Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 19 prej 19
  1. #1
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Ibrahim Kodra

    KODRA MBERRIN NE TIRANE

    Ka mberritur dje ne Tirane, ashtu sic edhe ishte premtuar, piktori i njohur Ibrahim Kodra. Sot ai do te prezantoje ne ambjentet e Galerise Kombetare te Arteve rreth 44 vepra origjinale te tij, nder te cilat jane edhe pese punimet qe ruhen prej vitesh ne fondin e galerise shqiptare. Dje Kodra, pas mberritjes ne vendlindje, nuk ka mbajtur asnje deklarate per gazetaret, nderkohe qe thuhet se edhe kushtet shendetesore te piktorit qe eshte cilesuar si i fundit i postkubisteve nuk kane qene shume te mira. Gjithsesi, deri me tani, organizatoret e udhetimit te Kodres ne Shqiperi nuk kane pranuar te japin hollesi mbi detajet e udhetimeve e tij ne vendlindje. Nga ana tjeter, ekspozita qe do te celet sot nuk do te permbaje, sic ishte premtuar, punimet retrospektive te piktorit, por thjesht punimet e fundit te tij, te cilat me se shumti i perkasin vitit 2002. Ashtu sic tregojne ata qe e njohin mire, Kodra i shet menjehere punimet e reja te tij. Ne Itali me piktorin e madh jane te lidhur edhe dy menaxhere, te cilet e paguajne Kodren 5000 euro ne muaj ne kembim te te gjitha prodhimeve te reja te tij. Gjithcka e re e postkubistit shitet sapo perfundon se punuari e, si rrjedhoje e kesaj, ekspozita aq shume e perfolur nga artistet shqiptare nuk do te permbaje tjeter vecse punimet qe kane mbetur ende te pashitura te Kodres. Ky realitet i ka lene disi te zhgenjyer edhe njerezit e artit ne Shqiperi, per te cilet eshte perfolur gjithnje se e njihnin fare pak piktorin nga Ishmi i Durresit per qe per shume vite beri emer dhe fame ne Itali. Punimet e Kodres qe do te prezantohen per here te pare ne Tirane jane sjelle nga fondi i vete Kodres, nga koleksionisti privat Renzo Calzavaro dhe punimet origjinale te viteve 1925-35 qe ruhen ne Galerine Kombetare te Arteve.

    * * *

    Ideja per te sjelle Ibrahim Kodren ne Shqiperi, lindi qe ne pranveren e ketij viti kur drejtues te Galerise Kombetare u munduan te festonin 85-vjetorin e lindjes se tij se largmi. Atehere ne festen e vaket, i vetmi qe arriti te mbante gjalle kujtimin e Kodres, ishte miku i tij, shkrimtari Visar Zhiti, i cili nepermjet kujtimeve qe ruante nga takimet me piktorin u mundua te krijonte nje ide te munguar te artistit mes radheve te kritikeve dhe kolegeve shqiptare te Kodres. Gjithsesi, atehere u pranua qe ai prezantim ishte fare i vaket, po te kihej parasysh fakti se Ibrahim Kodra ishte shqiptar, dhe nuk ishte e drejte qe ai te njihej aq pak nga shqiptaret. Kjo i detyroi artistet e Galerise qe te shkonin me tej ne projektet e njohjes me artin e te fundmit te postkubistit te madh. Megjithate edhe ekspozita qe do te hapet sot nuk le shume shpresa. Te vetmet qe mund te ndihmojne ne njohjen e Kodres ne Shqiperi do te jene kopjet e artikujve qe shtypi italian ka shkuar nder vite per artistin. Jane rreth 50 artikuj qe do te ekspozohen se bashku me punimet e sjella nga vete piktori. Megjithate artdashesit do te mjaftohen edhe me kaq. Rendesi ka qe Kodra do te jete per here te trete me artisteve shqiptare. Edhe pse pa punime retrospektive, piktori i njohur me origjine shqiptare me ne fund do te kete mundesi te hyje me te vertete ne jeten artistike te vendit te tij.

    a.c (C) Koha Jone

  2. #2
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sa shumė mllef, vrer dhe gėnjeshtra pėr Kodrėn

    Nė kėtė kohė tėrėsisht tė nxehtė, nxitimtarėt e pėrhershėm nxituan tė rrisin mė tej temperaturėn e kohės duke sajuar “skandal” artistik, pse tė tilla deri tani kemi parė me shumicė vetėm nė politikė.
    Heshtėn e Don Kishotit kėsaj radhe, por jo pėr herė tė parė e nxori njė miku im i vuajtur, piktori M. Velo, i cili vetėm nė pak rreshta prononcim telefonik zbrazi njė thes tė tėrė me vrer dhe inat tė pafrenuar. Sigurisht, unė i kuptoj se si mund tė ndodhė kjo gjė, sepse disa, ku padyshim bėn pjesė dhe M. Velo, e kanė sėmundje sensasionin dhe tėrheqjen e vemendjes. Ky kalorės me heshtėn e gjatė, kudo qė sulmon, i dalin skandale, prandaj harton pretenca hetimore, them kėshtu se unė e kam parė atė qė nė momentet para hapjes ishte shumė i acaruar, sepse kishte bėrė njė pretencė paraprake dhe mezi priste tė shpallte fajtorėt. M.Velo i pretencuari i djeshėm i kohės sė diktaturės kishte marrė pėrsipėr me domosdo tė zbulonte se ky Kodra, tė cilit po i bėheshin nderet e duhura, jo vetėm kishte mashtruar Galerinė Kombėtare tė Arteve, e publikun, duke sjellė kopje, por se dhe vetė vlerat si artist janė shumė tė dyshimta. Pra, ky 86 vjeēar, nuk kishte bėrė asgjė tjetėr, vetėm se nė Itali kishte marrė lavdinė e tė tjerėve. Nė pretencėn “hetimore” arrinte deri nė absurditete tė mėdha dhe dyshime se sa lekė kishte fituar?! Kodra nuk ka aq punė se ka vetėm 40 robotė, se kaq e kaq vepra janė bėrė nga njė piktor italian i ngarkuar me kėtė mashtrim tė radhės pėr Kodrėn.
    E vėrteta ėshtė krejt tjetėr, institucionet nė seriozitetin e vet nuk merrem me ēka prodhohet nė mėnyrė tė vazhdueshme nga ligėsitė individuale dhe aktuale tė kohės.
    G.K.A. ka ndjekur njė politikė afruese me artistėt qė pėr kushte historike tė ndryshme ne punojmė e jetojmė nė vende tė huaja punėn veprėn e tyre pėr t’ia dhėnė publikut. Ne e filluam me Kodrėn, si mė i moshuari, mė tej kemi Omer Kaleshin e me radhė. Dėshira pėr kėtė ekspozitė lindi ndėr tė tjera dhe nga kėrkesat e publikut dhe medias. Kur ne festuam 85- vjetorin e tij tė lindjes. Kėrkesa nga ana jonė ka qėnė tepėr serioze, e ftuam zyrtarisht pėr njė vizitė dhe ekspozitė tė tij nė Tiranė dhe Prishtinė. Kjo ftesė u bė nga Drejtori i G.K.A-sė tė Shqipėrisė dhe asaj tė Kosovės, nė studion e tij. Pėr tė ishte njė surprizė e bukur, tė cilėn e priti me shumė entusiazėm. Pėrveē vizitės zyrtare, dėrguam nė studion e tij nė Milano dhe njė nga punonjėsit e sektorit tė studimeve pėr tė pėrgatitur ardhjen e ekspozitės dhe problemet e tjera siē ishte dhe katalogu.
    Me kėtė rast dėshiroj tė nėnvizoj dhe tė bėj tė njohur pėrpjekjet dhe dėshirėn e G.K.A. pėr tė sjellė sa mė shumė informacion mbi jetėn dhe veprėn e Kodrės. Nuk mė duket e drejtė qė nė prononcime tė ndryshme G.K.A. kritikohet pėr mungesė serioziteti. Ne e kemi marrė jo vetėm me seriozitein mė maksimal kėtė aktivitet madhor, por mund tė duket qartazi se ēfarė i afruam ne publikut.
    Duke parashtruar nė kontekst se vetėm nėpėrmjet njė ekspozite tė tillė dhe katalogut do mund tė shikojmė, tė pranojmė se Kodra jo vetėm ka hapur ekspozitė nė Paris, megjithėse unė kam mendimin tim se nuk ėshtė vetėm Parisi qėndra e vetme e artit nė kohėn e sotme. Duke plotėsuar kėtė argument, menduam qė njė retrospektivė njohėse pėr publikun do ishte mė e mira. Pėr ne kjo nėnkupton (pjesė dokumentare, gazeta, botime tė ndryshme) disa punime tė para qė pėr fat i ruan G.K.A. e Shqipėrisė. Punime tė tjera tė punuara nė kohė tė ndryshme qė erdhėn disa pjesė nga koleksione private, apo edhe nga ato qė Kodra ka krijuar kėtė periudhė dhe variacione tė punimeve tė tij nė serigrafi dhe vetėm 12 copė replika pėr tė njohur pjesėn mė interesante tė njė periudhe nė krijimtarinė e tij. Sepse, kėto ndodhen nė Teatrin “Masimo”. Janė dhe dy punė me bashkautor nė shenjė respekti i piktorit italian pėr “Maestro Kodrėn”, tė cilat janė vendosur mbi kavaleta jo nė serinė e ekspozitės. Kjo ėshtė e gjithė pėrmbledhja e punimeve. Duhet tė theksoj se kėto janė praktika tė njohura, sepse autori ka tė drejtė tė rikrijojė variacione tė krijimeve tė tij, disa herė. Nė kėtė formė bėjnė pjesė “Arkeologjia”, “Lufta pėr Paqe”, etj. Kėto quhen variante dhe nuk janė kopje. Duke sjellė nė kujtesė tė publikut me kėtė rast se edhe kur njė pikturė i ėshtė referuar njė piktori tjetėr kur e ka rikrijuar nė frymėn e vet, ėshtė origjinale, dhe jo mė kur njė autor bėn disa herė variacione tė punės sė tij.
    Van Gogu i ėshtė referuar njė grafike tė njohur tė grafistit Hokusoi “Ura nėn shi”, ose Maneja nė drekėn e tij i ėshtė referuar Rembrandit, ose referencat qė artet moderne dhe postmoderne i kanė bėrė “Mona Lizės”, “Darkės sė fundit” tė Leonardo Da Vinēit. Edhe vetė M. Velo ka trajtuar disa herė grafikat e tij tė njėjtėn temė dhe shpesh tė njėjtin figuracion. Sali Shijaku tregon se njė pikturė si “Trimja” e ka bėrė 10 herė nė variante pothuajse tė njėjta.
    Besoj se kėtu kemi tė bėjmė me njė piktor qė nė moton e tij krijuese e ka patur dhe vazhdon tė ripunojė nė variacione tė ndryshme. Ai mund ta bėjė nė grafikė dhe pikturė. Pra, ėshtė e mjaftueshme, pėr tė vėrtetuar se moskuptimi i variantit si vepėr mė vete ėshtė njė tendencė pėr tė krijuar, se nuk kemi tė bėjmė me njė piktor italian tė ngarkuar pėr kopje tė Mjeshtrit.
    Unė besoj sinqerisht se miku im nė kėtė rast i ka hipur njė kali pėr ēėshtje krejt personale dhe vazhdoj tė mos kuptoj qėndrimet e tij prej hetuesi dhe hetuesie. Kjo tregon se pėr Velon, Ibrahim Kodra nuk ėshtė aq i madh, bile nuk ėshtė i tillė fare, por vėmendja e shtypit gabimisht ėshtė vendosur mbi Kodrėn, sepse tė tjerė janė mė tė mėdhenj?
    Besoj se me kėtė ai nuk nėnkupton veten e tij! Se pastaj kjo do tė ishte tepėr e kuptueshme.
    Unė, nėn pėrgjegjėsinė morale dhe profesionale kam qėnė i preokupuar qė tė ishim sa mė seriozė nė vazhdimėsi me atė ē’ka bėmė dhe bėjmė. Pėr publikun mund tė deklaroj se nuk besoj se Ibrahim Kodra ėshtė piktori mė i madh i botės apo Europės, por ėshtė figurė qė ka arritjet e veta. Kurdoherė kam qėnė nė respekt tė tė gjithė krijuesve si dhe tė atyre qė krijojnė pėrtej kulmit.
    Kėshtu, miku im M. Velo mund tė ēlirohet nga kompleksi i famės sė Kodrės.
    Epoka kubiste dhe postkubiste ka mbyllur dyert dhe dritaret dhe i pėrket njė tė shkuare tė largėt, pėr fat tė jetėgjatėsisė sė Kodrės, ajo vazhdon tė mbahet e zbehtė nė kujtesė, sepse Kodra ėshtė akoma nė punė. Pėr kuriozitet, edhe nė Durrės, kėto ditė ai dhuroi njė punė tė punuar pas drekės nė restorant. Po kėshtu ka punuar dhe nė hotelin ku banon dhe e dha dhuratė..
    Duke mos u prononcuar qė nė momentet e para, besoja nė moralin tim se kėto prononcime, tė cilat herė pas here godisnin pa argumente, vetėm nė funksion tė pėrshtatjes dhe nxirrjes se kujtdo me ironi nė ndonjė gazete, do dėshiroja t’i bėja thirrje, sepse kėto aktivitete tė pėrmasave tė tilla kėrkojnė raunde lodhjeje reale dhe angazhime tė mjaft potencialeve njerėzore. Nuk mund tė denigrosh si pa tė keq veten se njė njeri ka dėshirėn e sensacionit dhe shpalos haptas dashakeqėsi, qė edhe pa kėtė nuk ėshtė e pakėt nė vendin tonė. Megjithatė, pavarėsisht nga tė gjitha, edhe nga njerėz tė pėrfshirė nė prononcime debati ka vetėm anė pozitive, veēanėrisht kur tentohet tė zhvillohen nė terrene profesionale. Do dėshiroja, sė fundmi, tė ishim pak tė duruar sa tė largohej Kodra. Pastaj, pėrsėri t’i vėrsuleshim njeri-tjetrit. Megjithatė, shkoni shikoni tek studio Kodra nė Milano, tė jeni tė sigurtė qė mund tė turpėroheni.
    Abaz Hado SHEKULLI
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  3. #3
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Kodra zanafilla e nje qyteterimi

    Kodra zanafilla e nje qyteterimi (mare nga Klan)

    Historia e plote e piktorit me te famshem shqiptar. Qe nga lindje ne Ishem e deri tani me rikthimin me nje ekspozite ne moshen 85 vjecare. Kush eshte Ibrahim Kodra. Fati qe i buzeqeshi nga nje takim me mbretereshen Geraldine. Udhetimet ne Shqiperi. Jeta dhe fama italiane. Takimet me Pikason e Elyarin. Gjithshka per te fundmin e kubisteve

    Nga Iva Tico



    Ibrahim Kodra

    Rregullin e perditshem te Ibrahim Kodres nuk ka gje qe ta prishe. Jeton ne te njejtin apartament qe prej tridhjete vjetesh, kryen te njejtat veprime te perditshme, takon te njejtet miq prej vitesh, shkon ne te njejtat bare dhe restorante. Gjithcka vazhdon me te njejtin ritem, sikur koha te mos rrokullosej fare, sikur ditet te mos leviznin nga vendi. Ndoshta edhe vera e ketij viti nuk do te ndryshonte asnje grime ne ditet e saj nese nje dite maji, nje grup pune i Galerise Komebtare te Tiranes nuk do te kishte thyer qetesine e studios se tij. Fteses gati - gati te pashprese se shqiptareve, Ibrahim Kodra cuditerisht i ishte pergjigjur me nje "po" te thjeshte. "Po, jam dakort te vij ne Tirane", kishte thene per cudine e drejtorit te Galerise dhe punonjesve te tij te cilet kishin pandehur se do te ishte e veshtire t'i mbushje mendjen piktorit 85-vjecar te udhetonte drejt Tiranes. Me te njejten lehtesi te asaj "po"-je te pare, do te ecte me pas e gjithe puna. Ne me pak se dy muaj gjithcka do te ishte gati per te sjelle ne Galerine Kombetare te Arteve Ibrahim Kodren. Per te kthyer ne atdhe pas 65 vjetesh piktorin e fundit te kubisteve qe kishte kaluar ne Shqiperi vetem njezete vitet e para te jetes, por gjate gjithe pjeses tjeter te jetes kishte hedhur ne pelhure ato ngjyra te vendlindjes qe ishin ngulitur thelle ne kujtesen e tij nga ato vite te femijerise.

    Me largimin nga vendlindja kujtimet e Ibrahim Kodres do te fillonin pak e nga pak ta perzienin peizazhin e Ishmit me legjendat, me kalimin e viteve kujtimet dhe perfytyrimet do te fillonin te ngaterroheshin me njeri tjetrin pa i ndare kufijte se ku fillonte njeri e ku mbaronte tjetri. Dhimbja per nenen qe humbi kur ishte tre vjec, mungesa e nje babai qe me teper sesa ne shtepi gjendej ne udhetimet e tij neper detra, prania e nje njerke qe nuk kujdesej per te, do t'ia benin femijerine nje periudhe te palumtur, nje periudhe qe me teper do t'i kujtohej si nje koke vetmie te plote. Nje femijeri e tille, ku e quante veten "te tepert" e detyroi qe qysh ne moshen tete vjec te largohej nga shtepia duke filluar te kerkonte nje familje mikpritese. Parate e para do t'i fitonte pikerisht ne kete moshe, duke u bere kujdestar lopesh. Nje familje gjermane do ta mirepriste Ibrahim Kodren hera heres ne shtepine e tyre, ne vendin ku ai do te njihte nje menyre tjeter jetese. Ne nje nga keto dreka, ne nje restorant te Mamurrasit, i ndodhi nje tjeter nga ato takimet qe te ndryshojne jeten si me magji. Nje zoteri i cuditshem e grishi te punonte ne dyqanin e vet te cikerrimave ne Patok dhe i premtoi se do ta shkollonte. Endacaku i vogel pranoi menjehere. Mes njerezve qe hynin e dilnin ne dyqanin-lokal, Ibrahim Kodra do te bente njohjen e radhes qe kesaj radhe e ftonte ne nje tjeter familje, ne Durres. Mireberesi, me origjine nga Sarajevo e mbajti fjalen qe i kishte dhene, ne Durres Ibrahim Kodra mundi te futej ne shkolle. Menjehere sa nisi shkollen, iu fut edhe vizatimeve, nje pasioni qe kishte lindur ne vitet e hershme te femijerise kur i ati i kthyer nga nje prej udhetimeve te tij i kishte dhuruar te paren kuti me lapsa. Ndonese nuk kishte marre kurre mesime per vizatimin, Kodra filloi te pikturonte portrete, ne fillim te Ismail Qemalit, te Skenderbeut dhe te Naim Frasherit dhe me pas nisi te skiconte anijet ne liman. Nje italian qe ne qytet kishte nje dyqan, e fton te pikturoje portretet e klienteve te tij. Ishin pikturat e para nga te cilat Ibrahim Kodra do te fitonte para, ndonese ne ate kohe, ende me shpirtin e endacaktut parate nuk para i hynin ne sy. Se paku jo aq sa deshira per te ushtruar vizatimin. Nje nga keta kliente do t'i ndryshonte serish kursin e jetes. Ishte kuestori i qytetit te Durresit. Portretin e kuestorit, punuar nga Kodra rastesisht e kishte pare nje oficer, i cili foli per kete me nenen mbretereshe, qe njihej si nje perkrahese e artisteve. Ajo urdheroi qe piktorion e ri ta shpinin tek ajo. Me nje kostum te ri, qepur enkas per kete takim, Ibrahim Kodra doli perpara nenes mbretereshe e cila i tha qe te ndiqte shkollat ne Tirane dhe me pas do ta nisnin ne Itali per te studiuar ne Akademine e Arteve te Bukura. I tronditur nga kjo kthese e paparashikuar qe po merrte jeta e tij, Kodra mezi sa kishte nxjerre nga goja nje "po" te mekur.

    Qe nga koha qe ishte larguar nga shtepia, deri ne diten kur hyri ne Institutin "Naim Frasheri", kishin kaluar vetem dy vjet. Gjate viteve te studimeve, Ibrahim Kodra gjithnje e me teper do t'i jepej edhe sportit, atletikes, hedhjes se diskut dhe te gjyles. Nisi te studionte edhe muzike, ne fillim mandolinen pastaj edhe kitaren ne orkestren e Institutit, nje pasion ky nga i cili nuk eshte ndare edhe sot e kesaj dite.

    Ato vjet kane mbetur ne mendjen e Ibrahim Kodres si nje periudhe kohe e jetuar pa andrralla, kishte miq qe e kishin xhepin plot me leke, si princi Sherafedin dhe princi trashegimtar Tati, me te cilet endej sa neper restorante e salla kinemaje. Ne nje nga keto dite, kur maste rruget e Tiranes me xhepat e mbushura me parate e fituara nga shitja e portreteve, do te takohej per te fundit here me te atin. Vite me vone, gjate jetes ne Itali do te perpiqej te lidhej me te me ane te letrave. Por nga shtepia nuk do te merrte kurre pergjigje, derisa do te kuptonte qe ajo dere kishte qene e hapur per te vetem ne vitet e para te jetes se tij.

    Mesimet e para te mirefillta ne pikture, Ibrahim Kodra i mori ne shkollen e Odise Paskalit, qe pasi kishte studiuar ne Itali ne vitet njezete ishte kthyer ne Shqiperi dhe kishte themeluar shoqerine "Miqte e Artit". Vitet e kaluara ne kete studio do te kujtoheshin edhe si vite te leximit, vite ku Kodra do te lexonte Tolstoinn, Dostojevskin, Gogolin por edhe Fishten, Nolin, Migjenin, Sami Frasherin dhe do te ilustronte me vizatimet e tij edhe biblen e shqiptareve te asaj kohe, "Sikur te isha djale" e Haki Stermillit. Po ne kete kohe, Kodra do te gjente edhe nje menyre tjeter per te siguruar jetesen, te realizonte reklamat e filmave. Portrete te Greta Garbos, Klerk Gembellit, Carli Caplinit dhe Marlen Ditrihut, te realizuara nga ai do te fillonin te udhetonin neper qytetet shqiptare duke u bere teper te njohura nga shikuesit e asaj kohe. Fati i Ibrahim Kodres ishte parathene te ndryshohej edhe njehere pikerisht nga kinemaja. Maria Denies, nje nga yjet italiane te kohes, gjate vizites ne Tirane ishte pikturuar me kostum kombetar shqiptar nga Ibrahim Kodra. Do te ishte nderhyrja e saj dhe e konsullit italian i cili e shoqeronte, qe pas kaq vitesh pritje, Kodres t'i aprovohej e drejta per studime ne Itali vetem per dy dite. Ne kohen kur lufta e dyte Boterore ishte ne prag, Ibrahim Kodres nuk i dukej sikur shkolla e tij per arte ishte ne harmoni me ate qe po ndodhte por "sic eshte arti nje kontrast vijash dhe formash, ashtu dhe ditet e mia shtyheshin perpara duke kundershtuar fuqishem gjithcka ndodhte rreth meje". Keshtu do ta pershkruante Ibrahim Kodra, vite me pas, ne librin e tij me kujtime, ate udhetim te pare drejt vendit ku do te jetonte pergjithmone.

    Mberritja ne Itali do ta bente Ibrahim Kodren qe te kuptonte se po hynte ne nje tjeter bote, Ballkani dhe legjendat tashme i perkisnin te shkuares. Pas nje qendrimi te shkurter ne Bari, Kodra udhetoi drejt Romes ku do te ndodhte i pari ndryshim i rendesishem ne formimin e tij si piktor. Ndersa e mesonin per t'u bere nje piktor akademik, Kodra do te fillonte te terhiqej nga teknikat e Sezanit, por edhe nga teknikat dhe historite e piktoreve te tjere: Mone, Mane, Renuar, Dega. Ne vend qe te riprodhonte ne menyre te persosur realitetin, ai filloi te mendonte se piktura ishte nje siperfaqe e rrafshet e veshur me ngjyra te vendosura ne njefare rregulli. Dhe per kete vendosi se Roma nuk bente per te. Destinacioni i radhes, dhe i fundit kesaj radhe, do te ishte Milano, Akademia e Breras.

    Ishte vjeshta e vitit 1938, kur ai arriti ne qytetin ku do te kalonte gjithe pjesen tjeter te jetes. Qe ne muajt e pare te studimeve ne Akademine Mbreterore te Arteve te Bukura, do te perfshihej befas nga lajmi se vendi i tij ishte pushtuar nga Italia. Por nga largesia e Milanos, i dukej se cdo gje po ecte normalisht. Vetem ne vitin 1942 autoritet italiane do t'u jepnin leje studenteve shqiptare per te vizituar atdheun. Ibrahim Kodra ne kete udhetim do te gjente nje Tirane qe kater vjet te shkuara nuk e kishte njohur, ne ish fshatin e dikurshem shpalosej madherisht nje bulevard qe mbyllej perpara ngrehinave ku po ndertohej Universiteti. Ai do te shihte hotel Dajtin qe do t'i dukej nje godine e perkryer. Ndonese me ane te disa miqve te tij morri pjese ne nje nga mbledhjet e Partise Komuniste, Kodra nuk e pelqente "luften politike". Per me teper, duke qene se dera e shtepise aterore i ishte mbyllur, as qe e mendoi se mund te qendronte ne Tirane, nderkohe qe Milano vazhdonte ta grishte me te gjithe ato gjera qe ende mund t'i mesonte.

    Pas vitit 1943, me shkeputjen e burses Kodra do te ndiente per here te pare veshtiresite ekonomike. Per here te pare nuk do te mund te jetonte dot vetem nga ajo qe sigurohej nga shitja e pikturave, ato vite kane hyre ne kujtesen e tij si vite te mesimdhenies, jo vetem ne pikture, por edhe ne muzike, madje edhe per sport. Ne vitin 1945, me mbarimin e luftes, Kodra me miqte e tij italiane, me te cilet diskutonin per kubizmin, surrealizmin, abstraksionizmin, formuan nje grup, qe e quajten "Pertej Guernikes". Te gjithe u mbeshteten tek Pikaso, por endrra e secilit ishte te krijonin natyren e vet. Me kete grup, organizuan edhe te paren ekspozite te perbashket. Pasi i kaloi "dalldia" per impresionizimin, Ibrahim Kodra do ta rishikonte qendrimin e tij, ne momentin qe arriti te zbulonte se edhe kubizmi krijohej nga nje gjendje veshtiresie. "Gjithcka ne natyre ka forme katrore, sferike dhe cilindrike", kishte thene Sezani. Kodra e kishte perkthyer: "Tani qe shkaterruam formen, kemi krijuar nje pikture te mbeshtetur tek ngjyra dhe tek drita, duke u perpjekur keshtu te harrojme krejtesisht te shkuaren". Kete mesim do ta bente te vetin gjithe grupi "Pertej Guernikes".

    Por ne Itali grupet artstike nuk kane jetegajtesi. Keshtu ne vitin 1947 Ibrahim Kodra do te gjendej ne nje tjeter grupim, ne "Grupin e Vijes", qe e cmonte kubizmin dhe abstraksionizmin si ngjarjet me te rendesishme te historise se arteve te kohes se fundit, por ne te njejten kohe ishin te ndergjegjshem se gjendeshin ne prag te arritjeve te reja.

    Nga takimet me te rendesishme me personalitetet e kohes, Ibrahim Kodra kujton nje takim me Pablo Pikason, ne vitin 1948 ne Rome. Me pas do te takohej me te edhe kater here te tjera ne Kane dhe do t'i paraqiste disa nga punet e tij. "Duket se do t'i kene pelqyer, se shpesh perseriste fjalet: qenkan punime te vecanta", shkruan Ibrahim Kodra ne kujtimet e tij.

    Pak a shume te njejtin mendim kish ndare edhe poeti i madh francez Pol Elyar. Pas nje vizite ne studion e piktorit nga ishmi, ai do te shkruante ne Gazeten "Unita": "Kodra eshte zanafilla e nje qyteterimi te ri".

    Vitet e mepasshme piktori i kujton si vite te veshtira per mbijetesen e artisteve, asokohe ai ende nuk kishte mundur te krijonte nje treg shitjeje, edhe kur shiste dicka, ne shumicen e rasteve bleresi ishte ndonje mik apo ndonje i njohur. Ne ato kohe u ndesh me nje koleksionist te quajtur Boski, inxhinier qe se bashku me nje gjenovez filluan te blinin vazhdimisht tek ai. Te paren ekspozite me punimet e Ibrahim Kodres e celi nje galeri ne Napoli, "Bluja e Prusise", ne vitin 1947. Ne ndryshim nga Pikaso qe me teper shoqerohej me shkrimtare sesa me piktore, miqte e Kodres ishin te gjithfare fushave. Nderkaq shkruante per revisten "Piktura" qe qarkullonte ne Milano dhe nder intelektualet shoqerohej me Alberto Kavalarin, Elio Vitorinin, Masimo Buontempelin, Borgezen, kritikun e artit por edhe Dino Buxatin e Salvatore Kuazimodon. Karriera e Kodres do te bente nje kthese ne vitin 1957. Ne ate vit, Bergamini i dha mundesi te paraqiste nje punim ne galerine e tij ne Korso Venecia. Ekspozita terhoqi nje numer te madh shikuesish, ndersa kritika e trajtoi si ceshtje te dites. Per piktorin shqiptar, kritika nuk do te vononte te shkruante "Kodra ka krijuar nje tjeter bote". Kurse Marko Valseki, do te ishte i pari qe do te vleresonte prejardhjen e rraces ne kete pikture: "Mund te themi se Kodra permes larmise se nje kubizmi te perparuar te viteve pas lufte ka zbuluar fijet e shndritshme te mozaikeve te vjeter bizantine, vezullimin e xhamive te lashta dhe imagjinaten e barinjve qe i shkojne netet ne te perpjetat e Olimpit".

    Do te ishte kjo ekspozite qe Kodres do t'i hapte njehere e pergjithmone rrugen e shitjeve. Tregu u zgjerua dhe Kodres nuk i mbetej me kohe per te dhene mesim. Tani do t'i perkushtohej pergjithmone vetem piktures.

    Se sa ishin shitur pikturat e Ibrahim Kodres do ta zbulonte keto dy muaj me mire se kushdo ekipi i Galerise Kombetare te Arteve qe do te merrej me organizimin e ekspozites se Ibrahim Kodres. Ideja fillestare ishte te behej nje ekspozite retrospektive: publiku shqiptar te njihej me krijimtarine e piktorit nder vite. Por ndersa pranimi i fteses nga ana e Kodres kishte qene pjesa me e lehte, organizimi i nje retrospektive do te ishte i pamundur. Ne studion e piktorit mungonin pikturat neper vite. Gjithe c'ishte punuar, tashme ishte pjese e koleksioneve private dhe galerive neper bote. Gjithe c'mund te ofronte vete Kodra, ishin vetem punimet e tij me te fundit.

    Pikerisht koleksioneve private iu drejtuan edhe organizatoret shqiptare te ekspozites. Mbi njezete punime te realizuara nga Ibrahim Kodra ne vite te ndryshme, do te vijne ne Shqiperi si pjese e koleksionit te nje piktori italian, te quajtur Kasavaro. Jane punime te realizuara qe nga vitet '70 e deri me sot, qe se bashku me pese punime prone e Galerise Kombetare do te ndertojne nje mozaik jo te plote te vepres se shqiptarit te njohur ne bote dhe ende te panjohur ne vendlindje. Ne ate vendlindje qe e la 65 vjet te shkuara per ta mbajtur ngahere brenda pikturave te tij.

    Ibrahim Kodra
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #4
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    (Ibrahim kodra e paska zakon te pikturoje muzikantet me stil Picasso) :)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #5
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ...perseri
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #6
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    (nje kitarist)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  7. #7
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    (dedikuar vendeve arbereshe te Italise)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 20-11-2003 mė 20:42
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  8. #8
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Bambina con fiori 1993

    Femije me lule
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  9. #9
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pace, 1993

    Paqe
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  10. #10
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Foto e piktorit kur ka qene pak me i ri
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  11. #11
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Po ve tani disa nga cikli "Arberia Poetica" sic ishte nje pikture ne nje post i mesiperm.

    Santa Sofia D'Epiro

    (Shen Sofia e Epirit, fshat arberesh ne Sicili)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  12. #12
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Lungro
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  13. #13
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    San Cosmo Albanese

    (perseri fshat ne Sicili)

    me shume te ketij lloji mund te gjeni ketu:
    http://www.arbitalia.it/speciali/kod...ra_arberia.htm
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  14. #14
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,378
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Poezi e Zef Kakockes kushtuar mjeshtrit Ibrahim...



    Mjeshtėr i madh ti je

    Kur ule te kėmbėt e dheut

    Dhe rrėnjat e jetės i shkulen

    Me forcė mbinjersore.

    Era e butė tė poezisė

    Tė bėn deltaplan i shekullit nėntėqind.

    Pėllumb deti i bardhė

    Mbi ujėve dhe mbi shkėmbėve

    Frymen e shpirtit trasporton

    Atje

    Nė fjetat e naturės sė gjallė

    Ku dielli ėshtė mbret i dashur

    Dhe fushat e kodrat

    Gurat e njerzėt

    Si makina tė pakohėshme

    Vallėzojnė

    Sinfoninė magjike tė eksistencės.

    Mjeshtėr i madh je ti

    Nė kėtė madhėsi.



    (Zef Kakoca, gusht 2000)
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  15. #15
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    16 falenderime nė 12 postime

    Ibrahim Kodra, piktori “Simbol” pėr Durrėsin

    Kubisti i njohur i pikturės do tė nderohet nesėr nė Durrės nė dy vjetorin e ndarjes nga jeta me titullin “Simbol i qytetit tė Durrėsit”. Nga fondacioni me tė njėjtin emėr nė qytetin bregdetar, i ishte propozuar kėshillit bashkiak qė maestros t’i jepej titulli “Qytetar Nderi”, por me sa duket kėshilli ka vendosur t’i japė njė tjetėr titull po aq tė barasvlershėm. E pėrveē kėsaj, duket se nesėr nė 2-vjetorin e ndarjes sė tij nga jeta, nė njė ceremoni tė veēantė qė do tė zhvillohet nė qytetin bregdetar, do ta pagėzojnė nė ‘simbol’ piktorin e madh, i cili vizatoi nė telajo motivet e vendlindjes sė tij, Ishmit, si dhe tė detit. Pėr mjeshtrin e madh tė pikturės me famė botėrore, i cili prehet nė njė kodėr tė Ishmit, njė tjetėr projekt ka nisur prej kohėsh nė Pallatin e Kulturės sė kėtij qyteti. Po nesėr, pėr nder tė tij, njė nga ambientet mė tė mira tė Pallatit tė Kulturės do tė kthehet nė galeri qė mban emrin e piktorit. Nė kėtė pėrvjetor do tė pėrurohen, tė parat vepra qė kanė zėnė vend nė faqet e mureve, tė cilat janė rreth 126, si nė pikturė po aq edhe nė skulpturė. Janė vepra tė artistėve tė ndryshėm italianė, tė cilat ia kanė dhuruar mjeshtrit shqiptar gjatė kohės kur ishte gjallė pėr t’i bėrė dhuratė kėtij qyteti. Mes kėtyre veprave ndodhen edhe disa punime tė Kodrės.
    Por nga ana tjetėr mėsohet se Fondacioni “Ibrahim Kodra” nė Milano, e kryesisht kuratori i testamentit tė tij, Fatos Faslliu, po punojnė pėr rikthimin e eshtrave tė Kodrės nė Itali, njė problem ky i zgjatur pėr mė se dy vite. Mėsohet se dje nė mbrėmje, me kėrkesė tė Presidentit Bamir Topi, Fatos Faslliu ėshtė gjendur nė Tiranė pėr njė takim me deputetin e zonės sė Ishmit dhe pėr tė diskutuar rreth ēėshtjes “Kodra”. Por detaje tė hollėsishme ende nuk janė mėsuar nga ky takim qė ka zgjatur mė tepėr se dy orė.

    Por pak kohė mė parė, pas shumė debatesh, diskutimesh, kundėrshtimesh pėr vendvarrimin e Ibrahim Kodrės, mjeshtrit tė madh tė postkubzimit shqiptar, duket se dhe Kėshilli i Qarkut ka treguar interes. Nga ky kėshill, me nė krye Seid Kėrtushėn, mėsohet se ėshtė menduar tė bėhen ndėrhyrje nė vendin ku prehet piktori prej dy vjetėsh. Do tė bėhet varri prej graniti, veē tij edhe rrethimi apo edhe disa kalldrėm qė tė lidhet varri me fshatin. Tė paktėn kėto janė disa nga pikėsynimet qė pėrfshihen nė projektin e akorduar nga Kėshilli i Qarkut tė Durrėsit, projekt qė kap shifrėn e 2 milionė lekėve. I pyetur pėr kėtė projekt, kryetari i kėtij kėshilli, Seid Kėrtusha, shprehet se ėshtė menduar qė tė ngrihet njė varr i ri prej graniti, ndėrkohė qė rreth tij do tė ndėrtohen mure mbajtėse nė disa plane. “Pėrveē kėsaj ndėrhyrjeje qė do tė bėjmė nė varr, sipas mundėsive qė kemi, ne kemi menduar qė tė bėjmė ėshtė njė rrugė kalimi qė nga qendra e fshatit deri te varri, me kalldrėm, e cila do tė jetė e nevojshme pėr vizitorėt. Gjithashtu ėshtė menduar tė bėhet dhe njė rrethim i lehtė i varrit. Pranė vendit ku prehet piktori Kodra do tė mbillen edhe disa pemė ulliri”, shprehet Kėrtusha. Projekti pritet tė fillojė nė ditėt e ardhshme, pasi, sipas Kėrtushės, projekti i ėshtė ēuar pėr miratim KRT dhe komunės Ishėm. “Ky projekt i pėrket atij territori, ndaj edhe ne duhet tė presim pėrgjigjen e tyre, pastaj kur tė na vijė buxheti do tė fillojmė punėn”, shton ai.


    Artikull i Datės 6 shkurt - Gazeta Panorama - Anila Mema

  16. #16
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    16 falenderime nė 12 postime
    Nga takimet me Kodrėn, nė Milano

    - Me rastin e dyvjetorit tė vdekjes se piktorit

    Njė njeri, sa njė qytet!

    Para se pėr piazza del Duomo, pėr piazza San Fidele, pėr piazza de la Scala, para se pėr Galleria Vittorio Emanuele i dytė, para se pėr katedralen vetė, apo pėr Teatro alla Scala… me njė fjalė, para se pėr tė gjitha sheshet, monumentet e kulturės dhe tė historisė, me tė cilat ky qytet ėshtė i pasur dhe i stolisur dendur, shekuj me radhė, me tė shqiptuar tė emrit tė tij, nė mendjen e ēdo vizitori shqiptar, shfaqet pamja e piktorit tonė tė ēmuar e me famė botėrore, Ibrahim Kodra. Nė bredhjet e shpeshta dhe tė kamotshme pas krijuesve shqiptarė, anėve tė ndryshme tė Evropės, jo njė herė, kam pėrsėritur tė vėrtetėn – se, njė njeri shpesh bėn, vlen, sa njė qytet i tėrė! Ashtu edhe ėshtė, njėmend. Ja dėshmia! Sa herė shqiptohet emri i qytetit italian Milano, aq herė nė mendje tė vjen piktori ynė, Ibrahim Kodra. Kėshtu ėshtė edhe me piktorėt dhe krijuesit tanė tė tjerė tė shquar qė, nė rrjedhė vitesh, jetojnė e krijojnė jashtė trojeve tė Atdheut. Po mos t’ishte Gjelosh Gjokaj, fare pak do tė dinim pėr qytetin Ausburg tė Gjermanisė, po mos t’ishte Viktor Eftimiu, Eqrem Ēabej, Lasgush Poradeci, Aleksandėr Drenova - Asdreni, po mos t’ishte Aleksandėr Moisiu, po mos t’ishte Theofan Sotir Noli, Faik Konica e shumė e shumė krijues tė tjerė dhe veprimtarė shqiptarė, sigurisht se shumė mė pak do tė dinim pėr, Parisin, pėr Bostonin, pėr Gracin, pėr Konstancėn, pėr Luganon… e kėshtu mė radhė. Ky pohim, ndoshta mė se miri kasniset me kėtė shembull. Kush do tė kujtohej se nė ē’vend dhe, a do tė mund ta gjende fare nė hartė qytezėn e vogėl, me emrin Raēibuzh, qė gjendet nė njė cep provincial tė Polonisė, po tė mos jetonte e krijonte atje, piktori akademik shqiptar, Zyhdi Ēakolli, nga Peja e kėshtu mė radhė.

    Kėshtu, akėcilit shqiptar, gati pa pėrjashtim, sa herė i jepet rasti tė kalojė nėpėr kėtė qytet, dhe tė qėndroje aty pėr kohė sa do tė shkurtėr, sa pėr njė kafe, ose sa ėshtė ajo mes dy trenash, apo mes dy fluturimesh avioni, pėrpara se nė Milano tė Kodra, fitohet pėrshtypja se ishe tė Kodra nė Milano.



    Dy jubiletė e njė jete tė madhe

    Njė ditė vere me vapė tė vitit 1998, vėrtetė nė Milano nuk ishim pėr tė vizituar kėtė qytet tė lashtė dhe, pėr kush e di tė satėn herė, t’i mrekullohemi bukurisė se tij pėrrallore, kur pėrnjėmend, ėshtė i pasur dhe i stolisur me aq shumė shtresa pėrlash e margaritarėsh, nė kuptimin historik, kulturor dhe artistik tė fjalės. Nė Milano, me fuqishėm se asnjėherė mė parė, kėsaj radhe, na grishnin, dy data jubilare, pėrnjėherė, tė Ibrahim Kodrės. Ishte tetėdhjetėvjetori i lindjes tij dhe gjashtėdhjetė vjetori i jetės se pasur krijuese dhe artistike, tė kėtij piktori tė madh shqiptar, nė Itali. Dy data tė mėdha, dy arsye madhore dhe, dy ftesa tė pakapėrcyeshme pėr tė marrė rrugė, sado e gjatė dhe mundimshme qoftė ajo, te Kodra, nė Milano. Ky rrugėtim bėhet me qėllim qė jeta dhe karriera e bujshme e Kodrės, tė shpalosėn pėrmes shumė e shumė pyetjesh tė sajuara me kujdes e respekt, nė tė cilat do tė merren pėrgjigjet e gjalla tė bardit shqiptar, tė artit tė pikturės, z. Kodra. Si shumė herė mė parė, edhe kėsaj radhe, nuk mund tė fshihej krenaria kur, njėmend, nė njė djep tė lashtė tė pikturės, tė arkitekturės, tė letėrsisė dhe tė tė gjitha gjinive tė arteve, nė pėrgjithėsi, tė arteve pamore nė veēanti, tė kėtė arritur tė hedh aq shumė shkėlqim emri dhe vepra artistike e njė shqiptari, me origjinė nga njė fshat, me emėr tė ēuditshėm, Ishmi, qė shtrihet, si tė fshihet, mes kodrinash, tė rrethinės sė Durrėsit, bregdetar. Meqė asaj ditė tė nxehtė korriku, Kodrės i shkonim tė pajisur me njė kamerė televizive, natyrisht se pos pyetjeve tė hartuara qė mė parė, kishim hedhur nė letėr njė sinopsė, njė skenar, (tė quhet kėshtu kushtimisht) duke provuar tė figurojnė nė tė, sa mė shumė pamje e hijesa qė do t’i shkonin pėrkrah fjalės se gjallė tė piktorit. Paramendohej qė meditacioni rreth temės – njė njėri sa njė qytet! - tė ilustrohet me pamje sa mė gjegjėse, sa mė tė gjėra, sa mė tė gjalla, si nė kėrkim, tė qytetit tė Milanos. Gjithnjė nė lėvizje, si nė gjurmim tė beftė, rrugėve e shesheve tė tij, pėr tė ardhur te Piazza Lagosta, pranė godinės sė pallatit, brenda atij pallati, pėr tė trokitur nė portėn e apartamentit-studio, ku Ibrahim Kodra jeton e punon, kėtu e gjashtėdhjetė e pesė vjet tė shkuara. Skenari, pastaj, parashikonte edhe njėmijė e njėqind detaje e hijesa tė tjera tė kėtij qyteti me traditė tė lashtė kulturore dhe artistike. Me dėshirė do tė xhirohej, jo vetėm ēdo rrugė e rrugicė, por edhe ēdo gur e dru, qė ka ēfarėdo lidhjeje me jetėn dhe krijimtarinė e piktorit tonė, nė kėtė qytet. Para shumė tė tjerash, synohej tė xhirohej afresku i Kodrės nė ballinėn e jashtme tė murit tė restorantit “Brera da Franko”, si ilustrim tė kallėzimit, tė njė si anekdote, kur pėr katėrmbėdhjetė vjet, tre muaj e njėzet ditė rresht, Kodra ishte ushqyer pa pagesė nė atė restorant, duke ia marrė kėshtu, rekordin qė e mbante, deri atėherė, piktori italian, ai me emrin Tintoreti. Pėr fat tė keq, as muri, prandaj as freska e Kodrės, as restoranti vetė, nuk ekzistonin mė. E gjallė dhe e freskėt ngelte vetėm anekdota qė kallėzohet edhe sot pėr kėtė kontratė origjinale tė pronarit tė restorantit me piktorin e madh shqiptar, tė ditėve tė fillimit tė ndėrtimit tė karrierės tij, kur nuk ishte nė gjendje tė lakmueshme materiale e financiare. Kaptinė nė vete parashikohej xhirimi i Akademisė Brera. Akademi kjo, ku piktori ynė, krahas zėnies sė mėsimeve e magjive tė lojės se vijave dhe tė ngjyerave, qė do t’i ēelin rrugė tė shndritshme drejtė portave tė mjegullta, atėbotė, tė artit tė pikturimit, mėsonte edhe pėr artin e jetės, tė dashurisė, tė bohemisė e tė tjera. Sinopsa parashihte edhe shumė e shumė xhirime e piketime, natyrisht, jo vetėm nė Milano, sa do qė ėshtė “metropol i artit modern”, por edhe nė Romė, ku Kodra kishte bėrė ditėt e para nė Itali. Poashtu parashikohej zbritja nė qytetin e “detit magjik”, nė Pozitano. Qytet ky, me tė cilin piktori ėshtė i lidhur ngushtė, emotivisht dhe emocionalisht. Aq sa edhe pėr qytetin e Palermos ku, pothuaj se, ēdo stinė vere, hap ekspozitė tė vetėn. Shumė prej kėtyre ekspozitave, kritikėt, studiuesit dhe njohėsit e tjerė eminentė tė arteve pamore, i pėrgėzuan dhe i vlerėsuan si prezantime antologjike tė mjeshtrit shqiptar tė pikturės. Natyrisht se harku i synimeve pėr xhirime gjithandej, as pėr sė afėrmi nuk pėrfundonte me kaq. Kishte edhe shumė pėr t’u xhiruar e filmuar. Qyteti mesdhetar francez, Cannes, bie fjala, ku Kodra kishte takuar tė madhin Pabllo Picasso dhe kishte ekspozuar bashkė me tė dhe tė tjerė. Pastaj qyteti i Romės, ku Kodra, nė vitin l948, kishte takuar dhe ishte njohur me Picasso-n, me rastin e Kongresit tė Paqes. Bashkė me kėtė piktor Kodra kishte ekspozuar edhe nė Spanje, nė vitin 1954. Synoheshin sa mė shumė xhirime ilustruese, jetėshkruese tė duhura pėr pasurimin vizual tė telekronikės kushtuar Kodrės dhe veprės se tij. Pa ēare duhej zbritur nė Paris, sa pėr tė xhiruar ambientet, ku nė vitin 1971 Kodrės i jepet medalja e artė ndėrkombėtare e shkencės, artit dhe letrave tė Akademisė Franceze. Por edhe galeritė e mjediset e tjera, ku Kodra ishte paraqitur me ekspozita tė veta apo nė grup me tė tjerėt. Nė kėtė shteg, si mund tė anashkalohej Lugano, pa pamje e motive tė xhiruara nė kėtė qytet mbi liqe, tė cilin Kodra e do(nte) aq shumė, jo vetėm pse ėshtė i mrekullueshėm, jo vetėm pse ėshtė “qytet ideal” siē e quan(te) Kodra, por mbase, pse emri i kėtij qyteti ėshtė ngushtė i lidhur me aktorin e famshėm shqiptar tė artit teatror, Aleksandėr Moisiun, ku edhe sot e kėsaj dite, nė afėrsi tė kėtij qyteti, gjendet varri i mbretit tė artit teatror, nė pėrmasa botėrore tė gjysmės se parė tė shekullit tė kaluar. Natyrisht se, kompletimi i kėtij dokumentari as qė mund tė paramendohej pa xhirimet e fshatit tė lindjes se piktorit, Ishmit. Pa xhirimin e Durrėsit, ku Kodra hedh nė letėr vijat e para tė jetės dhe tė karrierės si piktor, kur njė italian ia bleu kavaletėn e parė. Pa pamjet nga Tirana ku Kodra, pos tjerash, kishte ndjekur mėsimet nė Liceun Artistik, ku kishte takuar skulptorin me famė, Odhise Paskalin, ku kishte bėrė panotė e filmave qė shfaqeshin nė Tiranė, midis tė tjerėve edhe atė nė tė cilin rolin kryesor e lozte aktorja mė e famshme italiane e kohės, ajo me emrin Maria Denis, me tė cilėn e njoftoi gazetari i njohur shqiptar i kohės ai me mbiemrin Shundi. Nuk bėhej dot pa Tiranėn e kohės kur Kodra bėri edhe ilustrimin e kopertinės se romanit tė njohur, “Sikur t’isha djalė” tė Haki Stėrmillit, ku … mbolli kujtimet mė tė paharrueshme tė fėmijėrisė, djalėrisė dhe tė rinisė sė tij tė hershme. Tė asaj Tirane kur nė vitin e afėrt 1996, me rastin e 78 vjetorit tė lindjes nė Shqipėri, i jepet titulli “Nderi i Kombit”. Nė kėtė manifestim ishin tė pranishėm dhe me prezencėn e tyre e madhėronin kėtė akt solemn, dy shkrimtarė tė mėdhenj, ndėr mė tė shquarit e shekullit tė kaluar, Ismail Kadare, shqiptar, dhe Ernesto Sabato, argjentinas, me origjinė shqiptare. Nė kėtė kronikė sigurisht se duhej tė hynin pamje nga ambientet e “pishave tė Deēanit”, ku Kodra, nė vitet e shtatėdhjeta, kishte rastin qė, nė gjirin e Kolonisė tradicionale verore tė artistėve dhe tė krijuesve shqiptarė, nė Deēan, t’i kalojė disa ditė bashkė me ta, pėr t’i njohur ata, mė mirė e mė thellė. Nga kjo njohje e pėrafėrt Kodra do tė pėrfitojė qė, njė ditė, tė flas me kompetencė e tė shkruaj me pėrkushtushmėri, mbi poezinė dhe artin e tyre. pėrgjithėsisht, nė njė ese tė tij tė thukėt. Apo ndoshta duhej marrė edhe imazhet e Prishtinės, ku Ibrahim Kodra, pėr herė tė parė ekspozoi, nė trojet shqiptare, pas aq shumė e shumė vjetėsh nė ekzil. E kėshtu me radhė. Ngjashėm me kasnisjen e kopertinės se romanit emblemė tė letėrsisė shqipe, “Sikur t’isha djalė”, gjė kjo qė kishte ndodhur nė Tiranėn e djalėrisė se tij tė hershme, gjatė qėndrimit nė Prishtinė, Kodra kishte gjetur kohė, energji dhe motiv, pėr njė kasnisje tjetėr. Kėsaj radhe jo vetėm tė kopertinės por edhe tė shumė faqeve tė tjera (tė brendshme) tė njė pėrmbledhje poezish pėr fėmijė, “Pėrrallat e vatrės”, tė poetit tė shquar kosovar, Qerim Ujkani.



    (Sa) shumė dashuritė e maestros Kodra!

    Sa i takon pjesės foljore tė dokumentarit, ambiciet ishin shumė mė tė mėdha. Synohej marrje dhe regjistrim i ēdo fjale e mendimi tė artistit. Natyrisht, e nė rend tė parė, ato mbi artin. Mbi poezinė. Mbi letėrsinė, mbi filozofinė. Mbi filmin, teatrin, muzikėn… Pėr t’i sistemuar sa mė mirė e pėr tė marrė pėrgjigje sa mė kuptimplota, sa mė gjegjėse dhe sa mė shkoqitėse nė kėto pyetje vargmale, synohej qė mjeshtri Kodra te vihet, midis shkrepave tė disa dashurive mė tė mėdha nė jetėn e tij. Pyetje, pra, shtruar gjithnjė pėrmes dashurive. Nga dashuria ndaj femrės. Kėsaj krijese misterioze kur, e para zgjon, e trazon kėtė ndjenjė tė thellė e plotė lėngatė, te njeriu. Aq mė parė te artisti, kur, nė tė shumtėn e rasteve, qėllon tė ketė shpirt bohemi. Dashuria e dytė e Kodrės, ndoshta edhe mė e madhe se e para, ėshtė piktura. Dihet. Dashuria ndaj muzikės. Kėsaj pyetje apo kapitulli, sigurisht se do t’i printe loja e Kodrės nė kitarė apo, qoftė edhe nė ndonjė instrument tjetėr muzikor. Pėr tė dalur, kėshtu te mendimi i tij i shkoqitur, mbi artin e muzikės. Preferencat e deri tė sajimi autorial, i veprės muzikore tė tij. Asaj me titull «Zėri i kambanave», nė la maxhor. E katėrta dashuri e Kodrės, ėshtė poezia. Dėshmia mė e mirė, pėr kėtė pohim, janė vargjet e poezisė sė tij me titull “Unė kėrkoj”. Lė tė ndjekim bashkė vargjet e kėsaj vjershe, plotė porosi filozofike:

    Unė kėrkoj

    Djalosh kapedan

    A s’mė thua qė nga vjen

    Ti, se nė luftė paske qenė

    rrėfemė nė e ke parė tė dashurin tim?

    Vogėlushja ime e mirė

    Fytyrėbardhė si vetė dėbora

    Unė qė kthehem nga fushat e betejės

    Tė dashurin tėnd s’e kam parė.

    Vogėlushja ime e mirė

    Qė ngrys netėt n’ato fusha,

    S’mund tė shihemi mė,

    Sepse i dashuri yt u vra.

    Vogėlushja ime e mirė

    Me sy tė pėrlotur,

    Nė tė shtyftė dashuria,

    Mendoj se do tė jem pėr ty.

    Ah, djalosh kapedan,

    Si vetė dėbora n’ato maja,

    Nuk shkel zjarrin e zemrės sime,

    Qofsh gjeneral.

    Po, moj vogėlushe,

    Qė ngrys netėt nė ato fusha,

    lotėt terna sytė,

    se jam unė i dashuri yt.




    ***




    Dashuria ndaj sportit

    Dihet mirė se Ibrahim Kodra, jo vetėm nė rini, por gjatė gjithė jetės sė tij tė stuhishme, ishte njė dashamir i madh i sportit. Nė rini ai, pos qė shquhej si flakės i gjyles dhe ēekiēit, ishte i dalluar edhe nė sportin e notit. Ai vazhdoi, deri nė ditėt e pleqėrisė sė thellė, vallen me kėtė dashuri! Dashuria ndaj vendlindjes, ėshtė e papėrgjumur kurrė. Dashuri qė nuk soset (shpenzohet) kurrė. Dihet, si pėr tė gjithė e, veēmas pėr ata qė digjen e piqen nė shkretėtirėn e mėrgimit, edhe pėr piktorin tonė tė shquar, dashuria ndaj vendlindjes ishte dhe mbeti dashuri qė nuk shteret kurrė. Dashuria ndaj fshatit Ishėm, ku ėshtė lindė, para disa deceniesh. Dashuria ndaj Durrėsit. Ndaj Tiranės… Dashuria ndaj Shqipėrisė. Kur pėr asnjė ēikė mbrapa nuk ngel dashuria ndaj Prishtinės, Prizrenit, Deēanit, Lubotenit plisėbardhė… Dashuria ndaj Kosovės, pėrgjithėsisht. Ashtu siē ėshtė e madhe dashuria e tij ndaj trojeve shqiptare tė arbėreshėve nė Itali. Kur poaq e madhe ėshtė dashuria dhe malli i tij pėr Ēamėrinė dhe pėr trojet shqiptare nė Serbi, nė Mal tė Zi e nė Maqedoni. Megjithatė, maestro Kodra, nga ai mozaik trojesh shqiptare, megjithatė, pas aq shumė vjetėsh nė mėrgim, tė parėn vizitoi Kosovėn. Ndodhi kjo nė verėn e vitit 1968. Me atė rast, pos qė, para artdashėsve tė Prishtinės, dhe pėrgjithėsisht para publikut tė gjerė tė Kosovės, u paraqit me ekspozitė vetėm, kishte takime dhe kontakte, tė ngrohta e vėllazėrore, mė piktorė, nė rėnd tė parė, por edhe me shkrimtarė, me poetė, me gazetarė… dhe mė njerėz tė rėndomtė. Qytetarė tė thjeshtė qė gjakonin e dėshironin ta takojnė, tė shohin, shijonė e pėrjetojnė artin e tij, tė shfaqur nė ekspozitė…Nė kėtė pyetje-konstatim, pėrgjigjen mė tė mirė tė Kodrės e gjejmė, nė librin e tij, me titull “Kujtime” tė cilin, sikurse dihet, e nxori nė dritė Shtėpia botuese “Onufri” e Tiranės. Ja fragmenti me titull : “Nė Kosovė, mes Shqiptarėve” qė e riprodhojmė, nė tėrėsi ngase imponohet me origjinalitetin dhe spontanitetin e tij rrėfyes.



    Nė Kosovė, mes shqiptarėve

    “Mė 1968 ēela njė ekspozitė nė Prishtinė, nė Kosovė. Pėr mua ish njė ngjarje e paharruar – ish kthimi nė Atdhe, po shprehem nė mėnyrė letrare – sepse gjer mė atėherė nuk kisha pasur lidhje kulturore me shqiptarėt e Ballkanit nė pėrgjithėsi, dhe nė veēanti me ata qė jetonin nė (tash, ish) Jugosllavi. Kurrė nuk pandehja se mes shqiptarėve tė Kosovės – Metohija, siē e quanin asokohe, ish ngritur njė industri kulturore e pėrbėrė nga gazetat, revistat, teatrot, shtėpitė botonjese. Mu dha rasti tė piqem e tė vlerėsojė disa vjershėtorė, shkrimtarė, artistė dhe muzikantė. Gjithēka zuri fill me njė shkrimtar qė zbriste nga Zagreb, njė farė Joja Ricov, qė dėshironte t’i jepja njė intervistė pėr tė pėrjavshmen Telegraf e cila u kasnis mė pas e shoqėruar me disa nga punimet e mia. Artikulli u kėndua me interes nga Aleksandėr Stipēeviq, i cili duhej tė kish lidhje tė vjetra gjaku me shqiptarėt posa pat shkruar dy vėllime mbi artin e Ilirėve - qė janė stėrgjyshėrit e shqiptarėve. Ai njoftoi disa profesorė tė Universitetit tė Kosovės, qė pikėrisht nė ato vite po hidhte hapat e para. Kėshtu nė studion time ia behu Nehat Islami drejtor i gazetės “Rilindja” tė Prishtinės dhe pak kohė mė pas me ftuan qė tė ēel ekspozitėn. Pėr mua ish sukses i madh, mjafton tė shihje pritjen qė mė bėri jo vetėm shtypi nė Kosovė por edhe nė Beograd, siē ishin gazetat Politika, Lufta etj. Me prekėse ishte pritja qė mė bėri Bekim Fehmiu – aktori qė mbuloi rolin e Uliksit – i ardhur nga Londra, pasi atje punonte njė film, i cili mori pjesė nė pėrurimin e ekspozitės. Ymer Shkreli nė fletet e gazetės “ Rilindja” tė datės 8 gusht tė vitit 1968 do tė shkruante: “Megjithėse ekspozita e Ibrahim Kodrės u ēel gjatė sezonit tė verės, mundi tė tėrhiqte njė numėr tė madh admiruesish tė arteve figurative tė Kosovės. Ekspozitėn e vizituan 13.000 vetė. Njė numėr kaq i madh shikuesish nuk ėshtė parė nė asnjė shfaqje tjetėr nė Prishtinė”. Ekspozita u ēel nė hollin e Teatrit Popullor. Historia e shqiptarėve tė ish-Jugosllavisė – rreth dy milionė – mund tė ketė vetėm njė titull: “luftėn pėr ēlirim dhe pėr njohjen e krenarisė se tyre kombėtare”. Kėtė krenari, nė krye turqit e mė pas serbėt e kanė shkelur pa prerė duke u pėrpjekur qė tė mbysin me pahir. Nė letėrsi kjo dėshirė quhet “domosdoshmėri e mallkuar” qė haset nė tė gjitha shkrimet ose pothuaj tė tė gjithė autorėt e ēfarėdo vėrse qofshin. Ka pasur edhe syresh qė me cinizėm racial i kanė quajtur shqiptarėt «njerėz me bisht». Vjershėtori Esad Mekuli, njė nga kokat e letėrsisė sė re pas luftės sė dytė botėrore, shfren me zgjuarsi nė njė ndėr poezitė e tij davanė e atij bishti tek shqiptarėt : “ėshtė njė tėrkuzė me tė cilėn lidhin kizėn nė brez, qė lipset pėr punė tė lodhshme dhe mund ta shohėsh paksa nėpėr shalė. Ėshtė arkaja e vuajtjes por edhe e qėndresės”. Nė pėrshkrimin qė kėta vjershėtorė i bėjnė vuajtjes sė njerėzve tė atij populli ndeshemi me njė ngarkesė tė madhe emocionale. Njė emocion i tillė shfaqet tek poezia e Enver Gjerēekut, pas tė cilit njerėzit e letrave nuk mund t’i vendosė mbi nivelin e jetesės se njė kombi tė rrėgjuar nga uria, siē ėshtė Kosova. Pėrpjekja qė bėhet pėr tė gatuar ēorbėn nė sofrėn e njė shtėpie – mundėsisht nė sofrėn e vetė autorit, duke parė tėrė autobiografinė qė sundon nė tė gjithė veprėn e tij – ėshtė kthyer nė njė rit, nė venom qė pėrsėritet paēka se qėllimi i saj objektivisht lė pėr tė dėshiruar. Kėshtu, nė qendėr tė poezisė shfaqet nėna qė shtron “sofrėn” (njė tryezė e rrumbullakėt njė pėllėmbė nga toka) qė grish vocėrrakėt tė ulen, ndonėse s’ka gjėsendi pėr tė ngrėnė. Me anė tė shkrimtarėve kam arritur tė njoh njė krahinė tėrheqėse qė jetonin akoma sė toku sipas natyrės “primitive” dhe kjo me pėlqen. Aty do tė gjesh dhe sot e kėsaj dite disa mėnyra jetese qė tashmė janė lėnė prapa nga pjesa tjetėr e Evropės. Ky pėrshkrim nuk lartėson vlerat, madje as i pėrdhos. Kėtė kontradiktė e pėrjetojnė personazhet e romanit tė famshėm “Heshtja e armėve” i Ramiz Kelmendit. Kosova dalėngadalė por pa u ndalur po i lė prapa kėto kontradikta. Kultura e shqiptarėve tė ish Jugosllavisė ėshtė mbushur me kėto kontradikta, por identiteti kombėtar mbetet njė urė lidhėse dhe bashkimi. Nė katundet ku kohė mė kohė mungon drita elektrike dhe nuk ka rrugė kryesore, njerėzia jeton ēdo ditė lidhur me forma arti shumė tė shpėrndara, siē janė muzika dhe gojėdhėnat Tė mos e zėmė ngoje formėn paraletrare e cila ėshtė kuvendimi, qė rėndom merr ngjyra zakonore e tė jashtėzakonshme. Ende ruaj nė mendje njė kujtim tė ėmbėl pėr ato vise tė magjishme dhe pėr njerėzit qė me mua u treguan shumė tė dashur”.

    Tė gjithė shkruan pėr Kodrėn. Ky s’ishte tjetėr veēse njė evokim rasti i mjeshtrit Kodra, thadruar nė kujtesėn e tij mbi Kosovėn, artin dhe njerėzit e saj, ashtu siē i ka parė dhe i ka pėrjetuar, tash e mė shumė se dyzet vjet mė parė. S’do mend se, ndėrkohė, nė Kosovė gjithēka ka ndryshuar, nė kuptimin e bardhė tė fjalės. Nė kėtė pjesė tė rrėfimit tė vetė, mjeshtri Kodra, ndėr tė tjera pėrmend, emrat e vetėm dy gazetarėve shqiptarė nga Kosova, Nehat Islamin dhe Ymer Shkrelin qė kanė shkruar pėr tė dhe artin e tij. Kurse nė librin monografik “Ibrahim Kodra – prezentazione di Carlo Bo”, botim i vitit 1987, nė regjistrin nga madje 252 autorė qė me shkrimet e tyre e kanė bėrė tė gjallė e tė njohur, nė tė katėr anėt e botės, veprimtarinė artistike tė tij, midis tė cilėve mė i shquari ėshtė shkrimtari italian me famė botėrore, Dino Buzzati, gjendet, mė sė pakut, edhe njė njėzetėsh autorėsh shqiptarė, jo vetėm gazetarė e publicistė por edhe poetė e letrarė. Duke filluar nga Azem Shkreli, Anton Pashku, Ali Aliu, Teki Dervishi, Gani Hoxha, Sharr Hoxha, Nehat Islami, Vehbi Kikaj, Ernest Koliqi, Rashit Krasniqi, Musa R. Mehmeti, Demetrio Patituēi, Bajram Sefaj, Vehap Shita, Ymer Shkreli, Hilmi Thaēi, Hajro Ulqinaku, Ana Maria Patituēi, Abdulla Tafa, (qė ėshtė autor i monografisė shumė tė mirė me titull “Kodra njė univers”, botim i ARTE, Tiranė 1992) dhe Fiqiri Sejdiaj.



    Jam i lirė dhe nuk kam frikė nga vdekja!

    Nga njė bisedė e kėtij tė fundit, botuar nė tė pėrditshmen e popullarizuar tė Tiranės “Shekulli” tė ditės se diel, 5 mars 2000, huazojmė, ad literam, vetėm dy prej tyre. Jo pse nuk ishim kujtuar t’ia shtronim vetė, por, nga frika mos janė delikate, intime, tė rėnda. Qė prekin thellė nė intimė, me paragjykim se edhe mund tė lėndojnė sedrėn e piktori tė madh. Ja, dy pyetjet dhe pėrgjigjet e Kodrės nė to. E para : “Si shpjegohet qė nuk jeni martuar asnjėherė?.

    Kodra: “Oh, tre herė desha tė martohesha, besa, e tre herė, pėr fat, lavdi Zotit, shpėtova. Nuk u martova asnjėherė. Njė herė, duke bėrė dashuri, nė rini, e dashura ime mė thotė : “Oh, Ibrahim, me shtrėngo fort!”. Dhe unė, kuptohet e shtrėngova. “Tė lutem mė fort!” - mė tha ajo pėrsėri. Dhe unė pėrsėri e shtrėngova diēka mė fort. “Mė fort, mė fort, mė fort!”, mė thoshte ajo ndėrsa mė puthte pa pushim. Dhe unė e shtrėngova vėrtetė fort, mirėpo, nė atė kohė diēka kėrciti si gjeth i thatė dhe tė dashurės sime i qe thyer… njė brinjė. Kur martohesh thyhen shumė gjėra. Largohesh nga miqtė, nga shokėt dhe shoqet, nga tė afėrmit, nga njerėzit e tu qė i do fort. Martohesh dhe ēuditėrisht mbetesh krejt vetėm. Kodra nuk mund tė largohet nga shokėt dhe shoqet. Kodra nuk mund tė pranojė tė mbetet vetėm. Gjatė jetės sime kam pasur plot goca tė reja. Kam shėtitur nė Paris dhe Londėr, nė Romė dhe Milano, nė Amerikė, kudo dhe ju me thoni tė martohem! Nuk ėshtė e mundur, kupton apo jo? Pėr kėtė arsye nuk jam martuar. Shumė shokė mė kanė thėnė: ke bėrė shumė mirė Ibrahin qė nuk je martuar! Tė tjerėt mė thonė tė kundėrtėn. Unė vetė them se kam shpėtuar. Kam bėrė mirė qė s’u kam hyrė telasheve tė martesės. Merreni me mend sot nė Milano ka 754 mijė divorce, ēka do tė thotė se nė katėr familje njė shkatėrrohet. E kupton ēdo tė thotė kjo? Atėherė pse tė martohesha? Qė tė ndahesha pėrsėri! Gruaja ka luftuar dhe lufton pėr tė fituar lirinė e saj. OK! Po unė pse duhet tė humbas lirinė time?! Sot punėt e familjes kanė rėnė shumė poshtė e unė kėto gjėra s’i duroj. Kur shkova nė Ishėm, shumė njerėz me pyesnin tė habitur: “Si nuk je martuar, bre zotėri Ibrahim?”. Ndėrsa bisedonim kėto gjėra, njė grup fėmijėsh kalojnė tė gėzuar, gjithė vrap para nesh. Dikush me tha: “Zotėri Kodra, ju s’keni as fėmijė”. Atėherė unė e kundėrshtova. “Kam. Ja, kėta janė fėmijėt e mi” (qanė).

    Dhe pyetja e dytė : “A keni frikė nga vdekja?”.

    Kodra: “E ēfarė frike tė kem nga vdekja, kur njeriu vdes sapo lind. S’kam frikė. E kam thėnė shpesh dhe kjo ėshtė filozofia ime. Jeta ime fillon sot. Edhe nesėr do tė jetė sot, edhe pasnesėr do tė jetė sot, vazhdimisht. Miqve, shokėve, gazetarėve, kritikėve e shumė tė tjerėve qė mė kanė bėrė tė njėjtėn pyetje, unė u jam pėrgjigjur: jeta ime fillon sot !



    Rikthimi nė Shqipėri

    I kthehemi edhe pėr njė ēast librit “Kujtime” tė Ibrahim Kodrės. Ndalemi pikėrisht nė faqen 68 tė saj. Lexojmė tekstin me titull “Rikthimi nė Shqipėri”. Kodra aty thotė kėshtu: “Siē kam pasur rast tė rrėfej, gjatė gjithė atyre viteve nė Shqipėri kam ardhur vetėm dy herė. Mė 1942 dhe mė 1973. Por kanė qenė raste disi tė veēanta: tė parėn herė erdha gjatė luftės, asokohe kur Shqipėria ndodhej nėn pushtimin e Italisė, dhe herėn e dytė gjatė viteve tė diktaturės komuniste tė Enver Hoxhės. Pra, ishin ēaste dhe periudha nė tė cilat nuk mund tė qarkullohej lirisht. Po ndėrkohė Historia ia ndėrroi krejtėsisht fytyrėn Evropės sonė e mė nė fund kombi i vogėl shqiptar arriti tė fitonte demokracinė. Ka qenė, pra them, njė kėnaqėsi e madhe, qė nė prill tė vitit 1996 pranova ftesėn e Presidentit Sali Berisha pėr tė bėrė njė udhėtim njėjavor nė Shqipėri. Dhe kėshtu nga data 20-27 prill tė vitit 1996 kalova njė javė nė Shqipėri, plot ngarkesa, pėr tė bėrė njė shėtitje tė detyruar, tė lodhshme po tė kėnaqshme i shoqėruar nga bashkėpunėtori dhe miku im Demetrio Patituēi. Nuk mund ta fsheh kėnaqėsinė kur mora tok me dy shkrimtarė tė mėdhenj siē ishin Ernesto Sabato dhe Ismail Kadare, vlerėsimin mė tė lartė tė shtetit shqiptar: d.m.th. ēmimin “Nderi i Kombit” me kėto fjalė: “Ibrahim Kodra, gjatė gjithė kohės sė qėndrimit tė tij larg Atdheut denoncoi me guxim tė madh diktaturėn oruelljane dhe natėn e gjatė tė komunizmit shqiptar. Pėr mė tepėr se dyzet vjet ai mbeti pėrkrahės i sė vėrtetės sė gjeniut tė lirė dhe krijues i popullit tė tij nė tokėn mike, Italinė”. Ato ditė m’u dha rasti tė takoj njė mikun tim tė vjetėr, shkrimtarin Ismail Kadare, dhe tė njihja njė emėr tė madh tė letėrsisė botėrore Ernesto Sabaton. Atė ditė nuk munguan edhe takimet zyrtare, ku arrita tė njihja figurat mė me peshė tė inteligjencės shqiptare. Kam arritur tė takoj edhe shokėt e mi tė lodrave, disa syresh janė bėrė piktorė tė njohur nė Shqipėri. Njė ngjarje tjetėr qė mė gėzoi pa masė ish kremtimi i 78 vjetorit tė lindjes sime, mbajtur nga Presidenti i Republikės nė Galerinė Kombėtare tė Arteve tė Bukura. Midis artikujve tė shumtė qė munda tė kėndoj atyre ditėve mė ka mbetur nė mendje sidomos poezia qė mė kushtoi miku im vjershėtor, Visar Zhiti:

    Nė ditėlindjen e mjeshtrit


    Qirinjtė e ditėlindjes tėnde

    digjen mes nesh…

    Ē’flakė tė bukur qė solle

    Dritė peisazhesh

    Ku mbiemri yt

    prej kodrash pafund

    ngrihet i praruar,

    aq i blertė…




    Mjeshtėr,

    edhe peneli i mikut tėnd, Pikasos,

    pena e Elyarit e Kuazimodos,

    e Kadarésė,

    vijnė sonte

    e befas bėhen qirinj

    Shtojnė vitet pėr datėlindjet

    e menēurisė

    zėrin e flakėve

    tė urtėsisė.


    *


    Me kėtė rast, - vazhdon rrėfimin Kodra, - me ndihmėn e njė helikopteri qė mė vunė nė dispozicion autoritetet, munda tė vizitoj mbarė Shqipėrinė. Sigurisht mes shumė qyteteve, vizitova me mall edhe vendlindjen time, Ishmin, ku me habi e me interes vura re se nuk kish ndryshuar njė qime qė kur e lashė shtatėdhjetė vjet mė parė. Them vizitova me interes po sa pashė fėmijė, gjė qė tregonte se jeta zjente. Pata rast tė shihja njė fukarallėk tė madh, por edhe dėshirėn pėr tė ecur pėrpara dhe sidomos dėshirėn e ethshme pėr tė rrojtur sa mė mirė. Mė ka lėnė mbresa pritja qė mė bėnė a thua se isha kampion futbolli a njė yll i kėngės qė shkonte me makinė pėrpara turmės dhe ajo brohoriste emrin tim. Por mė shumė me ka lėnė mbresa kuvendimi me pleqtė e katundit qė u sollėn me mua sikur tė isha rritur mes tyre. E ndjeja se isha njė prej tyre. Nė fletėt e para tė kėtij libri e kam pėrshkruar Ishmin si njė zonė tė rrallė e tė magjishme. Kėtė pėrshtypje pata edhe kur u ktheva me barrėn e viteve mbi supe. Sytė e plakut e vėrtetojnė mė sė miri atė pamje qė mbaja mend qė fėmijė. Nuk e gjeta mė derėn e madhe qė tė shpinte nė oborrin e shtėpisė sime, e cila ngrihej mbi kodrėn mė tė lartė tė asaj zone. Pjesa tjetėr kish mbetur po ajo. Aty ndodhesha dhe unė, si njė zotėri qė ka njohur frikėn, lumturinė, makthin dhe bindjet e veta. Dhe duke sjellė nė mendje njė baladė tė vjetėr amerikane, kam mundur tė ndjej brenda vetes njė tė vėrtetė tė pakundėrshtueshme: ky dhé ėshtė imi, ky kaltėrosh ėshtė qielli ynė, kjo jetė ėshtė imja.



    Vuajtja qė nxitė gjeninė!

    Tash vjen koha kur xhiruesi ynė i vyer, i ish Televizionit tė Prishtinės, Lulėzim Shasivari, me syrin magjik tė kamerės sė tij, merr sa mė shumė e sa mė mirė piktura mbi pėlhurat e dimensioneve, teknikave dhe fazave e “epokave” tė ndryshme, tė mjeshtrit Kodra. Punime kėto qė paraqesin rrugėn e piktorit tonė nėpėr dallgėt e rrymave, kubizmin, abstrakizmin, futurizmin e tė tjera.

    Pavarėsisht se nė regjistrin tonė kemi arritur tė shėnojmė titujt e madje 23 veprave tė tij, pa kronologji datash kur ato janė krijuar dhe kanė zbritur nga kavaleta e maestros, duhet shpresuar se kamera e xhirimit bėn punėn e vet fisnike duke shpalosur, nėse jo tėrė “atllasin tematik” tė piktorit tonė, atėherė, sė pakut njė pjesė tė mirė tė tij. Sigurisht se edhe mbi pėlhurat e kėtyre pikturave gjenden veprat qė shėnojnė ashtu tė quajturėn “periudhė e artė” tė Kodrės por edhe bredhjet e tij, pas vijave e shprehjeve tė reja, gjithnjė duke i mbetur besnik dorėshkrimit tė tij autentik dhe origjinal. I gjithė ky thesar qė rrjedh para vėshtrimit tė teleshikuesit eventual tė kėtij dokumentari modest, tė realizuar brenda vetėm dy ditėsh me vapė sahariane, siē bėnte nė muajin korrik tė vitit 1998 nė Milano, ėshtė fryt i punės shumėvjeēare dhe titanike tė Ibrahim Kodrės. Ėshtė fryt i flijimit, i vetmisė robinsoniade dhe e i “vuajtjes qė nxitė gjeninė”. “Ngjyrėn time pėrfaqėsuese e quajtėn tė kaltėrtėn. E kaltėrta nė tė gjitha variacionet ėshtė deti magjik i vendlindjes” - thotė, ndėr tė tjera, ky krijues i madh shqiptar qė me tė drejtė e quajtėn edhe Everest i pikturės, nė pėrmasa tė gjera. Ndoshta kjo kaltėrsi dominuese nė pikturėn e tij e ka zanafillėn apo mbase edhe prejardhjen nga dy burime. E para, ngase Kodra lindi buzė kaltėrsisė se detit Adriatik shqiptar, por edhe nga shkaku se rruga e tij e parė drejt njė bote tjetėr, ishte rruga e detit tė parė: Durrėsi, i Shqipėrisė – Bari, i Italisė. Duke vėshtruar me mall, njė nga kėto sajesa pėrrallore, tė bukurisė sė ngjyrave dhe universit tematik dhe tė porosive tė urta qė kumtojnė ato, apo njė krejt tjetėr, ajo me titullin “arshitetto” t.m. su tela 80x70, nė thellėsinė e pellgut tė njė nate plotė pikėllim, si i syrgjynosur qė isha, diku nėn kulmet e Parisit, duhet tė kem hedhur nė letėr, kėto vargje qė po i riprodhoj pa pėrtesė!


    *


    sy tė zgurdulluar

    duar tė prera

    si nė cung

    njė gisht i kėputur

    njė dritore e thyer

    ngjyera tė trazuara

    deri nė shqetėsim

    mund tė gjesh aty ndonjė muzicient

    me kitarė tė braktisur

    me tela tė kėputur

    jehun e njė kėnge

    njė kėlthitje tė thellė

    pėr njė trohė ajėr tė pastėr

    pėr njė grimės qielli e dielli

    pėr njė ditė pa shi

    pėr njė gram liri

    (B. Sefaj)



    Poeti per Kodra!

    Krahas Visar Zhitit janė edhe shumė e shumė poetė tė tjerė tė huaj de shqiptarė, kėta tė dytėt nga tė gjitha trojet tona, qė nė raste e shkase tė ndryshme, tė impresionuar nga vepra dhe personaliteti i tij, Kodrės i kushtuan poezi tė goditura dhe tė nivelit tė lartė artistike. Ishte ide fisnike dhe projekt i qėlluar i mikut dhe bashkėpunėtorit tė Kodrės, zotėri Demetrio Patituēi, kur kishte vendosur qė gjithė ato poezi qė i kushtoheshin piktorit, kudo qė tė jenė shfaqur, t’i mbledh e t’i botojė nė njė libėr. Dhe, vėllimi me poezi me titull Poeti per Kodra (con illustrazioni di Ibrahim Kodra), Poetėt pėr Kodrėn (me ilustrimet e Ibrahim Kodrės), nėn pėrkujdesjen e Francesco Fusca dhe nė botim tė Grafosud, ka parė dritėn e botimit dhe, shpresojmė se ka gjete lexuesin e vetė gjithandej. Prandaj, mbase nuk ėshtė e arsyeshme tė flitet mė gjatė pėr kėtė vėllim me poezi qė autorė tė huaj dhe shqiptarė ia kushtojnė maestros Kodra, pos tė shėnojmė (edhe njėherė) emrat e autorėve ashtu siē janė radhiturėn kėtė libėr tė pėrgatitur mrekullisht nė pikėpamje teknike, grafike dhe estetike nė pėrgjithėsi. Sajuesi, Francesco Fusca, kolonėn e poezive tė pėrmbledhura nė kėtė vėllim, e hapė me poezinė e vetė Ibrahim Kodrės, atė me titull Unė kėrkoj qė piktori e shkroi nė vitin 1981, pėr tė vazhduar me thėnien e njohur tė poetit francez Paul Eluard. “Kodra est le primitiv d’une nouvelle civilisation”. Fill pastaj vjen poema e sajuesit tė kėtij libri, Francesco Fusca, I pari mall (Il primo amore) nė shqip e italisht. A Kodra dhe Ibrahim Kodra (Pittore della primavera), janė dy poema, qė tė dyja nė italisht, tė poetit Giuseppe Martucci. Me, po ashtu dy poema nė gjuhėn italiane, Le quattro stagioni dhe Guardava il poeta L’Albania, veprėn e Kodrės e nderon, tjetri poet italian, ai me emrin Carlo Franza. Me nga njė poezi paraqitėn Franco Esposito, Per Kodra (“Microprovincia” per gli ottant’anni dell’amico Ibrahim Kodra), Vorea Ujko, Davanti alla pictura di Ibrahim Kodra, Adalberto Cuzzi, Libetą dhe A kodra, Sarina Aletta, Incontro galassie di colomb, Fiorenza Valenti, Dedicat al Maestro Ibrahin Kodra, Vittorio Catalani, La vela di Allah (A Ibrahim Kodra), Visar Zhiti, Nel giorno del compleanno del maestro, Fedro Fiori, me dy poezi:Kodra (Al querido Ibrahim con el afecto de nuestra antgua amistad) dhe Kodra ( Al cro Ibrahim con affetto della nostra antika amicizia), Agim Doēi, Dedikuar shqiptarit tė madh Ibrahim Kodra (shqip dhe italisht), Sara Roversi, A Ibrahim, Zef Kakoca alias Pino Cacozza, Mjeshtrit (Al maestro) Ibrahim, Andrea Carretta, Com’tč lungo il tempo, Sylė Mujaj, Simboli (Diktorit tė njohur Ibrahim Kodra) nė shqip dhe italisht, Beppe Novali, Arte senza confini (Al maestro Ibrahim Kodra), Giuseppe Caracausi, Ibrahim Kodra, Vicenzo Buonassisi, Come i grandi artisti, Gaetano Blaiotta, A Ibrahim Kodra, Paloma, Para Ibrahim Kodra (spanjisht) dhe Per Ibrahim Kdra (italisht), Bajram Sefaj, Kodra (Arshitetto” t. M. Su tela cm 80x70), shqip e italisht, Jenny de Bert, Per Ibrahim, Angelo Gaccione, Il sole dhe Krimer, Placata disperazione (A Ibrahim Kodra).



    Biseda (kurrė) e papėrfunduar, me mjeshtrin!

    Kohėzgjatja (hapėsira) e (pa)paraparė e kėtij reportazhi ngushtohet dhe vjen ēasti kur duhet tė bie sipari i tij ( i saj) simbolik. E, nė anėn tjetėr sikur, duarthatė e tė pikėlluar, ndahemi nga ky piktor i madh dhe studioja e tij, nga kjo uzinė ku kanė lindur, janė formėsuar dhe janė finalizuar me mijėra e mijėra piktura tė dala nga duart e vyera tė artistit tė madh shqiptar, Ibrahim Kodra. Duhet ikur, gjithnjė me ndjenjėn e hidhur tė dėshtimit dhe pėrgjegjėsisė se, pranė kėtij kolosi nuk ėshtė bėrė asgjė, madje as ēereku i asaj qė meriton karriera e tij e pasur. Ikim me shijen e pezmit se kanė ngelur tė hapura shumė tema tė aq shumė idesh e synimesh, tė pa ēelura fare. Siē janė, bie fjala, tė dhėnat mbi ato dhjetėra e dhjetėra, ekspozita vetėm dhe nė grup, organizuar dhe realizuar nė tė ketėr anėt e botės. Pak ose hiē, ėshtė thėnė e pėrfolur nė kėtė reportazh, mbi numrin e madh tė ēmimeve, medaljeve e tė tjera ēmime mė tė cilat u nderua opusi krijues gjigantesk i kėtij piktori. Krejt nė prag tė ndarjes shėnuam se Ibrahim Kodra ėshtė qytetar nderi i dhjetė qyteteve, se veprat e tij ndodhėn nė muzeume e galeri si dhe nė koleksione private nė tė katėr krahėt e meridianėve, duke filluar nga Shqipėria e vendlindjes, nga Prishtina e Kosovės, Italia, Zvicra, Gjermania, Belgjika, Greqia, Australia, Brezili, Argjentina, Danimarka, Franca, Britania e Madhe, SHBA-tė e tjera. Posaēėrisht merakosese ishte e vėrteta qė nuk u arrit tė shėnohet: veprat e cilėve autorė me famė botėrore, Ibrahim Kodra i ka pronė nė koleksionin e vetė dhe anasjelltas, cilėt piktorė me famė botėrore, bashkėkohanikė tė tij, pasurojnė koleksionet e tyre me veprat e Kodrės. Ikim me merakun pa e parė bibliotekėn e tij, pa mėsuar se cilin libėr letrar e ka lexuar sė fundi, cilin film artistik, shfaqje teatrore, apo koncert muzikor ka ndjekur, ditėve mė tė reja… Por, tė gjitha kėto mbyllen mė tė vėrtetėn se bisedat me krijues tė mėdhenj, sikurse ėshtė Ibrahim Kodra, nuk kanė tė sosur kurrė. Ato mund tė jenė vetėm fragmentare, kurse pėrpjekjes pėr tė zėnė tėrėsinė e tyre nuk do t’i mjaftonin as kopertinat e librave, aq mė pak, reportazhet dhe emisionet televizive, qofshin ato me shumė minuta. Kėshtu ėshtė vėrtetė, jo vetėm njė vegim ngushėllues i imi si autor modest, qė ėshtė ndėr qindra tė tjerė, tė po aq autorėve dhe studiove televizive nga shumė qendra tė kompanish dhe agjencish tė njohura, nga qytete tė ndryshme tė botės, kushtuar Ibrahim Kodrės dhe veprės sė tij madhėshtore. Le tė jetė prandaj kjo vetėm njė sprovė e imtė, e shėnimit tė kėtyre dy jubileve tė tij pėrnjėherėsh: tetėdhjetė vjetorit tė lindjes dhe tė gjashtėdhjetė vjetorit tė krijimtarisė se tij tė frytshme artistike.







    Shėnim parantezė:
    (Nė bredhje e sipėr rrugėve plot vapė nė Milano-n e muajit korrik, pikėrisht nė ēastin kur bisedohej pėr ngjyerat e preferuara dhe tė furnizimit me to, Kodra i moshuar, ngriti nga toka njė gjeth qė iu gjend pėrpara. Tha: ja ngjyra mė mirė nė botė. Tė gjitha tė tjerat, janė tė tjera !).




    Bajram Sefaj - Tema

  17. #17
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,930
    Faleminderit
    90
    98 falenderime nė 81 postime
    Dyzet piktura origjinale tė Kodrės drejt Shqipėrisė

    Sė shpejti nė Durrės do tė hapet muzeu “Ibrahim Kodra”. Fatos Faslliu, kryetar i fondacionit, njėkohėsisht kurator i testamentit tė piktorit, thotė se nė tė do tė ekspozohen veprat origjinale tė Kodrės, sende personale, foto autentike, letėrkėmbimi me personalitete dhe bibliografia e plotė

    Muzeu pėr maestro Kodrėn do tė promovohet sė shpejti nė Durrės. Fatos Faslliu, kryetar i fondacionit “Ibrahim Kodra”, njėkohėsisht kurator i testamentit tė piktorit, nuk di tė thotė me saktėsi pas sa javėsh, por siguron se brenda vitit do tė ketė njė ceremoni prezantuese. Detajet u bėnė tė ditura nga hapėsira qė do tė shfrytėzohet pėr muze, dhuruar nga biznesmeni durrsak Jashar Arrėza, qė ndodhet nė katin e dytė tė njė godine te Tregu Industrial nė Durrės. Faslliu shpjegon se janė ende nė fazėn pėrgatitore, ndonėse rreth 70% e materialeve qė do tė shfrytėzohen pėr muzeun ndodhen nė Durrės.

    “Brenda pak ditėsh do tė mbėrrijnė nė muze rreth 40 vepra origjinale tė Kodrės nė pėlhurė, letėr, bronz dhe qeramikė. Janė pronė e fondacionit dhe do tė shoqėrohen me certifikatat e autenticitetit”, thotė Faslliu. Sipas tij, muzeu ėshtė konceptuar pėr njė ekspozim modern dhe bashkėkohor, duke synuar tė kthehet nė njė shembull pėr janonin. Muzeu i Durrėsit do tė shėnojė tė tretin nė radhė pas atij tė Milanos dhe Luganos, duke pėrmbushur dėshirėn e Kodrės pėr hapjen e muzeve privatė qė do tė mbanin emrin e tij. Si fillim janė dy kuratorė, Elena Pontiggia, profesoreshė nė Breschia dhe Shyqyri Nimani, njė nga njohėsit e mirė tė Kodrės, qė do tė kujdesen pėr mėnyrėn e ekspozimit nė kėtė muze. Pėrveē pikturave origjinale, nė tė do tė ekspozohen objekte personale dhe dokumente origjinale. “Ne kemi thuajse gjithė bibliografin e plotė kushtuar maestros. Janė rreth 80 libra, pėrfshirė kėtu edhe katalogė, tė cilėt nė tėrėsinė e tyre pėrbėjnė njė historik tė rrugėtimit artistik tė maestros. Do tė sjellim dokumente origjinale qė nuk janė ekspozuar mė parė, siriografi nga mė tė spikaturat, litografi, qeramikė, bronz etj. Pjesė e ekspozimit do tė jenė edhe fotografi autentike tė realizuara nga dy studio tė mėdha nė Milano: “Da Brescia” dhe ‘Nord’”, thotė Faslliu. Pjesė e kėtij ekspozimi do tė jenė edhe objekte private qė Ibrahim Kodra i pėrdori sa qe gjallė. Do tė jenė penelat me tė cilėt pikturoi format trekėndėshe ku mbante bojėrat, do tė jetė kitara e dashur pėr tė, certifikata e lindjes, shallėt e famshėm tė tij, medaljet qė ka fituar ndėr vite, bocete tė lėna nė copa gazetash apo edhe letėrkėmbimi me personalitete tė famshėm tė botės dhe shqiptarė. Njė skicė qė mjeshtri Kodra i ka bėrė shtėpisė sė tij nė Ishėm, sė cilės sot i gjenden vetėm disa gurė themeli, do ta dhurojė vetė Fatosi pėr muzeun. Sipas Faslliut, muzeu do tė pasurohet herė pas here, ndaj ai e ka shfrytėzuar kėtė prezantim pėr t’u bėrė thirrje donatorėve shqiptarė pėr tė ndihmuar nė pasurimin e kėtij muzeu. Madje thirrja e parė do t’i shkonte vetė Kryeministrit Berisha, i cili ka dhuratė firmėn e fundit qė maestro Kodra shėnoi nė letėr para se tė vdiste. Aktin e parė tė dhurimit e kanė bėrė dy koleksionistė italianė, tė cilėt kanė dorėzuar nga njė vepėr tė Kodrės pėr muzeun. Nė kėtė rast, Faslliu thotė se do t’i dėrgojnė edhe njė kėrkesė Galerisė sė Arteve nė Tiranė. “Do tė ishte mirė qė veprat qė ka galeria tė bėheshin tė ekspozueshme pėr publikun nė ambientet e muzeut”, thekson Faslliu. Nė fakt, pėrvoja e munguar e muzeve privatė nė Shqipėri, apo dėshtimi i atyre pak qė nisėn, tė bėn skeptik nė kėto raste. Por Faslliu thotė se do tė mundohet qė ky muze, kushtuar njė prej piktorėve mė tė njohur shqiptarė, tė gjejė edhe mbėshtetje institucionale. “Tė hapėsh njė muze ėshtė impenjim i madh e kėrkon gjithashtu kosto financiare. Ne do tė kėrkojmė tė sensibilizojmė institucionet shqiptare publike dhe private, sidomos Bashkinė e Durrėsit dhe Ministrinė e Kulturės pėr tė ngritur njė muze qė tė jetė shembull nė rajon”, thotė Faslliu. Ai thotė se nuk pėrjashtohet njė shkėmbim i mundshėm i materialeve mes tre muzeve tė Kodrės e po ashtu edhe qarkullimi i muzeut tė Durrėsit nė Prishtinė, Ohėr, Pogradec e nė qytete tė tjera tė hapėsirės shqiptare. Administrimi i kėtij muzeu mbetet ende i paplotėsuar nė detaje, por kryetari i fondacionit shpjegon se do tė funksionojė me biletė, me kosto mė tė ulėt pėr studentėt dhe tė moshuarit. Edhe nė kėtė pikėpamje, Faslliu thotė se nė tė ardhme do tė kėrkojnė ndihmėn e bashkisė qė ky muze tė promovohet te turistėt. Nisur nga praktika botėrore, njė ide e tij ėshtė tėrheqja e vizitorėve, tė cilėt me njė biletė tė vetme mund tė vizitojnė Muzeun Arkeologjik, Amfiteatrin dhe muzeun “Ibrahim Kodra”. Tė gjitha kėto mbeten pėr t’u pėrcaktuar, ndėrkohė qė Fatos Faslliu premton se faza e parė e pėrurimit do tė jetė shumė e afėrt.

    Shqip - 23/10/2010
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  18. #18
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,930
    Faleminderit
    90
    98 falenderime nė 81 postime
    Kodra, nga puna e parė nė 1938, tek e fundit nė 2006

    Hapet sot nė GKA, ekspozita retrospektive e mjeshtrit.
    Kuratori Shima tregon si i mblodhi 60 vepra nga galeri tė ndryshme nė Itali e Shqipėri.
    Nė sallėn e ekspozitave tė pėrkohshme tė Galerisė Kombėtare tė Arteve hapet sot ekspozita e piktorit Ibrahim Kodra, e titulluar “Shqipėria Fantastike”. Janė rreth 60 vepra, qė kuratori Rubens Shima i ka qėmtuar nėpėr koleksione e galeri, nė Itali e Shqipėri. Nuk ka qenė e thjeshtė qė t’i bindje, megjithatė, disa nga punėt mė tė mira tė mjeshtrit, tė cilat datojnė qė nga fillimet e krijimtarisė sė tij e deri tek ato tė fundit, ekspozohen pėr herė tė parė pėr publikun. Ekspozita organizohet nė bashkėpunim me fondacionin “Ibrahim Kodra” nė Milano, nė kuadėr tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė. Pėr realizimin e kėsaj ekspozite kuratori ka pėrzgjedhur vepra nga koleksioni i fondacionit “Ibrahim Kodra” nė Milano (Itali), vepra nga koleksioni iKozma Dashit (Shqipėri), vepra nga fondi i Galerisė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė, si dhe vepra nga koleksione tė ndryshme private, brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Kuratori Shima e ka konceptuar nė formėn e njė ekspozite retrospektive, e cila na mundėson ta njohim Kodrėn nė tėrėsinė e tij, qė kur vizatonte qendrėn e Tiranės, deri te pikturat kubiste e postkubiste, me tė cilat ai do tė prezantohej pas viteve ’70. Nė kėtė ekspozitė paraqitet puna e parė e Kodrės, qė i pėrket vitit 1938, pronė e Galerisė Kombėtare tė Arteve dhe ajo e fundit e tij, realizuar nė vitin 2006, e cila ndodhet pranė fondacionit “Kodra” nė Milano.
    “Shqipėria fantastike” ėshtė njė pėrzgjedhje punėsh tė Ibrahim Kodrės, tė cilat i keni nxjerrė nga galeri dhe koleksione nė Itali e Shqipėri. Sa e vėshtirė ka qenė tė vini deri kėtu?
    Nuk ka qenė e thjesht. U bėnė vite tashmė qė interesohem pėr punėn e Kodrės, e kam ndjekur atė nė Milano. Prej njė viti jemi nė kontakt me koleksionistė tė ndryshėm, me galeristė qė kanė punė shumė tė mira nga Kodra, dhe duhet thėnė qė shumė nga koleksionistėt nuk janė shumė tė lehtė pėr t’u bindur. Dhe nė kėtė rast ata ia kanė besuar punėt e tyre Galerisė Kombėtare tė Arteve. Ndėrkohė, kam parė interesin gjithnjė nė rritje tė koleksionistėve privatė shqiptarė. Mė vjen mirė qė kanė arritur tė koleksionojnė disa nga veprat mė pėrfaqėsuese tė piktorit. Gjithashtu kam punuar kryesisht me punėt e fondacionit “Kodra”, pjesėn mė tė mirė tė koleksionit nė Milano, por po aq i rėndėsishėm sa koleksioni i kėtij fondacioni, ėshtė edhe ai i koleksionistėve shqiptarė, tė cilat pėrbėjnė 60% tė kėsaj ekspozite.
    Mbi ē’koncept ėshtė ngritur kjo ekspozitė?
    Sipas konceptit tim, kjo ėshtė njė ekspozitė retrospektive historike, me qėllim qė njerėzit ta njohin tė plotė Kodrėn, jo

    Puna e parė e Ibrahim Kodrės, viti 1938, ndodhet nė GKA.
    vetėm atė qė shfaqet nga vitet ’70 deri nė fund tė jetės sė tij, qė pėrfaqėsohet nė shumicėn e herėve nga piktura totemike, qė kanė nė qendėr totemin, idhullin. Nė kėtė rast kam dashur qė ekspozita tė fillojė me punėn e parė tė Kodrės, tė cilėn e ka realizuar qė nė kohėn kur ka qenė nxėnės nė shkollėn e vizatimit nė Tiranė. Pra, ekspozita fillon me njė peizazh nga Tirana, i vitit 1938 dhe mbyllet me pikturėn e fundit tė mjeshtrit, para se tė ndahej nga jeta.
    Si do ta klasifikonit veprėn e Kodrės sipas periudhave?
    Kodra ka shumė periudha nė krijimtarinė e tij, tendenca, por dhe artistė qė influencojnė mbi tė. Kodra ėshtė njė personazh i cili zhvillohet pas Luftės sė Dytė Botėrore. Jemi nė atmosferėn mitike tė Akademisė sė Breras, ku ai ishte nxėnės i disa prej piktorėve mė tė rėndėsishėm tė kohės sė pas Luftės II Botėrore, si Carra, Funi e Carpi etj. Gjykoj qė vepra e Kodrės ka kaluar nėpėr disa periudha tė ndryshme. Periudha e parė vjen pasi ai asimilon tė gjithė klasikėt nė Akademinė e Breras, bie nė kontakt me artistėt italianė tė Breras. Kemi njė frymė surrealiste, deri diku post-Cezanne tė Kodrės sė hershėm, pastaj shihen influencat nga Sironi. Mė pas Kodra fillon tė mendojė mbi atė qė mė vonė do tė quhej “mrekullia e pajtimit”, i imazheve qė vijnė nga Parisi, si njė qendėr e madhe arti, nga Picasso dhe imazhet qė vinin nga vendi i tij i origjinės. Pra, ajo nėnshtresė e Kodrės qė lidhet me njė lloj kulture orientale, bizantine, ikonografike merret me shumė zgjuarsi nga Kodra dhe pajtohet me imazhet qė vijnė nga Parisi, pėr t’i dhėnė jetė asaj lloj pikture qė ne njohim sot si kubiste, apo postkubiste.
    Thatė se keni kohė qė merreni me kėtė ekspozitė, ju vetė ē’keni zbuluar nga Kodra?

    Puna e fundit e vitit 2006, ndodhet nė fondacionin “Kodra” nė Milano
    Nuk ėshtė hera e parė qė vepra e Kodrės ekspozohet nė Shqipėri, por jo nė njė ekspozitė retrospektive, historike. Pėr aq kohė sa Kodra ishte gjallė, u krijua ideja e njė artisti disi jokomunikativ, pak arkaik, por kur kam lexuar intervista tė Kodrės dhėnė gazetarėve, qė tashmė dhe ata nuk jetojnė mė, apo kur kam parė kontrata e letėrkėmbime tė Kodrės. Kam parė njė personazh shumė kompleks, poliedrik, me shumė informacione dhe njė mjeshtėr i vėrtetė nė negocimin me galeritė.
    Po Kodra nuk ka vetėm piktura, por edhe punė nė skulpturė, apo qeramikė…, shohim qė nuk i keni paraqitur nė kėtė ekspozitė…
    Me vetėdije tė plotė kam pėrjashtuar nga kjo ekspozitė postimazhin, apo riprodhimin e imazhit tė Kodrės. Ai ka shumė kontrata me galeri, apo me subjekte tė ndryshme komerciale pėr prodhimin e posterave, pjatave tė qeramikės, kartolinave, skulpturave tė limituara etj. I gjithė ky material nuk mė ka interesuar pėr kėtė ekspozitė, sepse nuk kam asnjė lloj interesi pėr tė shfaqur para publikut planbizneset e njė artisti si Kodra. Kėto janė mė se normale pėr njė artist me emėr, pėr ta pėrshtatur veprėn e tij pėr tregje tė ndryshme.
    Si ka qenė marrėdhėnia juaj me fondacionin “Kodra”?
    Kemi pasur njė marrėdhėnie shumė korrekte. Pas shprehjes sė interesit tė Galerisė Kombėtare dhe tė timin personal pėr tė ndėrtuar kėtė ekspozitė, kam gjetur njė dėshirė bashkėpunimi dhe gjej rastin ta falėnderoj, sepse njė njeri i vetėm ka bėrė njė sakrificė relativisht tė madhe pėr ta mbajtur nė kėmbė kėtė fondacion dhe pėr tė ruajtur me njė farė fanatizmi ato pak vepra qė ruhen nga Kodra.

    Panorama
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  19. #19
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,930
    Faleminderit
    90
    98 falenderime nė 81 postime
    Albania Fantastica
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 20:51
  2. Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 04-01-2010, 19:08
  3. Realpolitika e Dr. Ibrahim Rugoves
    Nga Llapi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 186
    Postimi i Fundit: 24-12-2009, 14:27
  4. Realpolitika e Ibrahim Rugovės
    Nga biligoa nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 06-11-2008, 10:01
  5. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 20:32

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •