Ka vite qe shqiptaret po kalojne nje periudhe tranzicioni qe duket sikur nuk do te mbaroje kurre.
Shqiptaret ne Republiken e Shqiperise per me teper se 10 vite po perjetojne nje metamorfoze dramatike, sado qe ishin paralajmeruar me pare.
Si ishin paralajmeruar?
Pas vitit 1991, gati te gjithe politikanet, organizmat qeveritare dhe jo qeveritare ne Bote na paralajmeruan qe ne do te perjetojme nje periudhe tranzicioni qe eshte e paevitueshme kur nderrohen sistemet.
Po si e parashikuan vete shqiptaret kete gje dhe cfare menduam ne nė lidhje me kete fakt?
A mendoni se kjo periudhe ishte me e ashper nga cfare u imagjinua, apo e kunderta?
Ne rast se mendoni qe kjo peridhe duket e pafund, cilat mendoni qe jane rruget per t'ja dale mbane?
Cilat jane shkaqet dhe pasojat e kesaj gjendjeje dhe cfare duhet te bejme ne per tu futur ne rrugen e zhvillimit dhe te perparimit?
Shqiptaret e Kosoves, kane me pak vite qe jane futur ne kete situate. Pas largimit te pushtuesit serb, atje nuk vonuan qe te shfaqeshin simptomat e semundjes se tranzicionit. Lufta e ashper dhe vrasjet politike e deshmojne me se miri kete gje.
Cfare duhet te bejne shqiptaret e Kosoves per ta kaluar me sa me pak thimbje kete periudhe?
Po shqiptaret e trojeve te tjera ne cfare stadi jane dhe cfare rrugesh duhet te ndjekin per te arritur ne qellimet e tyre?
Krijoni Kontakt