pa sensibilizuar, deri tek radio BBC e TVSH. Kemi dėrguar letėr nė Drejtorinė e Hetimit e tė Kontrollit nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, ku zv/Prokurori i Pėrgjithshėm i viteve ‘96 Gani Dizdari na u pėrgjigj se letra i ėshtė dėrguar pėr kompetencė degės sė Interpol-Tiranės. Nė vitin ’99 i kemi bėrė kėrkesė Parlamentit Shqiptar, tė drejtuar nga Namik Dokle, ku pėrgjigja ka qenė thjesht se “Kryetari i Parlamentit u njoh me problemin dhe informoi Ministrinė e Rendit Publik dhe Ministrinė e Drejtėsisė”,- por pa u zgjidhur asgjė mė pas. Kėrkimi i tyre ditė pas dite ka shkuar deri tek Kryqi i Kuq Shqiptar,i cili me pas i ėshtė drejtuar atij Grek, por dhe kėtu kanė marrė pėrgjigje negative. E fundit letėr qė po pėrgatitej nga familja Loshi, ishte ajo drejtuar Kryeministrit Fatos Nano. Shpresojnė tek Kryeministri.

Tek shtėpia e Loshėve, zi e pėrditshme

Preng Loshi me familjen ka disa vite qė ka zbritur nga Konaj nė Thumanė. Shtėpia e tij e thjeshtė fshihet nė njė kodėrz, nga ku po merr formė njė gjysmė vreshti. Nuk mund tė ketė moment mė tė ngushtė nė jetėn e tij njeriu vizitor kur i afrohet shtėpisė sė Prengės teksa nuk di si ta urojė sipas zakonit “Tė rrosh me tė tjerėt!”, apo “Tė ardhtė djali shėndosh!”… Ai tė fton pėr njė kafe dhe njė gotė raki, duke e ēuar bisedėn gjetkė, por qė lehtėsisht, gjithēka i lexohet nė sytė e lodhur tė tij. Megjithatė nga njė vizitė e kujtdo duket se ndjehet pak mė lehtė. E bija Dila e shpjegon kėtė me faktin se ai sheh se dikush u interesoka pėr djalin e tij. “Sikur i ndizet njė dritė shprese. Kėshtu rri ai, tėrė ditėt. Asnjė sekondė nuk e ndan mendjen nga i biri i zhdukur”, -thotė Dila pėr tė atin. “Mė dogji shpirtin ai djalė, tė paktėn ta di, ėshtė apo nuk ėshtė gjallė, si i ka dalė shpirti, ku i ka kockat”,- citon mė tej Dila fjalėt e tė atit . “Po jo, mor babė, -asht gjallė,- mundohemi ta ngushėllojmė. Ndėrsa mė pisk e kemi me nėnėn, disa herė asaj i bie tė fikėt dhe sėmuret keqas. “Tė dy janė nėn kurimin e pėrditshėm tė mjekut”,- thotė e bija.

Hidhėrimi
Preng Loshi, qė prej 8 vitesh, pas zhdukjes sė tė birit Petritit, i ka patur dhe dy ditė tė zeza. E para, ka qenė ikja e nuses, Verės. Qėndroi 6 vite si vejushė, pasi nuk e dinte pėr burrin nė ishte gjallė apo vdekur. Priti me ditė e net nė ankth qė t’i vinte njė lajm i mirė apo i keq nga tej kufirit, por mė kot. Mė 3 janar tė vitit 2001, Vera vendosi tė shkojė nė gjirin e familjes sė saj. Dila thotė se nuk ka fjalė tė pėrshkruajė atė ditė kur nusja kapėrceu kėmbėn nga pragu ku kishte hyrė si nuse. Kuja e nuses dhe lotėt e tėrė familjes nuk kishin tė mbaruar. Njė lumė lotėsh e shoqėruan nga dera e Loshajve. Dita e dytė, ka qenė dita e dasmės sė tė birit tjetėr Sandrit. Vera, nusja e djalit tė parė nuk e ka harruar derėn e parė, madje ajo ėshtė ftuar edhe si krushkė nė marrjen e nuses. Ardhja e saj nė dasmė ka qenė tepėr prekėse pėr tė gjithė dasmorėt. Njerėzit shpėrthyen nė ngashėrim, askush nuk e mori vesh, nėse Preng Loshi bėnte dasmė a mort. A ka ditė ma tė randė pėr njė burrė,- psherėtin thellė Preng Loshi, - qė mundohet tė tė kuvendojė e rrėfejė qetėsisht, por qė mendja i fluturon diku gjetkė, pėr tek i biri. Pastaj tė vė para njė album me fotografi, ndalet tek dasma e tė birit Petritit dhe nuses Verės. E vėshtron pėrmallueshėm dhe thotė “shpirt i babės, ishe vetėm 24 vjeē!...”.
Gjergj Marku

Njė letėr pėr Kryeministrin Nano

Preng Loshėn e gjetėm duke pėrgatitur njė letėr pėr Kryeministrin Fatos Nano. “Jam prind i njė djali tė zhdukur qė prej 8 vitesh nė Greqi….”. Kėshtu nis letra e Prengės. Ai i shkruan kreut tė shtetit se nga 15 marsi i vitit ’95 deri nė 22 dhjetor tė atij viti kanė patur komunikim tė rregullt me Petritin dhe vėllanė e nuses sė tij. Por nė mesnatė ata janė nisur nga Selaniku pėr nė kufi dhe pa shkuar ende atje janė zhdukur gjė qė e konfirmon dhe shoferi grek Jani Baldaj, i cili ka thėnė dhe nė policinė kriminale tė Selanikut se ata janė kapur nga policia. Qė nga ajo kohė kemi kontaktuar me dhjetėra herė me policinė greke, duke bėrė dhe deponimin pėrkatės. Ėshtė bėrė dhe ndalimi i shoferit taksist grek, por pas tre ditėsh ai ėshtė lėnė i lirė dhe nuk ėshtė zbardhur asgjė. I jemi drejtuar pėr ndihmė Ministrisė sė Drejtėsisė Greke dhe instancave tė tjera tė atij shteti, por nuk kemi marrė asnjė pėrgjigje. I jemi drejtuar dhe institucioneve tona nė Shqipėri si Prokurorisė sė Pėrgjithshme, Drejtorisė sė Hetimit dhe Kontrollit, Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė vitit 1996, Kuvendit Popullor mė 1999, disa herė deputetit tė zonės e deri Kryqit tė Kuq Shqiptar dhe atij Grek…Ju drejtohemi ju, edhe si kryeministėr, edhe si kryetar i Partisė Socialiste, pasi djali ynė nė vitet mė tė vėshtira tė partisė qė drejtoni, u pėrfshi qė 20 vjeē nė gjirin e saj, pas thirrjes sė drejtuesve lokalė e tė rrethit. Por kėta nuk shihen mė pėr tė parė se ē’bėhet me anėtarin mė tė ri tė partisė sė tyre, ku i ka eshtrat dhe kockat?!...Lutemi na ndihmoni pėr tė gjetur djalin tonė. Nė mos pėr gjallė, mendojmė se i takon shtetit tonė tė interesohet pėr tė vdekurit, pėrfundon letra e Preng Loshit.
-------------------------------------------
Ufffff cfar hallesh ka Shqiptari i shkret
A thua valle do mbarojne ndonjehere keto halle,qe dhe kur i lexojme na mbushet zemra me vaj e jo me kur i perjetojm ne familjet tona.