Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Historia e burrit me trim

    Historia e burrit me trim

    Rreth dyzet vjet me pare nje gjakovar dhe nje shkodran njiheshin secili ne
    qytetin e vet si burrat me trima ne te gjithe vendin. Gjakovari i inatosur u
    betua se do ta vriste shkodranin, qe te mbetej vetem ai me trimi.
    Mori udhen e kaptoi drejt e ne Shkoder, ku nuk njihte asnjeri.
    Ne rruge pyeti: Cili nga ju eshte me trimi ne qytet?
    Njerezit iu pergjigjen Eshte ai atje, ne pazar, dhe i treguan dyqanin e tij.
    Gjakovari u ndal jashte dhe zuri te shikonte mallrat.
    Shkodrani pyeti prej nga vinte dhe c'deshironte.
    Une vij nga Gjakova dhe nuk dua asgje, - tha gjakovari.
    A ke miq ne qytet? - e pyeti shkodrani.
    Asnje, - tha gjakovari.
    Meqe ke ardhur prej kaq larg, - tha shkodrani, - do te jesh shume i lodhur
    dhe i etur.
    Hajde brenda dhe pusho
    Dhe gjakovari hyri brenda dhe u ul
    Shkodrani i dha uje te ftohte, pastaj kafe, dhe bisedoi me te me njerezi.
    Gjakovari e piu kafen dhe nuk tha asgje. Tri here i nxorri shkodrani kafe,
    sic behet per nje mik te nderuar.
    Pastaj i tha: Tani qe pive dhe u clodhe as me thua se c'fare pune ke ketu.
    Ne qytet nuk ke asnje mik dhe do ta kesh veshtire, prandaj me lejo te te ndihmoj.
    Gjakovari rrinte i heshtur dhe u pendua keq per betimin qe kishte bere
    per te vrare ate burre, qe ishte treguar kaq i njerezishem ndaj nje te huaji pa miq.
    Shkodrani e nxiti te fliste.
    Nuk mund te te bezdis me punen time, - i tha gjakovari.
    Po ti ke ardhur nga larg, tha shkodrani, - pra do te kesh ndonje pune shume
    te rendesishme.
    Kam ardhur per te te vrare ty - tha gjakovari me ne fund dhe tregoi historine
    fije e per pe:
    Vritme atehere, - iu pergjigj shkodrani.
    Ja ku jam. Me ardhka keq qe paske bere nje rruge kaq te gjate per kaq gje
    Nuk mund te luftojme ketu - tha gjakovari pa deshire
    Shkodrani u ngrit dhe vuri koburet ne brez.
    Hajde dalim jashte ne fushe, po te duash, - i tha
    Gjakovari i shkoi pas derisa mberriten te nje vend i vetmuar
    Tani qellome - tha shkodrani, ja ku eshte zernra ime
    Por edhe ti duhet te qellosh, - thirri gjakovari
    Une nuk kam bere ndonje betim, - qeshi shkodrani
    Qello, perndryshe njerezit do te tallen me ty kur te kthehesh ne vendin tend
    Gjakovari nxori koburen dhe qelloi: ajo vetetiu ne bubez
    Une humba, tani eshte radha jote - thirri shume i lehtesuar
    Jo, - tha shkodrani. - Vetem nje gje nuk mund ta bej kurre, dhe kjo eshte te
    vras nje mik ne shtepine time. Ti ke koburen tjeter mos e harro betimin.
    Provoje edhe nje here
    Gjakovari, pa deshire, nxorri koburen e dyte, qelloi dhe i gervishti xhaketen
    shkodranit. Pastaj, duke hedhur armet pertoke e perqafoi shkodranin nxehtesisht
    Une nuk jam i zoti te rri e te me qellojne pa u mbrojtur - thirri
    Ti, pra, je burri me trim ne bote.
    Ata u bene vellezer dhe mbeten miq te ngushte per gjithe jeten

  2. #2
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Tė lumt baobabi qė na solle kėtė tregim popullorė .
    Shumė i bukur.

    Disa po i marrin gjėrat shumė holl kėtu , sic po shifet.

    Mensoj se kjo nuk ka tė bėjė me kohen !

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC , U KRYMB , E KA NIS MI ARDH ERĖ!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

Tema tė Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •