Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Astma

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Astma

    Dr. Safer Zhygjeli



    Astma bronkiale, njė sėmundje kronike serioze, qė dita ditės po shpeshtohet, ėshtė problem shėndetėsor botėror. Edhe nė moshėn fėmijėrore ajo u shpeshtua. Pėr shembull, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, prej 1965-1983, sulmet astmatike u katėrfishuan, nė Angli u trefishuan; por arsyet nuk janė tė qarta (kombinim i faktorėve mjekėsorė, shoqėrorė, psikikė dhe tė faktorėve tė ambientit jetėsor). Nuk kemi tė dhėna pėr shpeshtėsinė e astmės te ne; disa shėnime flasin qė ajo duhet tė jetė mjaft e lartė (rreth 11% nė Beograd, rreth 5% te fėmijėt shkollorė nė Podgoricė). Shkaktarėt e astmės, si edhe tė sėmundjeve tjera atopike, janė alergjenet e ambientit jetėsor dhe tė disa llojeve tė ushqimit. Kėtu hyn nė rend tė parė pluhuri i shtėpisė, ku gjendet njė lloj tenje. Sipas tė dhėnave tė dijetarėve tė ndryshėm, mbi 55% tė astmatikėve janė tė ndieshėm nė kėtė tenjė, kurse mbi 30% nė qimet dhe epitelin e kafshėve, nė mykra (kėrpudha) rreth 10% dhe nė polen rreth 40%. Mirėpo, rolin kryesor nė shfaqjen e astmės e luan trashėgimi. Trashėgohet paraprirja pėr tė reaguar me manifestime alergjike nė kontakt me alergjenet e caktuara; nė rastin e astmės me reagime pezmatuese alergjike tė mukozave bronkiale, qė manifestohet me sulme astmatike. Pra, pėr t'u shfaqur astma, nevojitet prirja e trashėguar dhe kontakti me lėndėn alergjike.

    Manifestimet klinike tė astmės Manifestimet klinike tė astmės te fėmijėt te fėmijėt

    Shenjat klinike te fėmijėt, varėsisht nga mosha, mund tė ndahen nė tre grupe.

    Grupi i parė janė fėmijėt nė gji, ku sulmet astmatike shfaqen me gulēim,

    grupi i dytė – fėmijėt me astmėn e qartė atopike dhe

    grupi i tretė – fėmijėt me shenja tė astmės tipike, por pa mundėsi tė vėrtetimit tė konstitucionit atopik.

    Kjo ndarje shkakton edhe njė konfuzion terminologjik mė tepėr, ashtu qė sėmundja nė grupin e parė quhet bronkit obstruktiv recidivues (bronkitit i paraprinė infektimi viral dhe sėmundja mė vonė tėrhiqet). Sėmundja nė grupin e dytė quhet bronkit obstruktiv alergjik recidivues (nėse shenjat e sėmundjes janė shumė tė rėndė, pėrkufizohet si astma). Ėshtė diskutabil edhe emri i sėmundjes nė grupin e tretė (bronkiti obstruktiv recidivues joalergjik), pėr tė cilėn u thuhet prindėve qė fėmijės do t'i tėrhiqet nė moshėn e pubertetit. Nė tė vėrtetė, te tė gjitha kėta raste, bėhet fjalė pėr astmėn. Ngurimi nė definimin e diagnozės sė sakt ėshtė eufemizėm, ēka pengon fillimin e hershėm tė profilaksės, gjė qė insistohet nė kohė tė fundit. Shenjat mė tė shpeshtė nė fillim tė sėmundjes janė ngulēimi, kollitja, marrja frymė me vėshtirėsi, si dhe tė dhėnat pėr bronkitet dhe pneumonitet qė pėrsėriten. Ngulēimi ėshtė shenja mė e shpeshtė e astmės, por pėr kėtė sėmundje duhet tė mendohet edhe te kollitjet e paqarta, sidomos natėn, si dhe te bronkitet dhe pneumonitet qė rikthehen.

    Mjekimi

    Masat parandaluese tė sulmeve astmatike pėrfshijnė mėnjanimin prej tė gjithė shkaktuesve tė mundshėm. Pėr astmėn e lehtė nuk janė tė nevoshme masat parandaluese, por vetėm bronkodilatatorėt kohė pas kohe. Pėr astmėn e rėndė nevojitet inhalimi i kortikosteroideve me teofilinė. Vetėm rrallė te fėmijėt duhet dhėnė nėpėr gojė edhe kortikosteroide. Kjo bėhet me kujdes, duke zvogėluar dozėn ngadalė, e mė vonė tė kalohet nė inhalim tė kortikosteroideve. Atėherė kur ėshtė i mundshėm, mjekimi mė i mirė do tė ishte desensilizimi specifik. Mjekmi balneo-klimatik dhe qėndrimi nė ambientin me pak pluhur ndikojnė nė mėnyrė qetėsuese dhe e pėrmirėsojnė gjendjen e tė sėmurit. Ulqini, me pozitėn gjeografike tė veēantė, i ka faktorėt e ambientit tė pėrshtatshėm pėr shėrim tė sėmundjeve tė organeve tė frymėmarrjes. Kjo vlenė, sipas pėrvojės qė kemi, sidomos pėr astmėn nė moshėn fėmijėrore. Faktorėt shėrues tė ambientit tė Ulqinit janė klima e butė me shumė diell, uji i detit i pastėr, uji mineral sulfurik, rėra e hollė me radioaktivitet tė lehtė dhe pelloidi. Kėtu ėshtė edhe pylli i pishave buzė detit, si dhe ullishta, tė pėrshtatshme pėr shėtitje, sidomos nė mėngjes. Kėshillohet, si terapi klimatike, qė tė qėndrohet nė ambientin shėrues dy herė nė vjetė nga 21 ditė, qė organizmi t'i pėrshtatet ngadalė ambientit. Nė fillim astmatikėve mund t'u keqėsohet gjendja, pėr ē'arsye ata duhet ta marrin me vete bronkodilatatorin. Qėndrimi nė ambientin e Ulqinit, edhe nėse nuk ka njė efekt tė madh pėrmirėsues pėr sėmundjen, prapseprapė do tė ndikojė nė mėnyrė pozitive nė shėndetin fizik dhe psikik tė fėmijės.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Astma, 7 kėshillat e mjekėve

    Shkenca, sėmundja e trashėguar, pluhuri i dhomės e thekson

    Astma, 7 kėshillat e mjekėve

    Astma bronkiale, njė sėmundje kronike serioze, qė dita ditės po shpeshtohet, dhe futet ndėr problemet shėndetėsor botėrore. Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, prej 1965-1983, sulmet astmatike u katėrfishuan, nė Angli u trefishuan; por arsyet nuk janė tė qarta (kombinim i faktorėve mjekėsorė, shoqėrorė, psikikė dhe tė faktorėve tė ambientit jetėsor). Shkaktarėt e astmės, si edhe tė sėmundjeve tjera atopike, janė alergjenet e ambientit jetėsor dhe tė disa llojeve tė ushqimit. Kėtu hyn nė rend tė parė pluhuri i shtėpisė, ku gjendet njė lloj tenje. Sipas tė dhėnave tė shkencėtarėve tė ndryshėm, mbi 55% tė astmatikėve janė tė ndjeshėm nė kėtė tenjė, kurse mbi 30% nė qimet dhe epitelin e kafshėve, nė mykra (kėrpudha) rreth 10% dhe nė polen rreth 40%. Mirėpo, rolin kryesor nė shfaqjen e astmės e luan trashėgimia. Trashėgohet paraprirja pėr tė reaguar me manifestime alergjike nė kontakt me alergjenet e caktuara; nė rastin e astmės me reagime pezmatuese alergjike tė mukozave bronkiale, qė manifestohet me sulme astmatike. Pra, pėr t’u shfaqur astma, nevojitet prirja e trashėguar dhe kontakti me lėndėn alergjike. Astmėn e shkaktojnė poleni (pluhuri i disa luleve, qimet e bagėtive, pendlat, pluhuri kur i pastrojmė rrobat me furēė, pastaj edhe pluhuri i shtėpisė). Mullixhinjtė janė tė ndjeshėm, sepse nga pluhuri qė krijohet gjatė bluarjes sė drithit, pezmatojnė astmėn. Disa tė sėmurė janė tė ndjeshėm edhe ndaj ushqimit. Astmatikėt janė rreptėsisht tė ndaluar tė pinė duhan, kafe, alkool, lėngje tė gazuara, tė mos pinė qumėsht tė lopės, vezė, domate, mish me shumė yndyrė, lėkurėn e mishit tė pulės, mish tė peshkut si dhe ushqim tė konservuar.

    Simptomat
    Shenjat klinike te fėmijėt, pavarėsisht nga mosha, mund tė ndahen nė tre grupe. Grupi i parė, janė fėmijėt nė gji, ku sulmet astmatike shfaqen me gulēim; grupi i dytė, janė fėmijėt me astmėn e qartė atopike dhe grupi i tretė, janė fėmijėt me shenja tė astmės tipike, por pa mundėsi tė vėrtetimit tė konstitucionit atopik. Sėmundja nė grupin e parė quhet bronkit obstruktiv recidivues (bronkitit i paraprinė infektimi viral dhe sėmundja mė vonė tėrhiqet). Sėmundja nė grupin e dytė quhet bronkit obstruktiv alergjik recidivues (nėse shenjat e sėmundjes janė shumė tė rėnda, pėrkufizohet si astma). Diskutabil ėshtė emri i sėmundjes nė grupin e tretė (bronkiti obstruktiv recidivues joalergjik), pėr tė cilėn u thuhet prindėrve qė fėmijės do t’i tėrhiqet nė moshėn e pubertetit. Shenjat mė tė shpeshta nė fillim tė sėmundjes janė ngulēimi, kollitja, marrja frymė me vėshtirėsi, si dhe tė dhėnat pėr bronkitet dhe pneumonitet qė pėrsėriten. Ngulēimi ėshtė shenja mė e shpeshtė e astmės, por pėr kėtė sėmundje duhet tė mendohet edhe te kollitjet e paqarta, sidomos natėn, si dhe te bronkitet dhe pneumonitet qė rikthehen.

    Mjekimi
    Masat parandaluese tė sulmeve astmatike pėrfshijnė mėnjanimin prej tė gjithė shkaktuesve tė mundshėm. Lėngjet e frutave dhe ēajrat e shumėllojshėm me prejardhje bimore japin efekte lehtėsuese nė rrugėt e frymėmarrjes dhe nė fyt, duke bėrė qė kolla tė zbutet. Mjekėt rekomandojnė pirjen nė sasi tė mėdha tė kėtyre lėngjeve, 2 deri nė 3 litra nė ditė. Gjithashtu ata kėshillojnė qė, tė sėmurėt qė kanė kollė tė pinė ujė tė ėmbėlsuar me mjaltė. Sipas tyre kjo ėshtė njė kurė mjaft e mirė pėr tė larguar kollėn.

    Bimėt
    Njė bimė mjaft frytdhėnėse nė luftėn kundėr kollės sė shkaktuar nga mushkėritė dhe pezmatimi i bronkeve ėshtė edhe lulėkuqja. Nga kjo bimė pėrdoren vetėm petalet e saj. Ēaji i lulėkuqes pihet i ėmbėlsuar me mjaltė, sepse ai jo vetėm i jep ėmbėlsi ēajit, por ndihmon edhe nė pėrmirėsimin e fytit. Petalet e bimės, pasi janė tharė, hidhen nė gjysmė gote me ujė. Lihen pėr 30 minuta dhe nga lėngu i pėrftuar pihet 1 e treta e masės. Kėto ēajra shėrbejnė edhe nė rastet, kur kolla shoqėrohet me gėlbazė, pasi e bėjnė mė tė lehtė nxjerrjen jashtė tė saj pėrmes kollitjes. Njė tjetėr bimė qė pėrdoret kundėr kollės ėshtė edhe lulja e blirit. Mjekėt kėshillojnė tė pihet 3 deri nė 4 gota me ēaj bliri nė ditė nga njerėzit qė kanė kollė. Efektet do tė jenė tė menjėhershme. Njė tjetėr mėnyrė qė pėrdoret nga mjekėsia popullore pėr largimin e kollės ėshtė fieri i gurit. Ēaji i pėrftuar nga fieri pihet ēdo mėngjes nga njė gotė.

    Ēokollata lufton astmen

    Njė grup shkencėtarėsh kanė vėrtetuar se ēokollata ėshtė njė ushqim mjaft i mirė kundėr disa sėmundjeve. “Merita i takon teobrominės, njė substancė qė ndodhet nė farat e kakaos, e cila ka rezultuar se ėshtė mė efikase se kodeina, njė nga qetėsuesit mė tė mėdhenj tė kollės kronike. Kjo substancė vepron duke bllokuar aktivitetin e “nervit endacak”, qė luan njė rol kyē pėr shkaktimin e kollės. Ky pėrbėrės i ēokollatės duket mjaft i mirė ndaj kollės dhe ajo qė duhet nėnvizuar ėshtė fakti se nuk ka efekte anėsore si trajtimet e tjera tipike qė janė pėrdorur deri mė sot”, thonė studiuesit.

    Keshillat

    1-Kėshillohet tė pihen sa mė shumė ēajrat e nxehta, pasi ato ndihmojnė nė largimin e kollės
    2-Tė pihen sa mė tepėr ēajra tė pėrgatitur me pėrzierje bimėsh
    3-Tė shmanget pirja e cigares pėr sa kohė qė tė sėmurėt kanė kollė, pirja e pėrkeqėson mė tepėr shėndetin
    4-Mjekėt rekomandojnė tė pihen 2 deri nė 3 litra lėngje nė ditė
    5-Kėshillohet uji me mjaltė dhe limon, ndihmon nė zbutjen e fytit
    6-Mbajtja pranė e 1 gote uji, lehtėson kollėn nėse kollitesh gjatė natės
    7-Pluhurat nė ushqime, si vezė, qumėsht shkaktojnė astmė

    Astma

    kolla akute dhe kronike
    Kolla mund tė jetė akute dhe kronike. Kolla akute zgjat deri nė tri javė, ndėrsa ajo kronike shkon deri nė 8 javė. Kolla shkaktohet nga sėmundje tė ndryshme si ftohja nė mushkėri, bronkiti kronik, astma bronkiale ose sėmundjet alergjike. Pikėrisht pėr kėtė tė gjithė njerėzit qė kanė probleme me astmėn kėshillohen tė pinė ēarja tė nxehta.

    Problemet nė mbrėmje dhe natėn
    Tė sėmurėt astmatikė vuajnė zakonisht nė mbrėmje si dhe gjatė natės. Vuajtja mė e theksuar nga astma ėshtė tek njerėzit me gjoks tė ngushtė ose deformime nga tė cilat tek kėta njerėz shkaktohen edhe shtrembėrime tė shpinės. Astma vjen nga ftohja e mushkėrive, nga teprimi nė pije alkoolike, ushqime tė forta e tė dėmtuara dhe nė disa raste edhe nga vuajtjet shpirtėrore.

    Edhe ilaēet mund shkaktojnė alergji
    Pluhuri, kontaktet me qimet e shtazorėve, pėrdorimi i ilaēeve nė tė shumtėn e rasteve shkaktojnė reaksione alergjike. Tė sėmurėt duhet tė kenė kujdes nė higjienėn personale, por edhe mė gjerė, nė mėnyrė qė tė zvogėlohet sa mė shumė prania e tenjės, e cila ushqehet me poret e vdekura tė lėkurės sė qėruar dhe me kėrpudha. Astmatikėt shpesh vuajnė edhe nga kordat e zėrit, qė nė popull quhen tejza tė zėrit.

    Pėrgatiti: Blerina KACA

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •