Kur goditemi, cfare duhet perdorur e ftohta apo e ngrohta?--Pergjigja eshte te dyja.
Pas nje goditjeje, shembjeje (ne trup) ku vendi i goditur mund te skuqet-nxihet ose enjtet eshte mire qe te perdoren te dyja, edhe e ftohta edhe e ngrohta. Vendosja e te ftohtes ne vendin e goditur e ul qarkullimin e gjakut duke ulur ne kete menyre enjtien dhe dhimbjen. Ndersa e ngrohta shton rritjen e qarkullimit te gjakut dhe rrjedhimisht furnizimit me oksigjen dhe me element te tjere ushqyes perberes te tij vendin e goditur. Ne kete menyre ndihmon ne pastrimin e vendit te goditur nga qelizat e demtuara dhe riperteritjen e indeve.
Por e rendesishme eshte te dihet koha e aplikimit te te dyjave. E mira eshte qe te vendoset akulli (e ftohta) brenda 20 min te goditjes. Ne 72 oret e para duhet vendosur e ftohta per intervale kohe 10-20 minuta disa here.
Duhet pritur rreth 24 ore (per goditje te lehta) dhe 72 ore (per goditje me te forta) perpara se te vendosni te ngrohten ne vendin e demtuar. Te ngrohten vendoseni per intervale kohe 15-20 min nje here ose dy here ne ore.
Me e mira eshte te evitoni goditjen
Krijoni Kontakt