Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 10 prej 10
  1. #1
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,799
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Abetaret shqipe

    ABETARET SHQIPE DHE TRAJEKTORJA E TYRE HISTORIKO - PEDAGOGJIKE

    Prof. Dr. Shefik Osmani - Prof. as. Dr. Njazi Kazazi




    PARATHĖNIE


    Kur mė l8 maj 1854, shkencėtari i dėgjuar gjerman Franc Bop (Franz Bopp) mbajti para autoriteteve tė Akademisė sė Shkencave tė Berlinit kumtesėn e tij tė njohur "Mbi shqipen nė lidhjet e saj tė afrisė", ku argumetonte se gjuha shqipe i pėrket familjes sė gjuhėve indeoevropiane dhe me kėtė tezė hapte njė faqe tė re nė historinė e gjuhės , "Ėvetari shqip..." i Naum Veqilharxhit kishte mbushur l0 vjet qėkur ishte botuar.

    Qė atėherė e deri mė sot janė shtypur mė se 150 abetare nė trevat shqiptare dhe jashtė tyre si nė Bukuresht, Stamboll, Bruksel, Sofje, Vjenė, Napoli, Selanik, Athinė, Paris, Milano, Bari, Ėorēester, Laipcig, Konstancė, Aleksandri tė Egjiptit etj. Abetaret qenė armė nga mė tė fuqishmet dhe mė tė efektshmet pėr tė shkėputur arsimin tonė nga varėsia e shkollave tė huaja. Me pėrmbajtjen e tyre ato ndikuan fuqishėm nė edukimin e gjeneratave tė tėra me ndjenjat mė tė larta atdhetare dhe fisnike. Por abetaret do t'i kishin dyert tė mbyllura, rrugėt e prera, shtigjet tė zėna, nė qoftė se nuk do tė kishin mbrojtjen e armėve tė luftėtarėve shqiptarė. Pranė abetares shqipe bėnte roje pushka. Pushka i jepte forcė abetares - abetarja i jepte krahė asaj. Shumica e autorėve tė abetareve shqipe qenė njėkohėsisht pedagogė e luftėtarė, shkencėtarė dhe veprimtarė tė lėvizjes kombėtare, tekstologė dhe organizatorė tė arsimit. Njė pjesė e tyre ranė dėshmorė pėr idealet qė propagandonin, pėr ēlirimin kombėtar e shoqėror, pėr tė mbijetuarit e gjuhės shqipe. I tillė ka qenė fundi i Naum Veqilharxhit, i Anastas Kulluriotit, i Luigj Gurakuqit, i Jashar Erebarės, i Shefqet Daiut e i shumė tė tjerėve. Ato me dijet e pėrvojėn e tyre lanė njė fond tė pasur, shumė tė pasur nė thesarin e bibliotekės shqiptare, krijuan njė traditė, vunė themelet nė disa metoda tė lexim- shkrimit tė gjuhės sonė, duke krijuar nė brezni tė tėra kėnaqėsinė e pėrvetėsimit tė shprehive tė leximit dhe tė shkrimit tė gjuhės amtare, duke vėnė nė duart e qindramijėra tė miturve shqiptarė nė Gegėri e Toskėri, nė Kosovė e Ēamėri, nė Dibėr e Kumanovė, nė Hot e Grudė, nė Ulqin e Tivar, nė Preshevė e Bujanovc librin qė u mėsonte lexim - shkrimin shqip.

    Ndoshta asnjė tekst mėsimor si ky, pėr njė kohė kaq tė gjatė nuk ėshtė lidhur aq ngushtė me historinė e arsimit dhe tė kulturės shqiptare. Kjo, padyshim, ėshtė rrjedhojė e funksionit shumėplanėsh qė abetarja luajti pėr mė se njė shekull e gjysmė (nė vitin 2000 ajo numėron 156 vjet), lidhur me mėkimin e idesė dhe luftės pėr ēlirimin kombėtar. Pėr funksionet qė kreu si mjet pune pėr mėsimin e gjuhės sė shkruar shqipe, pėr kontributin didaktik qė dha nė pėrpunimin e metodave tė lexim- shkrimit, pėr rrugėn qė hapi dhe pėrvojėn qė krijoi nė fushėn e teksteve tona origjinale shkollore, pėr konceptimin e rolit tė tij si libri i parė i shkollės etj. kemi synuar tė flasim nė kėtė monografi.

    Me kėtė tekst nuk u lidhėn vetėm mėsimdhėnėsit, por edhe njerėz tė fushave tė tjera si: mendimtarė, politikanė, ideologė, luftėtarė, ithtarė tė lėvizjes sonė kombėtare, dyqanxhinj, udhėtarė etj. qė nė ēantat a torbat e tyre, nėn gunat e dhirta, krahas armės mbanin edhe abetaret pėr t'i shpėrndarė qė tė mėsohej gjuha shqipe, gjuha e mėmės, qė tė viheshin themelet pėr tė pėrgatitur mė vonė njerėz tė mėsuar. Me asnjė libėr tjetėr si me abetaren nuk e lidhėn jetėn dhe fatin e tyre kaq shumė autorėt, tipografėt, redaktorėt, shpėrndarėsit, doganierėt, librarėt, mėsuesit dhe komitėt atdhetarė.

    Me tė u ndeshėn armiqtė e kombit dhe tė arsimit kombėtar, kundėr abetares u lėshuan anatema, u vunė nė lėvizje sherbėtorė tė pushtuesve tė ndryshėm. Abetarja shqipe u vu nė listat e zeza tė botimeve tė ndaluara, pėr dhjetėra vjet me radhė. Nė disa raste u dogj nėpėr sokake, siē digjeshin dikur nga inkuizicioni veprat e shkencėtarėve tė mėdhenj qė rrėzonin tabutė mesjetare. Autorin e "Ėvetares..." sė parė e helmatisėn dhe kopjet e kėtij "libri tė mallkuar" qė kishte marrė udhėt e Evropės, i dogjėn pėr t'i zhdukur pėrgjithmonė. Ndaj, pėr tė ēarė pėrpara, rruga e abetares ishte e pashmangur nga rreziqet dhe e pandarė nga lufta. Kush e pėrgatiste, ai qė e botonte, ai qė e shpėrndante, ai qė e pėrdorte, ai qė e pėrvetėsonte pėrmbajtjen e saj, e bėnte kėtė nė emėr tė njė ideali, idealit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Fitorja e pavarėsisė kėrkonte sakrifica. Dhe rastet e vetėmohimit nuk munguan.

    Lufta kundėr abetares u bė nė emėr tė pushtuesit, nė emėr tė injorancės, tė fanatizmit, tė prapambetjes, tė antishqiptarizmit. Por prapėseprapė ky libėr i mėsimit tė gjuhės shqipe mbijetoi triumfues. Pėr tė mbajtur gjallė e tė freskėt abetaren shqipe derdhėn mundin, djersėn e intelektin e tyre penat mė tė fuqishme tė kohės, si: N. Veqilharxhi, K. Kristoforidhi, D. Boriēi, S. Frashėri, J. Vreto, K. Hoxhi, P. Vasa, A. Kullurioti, L. Gurakuqi, P. Qiriazi, N. Lako, S. Shuteriqi, A. Xhuvani, N. Paluca, Th. Papapano, J. Minga, M. Logoreci, G. Beltoja, L. Skendo, L. Lumezi etj. e deri mė tė rinjtė si Q. Guranjaku, K. Xhumari, Q. Batalli, M. Gjevori, Gj. Gjokaj, Xh. Gega etj. E dashur nga "arnautėt kokėfortė", abetarja depėrtoi nė burgje, u fut nė shpella, u mėsua nė natyrė nėn qiellin e hapėt dhe nė odat e tymta si asnjė libėr tjetėr shqip. Ajo mėkoi dashurinė pėr gjuhėn mėmė, ku shpėrthente zemra pėr lirinė e mėmėdheut tė robėruar. Ana funksionale e kėtij teksti popullor nuk ėshtė mė e madhe se ajo shkencore - didaktike. Shumica e autorėve tė tyre janė tė njohur nė analet e historisė sė arsimit dhe tė mendimit pedagogjik shqiptar si pedagogė tė shquar, si didaktė tė aftė dhe si metodistė tė pėrsosur dhe origjinalė nė mjeshtėrinė e mėsimdhėnies. Tė tillė kanė mbetur Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Sami Frashėri, Gaspėr Benusi, Jan Risto Terova, Parasqevi Qiriazi, Luigj Gurakuqi, Jani Minga, Simon Shuteriqi, Jashar Erebara, Nikolla Lako, Mati Logoreci, Gaspėr Beltoja, Ndue Paluca, Aleksandėr Xhuvani, Pertef Pogoni, Qamil Guranjaku, Kolė Xhumari, Mehmet Gjevori etj. Janė kėta autorė qė kanė njohur metodat sintetike dhe ato analitike, janė kėta qė kanė ndjekur me kujdes evolucionin e tyre gjatė shekujve si dhe transformimet qė kanė pėsuar, janė kėta qė kanė zbuluar pėrshtatjet me veēoritė e gjuhės sonė, janė kėta qė kanė bėrė eksperimentimet e abetares pa bujė, por me kėnaqėsinė qė jep arritja e njė synimi. Janė pikėrisht kėta qė kanė futur tė renė nė metodė, qė kanė projektuar risitė dhe pa asnjė pretendim ua kanė aneksuar tekstet e tyre.

    E gjithė kjo kohė e gjatė, njė shekull e gjysmė, kjo rrugė luftarake qė ka kaluar abetarja jonė ka lėnė gjurmė nė historinė e arsimit dhe tė kulturės shqiptare, ka krijuar traditė nė pedagogjinė e arsimit fillor, duke zėnė njė vend tė rėndėsishėm dhe tė nderuar pėr funksionet atdhetare e didaktike qė kreu dhe rolin qė luajti dhe luan vazhdimisht.

    * * *

    Roli i shumanshėm i abetareve ėshtė i pranishėm nė historinė e shkollės sonė. Pėr kėtė arsye, autorėt e kėsaj monografie kanė ndjekur gjatė dhjetėra vitesh ecurinė e kėtij libri mbi themelet e tė cilit mbėshtetet tėrė arsimi dhe kultura e njė vendi. Jemi detyruar tė kėrkojmė dhe tė hulumtojmė nė fondet e bibliotekave tona, shtetėrore dhe private, kemi rrėmuar nė arkiva tė ndryshme brenda dhe jashtė vendit, kemi bėrė krahasime me libra tė sė njėjtės natyrė tė vendeve tė ndryshme, pėr tė nxjerrė nė pah nivelin e vlerat e abetareve tona, rolin e tyre nė kushtet e rrethanat historike qė ka kaluar vendi ynė.

    Gjatė shtjellimit tė materialit jemi pėrpjekur tė evidentojmė tėrė botimet kryesore tė kėsaj gjinie, por nė vargun e gjatė tė tyre nuk pėrjashtohet ndonjė mungesė, e cila ėshtė plotėsuar, sė bashku me tė dhėnat e veēanta, nė "Pasqyrėn kronologjike tė botimit tė abetareve shqipe", qė bėn pjesė nė aparatin shkencor tė kėsaj monografie.

    Abetaret mė nė zė pėr rolin e tyre historik, pėr vlerat dhe risitė didaktike qė kanė pėrcjellė, pėr shtrirjen e gjerė dhe kohėn e gjatė tė pėrdorimit, veē analizės, janė pasqyruar dhe me riprodhimin e ballinave tė tyre.

    Monografia ka pesė kapituj. Ėshtė ndjekur parimi kronologjik nė pasqyrimin e abetareve tona, sepse nuk mund tė shkėputet roli i tyre didaktik nga ai historik qė kanė luajtur, por jemi pėrpjekur qė t'i japim njė konceptim tė ri bashkėkohor rolit tė kėtij libri kaq tė rėndėsishėm i cili jep kyēin pėr tė hapur portat e diturisė. Ndaj hapim kreun e parė me konceptimin e kėtij libri nėpėrmjet tė cilit formohen shprehitė e lexim - shkrimit tė gjuhės amtare, pėr tė vazhduar rrjedhėn e tyre nė historinė e njė shekulli e gjysėm dhe pėr tė pėrfunduar nė kreun e pestė, me programet, metodikat dhe tekstet ndihmėse.

    AUTORĖT



    PĖRFUNDIME

    Historia e abetareve ėshtė e lidhur ngusht me historinė e shkollės kombėtare shqiptare. Abetarja ėshtė teksti i parė mėsimor shqip. Numėron 156 vjet qė nga botimi i parė. Me dhjetėra janė botimet e saj, me dhjetėra dhe autorėt. Ajo krijoi mundėsinė e zhvillimit tė arsimit shqip nė shkollė dhe njėkohėsisht u hapi rrugėn teksteve tė tjera shkollore. Gjatė punimit tonė jemi pėrpjekur ta pasqyrojmė gjerė kėtė rrugė prej mė se njė shekulli e gjysmė.

    Siē ėshtė vėnė re, abetarja shqipe ka pasur njė shtrirje tė gjerė gjeografike nė disa drejtime :

    - Pėrsa i pėrket vendeve tė botimit, ajo ėshtė shtypur jashtė vendit dhe brenda territorit tėe shtetit tė pavarur shqiptar: nė Bukuresht, Sofje, Stamboll, Athinė, Napoli, Manastir, Bruksel, Paris, Worēester, Kajro, Aleksandri, Shkodėr, Tiranė, Prizren, Prishtinė,Korēė, Vlorė, Shkup etj.

    - Pėrsa i pėrket vendeve tė pėrdorimit: ėshtė pėrdorur nė tėrė trevat shqiptare, nė diasporėn e vjetėr dhe tė re shqiptare.

    Roli i abetareve ka qenė shumė i madh nė historinė e arsimit shqiptar. Nxėnėsit shqiptarė, duke pėrvetėsuar lexim- shkrimin shqip u bėnė tė vetėdijshėm pėr vlerat e gjuhės sonė amtare. Duke mėsuar tė shkruajnė dhe tė lexojnė nė kėtė gjuhė ata u njohėn me historinė e kombit. Abetarja ndihmoi nė ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare tė shqiptarėve, vuri pragun nė mes tė shkollės shqipe dhe shkollave tė huaja.

    Qė nga dita qė u botua "Ėvetari" i parė, mė 1844, nga N. Veqilharxhi, ky tekst erdhi vazhdimisht duke u pėrsosur dhe duke iu pėrshtatur veēorive tė gjuhės shqipe. Ai ndoqi hap pas hapi risitė qė u shėnuan nė fushėn e metodave tė lexim- shkrimit. Metodat e mėsimit tė lexim- shkrimit tė pėrdorura, qė nga ato sintetike deri nė vitet e para tė shekullit XX, ato analitike e analitiko- sintetike qė nga fillimet e kėtij shekulli deri nė vitet '80 dhe sė fundi metoda mikste me fillimin e viteve '90, u shfrytėzuan me mjeshtri nga didaktėt shqiptarė, duke dhėnė njėkohėsisht njė ndihmesė tė ēmuar nė historinė e arsimit fillor dhe, nė veēanti, pėr pėrvetėsimin e gjuhės amtare tė shkruar.

    Jemi pėrpjekur t'i pasqyrojmė kontaktet qė kemi pasur me lėvizjet pedagogjike botėrore tė kėsaj fushe si dhe literaturėn pėrkatėse, jemi pėrpjekur qė tė pasqyrojmė ndihmesėn origjinale, duke nxjerrė nė pah dhe tiparet e veēoritė dalluese tė didaktėve tanė nė fushėn e hartimit dhe tė botimit tė abetareve shqipe. Duhet theksuar se didaktika jonė ka marrė, sa herė qė e ka ndjerė tė nevojshme, edhe nga teknikat e huaja tė mėsimdhėnies dhe nga progresi i madh teknik i realizuar herė pas here, duke e ēuar kėshtu shkollėn shqiptare drejt niveleve tė pėrparuara evropiane. Siē shihet nė punim, metodistėt shqiptarė qė prej kohėsh e kanė ndjerė nevojėn e zhvillimit tė eksperimetimeve, qoftė pėr rrugėt dhe mjetet qė duheshin pėrdorur pėr mėsimin e lexim- shkrimit, qoftė pėr ngarkesėn normale qė duhet tė kishin nxėnėsit 6- 7 vjeēarė, qoftė pėr nivelin e njohurive, shkathtėsive dhe shprehive qė duhej tė fitonin ata. Nė kėtė aspekt jemi pėrpjekur tė trajtojmė rolin e abetareve shqipe nė historinė e arsimit kombėtar.

    E shohim tė arsyeshme tė theksojmė se abetaret tona, nė ēfarėdo forme qė janė paraqitur a botuar, si tekste tė mirėfillta apo si njė fletushkė, gjithnjė kanė pasur karakter funksional. Nė kėtė pikėpamje ato kanė ardhur gjithnjė duke u pasuruar dhe pėrsosur, duke dhėnė kėshtu njė ndihmesė nė historinė e kulturės shqiptare. Me pėrmbajtjen e tyre, ato gjithnjė kanė shėrbyer jo vetėm si mjete pėr t'i aftėsuar nxėnėsit pėr tė lexuar dhe shkruar gjuhėn shqipe, por edhe si mjete tė fuqishme edukimi. Me paraqitjen e tyre figurative ato kanė shėrbyer edhe si mjete tė fuqishme pėr edukimin etik, estetik dhe artistik tė fėmijėve nė kėtė etapė tė parė tė shkollimit tė tyre. Jemi pėrpjekur t'i evidentojmė kėto anė me qėllim qė kjo munografi tė shėrbejė edhe pėr mėsuesit, nė punėn e tyre tė pėrditshme.

    Njė pėrfundim tjetėr i rėndėsishėm qė jemi pėrpjekur tė evidentojmė nė kėtė monografi, ėshtė roli qė kanė luajtur abetaret nė unifikimin e gjuhės sė pėrbashkėt, nė hedhjen e bazave tė gjuhės letrare. Duke e parė formimin e nxėnėsve nga ky kėnd vėshtrimi, jemi pėrpjekur ta ndjekim kėtė nė linjė vertikale, pra kemi pasur parasysh dhe kemi konsultuar tekste mėsimore tė shkollės fillore, si tė gjuhės shqipe, tė leximit dhe leximit letrar.

  2. #2
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,799
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ABETARET QĖ HAPEN PORTAT E RILINDJES KOMBĖTARE

    * Hapi i madh i Naumit. Ėvetarėt... e parė shqip, 1844 - 1845. * Tri abetaret e Konstandin Kristoforidhit, 1867 - 1872.

    * Mėsoni tė shkruani gjuhėn shqipe- Daut Boriēi, 1869.

    * Alfabetare e gluhėsė shqip, 1879.


    ABETARET GJATĖ PĖRIUDHĖS SĖ RILINDJES KOMBĖTARE

    * Pellazgjika shqip... e Vasil Dhimitėr Rusos, 1877.

    * Mėsonjėtoret shqipe pėrdorėn pėr tridhjetė vjet abetaret e Sami Frashėrit, 1879-1909.

    * Abetarea shqip e Jovan Risto Terovės, 1887.

    * Abetaret e shoqėrisė "Bashkimi".

    * Edhe dy botime tė fundshekullit XIX: A. Abetari /1899/, B. Oroe pėrmii abetare shcyp.

    * Gaspėr Benus - Shkodrani, autor abetaresh.

    * Nė gjurmėt e abetares sė Zymit.

    * Pedagogu Luigj Gurakuqi dhe abetaret e tij.

    * Njė tekst i rrallė - Abetarja e Komanovės.

    * Autori anonim i abetareve - Ndre Mjeda.

    * Anonimati dhe autorėsia e abetareve.

    * Abetare e gjuhėsė shqip, 1900 - 1910.

    * Tri abetaret e Parasqevi Qiriazit, 1909-1915.

    * Alfabeti latin nė abetaren e Ali Korēės, 1910.

    * Fenomeni Voka.

    * Abetareja shqip rrieshtuarė nė gjuhė tė pėrbashkėme, e vitit 1911, Simon Shuteriqi.

    * Abetarja shqipe e T. P., 1911.

    * Njė abetare dygjuhėshe (shqip - italisht), 1912.


    LARMIA E ABETAREVE TĖ PĖRDORURA NĖ SHKOLLAT SHQIPTARE

    IV. 1. Abetaret e shkollave shtetėrore shqiptare

    * Abetari i vogėl shqyp, 1912.

    * Stėrvitjetore... e metodistit tė arsimit fillor, Nikolla Lako.

    * Kndime pėr shkollė t' para, 1914.

    * Dy abetare tė viteve 1915 - 1916.

    * Sillabario albanese- italiano i Marco la Pianes, 1917.

    * Shkėndilat e Para tė Thoma P. Panos, 1919.

    * Abetare e Dhori Kotit, 1920.

    * Dadakti Gaspėr Beltoja dhe abetarja e tij.

    * Abetari dhe Plotėsori i Abetarit tė Mati Logorecit.

    * Disa nga abetaret e para me metodėn analitiko - sintetike, 1920, 1923.

    * Abetarja kombėtare shqip e Jani Mingės, 1921.

    * Abetaret pėr shkollat popullore shqipe prej Ndue Palucės, 1921 - 1938.

    * Xhuvani - Pogoni dhe abetaret e tyre, 1922 - 1939.

    * Metoda globale nė Shqipėri - sprova e parė.

    * Autori veteran i abetareve shqipe - Kolė Xhumari, 1946 - 1998.

    IV. 2. Abetaret e gjuhės shqipe nė Kosovė, nė Maqedoni dhe nė Mal tė Zi.

    IV. 3. Abetaret nė diasporėn e vjetėr dhe tė re shqiptare.

    * Abavator arbėror... i Anastas Kulluriotit, 1882.

    * Abecedario... i Jeronim de Radės.

    * Abetaret shqipe nė diasporėn e re shqiptare.

    * Abetari i tė mėrguemit, 1952.

    IV. 4. Abetaret pėr tė rriturit dhe lufta kundėr analfabetizmit.

    * Analfabetizmi - plagė shoqėrore.

    * Abetaret pėr tė rriturit: Faza e parė, 1989 - 1911. Faza e dytė, 1912 - 1944. Faza e tretė, pas Luftės II Botėrore.

    IV. 5. Abetaret pėr nxėnėsit qė nuk shikojnė dhe pėr ata qė nuk dėgjojnė.

  3. #3
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,799
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Abetarja “Udha e shkronjave”
    Abetare moderne, me nivel shkencor dhe pedagogjik


    Para disa ditesh m’u dha mundesia te kem ne biblioteken time personale abetaren “Udha e shkronjave”. Duke qene prej dhjetra vitesh mesuese e ciklit te ulet dhe sidomos e klasave te para, jam mjaft e gezuar qe shqetesimi i shoqerise per abetaren e klasave te para eshte rritur se tepermi. Mė poshtė po shpreh mendimet e mia per abetaren “Udha e shkronjave” tė autorit Artur Shkurti.
    Abetarja “Udha e shkronjave” ėshtė njė abetare me paraqitje tė bukur dhe ilustrime dinjitoze. Ajo ėshtė moderne, bashkėkohore, cilėsore dhe me nivel shkencor e pedagogjik. Kjo abetare e realizon synimin e saj nėpėrmjet metodave dhe formave pedagogjike e psikologjike nga mė tė ndryshmet. Ajo ėshtė mjaft e kompletuar. Ka dy fletore tė modeluara pėr shkrim, ka dy fletore tė veēanta pėr orėn e diktimit e cila mė parė mungonte dhe kėshtu krijonte boshllėqe e vėshtirėsi nė punė. Shpesh ėshtė abuzuar nė kurriz tė lėndėve tė tjera pėr t’i kaluar kėto vėshtirėsi. Abetarja ėshtė e pajisur me kaseta magnetofoni, tė cilat pėr herė tė parė futen si shoqėruese tė domosdoshme pėr lėndėn e abetares. Kompleti i abetares shoqėrohet me njė libėr udhėzues pėr mėsimin e abetares (pėr mėsuesit dhe prindėrit), i cili ėshtė me vlera tė mėdha, jo vetėm sepse jep nė mėnyrė tė hollėsishme rrugėt qė duhen ndjekur pėr tė mėsuar leximin dhe shkrimin e abetares, por edhe sepse bėn atė qė mėsuesi nė shkollė dhe prindi nė shtėpi tė ndjekin tė njėjtėn rrugė pedagogjike. Ndjekja e rrugėve tė ndryshme nga shkolla dhe familja ka sjellė mjaft anomali.
    Mė poshtė po jap disa nga pėrshtypjet e mia vetėm pėr pjesėt e leximit qė figurojnė nė kėtė abetare.
    Pjesėt e leximit janė pėrzgjedhur me kujdes pas njė pune shumė tė madhe e tė lodhshme studimore e shkencore pėr tė realizuar me sukses qėllimin mėsimor-edukativ.
    Materiali i leximit ėshtė nė forma tė ndryshme, si: tregime, poezi, lojra tė shumta si dhe nga krijimtaria popullore ka pėrralla, gjėegjėza, anektoda etj.
    Kėto pjesė kanė karakter shkencor, artistik dhe edukativ. Ato janė tė bukura dhe fėminore. Duke qėnė interesante tėrheqin vėmendjen e nxėnėsve e cila ka vetinė tė shpėrndahet shpejt tek ata. Mbi tė gjitha ato janė mjaft tė thjeshta dhe shumė tė pėrshtatshme pėr fėmijėt nė moshėn gjashtėvjecare.
    Nė abetare ruhet parimi i vazhdimėsisė nga mė e lehta tek mė e vėshtira gradualisht.
    Ajo ka edhe shumė vjersha tė bukura tė cilat janė tė domosdoshme pėr tė ndihmuar zhvillimin e kujtesės dhe ligjėratės gjė qė shėrben pėr pėrgatitjen e fėmijės pėr nė klasat mė tė larta.
    Abetarja hapet me njė poezi tė bukur tė Xhevahir Spahiut e cila ėshtė edhe nė formė kėnge nė kasetat shoqėruese. Nė tė, ndėr tė tjera, thuhet:

    “Abetare! Abetare!
    Sillma diellin nė dritare.
    Lehtė, lehtė e bukur, bukur
    Dora ime sa e lumtur,
    Hap njė faqe, kthen njė fletė,
    Nėpėr shkronja – bota vetė…”


    Ndėrsa mbyllja bėhet me tregimin e bukur “Me pushime nė malėsi”.
    Nė kėtė abetare rėndėsi e veēantė i kushtohet periudhės pėrgatitore e cila ėshtė a,b,c-ja e shkrim-leximit.
    Pjesėt e leximit janė shumė edukative, ato i ushqejnė fėmijėve dashurinė pėr Atdheun, si, p.sh.: nė pjesėt “Udhėtim me aeroplan”, “Nė Sarandė”, “Shqipėria dhe shqiptarėt”, “Flamuri i Shqipėrisė” dhe veēanėrisht tek vjersha e Naim Frashėrit

    “Shqipėri!Atdheu im”:
    “O Atdhe! Mė je i dashur sa mė s’ka.
    Mė je nėnė, mė je motėr, mė je vėlla…”


    Dashurinė pėr shokėt, nėpėrmjet pjesėve tė leximit “Katėr shokėt”, “Nė ditėlindje”, pėr prindėrit dhe pėr nėnėn, si nė vargjet:

    “Mė i dashur, mė i ėmbėl
    Mė i dhimbshėm dhe me vlerė,
    Ėshtė njė emėr qė gjithė bota
    Veē tė tillė e mban pėrherė…”


    Pėr mėsuesen nė pjesėn “7 Marsi”:
    “Kėto mimoza janė pėr ju, mėsuesja jonė e dashur..”
    Dashuria pėr zogjtė del nė pjesėn “Trumcaku i vogėl”.
    Mbi tė gjitha pjesėt e leximit i pėrgjigjen plotėsisht qėllimit tė mėsimit duke e realizuar atė me forma dhe metoda nga mė tė ndryshmet.
    Njėra nga kėto forma ėshtė edhe ajo e veēimit tė tingullit nėpėrmjet njė vjershe, pėrralle apo gjėagjėze, tė cilat lėnė mbresa tė forta nė kujtesėn e fėmijėve pėr njė kohė tė gjatė. Tė tilla gjen mjaft nė kėtė abetare. Le ta ilustrojmė me disa shembuj:

    Pėr veēimin e shkronjės “o” shfrytėzohen vargjet e vjershės:

    “O o o ē’mė zuri,
    o, o, o, ē’mė gjeti,
    goja hapur se ē’mė mbeti.
    Se e kisha tė vėshtirė,
    Shkronjėn “o” ta thoja mirė…”


    Tingulli pėrsėritet disa herė duke rrumbullakosur buzėt dhe duke gjetur fjalė tė ndryshme me tingullin “o”.
    Abetarja “Udha e shkronjave” rėndėsi tė veēantė i kushton pėrsėritjes sė tingullit e shkronjės sė re e cila ėshtė kusht i domosdoshėm pėr t’i rrėnjosur nė mend ato.
    Le tė shohim pak mė hollėsisht paraqitjen e tingullit e shkronjės “nj” nė rubrikėn “Fjalia dhe teksti” nė kėtė abetare.
    Kjo shkronjė paraqitet nė fjalė tė ndryshme nė tregimin “Binjaket” i cili pėrmban jo njė, dy fjalė me shkronjėn “nj” si dikur, por shumė fjalė tė ndryshme ku gjendet kjo shkronjė, si p.sh.: binjaket, Manjola, Sonja, njėra, njėjtėn, enjte, njėmbėdhjetė, kushėrinj, njerėz, njohur, njėri, njėqind, njėlloj, qirinjtė. Pra kjo pjesė pėrmban katėrmbėdhjetė fjalė me shkronjėn “nj”.
    Ajo gjendet nė fillim tė fjalės, si tek fjalėt:njėqind, njėra, njėjtėn, njėmbėdhjetė, njėqind, njerėz, njohur, njeri, njėlloj.
    Nė mes tė saj, si tek fjalėt: binjaket, Manjola, Sonja, enjte,
    Dhe nė fund tė fjalės, si tek: kushėrinj, qirinj.
    Pra kėtu plotėsohet nevoja e nxėnėsit pėr pėrsėritjen e tingullit dhe tė shkronjės.
    Nė kėtė abetare bėhet e mundur qė shkronja e re tė perceptohet me tė gjitha mėnyrat. Pjesa lexohet disa herė nė klasė nga mėsuesi dhe nxėnėsit, vendoset kaseta nė magnetofon, bėhen detyra nė shtėpi, bėhet diktimi qė ėshtė nė fund tė tekstit, bėhen lexim fishesh me fjalė e fjali qė pėrmbajnė shkronjėn “nj” dhe pas gjithė kėtyre formave, besoj se e gjithė klasa ėshtė njė gjendje tė njohė, tė lexojė dhe tė mbajė mend mirė cdo shkronjė tė re.
    Orėt e mėsimit nė kėtė abetare janė me shumė variacion, gjė qė bėn tė mbajė gjallė vėmendjen e nxėnėsve deri nė fund tė saj, pra nuk ka monotoni, siē ndodh ndonjėherė nė abetaret e tjera. Kėtė e arrin duke pėrdorur metoda nga mė tė ndryshmet, si: analizėn e sintezėn, globalen, fonetiken apo atė tė lojės, etj.
    Pėr herė tė parė nė abetaret tona nė procesin mėsimor-edukativ, hyn njė element i ri, siē ėshtė kaseta e magnetofonit. Kjo kasetė pėrmban krejt lėndėn e abetares nė formė tregimesh dhe kėngėsh tė cilat e bėjnė tė gėzueshme orėn e mėsimit.
    Vlerat e ketyre kasetave janė tė shumėanėshme. Ato nga njėra anė i sigurojnė nxėnėsve njė mjet argėtimi duke futur nė klasė kėngėt shumė tė bukura tekstet e tė cilave janė mjaft metodike dhe janė shkruar nga “Mėsuesi i merituar” Sitki Spahia, ndėrsa melodia nga kompozitori i njohur Ardjan Hila. Nga ana tjetėr ato sigurojnė leximin shprehės nė njė sfond muzikor tė bukur nga Richard Clayderman tė tė gjitha pjesėve tė abetares tė lexuara bukur nga dy aktore shumė tė mira. Dihet se jo mėsueset por edhe aktorėt profesionistė nuk kanė mundėsi tė japin lexime tė bukura nė ēdo situatė. Leximet e pjesėve tė abetares tė fiksuara nė njė punė tė kujdesshme nėpėr kaseta ndihmojnė qė nxėnėsit kurdoherė tė mos u mungojė leximi i bukur shprehės.
    Njė nga anėt mė tė forta tė kėsaj abetareje ėshtė lidhja e fuqishme ndėrlėndore. Tekstet, ushtrimet, lojrat, ilustrimet krijojnė lidhje tė ngushta me lėndėt e letėrsisė, historisė dhe gjeografisė sė Shqipėrisė, matematikėn, filozofinė, muzikėn, edukimin figurativ, edukimin qytetar.
    Kam bindjen time se me kėtė abetare tė ndėrtuar nė forma e metoda tė larmishme tė mėsimdhėnies, nė mbarim tė saj tė gjithė nxėnėsit dhe ata mė tė prapambeturit do tė jenė nė gjendje tė lexojnė e tė shkruajnė.
    Kjo abetare ėshtė shumė e mirė edhe pėr emigrantėt tanė, tė cilėt ndodhen jashtė atdheut dhe qė dėshirojnė t’u mėsojnė fėmijėve tė tyre shkrimin e leximin shqip.

    Ish- mėsuesja e klasave tė para
    Vasilika Koci JANKO
    “Mėsuese e popullit”


    Ky artikull ėshtė botuar nė 20 shtator 2001 nė gazetėn “Albania”

  4. #4
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,799
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kėshilli i Ministrave mbi Abetaren dhe Gjuhėn Shqipe (i RSH):

    Abetarja e pare e gjuhes shqipe, ajo e vitit 1844, me titull "Fort i shkurter e i perdorshem Evetar shqip", u pergatit nga personaliteti i shquar e Rilindjes Kombetare, Naum Veqilharxhi.
    Hartimi dhe realizimi i kesaj abetareje e vuri Shqiperine ne rradhen e vendeve te qyteteruara, duke treguar se ky vend i vogel ka nje popull me karakteristikat e tij, me gjuhen dhe zakonet e veta dhe me nje thesar te trasheguar nga brezat.Ky program i pare kulturor-arsimor u ribotua me 1845 me titull "Fare i ri Evetar shqip per djem nismetare", me 50 faqe dhe me disa copa leximi.

    Punen e Veqilharxhit e vijoi Kostandin Kristoforidhi, nje figure tjeter e shquar e Rilindjes Kombetare, i cili ne vitin 1867 botoi nje abetare gegerisht dhe nje toskerisht dhe u mesoi me to shqipen shume bashkeatdhetareve gjate udhetimeve neper Shqiperi.Epoken e re per librat shkollore dhe pergatitjen e truallit per shkollen kombetare e pergatiten figurat e njohura si Jani Vreto, Sami Frasheri, Pashko Vasa dhe Koto Hoxhi, te cilet, gjate periudhes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ne vitin 1879, botuan "Alfabetarja e gjuhes shqipe".

    Me pas, rruga e hartimit te Abetares shqipe kalon nder emra te njohur, te cilet punuan me perkushtim brenda dhe jashte vendit si Luigj Gurakuqi (1905), Parashqevi Qiriazi (1906), Nikolla Lako (1906), Simon Shuteriqi (1911) etj, dhe ne vitet e mevonshme A.Xhuvani, Th.Papapano, M.Logoreci, J.Minga, duke krijuar keshtu nje tradite te mire.Punimi i mirefillte shkencor i Abetares shqipe u be pas vitit 1944, pergatitja e te cilit u vu mbi baza shkencore pedagogjike e gjuhesore. Abetaret e viteve te fundit jane perpunuar duke u mbeshtetur ne arritjet e gjuhesise dhe te pervojes se fituar nga shkolla shqiptare te shoqeruara me ilustrime, te cilat i pershtaten vecorive psikologjike te moshes dhe kerkesave gjuhesore te femijve.

  5. #5
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,799
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Tipare tė abetares "Udha e shkronjave''


    Mė 10 gusht 2001 doli nė qarkullim nėpėr libraritė e Tiranės abetarja ``Udha e shkronjave'' botim i shkollės tetėvjecare private ``Udha e shkronjave''. Nisma pėr hartimin e kėsaj abetareje u mor pėr t'iu pėrgjigjur kėrkesave nė rritje tė shkollimit tė nxėnėsve shqiptarė nė gjuhėn shqipe. Rėndėsia e botimit tė kėsaj abetareje tė re qėndron nė faktin se ajo mbėshtetet fort nė formimin nė rritje tė fėmijėve kudo qė ndodhen, nė pėrvojėn mė tė mirė tė sjellė nga paraardhėsit si dhe nė trajtimet qė i bėhen kėsaj lėnde nga autorė tė huaj pėr gjuhėt pėrkatėse.



    Mė 10 gusht 2001 doli nė qarkullim nėpėr libraritė e Tiranės abetarja ``Udha e shkronjave'' botim i shkollės tetėvjecare private ``Udha e shkronjave''. Nisma pėr hartimin e kėsaj abetareje u mor pėr t'iu pėrgjigjur kėrkesave nė rritje tė shkollimit tė nxėnėsve shqiptarė nė gjuhėn shqipe. Rėndėsia e botimit tė kėsaj abetareje tė re qėndron nė faktin se ajo mbėshtetet fort nė formimin nė rritje tė fėmijėve kudo qė ndodhen, nė pėrvojėn mė tė mirė tė sjellė nga paraardhėsit si dhe nė trajtimet qė i bėhen kėsaj lėnde nga autorė tė huaj pėr gjuhėt pėrkatėse. Abetarja ėshtė libri mė i rėndėsishėm nė jetėn shkollore tė njė nxėnėsi. Rėndėsia e saj del nga fakti qė ėshtė libri i parė tė cilin nxėnėsi duhet ta kalojė patjetėr me sukses nė mėnyrė qė tė ketė mundėsinė tė vazhdojė mė tutje me degėt e ndryshme tė diturisė. Abetarja qė po u paraqesim ėshtė fryt i njė pėrvoje tė gjatė nė mėsimdhėnien e kėsaj lėnde nė shkollėn shtetėrore, por sidomos nė shkollėn tetėvjecare private ``Udha e shkronjave'', e bashkuar kjo edhe me pėrvojėn mė tė mirė tė arsimit shqiptar deri nė ditėt tona nė kėtė fushė. Ajo vlerėson arritjet e derisotme tė hartuesve tė mėparshėm tė abetares. Nisma pėr kėtė abetare tė re u mor pėr t'iu pėrgjigjur nevojave tė shkollimit tė nxėnėsve me njė abetare qė tė pėrballojė pothuajse tė gjitha vėshtirėsitė e leximit dhe tė shkrimit tė gjuhės shqipe, tėrheqėse, tė bukur, nė pėrputhje me nivelin e sotėm tė formimit tė fėmijėve qė fillojnė klasėn e parė dhe qė mban parasysh piksynimet edukative tė shkollės shqiptare. Pėr t'ia arritur kėtij piksynimi ėshtė mbajtur parasysh: a. Abetarja ėshtė libri i parė i gjuhės nė pėrgjithėsi. Duke qėnė e tillė nxėnėsve u krijohet mundėsia tė marrin disa njohuri fillestare pėr natyrėn e gjuhės si mjet komunikimi. b. Abetarja ėshtė libri i parė i gjuhės shqipe. Duke qėnė kėshtu nxėnėsit duhet tė bėhen tė vetėdijshėm pėr faktin qė ata do tė mėsojnė tė lexojnė e tė shkruajnė shqip. c. Abetarja ėshtė libri i parė qė i mundėson nxėnėsit tė futen nė pjesėn mė tė madhe tė lėndėve shkollore. Si e tillė ajo duhet t'i sigurojė nxėnėsit lidhje tė thjeshta, me sa mundėsi tė krijon njė program i tillė, me lėndėt e ndryshme: Abetarja qė paraqesim siguron hapa tė para nė filozofi. Dy zanat Koha dhe Hapėsira, nė mėnyrėn mė tė thjeshtė, japin njohuritė e para pėr kėto dy kategori tė rėndėsishme filozofike. Paraqitja e kėtyre koncepteve si emra tė dy zanave bėn qė tė pėrjashtohet mundėsia e bisedės sė drejtpėrdrejtė pėr kėto dy koncepte. Shėrbimet e ndryshme qė kėto dy zana iu sjellin personazheve tė tregimeve Besės, Bujarit, Gentit dhe Teutės bėjnė qė nxėnėsit tė kapin mė lehtė konceptin ``Kohė'' dhe ``Hapėsirė''. Kėshtu zana Kohė u tregon si ka qenė jeta mė parė nė tregimin e mėsueses ``Koha tregon''. Ajo e bėn gjyshen e Bujarit tė re duke i kthyer vitet pas. Ajo bėn tė vijė pėrsėri vera kur kėtė e dėshiron Genti. Zana Hapėsirė i shpie fėmijėt nėpėr vende tė ndryshme ku ata dėshirojnė: nė malet e larta tė Shqipėrisė, nė plazhin e Durrėsit, nė pyll, nė Hėnė dhe pėrqark Diellit etj. Abetarja siguron lidhje tė shumta me letėrsinė. Pjesėt e leximit qė figurojnė nė abetare janė shumė afėr letėrsisė sė mirėfilltė fėminore dhe nuk shėrbejnė thjesht pėr t'u ushtruar nė lexim. Abetarja ka poezi, pėrralla, tregime, si dhe pjesė nga krijimtaria folklorike. Kjo abetare siguron lidhjen me matematikėn. Disa herė nxėnėsit i duhet tė numėrojė, tė krahasojė, tė qarkojė bashkėsi tė caktuara, tė klasifikojė apo tė plotėsojė tabela. Kjo abetare shquhet veēanėrisht pėr mundėsitė qė u jep nxėnėsve qė qė nė hapat e para nė mėnyrėn mė tė thjeshtė tė mundshme tė marrin njohuri nga historia, gjeografia, etnologjia e Shqipėrisė. Kėshtu nė pjesėn ``Atletėt nė garė'' emrat e vrapuesve janė emra mbretėrish ilirė, ndėrsa emrat e skuadrave tė tyre janė emra fisesh ilire. Nė pjesėn ``Shqipėria dhe shqiptarėt'' nxėnėsit mėsojnė dicka pėr emėrtimet e lashta tė Shqipėrisė , disa njohuri tė thjeshta gjeografike pėr relievin e Shqipėrsiė, pėr malet, liqenet, detet e saj. Gjithashtu nė kėtė pjesė nxėnėsit mėsojnė edhe pėr dy nga karakteristikat e karakterit tė shqiptarėve qė janė bujaria dhe besa. Nė pjesėn ``Flamuri i Shqipėrisė'' nxėnėsit krahas fotografisė shumė tė bukur qė paraqet dy nxėnės tė vegjėl me flamur nė dorė njohin mė shumė flamurin tonė dhe simbolikėn qė kanė dy shqiponjat qė rrinė pėrbri njėra-tjetrės. Fotografitė e shumta, shumė tė bukura dhe tė shtypura me mjaft cilėsi, tė realizuara nga fotografėt e shquar Kadri e Denis Mani, me pamje nga Shqipėria si nga alpet, Tirana, Dajti, Prishtina, Prizreni, Shkodra, Korēa, Gjirokastra, Lura, Thethi, Pėrmeti, Gjirokastra, Vlora, Saranda, Kruja, Berati etj. i sigurojnė fėmijės sė vogėl mbresa tė pashlyeshme pėr bukuritė e rralla tė pejsazhit tė Shqipėrisė dhe sigurisht qė do tė ushqejnė tek ai dashurinė pėr atdheun. Abetarja siguron lidhje tė fuqishme me lėndėn e muzikės. Abetarja shoqėrohet me tri kaseta tė cilat pėrmbajnė 37 kėngė. Njė nga kėto kėngė i kushtohet Abetares. Kjo kėngė ėshtė shkruar nga Xhevahir Spahiu dhe melodia ėshtė kompozuar nga Ardian Hila. Edhe kėngėt e tjera janė tė kompozuara nga Ardian Hila, ndėrsa tekstet e tyre janė shkruar nga ``Mėsuesi i merituar'' Sitki Spahia i cili njeh shumė mirė psikologjinė e fėmijėve tė kėsaj moshe. Nė kaseta figurojnė tė lexuara bukur nga aktore tė shquara dhe tė shoqėruara me sfond muzikor nga pjesė tė Richard Clayderman tė gjitha tekstet e rubrikės ``Teksti'' tė abetares. Njė gjė e tillė ngjall mė shumė dėshirėn e nxėnėsit pėr leximin e bukur dhe shprehės. Kėtu nxėnėsi do tė hedhė hapat e para tė recitimit. Lidhjet e nxėnėsit me pikturėn sigurohen nėpėrmjet ushtrimeve tė shumta qė kėrkojnė herė tė vizatohet njė objekt e herė tė ngjyroset, si edhe nga ilustrimet e shumta tė bukura qė figurojnė nė abetare tė realizuara me aq mjeshtėri prej njėrės nga ilustratoret mė tė mira tė Shqipėrisė Xhilda Palokės. Abetarja, kryesisht nėpėrmjet tregimeve, shėrben pėr edukimin e shėndoshė qytetar tė fėmijėve. Lojrat e shumta i japin karakter argėtues mėsimit dhe shmangin deri nė njė farė mase lodhjen qė krijon detyra e vėshtirė e tė mėsuarit tė leximit dhe tė shkrimit. ē. Abetarja ėshtė libri i parė qė paraqit natyrėn e shkollės. Duke qenė se ka njė rol tė tillė, ajo duhet tė jetė sa mė e bukur, tėrheqėse e argėtuese qė ta mbushė fėmijėn plot me gėzim pėr faktin qė ka ardhur nė shkollė apo qė po mėson tė lexojė e shkruajė shqip. Tipare tė tilla i gėzon abetarja e shkollės ``Udha e shkronjave'' d. Abetarja ėshtė mjeti me tė cilėn ne i zhvillojmė fėmijės identitetin shqiptar. Si e tillė, ajo duhet tė lidhė fėmijėn me vendin e vet, Shqipėrinė, me historinė, gjeografinė e me kulturėn shqiptare nė pėrgjithėsi. Njė gjė tė tillė ėshtė munduar tė realizojė abetarja e shkollės ``Udha e shkronjave''. Nė kohėn, kur ,siē thuhet nga njė burim i pavarur, rreth 30 % e tė emigruarve nga Shqipėria paraqesin vėshtirėsi serioze nė zotėrimin e shqipes, abetarja e shkollės ``Udha e shkronjave'' merr pėrsipėr tė ndalė sadopak kėtė rėnie tė pėrvetėsimit tė gjuhės shqipe nga ana e fėmijėve shqiptarė. Dihen mungesat e organizimit tė shkollimit tė shqiptarėve jashtė atdheut. Pėr t'iu pėrgjigjur kėtij realiteti abetarja qė u paraqesim bashkėatdhetarėve ėshtė e shoqėruar me tekstin udhėzues pėr mėsimin e abetares. Ky libėr mund tė pėrdoret fare mirė nga prindėrit pėr tė mėsuar fėmijėt e tyre. Ai pėrmban metodikėn e pėrdorur nė abetare, planin mėsimor tė ndarė nė 340 orė mėsimore tė vlefshme pėr 34 javė mėsimore, plan-ditaret, standartet e lexim-shkrimit, nėntė teste, si dhe udhėzime pėr vlerėsimin e nxėnėsve. Duke qėnė se sqarimet metodike do ta lodhnin lexuesin qė shpesh nuk ėshtė kopetent, po u paraqesim shkurtimisht thelbin e ndryshimit tė abetares sė shkollės ``Udha e shkronjave'' nga pararendėset e saj. Abetaret e mėparshme kanė synuar thjeshtėsinė duke mos pėrballuar vėshtirėsitė reale tė leximit dhe duke ia faturuar kėto vėshtirėsi punės suplementare tė mėsuesve. Kėshtu nė to nuk figurojnė njė pjesė e mirė e rrokjeve tė vėshtira tė gjuhės shqipe. Fjalėt qė kanė kėto rrokje nuk janė mė objekt studimi i ndonjė lėnde qė vjen mė pas. Abetarja qė u paraqesim ka njė ngarkesė mė tė lartė mėsimore pėr shkak se nuk i shmanget detyrave reale qė janė tė mėsuarit e teknikės sė leximit dhe shkrimit tė tė shumicės sė fjalėve me rrokje tė vėshtira. Analiza nė abetaren e shkollės ``Udha e shkronjave'' nuk fillon nga fjalia, por nga teksti. Kujdesi pėr ēdo nivel tė analizės ėshtė mjaft i madh. Rubrikat kryesore tė kėsaj abetareje siē janė ``Tingulli, shkronja'', ``Rrokja'', ``Fjala'', ``Fjalia, teksti'' trajtohen me kujdes tė barabartė dhe kanė ushtrime tė shumta. Sqarime tė mėtejshme pėr metodikėn dhe tė rejat e kėsaj abetareje lexuesi i interesuar mund tė gjejė nė librin udhėzues pėr mėsimin e abetares qė shoqėron cdo komplet. Abetarja ``Udha e shkronjave'' ėshtė fryt i njė bashkėpunimi tė gjerė. Numri i atyre qė kanė kontribuar pėr kėtė abetare shkon deri nė 20 vetė. Bashkėpunėtorėt e kėsaj abetareje janė emra tė shquar nė fushat pėrkatėse. Dua tė falenderoj nė mėnyrė tė veēantė mėsuesin e nderuar zotin Iljaz Larashi, i cili pa u lodhur ka mbikqyrur punėn pėr pėrgatitjen e abetares nė ēdo hap tė saj. Ai gjithashtu ka dhėnė ndihmesė tė shquar pėr formulimin letrar tė teksteve tė kėsaj abetareje si dhe nė redaktimin e pėrgjithshėm tė tij. Falenderoj gjithashtu ``Mėsuesin e merituar'' zotin Sitki Spahia, i cili e pajisi abetaren me vjershat pėr ēdo shkronjė, vjersha qė i japin njė bukuri tė veēantė kėsaj abetareje, pasi janė shumė tė bukura dhe shumė metodike. Gjithashtu zoti Sitki Spahia ka dhėnė ndihmesė edhe pėr hartimin e disa prej teksteve tė kėsaj abetareje. Falenderoj nė mėnyrė tė veēantė zonjėn Xhilda Paloka (Tupja) e cila me pėrkushtim dhe talent tė rrallė u dha jetė nėpėrmjet ilustrimeve shumė tė bukura personazheve tė tregimeve tona. Falenderoj zotin Ardjan Hila i cili nė kohėn rekord bėri njė punė mjaft cilėsore duke pėrgatitur 11 kėngė dhe sfondin muzikor pėr kėngėt e tipit ``rap'' tė 26 kėngėve tė tjera tė cilat mund tė quhen edhe recitime ritmike. Kėnga e abetares , vargjet e tė cilės janė shkruar nga poeti ynė i shquar Xhevahir Spahiu, dhe kompozuar me njė dashuri tė rrallė nga Ardjan Hila do tė mbetet me siguri pėr shumė kohė nė fondin e artė tė kėngės pėr fėmijė. Dua tė falenderoj kėtu Klaudian dhe Almėn, aktore tė Teatrit tė Kukullave Tiranė, tė cilat lexuan bukur tė gjitha pjesėt e abetares, Armando Llanajn qė realizoi faqosjen e tekstit tė abetares, zotin Agron Hasanajn qė faqosi fletoret e modeluara dhe skicoi kapakėt e fletoreve dhe tė librit udhėzues, punė e cila nuk ishte dhe aq e lehtė. Njė falenderim nga zemra pėr kompleksin e mrekullueshėm tė fėmijėve Megi, Enia, Xhino, Xhesi dhe Xheni qė pėr njė muaj u pėrgatitėn ditė pėr ditė me njė dėshirė tė madhe pėr tė dhėnė diēka tė bukur. Gjithashtu falenderoj mėsuesin e duruar tė muzikės zotin Bato Gashi, i cili pėrgatiti kompleksin pėr regjistrim. Kapaku i librit tė abetares duket se nuk bėnte tė pėrgatitej nga dikush tjetėr pėrveēse piktorit tė shquar nė fushėn e ilustrimeve zotit Llazar Taēit. Ai ka njė pėrvojė tė madhe nė kėtė fushė dhe ne i jemi shumė mirėnjohės atij pėr njė kapak i cili ka njė koncetrim tė madh mendimi. Abetaren e kanė zbukurar mjaft fotografitė e Kadri dhe Denis Manit me pamje nga Shqipėria. Kėta dy fotografė zotėrojnė ndoshta numrin mė tė madh tė kartolinave me pamje nga Shqipėria. Natyrisht abetarja nuk mund tė dilte cilėsore nė qoftė se para botimit nuk do tė kishte patur oponencėn e saj. Si oponencė e kėsaj abetareje kanė shėrbyer vėrejtjet dhe sygjerimet e kolektivit tė mėsuesve tė ciklit tė ulėt tė shkollės tetėvjecare private ``Udha e shkronjave''. Kėtu do tė pėrmend mėsueset Lefteri Joro, disa herė e dekoruar me urdhra e medalje pėr punė tė shkėlqyer nė qytetin e Korcės, Filloreta Stojėn, dekoruar me titullin e lartė ``Mėsuese e merituar'' nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, Parashqevi Gjikėn, Vera Dibrėn, Karmelina Mikelin, Kaje Dacin, Shpresa Mehmetin, tė tėra mėsuese tė vjetra e me pėrvojė tė gjatė pune nė ciklin e ulėt. Sė fundi duhet tė themi diēka pėr cilėsinė e botimit. Kompleti i abetares ėshtė i pėrfshirė nė njė dosje tė fortė nė formė kuboidi dhe ėshtė i mbyllur nė celofan. Brenda kompletit gjendet abetarja me 240 faqe, libri udhėzues pėr mėsimin e abetares, dy fletore tė modeluara pėr mėsimin e shkronjave tė dorės, dy fletore diktimi shumė tė domosdoshme pėr faktin se vijėzimi i fletoreve tė modeluara ėshtė krejt i veēantė, si edhe tri kaseta qė pėrmbajnė 37 kėngėt si dhe tė gjitha pjesėt e abetares tė lexuara nga aktore.

  6. #6
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,799
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Tani njė lajm pėr abetaret:


    Vendoset botimi i abetares sė Kol Xhumarit. Pėrfundimet e testimit kishin caktuar atė tė Rrokajt

    ABC-ja, jo "Shkronjė pėr shkronjė"



    Ministri i Arsimit: Abetarja e autorėve Rrokaj e Gjokutaj nuk ishte e plotė

    Denisa Xhoga
    Olsi Kolami


    Vetėm disa ditė para botimit hidhen poshtė rezultatet e testimeve tė abetares "Shkronjė pas shkronjė", me autorė Mimoza Gjokutaj dhe Shezai Rrokaj, ndėrsa do tė botohet abetarja e Kol Xhumarit. Historia e abetares ka nisur njė vit mė parė. Pas urdhrit tė Ministrisė sė Arsimit u shpall konkursi pėr hartimin e abetares sė njehsuar. Kjo pėr dy arsye, se abetarja ekzistuese me autor Xhumarin, kishte 40 vjet qė pėrdorej. Ajo duhej rinovuar dhe u kėrkua njė abetare mbarėshqiptare, qė do tė pėrdorej si brenda kufijve dhe nė Kosovė, Maqedoni, diasporė.

    Konkursi

    Nė konkurs u paraqitėn 11 abetare me autorė nga Shqipėria dhe nga Kosova. Komisioni shpalli vetėm dy fitues, abetaren me autorė Rrokaj dhe Gjokutaj, si dhe variantin e ripunuar tė abetares sė Xhumarit. Njė vlerėsim i parakohshėm u dha nga ish-ministri Ruka vitin e kaluar, se abetarja "Shkronjė pas shkronje", ėshtė abetarja e sė ardhmes. Me urdhėr tė Ministrisė sė Arsimit nisi eksperimentimi i dy abetareve nė 80 shkolla. Para eksperimentit u trajnuan mėsuesit dhe inspektorėt pėr mėnyrėn se si do tė trajtohej abetarja. U ngrit njė grup pune kryesuar nga Eduart Osmani, drejtor i arsimit 8-vjeēar nė Ministrinė e Arsimit dhe specialistė tė fushės, si : Sali Hamzai, inspektor, Shefik Osmani dhe dy punonjės tė Institutit Pedagogjik. Pėrfundimet e rezultatit tė testimit u bėnė publike para medias dhe inspektorėt e rretheve vlerėsuan nė masėn 94 pėr qind tekstin Gjokutaj-Rrokaj dhe 6 pėr qind tekstin Xhumari. Cilėsia teknike u vlerėsua 59 pėr qind pėr abetaren Gjokutaj-Rrokaj dhe 41 pėr qind pėr Xhumarin. "Sipas mėnyrės sė konceptimit dhe cilėsisė nga bisedat dhe rezultati i testit ministri Memushi ishte plotėsisht i mendimit qė tė kalonte pėr botim varianti i abetares "Shkronjė pas shkronje". Por pak ditė para zhvillimit tė tenderave kjo abetare rrėzohet",-thotė Shezai Rrokaj, shef i departamentit tė gjuhėsisė nė Fakultetin Histori - Filologji.

    Testimi njėvjeēar

    Arsyet e paraqitura nga ministria, ishin se abetarja e re nuk ka leximin, ushtrimet gjuhėsore dhe nuk ka tekstin pėr mėsuesin. "Ne nuk konkurruam pėr leximin dhe tekstin pėr mėsuesin, por vetėm pėr abetaren. Megjithatė nė kohė rekord pėrgatitėm dhe shtypėm nė Shtėpinė Botuese tė Librit Shkollor tekstin e leximit dhe vetė shtėpia botuese pėr tė mos patur shpenzime ra dakort me ne qė tekstin e mėsuesit ta shtypte nė fashikuj. Ndėrsa abetarja Xhumari mbajti tekstin e vjetėr tė leximit dhe atė tė mėsuesit me pak ndryshime. Arsyeja tjetėr e dhėnė nga shtėpia botuese ėshtė kostoja e lartė pėr shumėfishimin e abetares sonė, e cila ėshtė 10 lekė mė tepėr pėr copė, pasi ka vizatime specifike",-shjegon Rrokaj. Me kėtė abetare kėtė vit mėsuan 2 500 nxėnės dhe 100 kopje u kėrkuan nga Kosova, (atje vazhdon tė pėrdoret abetarja e Qamil Batallit).

    Ministri i Arsimit

    "Abetaret e reja iu nėnshtruan konkursit dhe eksperimentit. Eksperimenti nuk ėshtė kryer nė kushte tė barabarta. Abetares sė Gjokutaj dhe Rrokaj, i kanė munguar gjatė ekperimentit : libri i mėsuesit, njė fletore pune dhe leximi. Ajo ka edhe mjaft probleme teknike nė pėrmbajtje dhe probleme gjyqėsore, pėr autorėsi. Abetarja e Xhumarit, u eksperimentua e plotė dhe nuk i mungoi asgjė. Komisioni qė shqyrtoi eksperimentin rekomandon dhe nuk merr vendim. Abetarja e Xhumarit, ėshtė rikonceptuar 12 vjet mė parė. Varianti i eksperimentuar ishte ripunim nė masėn 20 pėr qind. Ky autor (Xhumari) ėshtė unikal nė Shqipėri si specialist i abetares. Nė abetaren e tij, ka mbi 40 vjet qė mėsohet ABC-ja. Kanė mbetur ende tė errėta disa pyetje : Pse duhet tė kemi dy abetare ? Pse lind nevoja pėr tė shpallur njė konkurs pėr abetaren ? Sa u realizua konkurrimi mbarėkombėtar pėr abetaren ? Sė fundi, akti tjetėr ligjor qė do tė lejonte zbatimin masiv tė teksteve alternative mungon. Po edhe po tė ishte, a duhej filluar me abetaren",-tha ministri i Arsimit Luan Memushi.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-12-2009
    Postime
    16
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kam punuar me abetaret tona pra me abetaren e Qamil Batallit,por para 5 viteve mė erdhi nė dorė abetarja Udha e shkronjave komplet me kasata ,fletore pune ,udhėzuesin ,dhe mbeta e impresionuar ,Abetare qė tė ofron kėnaqėsi. Vendosa dhe fillova tė punoj me kėtė abetare.Sukseset nuk munguan .Fėmijtė kėnaqeshin duke i mėsuar kėngėn pėr shkrinjėn qė e zhvilloja e njėheritė mėsonin edhe shqiptimin e drejtė tė tingullit qė e zhvilloja.Edhe sot e kam atė abetare e ruaj dhe e pėrdori nė shumė raste edhepse punoj me abetaren e re te Kosovės tė Agim Devės qė poashtu ka material tė bollshėm. Megjithate abetarja"Udha e shkronjave"mbetet tek unė si diēka e veēantė.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-03-2003
    Mosha
    58
    Postime
    7,668
    Faleminderit
    2
    5 falenderime nė 5 postime
    Ah dija-ylli, ē'mė ke kthyer prapa nja 7-8 vjet, pikėrisht nė vitin shkollor 2002/2003, kur duke iu falėnderuar Kryqit tė Kuq Danez u siguruam fėmijėve tanė librin e abetares "Udha e shkronjave". Pėr kėtė libėr aso kohe Qendra e Refugjatėve ka paguar 45 marka. Pra nxėnėsit nė Danimarkė e kanė pasur nė dorė kėtė libėr para moshatrėve tė tyre nė Kosovė. Po pėr historinė e shkollės shqipe nė Danimarkė jam duke pėrgatitur njė libėr "Shkolla shqipe nė Danimarkė 1999 - 2003"

    Ja pėr ju po sjell kėngėn e abetares nė origjinal (ashtu siē e ka shkruar shkrimtari ) edhe tekstin e pėrpunuar si kėngė.

    Kėnga e Abetares
    (teksti origjinal)

    Abetare, Abetare
    Sillma diellin nė dritare!

    Lehtė, lehtė e bukur, bukur,
    Dora ime sa e lumtur:
    Hap njė faqe kthen njė fletė,
    Nėpėr shkronja- bota vetė.

    Rjedh nė fjalė plot kumbim
    Gjuhė e lashtė e vendit tim.

    Me ty mendjen lartėsoj,
    Me ty zemrėn e gėzoj,
    Bėhem zog e fluturoj.

    Abetare, Abetare
    Ti je dielli nė dritare!

    Xhevair Spahiu





    ( teksti i kėngės )

    Lehtė, lehtė e bukur, bukur,
    Dora ime sa e lumtur:
    Hap njė faqe kthen njė fletė,
    Nėpėr shkronja- bota vetė.

    Me ty mendjen lartėsoj,
    Me ty zemrėn e gėzoj,
    Bėhem zog e fluturoj

    Abetare...

    Lehtė, lehtė e bukur, bukur,
    Dora ime sa e lumtur:
    Hap njė faqe kthen njė fletė,
    Nėpėr shkronja- bota vetė.

    Me ty mendjen lartėsoj,
    Me ty zemrėn e gėzoj,
    Bėhem zog e fluturoj

    Abetare...
    Abetare, Abetare
    Sillma diellin nė dritare!
    Rjedh nė fjalė plot kumbim
    Gjuhė e lashtė e vendit tim.

    Abetare, Abetare
    Sillma diellin nė dritare!
    Rjedh nė fjalė plot kumbim
    Gjuhė e lashtė e vendit tim.


    Lehtė, lehtė e bukur, bukur,
    Dora ime sa e lumtur:
    Hap njė faqe kthen njė fletė,
    Nėpėr shkronja- bota vetė.

    Me ty mendjen lartėsoj,
    Me ty zemrėn e gėzoj,
    Bėhem zog e fluturoj

    Abetare...

    Lehtė, lehtė e bukur, bukur,
    Dora ime sa e lumtur:
    Hap njė faqe kthen njė fletė,
    Nėpėr shkronja- bota vetė.

    Me ty mendjen lartėsoj,
    Me ty zemrėn e gėzoj,
    Bėhem zog e fluturoj

    Abetare...
    Abetare, Abetare
    Sillma diellin nė dritare!
    Rjedh nė fjalė plot kumbim
    Gjuhė e lashtė e vendit tim.

    Abetare, Abetare
    Sillma diellin nė dritare!
    Rjedh nė fjalė plot kumbim
    Gjuhė e lashtė e vendit tim.

    Abetare, Abetare
    Sillma diellin nė dritare!
    Rjedh nė fjalė plot kumbim
    Gjuhė e lashtė e vendit tim.
    Abetare, Abetare
    Sillma diellin nė dritare!
    Rjedh nė fjalė plot kumbim
    Gjuhė e lashtė e vendit tim.

    Abetare, Abetare
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga projekti21_dk : 22-01-2010 mė 13:25

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-02-2010
    Postime
    6
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    abetarja e par shqipe

    nese nuk e kam gabim abetarja e par shqipe esht botuar nga NAUM VEQILHARXHI ajo ka pasur 33 shkronja

  10. #10
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,702
    Faleminderit
    10
    50 falenderime nė 35 postime

    nese ka gje...

    nese ka gje qe eshte bere pershesh eshte abetarja e klases se pare..ne asnje shkolle nuk gjen te njejten abetare...ministri arsimi i thenqin...devijon nga ana e atyre qe ju japin para dhe vendosin per cilen abetare ....keshtu ndodh kur shkaterruan njerin nga institutin me ne fame ne shqiperi siq ishte instituti i studimeve pedagogjike qe ishte pergjegjesi kryesore ne hartimin e teksteve shkollore...dhe sot koshdo mund te beje nje tekst per te marre parate....pak kush e vret trurin tek cilesia e tyre...se mos ka cilesi tjeterkund..mish mash....

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 19:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 10:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •