Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    Nxënësit shqiptarë në fund të renditjes

    Tiranë

    Publikohen zyrtarisht rezultatet e testimit të nxënësve, i quajtur ndryshe PISA.

    Sipas drejtueses kombëtare të projektit, Nikoleta Mita, ky testim është bërë në degët e matematikës, letërsisë dhe shkencave natyrore. Mes 41 vendeve pjesëmarrëse në testim, vendi ynë ka dalë ndër radhët e fundit. Kështu, në letërsi, kemi dalë të parafundit, pas kemi lënë vetëm Perunë, në matematikë, Maqedoninë, Brazilin dhe Perunë, në shkencat natyrore, Perunë dhe Brazilin. Ndërsa, në një pronononcim për shtypin ministri i Arsimit, Luan Memushi shprehet se ky sondazh është realizuar në vitin 2000. Sipas tij, në kuadrin e reformës arsimore është ngritur një strukturë e re siç është Qendra Kombëtare Arsimore e Vlerësimit dhe e Provimeve, e cila hedh bazat e testimit të standartizuar në Shqipëri. “Në strategjinë e Ministrisë parashikohen ndryshimet në kurrikulën shkollore, metodologjitë e të nxënit dhe drejtimin e shkollës. Reformimi tërësor i arsimit sapo ka hedhur hapat e para dhe duhet parë si një proces që do të sjellë edhe përmirësime në krijimin e standarteve të vlerësimit të nxënësve dhe të shkollave”, thotë Memushi.

    TESTIMI
    Testimi PISA, ose programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, kryhet një herë në tre vjet, sipas një marrëveshjeje të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës me OECD-në, nënshkruar nga ish-ministri i Arsimit, Ethem Ruka, në gusht të vitit 2000. Është hera e parë në historinë e arsimit shqiptar që Shqipëria merr pjesë në një studim ndërkombëtar në fushën e vlerësimit arsimor. Në fokus të monitorimit të njohurive dhe aftësive, janë nxënësit 15-vjeçarë. Pas marrëveshjes me shtetin tonë, testimi u financua nga dega e arsimit, në fondacionin Soros dhe UNESKO-s. Mes 41 vendeve, janë edhe Amerika, Zvicra, jo vetëm vendet e pazhvilluara. Cikli i parë i studimit 2000–2003 është kryer në dy faza, faza e pilotimit, mars 2001, ku u përfshinë 30 shkolla të mesme dhe 1 012 nxënës. Në fazën e studimit kryesor u përfshinë 166 shkolla të mesme, 8 shkolla 8-vjeçare dhe 4 980 nxënës. Mesatarja e OECD për shkallën e kombinuar të aftësive të leximit ishte 500 pikë, nga të cilat Shqipërisë arriti 349 pikë, duke lënë pas vetëm Perunë. Në matematikë, nxënësit shqiptarë kanë tregues më të mirë se sa në lexim dhe shkenca. Djemtë shqiptarë renditen të fundit në lexim dhe kanë arritur një mesatare prej 319 pikësh, më e ulëta në lexim. Vajzat kanë arritur rezultate më të larta sesa djemtë në të tre fushat. Sipas studimit, Shqipëria ka tregues të ulët të pjesëmarrjes në arsimin e lartë. Megjithëse nxënësit shqiptarë shfaqin një interes të lartë për të lexuar dhe interes të mirë për matematikën, treguesit e arritjeve në lexim dhe në matematikë janë të ulëta.


    Rezultate të studimit për Shqipërinë

    41 vende pjesemarrese

    Lexim Shqipëria renditet në vendin e 40-të, duke lënë pas Perunë

    43,5 për qind e nxënësve ka rezultate nën nivelin 1
    26.8 për qind ka arritur nivelin 1
    20,6 për qind ka arritur nivelin 2
    7,7 për qind ndodhet në nivelin 3
    1,3 për qind ka arritur nivelin 4
    0,1 për qind ka marrë pikët e nivelit 5

    Gjysma e nxënësve nuk kanë arritur nivelin 2 të aftësive të leximit

    Matematikë Shqipëria renditet e 37-ta, duke lënë pas Maqedoninë, Indonezinë, Brazilin, Perunë

    55,3 për qind e nxënësve ka marrë nën 400 pikë
    1,5 për qind e nxënësve ka marrë mbi 600 pikë

  2. #2
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Është për të ardhur keq. Mendoj se një sistem arsimor më i reformua, ku e drejta e nxënësit mbrohet me ligj, ku mësimi duhet të kryhet në orare të përshtatshme, dmth, të mos zgjatet nga 8 orë, ku arsimtarët dhe profesorët do të kenë paga më të mira, ku shkolla nuk do shifet si vend që duhet shkuar sa për të kaluar kohën, një lloj "e keqe e domosdoshme", ku aftësimi i një nxënësi nuk do bazohet vetëm në teori por edhe në praktikë, ku nuk do ketë ngjyrime politike, të manifestuara me drejtorë shkollash që janë sekretarë partish, etj etj., do të ndihmonte më mirë në këtë rast.

    Nuk e di si shkon arsimi në Shqipëri, por në Kosovë (Prishtinë) ku kam studiuar unë, që të merrja një notë të shkëlqyeshme në Gjeografi për shembull, duhej ta dija tërë librin përmendësh. Thuase ti jam unë duke doktoruar në atë lëmi, e jo thjesht duke u notuar.

    vërtet për të ardhur keq..

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nje faktor mund te jete heqja e mesatares nga perllogaritja per provimet e pranimit ne universitet.
    Per pergatitjen per provimin e pranimit ka mjaftuar pergatitja e librave ne menyre autodidakte gjate vitit te fundit te se mesmes (per pjesen e pergjithshme) e ndjekja e mesimeve ne profesor privat (per pjesen speciale).
    Keshtu qe ne shkolle te mesme i bie qe shkohet per qejf, se noten sido qe te jete kaluese patjeter qe do ta marresh.

    Rezultati........niveli bie deri ne kete fare feje. Per te te ardhur keq.


    Me c'kam lexuar ne shtyp, kete vit do te vihet perseri mesatarja e shkolles se mesme (nga 100 pike ne provim pranimi, 40 do te jene per ata qe kane mesataren 10). Ne 1997 ka qene maksimumi 30 dhe me siguri te plote e them se niveli ka qene shume me lart se tani (megjithese ishte viti i tmerrit).


    Uroj te behet me mire per vitet qe do vijne, se dhe kjo mase rezultatin e jep tek ata qe kete vit do e fillojne shkollen e mesme.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Rezultatet nuk me cudisin aspak....thjesht hidhni syte ne kete Forum dhe do kuptoni qe na kane mbajtur me hater.

  5. #5
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Me bene shume pershtypje keto resultate. Ne shkollat amerikane (dhe ato gjermane me sa di), studentet shqiptare kane maksimume absolute. Kam njohur shqiptare te cilet ne Shqiperi nuk kishin marre mundimin te mbaronin klasen e tete dhe ketu shkojne e mesojne deri ne Universitete duke u graduar te paret. Shqiptaret kane karakter dhe pergjithesisht sistem te mire mesimi dhe pune.

    (Nuk dua te keqkuptohem me mentalitetet se shkollat jashte jane me te lehta. Doktoratat apo shkencat egzakte ne cdo vend te botes jane njesoj.)

    Besoj se ne Shqiperi tani per tani, mungon stimulimi per shkollen. Nq se studentet nuk shikojne te ardhmen e tyre te lidhur ngushte me shkollen, atehere ska se si ti kushtojne rendesi.

  6. #6
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Aresyet e ketij rezultati jane te shumta. Arsimtari dhe mjeku kane sot pagat me te uleta te sherbimit publik. Pozita e tyre ne shoqeri eshte teper e dobet dhe e pafuqishme. Infrastruktura e arsimit eshte e amortizuar dhe nuk reflekton nevojat dhe ndryshimet e kohes por per mua aresyeja nr 1 eshte nje tjeter .

    Te rinjte shqiptare e konsiderojne shkollen si nje uniforme te nevojshme per aparence por jo si mundesine qe do t'u krijoje atyre avantazhe ne jete apo si nje burim fitimi per te ardhmen.

    Dhe kjo lidhet me gjendjen ku ndodhen sot profesoret apo prinderit e tyre me aresim te larte. Te rinjte nuk e shohin veten pas ndonje skrivanie apo zyre sepse e dine qe aty i pret nje pune aspak interesante ne aspektin profesional si dhe e keqpaguar. Po ashtu varferia e tregut te punes eshte nje aresye tjeter qe zbeh rolin qe te rinjte i rezervojne shkolles.

    Jane te rralle te rinjte e talentuar qe e shikojne veten ne Shqiperi pas mbarimit te gjimnazit apo universitetit .... te gjithe synojne nje bote qe u ofron nje kualifikim me praktik dhe mundesisht vende pune.

    E keqja eshte se ky degradim po reflektohet ne cdo nivel te aresimit ... Shqiperia ka filluar te kete nje rritje te shpejte te analfabetizmit.

    Eshte utopi te mendosh se ky problem mund te zgjidhet i shkeputur nga realiteti i pergjithshem por mund t'i jepet nje ze me i larte ne buxhet, te forcohet zbatimi i ligjit per arsimim te detyrueshem deri ne nje moshe te caktuar si dhe te garantohet me ligj prioriteti qe duhet te kete mesatarja ne konkurencen per nje vend pune.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Orku : 17-07-2003 më 00:00

  7. #7
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Postuar më parë nga Fiori
    Me bene shume pershtypje keto resultate. Ne shkollat amerikane (dhe ato gjermane me sa di), studentet shqiptare kane maksimume absolute. Kam njohur shqiptare te cilet ne Shqiperi nuk kishin marre mundimin te mbaronin klasen e tete dhe ketu shkojne e mesojne deri ne Universitete duke u graduar te paret. Shqiptaret kane karakter dhe pergjithesisht sistem te mire mesimi dhe pune.

    (Nuk dua te keqkuptohem me mentalitetet se shkollat jashte jane me te lehta. Doktoratat apo shkencat egzakte ne cdo vend te botes jane njesoj.)

    Besoj se ne Shqiperi tani per tani, mungon stimulimi per shkollen. Nq se studentet nuk shikojne te ardhmen e tyre te lidhur ngushte me shkollen, atehere ska se si ti kushtojne rendesi.
    Eshte me se e vertete. Une kam bere vitin e 4t te shkolles te mesme ne US dhe te them te drejten jam habitur. Punoja 30 ore ne jave e perseri arrita te kisha nje GPA 3.9 dhe dola nder me te dalluarit e shkolles me nje pune minimale. Por duhet pasur parasysh qe ne Shqiperi Tirana e Fieri mbaheshin me sistem te forte shkollash. Rrethet e tjera duhet te jene bloze fare. Nqs ky sondazh i bere perfaqson te gjitha rrethet e Shqiperise rezultati nuk duhet te jete aspak habites.

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  4. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •