Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3

Tema: Rexhep Qosja

  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,014
    Faleminderit
    2
    111 falenderime nė 101 postime

    Rexhep Qosja

    Rexhep Qosja ka lindur me 1936 ne Vuthaj te Malit te Zi, ku kreu filloren, ndersa tetevjecaren e mbaroi ne Guci; shkollen normale e mbaroi ne Prishtine dhe, po aty, u diplomua ne degen gjuhe-letersi te Universitetit te Prishtines me 1964. Studimet pasuniversitare i ka vazhduar ne Beograd dhe me 1971 mori graden e "Doktorit te shkencave filologjike" me tezėn "Adreni-jeta dhe veprat" (1972). Si punonjes shkencor ne Insitutin Albanologjik te Prishtines dhe si drejtor i atij Instituti (1972-1981) ai ka dhene ndihmesa shume te rendesishme dhe ka botuar nje numer te madh veprash e monografish, si : "Panteoni i rralluar" (1972), "Shkrimtare dhe periudha" (1975). "Anatomia e kulture" (1976), "Prej tipologjise deri te periodizimi" (1979), "Morfologjia e nje fushate" (1980), "Nocione te reja albanologjike" (1983), "Porosia e madhe" (1986), "Populli i ndaluar" (1990). Eshte profesor akademik. Ka shkruar edhe romane e drama, si dhe kritika e ese. Pnes se tij i perkasin "Mite te zhveshura" (1978), "sfinga e gjalle", "Vdekja me vjen prej syve te tille" (1974) etj.


    Duke veshtruar jeten kerkon frymezimin
    (Shkeputur nga romani "Vdekja me vjen prej syve te tille")

    Ka do dite, ndoshta prej se merkures se pare te qershorit, apo, ndoshta, edhe prej se enjtes, kur binte nje shi i imet, i dendur. Ti e ndien veten te shprazet, fyell; bosh, si shtogu kur ia nxjerrin palcen, si peshku kur ia shtrydhin vezet, si lehona kur ia heqin foshnjen. Te duket se nje humnere e gjere dhe e thelle, gati e paskajshme dhe e pafund, eshte mbeshtjelle me lekuren tende te holle, te bute, te bardhe qe e skuqin menjehere rrezet e diellit, duke te detyruar te kerkosh hijen qe i le te qeta nervat e tua te ndjeshme per se tepermi, qe t'i ndezin aq shpejt ndjenjat dhe imagjinaten. Tashti nuk ndien nevoje as te ulesh prane tryezes qe s't'i ze mire kembet perfundi, qe me lapsat, fletet, fletoret, skedat, ngjiteset, kutite eshprazeta te cigareve, shpuzoret, stilografet, kapeset, te qitura vend e pa vend, dhe me makinen "Erika", te kthyer anash, deshmon se nje shqetesim eshte realizuar ne harmonine e imagjinates duke lene realitetin e saj ne gjendje crregullsie. Tani mund te dalesh ne kafenene "Khajami", ne Rrugen e Kepucatreve, ku mblidhen poetet, prozatoret, artistet, regjisoret, piktoret, kompozitoret, kengetaret dhe gazetaret, ku je i sigurte se do te gjesh edhe Hajrushin e Kenduesit, Musliun e Kapeshnikut, Idrizin e Skeres dhe Aliun e Karahodes, qe zakonisht, i prijen muhabetit per piramiden e larte te letersise, filozofise, estetikes dhe linguistikes moderne, duke mos e gjetur asnjehere gjuhen e dallendyshes rreth tyre. Mund te inkuadrohesh edhe ti ne keto muhabete te shpeshta dhe te zjarrta qe behen me kafe turke, caj kinez, konjak te Korces, raki te kumbullave dhe koka-kole perpara, e te degjosh Hajrushin, dramaturgun qe perbuz teoriket e kafenese, kur thote, me nje ton patetik dhe gjeste teatrale, se si ne piramiden e arteve dhe te shkences mund te hyjne ata qe kane prirje dhe s'pertojne t'i kerkojne hyrjet e shumta, qe shpien ne brendesine e saj te pershkuar prej labirinthesh...Dhe mund te shkosh ne shfaqjen e baletit "Liqeni i mjellmave", t'i shohesh balerinat dhe balerinet, si fluturojne ne krahet e ambicieve, te shpresave dhe te endrres dhe si, ndonjehere kur shiriti i enderres u nderpritet, leshohen ne dyshemene e ashper dhe tendosin durimin e shikuesve, dhe mund te ndalesh me gjate ne parasallen, t'i shikosh ciftet e hekurosura qe ekspozojne lumturine e rrejshme, fustanet e shkurtuaraderi te laku i prapanices, paradat e takave te holla, si gjilpera e kepucetar Arifit te Gojanit, qe shpojne tepihun boje mjalti; vithet e gjera, te permbledhura ne bele, qe perdridhen si rrota e mullirit; kemishat e bardha me kravata flutura qe sillen verdalle duke dhene e marre pershendetje kolltuku derisa te bjere zilja e fillimit te aktit te pare, te dyte apo te trete. Tani, kur kerkon frymezimin dhe, si duket, akoma nuk do ta gjesh, mund te shkosh ne pjacen e qytetit, Rruges se Gjyqit apo Rruges se Televizionit, perskaj teneqexhinjve, qe e mbushin hapesiren me tingujt moderne te veglave te tyre primitive, t'i numerosh kuajt e gomeret qe mes veturave qe fluturojne asfaltit, ecin krenare perpara kesulave te bardha, te tretura ne mesin e kravatave dhe te kapelave. I qet kembet, me kujdesin e lehones, ndermjet grumbujve te domateve, specave, kastravecave, molleve, karrotave, spinaqit, balancave, bezhdileve, minjve te ngordhur, duqeve te cigareve, i ngin syte me ngjyra dhe hunden me ere e, pastaj, kerkon frymezim prej setrave te zhgunit, pantallonave te leshta, tirqve, kemishave te leckosura, qafave te rrudhura, te palara, faqeve te pershkuara prej te carash te holla, te kryqezuara si shigjetat e grekeve e te persianeve, gishtave te perdredhur, tere nyja-nyja, si burgjite e Salajdin Batallit qe e ka dyqanin aty pak me tutje, ne hyrje te pjaces; syve qe shikojne nen vetullat e kerleshura, ku qimet perleshen me njera-tjetren.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-01-2007
    Postime
    142
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Rexhep Qosja ėshtė Hija E Vet Zotit

    REXHEP QOSJA ĖSHTĖ HIJA E VET ZOTIT

    ShkruanAHTIR HAMZA,
    13.Janar.2008.

    Kur zihet nė gojė emri i Profesor Rexhep Qosjes ata qė e duan kombin duhet tė ngriten nė kėmbė, ndėrsa pėr tė tjerėt vlen thėnia e Qosjes:”Vdekja mė vjen prej syve tė tillė”.

    Rexhep Qosja ėshtė profeti ynė i kombit.
    Rexhep Qosja ėshtė numer njė nė letėrsi.
    Rexhep Qosjen e kėrkon gjuha,toka, atdheu,nxėnsi e studenti.
    Rexhep Qosja ėshtė intelektual me kulturė tė lartė.
    Ēdo mendim i tij ėshtė mendim profeti,sepse Profesor Rexhep Qosja, guxon ta thotė tė vėrtetėn kudo me dashuri.
    Kuptohet qė ėshtė i sulmuar nga tė verbėrit nga pushtetarėt me dy *****,nga bashkpuntorėt e UDB-es,qė ishin sigurimcat e shtetit Jugosllav.

    Kėshtu ishte edhe me tė madhin Faik Konica,e sot Faik Konica, ėshtė ngjallur, e ngjalli guximi pėr ta thėnė tė vėrteten gjithmonė.
    Akadamik Rexhep Qosja, ėshtė hija e vet ZOTIT,anmiqėt, tė vrebėrit e shohin tė vogėl dhe tė kėtillė e dėshirojnė kolosin tonė, e kolosėt si Profesor Rexhep Qosja, lindin nė cdo dyqindė (200)vjet.Ndėrsa Tempulli i tij do tė jeton edhe dy mijė vjet.

    Rexhep Qosja, ėshtė ndėr figurat mė madhėshtore shqiptare.
    PENA SHQIPTARE,e shapllė intelektualin mė tė madh e mė tė guximshėm tė shekullit njėzet,(XX) dhe anėtar nderi i Shoqatės alternative tė poetėve’’PENA SHQIPTARE’’

    Ky shkrim EDITORIAL,ėshtė marrė nga gazeta:”PENA SHQIPTARE” Nr=5. Shkurt.2005.Prishtinė.

    BAHTIR HAMZA

    I GJALLĖ MBETET TEMPULLI YT
    (Rexhep Qosjes)


    Ti, nga nata e Vuthajve, Kosovėn pėrqafove
    Zgjim nėpėr vite e mote i palodhur
    Gjak i paster i kombit shqiptar
    Nderin e shqiptarisė lartėsove
    TI HIJE E VET ZOTIT, NJERI.

    Me buzėdridhje ligjėrove pėr shtigjet e lirisė.
    Gjuhen shqipe,tė lidhur nė palcėn korrizore
    Nė trupin tėnd shpirti dhe trupi i Shqiperise
    I ndezur mes luleve e dhėmbjeve prore.
    TI HIJE E VET ZOTIT, NJERI.

    Kosova dhe shqiptarėt,mbėrthyer me ROBĖRI,
    Ti nyje e dy shekujve pėr LIRI
    Deshtėn tė verbojnė laraskat me TRADHTI
    Gjarpėrinjtė helmues,me tė humb KRENARI
    TI HIJE E VET ZOTIT, NJERI

    Me tė shue frymarrjen e mushkėrive
    Dhempira e lugaterė qė kanė vulė krimi
    Me tė gllabrua pėr sė gjalli, hijenat e zhgjebosura
    Nė joplotonin e lirisė, me tė ulė nė karrigė tė zezė
    “E VDEKJA MĖ VJEN PREJ SYVE TĖ TILLĖ”

    Ti bir i dheut tė shqipes,nuk i morre dyert e Botės
    Shqiptarėt mes errėsirės e dhėmbjes,lotojnė
    PROFETIZMI YT ēdo pranverė ndriqim i kohes
    O Rexhep Qosja, VDEKJEN S’TA PRANOJ,
    TI HIJE E VET ZOTIT, NJERI

    Shtator.02.2007.Toronto.

    NĖ KĖRKIM TĖ DIELLIT

    Tė shanė tė sharėt,
    Ata qe ti i rrite, nė Tempullin tėnd, i shkollove,e i edukove....
    Tė plagosėn me shpifje e gėnjeshtra,shqiptarėt UDB-ash me Serbi.
    Shqiptarėt e Kosovės,nė Kosovė,- e Kosova,jashtė Kosovės!
    Medet o Medet – oj Shqiptari……
    Edhe sa shekuj shqiptarėt do tė jenė robot,e nėn robėri ..........
    I GJALLĖ MBETET TEMPULLI YT,
    TI HIJE E VET ZOTIT,NJERI.


    E Diele.18.korrik.2005.New YORK.USA.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,848
    Faleminderit
    8
    14 falenderime nė 10 postime
    Roman I Preferuar Nga R.qosja

    "njė Dashuri Dhe Shtatė Faje"

    Kili

    Shqipėria ėshtė Gjaku Im Qė Nuk Falet!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 20:51
  3. Rexhep Kastrati per RTK-n
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-05-2008, 07:54

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •