Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Me 10 djemtë që duan të braktisin drogën

    Erioni është njëri prej ish-përdoruesve të drogës. Dje shërbente Cola për të pranishmit në veprimtarinë e organizuar në fshatin Vaqarr, në qendrën “Emanuel” me rastin e Ditës Botërore të Luftës kundër Drogës. Të lënë krejt në hije, në fakt ata ishin protagonistët e vërtetë të ditës së djeshme. Njëri prej tyre rrëfeu eksperiencën e tij për gazetën “Shekulli”. 24 vjeç, ai ka qenë për 4 vjet përdorues i heroinës së bashku me një grup shokësh që mblidheshin atëkohë në Parkun Rinia, aty ku nisën së pari të drogoheshin. Fare rastësisht. Thjesht u ra në dorë një gjysmë kilogram heroinë, sasi e madhe kjo për t’u shkuar dëm dhe vendosën ta provonin edhe pse nuk dinin as se si. E gjetën një profesionist dhe kështu nisi gjithçka derisa vendosi të tërhiqej dhe që prej 7 muajsh “kurohet” aty në qendrën “Emanuel”, ku e takuam dje. Ndërsa të gjitha zoom-et ishin përqendruar tek Xhoana Nano, e reja e kryeministrit të Shqipërisë, (së fundmi personazh i një spoti kundër drogës) ata, dhjetë djemtë që aktualisht trajtohen për të shpëtuar nga droga, shërbenin coca-cola dhe u buzëqeshnin të ftuarve, shumë prej të cilëve siç na thonë djemtë janë ish-përdorues të drogës, të cilët ia kanë dalë mbanë të shpëtojnë prej saj. Kjo gjë e bën më optimist Erionin, i cili, megjithëse duket i trishtuar, thotë se është thjesht i lodhur nga dy javë përgatitje për këtë festë të shumëpritur, ku nuk mund të rrijë pa e dëgjuar recitimin e aktores, Margarita Xhepa, apo këngët e Bojken Lakos. “Por e di se kur të gjithë të ikin, ne do të ndihemi të zbrazur”, - thotë Erioni, i cili ka edhe një arsye më shumë për t’u ndjerë kështu, pasi, në përfundim të festës do të largohen edhe e motra dhe nëna e vet, “të shkretës, që i kam shkaktuar njëqind probleme”.
    Shifrat dhe problemet
    Gjatë veprimtarisë dje u publikuan edhe disa të dhëna e shifra për përdoruesit dhe rreziqet e drogës në Shqipëri. Sipas të dhënave të UNICEF-it në Shqipëri ka 30 mijë toksikomanë, 10 mijë prej të cilëve vetëm në Tiranë. Sipas të dhënave nga komuniteti “Emanuel” ka 15-20 prezenca ditore në qendrat e pritjes së të drogurarve, ndërkohë që secilit prej tyre i duhet të paktën gjashtë muaj konsulencë për të dalë nga gjendja e rënduar, nëse nuk i mungon vullneti. “Ndërsa pas një viti ata hyjnë krejtësisht në jetën shoqërore dhe mandej i humbasin edhe lidhjet me ne”, - thonë përfaqësuesit e komunitetit “Emanuel” duke shtuar se numri i trajtuar aty ka qenë rreth 50. Ata hedhin alarmin e profetëve fals, të cilët pretendojnë ta luftojnë drogën duke përdorur droga të tjera si Metadone. “Kjo është krejtësisht e gabuar, nuk mund të shpëtohet nga droga duke përdorur droga të tjera”, - thotë ekspertët. Sipas të dhënave nga qendra “Emanuel”, mosha e përdoruesve të drogës është mjaft e ulët ( rreth të 20-ave) por me disa kulme edhe të 35/40-ave; ata vijnë kryesisht nga Tirana e Durrësi, ndërsa për nga prejardhja sociale i përkasin më së shumti asaj të mesme e të lartë. Substanca më e përdorur është heroina e mandej kokaina e hashashi, ndërsa mënyra e marrjes është fillimisht e tymosur, mandej e tërhequr me hundë e me injeksion intravenoz.
    Festa
    Robert Radoja, një ndër artistët, që me disa melodi të vjetra shqiptare shoqëronte në piano poezitë e recituara nga Margarita Xhepa, bashkohej me mesazhin e ditës së bashku me këngëtarin Bojken Lako, të cilin djemtë e qendrës “Emanuel” e njohin dhe thonë se e pëlqejnë. Ndërsa me spotin e bërë publik një ditë më parë, Xhoana Nano iu bashkëngjit kësaj dite, kur dje ishte një nga të ftuarit e organizatorëve të komunitetit “Emanuel”, si edhe disa deputetë e përfaqësues të Presidencës e të institucioneve shtetërore. Kjo ishte suaza e festës së djeshme në Vaqarr, ku u përcoll nga shumë të pranishëm mesazhi “të gjithë sëbashku për një botë pa drogë”.

    Prononcimi
    Bojken Lako: Droga, edhe unë kam eksperiencat e mia
    Tetë këngë të repertorit të këngëtarit të muzikës alternative, Bojken Lako, kanë entuziazmuar të rinjtë që marrin konsulencë në komunitetin “Emanuel”. I ftuar nga organizatorët e festës, Bojken Lako ishte dje i pranishëm me gjithë grupin e tij në mjediset e kësaj qendre, ku të rinjtë e njohin dhe e pëlqejnë muzikën e tij. I pyetur nga “Shekulli” për arsyen që e kishte shpënë aty, Bojken thotë se edhe ai ka eksperiencat e veta me drogën dhe eksperiencat e miqve të tij, por se “kjo nuk është gjëja më e rëndësishme për momentin por fakti se duhet përçuar një mesazh dhe muzika është një mënyrë e shkëlqyer për ta bërë këtë”.

    Një ditë me 10 djemtë që duan t’i largohen drogës
    Aktualisht në qendrën “Emanuel” kurohen dhjetë djem, asnjë vajzë. Më i madhi prej tyre sapo është kthyer nga jashtë dhe është rreth të dyzetave, i martuar dhe me fëmijë. Ka vetëm një muaj që është rikthyer në qendër pasi e braktisi atë njëherë për shkak të mungesës së vullnetit. Erioni, 24 -vjeçari nga Tirana na thotë se një ditë e tyre aty në qendrën “Emanuel” nuk është e bukur por me kuptim. “Zgjohemi në mëngjes dhe para se të hamë themi “fjalën absolute” të ditës, reflektimi ynë ose përjetimi ynë i natës që kaluam. Pstaj hamë mëngjes deri në orën tetë. Përkujdesemi pas mëngjesit për gardelinat dhe zogjtë e shumtë, se këtu jemi si në fermë... këtë gjë e bëjmë se na pëlqen, jo me detyrim. Pastaj gjatë gjithë ditës merremi me punë të ndryshme, siç i kemi caktuar, të gjitha punët i bëjmë vetë. Por kjo na ndihmon shumë për t’u aftësuar dhe fituar vullnet. Mbasdite kemi seancën më të rëndësishme që është ajo e rrethit, ku tregojmë dhe hapemi duke rrëfyer eksperiencat tona dhe problemet që janë ose jo të lidhura me drogën”, - përshkruan Erioni disa nga gjërat ditore më të rëndësishme që bën aty në qendër.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2003
    Postime
    30
    problem i madh ky i droges.......o zot.... kur e lexova kete artikull mendja me vajti tek dikush qe njoh dhe qe e di qe eshte perdorues droge....nuk ka menyr tjeter vesh shtrimit ne klinik per ta hequr ose harruar? .................

Tema të Ngjashme

  1. Djemte e Detit
    Nga AlbRoma në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-01-2015, 12:03
  2. Pierre-Pandeli Simsia
    Nga artisti. në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 02-06-2010, 01:44
  3. Ja kush i ka vrare djemte e Vlores
    Nga PORTI_05 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 11:25
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 23:02

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •