Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    Naim “Naki” Krasniqi - Tattoo-isti më i mirë shqiptarë nga Prizreni

    Përshëndetje!

    Sot po ecja si përditë në rrugën para shtëpisë time që ndodhet në “Art District” (downtown L.A.), lagje ku jetojnë shumë artist të të gjitha fushave. Vajta tek dyqani ku shesin revista dhe po vështroja se ç’kishin. Tek më kapi syri emrin “Kosovo” në faqe të parë të një reviste, e shpalosa menjëherë. Sinqerisht u gëzova tej mase kur pash se ishte një artikull i gjatë dhe mirëinforumues për Tattoo-istin më të mirë në Kosovë. Për më tepër çfarë më gëzoj për tërë ditën është se ky Tattoo-ist na ka nderuar të gjithë ne si shqiptarë përgjerisa një artikull harriti gjeri në anën tjetër të botës ndaj Shqipërisë, dmth në Los Angeles të Kalifornisë, dhe më saktësisht në lagjen e artistëve. Prej gëzimit që ndjeva, po e përkthej të tërë artikullin me shumë kënaqësi, dhe gjithashtu po bashkangjis pamjet që skanova nga kjo revistë J.

    p.s. anashkalova vargjet që flasin për Prizrenin pasi dihen nga shumë prej nesh.

    Faqja e parë e Revistës (korrik 2003):
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Minat e Tokës dhe Kohët e Vështira: Arti i Tattoo-së në Kosovë.
    nga Lars Krutak.


    “Tre ushtarë serbë dhe një mercenar rus hynë me dhunë në dyqanin tim pak pasi ta mbyllja dyqanin. I thashë atyre se kisha mbaruar së punuari por rusi (që s’do t’i harroj kurrë fytyrën) shtypi levën e siguresës së Kallashnikovit dhe ma vendosi në kokë duke më thënë: “Kam për të të qitë trutë nga koka por ulu dhe përvishju punës!” Për pak desh më ranë të fikët aty në vënd dhe mendova se do më vrisnin. Ata kundërmonin era alkol, dhe më thanë se do t’më përdhunin nusen dhe t’më vrisnin djalin nëse nuk do t’i tattoo-oja trupin. Çfarë mund të bëja përveçse t’i thosha “PO!” Dhe më pas mbasi mbarova ata hikën duke më thënë “Paç një ditë të mbarë!””
    Përpara asaj dite gati fatale në verën e 99-tës Naim “Naki” Krasniqi po punonte si çdo ditë në dyqanin e tij në Prizren. “Dyqani im ishte i hapur të tërë kohën, gjerisa NATO-ja filloj bombardimet. Në fillim serbët vinin këtu dhe paguanin për tattoo-të. Por më vonë ata filluan t’më detyronin që t’i tattoo-oja falas. Ata s’më paguanin, ndërsa filluan të më kërcënin mua dhe familjen time. Kur unë isha larg dyqanit, ose jashtë Prizrenit, ata i kallzonin familjes time se do t’ma digjnin dhe shkrumonin dyqanin, dhe pasi ai rusi gati më shpëtheu trutë, unë u detyrova që me familjen të arratisesha për në Shqipëri. I lashë të gjitha që kisha dhe u larguam me vrull. Qëndruam në RSHë për dy muaj, dhe kur u kthyem në Prizren i tërë dyqani na ish djegur. Fletët e lëkurës (përdoren për të stampuar tattoo-të në trup përpara se të filloj “pushkatimi” :D) dhe pikturat më ishin hedhur, ndërsa serbët më kishin grafituar simbolet e tyre mbi muret e tymosura të dyqanit. Menjëherë fillova të punoja prap me ndihmën e familjes time, dhe të komshinjëve përreth. S’kemi fjalë për të përshkruar ndjenjat tona për çfarë ndodhi gjatë luftës. Vuajtëm aq shumë, dhe ka çaste që kurrë s’do t’i harrojmë.”
    Sot, të vetmit ushtarë që vizitojnë dyqanin Tattoo-Shop-Naki janë paqeruajtësit e NATOs dhe të huajt e tjerë duke llogaritur edhe mua (nënkuptohet Lars Krutak), të cilët ishin në Kosovë për të vëzhguar zgjedhjet e para të lira të Kosovës (Nëntor 2001). Dyqani i Nakiut (Naimi) është i fshehur pas rrugicave të Prizrenit, e rrethuar nga një gardh prej telash me gjëmba, një kish sërbe e rrënuar, makina të prishura, dhe një postbllok ushtarësh gjerman.

    Tattoo punime të Nakiut, ose me emrin e tij të vërtetë Naim:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Nakiu është i mirënjohur në mbarë Kosovën për telentin e tij. Megjithëse kunkurrenca që ka është e vogël, vetëm një amator i ri në Prishtinë, klientët prap udhëtojnë nga mbarë Kosova për në dyqanin e vogël në rruga Shtefan Xheqovi 40. Një burrë nga Prishtina erdhi në dyqan gjatë intervistës time, dhe më përmëndi faktin se ai kishte parë punimet e Nakiut në qytetin e tij. “Ai djal thjeshtë nuk e ka atë cilësi, ndërsa Nakiu është me të vërtetë një profesionist i shkëlqyer. Kam udhëtuar për dy orë gjeri këtu vetëm për të parë nëse mund të bëj tattoo-në time të parë, Akrepin, shënjën time të horoskopit.”

    Nakiu përballë dyqanit të tij në Prizren:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #4
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Megjithëse Nakiu s’mund ta tattoo-onte atë ditë, burri nga Prishtina tha: “Do të vij prap nesër sepse Nakiu është i famshëm, dhe kam besim tek ai.” Fatosi, nga qyteti i afërm i Gjakovës, po bënte tattoo-në e tij të dytë kur unë harrita në dyqan, një “tribal design” abstrakt. Ai priti për një vit, pasi të ardhurat janë paksa të vështira për një pjesë të madhe të shqiptarëve të Kosovës. Megjithëse ky është një vënd musylman, feja tradicionale islamike e ndalon tattoo-imin në trup. Fatosi nuk është musylman fanatik si i vllai i tij i cili falet pesë herë në xhami. Fatosi, nga kahu tjetër, bën pjesë në rrymën modernizuese e cila po ndërmerr Kosovën e sotçme. “Sigurisht dua të dukem bukur, ndaj më pëlqejnë edhe tattoo-të,” por jo në nënkuptimin e mediave perëndimore. “Unë s’pi duhan, s’pi alkool, s’bëj drogë. E vetmja gjë që pi është “Coke”, ndaj mendoj se është normale që kam tattoo në krahët e mij.”
    Nakiu pajtohet me Fatosin se tattoo-të nuk pengojnë kufitë e fesë. “Është një art, dhe ndaj njerëzit vijnë tek dyqani im. Askush s’e ka të drejtën të ndërhyjë tek e drejta e dikujt për të bërë tattoo. Kjo është arsyeja pse nuk i influencoj klientët e mij kur ata/ato zgjedhin simbolet e tyre. E respektoj besën, dhe gjithashtu e adhuroj jetën, por modernizimi është duke i ndryshuar sjelljet kundrejt fesë fondamentaliste islame. Burrat sot veshin pantallona të shkurta, dhe ekspozojnë gjoksin, ndërsa kohë më parë të tregoje këto pjesë të trupit ishte e ndaluar. At’herë, a janë këta njerëz, dhe ata që tattoo-oen mëkatarë? Dyshoj! Për mua, dhe për emrin tim, gjërat më të rëndësishme në jetë janë: të mos dëmtoj askënd; të kem zemër të pastër; dhe të ndihmoj të pafuqishmit dhe të nevojshim përreth vëndbanimit tim. Në të gjitha fetë ka principe, rregulla që ndalojnë veprime të ndryshme. Mbase vetëm një person në 1000 i ndjek këto rregulla gjeri në ekstrem. E respektoj atë dhe besën time poashtu.” Dhe pasi ai burri që po dilte nga xhamia e ndaloj Nakiun në rrugë dhe e pyeti nëse ishte ai tattoo-isti, duke i thënë: “A e ke menduar se çfarë do të të ndodh ty në botën e përtejmë pasi bën tattoo-të?” Nakiu i tha: “Burrë i moshuar, a ke bërë ndonjë mëkatë në jetën tënde? A je ti aq i pastër në zemër?” Burri vjetër pushoi dhe filloj të buzëqesh. At’herë Nakiu tha: “Shumë mirë. Ne do të vuajmë bashkë, unë dhe ti!”, ndërsa burri vjetër filloj të qeshte me të madhe.

    Fatosi duke bërë dhe pasi përfundoj tattoo-në:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #5
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Origjina e Tattoo-së Shqiptare – Dielli dhe Yjet.

    Shumica e njerëzve, duke nënkuptuar edhe musylmanët shqiptarë, nuk e dinë se Tattoo-të bëjnë pjesë në historinë e fesë së shqiptarëve për më shumë se 2000 vjetë. Feja tradicionale shqiptare ishte një grup praktikimesh për të mbrapshtur djallin (të keqën), për të shëruar prej sëmundjeve, për të siguruar bujqësi të shëndosh dhe për shumë gjëra të tjera. Një prift katolik në Prizren ankoheshe në vitin 1651 se shumë prej besimtarëve të kishës së tij, kur ishin të sëmurë shkonin tek gratë “rome dhe musylmane të cilat janë fallxhore shumë të zota,” dhe se ato “frymerrnin me buzët e tyre në vëndet të cilat krijonin dhimbje, në të njëjtën kohë shqiptonin një seri fjalësh të prejardhura nga fundi i ferrit.” Edith Durham, e cila udhëtoj shpesh zonën e Goras në fillim të shek. të XX, thoshte se “midis musylmanëve të Shqipërisë së veriut tattoo-të janë të zakonshme... (ato) janë të shënuara me një trekëndësh, e cila formon një yll dhe e cila është zëvëndsuesja e rrezes së diellit.” Sigurisht feja musylmane është sjellur nga turqit në shek. e XV-të, dhe përpara asaj kohe shqiptarët ishin pseudo-të-krishterë.
    Durhami gjithashtu pat shënuar qënien e shumë tattoo-vë tek shqiptarët katolikë. “Në Shqipërinë e Veriut, vëreva se pjesa më e madhe këtyre fiseve katolike, bashkë burra dhe gra, janë të tattoo-uar mbi pëllëmb të duarve, tek parakrahu ose në gjoks me një kryq, por asnjëherë një kryq i rrafshuar. Ka një gjysëm-rreth sipër dhe posht tij, ose duart mbarojnë me rreth të vegjël, ose disa në rreth dhe disa me gjysëm-rretha, ose kryqi është në formën e rrethit-diell.” Ajo vazhdoj duke thënë, “shumica e njërzve thonin se i bënin sepse ishin katolikë. Një burrë më tha se i kishte që të siguronte varrim prej të krishteri, nëse fati do ta kapte që të vdisje jasht atdheut.” Kur ajo pyeti se cili ishte kuptimi i rrethit dhe i gjysëm-rrethit, ata i’u përgjigjën, “Dielli the Hana. Kryqi është për të treguar se je i krishterë.” Një prift lokal i kallzoj Durhamit, “Ata kanë një numër besimesh pagane për të cilat nuk më tregojnë. Kam zbuluar se ata besojnë në dy fuqi – Drita dhe Errësira – të cilat janë në konfikt mes njëra-tjetrës – E mira me të Keqen. Këto tattoo janë në shumë rrethana të lidhura me to. Poashtu është edhe gjarpëri, të cilin ata nganjëherë e tattoo-ojnë ose e vizatojnë nëpër mure.” Shumë prej këtyre fiseve e kishin në traditë të migronin në Shqipërinë e Veriut prej lart, nga veriu, duke thënë se ishin katolikë më parë se të vinin. Sigurisht, në Bosnje janë zbuluar se shumë tattoo të vjetra grash janë të krishtera, megjithëse shumica e boshnjakëve sot janë musylman. Është interesante sepse Durhami na përshkruan disa prej këtyre tattoo-ve boshnjake në ilustrime në të njëjtën shkrim ku ajo përshkruan tattoo-të shqiptare.
    Dielli është një besim pre-i-krishterë: Kryqi si një simbol i diellit, katër gjëmbat që përfaqësojnë katër pjesët e parajsave dhe rrota si tërësi përfaqson rrutullimin e diellin në parajsat. Shumë tattoo bashnjake depiktojnë këtë motif ashtu siç bëjnë edhe tattoo-të katolike shqiptare, për aq sa abstrakte mund të jenë. Romakët, dhe përveçmërisht Commodus (viti 180-92), figura udhëheqëse në filmin “Gladiator”, solli një varjetet kultesh në trojën shqiptare, dhe pikërisht atë të “Mithras.” Pas Commodusit, perandorët Romak filluan që ta identifikonin veten edhe më shumë me “të papushtueshmin diell,” morrën titullin “invictus” dhe mbanin një kurorë me rrezet e diellit. Një nga doktrinat e Mitharizmit ishte Fatalizmi, ku fatet e njërzve ishin në dorën e planeteve. Dielli, duke qënë më i madhi prej tyre, influenconte perandorë dhe mbretër. Çdo ditë e javës ishte e emëruar ndaj një rruzulli, ose planeti, dhe në fakt akoma është kështu. Në 25 dhjetor, lindja e “Sol Invictus” (Dielli i papushtueshëm), ishte një ditë e shënjtë që sot festohet si krishtlindje. Një mal i pafundshëm murëronte përmbi diell, hënën dhe yjet, dhe ishte shtëpia e të pavdekurve. Pas vdekjes, shpirtat e dritës dhe të errësirës grindeshin për shpirtin i cili nëse shpëtonte nga errësira, fluturonte në fillim për në hënë, dhe më pas kalonte tek gjashtë ruzujt e tjerë për t’u pastruar përpara se të harrinte ndenjën e pafundësisë.
    Pas Kostantinit të Madh (viti 280-337), i cili pat lindur në Nish, kryeqëndra e perandorisë Romake lëvizi në Kostantinopojë, dhe Kostantini adoptoj krishtërimin si fenë e perandorisë, ndërsa Mithraizmi u poshtrua. Megjithatë, përpara se Kostantini të ndërmerrte këtë veprim, ishte një ndjekës i Mithraizmit, për të cilin qëndron fakti se standardet e tij, Labarumi, përmban një anallogji të fortë me atë të rrethit-diell. Janë këto kombinimet e diellit, hënës dhe yjeve që njërzit e fiseve shqiptare tattoo-onin në trup.
    Megjithëse Mithraizmi vdiq furrishëm, është e qartë se shumë prej këtyre simboleve të lidhura me atë fe nuk vdiqën. Megjithatë në shek. e IX-të Manikaeizmi, një besim i çuditshëm tek dielli, Dualizmi Zoroastran, folkori Babilonik, etika Budiste, dhe Krishtërimi hynë në këtë trojë dhe u përhapën furishëm përmbi çdo pjesë ku më parë besoheshe Mithraizmi. Kjo fe nënkutonte bashkangjitjen e vërtetë të të gjitha feve që njiheshin at’herë, dhe besimi më i rëndësishëm si pjesë e kësaj feje ishte ajo në dy forcat e kundërta – Drita dhe Errësira – shpirti dhe lënda. Durham shtoi “Njeriu u pat krijuar nga forcat e errësirës, por ai përmban disa pika të vjedhura të dritës. Gratë nuk përmbajnë pika dritash dhe ndaj janë mjete shkatarrimi. Krishti ishte burimi i fuqisë së dritës dhe e kishte banimin e tij në diell. Për diellin ishin vizatuar ato shpirtra tek të cilët principi i dritës mbizotëronte, dhe ata kalonin përsëdrejti për të kryer pastrimin në ujin e pastër i cili formonte hënën. Kur hëna ishte e përmbushur me shpirta, ata dilnin prej saj, ndaj thuhesh se ishte zvoglimi i hënës (nuk e di sesi thuhet si fjalë në shqip – zvoglimi i hënës). Së fundi, shpirtat banonin në një kollonë drite, sepse kjo kollonë ishte përmbushja e shpirtrave të përkryer. Trupat qiellor ishin dëshmitarët e grindjes dhe bënin pjesë në të. Shpirtrat e të keqes kapeshin dhe mbërtheheshin tek yjet. Ndaj është arsyeja e influencës djallzore e konstelacioneve, dhe forca shkatarruese e elementëve.”
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #6
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Karrjera fillestare e Nakiut

    “Përpara se të bëhesha një artist tattoo-sh,” thotë Nakiu, “punova si infermier për 11 vjetë, ku mësova pasojat e sëmundjeve infektuese, dhe preventimit prej tyre. Gjatë kohës së lirë, merresha edhe me pikturë, diçka që më shijon edhe sot. Në 1990 fillova punë si “apprentice” tek një tattoo-ist prej hungarisë në Vienë. Punova aty për dy vjetë e gjysëm. Në 1992 u ktheva në Kosovë dhe hapa dyqanin tim në Prizren. Tattoo-imi është një form arti për mua. Flet për çastin, dhe estetika është elementi më i rëndësishëm.”
    “Në fillim dhe gjeri gjatë vitit të kaluar, punoja me dorë me një pistoletë të ndërtuar nga një motor kasetofoni, i cili nuk u rrotullonte dot aq shumë. Fillimish eksperimentova me tattoo në trupin tim, e para e cila është një trandafil i ngjyrosur në anë të belit tim. Vitin e kaluar, me ndihmën e të afërmve të mij në Gjermani dhe të shoqërisë në Francë, porosita disa vegla më moderne, njëra prej të cilave është edhe pistoleta Kobra bashkë qindra gjilpëra. Të gjitha bashkë kushtuan rreth 2000 DM ($900), dhe u deshën një muaj e gjysëm që t’më mbrinin si porosi. Sot, megjithatë, kam vështrirësi për të porositur stoqe sepse të afërmit e mij në perëndim kan lëvizur prej nga jetonin. Do t’më pëlqente që të porisitja edhe më shumë revista Tattoo-sh, libra dhe fletë lëkure. Disa prej klintëve të huaj që vijnë këtu më premtojnë se do t’më sjellin stoqe, por zakonisht ata kurrë s’i nisin.

    Tovolina dhe pistoleta që Nakiu kish ndërtuar me motorin e kasetofonit:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #7
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Naki Sot

    “Jam i hapur të hënën gjeri të premten nga ora dhjetë gjeri në mesnatë, të shtunave dhe të djelave vetëm me porosi. Jam aq i zënë saqë s’mund t’i përgjigjen të gjitha kërkesave. Ato vijnë nga të gjitha anët e Dardanisë, duke përmbledhur edhe pjestarët e KFOR-it. Tattoo-oj gati aq gra sa edhe burra, ku në fakt është një gjë shumë interesante për një vënd musylman. Zakonish punoj në pesë ose gjashtë kilentë në ditë. Preferoj t’mos punoj më shumë sesa kaq sepse lodhesh mëndësisht, megjithëse e pëlqej tej mase punën që bëj.”
    “Kam dy djem që punojnë për mua si studentë tani për tani. I jap edhe rrogë për çfarë pune bëjnë. Ata presin për klientët, kujdesen për dyqanin, dhe mësojnë teknikat e artit. Shpresoj me gjithë zemër që një ditë ata të hapin dyqanin e tyre vetjak për tattoo, por disa njerëz nuk janë të lindur për artin, ata/ato s’e kanë atë talent. Në çdo mynyrë, do t’jem shumë i gëzuar t’i ndihmoj ata me çfarëdolloj mynyre, nëse ndonjëri prej tyre e ka aftësinë për këtë punë. Megjithëse studentët e mij e shohin se kam shumë punë, mbase ata s’dihen mirë të punojnë në lëkurë. Por me këtë profesion ata mund të kenë një jetë më lluksoze dhe të përfitojnë më shumë. Fatkeqësisht, gjeri tani s’kam pas ndonjë student me talentin e duhur, por është një amator i ri në Prishtinë. Ai më vizitoj përpara se të hapte dyqanin e tij, dhe unë i dhashë disa foto dhe disa fletë lëkure. Ai erdhi që t’më pyeste për sekretet e artit të tattoo-imit. S’e kam për keq konkurrencën. Në fakt do të dëshiroja që të shihja edhe më shumë dyqane të tjera të hapeshin nëpër Kosovë. Por një artist tattoo-sh duhet të ketë talent që të kthehet në një që bën art.”
    Punimet e Nakiut janë më së shumti figurative, paterna mbas fletësh lëkure të endura përreth dyqanit, ose të paraqitura në vitrinë. Ai pëlqen të mësoj edhe më shumë “tribal design” pasi ato janë duke u bërë edhe më popullore, sidomos nëpër krah.

    E ardhmja

    “Shpresoj, nëse puna do të vazhdoj kaq mirë, do të kisha dëshirë t’i shtoja dyqanit në Prizren një katë të dytë, dhe të përdorja hapsirën e tanishme si një dhomë pritje për klientët. Kati i dytë do të jetë edhe më i ndriçuar me më shumë dritë diellore. Në fakt kështu duhet të jetë. Kam një djal, dhe nëse ai do të dëgjoj këshillën time, do të doja që kur ai të mbaronte universitetin, dhe përveç saj, të merrte profesionin si tattoo-ist. Do të dëshiroja shumë që ai të bënte këtë gjë. Por gjëja më e rëndësishme që shpresoj është që Zoti t’i japi atij talentin e duhur. Dhe gjithashtu duhet të vij nga vullneti i tij kjo gjë. Unë s’do ta shtyja që të bënte këtë gjë. Ai duhet të ketë mëndjen e tij. Është gjëja më e bukur kur fëmija jote trashëgon profesionin tënd. Është ekstra speciale, dhe do të dëshiroja shumë që çdokush prej familjes time ta trashëngonte gjithashtu.”

    Kohë hikjeje

    Pas pesë mujorit tim që vizitova Kosovën, s’mund ta lija dot Kosovën pa marrë një souvenir nga Nakiu. Sigurisht, përgjerisa atje ka pak elektricitet këto ditë, na u desh pak kohë dhe durim. “Më duhet të dal jashtë të ndez gjeneratorin, të futem prap, të laj duart, dhe t’rivë dorashkat.” Nakiu më thoshte, “Nëse gjeneratori më prishet – ashtusi ndodh me çdo gjë në Kosovë – do të të duhet të rrish këtu për një farë kohe.” Dhe më pas vazhdova të shijoja bojën që më pushkatohesh nga tattoo-isti më i mirë në Kosovë. Dhe, pasi dola jashtë derës për herë të fundit, një grup ushtarësh Rus që po kërkonin për mina hynë bërnda në dyqan. Më duhet ta pranoj se ata m’u dukën pakës të friksuar. Nakiu nuk m’u duk shumë i kënaqur, por ai j’u përmbajt atyre.

    Bibliografia që përdori Lars Krutak
    Durham, M.E. 1929, Some Triabal Origins Laws and Costums of the Balkans. New York: MacMillan Company.

    Malcolm, N. 1998. Kosovo: A Short History.
    London: Papermac.

    --------------------
    Urime dhe Punë të mbarë Naim – Drini :)

  8. #8
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Megjithëse Mithraizmi vdiq furrishëm, është e qartë se shumë prej këtyre simboleve të lidhura me atë fe nuk vdiqën.
    AsgjëSikurDielli – është shëmbulli më i mirë :D

    Durham shtoi “Njeriu u pat krijuar nga forcat e errësirës, por ai përmban disa pika të vjedhura të dritës. Gratë nuk përmbajnë pika dritash dhe ndaj janë mjete shkatarrimi.
    Veç pyet Ditën për këtë gjë dhe ta tregon ajo ;)

    thënë nga Nakiu
    Do t’më pëlqente që të porisitja edhe më shumë revista Tattoo-sh, libra dhe fletë lëkure.
    E kam një revist të tillë në dorë unë në këtë çast :D, lol.

    Përshëndetje edhe një herë!
    Drini.

  9. #9
    .:.ClaSSy.:. Maska e GoDDeSS
    Anëtarësuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    Detroit, MI
    Postime
    690
    me pelqejne tattoot por vetem ato qe simbolizojne dicka shume te shtrenjte tek nje person...
    And all I can taste is this moment
    And all I can breathe is your life

  10. #10
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Pershendetje Goddess!

    E ke fjalen per tattoo si p.sh. kjo tek ky link :D

    Drini.

  11. #11
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    O Drini,

    a t'i bëj të fala Nakit a jo? Po deshe, ia kerkoj ca foto te tatoo-ve t'i postoj ketu... :)
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  12. #12
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Sigurisht Tahox, sepse më gëzoj fakti që gjeta një artikull për një Tattoo-ist Shqiptarë në anën tjetër të botës. Tani nga po shkruaj është 142 gradë në kahun tjetër të botës ndaj teje, dhe tek artikulli lexova se Nakiu donte të porosiste revista. Të lutem, thuaji që i kam gjetë këtë revistë që flet për të në anën tjetër të botës! Dhe se ka shpirt shumë zemërgjerë, gjithnjë nga çfarë kuptova prej artikullit. Nëse ai do të komentoj, edhe më bukur!

    :) Drini.

  13. #13
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Well, Drini, sezona e pushimeve verore, s'e gjeta dot Nakin as ne shtepi, as ne dyqan. Duhet te presim qe artisti te kthehet...
    Megjithate, punimet e nje mjeshtri tjeter, kesaj radhe gjakovar, Art Kupa, i gjeni ne webfaqen e tij personale:
    këtu.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shiu : 16-07-2003 më 14:54
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •