Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 31 prej 31
  1. #21
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,920
    Faleminderit
    89
    95 falenderime nė 78 postime
    Faleminderit per fjalet e mira. Respektet e mia gjithashtu per dashamiresine dhe bonsensin tuaj ne diskutimet e ndryshme ne forum.

    Poeti Koēi Petrit ka vertet nje lirike te mrekullueshme qe lexohet dhe ri-lexohet perhere me kenaqesi.

    Tėmthat mė rrahin

    Tėmthat mė rrahin
    zemra mė digjet
    dua njė shekull tė rroj
    e larg n'u largofsh si ujrat nga brigjet
    prapė mė dhimbsesh njėsoj

    Ē'rėntė mbi mua
    ē'rrjedhtė nėn mua
    rrjedhtė e mė ktheftė tek ti
    unė ē'njeri duhet dashur e dua
    ty sa njėqind dashuri

    Ē'flasim kėshtu
    ē'heshtim kėshtu
    vallė nė ē'ujra po zhytem
    ulur nė ēipin e syve tė tu
    lermė tė pi e tė mbytem!

    Lermė tė pi
    lermė tė hesht
    zemra pėr zemėr tė digjet
    shekullin tim le ta ngrysja kaq thjesht
    n'ujrat ku lozin gjith' brigjet...

    Tėmthat mė rrahin, zemra mė digjet
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #22
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,920
    Faleminderit
    89
    95 falenderime nė 78 postime
    Letėr 2

    Kam ndėnjur vonė pėr ty, po rri dhe sonte.
    Me ē’brejtės t’eshtrėn zemėr tė ta brej?
    S’kam dashur qė keqardhje tė tė zgjonte
    Njė dobėsi qė tjetrit ia urrej

    Ē’tė derdh nė varg dėnesje shpirtsėmuri
    kur ty zjarrminė e mallit s’ta ndez dot
    Me ē’zog vajtues qan njė dhimbje burri
    Tė ndjellė midis lotit, pika lot?

    Po flas dhe hesht, po hesht dhe flas kaq mbytur
    Por kot. Ti s’ndien as mall, as ngashėrim,
    E nuk e di me ē’xhinde jam pėrfytur
    Tė fsheh ē’mė bren pėrbrėnda burgut tim

    12 shtator 1962


    ***

    Unė mund tė them njė tė vėrtetė
    Tė tjerat mund t’i fsheh
    Ne shumė mburremi ndaj botės
    Por bota pėr asgjė s’na njeh

    Prandaj nė kėtė natė t’errėt ēmoj
    Nga gjithēka mė tepėr tė vetmuarit
    Qė pyesin shpesh veteveten : “Pėrse rroj
    kur flenė budallenjtė dhe tė zgjuarit?”
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,381
    Faleminderit
    39
    30 falenderime nė 21 postime
    dikur i lexoja poezite e koci petritit.. dhe kisha ven re dicka..

    e perdorte ne fillim te vargut.. shpesh.. lidhsen "dhe"..

    dhe keshtu
    dhe ashtu
    dhe.. etjetj..

    rastesisht vite me pare.. ndaloj ne librazhd e ulem ne kafene te turizmit..
    u bene nja 3-4 vete ne tavoline kur vjen koci petriti dhe ata e ftojne te ulet..
    dukesh qe njiheshin prej shum kohesh..

    filluan muhabetet e un po degjoja..
    ne nje moment i them koci petritit pak si menjane..
    kam pershtypje profesor koci.. se ju perdorni shum dhe-ne ne poezi..
    mbeti nje cast..me pa mire e me tha..
    -dhe-ja tha shkon ne poezine shqipe.. e nuk ja humb tha bukurine..

    tani lexoj poezite qe ka sjelle shigjeta e nuk po shoh poezi me "dhe"..

    si shpjegonet qo.. lol..



    eshte vertet poet i lindur..
    urime..


    ..

  4. #24
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,098
    Faleminderit
    1
    30 falenderime nė 29 postime
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    dikur i lexoja poezite e koci petritit.. dhe kisha ven re dicka..

    e perdorte ne fillim te vargut.. shpesh.. lidhsen "dhe"..

    dhe keshtu
    dhe ashtu
    dhe.. etjetj..

    rastesisht vite me pare.. ndaloj ne librazhd e ulem ne kafene te turizmit..
    u bene nja 3-4 vete ne tavoline kur vjen koci petriti dhe ata e ftojne te ulet..
    dukesh qe njiheshin prej shum kohesh..

    filluan muhabetet e un po degjoja..
    ne nje moment i them koci petritit pak si menjane..
    kam pershtypje profesor koci.. se ju perdorni shum dhe-ne ne poezi..
    mbeti nje cast..me pa mire e me tha..
    -dhe-ja tha shkon ne poezine shqipe.. e nuk ja humb tha bukurine..

    tani lexoj poezite qe ka sjelle shigjeta e nuk po shoh poezi me "dhe"..

    si shpjegonet qo.. lol..



    eshte vertet poet i lindur..
    urime..


    ..
    Brari ke bere shume mire qe ke botuar poezi nga Koēi Petriti .Eshte nje poet i madh dhe une e kam shume per zemer me ēlodhin poezite e tij.Ka lirika shum te bukura,vargjet e tija me duken si kur vallzojne ne mendjen time kur i lexoj.Keta e meritojne titullin poet.

  5. #25
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,920
    Faleminderit
    89
    95 falenderime nė 78 postime
    Lirike e fjaleve te perseritura

    Ai ia prek floket dhe ia ngaterron neper gishta
    ajo nje kopse te kemishes ia shtyp me thua
    vesa pikezon mbi lirishta
    shelgjet rrine varur mbi perrua.

    E marr me mend c'i peshperit ai tani
    e c'mermerin ajo ne kete ore te vone
    Sa te tjere i kane thene keto fjale
    e sa te tjere do t'i thone e do t'i thone...

    Dhe asgje s'perseritet, te asnje vajze e asnje djale,
    ne vitet qe vijne, te trazuar apo te qete
    Mjere ai qe s'i ka thene dikujt te tilla fjale
    fjale qe thuhen vetem njehere ne jete!


    Pershkrim mengjesi

    Kam dale qe me nate te ballkoni
    e shoh ne Lindje qiellin permbi mal,
    atje ku dielli lind - ngjyrelimoni,
    qendisur rreth me fasha portokall.

    E pastert kup' e kaltert, e panjolle,
    si faqe vajze trembedhjete vjete,
    e mjegulla perhapur fjolle fjolle,
    gremisur, grisur, hon me hon humbet.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    4,964
    Faleminderit
    12
    32 falenderime nė 27 postime
    Eh...Keto poezi aq te bukura! Kush i lexon dhe nuk gjen copeza jete ne to nga e veta.
    Profesor Kociu eshte i paharruar per mua.N.q.se e dua letersine dhe poezine eshte merite e profesorit tim te dashur te gjimnazit,besoj se ai qytet ishte nje 'Muze' shume i mire per te.Respekte per profesorin.

    P.s.Falemonderit Shigjete per kenaqesine qe na dhuroni nepermjet zgjedhjeve perfekte qe beni.Pranvera Korce.

  7. #27
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,920
    Faleminderit
    89
    95 falenderime nė 78 postime
    Dashuri pa censurė nė lirikat e Koēi Petritit

    Herė pas here kam dėgjuar ndonjėrin tė deklarojė se poezia shqipe paska arritur nivelet mė tė larta tė poezisė evropiane dhe botėrore. E keqja nuk qėndron te kėto deklarata nė vetvete, tė cilat u ngjajnė kapsollave qė shpėrthejnė fėmijėt nė rrugė nė prag tė Vitit tė Ri, por te fakti se autorėt e tyre nuk marrin mundimin tė bėjnė kurrfarė analize, tė sjellin qoftė edhe njė argument tė vetėm pėr tė mbėshtetur mėtimet e tyre. Ata pandehin se duhet t’i pranojmė nė mėnyrė tė padiskutueshme deklaratat e tyre, sikur ato tė qenė fjalė hyjnore, ose dekrete sulltanore… Pėr tė mos u ngjarė kėtyre individėve tė papėrgjegjshėm e vanitozė, unė do tė pėrpiqem qė pėrfundimet e mia t’i nxjerr nga analiza konkrete krahasimtare dhe t’i mbėshtes me argumente teorike tė marra nga studiues tė njohur tė poezisė evropiane.
    * * *
    Nė rrafshin substancial, lirika e Koēi Petritit ka ngjashmėri me lirikėn e Artur Rembosė. Jean-Pierre Richard-i shkruan: “Atėhere metamorfoza pėrfundon nė njė pėrzierje tė jetės e tė materies; ajo merr trajtėn e njė ekstaze tė pėrshkueshmėrisė kozmike; vė nė dukje pėrmbushjen e parė tė asaj force qė nė virtualitetin e saj, nė veprėn e Rembosė quhet rini, kurse nė veprimtarinė e saj quhet dashuri”. Duke pėrqasur lirikėn e Rembosė dhe atė tė Petritit, del se qė nė krijimet e tyre tė hershme mbizotėron tema e dashurisė. Jo vetėm studiuesit, por edhe lexuesit tė thjeshtė i bie nė sy menjėherė numri i madh i poemave me motive erotike nė pėrmbledhjen “Lirikat e majit”, botuar mė 1962, apo nė vėllimin e zgjedhur, titulluar “Lirika”, botuar mė 2010. Nė mėnyrė tė sintetizuar kėtė e dėshmojnė kėto vargje:
    Si tė tė nxjerr prej vjershave tė mia,/ ku ti hajdutėrisht s’ke hyrė,
    Si n’ atė shtrat, ku t’ iku ēupėria,/ tė dilje s’deshe e tjetra tė pat shtyrė?
    Si tė tė nxjerr, ti hyre gjer nė ēmendje,/ Pa ty mė mbeten vjershat krejt gėrmadha
    E s’di se si je shndrruar nė njė dhembje,/ e drithmė e klithmė veshur me tė bardha,
    E veshur me tė bardha e lule molle, nėn lule molle lot njė lojė zjarri,
    Mes pemėve degėmbyllur si kasolle,/ sėrish tė shkoj mbi buzė njė fill bari
    E muzg i trėndafiltė e unė pa mendje,/ tė zhvesh si degėz shelgu lakuriq
    E ti, si pėr ta fshehur zhveshjen tėnde,/ fshan: “ah, ju djemtė ē’ jeni kaq tė liq!”
    Duke e thelluar mė tej analizėn e tij J.- P. Richard-i shton: “Krijimet e para tė Rembosė provojnė qenėsisht se nė rini ai ėshtė marrė vetėm me dashurinė, me kėrkimin dhe shprehjen e njė farė ekstaze trupore. Tė mbushura me obsesionet e pubesencės, tė fryrjes, tė bymimit, apo tė vėrshimit, duket sheshit se poezitė pėrshkohen nga “kuqėrrimet e hidhura tė dashurisė”. Nė radhė tė parė ato na interesojnė sepse nė kėto krijime dashuria mbėshtillet me hidhėrim, ngjyroset me qortim. Gjithēka ndodh sikur erotizmi tė mos pranohej ende, sikur mbi ‘tė tė rėndonte njė dėnim…” Dukuritė e mėsipėrme qė hasen si nė lirikėn e poetit francez, ashtu edhe nė lirikėn e poetit shqiptar, mund t’i ilustrojmė me shembuj tė shumtė tė marra nga krijimet e tyre. I tillė ėshtė ky pasazh nga poema “Motivet e qilimit” e Koēi Petritit::
    “E shtrydh ti gruan shpesh mbi shtrat/ e shpesh me epsh e shfrim,/ si dem qė zbret hyjnisht nga lart/ e ngjesh pėrmbi qilim./ E s’di: pėrmbys, a mbi kurriz,/ mbi shtrat, a mbi qilim,/ tėrbimi, a ledhatimi u ngjiz/ n’atė akt hyjnor sublim…”
    Adhurimi i trupit tė femrės si burim i epshit dhe i kėnaqėsisė erotike
    Nė lirikėn “Kushtuar muzikės” Artur Remboja shkruan:
    “Nuk them asnjė fjalė: prore i vėshtroj aty/ Qafat e tyre tė bardha, tė qėndisura prej cullufeve,/ Nėn korse dhe nėn stolitė e holla ndjek me sy/ Kurrizin hyjnor qė zė fill te lakorja e supeve./ Menjėherė ua heq botinėn, pastaj ua heq ēorapin…/
    Ua marr me mend trupin qė fėrgėllon nga zjarrmia./ Unė u dukem i ēuditshėm, me zė tė ulėt flasin…/ Te buzėt e tyre mbėrthehen fort dėshirat e mia.”
    Nė lirikėn “Ti hyre e rrije nė mėdyshje” Koēi Petriti shkruan:
    Ti hyre e rrije nė mėdyshje/ Aty nė prag tė derės,/ Siē hyn njė ēast njė dallėndyshe/ Mes dimrit dhe pranverės./ E ndėrsa heshtnim sy ndėr sy,/ As ngeshėm e as ngutur,
    Tė qe shkopsitur kopsa ty,/ Apo tė ish kėputur?/ Se kur vėshtroja pėrmbi gjinj,/
    Herė shtrembėr e herė drejt,/ S’di ē’nomatisa me gishtrinj/ E tė shkopsita krejt.
    Kur paraqesin trupin e femrės, poetėt veēojnė misėt e tij tė rrumbullt e tė kolmė, ata misė qė quhen edhe organe erogjene. Artur Rembo, “Nė kabarenė e gjelbėr”:
    “I lumtur i shtriva kėmbėt nėn tryezėn e blertė,/ Nė tapiceri sodita, pa u bėrė ngėrdhuza,/ Subjekte naive. Dhe qe kėnaqėsi e vėrtetė,/ Kur njė vajzė sisėfryrė, me sy si shpuza,/ Vajzė e tillė, qė njė puthje s’mund ta zmprapė,/ E hareshme ajo mė solli feta buke me gjalpė.”
    Koēi Petriti, “Bredh brenga e mbrėmjes”:
    “Bredh brenga e mbrėmjes, bryma brigjet zbardh,/ Ty tė buis mbi dy bumbeska i bryllėt gjiri/ e unė ndjej sikur nga gjithė ky mall i madh,/ Pėrbrenda mė vjen rreth njė gur mulliri./ Mbi ē’buzė bumbeskat-zogj ti po i ēuket,/ Kur mijėra zilka gjethesh troket plepi/ E natyra nxjerr nga xhepi i vet/ Hėnėn si pasqyrėz tualeti?”
    Femra ėshtė njė qenie plot trille dhe naze, bota e saj shpirtėrore nuk mund tė jetė gjithnjė nė unison me mashkullin. Artur Rembo, “Mbrėmja e parė”:
    “Shputat e vogla nėn kėmishė/ u tėrhoqėn: “Jepi fund sa mė parė!”/ Guximin e parė qė lejuar mė ish,/ gjasme e ndėshkonte qeshja e marrė.”
    Koēi Petriti, “Ti mė thėrret “:
    Ti mė thėrret e unė pas tė vij,/ si kureshtar pas njė ariu tė butė,/ po mos mendo ta quash dobėsi,/ qė qenkam kaq i bindur dhe i urtė./ E mos kujto qė kthehem lehtė i thyer,/ nga qė mė mund me naze, nur e trill./ Unė di dhe tė kafshoj si kalė i fyer,/ atje ku gjinjtė e bardhė zėnė fill.”
    Nė njė shoqėri tė mbushur me paragjykime, me ngjarje dramatike qė i tronditin fatet dhe shpirtrat e tė dashuruarve, shpeshherė dashuria ėshtė e kėrcėnuar, e dėnuar tė ketė njė fund tragjik. Artur Rembo, “Ofelia”:
    “Qiell, Dashuri, Liri! O Marroke e gjorė, ē’ ėndėrr mizore!/ Ti u trete nė tė si bora te zjarri nė vatėr;/ Ligjėrimin ta kėndirrėn vizionet e tyre madhėshtore,/ Pafundėsia e tmerrshme ta llahtarisi syrin e kaltėr.”
    Koēi Petriti, “Mali i Vashės”:
    “Ē’ vajzė mban mbi supe djali,/ ē’ plumb i ndoqi, ē’ gojė u shpifi,/ gjer e ngjiti majė mali,/ Hip e zbrit si gur Sizifi?/ Dhe e ngjiti dhe gajasi,/ Dhe gajasi e “oh!’ nuk nxori,/ Edhe zemra e vajzės plasi,/ mali nė njė varr i mori.”
    Atmosfera keqdashėse, apo e kobshme qė e rrethon dashurinė zė vend nė shumė krijime tė poetėve tė pėrqasur. Artur Rembo: “Ylli qau me lot tė trėndafiltė nė veshėt e tu si petale,/ nga zverku te balli pafundėsia rrodhi bardhėsi,/ deti sajoi perla tė kuqe nė sisėt e tua ngjyralle/ dhe tek ija jote sovrane burri pikoi gjak tė zi.”
    Koēi Petriti, “Gėrmadha”:
    Nga gjithēka qė thamė e bėmė njėherė,/ mbeti diēka qė as ti dot s’e urreve,/ Si trungu i djegur mbetur mbi humnerė,/ pas gjithė vetėtimave dhe rrufeve./
    E kjo diēka papritur qenka zgjuar,/ si bisk buisur sipėr shkrumbėrie./ O, s’paska asgjė mė tė trishtuar,/ se tė ringresh gėrmadha dashurie!”
    Duke vėnė nė dukje ngjashmėritė midis poetit francez dhe poetit shqiptar nuk dua tė arrij nė pėrfundimin se Koēi Petriti ėshtė Artur Remboja, sepse ēdo poet i vėrtetė ėshtė vetvetja. Veē kėsaj nuk dua t’u ngjaj atyre kuazistudiuesve qė kanė zbuluar nė Shqipėri me dhjetėra Artur Rembo, kur e gjora Francė ka vetėm njė!
    * * *
    Njė veēori e poezisė sė Koēi Petritit ėshtė karakteri i saj konkret. Kjo dukuri tė sjell ndėr mend poezinė e poetit belg Norzh (1898-1990), pėr tė cilin Jean Breton-i shkruan: “Tek ai ēdo fjalė ėshtė realitet, nuditet, fshat, shujtė, lodrim, ngjyrė. Ai nuk e njeh abstrakten.”. Pėr tė ilustruar veēorinė e lartpėrmendur, mund tė citoja disa lirika tė Koēi Petritit, por mjaftojnė kėto vargje nga poema “Njė tufėz bar”:
    Njė tufėz bar me brishtėsinė e barit,/ njė tufėz bar i butė si gėzof,/
    Ka mbirė ku shkel kėmba e kalimtarit/ dhe unė rri mendoj si filozof:
    Pa shih, kjo brishtėsi e butė/ asfaltin ēau dhe e shkelur pėrsėri,/
    Me ē’ primitivitet bėn luftė,/ apo pėr ē’ qytetėrim po bėhet fli?
    Dhe “Shkel shtėrgu”:
    Nė jonxhėn plot pleh kuajsh e kakėrdhish/ ka rėnė pėrsėdyti kosa,/
    Shkel shtėrgu bisht zhapinjsh e shtrat shtėrpinjsh/ e bėn tė heshtė pellgjeve bretkosa…
    * * *
    Shumė e dukshme ėshtė analogjia e lirikės sė Koēi Petritit me lirikėn e poetit danez Jens August Schade (1903), qė poeti dhe kritiku Jorgen Gustava Brandt e ka pėrcaktuar kėshtu: “Poezia e viteve ’20 e ’30 nuk mori pjesė nė analizėn shoqėrore tė mirėfilltė, tė cilėn e bėri njė numėr i madh veprash kritike nė prozėn e viteve ’30. Pėr shėmbėll, Jens August Schade e ilustron mirė kėtė rrymė. Gjatė gjithė kėsaj periudhe deri sot, poemat e tij janė njė suitė e gjatė imazhesh tė habitshme, qė flasin pėr takimin e shpirtrave nė kozmosin e pėrshkruar nga erotizmi, qė e ka shpikur, njė kozmos i pėrbėrė nga pjesė tė barabarta trupash qiellorė e trupash njerėzorė, me peizazhe tė fshatit danez dhe me peizazhe urbane.”
    Nga shembujt e shumtė qė mund tė sillja pėr tė vėrtetuar, se lirika e Koēi Petritit ka ecur nė drejtim tė kundėrt me poezinė shqiptare tė angazhuar tė viteve gjashtėdhjetė, po zgjedh kėtė strofė domethėnėse nga vjersha “Dėshirė”, qė datohet 19 tetor1963:
    …A bėn dhe ta mbushim ēdo varg britmė e hekur,/ Pa thėnė asgjė qė tė ngroh?
    O, zgjomuni tinguj, qė bardi s’u preku,/ Ta shkrij shpirtin tim nėpėr ‘to!
    Siē ndodh nė poezinė e poetit danez Schade, epiqendra e krijimtarisė sė poetit shqiptar ėshtė erotizmi. Kėtė e kam parashtruar nė studimin tim tė mėparshėm “Erotizmi nė lirikėn e Koēi Petritit”:
    “Rashė mė gjunjė veē nėn virgjėresha,/ Shpirtin nuk e shita me rrospi
    Dhe as hasmit tim nuk do t’ia desha,/ Tė mos binte dot nė dashuri.”
    “Unė kėshtu dimėroj gjer nė flirtet e vona,/ herė i rishuar, herė i rindezur sa mund./ Jam gati ēdonjė ta ridua, sikur tė ish vėrtet Dezdemona,/ pastaj ta harroj si njė libėr qė s’mund ta lexosh gjer nė fund…”
    Jorgen Gustava Brandt vazhdon mė tej: “Nė veprėn e Schades mund tė dallojmė analogji me ekspresionizmin dhe syrealizmin, por “shadizmi” me pikėpamjet e tij tė pazakonshme dhe me qėndrimin e tij naivist qė ėshtė edhe njėfarė panerotizmi, ėshtė zhvilluar gjatė disa dhjetėvjeēarėve sipas ligjėsive tė veta.”
    * * *
    Mėnyra se si ėshtė konceptuar dashuria nė lirikėn e Koēi Petritit, ka njė paralele tė qartė te poezia e poetit francez Jean Malrieu (1915-1976), ku dashuria lidhet me vazhdimėsinė e jetės njerėzore. Jean Breton-i saktėson: “Si te trubadurėt, marrėdhėniet e tij me tė dashurėn mbėshteten te respekti dhe te besnikėria; femra e dėshiruar simbolizon tokėn qė na ushqen, ndėrsa nga ēifti i ri do tė lindė njė qenie e re.” Pėrafėrsisht tė njėjtėn ide shpreh edhe Koēi Petriti nė lirikėn “Me mė tė bukurat”:
    Me mė tė bukurat kam bėrė dashuri,/ me mė Tė Bukurėn kam bėrė fėmijė./
    Shijova luleshtrydhje e kulumbri/ e vdekja kur tė dojė le tė vijė!”
    * * *
    Pėrsa i pėrket peizazhit dhe funksionit tė tij, lirika e Koēi Petritit ka analogji me lirikėn e poetit francez Yves Bonnefoy (1923), tė cilin kritiku Georges Poulet e analizon kėshtu: “Mund tė thuash se pak a shumė sipas mėnyrės sė Novalisit dhe tė romantikėve gjermanė, viset nuk paraqiten mė nga poeti si entitete tė vendosura nė jashtėsi, por, pasi kanė reshtur sė qeni tė lokalizuara jashtė mendimit, kanė fituar brenda kėtij tė fundit njė ekzistencė, qė ėshtė bėrė pothuaj tėrėsisht subjektive. Prapatoka bėhet njėsh me atė qė mund ta emėrtonim, duke i hequr ēdo kuptim pejorativ, prapa-mendim, sfond i mendimit. Gjatė zhvendosjeve tė tij, pa u lodhur, poeti i kėrkon kėto vise qė hapen para subjektivitetit dhe para imagjinares. Nėse ai udhėton e udhėton vazhdimisht, kėtė e bėn gjithnjė duke kėrkuar atė vend, qė do ta ndihmonte tė mbėrrinte te hapėsira e brendshme.”
    Prapatoka, sfondi i mendimit tė Koēi Petritit dhe nė pėrgjithėsi i poezisė sė tij mbeten peizazhet e Korēės, peizazhe tė fshatit dhe tė qytetit:
    1.
    Udhėve tė Korēės veē dėborė bie,/ jo s’qenka dėbora, po mall fėminie,/
    Sikur tė mos ishte kjo dėborė malli,/ Do tė isha i vdekur ndofta qė sė gjalli.
    2
    Ta ngrys nėn ledh nėn ethe e tė jem djali,/ Qė pret tė plasė nga pjekja i pari pjepėr,/
    Qė zė rosakė e gėrguj me kom kali/ E fllosh u lidh zhuzhakėve tė gjelbėr./
    I shtrirė pėrmbys lėndinėn duke ndukur,/ Me pjergull e prush pjeshkash mbi kurriz,/
    Kur tė kalojė kėtej kurbatka e bukur,/ T’u shtije kot laraskave me plis…
    3
    Braktis korije e vresht, qė im Atė i humbi,/ Drozela e ngjala e kopshtin e qershive,
    Nėn njė varg patash ardhur nga Danubi,/ Nė Korēė hyj si princ i poezive.
    * * *
    Nuk ka dyshim se analogjitė midis lirikės sė Koēi Petritit dhe lirikės sė disa poetėve evropianė qė m’u dha rasti t’i lexoja, nuk janė analogji gjenetike, domethėnė nuk janė rezultat i ndėrveprimit letrar, i ndikimeve tė drejtpėrdrejta, por ato janė analogji tipologjike. Nė pėrmbledhjen e tij me ese “Lulja saksifrazh”, poeti nobelist Octavio Paz thekson se ekzistojnė familje shkrimtarėsh, tė cilėt nuk i bashkojnė as gjaku, as gjeografia, por i bashkojnė shijet, parapėlqimet, obsesionet. Duke e shtjelluar mė tej kėtė shpjegim, ai shkruan: “Shijet, manierat, tendencat letrare asnjėherė nuk janė kombėtare. Stilet janė udhėtarė tė mėdhenj qė kalojnė nėpėr vende dhe imagjinata krijuese, ato e ndryshojnė gjeografinė letrare, si dhe ndjeshmėrinė e autorėve dhe tė lexuesve.”
    * * *
    Nė fund tė kėtij shqyrtimi tė shkurtėr, dua tė denoncoj mekanizmat shtetėrorė, tė cilėt e kanė pėr detyrė tė vlerėsojnė kontributet e shquara dhe krijuesit e tyre. Tė frymėzuara nga praktika tė politizuara, duke bėrė vlerėsime selektive, qė janė vetėm nė natyrėn e njė shteti totalitar, mekanizmat e njė shteti qė e quan veten demokratik, nuk e morėn mundimin ta vlerėsonin kontributin e rėndėsishėm tė pedagogut, tė studiuesit, tė historianit tė letėrsisė, tė kritikut dhe tė poetit tė mirėnjohur Koēi Petriti, me rastin e 70-vjetorit tė lindjes. Koha na ka mėsuar se asnjė periudhė qeverisjeje nuk i ka shpėtuar dot gjykimit tė historisė, e cila nuk do t’ia dijė fare pėr deklaratat e pushtetarėve, qė periudhėn e sundimit tė tyre e quajnė “tė lavdishme, madhėshtore, tė shkėlqyer!”

    ANTON PAPLEKA - Panorama
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #28
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,920
    Faleminderit
    89
    95 falenderime nė 78 postime
    Kush erdhi tė mė zgjonte

    Kush erdhi tė mė zgjonte qė me natė
    Si vajzėn qė tė fshehtat dot s'ia vjedhin,
    Duke spėrkatur mbi fytyrėn time
    Parfumin e njė dore tė panjohur;
    Mos ishte ndonjė ėndėrr e vonuar
    Qė lind nga ēasti i ėmbėl i sė djeshmes?

    Kush erdhi tė mė zgjonte qė mė natė
    Kur agun pres qė terrin tė shpėrndajė
    Dhe brishtėsinė e resė tė nuhas,
    Qė mbars hyjnisht tė lashtat dhe kullotat?

    Nga shelgjet kukurisje vajzash ndihen
    Mes llapashitje valėsh tretem, shkrihem
    Sikur tė ndiej fjalė tė misterta
    Jehonė e njė dėrgate tė panjohur.

    Kush erdhi tė mė zgjonte qė me natė
    Si robėrim i hirshėm i dy syve
    Qė shohin e puliten edhe dridhen
    Pėrcjellje e njė ndjenje drithėrimi
    Qė del nga gjoksi i brishtė qė s'di mburrje?
    …Qe shqetėsimi qė s'tė kam ty pranė…
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,063
    Faleminderit
    26
    10 falenderime nė 10 postime
    Me Kocin kam kaluar shume vite ne Librazhd.Eshte nje poet i vertete dhe shume i kendshem ne biseda te lira.
    I uroj jete te gjate dhe suksese te tjera ne krijimtari!

  10. #30
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,920
    Faleminderit
    89
    95 falenderime nė 78 postime
    O net spėrkaur me hėnė

    O net spėrkatur me hėnė,
    ē'mė sillni ndėr mendje kėshtu?
    Atė qė dikur e kam lėnė,
    Ndiej mall ta shtroj prapė mbi gju.

    Ta mbaj gjersa hėna tė zhduket,
    Nėn hundė tė plakut kukudh,
    Gishtėrinjtė t'ia lidh mbi balluket
    E ēipin e buzės t'ia puth.

    Ta shkund sipėr supeve lehtė
    Nga vesė e petale qershish,
    Nė ndarje me zė tė mistertė
    T'i them i dridhmuar: Tė vish!

    15 Maj 1962
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  11. #31
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,920
    Faleminderit
    89
    95 falenderime nė 78 postime

    Pėr: Koēi Petriti

    Lirika e majit

    Thonė maji qenka ēapkėn vetė,
    Thonė se nė maj as pleqtė s'kėrrusen,
    Ndaj i fsheh bilbilat nėpėr fletė,
    Tė pėrgjojnė ēiftet kur tė puthen...

    Thonė maji qenka ēapkėn vetė,
    Mik i kaltėr, shpend i hapėrsirės,
    Ndaj i niska vajzat larg me djemtė,
    E nėn shelgje i zhveshka pas dėshirės.

    Thonė maji qenka ēapkėn vetė,
    Nė parfum i derdh ėndrrat e tija,
    Ndaj ēdo zemėr nuk e lė tė qetė,
    Ndaj ēdo shpirt e shkund nga plogėshtia.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    Besoja (29-05-2014)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Kadri Hazbiu
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 17-09-2011, 09:09
  2. Veteranët e LANÇ-it: Mos na përzieni me ballistët në Muzeun Historik
    Nga karaburuni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 10-03-2006, 03:47
  3. Debati mbi Ditėn e Ēlirimit
    Nga dardajan nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 03:50
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-07-2003, 02:50
  5. Nano rikthen sigurimsat
    Nga Rycki2001 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 15:41

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •