Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    “Mafia shqiptare” - një libër urrejtje dhe racizmi antishqiptar

    “Mafia shqiptare” - një libër urrejtje dhe racizmi antishqiptar

    Nga LEKË SOKOLI
    Instituti i Studimeve Politike e Sociale (ISPS), revista “Politika &
    Shoqëria”

    Rreth librit Mafia shqiptare – një rrezik për Europën të studiuesve
    francezë XAVIER RAUFER dhe STEFANE QUERE

    Pak kohë më parë u vu në qarkullim libri “Mafia shqiptare - një rrezik për
    Europën”, me nëntitullin “Si lindi kjo superfuqi e Ballkanit?”, i autorëve
    francezë Xavier Raufer dhe Stefane Quere. Ç’është ky libër?

    Një libër më shumë në bibliotekën (jo aq të varfër) të racizmit

    Një libër i ri është i mirëpritur në rrethet intelektuale dhe shkencore,
    sikurse edhe nga lexuesi i gjerë. Në Shqipëri është bërë zakon që botimi i
    një libri të vërtetë të konsiderohet ngjarje. Madje sikur është bërë e modës
    që librat më të mirëpritur të jenë librat e autoëve huaj. Kjo mbart në
    vetvete edhe mikpritjen tonë tradicionale (sikurse edhe servilizmin
    jotradicional), për “të huajt” e veprat e tyre . Libri në fjalë është
    pikërisht “një zë nga Franca”, siç ka theksuar në pasthënien e tij
    redaktori, dr. Bujar Ramaj. Ai duhej të ishte mirëpritur prej vetë
    shqiptarëve, si një libër kundër mafias, e cila, kudo ku jetojnë shqiptarët,
    konsiderohet si një mallkim, një fatkeqësi që u shtohet fatkeqësive të
    tjera, historike apo të jetës së përditshme, një barrierë reale për
    integrimin e Shqipërisë në strukturat europiane, një pengesë për përcaktimin
    e statusit final të Kosovës etj. Në këtë kuptim shqiptarët urrejnë çdo lloj
    mafie e çdo lloj organizimi sipas modelit mafioz. Një libër i vërtetë kundër
    mafias do t’i bashkëngjitej revoltës së shqiptarëve kundër trafikantëve të
    drogës, të grave, të klandestinëve, të makinave etj., sikurse kundër
    korrupsionit, kondrabandës, inkriminimit, dhunimit të të drejtave civile
    etj.
    Libri paraqitet si “Një tablo kriminale, e bazuar në të dhëna e fakte
    kryesisht zyrtare e nga masmedia shqiptare, të përpunuara nga këndvështrimi
    i një kriminologu investigues, me logjikën analitike të një studiuesi me
    nivel, … me konkluzione, prognoza, rekomandime shkencore dhe praktika
    bindëse…” (Pasthënia, fq. 165). Ai është shkruar nga dy studiues
    profesionistë, ndonëse në të jepen të dhëna vetëm për njerin prej tyre (!),
    Ksavie Rofe (Xavier Raufer): drejtor i studimeve të një qendre universitare
    të Parisit dhe pedagog në Institutin e Kriminologjisë së Parisit, autor i
    dhjetë librave etj. Libri paraqitet si një botim sipas origjinalit, me një
    shtojcë të ripunuar nga autorët nën kujdestarinë e “Qendrës Shqiptare për
    Studimin e Krimit të Organizuar dhe Mafias”.
    Pritej, pra, një libër sipas standardeve të shkencave shoqërore
    bashkëkohore. Por libri në fjalë nuk ka të bëjë aspak me këto shkenca. Atij
    i mungon, para së gjithash, rigoroziteti shkencor. “Mafia shqiptare” i ngjan
    një broshure propagandistike, amatoreske e spekulative, në të cilën janë
    bashkuar rrëmujshëm fakte e të dhëna, citime pa lidhje logjike e jashtë
    kontekstit, karakteristike për spekulantët. Po marrim vetëm një element,
    referencat, pa të cilat një libër nuk mund të quhet shkencor. Në çdo libër,
    të çfardo fushe të shkencave shoqërore, informacioni duhet të jetë i
    verifikueshëm nga oponentët, recensentët apo të interesuar të tjerë. Në këtë
    libër zotërojnë pohime të tipit “sipas Interpolit”, “nga konfirmimi i
    policëve të besueshëm”, “sipas AFP-së”, “shërbimet speciale bëjnëtë ditur
    se…”, “kemi të dhëna se…”, “sipas zëdhënësit të…”etj.
    “Mafia shqiptare” ka një inflacion aq të madh të dhënash e citimesh (këto
    përbëjnë lëndën kryesore të librit), saqë e bëjnë atë të lodhshëm, thuajse
    të palexueshëm. Duket sikur gjithçka është stisur me qëllim që lexuesi,
    sidomos ai që bën politikën e madhe (në Europë e më tej), të mjaftohet vetëm
    me titujt “mbresëlënës” , që të arrijë shpejt e shpejt në përfundimin:
    “Shqipëria (më saktë trekëndëshi shqipfolës i Ballkanit), po shndërrohet (në
    mos është shndërruar), në Kolumbi të Europës (fq. 97). Shqiptarët e kanë në
    gen klanin dhe mafian, madje që nga koha parahomerike (fq. 93). Hapësira
    shqipfolëse (“trekëndëshi i artë”-jepen edhe hartat), është vendlindja dhe
    vendbanimi i vërtetë i mafias. Shqiptarët (mafiozët) po shpërngulen drejt
    Europës, bashkë me kanunin e tyre (kodin e mafias), sikurse pesë shekuj më
    parë drejt Italisë së Jugut, për të krijuar mafian italiane (fq. 117).
    Eksodi shqiptar është një kolonizim mafioz (fq. 73) dhe mafia shqiptare
    përfaqëson rrezikun më të madh të Europës (fq. 72-89). Ky realitet i mafias
    shqiptare është jo vetëm i padurueshëm, por edhe i pandreqshëm (fq. 105). Ai
    provon se qëndrimi i fuqive të mëdha perëndimore ndaj Kosovës gabimisht
    ndërroi udhë, në fillim të 1999-ës (fq. 104). Vetë SHBA-të u nxituan (fq.
    97), ndërsa OKB-ja po gabon (fq. 98-99). Është e kotë të përpiqesh të
    zgjidhësh mllefet e shqiptarëve të Kosovës me anë të forcës ndërkombëtare
    (fq. 98). Kosova, tani për tani, është vetëm një ëndërr e keqe (fq. 109),
    ajo po shndërrohet në mënyrë të pashmangshme në një Bosnje të dytë (fq.
    108), që jeton vetëm me ndihma të huaja dhe me industrinë e krimit (fq.
    109). Madje Kosova (sikurse gjithë trekëndëshi shqipfolës) nuk është Europë,
    por një vend ku zotëron kultura kriminale islamike (fq. 108). Pra mos u
    gaboni të dënoni masakrat ndaj shqiptarëve, derisa kriminelët dhe mafiozët
    janë ata vetë. Pa mëshirë! Lërini serbët të mbarojnë punë me ta. Të paktën
    mos nxitoni për statusin final të Kosovës ose, më ekzaktësisht, mos guxoni
    të nxitoni…
    Ky është mesazhi i librit “Mafia shqiptare”. Ai nuk është një libër kundër
    mafias, por një libër urrejtje dhe racizmi antishqiptar. Këtej burojnë
    diletantizmi, mungesa e rigorozitetit dhe e cilësisë akademike të tij.
    Autorët bëjnë një lojë sofistike me të dhëna që s’mund të quhen të tilla, me
    thënie e stërthënie pa adresë, pra as më shumë e as më pak, por një lojë
    amatoreske, lojë diletantësh të shkencës. Madje autorët e ndiejnë se do të
    akuzohen për manipulim të qëllimshëm të të dhënave, për përkthime të rreme
    etj., ndaj si hileqarë të vërtetë, kanë nxituar “t’i dalin të keqes
    përpara”, duke theksuar: “Ja në version origjinal, për të shmangur akuzën
    për përkthim të rremë” (fq. 104, 107).
    Autorët, gjithashtu, nxitojnë t’i dalin të keqes përpara edhe për racizmin
    antishqiptar që vlon në çdo faqe të librit. Raufer, në parathënien e librit
    thotë: “Dëgjoj që këtu vetëdijet morale: të flasësh për mafian shqiptare? Do
    të thotë të bësh lojën e Millosheviçit dhe të biesh në racizëm antishqiptar.
    Por, si kriminolog shkruaj pa qëllim të keq” (fq. 17). Edhe botuesi, sikurse
    vetë autorët, duke e ndierë racizmin antishqiptar të këtij botimi, rend të
    bëjë një deklaratë dashurie për Shqipërinë: “Përsa më përket mua, e dua
    Shqipërinë…” (fq. 5). Por nga përmbajtja mund të konstatohet, madje pa shumë
    vështirësi, se libri është shkruar me një qëllim politik të përcaktuar
    qartë. Autorët janë përpjekur të përpunojnë një mendim politik (kriminal),
    me shpresën se ai, të paktën, do të justifikojë aksionet kriminale kundër
    botës “mafioze” shqipfolëse, apo edhe do të jetë pararendës i një veprimi të
    ri kriminal kundër saj.
    “Mafia shqiptare” është, pra, një libër më shumë në bibliotekën (jo aq të
    varfër) të racizmit. Le të argumentojmë.

    Mafia dhe “Mafia shqiptare”

    Në libër vërehen shtrembërime në përcaktimin e historisë e mafias, sikurse
    ato që lidhen me jetën tradicionale të shqiptarëve, kulturën, të drejtën e
    tyre zakonore etj. Këto shtrembërime nisin që me përkufizimin e mafias si
    “një bashkim (koalicion) sekret “familjesh”, të lidhura nga gjaku ose
    martesa…, që vendos ligjin e pamëshirshëm të heshtjes (omeritá), që rekruton
    njerëz vetëm në bazë të seksit ose të racës…” (fq. 29). Në të vërtetë
    autorët kanë abuzuar, jo pa qëllim, me “argumentin” se qeliza e parë e
    mafias është familja. Nëse lidhjet e gjakut do të ishin i vetmi kriter
    rekrutimi, atëherë Tano Karidi, Terasini, Spinoza, kontesha Olga etj. (nga
    filmi “Oktapodi”, për të mos shkuar më tej), të gjithë duhej të kishin
    lidhje gjaku me njëri-tjetrin (!).
    Në të vërtetë mafia përfaqëson një rrjet i cili, për të qenë mafie, duhet
    të plotësoje tre kushte: të qenit rrjet sekret bashkëpunimi (organizimi), të
    veprojë për interesa ekonomike private (qëllimi), permes vendosjes së një
    rendi primitiv ose drejtësie primitive (mjeti). Lidhjet e gjakut, fisi,
    fqinjësia etj., etj., ndryshe nga ç’pretendojnë autorët e librit (fq. 28),
    në mafian moderne nuk kanë ndonjë peshë me rëndësi. Përkundrazi, mafiozët po
    tentojnë gjithnjë e më shumë që t’i mbajnë familjarët larg implikimit në
    veprimtaritë mafioze në të cilat ata janë përfshirë. Këtë e tregojnë edhe
    gjyqet e zhvilluara ndaj rrjeteve të tipit mafioz, siç është për shembull
    gjyqi “kokaina” në Tiranë, për të cilin flitet në shtojcën e botimit shqip
    të librit (fq. 138-140).
    Këto shtrembërime në interpretimin e përcaktimit të mafias bëhen për ta
    “afruar” atë teorikisht me fenomenet shekullore të jetës shqiptare, si besa,
    Kanuni etj., që thuajse paraqiten nga autorët si shtylla ku mbështetet mafia
    shqiptare (!). Amatorizmi, mungesa e rigorozitetit shkencor etj., lidhen
    pikërisht me tërbimin antishqiptar të autorëve, me përpjekjen për të
    identifikuar popullin shqiptar me mafian. Autorët shkojnë deri atje sa
    dukuri zakonore me zanafillë njëmijëvjeçare, si besa (fjala e dhënë) etj.,
    jepen si pararendëse të mafias.
    Këmbëngulja e autorëve për të nënvizuar si kyç të suksesit të mafias
    shqiptare cilësi të përgjithshme morale si fjala e dhënë, besa, familjen
    biologjike (për ta, mafioze, fq. 116), apo lidhjet e gjakut është, në fakt,
    këmbëngulje për të bindur botën se “shpirti mafioz” përkon tërësisht me
    “shpirtin e racës” shqiptare. Madja autorët “çuditen” pse Kanuni i Lekë
    Dukagjinit i cili, sipas logjikës së tyre, na qenka “Bibla e mafias”, që
    “zbatohej pa të meta në malet e veriut të vendit, veçanërisht nga familjet
    mafioze” (fq. 117), shitet lirshëm në kioskat dhe libraritë e qyteteve
    shqiptare (fq. 34, 117). Pra, çuditërisht, “një zë nga Perëndimi” na kujton
    kohën e librave të ndaluar. Do t’u kujtoja këtyre autorëve “të çuditur” (apo
    të çoroditur), se ky Kanun shitet lirshëm edhe në libraritë e vendeve të
    Perëndimit, madje në botime shumë serioze dygjuhëshe, siç është, për
    shembull, varianti anglisht-shqip që shitet në libraritë (jo kioska) të
    Nju-Jorkut.

    E drejta zakonore shqiptare dhe ligjet e mafias

    Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do të vinte një ditë që të polemizoja me
    dy (pseudo)shkencëtarë të huaj (aq më tepër francezë), rreth çështjeve që
    përbëjnë abc-në e shkencave shoqërore, sipas të cilave e drejta dokesore e
    një populli, sikurse mitet, përrallat, këngët epike, madje edhe kultura
    materiale në përgjithësi, nuk mund të identifikohen me një njeri të vetëm.
    Ato krijohen e pasurohen përgjatë shekujve nga populli, duke u bërë kështu
    një krenari e mendësisë dhe mençurisë së tij. Autorët kanë vënë në
    shënjestër Kanunin (sikurse vetë Lekë Dukagjinin), pikërisht për shkak të të
    qenit “palcë etnike e kombit shqiptar dhe e kulturës së tij”, siç thoshte
    Fishta, pra për të hedhur baltë mbi kulturën tonë kombëtare (sipas autorëve,
    kulturë e krimit), e mbi vetë shqipfolësit “mafiozë”.
    Duke u nisur nga parimi se një bashkësi njerëzore nuk e përcakton fati i
    përbashkët historik, as tradita e saj fetare, por mbi të gjitha e drejta
    dokesore, shumë shkencëtarë europianë (J.G. von Hahn, H. Hecquard, C.
    Becker, M. E. Durham, G. Siebertz, E. Cozzi, E. Jackh, F. Nopça, L.
    Lamouche, E. Kahn, J. Bourcart, Godart, R. M. Lane, J. H.A. Bernatzik, M.
    Hasluck, L. Fox etj.) , shumë kohë para autorëve të “Mafia shqiptare”, janë
    marrë me kanunet shqiptare, sidomos me Kanunin e Lekë Dukagjinit. Ata e kanë
    quajtur këtë të drejtë zakonore si shprehje të mirëfilltë të karakterit
    shqiptar: një karakter i mbrujtur me një moral të veçantë dhe që funksionon
    me standarde etike të vetat, si te çdo popull i qytetëruar i botës.
    Por asnjeri prej tyre nuk ka arritur të “zbulojë” pikëtakime midis ligjeve
    të së drejtës zakonore shqiptare dhe ligjeve të mafias, siç bëjnë në këtë
    libër Xavier Raufer dhe Stefane Quere. Kanuni, pra kjo vepër unikale me
    frymën humaniste të periudhës së Rilindjes Evropiane, me kontribut në
    thesarin e kulturës botërore (siç ka theksuar Schwerin), i quajtur si
    “Kushtetuta e vërtetë e shqiptarëve” (nga E. Durham etj.), nuk mund të jetë
    kurrsesi “kushtetua e mafias”, siç lenë të kuptohet apo siç pohojnë autorët
    e librit.
    Por libri “Mafia shqiptare” përmban një mal të pavërtetash për Kanunin
    shqiptar, hartuesit dhe zbatuesit e tij. Le të citojmë (fq. 117-118):

    “Në shekullin XV, pak para pushtimit turk, Lekë Dukagjini (Aleksandri, dukë
    lani), ose Zhani (Jan) - shihet ndikimi bizantin - fisniku gegë nga Dagmo
    dhe Zadrima, hartoi me shkrim këtë bashkësi rregullash (në fuqi për shumicën
    që nga parahistoria, në Iliri dhe në Epir), dhe i dha emrin e tij. Dukagjini
    luftoi kundër pushtuesve turq deri në vitin 1472, pastaj, i mundur, kapërceu
    me anije kanalin e Otrantos, me klane të tjera shqiptare. Ai u vendos në
    Pulja, të tjerë në Kalabri, duke sjellë me vete Kanunin e tyre. Studiues të
    familjeve mafioze mendojnë se Kanuni ka ndikuar shumë në mënyrën e sjelljes
    së mafiave italiane dhe në sjelljen e “burrave të fjalës”… Ai parashikon
    edhe rastin e aksidenteve vdekjeprurëse me veturë”.

    Këtu, sikurse në të gjithë librin, shtrembërimet mund të dallohen pa shumë
    mundim:
    1. Princi (jo fisniku) shqiptar Lekë Dukagjini (1410-1481), për shembull,
    nuk është njohur me emrat Aleksandër, apo Zhani (Jan), pra nuk kemi të bëjmë
    me ndonjë ndikim bizantin, siç pohojnë autorët e “Mafia shqiptare”. Me sa
    duket edhe kjo “ndërhyrje” është bërë me qëllim përkeqësues, për ta lidhur
    të drejtën tone zakonore me konceptet, sjelljen, qëndrimet, veprimet,
    dredhitë, dinakërinë apo harbutërinë bizantine, siç është bërë zakon të
    kuptohet përdorimi i kësaj fjale.
    2. Lekë Dukagjinit i njihet autorësia e njerit prej kanuneve tona, por
    vetëm si krijimtari gojore, jo e shkruar. Ai u trashëgua si praktikë
    gjykimi, si sentenca juridike, veproi në shekuj si “Common low” anglez, duke
    qenë i pashkruar, deri sa u mblodh dhe u kodifikua nga Shtjefën Gjeçovi, në
    kapërcyell të shekujve XIX-XX. Pra deklarimi “duke sjellë me vete Kanunin e
    tyre”, është abuziv, derisa ky Kanun është shkruar shekuj pas eksodit të
    shqiptarëve drejt Italisë.
    3. Është absurde të përpiqesh të argumentosh se të jetuarit në një shoqëri
    ku zbatohet Kanuni shqiptar është njëlloj me rekrutimin në një shoqëri apo
    organizatë mafioze, nga e cila mund të shmangesh “vetëm me rrezik jete” (fq.
    29). Kanuni, përkundrazi, njeh lirinë brenda organizimit fisnor, të cilën e
    institucionalizoi me organizimin e pleqësisë mbi bazë fshati e krahine etj.
    Kanuni i vjetër shqiptar kishte shumë më tepër hapësira lirie, jo vetëm se
    mafia, por, siç vëren Kadareja edhe nga e ashtuquajtura “drejtësi e
    frymëzuar nga lufta e klasave”, para së cilës ai ngjante çuditërisht
    demokratik dhe kujtohej me mall prej shqiptarëve. Nuk është e rastit që
    Kanuni, gjatë regjimit komunist, ishte ndaluar të botohej. Autorët e librit
    rekomandojnë të (ri)ndalohet edhe tani, në epokën e lirisë.
    4. Autorët thuajse e kanë njëjtësuar Kanunin me gjakmarrjen, e cila nuk
    është veçse një pjesë e neneve të tij ndëshkuese. Do të ishte njëlloj sikur
    një shtet (Franca, për shembull), të gjykohej vetëm nga kodi i vet penal.
    5. Edhe sikur t’i referohemi vetëm gjakmarrjes (pjesa më e verbër e
    Kanunit), nuk mund të bëhet paralelizëm midis ligjeve të Kanunit dhe atyre
    të mafias, qoftë edhe për faktin se në Kanun parimi bazë është “barazia e
    gjakut”, pra e njerëzve. Mafia, përkundrazi, nuk njeh kurrëfarë barazie.
    6. Rregullat tragjiko-groteske të gjakmarrjes përjashtonin dy gjera:
    masakrën dhe çnderimin, ndryshe nga ç’ndodh me vrasjet mafioze.
    7. Autorët e quajnë si tipar të së drejtës zakonore shqiptare të
    ashtuquajturin omeritá, pra ligjin e pamëshirshëm të heshtjes në krim,
    vrasje etj. (shih, për shembull, fq. 29, 51, 53, 77, 158). Në të vërtetë
    vrasja kanunore nuk pasohet nga heshtja. Përkundrazi ajo ishte si një pjesë
    teatri, si një pjesë e luajtur në sytë e të gjithëve. Si e tillë ajo
    artificializohej, shkëputej nga pasionet, zbrazej nga verbëria. Vrasësi
    ishte i detyrar të njoftonte familjen e viktimës për gjakun e marrë dhe
    autorësinë e vrasjes. Për më tepër ai ishte i detyruar të merrte pjesë në
    drekën e mortit të viktimës, sikurse nëna dhe motrat e tij ishin të
    detyruara t’i shërbenin atij, si gjithë të tjerëve. Kjo është, pra, krejt e
    kundërta e ligjit mafioz të heshtjes, të cilin autorët e përmendin dhe e
    analizojnë thuajse në çdo paragraf të librit, në përpjekjen për të
    “argumentuar” tezat e tyre antishqiptare mbi gjenezën e mafias.
    8. Me psikologjinë sociale të shqiptarëve, mënyrën e jetesës e të
    organizimit shoqëror, me të drejtën e tyre dokesore, autorët kanë synuar të
    shpjegojnë edhe “origjinën” e mafias italiane. Por studimet mbi mafian
    italiane, të bëra nga vetë studiuesit italianë, provojnë të kundërtën. Në
    librin “Mafia dhe politika”, autori i tij, Mikele Pantaleone, shpjegon
    historinë dhe organizimin e mafias, sikurse përcakton me shumë saktësi
    vendosjen gjeografike të saj. Ai në asnjë faqe të librit nuk ka dhënë ndonjë
    shenjë të ndikimit shqiptar në historinë e mafias italiane. Madje edhe
    rrethanat historike të lindjes së saj, nuk përkojnë me historinë e
    shqipfolësve ballkanas, siç pretendojnë autorët e “Mafia shqiptare”.
    Citojmë:

    “Në kohën e pushtimit fenikas, grek, romak e arab, Sicilia Qendrore ishte
    objekt ndarjesh në latifonde, domethënë në toka të mëdha, në të cilat
    pronarët me pushtet absolut, përgjithësisht nuk banonin. Administrimi i
    çifligjeve, drejtimi i skllevërve që banonin në to, zakonisht u besohej
    njerëzve të shthurur, shumica kriminelë të vjetër, që organizoheshin në
    grupe, “kompani të armatosura”, për të shfrytëzuar popullsinë skllave, që
    ndodhej në mëshirën e tyre e për të vendosur njëfarë rendi primitiv e
    brutal. Një situatë e tillë nuk ndryshoi as gjatë epokës së mesjetës dhe
    mbretërimit të Burbonëve...”

    Një sfond i tillë historik dhe ekonomiko-social, me të cilin lidhet
    realisht origjina e mafias, nuk ka ekzistuar në Shqipëri. Edhe një tjetër
    autor italian, Xhemeli, që më 1848, në librin “Historia e revolucionit
    sicilian”, pohon për të njëjtën dukuri:

    “Origjina e këtij organizimi të famshëm na çon në epokën feudale, kur forcat
    publike u zevëndësuan nga pushteti personal; kur baroni dhe pronari, për të
    mbrojtur pasuritë e tyre, kështjellën dhe çifligun, qenë të detyruar të
    pajtonin me rrogë banda njerëzish të shthurur.”

    Pra kërkimi nga italianët i rrënjëve të mafias së tyre nuk i çon ata në
    Shqipëri, por në epokën feudale (madje edhe parafeudale), italiane
    (pikërisht siciliane), madje edhe në epokën para Lekë Dukagjinit.
    9. Autorët e “Mafia shqiptare” kanë synuar të depërtojnë në Kanunin
    shqiptar dhe institucionet e tij, duke e parë atë jo në përdorimet korrekte,
    por vetëm në shtrembërimet e tij. Me këto shtrembërime dhe me vështirësitë
    gjithfarëshe të tranzicionit paskomunist, lidhen edhe rastet e “gjakmarrjes”
    në Shqipëri apo Kosovë, për të cilat autorët sjellin një lumë të dhënash
    (fq. 23 etj.).
    10. Sipas autorëve të librit, shoqëritë klanore pjellin mafie. Por si i
    bëhet që shoqëri klanore, madje gjakmarrje etj., ka patur edhe në Francë, në
    Korsikë, për shembull? Ja “zgjidhja”: “Në Korsikë, një shoqëri klanore dhe
    një arenë shumë aktive krimi, prodhuan – në mungesë të një modeli të
    përshtatshëm organizimi apo vullneti për ta zbatuar atë – veçse një mjedis
    kriminal, por jo mafia” (fq. 34). Pyetja se ç’përfaqëson ky “model” (fq.
    69-70), merr veçse ndonjë përgjigje të rrëmujshme:
    “Rrethanat shoqërore dhe historike, në mënyrë darviniane, shkaktojnë një
    ndryshim të vrazhdë në fillim, ndjekur nga një dyndje e dukurive përparuese
    kriminale. Një shembëlltyrë botanike jep mundësinë të sqarohet kjo përpjekje
    e befasishme: ajo e farave të qeskëzuara, të groposura në shkretëtirë
    nganjëherë për disa dekada, dhe që mjafton një rrebesh për t’i lulëzuar
    natën” (fq. 39-40). Kuptoje në je i zoti!
    11. Të çudit dallimi që bëjnë autorët midis Ballkanit shqipfolës dhe atij
    joshqipfolës. Edhe kur ai lidhet me virtytet, edhe me cenet, përsëri
    interpretimet e autorëve janë gjithnjë në kurriz të shqiptarëve, të cilët,
    të vetëm në Ballkan, na qenkan mafiozë.
    12. Të çudit gjithashtu fakti që autorët e këtij libri të zi e kërkojnë
    origjinën e mafias shqiptare jo në cenet dhe marrëzitë e shqiptarëve që,
    sikurse te ballkanasit e tjerë, i kanë madje me tepri, por në virtytet e
    tyre (nderi, besa, fjala e dhënë, mikpritja etj.), virtyte të cilat po
    gjenden përherë e më rrallë në shumë pjesë të botës, duke përfshirë edhe
    atdheun e autorëve të librit.
    13. Tranzicionalistët i kanë shpjeguar dukuritë e reja sociale të
    tranzicionit paskomunist (mafia e kriminaliteti, përdorimi i drogës dhe
    prostitucioni etj.), si dukuri të lidhura jo me traditën, por me të tashmen,
    së shumti edhe me të shkuarën e afërt, jo me komunitetet e vogla e jetën
    tradicionale por, përkundrazi, me shembjen e këtyre komuniteteve, jo me
    marrëdhëniet shoqërore të virtytshme, por me komercializimin e marrëdhënieve
    shoqërore. E gjithë (a)logjika e librit është e kundërt me këto shpjegime.

    “Mafia shqiptare”, proceset integruese të Shqipërisë dhe statusi
    përfundimtar i Kosovës

    Shqipëria sapo ka nisur proceset integruese, ndërsa Kosova është në kërkim
    të statusit përfundimtar të saj. Libri, pra, është një botim “në kohën e
    duhur”, për t’i thënë Europës dhe botës se Shqipëria është e paintegrueshme,
    ndërsa lidhur me Kosovën, ne evropianët duhet t’i jemi mirënjohës Serbisë,
    nëse ajo e “bën zap”(!). Për të “argumentuar” tezat mbi “origjinën
    shqiptare” të mafias, si dhe përfundimet raciste që burojnë prej tyre,
    autorët kanë thirrur në ndihmë këdo e gjithçka: libra e gazeta (shqiptare,
    kosovare apo të huaja), politikanë e ushtarakë, përvojën europiane,
    amerikane, deri përvojën e Revolucionit Kulturor Kinez, inxhinierinë
    sociale, Darvinin, Frojdin, Jungun, Karl Marksin, Enverin, deri Kongresin e
    Drejtshkrimit të Shqipes (!), Gëten etj. Ata, gjithashtu nuk kanë kursyer
    askënd: nga Lekë Dukagjini te Sokol Koçiu, nga UÇK-ja te CIA, nga shqiptari
    më i zakonshëm tek Toni Bleri apo Bill Klintoni.
    Si në tekstet bazë të racizmit, autorët një dukuri të dhënë sociale, siç
    është mafia, e përgjithësojnë. Inkriminimin e një pjese të kufizuar të
    shoqërisë shqiptare e kosovare e shfrytëzojnë për të “argumentuar”
    inkriminimin e gjithë shoqërisë. Sipas tyre, e keqja ka përmasa shumë më të
    mëdha nga sa mund të konstatohet. Ligji i heshtjes (omeritá), bën që ne
    (europianët), thonë ata, të shohim vetëm majën e ajsbergut. Por kjo e keqe
    është ngjtëse e fiton terren. Qendra e gravitetit të mafias ndërkombëtare
    është zhvendosur në zonat shqipfolëse të Ballkanit. Tirana është kthyer në
    njëfarë OKB-je mafiozësh (fq. 53). Në zonën shqipfolëse gjithçka dominohet
    nga mafia.
    Shqiptarët krenohen me mafian e tyre. A nuk krenohen ata me UÇK-në, “një
    organizatë kriminale që sekuestron, vjedh, plaçkit, rrëmben, ushtron
    shantazh, u bën presion dëshmitarëve …, me fjalë të tjera vepron si mafie”
    (fq. 91).
    Autorët japin alarmin: kjo mafie po pushton Europën. Ajo ka depërtuar në
    Britani e Gjermani (fq. 82), në Austri e në Vendet Nordike (fq. 83), në
    Danimarkë, Belgjikë e Spanjë (fq. 83-86), në Poloni, Çeki, Sllovaki, Hungari
    (fq. 86-88), pa folur për Greqinë, mushkëri e jashtme e saj (fq. 88-89), apo
    dy fortifikatat e mafias shqiptare, Italinë e Zvicrën (fq. 72-79).
    Mënyra për “dominimin mafioz” të Europës është, sipas autorëve, emigracioni.
    “Në vitet 90-92, - thonë ata, - qindra mijëra shqiptarë hynë befas në Greqi;
    në shumicën më të madhe ata ishin djem të rinj, pa profesion dhe shpesh
    analfabetë” (fq. 88). Duhej theksuar domosdo “analfabetë” (megjithse në
    Shqipërinë e asaj kohe të paktën analfabetë nuk kishte), për të kuptuar se
    ishin kontingjente lehtësisht të rekrutueshme nga mafia. Ata e cilësojnë
    eksodin shqiptar, madje edhe atë kosovar të vitit 1999 , si “një kolonizim
    mafioz” (fq. 72, 73) dhe pohojnë, pa mëdyshje: “Është e qartë se kjo dyndje
    refugjatësh nuk është një eksod njerëzish të varfër, por një operacion i
    planifikuar dhe i organizuar bukur nga mafia shqiptare, në bashkëpunim me
    elementët më të korruptuar që kanë mbetur në shtetin shqiptar” (fq. 74).

    Po ku qëndron forca e mafias shqiptare?

    Kjo mafie, sipas autorëve, është shumë më e fuqishme nga sa mendohet dhe
    “askush nuk e njeh me të vërtetë rëndësinë e fenomenit” (fq. 64). Po ku
    qëndron forca e mafias shqiptare?
    1. Sipas autorëve të librit forca e saj qëndron në radhë të parë te
    “kapitali që rrjedh nga krimi” (fq. 22). Këto para riciklohen për t’u shtuar
    (teoria e akumulimit të kapitalit, e Karl Marksit), dhe përdoren për të
    blerë ndërmarrje, skafe etj, por edhe për të financuar operacione më të
    vështira e më të sofistikuara (fq. 22).
    2. Forca e mafias qëndron në lidhjen gjenetike me familjen. Celula bazë e
    shoqërisë, sipas “moralistëve” Raufer dhe Quere, është njëherësh edhe celula
    bazë e mafias. Familja mafioze nuk shuhet kurrë, mafiozët vdesin, por
    familja mafioze vazhdon (fq. 29).
    3. Forca e saj qëndron, gjithashtu, në lidhjet e mafias shqiptare me atë
    ndërkombëtare, në marrëveshjet Joint-Venture me kartelet kolumbiane (fq.
    114), mafian italiane (siciliane, puljeze, kalabreze), turke etj., etj.
    4. Forca e mafias shqiptare qëndron, sipas autorëve, në lidhjen me
    ekstremistët islamikë. Shihni UÇK-në (këtë organizatë kriminalo-mafioze,
    thonë autorët), “mbështetja më e siguruar e së cilës erdhi që në fillim nga
    boshnjakët. Të dy popujt u afruan me njëri-tjetrin nga feja dhe një armiqësi
    e përbashkët kundrejt Jugosllavisë së S. Millosheviçit” (fq. 22). Autorët
    madje kanë arritur të sajojnë lidhje të mafias shqiptare me terroristët
    islamikë dhe Osama Bin Ladenin (fq. 123).
    5. Forca e mafias shqiptare qëndron, më tej, në lidhjet e saj me politikën,
    jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, ku mafia është ngritur në sistem, por edhe
    ndër shqiptarët e Maqedonisë. Autorët shkruajnë, madje pa iu dridhur kalemi:
    “Partitë shqiptare të Maqedonisë janë thjesht shprehje e mafias vendase”
    (fq. 95). Madje ato etiketohen si “bashkim kompakt kriminelësh” etj (po
    aty).
    6. Por, sipas autorëve, mafia shqiptare nuk ka vetëm mbështetjen politike
    të vetë shqiptarëve. Ajo ka edhe mbështetje të huaj politike. UÇK-ja
    (organizatë mafioze), për shembull, sikurse grupet kriminale të shqiptarëve
    të Maqedonisë, janë sponsorizuar edhe nga CIA (fq. 103), pra nga vetë
    SHBA-të. Raufer dhe Quere kanë “emëruar” edhe “kumbarin” (padrinon) amerikan
    të mafias shqiptare: kongresmenin nga Ohajo, sherifin James Traficant,
    “përkrahësi më i tërbuar i UÇK-së në Kongresin amerikan” (fq. 102), “i vetmi
    që u dërgua në Kosovë në gjashtëmujorin e parë të ’99-ës, për të armatosur
    UÇK-në” (fq. 102). Për të bindur “lexuesin e shastisur” se “i gjithë
    aktiviteti i këtij politikani të llojit Pitbull” (fq. 103), “është shprehje
    e detyrimeve, besnikërisë dhe e bindjeve ndaj krimit” (fq. 101), autorët nuk
    hezitojnë të gërmojnë në biografinë e tij dhe të nxjerrin prej andej
    origjinën italiane, lidhjet e tij me “familjen” (celula bazë e mafias - si
    kudo në libër), prejardhjen prej “një familje të varfër, por të ndershme”
    (siç janë familjet “mafioze” shqiptare, - shënimi im, LS), deri fakte të
    tilla si “urdhëroi vrasjen e ....” etj., etj.
    Por si është e mundur që SHBA-të të mbështesin e të financojnë një forcë
    terroristo-mafioze si UÇK-ja? Për shkak të një politike të dyshimtë e të
    koklavitur (fq. 103), për shkak të nxitimit të tyre (dhe shtojnë se çdo
    nxitim vjen nga djalli, fq. 97), “për të vendosur nëpërmjet NATO-s një
    Kolumbi në zemër të Europës ” (fq. 97), përgjigjen autorët , për shkak të
    dështimit të SHBA-ve (këtij të ashtuquajturi shtet), në luftën kundër mafias
    dhe në përuljen ndaj saj , pë shkak të naivitetit të tyre (si në Bosnje -
    Dejtoni) etj., etj.
    7. Forca e mafias shqiptare, sipas autorëve, qëndron në qëndrimet e
    çuditshme të komunitetit ndërkombëtar, duke filluar me organizmin kryesor të
    tij, OKB-në, sidomos lidhur me Kosovën, “Kolumbinë e Europës”, të cilën ata
    shpesh e veçojnë nga Shqipëria. Në libër ka mjaft deklarime të tipit:
    “historia e vonshme e Kombeve të Bashkuara jep shumë shembuj qëndrimesh të
    çuditshme...” (fq. 97), “në makthet e tyre më të këqia, drejtuesit e KFOR-it
    dhe të UNMIK-ut, shohin që Kosova të shndërrohet në mënyrë të pashmangshme
    në një Bosnje të dytë” etj. Autorët e cilësojnë praninë ndërkombëtare në
    Kosovë si një sipërmarrje pa precedent, që nuk ndihmon në restaurimin e një
    vendi, që ai të mund të jetojë në shoqërinë e kombeve (fq. 98). Këtu autorët
    e hadhin maskën dhe deklarohen hapur kundër pavarësisë së Kosovës.

    Ç’duhet bërë? Kush mund ta mposhtë mafian shqiptare?

    Sipas autorëve përgjigjja është e thjeshtë: askush nuk mund ta mposhtë
    mafian shqipare si të tillë, ndaj, në pamundësi për ta mposhtur atë, ne kemi
    në dorë të “mposhtim” atdheun e mafias, Shqipërinë dhe sidomos Kosovën. Le
    të analizojmë më tej:
    1. Mafia shqiptare nuk shuhet kurrë, thonë autorët. Koza Nostra nuk u zhduk
    në njëzet vjet fashizëm. Triadat kineze, gjithashtu, u bënë ballë pesëdhjetë
    viteve komunizëm, nga të cilat tridhjetë vite “Revolucion kulturor” që
    shkaktoi tridhjetë milionë viktima (fq. 29-30). Edhe SHBA-të janë përpjekur
    të shkatërrojë mafian, por më kot (fq. 97). Pra, është e kotë.
    2. Mafian mund ta mposhtë, për shembull, drejtësia e vendosur nga gjykatat
    “e pavarura”. Pallavra! Le të pranojmë, për shembull, se ndodh një mrekulli
    dhe një kumbar shqiptar është arrestuar në Kosovë, thonë autorët. Gjyqtarët
    do ta lirojnë menjëherë sepse ata ose janë simpatizantë të UÇK-së, pra të
    mafias, ose janë të kërcënuar, sikurse familjet e tyre në fshat (fq. 63).
    3. Po KFOR-i, UNMIK-u etj., a mund ta bëjnë zap mafian shqiptare, sidomos
    atë kosovare? Përsëri pallavra! Prania e tyre në Kosovë, përkundrazi,
    fuqizon mafian, për shembull, ka ndikuar në ngritjen e shkallës së
    prostitucionit, pra (1) të nivelit të të ardhurave të mafiozëve shqiptarë.
    Më tej, (2) ushtarët e KFOR-it janë janë rekrutuar nga mafia. Le ta
    krahasojmë, thonë ata, me gjendjen e ushtrisë izraelite në jug të Libanit.
    Edhe atje ushtarët janë gjithnjë e më shumë të njollosur në tafik droge
    etj., megjithse ushtarakët izaelitë janë “në një gjendje morale një mijë
    herë më të mirë se ajo e trupave të KFOR-it në Kosovë, sepse ata luftojnë
    për një objektiv të qartë, i përkasin dhe i binden urdhërit të një kombi
    etj. Në Kosovë ka, përkundrazi, përzierje kombësish, një mandat i paqartë
    dhe kontradiktor, burime të ndryshme autoriteti (shpesh konfliktualë - fq.
    108). Më tej akoma (3), ushtarakët e KFOR-it u thonë prostitutave, pra
    mafiozëve, të fshehta të rezikshme. Ku? Pikërisht në shtrat.
    4. Mafia shqiptare nuk mund të bëhet zap se ajo është e pamëshirshme. A nuk
    ishte mafia shqiptare që e shndërroi Kosovën më 1999 në një thertore (siç
    jepte alarmin Toni Bler, fq. 59) . Është e kotë të përpiqesh të zgjidhësh
    mllefet e vendit me anë të forcës ndërkombëtare (fq. 98).
    Por a mund të zgjidhet problemi me programe zhvillimi ekonomik? Edhe kjo
    është e pamundur, thonë autorët. Këtë e provon antimodeli Bosnje. “Që nga
    Dejtoni Bosnje-Hercegovina mori nga një milliard dollarë për çdo vit.
    Rezultati? Asgjë ose shumë pak...” (fq. 111). Po me programe të zhvillimi të
    shoqërisë civile shqipfolëse? Ja përgjigja (fq. 100):
    “Shumë naivitet i padurueshëm: kush mund ta besojë se vetëm për një sekondë
    apo gjatë fundjavëve me trajnime psikologjike, njëlloj sikur të nisemi dy
    ditë me stazh tenisi ose mësime poçerie? Si të mos e dimë se në shekuj,
    nganjëherë mijëravjeçarë urrejtjeje, terrori, detyrime besnikërie dhe bindje
    ndaj klaneve kanë hyrë në thellësi të psikikës njerëzore?”
    Autorët përpiqen të argmentojnë se në rastin e zonave shqipfolëse të
    Ballkanit, nuk kemi të bëjmë më një sjellje (devijante, kriminale), të
    mësuar, të lidhur me vetëdijen njerëzore. Jo, ato nuk janë pasuri
    individuale. Këto instinkte, këto arketipe nuk janë fituar në mënyrë
    individuale. Ato përbëjnë të pandërgjegjshmen kolektive (referencë nga
    Jungu). Dhe pas këtyre referencave nga Jungu e Frojdi, autorët shpallin
    triumfin: “A mund ta fshijmë vërtet këtë të pandërgjegjshme duke marrë pjesë
    në një konferencë, duke lexuar një libër?” (fq. 100).
    Ndaj kjo sjellje (kriminalo-mafioze), biologjike, instinktive, gjenetike, e
    lindur bashkë me shqiptarin dhe si reagime ndaj realitetit shiptar, nuk mund
    të trajnohet me të mësuarit, ajo nuk mund të maturohet, nuk mund të
    ndryshojë. Ato para se të përfaqësojnë realitete sociale, përfaqësojnë
    realitete të pandërgjegjshme, sikurse ëndrrat (Frojdi). “Kosova është vetëm
    një ëndërr e keqe” (fq. 109). Derisa e keqja është biologjike, ajo duhet
    çrrënjosur biologjikisht. Pra krimi, përpara se të kryhet, përgatitet nga
    propaganda antishqiptare, pikërisht prej intelektualëve kriminelë.
    Ky është libri “Mafia shqiptare” dhe autorët e tij, Raufer dhe Quere!
    I vetmi që mund të bënte zap mafian shqiptare ishte Millosheviçi, i cili
    organizoi sulme kundër saj (mars 1998, sulmi i parë i madh, dhe tetor 1998,
    sulmi i dytë i madh, fq. 123), por SHBA ngarkuan NATO-n për të “instaluar
    një Kolumbi në zemër të Europës”.

    Epilog: moda antishqiptare e (jo)shqiptarëve

    Ky libër racistësh antishqiptarë nuk është i vetmi i botuar kohët e fundit
    në Shqipëri . Veç kësaj, nuk janë vetëm librat. Pra, a kemi të bëjmë me një
    modë antishqiptare? Nëse po, të kujt? Vetë të Xavier Raufer e kompani?
    Si është e mundur që një libër i mbushur fund e krye me egërsi dhe urrejtje
    raciste antishqiptare, një libër autorësh pa skrupuj, që tallen me verfërinë
    dhe fatkeqësitë e shqiptarëve të sotëm, në vend që të denoncoet, përkthehet
    në shqip dhe botohet në Shqipëri, madje duke na u shitur si “një zë nga
    Franca”? Të bën përshtypje, gjithashtu, fakti se ky botim u shpërnda bashkë
    me gazetën ”Tema”, sipas një formule jo të zakontë: ai që blen librin, merr
    falas edhe gazetën (!). Botimi i një libri është, gjithashtu, ekskluzivitet
    i një shtëpie botuese. Në botimin në fjalë është shënuar “Kumti”, që në
    shqip do të thotë ”lajm”. Por libri, si një botim klandestin, nuk ka ISBN,
    nuk është katalogizuar në Bibliotekën Kombëtare, sikurse nuk ka çmim etj. Ai
    gjithashtu është përkthyer, gjoja redaktuar e faqosur shumë keq.
    Në këtë çast të vështirë, kur antishqiptarizmi po kërkon të fitojë terren,
    të paktën ne shqiptarët duhet të mendojmë e të veprojmë edhe shqiptarisht,
    në kuptimin më të mirë të fjalës, të bëhemi avokatë të vërtetë të vetvetes,
    duke filluar nga intelektualët, institucionet shtetërore e civile, Avokati i
    Popullit etj., deri te çdonjëri nga ne. Është koha që ta fitojmë vendin në
    Europë, por edhe duke kthyer mbrapsht çdo mesazh e thirrje urrejtjeje e
    izolimi që vjen qoftë edhe prej saj, siç janë ato të autorëve francezë të
    “Mafia shqiptare” i cili është, në fakt, një një libër në favor të mafias
    dhe kundër shqiptarëve.

  2. #2
    COSA MIA
    Anëtarësuar
    01-04-2003
    Vendndodhja
    FRANCE
    Postime
    7
    Ne france a eshte ne shitje libri dhe ku ?

  3. #3
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Nuk e kam lexuar librin dhe smund te flas me bindje per kete pune por nqs keto qe thuhen ketu jane te verteta ka vend qe autori dhe botuesi i tij te hidhen ne ghyq per xenofobi, racizem e shume nene te tjera dhe kete duhet ta filloje sa me pare ambasada shqiptare ne France.
    Media shqiptare duhet te beje presion ne opinionin e brendshem, te beje presion mbi ambasaden franceze ne Tirane dhe shqiptaret duhet te mobilizohen ne menyre qe nderi i tyre te vihet ne vend.
    Te thuash hapur e forte qe duhen lene serbet te bejne punen e vet se shqiptaret jane mafioze dhe e kane kete ne gen eshte nazizem dhe kjo denohet me penal ne France per nxitje racizmi ndaj dhe duhet pare forma se si mund te organizohet diçka e tille e sa me pare .
    Just God Can Judge Me

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Nuk ka asgje te keqe qe ky liber u botua ne shqiperi. Ne duhet te mesojme te perballojme edhe kritikat bile edhe urrejtjen. Une librin nuk e kam lexuar, por nuk e gjej aspak te cuditshme qe dikush te shkruaj me neveri per shqiptaret.
    Ne nuk jemi engjej, dhe as duhet qe ne te qajme e qurravitemi si femra te keqija kur dikush flet kaq keq per ne. Kjo eshte normale dhe ndodh me cdo komb.

    Ceshtja qendron nese jemi apo sjemi ne te afte qe me vepra dhe vlera te pergenjeshtrojme realisht edhe shpifjet e ketij libri. Opinioni boteror nuk eshte qorr, por tani per tani keta profesore ndoshta kane avantazhin qe ta kontrollojne kete opinion me ane te ketij libri. I vetmi avantazh qe kane keta jane vlerat e tyre, q ei klasifikojne ata si profesore apo njerez te shquar ne shoqerite europiane. Le te synojme edhe ne vlera te tilla qe kundershtimi yne te merret ne konsiderate. Ne vend qe te ankohemi dhe varim turinjte si "Mimoza llastica" le te aftesohemi dhe permirsojme vetveten aq shume saqe keto shqifjet e ketyre autoreve te kthehen ne vet-diskriminuese per ta. Por kjo kerkon me shume pune, djerse e vlera nga ana jone dhe jo nga ata.

  5. #5
    Anetar i ri Maska e askush
    Anëtarësuar
    15-07-2003
    Postime
    45
    perkundrazi une them qe duhet te mburremi (jo nga libri, por) nga faktet te cilat permblledh ai.
    pse, po ja, eshte njesoj sikur dy specialiste noti duke dhene shembuj te shumte e te argumentuar shkencerisht te deshmojne se shqiptaret jane po aq notare te mire sa peshqit.
    po njesoj kur dy specialiste te krimit te organizuar tregojne se shqiptaret ne kete fushe jane kampione bote.
    ju drejtohem juve, qe ju vjen turp nga ky FAKT, per te mos permendur paranojaket e tipit LEKE SOKOLI qe kujtojne se bota na e ka me hile, çmendoni ju? ku mund tjeter NE KET KOHE perveç mafies te shkelqejne shqiptaret.
    une them gjithkund ku ata marrim pjese, tek artistet shqiptaret jane artistet me te medhenj (do te behem dhe po s'jane), tek sportistet ata jane sportistet me te medhenj (te vetmit qe stimuluan sportin ne greqine fqinje ne at fare feje qe greqia u kthye pothuaj ne kohe te helleneve, gjysherve te sportit), ne mafie e thame, mafiozet me te medhenj (libri eshte nje prove), ne shkence shkencetaret me te medhenj (do te behen dhe sikur mos te jene) ne heronj heronjte me te medhenj (kjo eshte e provuar katerciperisht, historia boterore e ka zanafillen ne heroizmin tone) ne gjeni gjenite me te medhenj (fakt gjithashtu por do te ritheksohet perseri ne te ardhmen).
    keshtu pra mos u qani!

  6. #6
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604
    Ne nuk jemi engjej, dhe as duhet qe ne te qajme e qurravitemi si femra te keqija kur dikush flet kaq keq per ne. Kjo eshte normale dhe ndodh me cdo komb
    Shpresoj te mos i kesh thene me bindje te plot eketo fjale o djale. Qe ne s'jemi engjeja. e kjo ndodh me cdo komb... etj

    S'te vjen pak turp? Pres te marrresh mbrapsht ato qe po thua.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  7. #7
    Anetar i ri Maska e askush
    Anëtarësuar
    15-07-2003
    Postime
    45
    kot me u kap pas fjaleve. puna eshte ketu, qe te flasesh per mafien shqiptare SOT eshte njesoj si te flisje per Ali Pashen dje. ne ket fushe jemi te spikatur.

    gjithashtu qe bota mos na doje nga kjo, eshte e drejta e saj, por kesaj nuk mund ti themi racizem antishqiptar, siç ben autori artikullit lart. racizem eshte kur s'te duan PA SHKAK APARENT. si arabet ne france, turqit ne gjermani etj, etj.

    ps, se kuptova ket nderhyrjen e fundit.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Erni

    Kemi pikepamje te ndryshme per funksionimin e botes verdalle nesh, me pak fjale i perkasim dy botkuptimeve te ndryshme.

    Ti i shikon shqiptaret si nje bashkesi gjynafqaresh te cilet duhet te qajne, te ankohen, te mos pranojne e durojne dot asnje lloj akuze (te drejte apo te padrejte) shpifje apo fjale te keqe qe hidhet per ta.
    Nga ky kendveshtrim per ty shqiptaret jane nje grup individesh qe duhet te ekzistojne sot ne emer te miresise, apo meshires se tjetrit (kjo, kur ata nuk na shajne apo thone vetem fjale te mira) dhe kur te tjeret nuk jane kaq te mire me ne, ti lufton mbrapsht duke kerkuar pikerisht miresi dhe meshire prej tyre, "Mos me shani" "Mos shpifni, apo mos flisni keq" " Obobo tha kete apo ate per ne", eshte reagimi yt.

    Ti kerkon qe shqiptaret ti shmanget veshtiresive dhe mendimeve antagoniste ndaj tyre dhe jo ti ballafaqojne ato me vullnet dhe vendosmeri dhe te triumfojne, jo duke qare por duke shpalosur vlera qe i vertetojne keto akuza si te genjeshtra.
    Autoret dhe lexuesit e ketij libri nuk do binden per pafajesine tone, me te qara, ankuarat dhe qurraviturat qe ti kerkon te perdoresh si arme reagimi, pra.

    Filozofia jote eshte ajo qe kalb dhe degjeneron sot shpirtin e shqiptarit dhe qe e kthen ate ne nje individ qe mendon dhe funksionon si viktime, apo nga pozita te tilla inferiore, arma me e afte e te cilit eshte ankimi dhe llafet.

    Ndryshe nga ty une mendoj se autoret e ketij libri perfaqesojne per ne nje kundershtar dinjitoz, dhe te afte, i cili te imponon ta respektosh. Pergjigjia jote "Sa i keq je ti qe me akuzon mua" eshte shterpe dhe nuk na ndihmon ne si shqiptare aspak ne perpilimin e reagimit tone te suksesshem.

    I keq pra nuk eshte ai qe te lufton, e qe te shkakton dhimbje, por ai qe te percmon se eshte i paafte te reagoj ndryshe. Jeton ne Greqi ne mos gaboj. Duhet te lexosh Iliaden e Omerit dhe te shikosh se aty si Greket edhe Trojanet nuk jane etiketuar kurre si "te keqinj".

    Shqiptaret pra meritojne nje pergjigje me dinjitoze se kjo qe jep ti apo morali yt. Dhe kjo pergjigje fillon jo tek autoret e ketij libri por te tek vetja jone, dhe motivi qe ne u japim atyre, per kete liber.

  9. #9
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Thoni o vellezer, autoret e librit jane "rastesisht" franceze? Thoni qe botimi i ketij libri perkon me afrimin e periudhes kohore per te vendosur ne se duhet te behet referendum per Pavaresine e Kosoves apo jo krej rastesisht?
    Krejt rastesisht botohet mbas Luftes ne Irak, kur dihet se Shqiperia dhe shqiptaret , Kosovaret dhe Shqiptaret e Maqedonise ishin perkrahesit e politikes se SHBA, nderkohe qe francezet u bene antiamerikanet me te terbuar?


    Qeveria shqiptare duhet te reagoje sa me shpejt. Tu drejtohet gjyqeve nderkombetare.
    Organizatat shqiptare kudo ne Evrope duhet te kerkojne me vendime gjyqi te ndalohet publikimi i librit si antishqiptar dhe nxites i urrejtjes ndaj shqiptareve.
    Libri eshte i mbushur me shprehje antishqiptare, me urrejtje ndaj popullit tone. Si i tille duhet te ndalohet publikimi, shitja dhe shperndarja e tij ne RSH!

    Per mua, aq sa lexova nga komentimet e bashkeforumasit, ky liber eshte i barazvlefshem me "Mein Kampfin" e Hitlerit ku "komplotistet " cifute e sioniste, jane zevendesuar me "mafiozet" shqiptare.
    Kultura franceze ne kulmin e saj........Duke folur per "mafia" shqiptare, francezet kujtojne se bota e civilizuar do te harroje masakrat e tyre "humanitare" ne Algjeri, Vietnam, Kongo e kudo qe kane shkelur kembet e tyre si KOLONIZATORE!

    Toro, teper i indinjuar
    "Who is John Galt?"

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Te ishte Nietzsche gjalle...do e kishte nderruar nenshtetesine e tij ne Shqiptar. Ai i urrente Gjermanet per dobesine e tyre dhe per ngurrimin friken dhe ndrydhjen per te shprehur gjeniun.

    GJeniu i Shqiptarit ka shkelqyer gjithmone (sic e tha dhe Askush [Ornament?] ) dhe vazhdon te shkelqeje ne forma te ndryshme.
    Francezi nuk po vjell vrer, thjesht xhelozi.
    Summertime baby!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e sed
    Anëtarësuar
    22-10-2002
    Vendndodhja
    kudo nga pak neper shqiperi
    Postime
    16
    Gjithsesi faktet ngelen fakte dhe po ju percjell lajmin e fundit nga gazeta Shekulli 30 korrik 2003. deshiroj te theksoj se kam patur fatin e mire ta lexoj kete liber ne origjinal. kam pasur deshire ta perkthej por fatkeqesisht nuk kam patur kohe. mendoj se nuk duhet te kthehemi ne mesjete dhe te djegim libra por duhet t'i lexojme ato edhe nese nuk jane sipas shijes sone. ndersa nga akademiket tane te nderuar ju kerkoj perulesisht duke u puthur kembe e duar qe te mbrojne çeshtjen shqiptare duke zbuluar dhe sjelle fakte mbi vazhdimesine e arberesheve prej ilireve duke u kujtuar punen voluminoze qe bejne akademite serbe, maqedonase e greke. eshte e pahishme qe akademiket tane merren me te vertetat gazetareske se ky liber thote vetem faktet qe kane ndodhur 20 vjetet e fundit me mafien shqiptare. gjithsesi nese nuk mund te njohim vetveten e veshtire te ecim perpara. po ju le te lexoni artikullin e fundit me shprese dhe duke u lutur te Zoti qe keto lajme te mos ti degjojme me.

    me respekt Ilir Hodaj





    Byroja federale e hetimeve ka bërë publik raportin më të fundit për trafikun e klandestinëve në të gjithë botën

    FBI: Mafia shqiptare në trafikun e njerëzve
    Në vendet e para renditen Triadat Kineze, Jakuza Japoneze, rrjetet kriminale ruse si dhe mafia shqiptare

    Ened Janina

    TIRANË- Mafia shqiptare është bërë shumë e fortë dhe kërcënuese në “fushën” e trafikut të klandestinëve. Ajo renditet tek pesë më të mëdhatë në botë dhe sa vjen e po fuqizohet. Ky është një nga konkluzionet e raportit vjetor të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI). Charles Demore, Ndihmës Drejtor i Përkohshëm i Departamentit të Hetimeve të Sigurisë së Brendshme ka bërë publik studimin më të fundit të FBI-së në lidhje me trafikun e klandestinëve në të gjithë botën.

    Në vendet e para ai rendit Triadat Kineze, Jakuzat Japoneze, rrjetet kriminale ruse si dhe mafien shqiptare. Në raportimin e tij përpara Komitetit të Senatit për Gjyqësorin në SHBA më 25 korrik Charles Demore ka bërë një rezyme të plotë të trafikut si dhe ka paraqitur rreziqet që mund të vijnë prej tij. Sipas raportit të Charles Demore, çdo vit në të gjithë botën trafikohen deri në 2.000.000 njerëz. “Rënia e komunizmit, së bashku me përkeqësimin e ekonomive të botës së tretë, kanë furnizuar rritjen dramatike të kësaj forme kërcënuese tregtie. Gjithashtu, grupe ndërkombëtare të krimit të organizuar të tilla si Triadat Kineze, Jakuzat Japoneze, rrjetet kriminale ruse, shqiptare, ukrainase, polake, nigeriane dhe tailandeze gjithashtu kanë shfrytëzuar ekonomitë e dobëta, korrupsionin dhe infrastrukturën e përmirësuar të transportit ndërkombëtar me qëllim që të lehtësojnë kontrabandën dhe trafikimin e rreth 700.000 deri 2.000.000 njerëz çdo vit në shkallë globale”,- thuhet në raportin e bërë publik dje nga Byroja Federale e Hetimeve.

    Sipas saj, mafia shfytëzon pikat e dobëta të shtetit dhe godet gjithnjë e më shumë. Ata shfrytëzojnë edhe lehtësirat që janë krijuar pas hapjes së kufijve ndërmjet shteteve të ndryshme të botës. Në Europë, klandestinët mjafton të hyjnë në një vend të Komunitetit Europian dhe mund të lëvizin lirshëm në 14 të tjerët.

    Aleancat e reja që janë krijuar ndërmjet trafikantëve të qënieve njerëzore janë bërë një rrezik serioz. “Disa prej këtyre organizatave kanë braktisur aleancat e tyre historike etnike për t’u bashkuar në sipërmarrje kriminale dhe për të penguar përpjekjet e zbatimit të ligjit”,- tha Charles Demore gjatë raportit të tij. Sipas tij, trafikantët kanë harruar problemet dhe inatet etnike që kanë patur ndërmjet tyre dhe janë bashkuar nën moton “për të fituar sa më shumë para”.

    Ata janë gati të bëjnë gjithçka vetëm për të fituar para. Ndërkohë përsa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës është rritur së tepërmi infiltrimi i terroristëve me anë të trafikut të njerëzve. Prej disa kohësh Byroja Federale e Hetimeve ka vënë në shënjestër organizatat e trafikimit të klandestinëve të lidhura me terroristët. “Terroristët dhe miqtë e tyre kanë gjasa të lidhen me rrjete specifike të trafikimit të klandestinëve për të siguruar hyrje në Shtetet e Bashkuara pa u pikasur”,- tha Charles H. Demore, ndihmës-drejtor i përkohshëm i hetimeve në BICE, në raportimin e tij përpara Komitetit të Senatit për Gjyqësorin, numrin në rritje dhe sofistikimin e organizatave kriminale, aftësinë e tyre për të shfrytëzuar korrupsionin terroristët dhe trafikantët e njerëzve po kombinojnë përpjekjet e tyre për tri arsye, tha Demore:

    numrin në rritje dhe sofistikimin e organizatave kriminale, aftësinë e tyre për të shfrytëzuar korrupsionin publik dhe kontrollet e dobëta të imigrimit në shumë vende burimi dhe tranziti. “Trafikimi njerëzor, specifikisht ajo çka ligji i Sh.B.A. përkufizon si “forma të rënda të trafikimit të personave” ka të bëjë (përveç kur viktimat janë minorenë të trafikuar për shfrytëzim seksual) me forcën, mashtrimin apo shtrëngimin dhe ndodh me qëllim punën e detyruar apo shfrytëzimin seksual komercial.

    Trafikimi i klandestinëve është një sipërmarrje që prodhon përfitime afatshkurtra që rrjedhin nga detyrime të vetme që paguhen ose prej migrantëve të kontrabanduar ose në emër të tyre. Sipërmarrjet e trafikimit mbështeten mbi punën e detyruar dhe shfrytëzimin seksual komercial të viktimave për të prodhuar përfitime afatgjata dhe afatshkurtra.

    Të kontrabanduarit kanë vullnetin të rrezikojnë edhe me vdekje potenciale në kërkim të ëndrrës së tyre dhe normalisht janë të lirë ta kërkojnë atë në momentin që kanë arritur destinacionin e tyre përfundimtar.

    Nga ana tjetër, ne e dimë që viktimat e trafikimit e gjejnë veten në një ujdi ku shërbehet dhe e cila nuk merr fund kur ata kanë arritur destinacionin e tyre dhe për më tej, mund ta gjejnë veten të zhvendosur nga një destinacion në një tjetër në kundërshtim me vullnetin e tyre”,- thuhet në raport.

  12. #12
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    leshator

    mua me drejtoheni me shkrimin e mesiperm?
    Pasi perdoret emrin Erni
    Mua me quajne Enri, prandaj s'jam shume i sigurte nese me drejtoheni mua.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e sed
    Anëtarësuar
    22-10-2002
    Vendndodhja
    kudo nga pak neper shqiperi
    Postime
    16

    Re: leshator

    Postuar më parë nga Enri
    mua me drejtoheni me shkrimin e mesiperm?
    Pasi perdoret emrin Erni
    Mua me quajne Enri, prandaj s'jam shume i sigurte nese me drejtoheni mua.

    aspak,

    eshte emri i gazetrit qe ka shkruajtur shkrimin te gazeta shekulli

    me respekt

    ilir hodaj

  14. #14
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    E lexova replikimin e Leke Sokolit drejtuar dy francezeve te librit sepse Leka nuk mund te replikoje me librin por me autoret.
    Libri eshte interesant dhe pasqyron deri diku disa te verteta(gjithnje sipas thenieve te Sokolit).
    Jam i mendimit se neper bote ka shqiptare mafioze dhe kjo gje eshte normale pasi edhe ne France ka mafioze dhe kriminela ne emer te shtetit por edhe ne emer te mafias vendase.
    Tani francezet kane te "drejte" te na hiperbolizojne mafian shqiptare pasi interesat e tyre ose jane prekur ose nje Zot e di se ku qellojne me keto libra "interesante" per publikun e ndjeshem boteror.
    Por une nuk kam ndermend te merrem me sharje dhe ofendime te tipit te nivelit "te ulet" rasti i komunistit te superbetuar Leshator.
    Francezet harrojne historine e tyre dhe dhimbjen e perbrendshme te tyre e paraqesin tek te tjeret(rast i vecante Shqiperia dhe njekohesisht unikal).
    Ketyre dy autoreve me duhet tu provoj se dikur ata stergjysherit e tyre ose paraardhesit e tyre bene nje revolucion borgjez, ku besoj po ti permend vitin 1789-1794, ata do te merziten jashte mase sepse do tu kujtohet historia e dhimbshme e ketij revolucioni.
    Ja te fillojme pak me francezet me nje gjuhe te moderuar.
    Pergjate mesjetes ne shoqerine franceze kishim tre lloj shtresash mafioze.
    1 Kleri i Larte
    2 Aristokratet Laike
    3 Borgjezia, Fshataresia, Plebenjte dhe Punetoret.
    Sikur e vini re me vemendje kjo lloj mafie shume e rrezikshme per Francen mbare, do te ndikonte ne te ardhmen ne ejkulibrat boterore duke prishur aty ku deshironte dhe duke ndrequr aty ku ata kishin interesat, shume vende te botes.
    Vazhdojme pak me poshte.
    Une po citoj nderkohe disa pjese te librit te Koli Xoxit "Revolucioni borgjez Francez dhe jehona e tij ne Shqiperi" dhe ne vazhdim thuhet:
    "Ne rendin e pare" te klaneve mafioze kanunore vendore nepermjet ligjeve te Kanunit Francez(kjo fraze e mesiperme shkruajtur nga une aderuesi i f.sh) "perfshiheshin Arsitokratet e medhenj te Kishes, Kryepeshkope, Peshkope, Abate qe gezonin te Ardhura te medha, nga Pasurite e panumerta te Kishes dhe nga Taksat qe merrnin prej Fshatareve.
    Kjo aristokraci bente nje jete Luksoze."(faqja 7)
    Vini re se cfare mafie kishte Franca asokohe dhe ne ate kohe rrezikshmeria dhe precedenti "kleri i larte" francez, kercenonte shumicen derrmuese te ketij rendi qe perbehej prej mijera famulltaresh te vobekte dhe keta benin nje jete te varfer si vete fshataret e varfer franceze.
    "Keta famulltare e perbuznin dhe e urrenin shtresen e larte te Klerit"(faqja 7)
    A nuk eshte nje klan i njejte klani mafiozo-kanunor francez me klanin mafioz-"kanunor" shqiptar?
    Po qe se jam gabim me thoni te nderuar pjesemarres te ketij forumi.
    Vazhdojme me poshte
    "Ja si shprehej nje aristokrat agjent i kunderrevolucionit te vitit 1791:
    Te duash atdheun, kur ky humbet ligjet e veta, doket dhe zakonet e veta , eshte nje idolatri absurde.
    Franca pa mbret nuk eshte per mua vecse nje trup i vdekur"
    Le te ndalemi mbi poziten politike dhe ekonomike te mbretit te Frances, kryetarit te rendit feudal absolut.
    Si mbret absolut, ai ishte pronar i pasurise dhe lirise se individit.
    Ai mund te rrembente c´te donte dhe te burgoste cilindo qe deshironte.
    Pa autorizimin e censures te vendosur prej tij, nuk mund te dilte as gazete, asreviste e as liber.
    Fjala e tij ish ligj.
    Ai gllaberonte thesare te tera te vendit.
    Kishte dy shtepi: njeren sic thuhej ne ate kohe ushtarake dhe, tjetren civile.
    Ne te paren jetonin rreth nente mije vetashtare te kavalerise, te kembesorise, roje personale, xhandare, ndersa ne ate civile kater mije veta .
    Ne keto dy shtepi, luksi dhe vjedhja ishin ne rend te dites.
    Po te shtojme dhuratat qe mbreti dhe mbreteresha shperndanin andej kendej, shpenzimet e dy vellezerve te mbretit, kontit te Provanses dhe atij te Artuase(vetem per vitin 1789kishin ne dispozicion te tyre 8 milione livra per te shpenzuar)atehere do kuptojme qarte frazen e tmerrshme te D´Arzhansonit*):<<Oborri mbreteror eshte varri i kombit>> qe vertetohet nga sa vijonbrenda 12 vjeteve te mbreterimit te Luigjit te XVI(1776-1788) deri nje vit para se te shperthente revolucioni, borxhi shteteror kishte hipur ne 1 miliard e njeqind e dyzet milione livra, nje shume e madhe teper e madhe per per kohen.

    Tani te dashur bashkeforumas dhe ata qe e ndiejne veten shqiptare te intelektualizuar, me citimet e mesiperme ju do arrini te kuptoni shume gjera, ndermjet te tjerash une me keto citime "te rendomta", replikoj per momentin dy autoret franceze te cilet kane te "drejte" edhe sot e kesaj dite te izolojne nje komb si ky i yni dhe me pas te ja zgjidhin zingjirin duke i treguar boten mbare me libra te tille ne menyre analitike se shqiptare jane "qener" qe nuk shendrrohen ne njerez.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  15. #15
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Une pasi e lexova me vemendje tere artikullin, te them te drejten ndjeve nje keqardhje per Francezet "politikane" tipike per koherat e kaluara dhe per kohen e sotshme.
    Ndiej keqardhje edhe per disa leshatuke ketu ne forum, te cilet i bashkohen ideologjise se rrumpallizuar franko-ruse.
    Eshte shume domethenese politika franceze dhe librat e saj pasi ajo nuk nxjerr shpesh kryet per te futur percarje ndermjet shqiptareve,kur nderkohe shqiptarin e kane nderruar me menyra te kamufluara por ky libri tregon "demokracine" franceze"te mijevjecarit te ri .
    Une dua te u dergoj nje mesazh paqesor ketyre "gjenive" franceze duke u kujtuar se une i perkas nje rendi dhe nje krahine shqiptare te rrethuar me otomane dhe shqiptare te myslimanizuar pa deshire dhe me deshire, ku pergjate 500 viteve te kolonizmit turk, ne as nuk kemi nderruar fe por edhe kemi ruajtur kulturen tone te njejte pergjate gjithe historise.
    Neqoftese Francezet do te ishin te rrethuar me nje mjeshteri te tille otomane, sot keta franceze jo vetem qe do ishin myslimanizuar por sot ata do te therriteshin turq.
    Ne kete rast une nuk aludoj pasi lufta e dyte boterore, tregoi fare mire se kush jane Francezet dhe sa dite ju deshen Hitlerit per te hyre ne zemer te Frances.
    Por Francezet e "mire dhe te dashur per shqiptaret" harrojne se ne dikur kishim nje hero te quajtur Gjergj Kastrioti i cili pagoi mbi shpinen e tij dhe te kombit te tij, haracin e mallkimit te dhe te pushtimit te Evropes nga Mehmeti I ushtrise otomane.
    Pra ne shqiptaret paguam nje denim te pamerituar pasi Evropa duhej ta paguante pjesen e saj te denimit.
    Sikur te mos ishte Gjergj Kastrioti, sot e tere Evropa do te fliste turqisht dhe "kristianizmi"do te zevendesohej me Islamin.
    Megjithate e dashur France dhe franceze, faleminderit per respektin ndaj shqiptareve besnike te se mires.
    Ju i bashkoheni mendimeve te boshtit sllav serbo-grek-rus duke na injoruar sikur ne te ishim aliensa ose orientale.
    Mafia dhe Kanuni sot juve ju duken shume te rrezikshme pasi ne qenkemi "qener" te pakonvertueshem.
    Harruat se jeni ju qe na late te izoluar, harruat se jeni ju qe krijuat keto kushte per te shkruajtur keto libra sot dhe nuk me duket fare koincidense nje pershkrim i tille.
    Tani ne shqiptaret cilesohemi si islamike dhe vend terrorist, na konsideroni me lloj lloj etikimesh por juve ju a falim sepse neve leshatukeve te ketij forumi na duhet ´te merremi me njeri tjetrin.
    Leshator
    Shqiptarit kur ja q***jne gruan te tjeret nevrikoset dhe ne vend qe te merret me gruan e tij, ai si budalla vret dashnorin e gruas se tij.
    Megjithate sot nuk e kam ndermend tu hidhem Francezeve(dashonreve te gruas) per tu shpallur lufte, pasi Gruaja ime(jeni ju Leshator), keni deshire te te shpreheni me ndjenja urrejtje dhe percmimi ndaj shqiptareve tuaj dhe c´eshte me e bukura ty te pelqejne mullaret Franceze per te ulur ne ta e per te pushuar pak.

    Antishqiptarizmi i Leshatorit eshte i theksuar pasi shqiptaret ne pergjithesi si jashte Shqiperise dhe brenda saj, sot kane kaluar ne kriza paragjykimi dhe shkrime te tilla anti te leshatorit , vetem krijojne imazhin e keq ndaj shqiptareve dhe fusin nje percarje te thelle ndermjet diskutantve ketu e vizitoreve te saj.
    Mendojeni si te jete me mire diskutante.
    Ne nuk kemi nevoje te eksitohemi por kemi nevoje per kreatitivetin e cdonjerit prej nesh per te replikuar, pasi sot eshte vene ne medyshje te plote autoriteti i shqiptareve kudo ndodhen.
    Diplomacia kerkon diplomaci dhe jo gjeste rrugacerie leshatore.
    Jemi emigrante dhe dime pak me shume se ata qe jetojne ne Shqiperi, prandaj neqoftese na jepet mundesia per te shkruajtur ketu ne forum, le te japim mendime te sinqerta dhe te vendosura per shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi sepse ata jane ne krize identiteti, institucionale, krize ekonomike e gjithefarellojesh.
    Mirupafshim
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  16. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    ENRI

    Besoj se nuk eshte e veshtire ta kuptosh se e "kisha me ty".

    Toro

    Nuk e shof se si do na sherbeje ne censurimi i ketij libri? Evitimi i ketij problemi nuk eshte aspak zgjidhje, dhe ne kerkojme ti zgjidhim problemet dhe jo ti evitojme ato. Do te te kujtoja ketu se shoqerite me stabel, me solide dhe me te fuqishme sot, jane pikerisht ato me te hapurat dhe liberalet. Ne amerike djegia e flamurit psh, mbrohet me kushtetute. Ky liberalizem dhe hapje ndaj cdo mendimi eshte "one of their greatest strength".

  17. #17
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604
    Postuar më parë nga Leshator
    Erni

    Kemi pikepamje te ndryshme per funksionimin e botes verdalle nesh, me pak fjale i perkasim dy botkuptimeve te ndryshme.

    Ti i shikon shqiptaret si nje bashkesi gjynafqaresh te cilet duhet te qajne, te ankohen, te mos pranojne e durojne dot asnje lloj akuze (te drejte apo te padrejte) shpifje apo fjale te keqe qe hidhet per ta.
    Nga ky kendveshtrim per ty shqiptaret jane nje grup individesh qe duhet te ekzistojne sot ne emer te miresise, apo meshires se tjetrit (kjo, kur ata nuk na shajne apo thone vetem fjale te mira) dhe kur te tjeret nuk jane kaq te mire me ne, ti lufton mbrapsht duke kerkuar pikerisht miresi dhe meshire prej tyre, "Mos me shani" "Mos shpifni, apo mos flisni keq" " Obobo tha kete apo ate per ne", eshte reagimi yt.

    Ti kerkon qe shqiptaret ti shmanget veshtiresive dhe mendimeve antagoniste ndaj tyre dhe jo ti ballafaqojne ato me vullnet dhe vendosmeri dhe te triumfojne, jo duke qare por duke shpalosur vlera qe i vertetojne keto akuza si te genjeshtra.
    Autoret dhe lexuesit e ketij libri nuk do binden per pafajesine tone, me te qara, ankuarat dhe qurraviturat qe ti kerkon te perdoresh si arme reagimi, pra.

    Filozofia jote eshte ajo qe kalb dhe degjeneron sot shpirtin e shqiptarit dhe qe e kthen ate ne nje individ qe mendon dhe funksionon si viktime, apo nga pozita te tilla inferiore, arma me e afte e te cilit eshte ankimi dhe llafet.

    Ndryshe nga ty une mendoj se autoret e ketij libri perfaqesojne per ne nje kundershtar dinjitoz, dhe te afte, i cili te imponon ta respektosh. Pergjigjia jote "Sa i keq je ti qe me akuzon mua" eshte shterpe dhe nuk na ndihmon ne si shqiptare aspak ne perpilimin e reagimit tone te suksesshem.

    I keq pra nuk eshte ai qe te lufton, e qe te shkakton dhimbje, por ai qe te percmon se eshte i paafte te reagoj ndryshe. Jeton ne Greqi ne mos gaboj. Duhet te lexosh Iliaden e Omerit dhe te shikosh se aty si Greket edhe Trojanet nuk jane etiketuar kurre si "te keqinj".

    Shqiptaret pra meritojne nje pergjigje me dinjitoze se kjo qe jep ti apo morali yt. Dhe kjo pergjigje fillon jo tek autoret e ketij libri por te tek vetja jone, dhe motivi qe ne u japim atyre, per kete liber.
    Pergjigje:

    E para e punes: Ti s'ke asnje ide mbi botekuptimin tim dhe mbi rrymen e mendimit tim. Duke u nisur nga ky knstatim i pare, them me plote bindjen qe jeni duke me fyer zoteri. Une s'u shpreha me me teper se nje fjali. Por mesa thate me siper, natyrisht qe s'i perkasim te njejtit botekuptim. Botekuptimi im, meqe e perdore ti fjalen, pa e ditur se cfare do te thote, esht botekuptimi i nje njeriu qe e do vendin e vet, qe i dhimbset dhe qe s'duron padrejtesira dhe pazare mbi atdheun e tij. Eshte botekuptimi i nje atdhetari qe kurre s'mund te pranoj te thone qe rraca te ciles i perket (megjithese jam kunder fjales "rrace") qenka me e ulet , intrigante, Fajtore. Jo!

    E dyta e punes : Une s'i shikoj shqiptaret si nje bashkesi gjynafqaresh, por me sa shoh une ti i shikoke. Ku eshte patriotizmi yt zoteri? Ne kendveshtrimin tim zoteri shqiptaret jane nje grup individesh te organizuar ne nje shoqeri, ne nje komb dhe nen nje flamur, te cilet s'durojne dot ofendime dhe genjeshtra, qe s'u trembet syri nadj mburracakeve si ata pinjollet franceze, qe para se te shohin shoqerine e tyre te kalbur nga urrejtja ndaj te huajve dhe nga rritja e numrit te ekstremisteve te djathte, leshojne akuza idioteske, me sfond historik, sic kane bere gjate gjithe kohes. Mos harro luften e Kosoves o "mik" qendrimin e tyre. Mos harro mbeshtetjen qe i dhen Milloshevicit me spiunlleqe dhe mbrojtjen e krimineleve te luftes qe dhe sot e kesaj dite qeveria franceze vazhdon. Keto jane rrjedhoje e nje vazhdimesie te njepropagande, dhe s'jane "kritika" te cilat ne si "njerez me tru" gjoja do duhet te pranojme. Mos te te genjeje mendja!

    E treta: Filozofia ime s'eshte ajo qe kalb shpirtin e shqiptarit, por eshte ajo qe e mban krenar ate shpirt. E jotja, zoteri, eshte filozofia e pranimit e ketyre akuzave per shqiptaret si fakte mbi te cilat "duhet reflektuar". Eshte e vertete qe mafia shqiptare egziston, por s'eshte ajo qe kakalbur shoqerine tone. Jane tipat si ty e te tjere qe nxitoni ti peruleni dhe te luani rolin e "mendimtarit' perballe baltes qe ju hedhin, duke mohuar ta shihni. Arma ime s'eshte ankimi, arma ime eshte krenaria, historia jone, aftesia jone per te qene optimist per te dale nga balta ne te cilen na hodhen keto vjet te tranzicionit. S'eshte inferioriteti per te cilin me akuzon, por superioriteti dhe krenari e te qenit shqiptar!!!

    E katerta : Ndryshe nga ty une mendoj qe autoret e atij libri duhen cuar ne gjyq per rracizem ndaj nje populli te tere. Duhet te gjykohen nga gjykate shqiptare dhe duhet te denohen per degjenerim dhe shtremberim faktesh dhe mbjellje te padrejte urrejtjeje.

    Pershendetje "zoteri"!
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  18. #18
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Nje gje nuk arrij te kuptoj se si politikanet e shqiperise arrine te kaperdine te tilla shpifje si ne kete liber.
    Gjithkushi nga ne eshte i vetedishem per ekzistencen e nje krimi te organizuar shqiptare, te cilit shpesh here i vihet emri mafje.
    Eshte turp per cdo shqiptare i cili e quan veten shqiptare te pajtohet me te tilla akuza. Krimi shqiptare u rrit nen leksionet e italianeve, grekerve, francezeve. Tani sbetet gje tjeter vecse kudo ku te paraqitemi si shqiptare te identifikohemi si mafioze, e gjitha kjo fale atyre te cilet jane te perfshire ne krime dhe fale elites se qelbur te politikaneve shqiptare qe perballe te tille librave plot vrere nuk i behet vone.
    Turp, por me sa duket shqiptaret po mesohen ta hane turpin me buke.Derim kure keshtu?

  19. #19
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    Enri te pershendes per shkrimine e me siperm(postin nr17),ku i je pergjigjur leshatorit,ku me te drejte ti je kunder- vene librit dhe autoreve qe sjane tjeter vecse"franceze"
    Dua te te kujtoj dicka qe ti ose dikush tjeter sa here qe do te flisni dhe shkruani per keto lloj francezesh,gregrish dhe serbesh,gjithemone ne anen tuaj te kundert do te gjendet nje njeri qe quhet leshator ne mbrojtje te tyre, dhe kete e ben ne emer te zhvillimit-emancipimit-kultures-bindjeve-psiqike-fizike te
    tij.
    RANDI.
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  20. #20
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Sipas thenieve te Sokolit per mendimin tim dhe pse nje pjese e fakteve te shkruara jane te verteta ka nje pjese te madhe qe jane tendencioze dhe fyese per kombin shqiptar ne teresi.
    Autoret e librit perdorin nje taktike te thjeshte e klasike nisen sjellein ne librin e tyre fakte dhe ngjarje te verteta ne menyre qe te behen sa me te besueshem e kredibel per ate qe shkruajne dhe rreth ketyre ngjarjeve bejne analizen e tyre duke e zbukuruar me fantazite e tyre por ktyre fantazive i japin emra te stilit "sipas burimeve te sigurta"!!! ose punonjesi i policise tha qe...me nje fjale sjellin raste shume te renda per te cilat ska asnje lloj prove!
    Deri ketu edhe haet dhe eshte e drejta e autoreve te mos kene simpati e te shkruajne ne menyre te tille por kur fillojme e gjejme shprehje te tipit "shqiptaret e kane ne gene mafian" e kane te trasheguar si popull ketu kalohet ne nxitje rracizmi e kjo denohet me ligj ne komunitetin evropian.
    Njerezit me shkence lindin te barabarte e gjate jetes mund te behen me shkolle, te ngelen pa shkolle, te behen hajdute apo te jene te ndershem ata nuk lindin te tille.
    Ka nje precedent shume interesant dhe ne france per kete lloj problemi kur Lideri i Frontit Nacional (parti e ekstremit te djathte ne France) Jean Marie Le Pen ne nje fjalim te tij tha qe: "dhomat e gazit ku u dogjen çifutet ishin vetem nje detaj i luftes se dyte boterore". Pas ketij deklarimi pjesa me e madhe e opinionit publik ngeli e shkuar dhe shume shoqata e hodhen ne gjyq per kete ofendim qe i beri populli çifut, e ky gjyq perfundoi me denimin e tij nje gjobe te majme dhe mbi te gjitha 2 vjet heqje te drejtash civile dhe rrjedhimisht heqjen e mandatit te deputetit evropian qe ai kishte ne Strasburg.
    E njeta gje ka ndodh dhe nje here tjeter po me kete personazh kur deklaroi qe raca evropiane eshte superiore ndaj rracave te tjera.
    Perse duhet qe te pranojme qe populli shqiptar na qekerka popull mafioz kur pjesa me e madhe e tij mundohet te fitoje buken e gojes duke punuar e me djersen e ballit?!
    Qe ne Shqiperi ka kriminalitet te zhvilluar kjo nuk diskutohet dhe qe perqindja e tyre eshte me e larte se ne vendet e zhvilluara dhe kete e dime por kjo nuk ndodh se populli shqiptar eshte mafioz qe ne gen, Kjo ndodh pasi nuk ka shtet ska ligje, ka varferi, jemi ne periudhe tranzicioni. Kjo ndodh gjithashtu se pjesa me e madhe e shteteve Evropiane i kane mbyllur me kohe rrugen emigrimit legal dhe nuk japin me asnje lloj dokumenti qe te lejoje nje shqiptar te jetoje normalisht duke punuar pasi nuk ka te drejte te punoje, ska te drejte te marri shpi te hapi konto ne banke te kthehet normalisht te shohe te afermit e tij per pushime. Atehere per te jetuar e mbajtur familjet ngelen vetem punet e pista te cilat nuk kane nevoje per leje pune apo dokumenta dhe qe sjellin fitime shume me te medha.
    Pjesa me e madhe e shqiptareve kur dalin jashte jane ne nje gjendje qe skane ça humbin ndaj dhe nuk i tremben me asnje lloj rreziku, kur ke barkun bosh kur ke femije e familje me mbajt nuk eshte e lehte me fol per anen morale pasi njeriu mbijeton.
    Keshtu qe eshte e lehte te gjykosh dynjane kur je lind ne Paris mes gjith te mirave dhe i ke te gjitha ne terezi.
    Just God Can Judge Me

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Racizmi dhe darvinizmi social në Amerikë
    Nga Gimi3 në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 30-01-2008, 10:36
  2. “Antologjia e prozës bashkëkohore shqiptare”
    Nga Eagle në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-06-2004, 20:35
  3. Racizmi - problem shqiptar?
    Nga Ullmar Qvick në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 15-02-2004, 11:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •