Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga bombona Lexo Postimin
    ku me pave mor te nxeme,a u dogje gja kur me preke a lol
    un thjesh po te shpjegoja se sa per te nxeme mos me hassh ne tela -thot nje fjal e urte
    aaa, pse je e keqe fort e?

  2. #22
    maraklije Maska e bombona
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    Citim Postuar mė parė nga puroshkodran Lexo Postimin
    aaa, pse je e keqe fort e?
    jam e keqe kur duhet e shuuuum e mir kur duhet,varet si me gjen lol
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  3. #23
    Podgorica ka shqiptar .ēa Malazezesh ,sa jane Malezez aman ?
    Po dhe ato qe jane jane shume shqiptar te sllavizu ne shekuj .
    Ulqinaket jane shqiptar 100% .

  4. #24
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anėtarėsuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Citim Postuar mė parė nga bombona Lexo Postimin
    adaes gjyshja ime edhe sot din me fol potguriqanshe.(dhe shum mir biles)
    dhe ne podgoric ka shume shqiptar ,gjithashtu di qe podguriqant jan vendos neper rrethina se shkodranet nuk i kan leju me u vendos ne qytet
    Pa maj,njashtu ishte gjyshja e nji shoqes teme,bile edhe shqipen e ngatrronte pak me podgricanshen...

    Me ca me ka than gjyshja,familjet e mdhaja ne Shkoder si Bushatllinjte(ngaqe njashtu asht vet njaja),Koplikejt,Gjylbegt,etj etj...kan pas sherbetore podgricanj dhe kta nuk e dishin hic shqipen e merreshin vesh me shenja,deri sa avash avash fillunen me msu shqip,dhe jetoshin neper ahret e shpive te vjetra shkodrane,ose ne bahce te shkodranve bashin shpi te veten...
    Really Dude... Get A Life!!!

  5. #25

    Disa shkodrane me fustanelle

    Ata ishin tė fundmit e njė “race” nė zhdukje, tė njė kohe kur njerėzit visheshin ndryshe, mendonin ndryshe, luftonin ndryshe, tė shkodranėve me fustanella. Mbase pak kujt prej tyre i kishte shkuar asokohe ndėrmend se Shqipėria njė ditė do tė bėhej e pavarur. Pėr ta vatani, mė sė pari, ishte Shkodra, qyteti ku lindėn, ku jetuan dhe pėr tė cilin ishin gati tė jepnin edhe jetėn, porse bėmat qė lanė pas, pėr trimėritė apo pėr fjalėt ndėr kuvende, frymėzuan mė pas breza tė tėrė shkodranėsh. Kėngėt e tyre tė trimėrisė nuk kėndohen mė nėpėr dasmat shkodrane, porse emrat, bėmat, gjestet, janė tė ngulitura fort nė ndėrgjegjen e qytetit.

    Selim Reēi
    Ky ishte pinjoll i njė familjeje tė njohur, e ardhur nė Shkodėr me kohė, nga Reēi i Malėsisė sė Madhe. Selim Reēi kishte rėnė nė gjak dhe kjo e detyroi qė tė largohej nga Shkodra pėr nė Greqi, asokohe ende nėn sundimin osman. Nė vitin 1831 e shohim si komandant tė njė ēete osmane, qė luftonte me kryengritėsit grekė. Nė kėto luftime, edhe u plagos rėndė pėr herė tė parė. Pas disa kohėsh bashkohet mė ēetėn e Zylyftar Podės dhe lufton kundėr osmanėve. Gjatė njė beteje mbetet i rrethuar nė njė kullė dhe internohet “pėr jetė”, diku nė njė cep tė Anadollit. Nė kėtė kohė nė Anadoll zhvilloheshin luftime tė ashpra mes trupave tė shqiptarit Mehmet Ali Pasha tė Egjiptit dhe osmanėve. Pikėrisht nė kėtė luftė, Selim Reēi pėrfiton nga njė amnisti e shpejtė e sulltanit dhe, pas qindra peripecive, mbėrrin nė qytetin e tij, nė Shkodėr. Gjatė kohės sė sundimit tė vezirit Osman Mashar Pasha, i quajtur ndryshe edhe “Boshnjaku”, ishte komandant i trupave qė mbronin kufijtė me malazezėt, Drejtoi luftimet nė Zhabljak, nė ishujt e liqenit, nė Shpuzė. Nė 1860 mori detyrėn e fundit: krahinar nė Zadrimė, porse kėtu nuk qėndroi gjatė. U tėrhoq shpejt nė jetėn private dhe vdiq nė vitin 1863. Thonė se nė trupin e tij numėroheshin 24 plagė.

    Hamz Kazazi
    Ky rridhte nga njė familje fshatare. Kishte lindur diku nga fundi i shekullit tė XVIII. Familja e tij fshatare, e rėnė nė gjak, u detyrua tė shpėrndahej. Hamza fėmijė pėrfundoi nė Ulqin. Piratėt ulqinakė e dėrguan nė Egjipt, ku kaloi 20 vjet tė jetės sė tij. Kthehet nė Shkodėr, ku banon nė lagjen “Perash”, te njė nga hallat e tij. Kėtu mėson zejen e mėndafshpununuesit (prej nga mbiemri Kazazi).
    Deri vonė Hamz Kazazi nuk bėnte pjesė nė listėn e gjatė tė emrave tė burrave tė njohur pėr atė kohė. Kur u njoh me Vezirin Mustafa Pashė Bushatlliun, vetėm atėherė fjala e tij nisi tė dėgjohej edhe nė skenėn politike. Mustafa Pasha e emėroi kullukēibash (komandant xhandarmėrie). Hamz Kazazi ishte ndėr udhėheqėsit kryesorė tė kryengritjeve popullore kundėr vezirėve osmanė nė periudhėn qė pasoi rėnien e Pashallėkut tė Bushatllinjve. Vdiq nė vitin 1850 nė Shkodėr, pas kthimit nga njė internim i gjatė. Varri i tij ishte nė krah tė Xhamisė Koplikaj. Ai u prish sė bashku me xhaminė nė 1967.

    Dasho Shkreli
    Dasho Shkreli rridhte nga njė familje e zbritur nė Shkodėr nga krahina malore e Shkrelit. Emrin e vėrtetė e kishte Mustafa. U bė i njohur qė nė 1835-n, nė kohėn e kryengritjes sė drejtuar nga Hamz Kazazi. Nė 1840-n mori pjesė nė luftimet pėr mbrojtjen e Shpuzės nga sulmet malazeze, ku mbeti i vrarė, bashkė me 9 bashkėluftėtarė tė tjerė. Ėshtė njė figurė shumė e njohur nė folklorin shkodran.

    Oso Kuka
    Ky rridhte nga njė familje oborrtarėsh nga kėshtjella e Shkodrės. Duhet tė ketė lindur diku nga viti 1812, kohė nė tė cilin i ati ishte nė shėrbim tė Mustafa Pashė Bushatlliut. Rininė e tij e kaloi sa nė Rumeli, Anadoll, Siri, Libi. Nė moshėn 27-vjeēare kthehet sėrish nė Shkodėr. Nė 1859 ishte kapiten i rojeve kufitare me detyrė pėr mbrojtjen e kufijve veriorė tė Pashallėkut. Nė vitin 1862, pas disa konfliktesh, jo vetėm territoriale me malazezėt, mbeti i rrethuar nė ishullin e Vraninės nė Liqenin e Shkodrės. Malazezėt i komandonte vetė princ Nikolla. Pas shumė orė luftimesh, i mbetur pa municion dhe pa ndihmėn e premtuar nga Shkodra, Oso Kuka hodhi kullėn nė erė, duke u vrarė sė bashku me shokėt dhe armiqtė qė kishin guxuar tė vinin fare afėr. Gjergj Fishta pat shkruar nė “Lahutėn e Malcisė”: Ah! Nikollė tė vrfat Zoti! Pse ktij i thonė Oso Baroti. Se s’ke pa shqiptar me sy. Se djeg vedin edhe ty…”
    Edhe sot nė Shkodėr kur duan tė pėrkufizojnė ndonjė person qė nuk del nga shtėpia thonė: “Asht ndry si Oso Kuka”.

    Ahmet Kalaja
    Ky ishte njė hoxhė, familja e tė cilit kishte zbritur me kohė nė Shkodėr nga kalaja e Drishtit. Nė vitin 1854 nė njė nga xhamitė afėr Pazarit tė Vjetėr, u mblodhėn pėrfaqėsuesit e popullit tė Shkodrės, myslimanė e tė krishterė, pėr tė diskutuar mbi abuzimet e vezirit tė asaj kohe, Osman Mashar Pashės. Populli kėrkoi zėvendėsimin e pashait tė pėrfolur dhe Stambolli e pranoi kėrkesėn. Pikėrisht nė kėtė kohė nisi tė bėhej i njohur Ahmet Kalaja. Dy vjet mė vonė, Kalaja dhe njė grup tjetėr aktivistėsh popullorė shkodranė, arrestohen dhe dėrgohen nė Stamboll. Do tė kthehet nė Shkodėr tre vjet mė vonė. Nė vitet ’60 tė shekullit tė XIX ishte komandant i vullnetarėve shkodranė nė luftimet qė u bėnė nė Katundin Ridhe nė Shpuzė. Duke qenė hoxhė, luftėtarėt e tjerė e shihnin si tė mveshur me veti magjike. Thonė se rrinte mbi grumbullin e arkave me municion duke fėrkuar duart i qetė, ndėrsa gjylet osmane i kalonin fare pranė pa e goditur. Nė 1869-n internohet pėr herė tė dytė, meqė iu kundėrvu disa reformave administrative qė kishte ndėrmarrė njė vali i ri. Vdiq nė Shkodėr njė ditė tė martė tė vitit 1878.

    Hodo Pashė Sokoli
    Kishte lindur nė 1834. Nė tė ritė e tij ishte ushtarak nė mbrojtje tė kufijve veriorė. Pas njė periudhe qėndrimi nė Stamboll u kthye nė Shkodėr. Nė 1876-n ishte kolonel i xhandarmėrisė sė Shkodrės. Hodo Sokoli u bė i njohur si njė nga veprimtarėt mė tė shquar tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878-1881). Ai ishte nė krye tė komitetit “Lidhja Mbrojtėse”, i cili do tė bashkėrendonte veprimet pėr tė mos dorėzuar Hotin, Grudėn, Plavėn e Gucinė. Nėn komandėn e Hodo Sokolit u mblodh nė Tuz njė ushtri prej 8000 shqiptarėsh. Sė bashku me Preng Bibė Dodėn e Mirditės, nėnkryetar i “Lidhjes Mbrojtėse” Hodo Sokoli filloi tė thurte plane pėr autonominė e Shqipėrisė. Pas dorėzimit tė Ulqinit, Porta e Lartė, nė fillim e emėroi gjeneral, por mė pas e internoi sė bashku me Preng Bibė Dodėn nė Stamboll. Vdiq nė mėnyrė misterioze, ndėrsa ishte nė internim.

    Jusuf Sokoli
    Ky ishte segjerde (kryetar i xhibalit, Komisionit shtetėror qė rregullonte marrėdhėniet e shtetit me malėsorėt). Ishte pėrfaqėsues i Shkodrės nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit. Nė tetor tė 1878-s emėrohet kajmekam (nėnprefekt i Mirditės), por nuk qėndron shumė kėtu dhe i kushtohet luftės pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare. Udhėhoqi trupat shqiptare nė luftėn pėr mbrojtjen e Ulqinit nga gushti deri nė nėntor tė 1880-s. Gjatė kėtyre luftimeve plagoset rėndė. Vdiq nė Shkodėr nga plagėt e marra.
    (Pėr kėtė shkrim u shfrytėzuan tė dhėna nga: Hamdi Bushati, Shkodra dhe Motet; Vėllimi I, Shkodėr 2005).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga POKO : 09-08-2012 mė 14:39

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Rrethimi i Shkodres dhe tradhtia e Esat Pashes
    Nga Dreri nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-03-2016, 02:37
  2. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Shqiperine e Cliruan Serbet
    Nga detiad nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-11-2008, 12:44
  5. Historia e Shkodres ne 1913
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2003, 14:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •